ZOTI TY TË DO

ZOTI TY TË DO

0 1288

Kur njeriu mediton rreth shenjave madhështore të islamit dhe ligjeve hyjnore, nxjerr mësime dhe shembuj të mirë të shumta, prej mësimeve që shumë herë ndalet është bindja e tij se Allahu atë e do, dhe i dëshiron atij mirësi, lehtësi dhe udhëzim, dëshiron prej robit të tij t’i ngjasojë melaqeve të cilat janë “robër të ndershëm.” Enbija, 26. Janë ata të cilët “nuk u kundërshtojnë urdhërave të Perëndisë dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.” Tahrim, 6.

Ti kur të meditosh, patjetër se do të arrish në këtë konkludim, namazi që është shtylla më e madhe prej veprave të Islamit, për të cilën Allahu thotë: “fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat.” Ankebut, 45.

Dhe i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë për namazin se ai pastron gjurmët e mëkateve falësit të namazit: “Ju po digjeni e po digjeni, e kur të falni sabahun, ai i pastron (mëkatet), pastaj do të digjeni e do të digjeni, e kur të falni ikindinë ai i pastron, pastaj do të digjeni do të digjeni, e kur të falni akshamin ai i pastron, pastaj do të digjeni e do të digjeni, e kur të falni jacinë ai i pastron, pastaj zë gjumi, e nuk u regjistrohet (asgjë) derisa të zgjoheni”.

Po ashtu për namazin ka thënë: “Paramendoni, nëse pranë derës suaj rrjedh një lum, në të cilin laheni pesë herë në ditë, çfarë thuani: A mbetet ndyrësi tek ai? Thanë: “Nuk mbetet prej ndyrësisë asgjë. Kjo është sikur pesë kohët e namazit,, Allahu me to i shlyen gabimet”.

Ndërsa për agjërimin, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. Bekare 183.

I Dërguari salallahu alejhi ue selem për të ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin, me besim dhe shpresë (në shpërblimin e Zotit) i falen atij mëkatet e mëparshme”.

Ndërsa për haxhin i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka përmend se “Kush bën haxh, e nuk i bën marrëdhënie me gruan e tij dhe nuk shkel dispozitat fetare kthehet nga mëkatet e tija ashtu siç e ka lindur nëna  e tij (të pastër)”.

Po ashtu ka sqaruar se “Haxhi i kryer mirë nuk ka shpërblim tjetër vetëm se xhenetin”.

Nga gjithë ajo që cekëm deri tani është që të vërtetohet domethënia e njëjtë se Allahu i Madhëruar e do robin e Tij, dëshiron ta mëshiron, dëshiron që ata të jenë sikur melaqet të pastër nga çdo e metë dhe sëmundje. Allahu subhanehu ve teala me dijen e Tij, e di se njeriu është mwkatar, andaj i ka ligjësuar atij çfarë e pastrojnë atë nga gjurmët e këtyre mëkateve, kundërvajtjeve, ngase Allahu i Lartësuar nuk ka nevojw pwr asgjw , e do robin e Tij dhe dëshiron ta mëshirojë atë, kjo nga pavarësia e Tij absolute dhe nevoja e pashmangshme e robit për Allahun: “O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari”. Fatir, 15.

Allahu i Madhëruar ka treguar për mos nevojën e Tij nga robërit, dhe adhurimet e tyre, dhe se Atij gjithashtu nuk i bën dëm mëkatet e tyre, siç qëndron në hadithin e të dërguarit salallahu alejhi ue selem që e transmeton nga Allahu tebareke ve teala, që ka thënë: “O robërit e Mi, vërtet Unë ia ndalova Vetes zullumin dhe e bëra mes jush të ndaluar, andaj mos i bëni zullum njëri tjet­rit. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i humbur përpos atij që Unë e udhëzoj, andaj kërkoni udhëzimin prej Meje, ju udhëzoj. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i uritur përpos atij që Unë e ush­qej, kërkoni prej Meje të ushqyerit, ju ushqej. O robërit e Mi, çdo­njëri prej jush është i zhveshur përpos atij që Unë e vesh, kër­ko­ni prej Meje veshje, ju vesh. O robërit e Mi, ju gaboni natën e di­tën kurse Unë i falë të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje prej Me­je, Unë ju fal. O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini dobinë që Mua të më bëni dobi. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shton­te mbretërinë Time aspak. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fun­dit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të prishur prej jush, kjo nuk do të bënte mbretërinë Time të man­gët aspak. O robërit e Mi sikur i pari dhe i fundit prej jush, nje­­rëzit dhe xhinët tubohen në një vend, më kërkojnë diçka dhe unë çdonjërit ia plotësojë kërkesën, kjo gjë nuk e bën të mangët atë që është tek Unë ashtu siç nuk e bën të mangët gjilpëra ujin e detit kur futet në të. O robërit e Mi, ato janë veprat tuaja që ua llogaris pas­taj ju shpërblej. Ai që i gjen ato të mira le ta falënderoj Allahun e kush gjen diçka tjetër le të mos e qortojë askënd veç vetes”.

Megjithatë Ai e do dhe e mëshiron robin e Tij e u ligjësoi atyre këto rituale që ti afron afër Tij dhe të arrijnë me to mëshirën dhe dashurinë e Tij.

Disa dijetarë kanë përmendur dispozitën e Tavafit rreth Qabes, se Allahu subhanehu ve teala ka vendosur shtëpi në qiell që është shtëpia Mamur (në qiell) në të cilën hynë çdo ditë nga shtatëdhjetë mijë melaqe që nuk kthehen përsëri. Ngase i do robërit e Tij besimtarë e dëshiron që edhe ata të jenë sikur melaqet e ka vendosur shtëpi edhe në tokë dhe i obligoi njerëzit të bëjnë haxh nëse kanë mundësi: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo”. Ali Imran, 97.

Allahu subhanehu ve teala krenohet me vizitorët e Arafatit para banorëve të qiellit, siç thuhet në hadithin: “Allahu i Madhëruar krenohet me vizitorët e Arafatit tek melaqet në qiell, u thotë: Shikoni robërit e Mi, kanë ardhur me flokë shprishur e të pluhurosur, kanë ardhur nga çdo anë e botës, dëshmoj para jush se Unë u kam falë atyre”.

Banorët e qiellit janë robër të pastër dhe Allahu nuk krenohet para të pastrit pos me të pastër të tillë, Allahu u ka hekë atyre njollosjet dhe ua ka falur gabimet.

Duhet doemos të ndiejmë se Allahu na do dhe dëshiron nga ne që t’u ngjasojmë melaqeve e të drejtohemi në adhurim dhe përmendje të shumtë të Allahut, dhe nëse rastësisht veprojmë mëkat apo diç të keqe të shpejtojmë për tu penduar, e të kemi keqardhje për atë që kemi vepruar, o ju të dashuri, Allahu e do robin e tij besimtarë, dhe dëshiron të robi i Tij të afrohet tek Ai, atëherë pse ky refuzim, shkujdesje dhe pengesë?!

Allahu na dhashë sukses që Atë ta respektojmë, na ndihmoftë që Atë të përmendim, falënderojmë dhe më së miri ta adhurojmë.

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM