Arhiva DitoreSep 11, 2014

0 1560

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

Vëllezër besimtar,

Allahu njerëzimit ia ligjësoi Islamin si fe dhe ligj. Me Islam njeriut ia garantoi përmirësimin e zemrave dhe trupave, ruajtjen e pasurive dhe shoqërive, në çdo kohë e vend, pa marrë parasysh gjuhën dhe racën e tyre. Për këtë shkak zbriti dispozita dhe caktoi dënime, e qartësoi të mirën dhe të keqen. Pasi që këto dispozita binin ndesh me epshet dhe dyshimet e disa njerëzve, këta të fundit i pranuan këto dispozita me mëdyshje duke i mohuar në tërësi ose duke i devijuar dhe komentuar disa prej citateve sipas epsheve dhe dyshimeve të tyre. Kjo metodologji e pranimit të citateve padyshim se është shumë e rrezikshme për jetën e njeriut. Prandaj më së miri për një musliman është që të paralajmërohet prej kësaj dukurie negative dhe ta mëson veten në pranimin e dispozitave pa mëdyshje dhe skepticizëm.

Për ta madhëruar dhe lavdëruar Allahun e domosdoshme është madhërimi i dispozitave dhe respektimi i kufijve të Tij. Shenja e dashurisë së çiltër është nënshtrimi ndaj të dashurit. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Prej gradave të para të madhërimit të Allahut është madhërimi i urdhrit të Tij dhe e ndalesës që e ndaloi Ai. Kjo, për shkak se besimtari e njeh Zotin e tij nëpërmjet mesazhit që e dërgoi me të të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selem, deri tek njerëzimi. Përmbajtja e atij mesazhi është: “Nënshtrim i plotë i urdhrit të Tij dhe largimi prej ndalesës që e ndaloi Ai”. Kjo arrihet vetëm me madhërimin e urdhrit të Allahut dhe pasimit të tij dhe me madhërimin e ndalesës së Tij dhe largimit prej saj. Madhërimi i urdhrit të Allahut dhe i ndalesës së Tij prej anës së besimtarit është argument për madhërimin e tij të Allahut dhe me këtë do t’i mundësohet atij që të jetë prej punëdrejtëve që dëshmohet me to besimi i drejtë dhe i pastër dhe shërimi prej hipokrizisë së madhe”.

O ju robërit e Allahut, 

Pasi që kriter i domosdoshëm i madhërimit të Allahut është madhërimi i dispozitave të Tij, atëherë detyrohet që çdo musliman të nxiton në realizimin e tij, ta edukon veten në të derisa të drejtohet dhe të vazhdon më tutje.

Madhërimi i dispozitave të Allahut ka shenja që aludojnë në të dhe prej atyre shenjave mundemi t’i cekim:

– Mospasja e të drejtës për të zgjedhur në pranimin e dispozitës së Allahut.

Muslimani nuk ka të drejtë zgjedhjeje në pranimin e dispozitave të Allahut, por  detyrohet që t’i nënshtrohet plotësisht dhe tërësisht dispozitave të Allahut pa mëdyshje apo hamendje: “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur”. Ahzab 36.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ky ajet është i përgjithshëm dhe vlen për të gjitha çështjet. Edhe atë kur gjykon Allahu dhe Profeti i Tij, alejhi salatu ue selam, me diçka nuk i lejohet askujt kundërshtimi i këtij gjykimi, e as nuk ka të drejtë zgjedhjeje, e as dhënie mendimi apo thënie të ndonjë fjale”.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti e sjell një thënie të Hasan el Basriut, Allahu e mëshiroftë,  i cili kishte thënë: “Nuk i takon një besimtari e as një besimtareje kur të urdhëron Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-allahu alejhi ue selem, me diçka t’i kundërvihen”.

Po ashtu, prej shenjave që aludojnë në madhërimin e citateve sheriatike është:

– Mosekzistimi i ndjenjës së ngushtimit në gjoks gjatë dëgjimit të citatit sheriatik.

Muslimani duhet ta edukon veten e tij që t’i pranon citatet dhe të vepron me to me gjoks të hapur dhe me zemër të qetë ashtu siç na mëson edhe Allahu në Kuran: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht”. Nisa 65.

Imami Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Betohet Allahu, azze ue xhel, në veten e Tij Fisnike dhe të Shenjtë se nuk ka besuar asnjëri përderisa ta marrin Muhamedin, alejhi salatu ue selam, për gjyqtar në të gjitha çështjet dhe se çdo gjykim i tij është i drejtë dhe jemi të detyruar t’i nënshtrohemi këtij gjykimi me zemër dhe me vepra. Prandaj Allahu tha: “e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht”, që do të thotë se ti kur gjykon i nënshtrohen asaj që ti gjykon në brendësinë e tyre dhe nuk ndiejnë në vetvete ngushtim në gjoks ndaj gjykimit tënd dhe të binden ty plotësisht pa kundërshtime dhe pengesa”.

Po ashtu, prej shenjave që aludojnë në madhërimin e citateve sheriatike është:

– Hulumtimi i tepërt apo thellimi në kërkimin e urtësisë së ligjësimit të citatit.   

Kjo veti e cungon përsosmërinë e bindjes dhe nënshtrimit, madje mund të ndodhë që vazhdimësia në kërkimin e urtësive të citateve ta çon njeriun deri në mohimin e disa dispozitave fetare. Muslimani duhet ta edukon veten në pranimin e dispozitave me gjoks të gjerë. Nuk ka pengesë në rast se dëshiron ta di urtësinë dhe ta kërkon atë në rast se ka mundësi, mirëpo në rast se nuk mundet ta zbulon urtësinë e ligjësimit atëherë prej etikës dhe moralit të lartë është përmbajtja dhe largimi prej kërkimit të saj: “Ai nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten”. Enbija 23.

Imami ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Muslimani i nënshtrohet dispozitave të Allahut pa marrë parasysh se a i paraqitet atij urtësia e ligjësimit apo jo. Në rast se i qartësohet urtësia e ligjësimit në urdhrin dhe ndalesën e Tij atëherë ajo duhet të jetë nxitës në rritjen e nënshtrimit dhe bindjes në urdhrin e Allahut dhe nuk duhet që të jetë shkak i largimit të tij prej asaj dispozite apo mohimit të saj në përgjithësi”.

Imami Ibën Ebil Iz el Hanefij, Allahu e mëshiroftë, komentuesi i librit Akide Tahauije thotë: “Dije se ndërtimi i të qenit rob i Allahut dhe besimi në Allahun, në Librat e Tij dhe në të Dërguarit e Tij bëhet me nënshtrim dhe bindje dhe me mos parashtrimin e pyetjeve rreth shpjegimit të hollësishëm të urtësive në urdhëresat, në ndalesat dhe në ligjësimet. Për këtë shkak Allahu nuk na tregoi në Kuran për ndonjë Umet të ndonjë Profeti i cili i besoi të Dërguarit të tyre dhe mesazhit me çka erdhi ai, e ta kishin pyetur hollësisht për urtësitë e urdhrave, ndalesave dhe ligjeve me të cilat kishte ardhur tek ai Umet. Po të kishin vepruar ashtu nuk do të ishin prej besimtarëve në të Dërguarin e tyre. Ata u nënshtruan, u bindën, çka e ditën prej urtësive e mësuan dhe çka u fsheh prej tyre nuk u bë shkak që ata t’i largohen bindjes dhe nënshtrimit, ndërsa i Dërguari i tyre në sytë e tyre ishte shumë më i madh se sa ta pyesnin për këto çështje”.

Hutbeja e dytë 

Falënderimi i takon vetëm Allahut që i bëri besimtarët vëllezër mes veti. Kjo është dhuntia e Allahut ndaj besimtarëve dhe me të vërtetë Allahu zotëron dhunti të mëdha. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju vëllezër musliman,

Po ashtu prej shenjave që aludojnë në madhërimin e citateve sheriatike është:

– Zemërimi për hir të Allahut kur cenohet paprekshmëria e ligjeve dhe ndalesave të Tij dhe tentimi i mbrojtjes së tyre sipas mundësive.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, çdo herë që kishte të drejtë zgjedhjeje mes dy gjërave, e zgjidhte më të lehtën, në rast se ajo vepër nuk përmbante në vete mëkat. Në rast se ishte mëkat atëherë ishte njeriu që më së shumti i largohej atij. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, nuk është hakmarrë për vetveten e tij, mirëpo kur janë shkelur urdhrat e Allahut, asgjë nuk ka mundur të ndalë zemërimin e tij”.

