Arhiva DitoreSep 1, 2014

0 2929

Vëlla i dashur! Falënderoje Allahun që të ka bërë pjesë e umetit të Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, të cilit umet Allahu ia ka lehtësuar pendimin, aq sa, thjesht vetëm ndjenja e keqardhjes dhe të qenit pishman bën që pendimi të jetë i pranuar. I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Keqardhja është pendim, kurse i penduari nga mëkati, është po sikur ai që nuk ka mëkat fare!”[1]             

Madje, Allahu, -subhanehu ue te’ala!-, e bëri pendimin shkak për shndrrimin e të këqijave në vepra të mira, andaj i Madhërishmi tha: “…Përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Allahu është Falës e Mëshirues.”[2] Eja ndalu me mua të meditojmë bashkë se si Allahu ua patë bërë bijve të Israilit pendimin! I Larti thotë:“…Dhe kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë padrejtësi, kur viçin e pandehet për zot; prandaj, pendohuni te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin (i pafajshmi – fajtorin). Kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj; Ai ju falë gabimin! Ai pranon pendimin dhe është mëshirues;”[3] Ibën Kethiri, në tefsrin e tij ka thënë: “Kjo pra është forma e pendimit që e bëri Allahu për adhuruesit e viçit. Ibën Abasit, -radijallahu anhu!-, ka thënë: ‘Allahu i Lartësuar, ka thënë: “Pendimi i tyre (adhuruesve të viçit) është që të vrasin çdo njëri prej tyre gjithkë që e takojnë prej fëmijëve dhe prindërve, pra e vret me shpatë dhe nuk e çanë kokën se në ç’vend e vret.” Gjithashtu Ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, ka thënë: “Musai e ka urdhëruar popullin e tij, -ngase kështu e kishte urdhëruar Zoti i tij-, që të vetvriten, e këta adhurues të viçit u kruspulluan dhe u ulun, kurse ata që s’e patën adhuruar viçin u ngritën dhe nga duart e tyre ua morrën thikat (kamët), dhe këta u goditën nga poshtërsia dhe nënçmimi, e vranë njëri-tjetrin dhe u shfaq tek ta përçmimi!”[4] Allahu nga ne si umet i Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, nuk ka kërkuar të bëjmë këtë që i patë urdhëruar atë popull. Pra, neve na e ka bërë të lehtë pendimin. Ndaj, pendohu!

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Taberani në “El-Kebir” dhe Ebu Nuejmi në “Hilje” nga hadithi i Ebu Seid El-Ensarij, kurse e ka vlerësuar për hasen Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (6,803).

[2] Kurani, El-Furkan: 70

[3] Kurani, El-Bekare: 54

[4] “Tefsir ibni kethir” vëll. 1, f. 131

0 2967

Me të vërtetë, Allahu i ka krijuar krijesat duke thënë: “Bëhu!”, dhe ato janë bërë. Kurse disa gjëra, për shkak të pozitës së lartë që kanë tek Allahu, i ka krijuar me Dorën e Tij, sikurse disa gjëra i ka shkruar me Dorën e Tij për shkak të dinjitetit dhe vlerës që kanë tek Ai. Si për shembull, e ka krijuar me Dorën e Vet Ademin e Xhenetin Adën, kurse e ka shkruar me Dorën e Vet Tevratin për Musain dhe librin e mëshirës. Sa madhështore që është bujaria e Mëshiruesit.

I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Me Dorën e Vet Zoti i juaj ia shkroi Vetvetës, -para se të krijonte krijesat-: Mëshira ime, ia ka kaluar Hidhërimit Tim!”[1]

            Gjithashtu i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, e shkroi tek libri i Tij i cili gjendet mbi Arsh: Me të vërtetë Mëshira Ime, e ka mundur Hidhërimin Tim!”.[2]

            Falja është mëshirë; Allahu i Lartësuar, ka thënë: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes duke bërë mëkate, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirues.”[3]

            Gjithashtu i Lartësuari, ka thënë: “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.”[4]

 

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (185) nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-, kurse e ka vlerësuar përsahih Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (4475).

[2] Shënon Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-.

[3] Kurani, Ez-Zumer: 53

[4] Kurani, En-Nisa: 48

0 2769

            Ç’fjalë madhështore kjo, e cila bën që dielli i pendimit të bëj dritë në zemër e të ndriçojë gjoksin me nurin e hakut, me të cilin erdhi nga i Vërteti, -azze ue xhelë-, i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.

I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Për Allahun, Allahu gëzohet për pendimin e robit të Tij më shumë e më fortë se sa një njeri, i cili duke qenë në udhëtim, në një fushë të tokës merr strehë ndër hijën e një pemeje dhe bën gjum ndër të, e kur zgjohet nuk e gjen dot devenë e tij, dhe pastaj ngritet në një breg që të shikojë në mos po e sheh, mirëpo nuk e sheh, mirëpo ky pastaj sërish i ngjitet një bregut tjetër, por prap nuk sheh gjë, e atëherë thotë: Do të kthehem në vendin që isha, e të rri aty derisa të vdesë; E shkoi, e kur ja, deveja e tij po tërheq zvarrë kapistërin e vet; Pra, Allahu më shumë gëzohet për pendimin e robit të Vet, se sa ky për gjetjen e devesë së tij!”[1]

            Allahu, -xhele ue ala!-, ka thënë: “O biri Ademit! Përsa kohë që më lutesh Mua e tek Unë shpreson, të fali, e s’më vjen vështirë! O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj më kërkon falje për to, t’i fali ty, e s’më vjen rëndë fare! O biri Ademit! Po sikur të në vish Mua me gabime po aq sa të mbushet e gjithë toka, e pastaj më takon Mua pa shirk, do të vi ty me po aq falje (sa e gjithë hapësira e tokës).”[2]

 

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com 

 

[1] Mutefekun alejh, nga hadithi i Ibën Mes’udit – “Sahihul-Xhami” (5033), e ka shënuar Muslimi nga hadithi i Enesit – “Sahihul-Xhami” (5030), dhe mutefekun alejhi nga hadithi i Enesit, -shkurtimisht-, – “Sahihul-Xhami” (5031).

