VLERA E PASIMIT TË SUNETIT

VLERA E PASIMIT TË SUNETIT

0 1771

Muhamedi, salAllahu alejhi selam, ka thënë: “Kush do të jetojë prej jush (pas meje) do të sheh mospajtime të shumta, prandaj kapuni për Sunetin tim dhe Sunetin e Halifëve të drejtë dhe të udhëzuar pas meje. Kapuni pas tyre me dhëmballë si dhe kujdes nga gjërat e shpikura (bidatet), sepse çdo bidat është devijim (humbje).”

(Shënon: Ahmedi: , Ebu Davudi, Begaviu Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen sahih, gjithashtu Begaviu e vlerësoi hadithin si hasen).

Sufjan eth Theuriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: “Nuk pranohet fjala e thënë pa u futur në vepër. Nuk janë të shëndosha dhe të qëndrueshme fjala dhe puna pa nijet. Kurse fjala, puna dhe nijeti nuk janë të shëndosha nëse nuk përputhen me sunetin.”

Transmetohet se Ibn Sheudhebiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- të ketë thënë: “Prej mirësive të Allahut ndaj një djaloshit të ri, i cili ka filluar jetësimin e islamit është t’ia mundësoj atij shoqërimin me pasuesit e Sunetit, që e nxisin atë në pasimin e tij.”

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM