Arhiva DitoreSep 16, 2014

0 1454


Pyetje: Disa duke e ditur prejardhjen e tyre dhe përkatësinë kombëtare deklarohen se i përkasin një kombi tjetër. Çfarë thotë feja islame për këtë gjest?

Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu duke e ditur se i takon një kombi, të deklarohet se i takon një kombi tjetër. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush thirret në emër të dikujt tjetër përveç babait të tij duke e ditur se nuk është babai i tij, xheneti është haram për të.”[1], gjithashtu ka thënë  “Kush thirret në emër të dikujt tjetër përveç babait të tij apo thotë se e ka liruar dikush tjetër nga robëria, atij i takon mallkimi i Allahut, i melaqeve dhe i gjithë njerëzve. Allahu nga ai nuk pranon, as farzet, as nafilet”.[2] Shejh Uthejmini rahimehullah ka thënë: Njeriu e ka për obligim të identifikohet sipas përkatësisë që i takon, familjes, babait, gjyshit dhe nuk i lejohet të identifikohet me fis tjetër.

[1] Sahihul Buhari nr.4326

[2] Sahihu Muslim nr. 1370

0 1482


Pyetje: Disa e ndiejnë veten më të çmuar vetëm pse i takojnë racës së bardhë?

Përgjigje: Të gjitha këto dallimae mes njerëzve Allahu i Madhëruar i ka bërë me urtësinë e Tij të pakufishme dhe askund nuk na ka njoftuar, se raca e bardhë e çmon njeriun ndaj racës së zezë, por është diçka tjetër që e dallon njeriun prej njeriut. Këto dallime janë argumente të Allahut rreth të cilave duhet të meditohet.

Në suazat e ajeteve që flasin për këtë temë, i Dërguari i Allahut e ka edukuar gjeneratën e sahabëve. Kur u ligjësua ezani, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem e urdhëroi Bilalin ta thërresë ezanin. Kur u ngjit Bilali radijallahu anhu ta thërresë ezanin, e ai ishte etiopian i racës së zezë, Muadhi radijallahu anhu tha: A ky i biri i të zezës do të na thërresë për në namaz?!… Pejgamberisal-lallahu alejhi ue selem u zemërua shumë dhe i tha: “Ti, o Muadh, ke ende mbeturina të xhahilijetit”. Pastaj Muadhi u pendua dhe kërkoi nga Bilali që t’ia falë. Pra, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem e ka theksuar se ky dallim, nëse shihet si nënçmim, i takon xhahilijetit, injorancës. Islami e dënon këtë lloj dallimi. Po ashtu Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem nuk e ka lejuar që në mesin e muslimanëve të bëjnë dallim sipas racës dhe ka thënë: “O njerëz, Zoti juaj është Një, babai juaj është një, dijeni se arabi nuk ka dallim me joarabin, as joarabi me arabin, as i kuqi me zezakun dhe as zezaku me të kuqin, përveçse në devotshmëri”.[1]

[1] Sahih ligajrihi, shih: Sahihu Tergib nr. 2964

0 3047

Satanizmi që njihet si “adhurimi i djallit” është një prej ideologjive më torturuese dhe dhunuese në shoqërinë njerëzore. Satanizmi është një pjellë e hebraizmit, gjegjësisht ka lind nga sektet e fshehta kabaliste hebraike.

Deri në shekullin VIII është zhvilluar si një sekt i fshehtë hebre, duke praktikuar magjinë e zezë. Me 1960 në Kaliforni të Amerikës, Andon Szandor Lavej, hebreu me prejardhje hungareze, themeloi satanizmin modern. Themelet e para i kishte vendosur satanisti britanik që njihet me nofkën “Bishë” (The Beast 666), Aleister Croëley në fillim të vitit 1900. Filozofia e tij ishte ‘bën çka do’ dhe thotë se kjo filozofi ishte inspiruar nga djalli në shkrimin e librit The Book of Laë (Libri i Ligjeve). Në vitin 1966, Lavej shpall veten themelues të ‘kishës së djallit’. Edhe ky, si mësuesi i tij, mision kryesor e konsideronte shkatërrimin e religjioneve si besime në një Zot, kështu që të ketë pasues të tij më shumë të cilët do t’i shërbejnë djallit.

“Satanizmi nuk është vetëm grup ateist, por edhe anti-teist (kundër Zotit)” thotë ai.

II

Satanistët nuk besojnë në Zot, në engjëj, parajsë, ferr, librat e shenjtë, shpirt dhe djall. Besojnë vetëm në atë që është materiale. Kurse djallin nuk e besojnë, por e marrin si simbol për kundërshtimin e feve. Ata bazohen në teorinë e Darvinit se njeriu është një kafshë e evoluar. Në një nga postimet e Kishës së Djallit, ceket besimi i satanistëve: Satanistët nuk besojnë diçka mbi natyrën, ekzistencën e Zotit apo djallit. Për satanistët, njeriu është Zot i vetvetes.

Njëri nga priftat Satanist Peter Gilmore thotë: ”njeriu është një kafshë prandaj detyrohet të jetojë si kafshë. Prej teorisë së Darvinit janë ndikuar edhe fashizmi dhe komunizmi që në shekullin e kaluar morën jetën e 120 milion njerëzve. Të mbështetur në idetë e Nietzches janë edhe  grupet neo-naziste. Lavey thotë: Nietzche ishte një satanist në mendimet dhe idetë e tija, dhe ka ndikuar në mua.

Po ashtu edhe themeluesi i komunizmit, Karl Marx, gjatë studimeve në Universitetin e Berlinit, kishte shkruar poezi dhe i kishte emërtuar me emrin”Oulanem”emër që është përdor në mistik për djallin.

Hulumtuesi i satanizmit Jefrry Stefan, konsideron se ekzistojnë shtatë shkallë të afrimit tek satana. Në shkallën e parë gjinden falltarët dhe ata qe merren me magji, ndërsa në shkallën më të lartë janë Iluministët-“ithtarët e pastër të satanës”.

III

Në shekullin XIX francezi me prejardhje hebraike Elifas Levi, formon  simbolin që përdoret edhe nga “kisha e djallit” dhe Lavey, simbolin e Bafometit që njihet si bricjapë androgjen, gjysmë grua gjysmë burrë. Simboli tjetër i rëndësishëm është “Pentagrami” apo Ylli Pesëcepësh që njihet dhe jep një pamje të bricjapit të errësirës, Bafometit.

Satanistët si ritual të tyre kanë “meshën e zezë”që për herë të parë i hasim në fund të shek. XVII dhe fillim të shek. XVIII. Për kryerjen e këtyre meshave, satanistët kishin ftuar priftërinjtë katolikë të cilët ishin përjashtuar nga kisha. Një nga këta, ish prift, satanisti Gvidburg, përshkruan se si ishin mbajtur këto mesha. Femra lakuriqe shtrihej në krevat, duke lëshuar poshtë kokën dhe këmbët. Në gjoksin e saj vendosnin një peshqir me kryq, kurse në stomak vendosnin një gotë. Prifti Gvidburg, pastaj e priste me thikë fytin e foshnjës në barkun e

nënës dhe mbushte gotën me gjak. Trupin e fëmijës e ruanin, në mënyrë që nga ai më vonë të bënin pluhurin magjik.

Në shumicën e teksteve sataniste rok muzika e sidomos”Heavy Metal” (rok i rëndë) që njihet si ‘klithma e satanës’, paraqet një delirium ritual me të cilin adhurohet satana. Shfrytëzohet një ritëm i cili i përgjigjet aktit seksual thotë John Tod hulumtues i satanizmit. Nëse njerëzit një kohë i nënshtrohen këtyre tingujve, ata më vonë bëhen më shqetësuar, depresiv e pastaj agresiv. Ai i cili ka durim t’i dëgjoj tekstet e kësaj muzike, shpejt do të përfundoj se mesazhi i tyre është: të kundërvyerit e shoqërisë, prindërve dhe vlerave tjera tradicionale. Duke filluar nga “mbreti i muzikës rok” Elvis Prisli që ishte një narkoman dhe homoseksual,duke vazhduar me grupin legjendar “Beatles” pastaj Led Zeppelin, Rolling Stone, Metallica, The Eagles, Pink Flojd, etj përveq muzikës shkatërruese japin edhe mesazhet e tyre të fshehta për adhurimin e satanës. P.sh në kapakun e CD-së së grupit rok “Eagles” është fotoja e themeluesit të ‘kishës së djallit’ Andon Szandor Lavej. Ka edhe grupe më ekstreme të cilët koncertet i mbajnë ne vende të pista, me gjakderdhje, të errëta dhe gjatë koncertit grisin librat e shenjtë fetar. Edhe në kinematografin botërore kemi të inkuadruar në satanizm.