[2] Shënon Tirmidhiu; Shejh Albani ka vlerësuar se është hasen, në “Es-Silsiletu es-Sahiha” (127) , “Sahihul Xhami” (4338) etj. Kurse Imam Sujuti, në “el-Xhamius-Sagir” e ka konsideruar sahih. Sh. P.

0 5327

Allahu, i Larti, ka thënë: “Allahu don që t’ju pranojë pendimet tuaja, por ata që jipen pas punëve të këqija (epsheve), dëshirojnë që ju të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.”[1]

I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Allahu e shtron Dorën e Tij gjatë natës që të pendohet gabimtari i ditës dhe e shtron gjatë ditës që të pendohet gabimtari i natës; e kjo, derisa të lindë dielli nga perëndimi i tij!”[2].

E, i Lartësuari, ka thënë: “O robërit e Mi! Ju bëni gabime ditë e natë, kurse Unë i fali mëkatet që të gjitha, ndaj më kërkoni falje, Unë ua fali juve!”[3]

Gjithashtu, i Lartësuari, ka thënë: “O biri Ademit! Nëse më përmend në vetën tënde, Unë të përmendi në Vetën time; Nëse më përmend në një turmë, Unë të përmendi në një turmë më të mirë se ajo; Nëse më afrohesh sa një pëllëmbë, të afrohem sa një krahë; Nëse më afrohesh sa një krahë, të afrohem sa një pash; Nëse më vjen Mua duke ecur, Unë vi tek ti me trok (ecje të shpejtë).[4]

Ç’mëshirë e madhe kjo e të Mëshirshmit, rahmeti i të cilit ka përfshirë gjithçka. Pendimi i robit dhe kthimi i tij tek Allahu është e përqarkuar me dy pranime të pendimit: një para se të pendohet, e dyta pasi që të pendohet. E para, është: të lejon dhe të jep sukses Zoti që të pendohesh tek Ai, kurse e dyta: ta pranon Ai këtë pendim dhe të shpërblen për të. Allahu i Lartësuar, ka thënë: “(Allahu e pranoi pendimin) edhe të atyre treve që patën munguar(në ushtri), dhe kjo, prej atëherë, kur toka – përkundër gjerësisë së saj, atyre iu dukë e ngushtë, dhe ishte shtrëngim për shpirtërat e tyre, dhe qenë të bindur se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut, e pastaj Allahu i përgatiti ata për pendim, që të pendohen. Me të vërtetë, Allahu pranon pendimin dhe është mëshirues.”[5] Pra, Allahu na njoftoi në këtë ajet se pendimin e tyre e ka paraprirë pendim-pranimi i Zotit, gjegjësisht ky pendim-pranim u bë shkak që ata të bëhen të penduar e të kthyer tek Zoti i tyre, ky përcaktim është sekreti i dy emrave të Tij: I Pari dhe i Fundit; pra Ai është Rregullues, Ndihmues, Ai është Shkaktar i shkaqeve. Robi pra është ai i penduari, e pendimi i  tij do të thotë: kthimi i tij tek Zotëriu i vet, kurse Allahu është Pranues i pendimit, e që kjo do të thotë: së pari, të lejon dhe të jep sukses që të pendohesh, kurse së dyti: ta pranon pendimin dhe të shpërblen për të.

Pendimi ka një fillim dhe një mbarim; Starti është të kthehesh tek Allahu duke iu kushtuar rrugës së Tij të drejtë, ecjen në të cilën rrugë e ka urdhëruar Allahu: Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij.”[6] Kurse mbarimi i këtij pendimi është në jetën e mëtejshme, pra ndjekja e rrugës së drejtë shërben si lidhëse për në xhenetin e Zotit, pra kush kthehet në këtë botë tek Allahu me pendim, ka për t’u kthyer me shpërblime tek Zoti në jetën e amshueshme; Allahu i Madhërishëm, ka thënë: E, ai që pendohet dhe punon vepër të mirë, është i kthyer krejtësisht kah Allahu;”[7]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Kurani, En-Nisa: 27

[2] [Sahih] – Shënon Muslimi në “Sahih” (4960), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (10678), Ahmedi në “Musned” (19093, 19183), e të tjerë. Shejh Albani e ka rradhitur ndër sahihe në “Sahihul-Xhami” (1871). Sh. P.

[3] [Sahih] – Më gjerë rreth hadithit, ktheu tek tema: “Lajmëroji robërit e Mi se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj”. Sh. P.

[4] [Sahih] – Shënon Buhariu në “Sahih” (6977, 6883), Muslimi në “Sahih” (4934, 4857, 4839, 4840), Tirmidhiu në “Xhami” (2324, 3558), Ibën Maxhe në “Sunen” (3820), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (7434), Ahmedi në “Musned” (10399, 10692, etj.), e të tjerë. Shejh Albani e ka radhitur ndër sahihe në “Sahihul-Xhami” (4337). Sh. P.

[5] Kurani, Et-Tevbe: 118

[6] Kurani, El-En’am: 153

[7] Kurani, El-Furkan: 71

0 2893

I dashuri vëlla!

A e ke medituar ndonjëherë këtë ajet[1], qoftë vetëm një herë. A s’e ke mësuar vallë se falja e mëkateve, është cilësi prej cilësive të Allahut, e cila falje është mëshirë e Tij të cilën e lëshon tek robërit e Vet.