Robi sa më shumë që është xheloz për fenë e Allahut dhe për shenjtërinë e saj dhe sa më shumë që nxiton në përmirësimin e muslimanëve, aq më shumë është argument për madhërimin e tij të dispozitave dhe përkujdesjen e tij për mos tejkalimin e kufijve të fesë.

Po ashtu, prej shenjave bazë është edhe:

Detyrimi i robit që t’i pranon dispozitat si adhurim me të cilin afrohet nga Allahu e mos t’i pranon për syefaqësi dhe prestigj.

Muslimani duhet të jetë prej atyre që pikëllohet për hir të Allahut kur i ikën ndonjë e mirë dhe të gëzohet për hir të Allahut kur arrin ta vepron një të mirë. Ebu Jemame, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell prej Profetit, alejhi salatu ue selam, të kishte thënë: “Kush do për hir të Allahut dhe urren për hir të Allahut dhe jep për hir të Allahut dhe merr për hir të Allahut, vetëm se e ka plotësuar besimin e tij”.

Dhe në fund, prej shenjave që aludojnë në madhërimin e citateve sheriatike është edhe:

Përmbajtja prej asaj që nuk ka dituri dhe paralajmërimi prej zhytjes në studime të citateve padituri.

Muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm rreth parimeve të kërkimit të diturisë duke u bazuar në fjalët e Allahut: “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi”. Isra 36, dhe në fjalët e Allahut që ia tha Nuhit, alejhi salatu ue selam, kur kërkoi ky i fundit që Allahu t’ia shpëton djalin prej dënimit: “Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit”. Hud 46.

Allahu, azze ue xhel, ithtarëve të Librit u tha: “Mirë ju polemizoni për gjëra që keni një farë dijenie (për çështje që lidhen me Musain dhe Isain), por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë (për Ibrahimin)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë”. Ali Imran 66.

Allahu në ajetin e parë e edukoi të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam, me një edukatë madhështore duke e mësuar që t’i përmbahet asaj që nuk ka dituri, ndërsa në ajetin e dytë Allahu e ndaloi Nuhun, alejhi selam, prej parashtrimit të pyetjeve për atë që nuk e di dhe atë e konsideroi prej paditurisë.

Sidoqoftë, zhytja në studime rreth kuptimeve të citateve pa dituri apo të folurit për Allahun dhe fenë e Tij pa dituri është mëkat i madh dhe është shkak që sjell dëme të mëdha për veten dhe për të tjerët.

Muhamed ibën Sirini, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Që të vdes një njeri si i paditur është më mirë për të se sa të flet për Allahun dhe fenë e Tij diçka që nuk e di”.

O Zot, shtona nënshtrimin ndaj dispozitave të Tua dhe shtona madhërimin Tënd në zemrat e tona, mundësona që ta dallojmë të vërtetën prej të pavërtetës dhe ta pasojmë atë dhe mundësona ta dallojmë të pavërtetën prej të vërtetës dhe t’i largohemi asaj.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 2964

Desha të shkruaj rreth vetëm një momenti nga jeta e secilit prej nesh, moment pas të cilit njeriu transferohet nga fqinjësia e njerëzve në fqinjësi të Zotit të njerëzve. Ah çfarë momenti është ai, takim pas një jete…

Secili prej nesh e ka çuar jetën – qoftë e gjatë apo e shkurtë – duke e pritur dhe u përgatitur për atë moment. Ai që kishte zemër të shkujdesur nga përmendja e tij, ai u bë njeri i prishur. Islami ndërveproi me ne mbi këtë thelb dhe theksoi në disa ajete të Kuranit realitetin dhe mosikjen e vdekjes:

” إنك ميت وإنهم ميتون ثم إنكم يوم القيامة عند ربكم تختصمون ”

“Me të vërtetë, do të vdesësh ti, e me të vërtetë, do të vdesin edhe ata, e pastaj, në Ditën e gjykimit, te Zoti juaj do të polemizoni.”(Zumer 30-31).

” وماجعلنا لبشرمن قبلك الخلد أفإين مت فهم الخالدون”

“Dhe, Ne, para teje, askë nuk e kemi bërë të pavdekshëm, e nëse ti vdes; a do të mbesin ata gjallë” (Enbija 34).

” كل نفس ذائقة الموت ”

“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen”.

” كل نفس ذائقة الموت وإنما توفون أجوركم يوم القيامة فمن زحزح عن النار وأدخل الجنة فقد فاز وما الحيوة الدنيا إلامتاع الغرور ”

“Çdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kijametit, dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehennemit dhe hyn në xhennet, ai ka shpëtuar. E, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese” (Ali Imran 185).

” قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَ اكُنتُمْ تَعْمَلُونَ ”

“Thuaj: “Vdekjes së cilës po i ikni ju, ajo do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, dhe Ai do t’u informojë juve për atë që keni punuar” (Xhumua 8).

O Zot! Saqë edhe Muhamedit, të dashurit të Allahut, të Dërguarit të Allahut i qe shkruar të vdesë që d.m.th. se vdekja nuk është diçka e keqe, madje kur Allahu ia ofroi që të zgjedhë mes vdekjes dhe përhershmërisë në Tokë, Resulullahu, alejhi salatu ue selam, zgjodhi vdekjen dhe transferimin për te shoqëria më e mirë, te fqinjësia me Allahun.

Pastaj, pasi na mësoi se vdekja është realitet për çdo krijesë dhe nuk ka ikje prej tij, Islami na mësoi se çfarë raporti duhet të mbajmë me këtë realitet, dhe atë në tre faza:

1 – faza e parë: para vdekjes

Kjo është faza më e rëndësishmë, nga e cila rrjedhin edhe dy fazat e tjera.

Kjo fazë fillon me ditën kur njeriu arrinë moshën e pubertetit, ngaqë çdo detyrë me çka Allahu e ngarkoi njeriun e lidhi drejtpërdrejtë me vdekjen dhe Shtëpinë e Fundit, na informoi për dënimet që pasojnë në rast të jozbatimit të atyre veprave. Në hadith[1] thuhet: “Kur i vdekuri vendoset në varr, ai gjithsesi do t’i dëgjojë zhurmat e këpucëve të njerëzve kur largohen nga ai, nëse ishte besimtar namazi do t’i qëndrojë te koka, agjërimi nga ana e djathtë, zeqati nga ana e majtë ndërsa veprat e mira sikurse sadakaja, lidhja familjare, mirësia dhe bamirësia ndaj njerëzve do t’i qëndrojnë te këmbët. Do t’i shkohet (për ndëshkim) nga ana e kokës, por namazi do të thotë: Këndej s’ka hyrje! Do t’i shkohet nga e djathta, por agjërimi do të thotë: Këndej s’ka hyrje! Do t’i shkohet nga e majta, por zeqati do të thotë: Këndej s’ka hyrje! Pastaj do t’i shkohet nga ana e këmbëve, por veprat e mira do të thonë: Kërkoni dikë tjetër, sepse këndej nuk ka hyrje”.

” خلق الموت والحياة ليبلوكم أيكم أحسن عملا ”

“E krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju sprovuar kush do të punojë më së miri”.

2 – faza e dytë: gjatë vdekjes

Siç thamë, kjo fazë është rrjedhojë e asaj të parës. Nëse njeriu ishte nga njësuesit, Allahu do ta forcojë:

“يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ وَيُضِلُّ اللّهُ الظَّالِمِينَ وَيَفْعَلُ اللّهُ مَا يَشَاء”

“Allahu besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje; Allahu punon ç’të dojë.” (Ibrahim 27). Po ashtu nëse ishte prej të qëndrueshmëve:

(إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ)

“Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu, e pastaj janë të qëndrueshëm në të drejtë, do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’u thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar” (Fussilet 30).

I ngjashëm me këtë është hadithi[2] ku Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Vërtet robi besimtar, kur është duke u shkëputur nga kjo dynja dhe duke hyrë në ahiret, tek ai zbresin melaqe nga qielli, me fytyra të bardha, sikur fytyrat e tyre të jenë Dielli. Kanë me vete qefin prej qefineve të xhenetit dhe aromë prej aromave të xhenetit. Ulen para tij aq sa mund të shikojë ai, pastaj vjen Meleku i vdekjes, i ulet te koka dhe i thotë: o ti shpirt i mirë – në një transmetim: i qetësuar – dil drejt faljes dhe kënaqësisë së Allahut! Shpirti del ashtu siç del uji nga ena. Pastaj ai e merr – në një transmetim[3]: – kur shpirti del, çdo melek mes qiellit dhe tokës dhe çdo melek në qiell ia falë atij xhenazen, i hapen dyert e qiellit, banorët e çdo dere e lusin Allahun që ai shpirt të kalojë nga dera e tyre – dhe posa ta merr, melekët tjerë nuk e lënë asnjë çast dhe e marrin për ta vendosur në atë qefin dhe në ato aroma, ky është ajeti:“të dërguarit (melekët) tanë ia marrin shpirtin dhe nuk bëjnë asnjë lëshim” (Enam 61); dhe nga ai del një aromë që është më e mira në fytyrë të tokës”.