Aktoret e bukura, të tilla si Xhejn Mansfield dhe Merilin Monro përdoreshin nga njerëzit e elitës si vegla seksi. Xhejn Mansfield merrte pjese në ritualet satanike për të përmirësuar karrierën në Hollivud.

 

IV

Satanistët i kushtojnë kujdes të veçantë rinisë. Ata rinisë i premtojnë kënaqësi seksuale, pasuri, famë dhe ndikim apo fuqi. Hulumtuesi Jefrry Stefan shkruan:” satanisti, pasi që vendos kontakt me një adoleshent, pas një kohe e thërret në takim ku i premton drogë dhe seks gratis. Pastaj e fotografon në situata komprometuese (të droguar dhe këtë e shfrytëzon për shantazh). Takimet zbavitëse “party“ përcillen me muzikë të rëndë „heavy Metal“. Në një gjendje të tillë të dehjes narkotike, kjo muzikë depërton në nën-dije, në atë mënyrë që njeriu identifikohet me fjalët dhe ritmin e këngës të cilën e përjeton.

Kur ti pyet të rinjtë se pse kanë zgjedhur të bëhen satanist disa përgjigje janë: “jam i hidhëruar me Zotin pse mi ka marrë prindërit që kur isha i vogël“. Unë jam bashkuar me satanistët sepse kërkoja paqe“. “Kërkoja liri“

Të rinjtë që kanë probleme familjare, nuk kanë harmoni në shtëpi duke kërkuar harmoni diku tjetër bëhen pre e satanistëve. Së pari fillojnë duke sakrifikuar macet, lepur dhe kafshë tjera dhe duke ua pirë gjakun. Pastaj kalojnë edhe ekstreme më të mëdha duke mbytur njerëz për satanën deri në vetëvrasje, pra duke sakrifikuar edhe vetveten se ne nuk i takojmë këtij vendi.

Po e pwrmendi rastin e dy të rinjëve nga Los Angeles ,17 vjeçari Riki Kaso dhe 18 Vjeçari Himi Trojano, për vrasje rituale kishin zgjedhur viktimë, 17 vjeçarin Hari Lowers duke e vrarë në mënyrë më mizore.

Problemet familjare, mos interesimi për rinin, teoria e Darvinit që po mësohet ende nëpër shkolla, muzika rok, droga, alkooli, etj janë shkaktar që rinia të përfundoj më së keqi, në Satanizm. Allahu e ruajtë rininë tone nga ky mësim gjakatar i djallit.

0 6411

Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit

Prej mëkateve të mëdha që e nxjerrin muslimanin prej rrethit të Islamit dhe e bëjnë banorë të përhershëm të Xhehenemit, është edhe tallja me Allahun ose me Pejgamberin e Tij, sal-allahu alejhi ue selem, ose tallja me Kuranin ose me besimtarët.

Kjo temë ka hapësirë shumë të gjerë për atë që dëshiron të flas apo të shkruan, prandaj vendosa që t’i ceki shkurtimisht disa pika më kryesore që të mund të përfiton çdo musliman prej saj.

Kuptimi i fjalës tallje dhe s’i e ndajnë dijetarët talljen me fe

Fjala tallje në aspektin gjuhësor aludon në përqeshje, lojë, shaka dhe përbuzje.

Dijetarët  talljen me fe e ndajnë në dy lloje:

1- Tallje të qartë dhe të dukshme, dhe s’i shembull prej këtij lloji e kemi rastin e atyre që u tallën dhe i përqeshën sahabët dhe thanë se ata vetëm lakmojnë t’i mbushin barqet e tyre, ose fjalët e disave që thonë se feja juaj është e prapambetur, e egër, etj.

Dijetari Salih el Feuzani, Allahu e ruajt, thotë: “Prej thënieve tallëse me fe është thënia e disave se Islami nuk është fe adekuate për shekullin e njëzet, por është fe adekuate për shekujt e mesjetës, dhe se Islami është i prapambetur, i egër, ia merr gruas të drejtat e saja, e lejon divorcin dhe poligaminë. Po ashtu, prej fjalëve tallëse me fe janë edhe thëniet e disave se gjykimi me ligjet e përpiluara prej njerëzve, është më i mirë se gjykimi me Islam. Pastaj etiketimi i atyre që thërrasin në teuhid dhe e luftojnë shirkun, s’i ekstremistë, të egër, të prapambetur që dëshirojnë ta përçajnë xhematin dhe fenë, dhe se medh’hebi i tyre është i pesti, pastaj tallja me mjekrën, dhe me ata që i rrisin mjekrat e gjata, dhe shumë fjalë tjera të ngjashme më këto fjalë, të cilat janë fyerje e fesë së Allahut, azze ue xhel, dhe pasuesve të saj dhe tallje me akiden e vërtet”.

2- Tallje të paqartë dhe të padukshme. – Ky lloj është aq i përhapur në shoqëri sa mund të themi se është s’i deti pa breg. Prej shembujve të këtij lloji do të cekim: bërja me sy njëri tjetrit në formë talljeje me atë çka recitohet prej Kuranit ose diçka prej Sunnetit të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, pastaj nxjerrja e gjuhës, shtrirja dhe zgjatja e buzës në formë talljeje dhe përqeshje me ajetet kur recitohen apo lexohen prej Kuranit ose diçka prej Sunnetit, ose tallja në të njëjtën mënyrë me ata çka thirrin në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, etj.

Dispozita e talljes me fenë e Allahut azze ue xhel

Tallja dhe përqeshja me fenë e Allahut është kufër dhe është prej dhjetë gjërave që të nxjerrin prej Islamit. Është prej cilësive më të dallueshme të munafikëve. Argumentet për këtë janë të shumta, thotë Allahu, azze ue xhel: “Hipokritët betohen për Allahun se nuk thanë asgjë (të keqe). Por, në të vërtetë, ata thanë fjalën e mosbesimit, mohuan pas (pranimit të) Islamit dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme” Teube, 74.

 

” Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin, duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre. Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët) dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur” ” Mutafifin, 29-32

 

“Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? ” Teube,

65.

Shkakun e zbritjes të këtij ajeti na e përcjell imam Taberiu në tefsirin e tij, prej ibën Omerit se një njeri në luftën e Tebukit tha: “Nuk kemi parë s’i ata lexues të Kuranit (e kishte për qëllim sahabët ), ata lakmojnë vetëm t’i mbushin barqet e tyre, kanë gjuhë rrenacake, dhe janë më frikacakët kur e takojnë armikun”. Tha njëri që ishte aty prezent: Gënjen, t’i me të vërtet je munafik, do ta lajmëroj Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem. U nis t’i tregon, mirëpo Allahu e lajmëroi të dërguarin e Tij para se të mbërrin ky sahabij. Më vonë erdhi edhe ai që u tallte me ato fjalë te Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe tha: “O i dërguar i Allahut, ne me të vërtet kalonim kohën duke bërë tallje. Ne nuk kishim për qëllim në të vërtet talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës”.

Thotë ibën Omeri: Atë njeri e shihja se s’i ishte varur pas devesë së Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ndërsa gurët ia godisnin këmbët, kurse ai thonte: “O i dërguar i Allahut, ne me të vërtet kalonim kohën duke bërë tallje. Ne nuk kishim për qëllim në të vërtet talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës”. Kurse, Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, duke mos e kthyer fytyrën aspak kah ai, ia lexonte dhe përsëriste ajetin: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? ” Teube, 65.

Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Tallja me Allahun, me librin e Tij, dhe me të dërguarin e Tij është kufër. Vepruesi i kësaj vepre bën kufër pasi që ka besuar.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë,thotë: “Një musliman që thotë bismilah ( në emër të Allahut ) duke pi alkool, ose duke iu afruar zinasë ( imoralitetit ), në formë të përbuzjes apo shakasë, bën kufër”.