I Larti, ka thënë: I cili falë mëkatet dhe pranon pendimin, që dënon ashpër, dhe është pronar i të mirave; nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij dhe tek Ai është kthimi”[2]

Gjithashtu, i Lartësuari, ka thënë: “Ai është që falë mëkatet, është i dashur.”[3]

Ai është Falës për atë i cili kthehet tek Ai, i Dashur, i do robërit e Tij, edhe pse ska kurrfarë nevoje për ta.

Allahu, i Larti, në një hadith kudsij, ka thënë: “O robërit e Mi! Ju bëni gabime ditë e natë, kurse Unë i fali mëkatet që të gjitha, ndaj më kërkoni falje, Unë ua fali juve! O robërit e Mi! Ju nuk arrini dot të më bëni ndonjë dëm, sikurse as nuk arrini dot të më bëni ndonjë dobi! O robërit e Mi! Po sikur i pari i juaj, po edhe i fundit, (qoftë) njeri prej jush a xhind prej jush, të bëhen po sikur zemra më me devocion e ndonjërit prej jush, kjo asgjëfarë nuk shton në mbretërinë dhe posedimin tim. O robërit e Mi! Po qe se i pari i juaj dhe i fundit, njeri apo xhind, bëhet i atillë me zemrën më të prishur që mund të ketë ndonjë prej jush, kjo asgjësend nuk e mangëson mbretërinë dhe posedimin Tim!”[4]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] I përmendur në titull; Kurani, el-Haxhër: 49

[2] Kurani, Gafir: 3

[3] Kurani, el-Buruxh: 14

[4] [Sahih] – Shënon Muslimi në “Sahih” (4681), Buhariu në “Edebul-Mufred” (489), Tirmidhiu në “Xhami” (2433), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (28975), Ahmedi në “Musned” (20851, 20853, 20899, 21008), Ibën Hibani në “Sahih” (625), Hakimi në “Mustedrek” (7687), Bejhakiu në “Es-Sunenul-Kubra” (10635) dhe “Shuëbul-Iman” (6585, 6586), e të tjerë. Shejh Albani e ka përmendur në “Sahihul-Xhami” (4345). Sh. P.

0 3132

Namazi është farz (detyrim) duke u bazuar në argumentet e qarta nga Kur’ani, hadithet e Pejgamberit, dhe ixhmaja (pajtueshmëria) e gjithë Ummetit, për çdo musliman në moshën madhore (pubertet), i mençur, pa përjashtim, përveç grave që janë në të përmuajshmet dhe në lehoni. Disa prej argumenteve të Kur’anit për obligimin e namazit janë:

وَمَا أُمِرُوا إِلا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ.

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.”[1]

إِنَّ الصَّلاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا.

“… vërtetë namazi është obligim (në kohën e vet) i caktuar për besimtarët”[2].

Kurse prej Sunnetit mund të përmendim hadithin e Muadhit kur Pejgamberi e dërgoi atë në Jemen i tha: Mësova atyre se Allahu ua ka bërë obligim pesë kohët e namazit brenda çdo ditës dhe natës[3]. Gjithashtu mund të cekim hadithin që transmetohet nga Ibën Umeri, se Pejgamberi ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit, dhe shkuarja në Haxh kush ka mundësi.[4]

Prej Ubadete Ibën Samit transmetohet se e ka dëgjuar Pejgamberin duke thënë: “Allahu ua ka obliguar pesë kohë të namazit robërve të Tij, dhe kush vjen me to duke mos lënë mangët diçka prej tyre dhe duke qenë se i ka kryer në mënyrë të mirëfilltë, Allahu ka premtuar që atë person do ta fus në Xhenet.[5]

Këto janë vetëm disa prej haditheve dhe ajeteve që flasin për detyrimin e namazit kurse prej tyre ka edhe shumë të tjerë.

Kurse sa i përket Ixhmasë, janë pajtuar të gjithë dijetarët e Umetit se pesë kohët e namazit janë obligim gjatë çdo dite dhe nate[6]. Namazi nuk është obligim për gratë që janë në menstruacione dhe lehone duke u argumentuar me hadithin e Pejgamberit: “A nuk është gruaja që nuk falet dhe nuk agjëron në menstruacione”[7].

Burimi: albislam.com

[1] Suretu Bejjine 5

[2] Suretu Nisa 103

[3] Transmeton Buhari në kaptina obligimi i zekatit me numër 1395

dhe Muslimi 1/50.

[4] Trans. Buhariu dhe Muslimi.

[5] Trans. Ebu Davudi 1420, Albani ka thënë se është sahih në “Sahih Sunnen Ebu Davud”

[6] “El Mugni”, Ibn Kudame

[7] Trans. Buhariu dhe Muslimi

0 231393

Namazi është shtylla kryesore e fesë Islame. Është ibadet (adhurim) i cili bëhet për Zotin me zemër, me gojë dhe me trup, pesë herë në ditë. Ky adhurim e mban njeriun në kontakt të vazhdueshëm me Krijuesin e tij dhe me të Adhuruarin e tij, si dhe i ndihmon të jetë gjithmonë në përputhshmëri me fenë e All-llahut të Lartësuar dhe e largon nga të këqiat.

All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun sinqerisht që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, ta japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.” (El-Bejjine: 5). Pastaj thotë: “Faleni namazin, ngase namazi largon nga punët e irrituara dhe të këqia, e përmendja e All-llahut (që namazi e përmban është) më e madhe!” Kurse Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë për rëndësinë e namazit thotë: “اka mendoni nëse dikush nga ju e ka para shtëpisë një lum dhe pastrohet në të pesë herë në ditë, a mbetet në trupin e tij ndonjë papastërti?! Të pranishmit thanë: “Jo, nuk mbetet”. Pastaj Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Ashtu edhe me pesë namazet All-llahu i fshinë mëkatet (e vogla)”. Me fjalë të shkurtëra dhe në mënyrë të lehtë, në vazhdim do ta tregojmë formën se si falet namazi, duke u bazuar në hadithet e vërteta të cilat për shkak të shkurtimit të lëndës nuk do t’i përmendim. I Dërguari, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur!” Në vijim le të përcjellen këto hapa:

1.Të merret abdest, ngase kjo është kusht i namazit. Abdesti merret në këtë mënyrë, thuhet:

bismil-lahirrahmanirrahim (me emrin e All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit të Posaçëm);

-lahen duart tri herë; -shpërlahet goja dhe hunda tri herë;

-lahet fytyra tri herë;

-lahen duart deri në bërryla tri herë duke filluar me dorën e djathtë;

-preket koka me duar të lagura (mes-h) dhe gjithashtu edhe veshët;

-lahen këmbët deri në nyje tri herë duke fillluar me këmbën e djathtë.

Në rast të mungesës së ujit, gjymtyrët lahen nga një herë.

Abdestin e prishin këto gjëra: kryerja e nevojës së madhe, urinimi, dalja e gazrave, vjellja me qëllim, gjumi dhe humbja e vetëdijes.

2. Të kthehet kah Kibleja (Qabeja në Mekkë), që është në juglindje, duke pasur për qëllim me zemër faljen e namazit përkatës, por nuk ka nevojë të shqiptohet nijjeti me gojë, ngase një gjë të tillë nuk e ka bërë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as as’habët (shokët) e tij [radijall-llahu anhuma]. Para vetes vendoset një trup kah i cili falet, (quhet sutre) dhe nuk duhet lejuar asnjë njeri a kafshë të kalojë ndërmjet namazxhiut dhe sutres.

3. Të thuhet ezani:

All-llahu ekber, All-llahu ekber

All-llahu ekber, All-llahu ekber

Eshhedu en la ilahe il-lallah Eshhedu en la ilahe il-lallah

Eshhedu enne muhammeden resulullah Eshhedu enne muhammeden resulullah

Hajjales-salah Hajjales-salah

Hajjalel-felah Hajjalel-felah

(As-salatu hajrun minen-neum As-salatu hajrun minen-neum) vetëm në namazin e sabahut

All-llahu ekber All-llahu ekber

La ilahe il-lallah

All-llahu është më i madhi, All-llahu është më i madhi, All-llahu është më i madhi, All-llahu është më i madhi, Dëshmoj se nuk ka të adhuruar përveç All-llahut, Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i All-llahut, Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i All-llahut, Eja në namaz, Eja në namaz, Eja në shpëtim, Eja në shpëtim, (Namazi është më i dobishëm se gjumi, Namazi është më i dobishëm se gjumi) All-llahu është më i madhi, All-llahu është më i madhi, Nuk ka të adhuruar përveç All-llahut.

Para namazit farz thuhet ikameti, që është i ngjashëm me ezanin:

All-llahu ekber, All-llahu ekber

Eshhedu en la ilahe il-lallah

Eshhedu enne muhammeden resulullah

Hajjales-salah

Hajjalel-felah

Kad kametis-salah

Kad kametis-salah

All-llahu ekber All-llahu ekber

La ilahe il-lallah

( All-llahu është më i madhi, All-llahu është më i madhi, Dëshmoj se nuk ka të adhuruar përveç All-llahut, Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i All-llahut, Eja në namaz, Eja në shpëtim, Namazi po fillon Namazi po fillon All-llahu është më i madhi All-llahu është më i madhi Nuk ka të adhuruar përveç All-llahut.

4. Të ngriten duart deri në vesh apo supe duke thënë: All-llahu ekber (All-llahu është më i madhi), pastaj të shikohet në vendin e sexhdes. Të vendoset dora e djathtë mbi të majtën dhe së bashku të vendosen në gjoks.

5. Të thuhet lutja e hapjes: subhanekall-llahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke. (I pastër je nga të metat dhe i lavdëruar, o All-llah, emri yt është i bekuar, e lartë është pozita Yte dhe nuk ka të adhuruar përveç Teje).

Dhe thuhet: Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Elhamdulil-lahi rabbil alemin Err-rrahmanirr-rrahim Maliki jevmiddin Ijjake naëbudu ve ijjake nestein Ihdinas-siratal mustekim Siratal-ledhine enamte alejhim Gajril magdubi alejhim ve leddalin. Amin. (Kërkoj strehim tek All-llahu nga shejtani i mallkuar, Me emrin e All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit të Posaçëm Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të botëve, Të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit të posaçëm Sunduesit të Ditës së gjykimit Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë, Na udhëzo në Rrugën e drejtë, Në rrugën e atyre të cilët i ke begatuar me të mira, E jo në të atyre që je hidhëruar në ta, Dhe as në të atyre që janë të humbur. Amin). (Pranoje o Zot!). Pastaj thuhet ndonjë sure a pjesë nga Kur’ani, për shembull: Bismil-lahir-rahmanir-rahim. “Vel asër. Innel insane le fi husër. Il-lel-ledhine amenu ve amilussalihati, ve tevasau bil hakki, ve tevasau bissabër.”

(“Pasha kohën. Vërtetë njeriu është në humbje.Përveç atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira, porosisin njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe të durojnë.”) ose Bismil-lahir-rahmanir-rahim. “Inna eëtajnakel kevther. Fe sal-li li rabbike venhar. Inne shanieke huvel ebter.”

(“Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe therr kurban për Zotin tënd. E s’ka dyshim se urrejtësi yt është i farësosur.”) ose Bismil-lahir-rahmanir-rahim. “Kul huvallahu ehad. Allahussamed. Lem jelid ve lem juled ve lem jekun lehu kufuven ehad.”

(Thuaj: Ai All-llahu është Një! Allahu është Ai që çdo gjë ka nevojë për Atë. Ai nuk ka lindur kë, e as që është i lindur. Dhe askush s’është i barabartë me Të.”), etj. Kjo lexohet me zë në namazin e sabahut, akshamit dhe jacisë.

6. Të bëhet rukuja (përkulja) duke thënë: All-llahu ekber (All-llahu është më i madh), dhe duke i ngritur duart deri në vesh apo supe. Ashtu i kërrusur, drejtohet mirë shpina, e duart vendosen në gjunj, e në këtë pozitë thuhet: subhane rabbijel-adhim (i pa të meta je o Zoti im i Madh). Mirë është të thuhet kjo tri apo më shumë herë.

7. Të ngritet nga rukuja duke thënë: semiallahu limen hamideh (All-llahu e dëgjon atë që e falënderon), duke i ngritur duart deri në vesh apo supe. Pas ngritjes thuhet: rabbena ve lekel-hamd (o Zoti ynë, Ty të takon lavdërimi).

8. Të bëhet sexhde duke thënë: All-llahu ekber (All-llahu është më i madh) do të thotë lëshohet me duar dhe vendoset në tokë balli, hunda, shuplakat e duarve, gjunjët dhe majet e gishtave të këmbës. Në këtë pozitë thuhet: subhane rabbijel-aëla (i patëmeta je o Zoti im i Lartë). Kjo thuhet tri apo më shumë herë.

9. Të ngritet koka duke thënë: All-llahu ekber (All-llahu është më i madh) dhe të ulet mbi këmbën e djathtë. Në atë pozitë thuhet: rabbigfirlij, rabbigfirlij (më fal,o Zot).

10. Të bëhet sexhdeja e dytë duke thënë: All-llahu ekber (All-llahu është më i madh) dhe bëhen po ato veprime që janë bërë në sexhden e parë. Kështu është falur një rekat.

11.Të ngritet koka nga sexhdeja duke thënë: All-llahu ekber (All-llahu është më i madh) dhe një çast të shkurtër qëndrohet ulur, e duke u mbështetur me grushta në tokë ngritet në këmbë dhe fillon rekatin e dytë. Ashtu i ngritur thuhet: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, sureja: elhamdulil-lahi rabbil alemin… dhe njëra nga suret e Kur’anit.

12. Nëse namazi është dy rekatësh (siç është sabahu dhe xhumaja) pas ngritjes nga sexhdeja e dytë qëndrohet ulur duke peshuar mbi këmbën e majtë, kurse gishtat e këmbës së djathtë mbesin të kthyera kah Kibleja. Në këtë pozitë, dora e djathtë vendoset mbi kofshën e djathtë dhe bëhet grusht, e gishti tregues drejtohet kah Kibleja, kurse dora e majtë mbi kofshën e majtë.Pastaj thuhet:

Ettehijatu lil-lahi vessalavatu vettajjibatu, esselamu alennebijji ve rahmetullahi ve berekatuhu, esselamu alejna ve ala ibadil-lahissalihin. Eshhedu en la ilahe il-lallahu ,ve eshhedu enne muhammeden abduhu ve resuluhu.

(Përshëndetjet janë për All-llahun, lutjet Atij dhe punët e mira. Paqja, mëshira dhe bekimi qoftë për të dërguarin e Tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të All-llahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar përpos All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij). Në vazhdim thuhet: Allahumme sal-li ala muhammedin ve ala ali muhammed, kema sal-lejte ala ibrahime ve ala ali ibrahime inneke hamidun mexhid. Allahumme barik ala muhammedin ve ala ali muhammed, kema barekte ala ibrahime ve ala ali ibrahime inneke hamidun mexhid.

(O All-llah, mëshiroje Muhammedin dhe pasuesit e Muhammedit, siç e ke mëshiruar Ibrahimin dhe pasuesit e Ibrahimit. O All-llah bekoje Muhammedin dhe pasuesit e Muhammedit, siç e ke bekuar Ibrahimin dhe pasuesit e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar). Pastaj kërkohet strehim nga All-llahu prej katër gjërave: Allahumme inni eudhubike min adhabi xhehennem, ve min adhabil kabr, ve min fitnetil mahja vel memati, ve min fitnetil mesihiddexhal. (O All-llah, kërkojë strehim te Ti nga dënimi i xhehennemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e Dexhxhxhallit). Më pastaj kërkohen nga All-llahu të mirat e dynjasë dhe ahiretit, dhe lutet për prindërit e të gjithë muslimanët:

Rabbena atina fiddunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhabennar. Rabbenagfirlij ve li validejje ve lil mu’minine jevme jekumul hisab. (Zoti ynë, na jep në dynja të mira dhe në botën tjetër të mira dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit. Zoti ynë, më fal mua, prindërit të mi dhe besimtarët në Ditën e llogarisë). Namazi përfundon duke dhënë selam e duke kthyer kokën në anën e djathtë me fjalët:

Esselamu alejkum ve rahmetullah (Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ju), dhe në të njëjtën mënyrë jepet selam në anën e majtë. Kështu falet sabahu dhe xhumaja (pra rekatet farz).

13. E nëse namazi është trerekatësh (akshami), atëherë lexohet vetëm: Ettehijjatu lil-lahi vessalavatu… dhe Allahummme sal-li ala muhammed… e pastaj duhet ngritur në këmbë duke u mbështetur me grushta në tokë dhe ngriten duart deri në veshë apo në supe, duke thënë: All-llahu ekber. (All-llahu është më i madh) Në pozitën vertikale vendosen duart mbi gjoks, ashtu siç u sqarua më lart dhe lexohet vetëm: Elhamdu lil-lahi rabbil alemin… (e s’është gabim nëse lexohet ndonjë sure pas kësaj), bëhet rukuja, sexhdet dhe më në fund bëhet ulja dhe thuhen ato dova që u sqaruan më lart dhe jepet selam. Kështu është falur akshami (pra rekatet farz). Kurse në namazet katërrekatëshe (ikindia dhe jacia) falen edhe dy rekate pas uljes së parë.Do të thotë duhet ngritur në këmbë, ku thuhet: El hamdu lil-lahi…, bëhet rukuja, dy sexhdet dhe prapë duhet ngritur në këmbë ku thuhet: El hamdu lil-lahi, bëhet rukuja dhe dy sexhdet dhe bëhet ulja e dytë ashtu siç u sqarua më lart dhe jepet selam. Kështu falet ikindia dhe jacia (pra rekatet farz).

