Arhiva DitoreSep 16, 2014

0 1453

Pyetje: Mirëmbrëma hoxhë i nderuar, ju uroj për suksesin tënd, dashtë Zoti të gjithë myslimanë t’i bashkojë në xhenet. Kam një pyetje për ty, i nderuar hoxhë: nëse një burrit i ka vdekur gruaja dhe është martuar përsëri, a do takohet me gruan e tij e cila i ka vdekur në xhenet apo vetëm me gruan e dytë? Me mirëkuptim, të faleminderit .

 

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Po, sigurisht që nëse vdesin si myslimanë, do të jetë bashkë me gruan e tij të parë, me të dytën si dhe me pasardhësit e tij. Allahu i madhëruar thotë: “Zoti ynë, futi në xhenete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!” (Gafir:8) Po ashtu thotë: “E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.” (Tur:21)

Nga këto ajete kuranore kuptojmë se Allahu do t’i bashkojë atë që kanë vdekur në besim, me prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët. Madje, atë që do jetë në gradë më të ulët në xhenet do ta bashkojë me atë që është në gradë më të lartë siç potencon Ibën Kethiri[1] gjatë komentimit të ajetit 21 të sures Tur, sepse e gjithë kjo është pjesë e begative dhe mirësive që do t’i përjetojnë banorët e xhenetit, jetët e të cilëve do të jenë të përsosura.

[1] Tefsir ibën Kethir: 4/73

0 2400

Pyetje: nëse martohen dy të udhëzuar dhe fillohet të flitet me të madhe nga njerëzit për ta, a shndërrohet kjo në mësysh? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Mësyshi është një e vërtetë e konfirmuar nga sheriati dhe realiteti. Allahu thotë:

“وَإِنْ يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا الذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُ لَمَجْنُونٌ

“E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”” (Kalem: 51) Suddij gjatë komentimit të këtij ajeti ka thënë se bëhet fjalë për mësyshin. (Tefsir BEgavij, 8/202)

I Dërguari ka thënë:

” العين حق ولو كان شيء سابق القدر لسبقته العين ، وإذا استغسلتم فاغسلوا ”

 

“Mësyshi është realitet dhe sikur diçka të dilte nga kufijtë e kaderit do të dilte mësyshi, prandaj kur të kërkohet nga ju të laheni, përgjigjuni.” (Muslimi)”

Ibën Kajimi thotë: “mësyshi është shigjetë që del nga shpirti i smirëkeqit drejt atij ndaj të cilit ka smirë. Kjo shigjetë herë e qëllon cakun e herë e gabon. Nëse e gjen cakun të pambrojtur, e dëmton e nëse e gjenë të përgatitur, të armatosur, shigjeta s’ka ku ta qëllojë, në këtë rast nuk e dëmton gjë madje mund që kjo shigjetë t’i kthehet vetë atij që merr mësysh.” (Zadul mead, vëllimi 4, fq:154)

Mbrojtja nga mësyshi para se të ndodh nuk bie ndesh me bindjen se vetëm tek Allahu duhet të mbështetemi, madje kjo llogaritet prej tevekulit të mirëfilltë. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ju lexonte nipave të tij Hasanit dhe Husejnit pa qenë të goditur nga mësyshi. Ai ju thoshte këtë lutje:

” أعيذكما بكلمات الله التامة من كل شيطان وهامة ، ومن كل عين لامة ”

Pra besimtari vazhdimisht duhet të jetë i përgatitur nga sulmet e ndryshme që mund t’i vijnë nga djajtë dhe ziliqarët edhe atë duke u fortifikuar me ibadet dhe dhikër.

4 61310

Pyetje: Kam dëgjuar se kush e lexon këtë salavat (që do e përmend më poshtë) 4444 herë për ndonjë dëshirë se i plotësohet apo kush e lexon këtë salavat çdo ditë nga 10 herë, dy muaj, do ti hapen dyert e të mirave . A është e vërtetë?
Allahume sali salaten kamiileten ve selim selamen tammen ala sejidina Muhammedinn ledhi tanhal-lu bihi ukadu ve ten ferixhu bihil kurrabu ve tukda bi hil havaixhu vetunalu bihir regaibu ve husnul havatim ve juteksal gammamu bi vexh hihil keremi ve ala alihi ve sahbihi fi kullii lemhati nefesin biadedi kuli maalumin lek

Përgjigje: I falënderuar qoftë Allahu, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin mëshirë për botët dhe pastaj:

Kjo formë e salavatit quhet Salat Tefrixhije  (Salat Narije) dhe nuk ka bazë në ndonjë hadith të saktë.

Në të ka tevesul (kërkim i ndërmjetësimit) ta palejuar me të Dërguarin pas vdekjes së tij.  Tevesuli i lejuar është me veprat e mira që i bëjmë dhe me emrat dhe cilësitë e Allahut.

Forma më e pëlqyer e salavatit që Muhammedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ua ka mësuar shokëve të tij “Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala Ali Muhammedin inneke Hamidun Mexhid. Allahumme barik ala Muhammedin ue ala Ali Muhammedin inneke Hamidun Mexhid” Buhariu dhe Muslimi. Pasi kjo formë ka qenë e mjaftueshme për gjeneratat më të dalluara atëherë ne nuk kemi rrugë më të mirë dhe traditë më të dobishme se sa Sunneti i Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem.

0 2001

Pyetje: esselamu alejkum, desha t’ju pyes në lidhje me ditëlindjen, e di qe nuk lejohet festimi i ditëlindjes mirëpo më intereson urimet a hyjnë edhe ato në ndalese apo jo,  më saktësisht, a lejohet me ua kthye urimet që marrim për ditëlindje shpresoj mos tju kam pengu … me respekt vëllai juaj në Islam, selam alejkum.

 

Përgjigje: falënderimi I takon Allahut të madhëruar, lëvdimi dhe paqja e tij e tij qofshin mbi ithtarët e tij:

 

Festimi i ditëlindjes, ashtu siç e ke përmend, është një vepër e ndaluar, ngase është një kulturë e huaj e importuar te disa muslimanë. I Dërguari i Allahut na ka tërhequr vërejtjen që të mos u përngjajmë mosbesimtarëve, na ka thënë: “kush i përngjet një populli ai është prej tyre” dhe na ka thënë: “kush shpik në çështjet e fesë tonë, vepra e tij refuzohet.” Kur të kuptojmë këtë, pra se festimi i ditëlindjes është kulturë joislame dhe ne duhet të largohemi prej ngjyrimeve të tilla, atëherë themi që edhe gjërat tjera që çojnë te këto ndalesa, ndalohen. Në rastin tonë, uratat që shprehen për këtë festë të ndaluar e marrin të njëjtën dispozitë juridike sikur edhe festimi. Një nga themelet e legjislaturës islame është: “mjetet (proceset) marrin statusin e përfundimeve”

 

0 2300

Selam alejkum, hoxhë i nderuar dua te di se a lejohet leximi i Kur’anit në varreza apo jo
Ose a ka raste kur ndoshta është e ndaluar e ne disa raste lejohet. Faleminderit për mirëkuptim, Zoti ju shpërbleftë!

Falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Leximi i Kuranit në varreza është një dukuri e përhapur te ne prandaj ka nevojë për një sqarim. Për të kuptuar këtë çështje por edhe shumë të tjera duhet të kemi të qartë disa parime që kanë të bëjnë me kuptimin e fesë. Një parim shumë i rëndësishëm që do të na kishte zgjidhur shumë çështje diskutabile  thekson se ibadetet ndërtohen mbi parimin e zgjedhjes dhe caktimit të Allahut. Pra, ibadetet duhet t’i bëjmë mu ashtu siç na ka mësuar sheriati me të gjitha burimet e tij, në të kundërtën gjithçka do jetë pa vlerë dhe e trajtuar si e pabazë.

Nuk ka asnjë hadith apo vepër e ndonjërit prej shokëve të Dërguarit se kanë lexuar Kuran në varreza, qoftë para varrimit qoftë pas tij. Këtë të dhënë e shënon Komisioni i Përhershëm për Fetfa 20/166.

I Dërguari i Allahut i mësonte besimtarët se si të luteshin kur ata kalojnë  pranë varrezave apo i vizitojnë ato. Ai i mësonte të thoshin: “Esselamu alejkum ehleddijari minel mu’minine vel muslimine ve inna in shaAllahu bikum lahikun, nes’elullahe lena velekumul afije” (paqja qoftë mbi ju, banorë të këtyre shtëpive muslimanësh e besimtarësh. Edhe ne me lejen e Allahut do t’ju bashkëngjitemi. Lusim Allahu të na falë neve dhe juve). Sikur të ishte leximi i Kuranit më mirë me siguri që do t’ua thoshte për arsye se ai çdoherë i ka mësuar për më të mirën.

Shtoja kësaj edhe faktin se disa fjalë të të Dërguarit aludojnë fuqishëm se në varreza nuk lexohet Kurani. Ai thoshte: “mos i bëni shtëpitë e juaja varreza, por lexoni në to suren Bekare sepse shejtani nuk hyn në ato shtëpi ku lexohet kjo sure” (Muslimi). Ky hadith aludon se varrezat nuk janë vend i përshtatshëm për të lexuar Kuran.

Allahu e di më së miri

0 1391

Shpeshherë dëgjojmë nga njerëzit kur vjen stina e dimrit të shprehin fjalë që aludojnë në mosdashjen e kësaj stine, si për shembull: “I kisha dhënë shtatë dimra për një verë” dhe fjalë të ngjashme si kjo. Çfarë do të na thoni rreth kësaj shprehje, sa është me vend të shprehim kësi fjalësh?

 

Përgjigje: Këto shprehje nuk duhet të dalin nga gojët e besimtarëve, se çdo gjë që e ka krijuar Allahu ngërthen në vete urtësi dhe mësime për ata që mendojnë. Megjithatë, këto shprehje dalin më shpesh nga skamnorët për mungesat që ndjejnë në stinën e dimrit të mjeteve materiale, si për ngrohje, rroba e kështu me radhë. Kur kthehemi te fjalët e të parëve tanë, vërejmë se ata nga këndvështrimi i tyre për këtë stinë janë gëzuar.

Omer b. Hatabi, Allahut qoftë i kënaqur me te, ka thënë: “Dimri është si pre për adhuruesit e Allahut”.

Abdullah b. Mesudi ka thënë: “Mirë se të vijë dimri. Në të zbret bereqeti, në të zgjatet nata për namaz nate, shkurtohet dita për agjërim”.

Hasan Basriu ka thënë: “Sa kohë e mirë është dimri për besimtarin, netët i ka të gjata për t’u falur natën dhe ditët i ka të shkurtra për të agjëruar”.

0 6709

Pyetje: Çfarë do të thotë bidat dhe si e trajton sheriati bidatin?

Përgjigje: Fjala apo nocioni bidat në domethënien etimologjike do të thotë shpikje apo risi.

Në terminologjinë e sheriatit bidat do të thotë metodë e shpikur në fe, që nuk është e njëjtë me sheriatin, nëpërmjet të cilit synojmë afrimin tek Allahu.

Sheriati Islam e ka gjykuar rreptë bidatin dhe i thërret besimtarët të pasojnë rrugën e drejtë, gjegjësisht Sunetin e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem. Allahu i Madhëruar ka thënë: “… le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit), se ata do t’i zërë ndonjë telash, ose do t’i godasë dënim i hidhët.” Nur 63

Pejgamberi, salallAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush shpikë një vepër që nuk është pjesë e fesë sonë, ajo është e refuzuar.”d.m.th. e pa pranuar. (Buhariu dhe Muslimi.)

0 1306

Pyetje: Cilat vepra llogariten bidat?

Përgjigje: Çdo vepër me të cilën synohet afrim tek Allahu, e cila nuk ka mbështetje në bazat e sheriatit, llogaritet si bidat. Feja është përfunduar në kohën e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem, kur ka zbritur ajeti 3 në suren Maide: “…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe…”. Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem nuk ka lënë gjë pa treguar në lidhje me Fenë, për këtë shkak nuk ka nevojë që dikush të thotë nga mendja e vet se kështu e kështu duhet të bëhet në fe, por i mjafton atij që ta mësojë Kuranin dhe hadithin e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem e t’i zbatojë ato në jetën e vet, se Allahu nuk ka harruar gjë, sepse Ai nuk harron: “… Zoti im nuk gabon e as nuk harron”. Ta-Ha 52

Abdullah b. Mesudi ka thënë: Ajo që ka qenë fe në kohën e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem është edhe sot fe, e ajo që nuk ka qenë fe në kohën e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem edhe sot nuk është fe.

0 1294

Pyetje: A tolerohet ndonjëherë bidati? Si shembulli i disa imamëve që e dinë të vërtetën dhe kanë thirrur apo thërrasin në Sunet, por edhe i kanë akuzuar dhe kritikuar imamët e mëparshëm për bidate, ndërsa sot vetë ata bëjnë bidate duke kryer detyrën e imamit në ndonjë xhami?