Dijetari Sulejman ibën Abdullah et Temimi, Allahu e mëshiroftë, t hotë: “Dijetarët janë unik se ai që tallet me Allahun, me të dërguarin e Tij, me librin e Tij dhe me fenë e Tij, bën kufër. Edhe në rast se bën shaka me fe, por nuk e ka për qëllim realitetin e talljes dhe nuk e ka për qëllim ta përbuz apo nënçmon Allahun dhe fenë e Tij, bën kufër”.

Është pyetur myftiu i mëhershëm i Arabisë Saudite, Muhamed ibën Ibrahim, Allahu e mëshiroftë, se ai që e urren mjekrën dhe thotë se është fëlliqësirë, pisllëk, dhe papastërti, a bëhet renegat ( a del prej feje )?

Myftiu u përgjigj: “Në rast se e din se hadithet që kanë ardhur për mjekrën janë të vërteta dhe se është prej Sunnetit të Pejgamberi , sal-allahu alejhi ue selem, atëherë kjo është tallje me atë me të cilën ka ardhur Pejgamber , sal-allahu alejhi ue selem, dhe ai person e meriton të gjykohet me atë dispozitë, dmth: me kufër”.

Sa musliman sot shqiptojnë fjali të kufrit që i nxjerrin prej Islamit, e ata janë të pandjeshëm dhe të pavetëdijshëm. Allahu na ruajt.

Përcillet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Vërtet robi e thotë një fjalë të cilës nuk i jep rëndësi fare dhe për shkak saj hidhet në zjarr të Xhehenemit nga një largësi sa lindja prej  perëndimit”. ( Buhari dhe Muslimi )

A pranohet pendimi i atij që tallet me fenë e Allahut?

Dijetari Muhamed el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ” Komentimi i librit të Teuhidit” Thotë: “Dijetarët a kanë ra në ujdi mes tyre se ai që e fyen Allahun, ose të dërguarin e Tij ose librin e Tij, a i pranohet pendimi apo jo?

Thotë dijetari Muhamed el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, se dijetarët për këtë çështje janë të ndarë në dy grupe.

Grupi i parë thotë se nuk i pranohet pendimi, dhe ai person mbytet s’i jobesimtar. Atij nuk i falet as namazi dhe s’lejohet që të lutemi për të tek Allahu, azze ue xhel, që ta mëshiron .

Grupi i dytë thotë se atij i pranohet pendimi, në rast se ai e pranon gabimin, pendohet sinqerisht dhe gjurmët e pendimit të tij shihen në veprat dhe sjelljet e tija, dhe e përshkruan Allahun me cilësitë më të larta që i meriton”.

Prej formave të talljes që i dëgjojmë dhe i lexojmë këto ditë në gazeta, revista, dhe në faqe të ndryshme të internetit, janë edhe shkrimet e shumë autorë të ashtuquajtur musliman kundër mbulesës, me pretekst se ajo paraqet prapambeturin. Pastaj sulmi i tyre kundër mjekrës, kundër poligamisë, kundër xhamive dhe ezanit, pastaj shkrimet e shumta kundër Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, dhe vizatimi i karikaturave të ndryshme me pretekst të lirisë e të shprehurit në mediume, etj.

Çdo musliman duhet ta dijë se detyrohet mohimi i atyre që tallen me fenë e Allahut azze ue xhel, dhe duhet t’ia tërheqim vërejtjen atyre për rrezikun që e përmban ky mëkat në vete. Në rast se nuk i përgjigjen vërejtjeve tona, atëherë s’lejohet që të ulemi me to në të njëjtin vend, se atëherë edhe ne do të bëhemi mëkatar, thotë Allahu, azze ue xhel: “Ai ju a ka shpallur në Libër ,Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit”. Nisa, 140.

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem,

 

 

PËRKTHEU: IRFAN JAHIU

0 3866

Lavdërimi i takon Allahut

Rritja e fëmijëve për ta pasuar Islamin nga një moshë e hershme,të mësuarit përmendësh Librin e Allahut dhe të edukuarit e tyre është Sunet i Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) si dhe konsiderohet si një çështje shumë e rëndësishme, sidomos në këtë kohë dhe moshë.