Shënohet se Nëna e besimtarëve, Ajsheja ka thënë: “Kur Allahu ia do të mirën një robi, një vit para se të vdesë ia çon një melek që do ta drejtojë dhe do t’i jep sukses, saqë njerëzit do të dëshmojnë: Filani vdiq si është më së miri, kur i afrohet dalja e shpirtit dhe i sheh sevapet e tij, shpirti i gëzohet. Ky është momenti kur ai dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu dëshiron takimin me të. Mirëpo, kur Allahu nuk ia do të mirën dikujt, një vit para se të vdesë ia çon një shejtan që do ta devijojë dhe sprovojë, saqë njerëzit do të dëshmojnë: Filani vdiq si është më së keqi, kur i afrohet dalja e shpirtit dhe e sheh çfarë ndëshkime po i zbresin, shpirti i ngushtohet. Ky është momenti kur ai urren takimin me Allahun dhe Allahu urren takimin me të.

Tirmidhiu në temat e Kaderit ka shënuar këtë hadith[4]: Përcjellë Enesi: Profeti, alejhi salatu ue selam, ka thënë: Vërtetë, Allahu kur ia do të mirën një robi, e merr në punë? Si e merr në punë o Resulullah? –  e pyetën. “I jep sukses të bëjë vepra të mira para vdekjes” – u përgjigj.

Ibën Xhurejxhi transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, lidhur me komentin e ajetit: “derisa ndonjërit kur t’i vijë vdekja e ai të thotë: Zoti im, më kthe!” i kishte thënë Ajshes: kur besimtari i sheh melaqet, ata i thonë: Të të kthejmë në dynja? Ai thotë: Ku, në botën e brengave dhe pikëllimeve? Më afroni tek Allahu! Ndërsa qafirit i thonë: Të të kthejmë në dynja? Ai thotë: “Më ktheni, ndosha punoj punë të mira”.

3 – faza e tretë: pas vdekjes

Kur t’i vijnë melaqet në varr për ta pyetur për Zotin e tij, fenë e tij dhe pejgamberin që Allahu e dërgoi për të dhe ai njeri ishte prej të qëndrueshmëve në dynja, Allahu do ta forcojë – siç e forcoi gjatë vdekjes për ta shqiptuar shehadetin – dhe do ta frymëzojë t’u përgjigjet pyetjeve.

Allahu na stërvitë me vdekje çdo natë, që të mos habitemi pastaj.

(وَهُوَ الَّذِي يَتَوَفَّاكُم بِاللَّيْلِ وَيَعْلَمُ مَاجَرَحْتُم بِالنَّهَارِ ثُمَّ يَبْعَثُكُمْ فِيهِ لِيُقْضَى أَجَلٌ مُّسَمًّى ثُمَّ إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ ثُمَّ يُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ)

“Ai natën ju bën të vdisni dhe e di çka punoni ditën. Pastaj ju ngjallë ditën, për të arritur kohën e caktuar të jetës. Pastaj, i ktheheni Atij dhe ju tregon atë që keni punuar” (Enam 60).

(اللَّهُ يَتَوَفَّى الْأَنفُسَ حِينَ مَوْتِهَا وَالَّتِي لَمْ تَمُتْ فِي مَنَامِهَا فَيُمْسِكُ الَّتِي قَضَى عَلَيْهَا الْمَوْتَ وَيُرْسِلُ الْأُخْرَى إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ)

“Allahu i merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes, por dhe atyre që nuk kanë vdekur e janë në gjumë, e ai ndalë shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, e të tjerëve ua kthen shpirtërat deri në kohën e caktuar. Me të vërtetë, për këtë ka argumente, për ata që mendojnë” (Zumer 42).

Nga mëshira dhe mirësia e Allahut për ne është që e fshehu për ne dijen e të fshehtës, për ta ditur se si do të vdesim, kur, ku?! Secili prej nesh ka një afat të caktuar dhe të shkruar, ai nuk vonohet e as nuk vjen para kohe.

” وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَنْ تَمُوتَ إِلاَّبِإِذْنِ الله كِتَابًا مُّؤَجَّلاً وَمَن يُرِدْ ثَوَابَ الدُّنْيَا نُؤْتِهِ مِنْهَا وَمَن يُرِدْ ثَوَابَ الآخِرَةِ نُؤْتِهِ مِنْهَا وَسَنَجْزِي الشَّاكِرِينَ ”

“Çdo gjallesë vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Na ia japim, e kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër na ia japim, dhe me siguri i shpërblejmë mirënjohësit” (Ali Imrar 145).

” وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ فَإِذَا جَاء أَجَلُهُمْ لاَ يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلاَ يَسْتَقْدِمُونَ ”

“Çdo popull e ka fundin e vet, dhe kur t’i vijë koha e fundit, nuk mund të shtyhet as të shpejtohet, kurrsesi” (Araf 34).

” قُل لاَّأَمْلِكُ لِنَفْسِي ضَرًّا وَلاَ نَفْعًا إِلاَّ مَا شَاء اللّهُ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ إِذَا جَاءأَجَلُهُمْ فَلاَ يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلاَ يَسْتَقْدِمُونَ ”

“Thuaj: “Unë nuk jam në gjendje t’i bëj vetes as dëm as dobi, përveç asaj që dëshiron Perëndia. Çdo popull ka afatin e vet; kur t’i vijë ai, nuk mund ta shtyejnë (ata), për asnjë çast, e as ta shpejtojnë” (Junus 49).

” وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللّهُ النَّاسَ بِظُلْمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيْهَا مِن دَآبَّةٍ وَلَكِن يُؤَخِّرُهُمْ إلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى فَإِذَا جَاء أَجَلُهُمْ لاَيَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلاَ يَسْتَقْدِمُونَ ”

“Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të mëkateve të tyre, nuk do të lënte asgjë të gjallë në Tokë, por Ai i lë deri në afat të caktuar, dhe kur t’u vjen afati atyre, as për një moment nuk mund as ta shtyejnë as ta shpejtojnë” (Nahël 61).

” إِنَّ اللَّهَ عِندَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَّا ذَا تَكْسِبُ غَدًا وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ ”

“Me të vërtetë, vetëm Allahu e di Çastin (Ditën e Kijametit), Ai e zbret shiun dhe di çka ka në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdes. Me të vërtetë, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje”(Lukman 34).

Kini kujdes nga fjalët e shejtanit: ‘sikur të mos shkonte atje nuk do të vdiste’ apo ‘sikur të rrinte këtu nuk do të ndodhte kjo’.

” أَيْنَمَا تَكُونُواْ يُدْرِككُّمُ الْمَوْتُ وَلَوْ كُنتُمْ فِي بُرُوجٍ مُّشَيَّدَةٍ وَإِن تُصِبْهُمْ حَسَنَةٌ يَقُولُواْ هَذِهِ مِنْ عِندِ اللّهِ وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَقُولُواْ هَذِهِ مِنْ عِندِكَ قُلْ كُلًّ مِّنْ عِندِ اللّهِ فَمَا لِهَؤُلاء الْقَوْمِ لاَيَكَادُونَ يَفْقَهُونَ حَدِيثًا ”

“Kudo që të gjendeni ju, do t’ju arrijë vdekja, madje qofshi edhe në kështjellat më të forta. Në qoftë se (hipokritëve) u arrin ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga ana e Perëndisë”. E, nëse i godit ndonjë e ligë, ata thonë: “Kjo është prej teje (o Muhammed!)” Thuaju(atyre): “Të gjitha (e mira dhe e liga) janë prej Allahut”. Ç’është me këtë popull, që kurrsesi nuk kuptojnë fjalët”! (Nisa 78).

” يَقُولُونَ لَوْكَانَ لَنَا مِنَ الأَمْرِ شَيْءٌ مَّا قُتِلْنَا هَاهُنَا قُل لَّوْ كُنتُمْ فِي بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ الَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقَتْلُ إِلَى مَضَاجِعِهِمْ وَلِيَبْتَلِيَ اللّهُ مَا فِي صُدُورِكُمْ وَ لِيُمَحَّصَ مَا فِي قُلُوبِكُمْ وَ اللّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ ”

“Ata thonë: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Dhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në atë vend të vrasjes, – e Allahu juve ju sprovon për t’ju gjurmuar ç’keni në gjoksa dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Se Allahu, me të vërtetë e di ç’keni në zemrat tuaja” (Ali Imran 154).

” وَهُوَ الْقَاهِرُفَوْقَ عِبَادِهِ وَيُرْسِلُ عَلَيْكُم حَفَظَةً حَتَّىَ إِذَا جَاء أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ تَوَفَّتْهُ رُسُلُنَا وَهُمْ لاَ يُفَرِّطُونَ ”

“Ai sundon mbi robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë kur njërit nga ju i vjen vdekja, të dërguarit tanë (engjëjt) e bëjnë të vdekur, duke mos bërë kurrfarë lëshimi” (Enam 61).

” مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ لكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَى مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ وَاللَّهُ لَايُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ ”

“S’ka mjerim (fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që është shënur në Libër që para se t’i krijojmë, – kjo për Allahun, me të vërtetë, është lehtë!Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Allahu nuk i do lavdëruesit dhe mburravecët” (Hadid 22-23).

” قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ”

“Thuaj: “Vdekjes së cilës po i ikni ju, ajo do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, dhe Ai do t’u informojë juve për atë që keni punuar” (Xhumua 8).

Ja ndihmat për ta tejkaluar sprovën:

1 – Caktimi i Allahut dhe kujdesi i Tij për ne, është më i dashur për ne sesa caktimi i jonë për ne apo kujdesi i jonë për ne.

(والله يعلم وأنتم لا تعلمون)

“Allahu di e ju nuk dini”

(ويدع الإنسان بالشر دعاءه بالخير)

“Njeriu lutet për të keqen ashtu sikurse lutet për të mirën”.

2 – Askujt nuk i ka dhënë Allahu dhunti më të madhe sesa durimin. Profeti, alejhi salatu ue selam, ka thënë:

” ومن يتصبّر يصبره الله، وماأعطي أحد عطاء أعظم ولا أوسع من الصبر ”

“Kush përpiqet të durojë, Allahu do t’i jep durimin dhe asnjërit nuk i është dhënë dhunti më e madhe dhe më e gjerë sesa durimi”. Durimi është: Ndalja dhe frenimi i vetes nga zemërimi dhe lidhja e gjuhës nga ankesat.

Shkallët e durimit janë tre:

A – Përpjekja për të bërë durim: kjo është shkak që njeriu ta fitojë durimin. Pozita e përpjekjes për durim me vet durimin është sikurse pozita e kërkimit të dijes me dijen.

B – Durimi: Ky është fryti i përpjekjes dhe të dyja janë të lëvduara kur bëhen për hir të Allahut, ndërsa ai durim që nuk bëhet për hir të Tij është i padobishëm dhe i pafrytshëm: “Duro! Durimi yt është vetëm për hir të Allahut” (Nahël 127).

C – Sabri: Allahu ka thënë: “فارتقبهم واصطبر – priti ata dhe bëj shumë durim”; sabri është më shumë se durimi[5], sikurse pëfitimi që është më shumë se fitimi, ai lë të kuptohet që është diçka më shumë, se ai është bërë cilësi e pandashme e e personit:

” يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ ”

“O besimtarë, kërkoni ndihmë me sabër dhe me namaz. Vërtetë Allahu është me durimtarët”.

” وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ. الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ. أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ ”

“Përgëzoji durimtarët, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Atyre u takojnë lavdërimet dhe mëshira e Zotit. Ata janë të udhëzuarit” (Bekare 155-157).

” إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُم بِغَيْرِ حِسَابٍ ”

“Durimtarëve do t’u jepet shpërblimi pa llogari”.

3 – Të mbajmë raporte me këtë fatkeqësi, siç e quajti Allahu në suren Maide: “dhe ju goditi fatkeqësia e vdekjes”. Profeti ka thënë:“Kur Allahu e do një popull, i sprovon ata. Kush kënaqet, i takon kënaqja e kush zemërohet i takon zemërimi”.

“Sprovat më të rënda i përjetojnë profetët e pastaj ata që u ngjajnë më së shumti. Njeriu sprovohet varësisht fetarisë së tij, e nëse është i fortë në Fe, sprova i shtohet”.

4 – Sikur të ishe ti i vdekuri, çfarë do të bëje? Pse Allahu nuk të bëri të vdekur? Dije se vdekja po vjen, pa asnjë dyshim, kurse Allahu ty të la që t’i shtosh veprat e tua “furnizohuni, e furnizimi më i mirë është devotshmëria”.

