Arhiva DitoreSep 20, 2014

0 1518

Pa dashur të sjelli diçka të re rreth detyrave dhe obligimeve që përcktohen në këtë muaj, për të cilat dispozitat e juridiksionit Islam i kanë precizuar këto qështje në formë të detajuar,  dua vetëm t’i sjelli disa shembuj të cilat mund t’i ndihmojnë njeriut që ta aktivizoj humanizmin dhe botën e tij të mbrendshme dhe ta përdorë atë në raport me shoqërinë ku ai jeton. Ky është mësimi dhe thelbi që nxjerim nga ky muaj i shenjtë, ku raporti human i njeriut me shoqërinë është elementi kryesor që ia mundëson atij (njeriut) që të afrohet tek Zotin i tij.

Çfarë do të thotë Ramazani në të vërtetë?

Ja çfarë mund të bësh:

■ Nëse je i punsuar dhe ke një rrogë mesatare prej 180 €, atëherë 1/10 e rrogës tënde (5 €) t’a ndash për ta ushqyer një nevojtar, dy ditë me një racion 2.50 €

■ Një ditë nga ky muaj të shkosh në spitalin rajonal të qytetit tënd, dhe ta vizitosh ndonjë të sëmur, edhe nese nuk e njeh fare, por së paku t’ia gëzosh zemrën me vizitën tënde.

■ Ramazan do të thotë – Të shkosh një ditë në spitalin e të verbërve të qytetit tënd, të interesohesh për gjendjen e tyre, dhe të flasësh me ndonjërin nga ta, t’i flasësh disa fjalë të bukura, t’ia mbushësh zemrën me optimizëm dhe durim, dhe të qëndrosh afër tij për disa çaste, që ta kuptoj se nuk është vetëm, dhe të ndijen knaqësin e afërsisë tënde.

■ Nëse e di se dy miq (shok/shoqe) tuaj kanë një mosmarveshje dhe nuk flasin ndërmjet vete, atëherë t’i të i thërrasësh ata të dy në një iftar në shtëpin tënde, ose nese nuk mundësi për këtë, atëherë pas iftarit të i thërrasësh ata për një kafe në shtëpi apo lokal, dhe të bëhesh ti shkaktar që ata të dy t’i përmirsojnë raportet dhe mardhënjet mes vete.

■ Të kordinohesh me gjashtë apo shtat miq tu, dhe secili të i japni nga 10€, dhe me ato para ta merrni me qera hapsirën e Teatrit në qytetin tuaj (e cila kushton 50€ deri në 60€ për një orë)  dhe të organizoni një tribun fetare-shkencore dhe të i thërrisni mjekët musliman (Ferid Aganin, Ali Iljazin, Nexhat Ibrahimin etj) për të ligjeruar një temë rreth të mirave shëndetsore të agjerimit, në mënyerë që populli të sensibilizohet dhe të ketë njohuri rreth të mirave shëndetsore që ndikon agjerimi në trupin e njeriut.

■ Nëse je student dhe nuk ke burime dhe të ardhura tuaja personale, dhe nese nuk e gjenë veten në kategorinë e atyre që mund të kontribojnë më shumë, të shtrojnë iftar apo të organizojnë ndonjë aktivitet, atëherë për ta shprehur humanizmin tënd dhe solidaritetin tënd me nevojtarët, e përzgjedhë një nga miqët e tu i cili nuk e ka gjendje e mirë ekonomike, dhe si një formë modeste ia dërgon një mbushje telefoni, në vlerë prej 3€ .  Muhammedi (alejhi Selam) ka thënë: “Keni frikë Zotin tuaj, qoftë edhe me gjysëm hurme.” Pra, shumë më e dashurë tek Zoti yt është që ti të japesh diçka, edhe nëse vera e saj është shumë e vogël, por ajo mund të peshoj shumë tek Zoti yt.

Ky është Islami produktiv, dhe ky është thelbi i Ramazanit, që njeriu të agjeroj me gjymtur, që zemra e tij të jetë aktive në punë (ibadete) të mira, e jo vetëm të largohet nga ushqimi ditor, por kuptimi i Ramazanit është shumë më gjithëpërfshirës. Andaj, Ramazan do të thotë që të solidarizohesh dhe të përkushtohesh që t’u shërbesh rrethit dhe shoqërisë ku jeton.

Profeti Muhammedi (alejhi Selam) thotë:

“”Kush ushqen nje agjerues, fiton shperblimin sa te tij ashtu qe nuk pakesohet as shperblimi I agjeruesit”

“Vizitoni te semuret, ushqeni te uriturit”

“Sadakaja, lëmosha e fshehur e fik hidhërimin e Zotit”.

“Vërtetë, Zoti e ka bërë obligim mirësjelljen ndaj çdo gjëje”.

“Ju mëshironi ata që janë në tokë, dhe juve do të ju mëshiroi Ai i cili është ne qiell”.

“Ai i cili i mëshiron njerëzit, Zoti e mëshiron atë”

“Zoti i juaj ka thënë: O njeri, shpenzo (duke ju ndihmuar të tjerve), e Unë do të shpenzoj për ty!” (hadith kudsi)

Zoti thotë në Kur’an:

“Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (duke ju ndihmuar të tjerve) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.” (Kur’an, 2:274)

Të gjitha këto citate (hadhithe-ajete) ndërlidhen me gjashtë pikat që i cekëm më lart, që do të thotë se agjerimi është i ndërlidhur ngushtë me aspektin human, me bamirsinë, dhe se agjerim nuk do të thotë të stopuarit nga ushqimi, por thelbi i agjerimit është që njeriu ta stopon veten e tij nga punët e liga, dhe të bëhet pjesë e ndryshimeve pozitive tek të tjerët.

Autor: Gen Kelmendi

0 1214

Ajo që më impresionoi  që të shkruaj  për këtë titull janë protestat e “Wall street-it” , protestat që e hodhën në shesh gjendjen e njerëzimit apo gjendjen e popullit të shtetit më të pasur në botë. Fillimisht protestat nisën me pretekstin

 që të luftohet kamata e bankave kapitaliste dhe luftimi i njerëzve të pasur, që pasurinë e tyre e shfrytëzojnë në robërimin e njerëzve të varfër. Protestat u zgjeruan edhe nëpër metropole të tjera të botës ku më së keqi pësoi kryeqyteti italian , Roma .

      Fillimi i protestave ishte i mjegulluar , si dhe  televizionet botërore informacionet rreth protestave  i mjegullonin më shumë  sepse bëhej fjalë për shtetin më të fortë ekonomikisht në botë, beteja  ekonomike e SH.B.A –ve me shtetin e Kinës  dhe protestat e Wall Street-it ishin fillimi i humbjes së ndikimit të SH.B.A-ve në ekonominë botërore , fakt që shumë kanale televizive mjegulluan zhvillimin e protestave .

       Protestat arritën  të bëhen globale ku  më se 80 vende të botës përdorën modelin amerikan  “Occupy”  parullat ishin ato që u arkitektuan në Nju Jork  , ku dënoheshin arbitrariteti i tregjeve financiare , thellimi i hendekut mes të varfërve dhe të pasurve dhe nënshtrimi i politikanëve të pushtetit të tregjeve financiare .

      Mijëra protestues marshuan  në qendra të mëdha të botës si në Japoni, Hong Kong, Tajvan, Australi, Korenë e Jugut,Britani të madhe dhe vende të tjera në mbështetje të protestave në Nju Jork , duke dënuar, siç u shprehën ata, imperializmin amerikan si dhe agresionin dhe luftërat e udhëhequra nga Amerika.

     Vazhdimi i  protestave, në atë që është cilësuar si Dita Ndërkombëtare për Veprim, janë planifikuar në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë edhe Nju Jorkun. Protestuesit  marshuan drejt bankave dhe kryesisht në brohoritjet e tyre dëgjoheshin emrat e politikanëve që kryesojnë grupin e shteteve të g20 . Protestuesit do ta përhapin fushatën e tyre në rrjetet shoqërore në Internet, Twitter, Facebook dhe versione lokale të faqeve të tyre në Internet.

     Protesta e “wall street-it”  vendosi në shesh një kërkesë  të kahmotshme të njerëzimit ,  ndërrimin e sistemit ekonomik global . Fakti që kjo kërkesë nisi nga shteti i cili renditet në vendin e parë në botë për nga forca ekonomike , dëshmon se shtresat e ulëta njerëzore po pësojnë diskriminim maksimal nga shtresat e pasura gjë që vjen nga sistemi ekonomist i kapitalizmit .

 Parullat: Për sistemin bankar islam

      Në mesin e parullave në Nju Jork  ishin edhe ato për sistemin ekonomik islam, ku protestuesit shfaqën parulla te cilat përmbanin kërkesat si :

–          Let’s bank the muslim way  (Të punojmë me bankat në mënyrë islame )

–          Credit by Islamic banks safe way of gaining (Krediti nga bankat islame mënyrë e sigurt e fitimit)

 Gjithsesi duhet të cekim se kërkesat e protestuesve nuk e ngrejnë , por as nuk e nxjerrin  në temë diskutimi këto kërkesa, pasi kërkesat e tilla janë të kamotshme . Nëse i kthehemi dhe i analizojmë disa deklarata të njerëzve me ndikim në botë , shohim se këto kërkesa në ditët në vijim duhet të bëhen kërkesa globale .

     Ndër thirrjet e shumta që ju bashkëngjitën kërkesave që t’i implementohen legjislacionit ekonomik islam , janë edhe disa gazeta ku veçojmë:

–          Revista “Challenge” e cila botoi një temë e shkruar nga kryeredaktori Beaufils Vincent me titull “Papa apo Kurani”, ku autori diskuton moralin kapitalist dhe rolin e fesë rreth ndalimit të kamatës ku ndër të tjera thotë se kjo strukturë kapitaliste  është shkaktari që e çoi në greminë njerëzimin.