Përgjigje: Ne e dimë se bidati është i refuzuar në këtë fe dhe është gjë e dëmshme. Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem në shumë porosi të tij për këtë umet ku i porosiste, që mos të bien në bidat, megjithatë me shkaqe të ndryshme muslimanët kanë rënë në bidate dhe ato janë shpërndarë në botën islame, kanë zënë vend dhe kanë lëshuar rrënjë të thella. Në këto rrethana nga shumë dashamirës të Sunetit janë bërë përpjekje për t’i luftuar dhe mënjanuar këto bidate, po edhe nga ana tjetër janë orvatur për ta ngjallur Sunetin e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem. Mirëpo në disa raste kanë rënë në hall me kolegët medhhebistë ekstremë dhe pleqtë, të cilët fenë e kanë njohur vetëm nëpërmjet një mësimi. Ajo që është më e keqe në trojet tona (në Ballkan) e kanë njohur fenë vetëm sipas medhhebit kinse hanefi, por në kallëpin e Turqisë me tesavuf dhe bidate, të cilat as vetë në medhhebin hanefi nuk gjenden. Ndërsa, këta hoxhallarë të ri “dashamirës të sunetit”, por njëkohësisht edhe që kanë dashur të punësohen nëpër xhami, si imamë dhe hatibë kanë kërkuar fetva nga dijatari i madh Ibën Bazi – Allahu e mëshiroftë, se a lejohet të punësohen si imamë dhe hatibë, nëse bien në disa bidate që i parashikojnë ata. Ibën Bazi – Allahu e mëshiroftë, ka dhënë fetva se lejohet me kusht, nëse nuk bien në bidate të fushës së akides dhe me kusht nëse ua mësojnë xhematit akiden e pastër dhe i largojnë nga shirku. Mirëpo kur është pyetur Dijetari më i madh i hadithit i kësaj epoke Shejh Nasirudin Albani për këtë çështje, ai nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Allahu e di më mirë.

0 1389

Pyetje: Cilat janë shkaqet që e bëjnë personin të bjeri në  bidate?

Përgjigje: Shkaqet që e bëjnë personin të bjeri në bidat mund të jenë të shumta dhe të ndryshme. Ato mund t’i përmbledhim në disa pika me të cilat mund të bëhen krahasime. Prej atyre shkaqeve veçojmë:

1 – Xhehli – padituria. Padituria është armiku më i madh i njeriut. Kur njeriu nuk e njeh Sunetin e Mustafasë salallAllahu alejhi ue selem, nuk i njeh parimet e fesë dhe as metodologjinë e të parëve tanë të mirë, bie shumë lehtë në bidat.

2 – Të konsideruarit e disa figurave fetare të paditur për prijës. Këta persona kanë veshur petkun e dijetarëve, por janë xhahila, japin fetva, merren me arsim në institute fetare dhe japin për fe thënie të tëra sipas epsheve dhe hamendjeve të tyre, pa u mbështetur në dituri dhe argumente të vërteta. Kështu ata shpikin në fe gjëra që nuk janë nga feja, gjegjësisht bidate ndërsa njerëzit i pasojnë. Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Do të dalin në umetin tim njerëz që llastohen me epshet e tyre, ashtu si llastohet qeni pas të zotit të vet. Nuk i mbetet nga venat (damarët) dhe as nyje pa iu futur në te”. (Sahih Tergib 49) Po ashtu Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu nuk e merr diturinë me rrëmbim duke e rrëmbyer nga robërit e vet, por e rrëmben diturinë duke marrë dijetarët derisa të mos mbetet asnjë dijetar, e pastaj njerëzit fillojnë t’i konsiderojnë dijetarë të paditurit. I pyesin dhe japin fetva pa dituri dhe kështu devijojnë vetë, por edhe të tjerët i largojnë nga rruga e drejtë”(Buhariu).

3 – Teklidi i verbër. Teklid i verbër d.m.th., imitimi i të tjerëve pa kërkuar argument. Kjo nuk lejohet meqë, askush nuk është i pagabueshëm. Atë imunitet e ka pasur vetëm Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem. Pra, ata prijës-imamë dikur kanë rënë në gabim dhe të tjerët i kanë pasuar, po më e keqja është se edhe sot, kur e vërteta është bërë e qartë dhe janë verifikuar e dokumentuar burimet e sheriatit, ata vazhdojnë t’i pasojnë imamët e tyre në gabimet që kanë rënë ata më parë, gjë të cilën as imamët e tyre nuk janë në pajtim me të.

4 – Adetet dhe besëtytnitë

5 – Interesi pas dynjasë. Interesi pas dynjasë ndahet:

  1. a) për ruajtjen e pozitës
  2. b) frika nga risku

NA NDIQNI NË