14.Pasi është kryer namazi, bëhet dhikri pas namazit. Së pari thuhet tri herë: Estagfirullah (Kërkojë falje nga All-llahu), e më tutje: Allahume entesselam ve minkesselam tebarekte ja dhel xhelali vel ikram (O All-llah Ti je i Përsosur dhe nga Ti është shpëtimi, qofsh i bekuar o Zot i Madhështisë dhe Bujarisë). Pastaj Ajetul kursij (Tesbih dova):

All-llahu la ilahe il-la hu. El hajjul kajjum. La te’ hudhuhu sinetun ve la neum. Lehu ma fissemavati ve ma fil ard. Men dhel-ledhi jeshfeu indehu il-la bi idhih. Jaëlemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum. Ve la juhitune bi shejin min ilmihi il-la bi ma sha. Vesia kursijjuhussemavati vel ard. Ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel alijjul adhim.

(All-llahu është Një, nuk ka të adhuruar përpos Tij. I Gjalli, Mbikqyrësi i përhershëm. Atë nuk e kap as kotja, e as gjumi. E Tij është ç’ka në qiej e në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij. E di të tashmen dhe të ardhmen, e nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai do. Kursija e Tij është sa qiejt dhe toka, kurse kujdesi iTij ndaj të dyjave nuk i vie rëndë. Ai është i Larti, i Madhi).

Pastaj thuhet: Subhanallah (33 herë) (i patëmeta është All-llahu),

El hamdulil-lah (33 herë) (i lavdëruar qoftë All-llahu),

All-llahu ekber (33 herë) (All-llahu është më i madhi) dhe në fund: La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir. (Askush s’meriton të adhurohet përpos All-llahut, Ai s’ka partner, Atij i takon krejt sundimi dhe lavdërimi dhe Ai ka mundësi për çdo gjë).

___________________________

*Siç u pa më lart një rekat përbëhet prej: – tekbirit fillestar (shiko HAPIN 4); – leximit të subhanekallahumme…, elhamdulil-lahi… dhe sures (shiko HAPIN 5); – rukusë (shiko HAPIN 6) dhe – dy sexhdeve (shiko HAPIN 8, 9 dhe 10).

*Në fund të dy rekateve bëhet ulja (shiko HAPIN 12). *Nëse namazi është dyrekatësh përfundohet me selam (shiko HAPIN 12 në fund). *Nëse namazi është tre apo katër rekatësh atëherë falet edhe një, respektivisht dy rekate dhe bëhet ulja e fundit (shiko HAPIN 12). Numri i rekateve të:

Namazi/rekatet sunnetit të parë farzit sunnetit të dytë
SABAHU 2 2
DREKA 4* 4 2
IKINDIA 4 4
AKSHAMI 3 2
JACIA 4 2
XHUMAJA 2 2 ose 4*

Vërejtje. Sunnetet katër rekatëshe falen duke i ndarë dy nga dy rekate.

Pejgamberi alejhis-selam lidhur me sunetet e pesë namazeve thotë: “ç’do musliman që i falë çdo ditë dymbëdhjetë rekate vullnetarisht, pra jo të obliguara, All-llahu ia ndërton një shtëpi në Xhennet.”

Në namazin e SABAHUT, AKSHAMIT dhe JACISË tekbiret (shqiptimet All-llahu ekber në fillim të namazit dhe gjatë ndërrimit të pozitës në namaz), Elhamdu lil-lahi… dhe sureja ( këto të dyja vetëm në dy rekatet e para) thuhen me zë të lartë.

Namazi falet njejtë, si për meshkujt ashtu edhe për femra, ngase Pejgamberi alejhis-selam nuk ka bërë dallim mes formës së namazit të meshkujve dhe të femrave, me përjashtim se femra duhet t’i mbulojë disa pjesë të trupit më shumë se mashkulli. 

Burimi: albislam.com

Gëzim Selaci

 Referenca: Kejfijjetu salatin-nebijji, Abdulaziz bin Baz; Muhtesar sifetis-salatin-nebijji, Muhammed Nasiruddin Albani

0 2922

Ky vëlla musliman na rrëfen dhe thotë: Fqinji im më i afërt ishte një plakë jomuslimane, e cila i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Jetonte e vetmuar në një shtëpi të qetë, ku nuk i trokiste askush në derë dhe nuk e vizitonte njeri. Hynte dhe dilte prej shtëpisë e vetmuar, s’kishte askënd prej të afërmeve për ta ndihmuar dhe për të përkujdesur për të. Ushqimin dhe rrobat çka i nevojiteshin i blinte vet, saqë kur e shikonte njeri e kaplonte keqardhje për gjendjen e saj.

Një ditë prej ditëve kërkoi prej meje t’ia kryej një nevojë që e kishte, dhe unë padyshim pranova që me plotë dëshirë t’i ndihmoj, pasi që Islami na urdhëron që t’i respektojmë dhe ndihmojmë fqinjët tanë edhe në rast se janë jomuslimanë. U habit plaka aq shumë, edhe pse nuk bëra ndonjë vepër të madhe, se pse pranova t’i ndihmoj edhe atë pa të holla.