–          Gazeta “Le Journal des Finances” në një artikull të shkruar nga kryeredaktori i kësaj gazete shprehet për domosdoshmërinë e zbatimit të legjislacionit islam në fushën financiare dhe ekonomike, për t’i vënë një kufi kësaj krize që po shkund tregjet e botës nga lojërat e bëra me rregullat e transaksioneve dhe nga neglizhenca ndaj marrëveshjeve të errëta dhe joligjore.

–          Kleriku i kishës anglikane të Britanisë së madhe Dr.Rowan Williams doli me një deklaratë që u debatua shumë në Britaninë e madhe ku kërkonte implementim të ligjit islamik të ekonomisë . Deri sa Britania e madhe  debatonte rreth kësaj deklarate të klerikut Dr.Rowan Williams , zëdhënësi i ministrit të thesarit të Britanisë së madhe deklaroi se janë duke punuar që Londra të bëhet një vend që do të implementojë ligje nga ekonomia islame .

–          Politikano-ekonomisti Reinhard Loffler i fraksionit CDU të Gjermanisë thotë se : “Gjermania duhet të mësojë nga rregullat financiare islame”.

–          Kësaj thirrje ju bashkëngjitën edhe disa banka norvegjeze si : DNB NOR (Banka shtetërore e Norvegjisë , Nordea (banka Nordea) dhe Sparebank (banka e kursimeve) ku para mediave deklaruan se brenda një kohe të shkurtër , do të transformojnë ofertat e kreditit nga ai me kamatë , tek ai pa kamatë që vjen nga legjislacioni islam . Ndër të tjera para mediave përfaqësuesi i DNB-së Tomas Midteide tha se brenda disa viteve mund të kemi kredi sipas ligjit islam.

           Kapitalizmi cenim i të drejtës së individualitetit

  Njerëzit perëndimorë neve po na duken sikurse janë të lirë , ku autoriteti dhe individualiteti  i tyre na duket shumë i avancuar ,por unë mendoj se këto dy imazhe janë të rremë. Njeriu perëndimor është rob i shtetit të vet nga fakti se klasat e njerëzve në Perëndim marinë një fund ku detyrohen të heqin dorë nga individualiteti dhe liritë e tyre. Në fakt, njerëzit që janë me të vërtetë të pavarur , janë ata që kanë të zhvilluar lirinë e individualitetet dhe mbi ta nuk qëndron askush.

  Duke u nisur nga ky fakt shihet qartazi se sistemi kapitalist po formon një hendek ku të pasurve ju shtohet pasuria , ndërsa të varfëritë janë viktima të të  pasurve, pasi që përdoren si faktor ku nëse ata dëshirojnë të shtojnë pasurin e tyre me rastin e kredi marrjes , duhet të vendosin peng një pjesë të pasurisë së tyre . Me rastin e marrjes së  kredisë klasa e ulët njerëzore rrezikon pasurinë e tyre pasi që nuk e kanë të sigurt fitimin apo kthimin e vlerës të kamatës.

  Nëse një qytetar merr kredi në bankat që punojnë sipas sistemit kapitalist , atëherë ai një pjesë të madhe të jetës së tij ja kushton kthimit të atij krediti, gjithnjë duke pasur streset jetësore për kthimin e  tij . Nga kjo marrje krediti njeriu bëhet për një kohë rob i shtetit apo i bankës nga e cila nuk dihen frytet e së ardhmes së tij.

  Për këtë arsye , financieri George Sores , duke parë se shoqëritë perëndimore janë vënë buzë një grope nga sistemi kapitalist deklaron se:

 “ Intensifikimi i pandërprerë i kapitalizmit pa ndërhyrje dhe zgjerimi i rolit të tregut në të gjitha fushat e jetës po rrezikon shoqëritë e hapura dhe demokratike. Unë besoj se armiku më i madh i shoqërive të hapura  nuk është më komunizmi , por kërcënimi kapitalist.” (“Capital Crimes”, Atlantic Monthly, January, 1997).

    Kapitalizmi ka lindur me kriza ,zhvillohet me kriza dhe krizat do të sjellin fundin e këtij sistemi . Duke u nisur nga kjo , bota ka ardhur në një kohë ku  nuk mund të përmbajë eksperimente të faktorit njeri . Bota me implementimin e legjislacionit ekonomik islam do të forcohet, ku shtresat njerëzore do të jenë të barabarta që nga implementimi i  ligjit kryesor të ekonomisë islame që quhet zekat (ndihma për të varfrit) . Me këtë implementim do të përmbushet kërkesa e protestuesve të “wall street-it” dhe do të zbuste hendekun nga raporti i të pasurve dhe  të varfërve, ku të pasurit do të kishin obligim moral të ndajnë 2.5% (zekat) nga pasuria e tyre për të varfrit.

 Autori është në vijim të magjistraturës në vitin e fundit të drejtimit Doganë dhe shpedicion

NA NDIQNI NË