Por është diçka që shumë njerëz e neglizhojnë në lidhje me fëmijët e tyre dhe ndaj atyre që janë nën kujdesin e tyre,dhe ata bëhen të hutuar nga gjërat që nuk do të jenë në dobinë e tyre në Botën tjetër dhe me të vërtetë mund ti dëmtojnë ata, dhe i bën ata emocionalisht të lidhur me ata  që madje nuk e meritojnë të përmenden, e lëre më të mirën si model, siç janë aktorët, sportistët dhe këngëtarët.

E çmojmë pyetjen e motrës tonë dhe e lusim Allahun ta bëj atë të palëkundur dhe t’i ndihmojë në këtë dhe çështjet e tjera, dhe t’i jap shpërblim në Ditën e Gjykimit. Çfarë mund të jetë më madhështore se sa takimi i Zotit me regjistrat e veprave të mira të cilat përfshijnë të udhëzuarit e të tjerëve për të bërë mirë si dhe pjesëmarrja në ngritjen e së mirës?!

Në lidhje me këtë vajzë të vogël dhe të mësuarit asaj Kuranin përmendësh, ne e këshillojmë motrën tonë të veprojë  si në vijim:

1.-  Fillo me atë që është më e lehtë  për ta lexuar dhe memorizuar, domethënë  Suren Fatiha, pastaj me xhuzin e fundit, duke punuar nga fundi. Fillimi me diçka të lehtë ndihmon të lëvizësh në pjesët më të vështira. Veç kësaj ajo do të ketë vërtetë nevojë për këtë kur të fillojë ta mësojë faljen e namazit.

2.- Sasia që duhet mësuar çdo ditë duhet të jetë e vogël,në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të memorizojë atë dhe do të jetë lehtë për ta memorizuar atë çfarë vjen më pas. Kjo sasi ndryshon nga një fëmijë në tjetrin, varësisht nga inteligjenca  dhe memorja e tij/saj

3.- Rishikoja shpesh në mënyrë që t’i ngulitet ajo çfarë ka mësuar përmendësh. Mos lejo t’i kalojë ndonjë ditë pa mësuar përmendësh diçka të re dhe përsëritur të vjetrën

4- Inkurajoje atë duke i dhënë shpërblime çdo herë- për shembull- kur të  përfundon xhuzin dhe e ka mësuar mirë përmendësh.

5.- Fillo të lëvizësh duke e nxitur atë si dhe duke përsëritur, që është zakonisht stadi i parë në mësimin përmendësh, për ta mësuar atë si të lexojë, kështu do të jetë lehtë për të ta lexojë Kuranin vetë, në kohët kur motra e saj ose mësuesi nuk janë të pranishëm.

6.-  Le të mësohet  të këndojë në namaz çfarë ka memorizuar, qoftë ajo namaz i obligueshëm apo namaz nafile, në kohën kur ajo arrin moshën ku namazi i kërkohet dhe mund ta kuptojë atë

7-   Le të adaptohet të dëgjojë në kaseta ose në kompjuter atë që ka mësuar përmendësh, kështu ajo do të ketë mundësi t’i dëgjojë të dyja: shqiptimin e mirë dhe recitimin e mirë, dhe do të ketë mundësi ta rishikojë dhe forcojë atë që e ka mësuar.

8-  Zgjedhe kohën e mirë për memorizim kur ka pak hutime- siç janë koha pas Sabahut ose ndërmjet namazit të Akshamit dhe të Jacisë. Shmangu kohëve kur ajo është e uritur, e lodhur ose e përgjumur.

9- Lavdëroje atë para fqinjëve dhe farefisit për atë që ka mësuar përmendësh, për ta inkurajuar atë dhe për t’i inkurajuar edhe ata ta bëjnë të njëjtën gjë; në të njëjtën kohë, lutu për të ta mbrojë Allahu nga dëmi i syrit të keq dhe zilisë (hasedit)

10- E rëndësishme është të ketë një lloj të Mus’hafit pa e ndryshuar, kështu pamja e ajeteve do të jetë e vulosur në memorjen e saj.

11- Duhet ta inkurajosh të shkruajë atë që ka mësuar përmendësh  kështu ajo do të ketë mundësi të kombinojë mësimin e shkrimit me përforcimin e hifzit.

Dhe Allahu Dhurues i fuqisë dhe suksesit.

Përktheu nga anglishtja: Nazlije Maliqi

NA NDIQNI NË