Ditën e nesërme erdhi plaka në shtëpinë tonë, dhe i solli disa ëmbëlsira për fëmijët tanë dhe me vete e kishte sjellë një mirënjohje, e cila përdoret në raste manifestimi, ku ishte shprehur me fjalë falënderimi dhe respekti për atë vepër që e bëra për të.   Nuk duhet të çuditemi në reagimin e saj, pasi që ajo jetonte në një shoqëri ku s’njihet fjala mirësi dhe humanitet, dhe s’dinë se çka është mëshira dhe keqardhja, marrëdhëniet mes fqinjëve në shumicën e rasteve mbarojnë me përshëndetjen e mëngjesit dhe mbrëmjes. E nxita që ta viziton më shpesh shtëpinë dhe gruan time, dhe me të vërtet kohë pas kohe na vizitonte. Gjatë vizitave që na bënte, e kuptoi plaka se tek ne muslimanët burri është përgjegjës i shtëpisë dhe i familjes së tij. Ai përkujdeset për blerjen e ushqimit dhe rrobave dhe të gjitha nevojave familjare. Vërejti se respekti i gruas ndaj burrit është i lartë dhe po ashtu respekti i burrit ndaj gruas është i madh, pa marrë parasysh se a është vajzë, grua apo nënë, e në veçanti kur ajo moshohet dhe të gjithë garojnë për shërbimin dhe respektimin e saj. Kurse ai i cili s’i përfill këto ligje dhe s’e posedon këtë moral është i urryer në shoqëri. Po ashtu e vërejti sjelljen e prindit me fëmijët e tij, dhe sjelljen e fëmijëve me prindërit e tyre dhe sakrificën e nënës për burrin e saj dhe fëmijët e saj.

Plaka e mjerë pasi që e vërejti këtë familje muslimane, filloi ta krahason jetën e saj, se si jeton ajo dhe si jetojnë muslimanët në familjet e tyre. Iu rikujtuan fëmijët dhe nipat e saj për të cilët s’dinë e mjera se ku jetojnë dhe asnjëri prej tyre s’e viziton, ndoshta edhe vdes apo varroset e ata s’dinë asgjë për të. Pastaj, filloi t’i rrëfen gruas time vështirësitë me të cilat ballafaqohet gruaja perëndimore në punë dhe në kryerjen e nevojave shtëpiake, ku edhe e mbaroi fjalimin e saj duke thënë se: “Gruaja muslimane qenka mbretëreshë, dhe po mos të isha në moshën e shkuar, do të isha martuar me një burrë musliman sikurse burri yt dhe do të jetoja sikurse jetoni ju”.

Pra, kjo është një dukuri që e dallon dhe e kupton çdo njeri i cili jeton dhe punon në perëndim dhe botën jomuslimane. Megjithatë disa prej muslimanëve të hutuar, s’iu vjen turp të vazhdojnë në imitimin e jomuslimanëve në çdo sferë të jetës dhe publikimin e librave, revistave dhe gazetave që flasin me mahnitje për drejtat e gruas perëndimore!

O Allah, falënderimi të takon vetëm Ty që na begatove me begatinë më të madhe, e ajo është Islami: “Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim” (Huxhurat ,17)

Burimi: albislam.com

0 4606

Një djalë i vogël erdhi  te nëna e tij në kuzhinë një mbrëmje derisa ajo ishte duke përgatitur darkën, dhe mbante një copë letër në dorë të cilën e kishte shkruar ai. Pasi që nëna e tij fshiu duart në përparëse, e lexoi atë, dhe kjo ishte çfarë thuhej në të:

Për prerjen e barit: $5.00

Për pastrimin e dhomës time këtë javë: $1.00

Për shkuarjen në dyqan për ty: $0.50

Kujdesi ndaj vëllait tim të vogël derisa ti ishe duke bërë pazar: $0.25

Largimin e mbeturinave: $1.00

Për marrjen e librezës me nota të mira: $5.00

Për pastrimin dhe rregullimin e oborrit: $2.00

Total më ke borxh: $14.75

Epo, e shikoi atë duke qëndruar aty, dhe djali kuptoi se ajo po i kalonte kujtimet nëpër mendjen e saj. E mori lapsin, e ktheu letrën në anën tjetër, dhe shkroi kështu:

Për nëntë muaj që të mbajta derisa ti rriteshe brenda meje:

Pa Pagesë

Për të gjitha netët që jam ngritur me ty, të kam mjekuar dhe jam lutur për ty:

Pa Pagesë

Për të gjitha përpjekjet, dhe të gjitha lotët qe me ke shkaktuar ndër vite:

Pa Pagesë

Për të gjitha netët që ishin mbushur me frikë, dhe për të gjitha brengat të cilat i përjetoja:

Pa Pagesë

Për lodrat, ushqimin, rrobat, madje edhe fshirjen e hundës:

Pa Pagesë

Bir, kur ti të shtosh përsëri, çmimi i dashurisë sime është:

Pa Pagesë

Kur djali përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar nëna e tij, në sytë e tij kishte shumë lot të mëdhenj, pastaj shikoi drejt nënës së tij dhe tha, “Nënë, unë sigurisht të dua ty.” Pastaj ai mori lapsin dhe me shkronja të mëdha shkroi: “PAGUAR PLOTËSISHT”.

Mësimet:

Kurrë nuk do të dish se sa kanë vlerë prindërit e tu derisa ti të bëhesh prind.

Behu dhurues e jo kërkues, veçanërisht me prindërit e tu. Ka shumëçka për të dhënë përveç parave.

Këshillë: Nëse nëna jote është gjallë dhe afër teje, jepi asaj një puthje të madhe dhe kërkoi falje. Nëse ajo është shumë larg, telefonoi asaj. Nëse ajo ka vdekur lutu për të…

Burimi: albislam.com

0 2085

Motra ime muslimane, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty!

Allahu azze ue xhel i ka lavdëruar gratë muslimane të cilat janë besimtare, durimtare, e të devotshme dhe i ka përshkruar se ato janë besnike që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Prandaj Allahu azze ue xhel kur i ka përshkruar cilësitë e besimtarëve  ka thënë: “Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre:“Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim).” Ali Imran 195.

Motra ime muslimane, pasi që Allahu azze ue xhel të nderoi e fisnikëroi me këtë fe dhe të bëri mbretëreshë të vërtet, desha të ta dhuroj një buqetë këshillash, i cili i përmban në vete dhjetë këshilla që i përngjajnë trëndafilave të bukur dhe me aromë të këndshme:

Këshilla e parë:  Gruaja muslimane beson se Allahu azze ue xhel është Zoti i saj dhe se Muhamedi është i dërguari i saj dhe se Islami është feja e saj. Gjurmët e besimit të saj shihen qartazi në fjalët, veprat dhe mendimet e saja, pra ajo është e kujdesshme prej hidhërimit të Allahut, dhe i frikësohet dënimit të Tij të dhembshëm si rezultat i kundërshtimit të urdhrave të Tij.

Këshilla e dytë: Gruaja muslimane është e kujdesshme për faljen e pesë kohëve të namazit me nënshtrim të plotë dhe me abdes në kohën e duhur, duke mos e preokupuar prej namazit asnjë preokupim tjetër dhe penguar prej adhurimit asnjë dëfrim. Tek ajo shihen qartazi gjurmët e namazit, për shkak se namazi largon prej imoralitetit dhe të këqijave dhe është fortifikatë e madhe prej mëkateve.

Këshilla e tretë: Gruaja muslimane është e kujdesshme në veshjen e mbulesës dhe ajo nderohet e fisnikërohet me veshjen e saj. Nuk shfaqet para të huajve  përveçse e mbuluar duke kërkuar mbrojtje prej Allahut azze ue xhel dhe duke e falënderuar Atë që e fisnikëroi dhe e mbrojti me veshjen e hixhabit dhe dëshiroi pastrimin e saj. I Lartësuari thotë:O ti i Dërguar, thuaji grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të

besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) sipër trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët.” Ahzab 59.

Këshilla e katërt: Gruaja muslimane është e kujdesshme në nënshtrimin ndaj burrit të saj, është e butë me atë, e mëshiron, e thërret në të mirë dhe e këshillon, e qetëson, nuk e rrit zërin e saj ndaj tij dhe nuk është e vrazhdët me atë në bisedë.  Përcillet në një hadith të vërtet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ajo grua që i falë pesë kohët e namazit , agjëron Ramazanin dhe e respekton burrin e saj, hyn në Xhenetin e Allahut.” (Ahmedi dhe Taberaniu.)

Këshilla e pestë: Gruaja muslimane i edukon fëmijët e saj me nënshtrim ndaj Allahut azze ue xhel, i ushqen me besim të vërtet dhe ia mbjell në zemrat e tyre dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i largon prej mëkateve dhe moralit të shëmtuar, Allahu azze ue xhel thotë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëjt  e fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” Tahrim 6.

Këshilla e gjashtë: Gruaja muslimane nuk vetmohet me burrë të huaj, përcillet në një hadith të vërtet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk është vetmuar një grua me një burrë, përveçse shejtani ka qenë i treti i tyre”. (Ahmedi dhe Tirmidhiu, hadithi është i vërtet).

Pra, ajo nuk udhëton e vetmuar pa mahrem, nuk i viziton tregjet dhe vendet  publike përveçse me nevojë edhe atë duke e mbuluar trupin e saj me hixhab.

Këshilla e shtatë: Gruaja muslimane nuk i përngjan  burrave në atë çka është e veçantë për burrat. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “I mallkoftë Allahu ata burra që i përngjajnë grave dhe ato gra që i përngjajnë burrave.” (Buhariu ,Ebu Davudi. Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh).

Po ashtu ndalohet përngjasimi me jobesimtaret në atë çka veçohen ata prej zbukurimeve dhe pamjeve,  Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre.” (Ahmedi dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtet).

Këshilla e tetë: Gruaja muslimane në radhët e grave thirr në fenë e Allahut azze ue xhel me fjalë të bukura, duke e vizituar fqinjën e saj, duke komunikuar me motrat e saja muslimane me telefon e me internet, duke shpërndarë libra dhe kaseta islame. Ajo vepron me atë çka e thotë dhe kujdeset ta shpëton veten dhe motrat e saja nga dënimi i Allahut azze ue xhel, Pejgamberi ,sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Të bëhesh shkaktar për udhëzimin e një njeriu është më mirë për ty se sa të posedosh deve të kuqe .” (Buhariu dhe Muslimi)

Këshilla e nëntë: Gruaja muslimane e ruan zemrën e saj prej dyshimeve dhe epsheve, syrin e saj prej haramit, veshin e saj prej muzikës dhe gjërave të turpshme, të gjitha gjymtyrët e saj prej thyerjes së ligjit të Allahut azze ue xhel dhe e di se kjo është devotshmëria. Përcillet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, në një hadith të vërtet ka thënë: “Turpërohuni prej Allahut azze ue xhel më turp të vërtet, se kush turpërohet prej Tij me turp të vërtet, e mbron kokën e tij dhe vetëdijen, barkun dhe çka ka në të, dhe kush e kujton pleqërinë i harron kënaqësitë e kësaj bote”. (Tirmidhiu).

Këshilla e dhjetë: Gruaja muslimane nuk i kalon ditët dhe netët e saja në gjëra të kota, e ruan kohën e saj dhe e shfrytëzon në të mirë. Nuk është përgojuese, bartëse fjalësh, ofenduese, e papërqendruar e neglizhente: Allahu azze ue xhel ka thënë: Largohuni nga ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrim e që janë mashtruar nga jeta e kësaj bote.!” Enam 70., dhe thotë për një popull që e humbë jetën e tyre duke e kaluar në gjëra të kota: Kur Ora(e Kiametit) t’u vijë papritur, ata do të thërrasin: “Të mjerët ne, sa shumë që e kemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!” Enam 31.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Irfan Jahiu

NA NDIQNI NË