Ku e dimë ne?!Se sikur i vdekuri të jetonte ende, do të jetonte në mirësi dhe siguri?! Ka mundësi, që sikur ta jetonte pjesën tjetër, ta jetonte i dënuar me sëmundje apo i shtrirë në shtrat, ose do të devijonte nga rruga e Allahut dhe në atë mënyrë ai e humbë dynjanë dhe ahiretin.

5 – Duhet ta shfrytëzoni energjinë e pikëllimit për të ndërtuar ndryshimin e brendshëm në shpirt, për të shpëtuar nga njollat dhe sëmundjet e saj dhe për ta nxitur, ngritur dhe për ta shpejtuar në bërjen e punëve të mira duke bërë gara për në xhenet:

” وَلاَ تَيْأَسُواْ مِن رَّوْحِ اللّهِ إِنَّهُ لاَيَيْأَسُ مِن رَّوْحِ اللّهِ إِلاَّ الْقَوْمُ الْكَافِرُونَ ”

“Mos u dëshpëroni nga ndihma e Allahut, sepse nga ndihma e Tij dëshpërohen vetëm jobesimtarët”.

Mos harroni të afroheni tek Allahu me lutje dhe kërkim falje, sepse Ai ka thënë: “Më lutni Mua, Unë ju përgjigjem” dhe “kërkoni ndihmë me durim dhe namaz. Kjo është gjë e madhe, përveç për ata që i kanë frikë Allahut”.

Lexoni Librin e Allahut, sepse “me të vërtet me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat”. Largohuni nga meditimi në gjërat e pamundshme duke harxhuar shpresa që sjellin pastaj depresionin.

Nga arabishtja: Omer Berisha

[1]Sahihu Tergib nr. 3561 – hasen

[2]Sahih – Sherhu Tahavije fq. 396

[3]Ahmed Shakiri në Umdetu Tefsir 22/2 dhe Ibën Huzejme në Kitabu Teuhid 1/275 treguan në hyrjet e atyre librave për saktësinë e këtij hadithi.

[4]Sahihu Tirmidhi nr. 2142

[5]Ndonëse në gjuhën shqipe janë sinonime.

0 6815

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveçse Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër musliman,

Allahu i dalloi besimtarët prej atyre që zemrat i kanë të sëmura e të dobëta me besim, disa popuj i ngriti në grada të larta e disa prej tyre i uli në grada të ulëta dhe njerëzit i dalloi mes të gëzuarve dhe të pikëlluarve.

Njerëzit para shpërnguljes së Profetit, alejhi salatu ue selem, në Medine ndaheshin në besimtarë dhe në jobesimtarë dhe nuk ekzistonte grup i tretë i pavendosur në mesin e tyre. Pas shpërnguljes dhe vendosjes së Profetit, alejhi salatu ue selem, në Medinë këtyre dy grupeve iu shtua edhe një grup tjetër i ri, kështu që ndarja e njerëzve u bë në besimtarë të përpiktë në mbrojtjen e fesë, në jobesimtarë të qartë e armiq të fesë, dhe në hipokritë me pamje të jashtme islame, mirëpo me zemër jobesimtare mohuese. Allahu këtë e përmendi në fillim të sures Bekare duke i zbritur katër ajete në përshkrimin e besimtarëve, dy në përshkrimin e jobesimtarëve dhe më shumë se dhjetë ajete në përshkrimin e hipokritëve. Kjo, që të dallohen dhe qartësohen zemrat dhe të shpërblehen besimtarët për besimin e çiltër të tyre dhe të dënohen hipokritët me vullnetin e Allahut ose t’ua falë atyre me mëshirën e Tij. Allahu në Kuran na paralajmëroi prej hipokrizisë dhe prej vetive të hipokritëve në më shumë se treqind ajete të përfshira në shtatëmbëdhjetë sure dhe e veçoi për to një sure të veçantë të plotë, deri sa Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, tha: “Kurani pothuajse gati zbriti i tëri në lidhje me ta”.

Hipokritët ndahen në grupe dhe lloje. Prej tyre ka që beson e pastaj devijon, prej tyre ka që i jep përparësi devijimit para udhëzimit, prej tyre ka që njëherë u bëhet e qartë e vërteta e njëherë dyshojnë në të. Gjatë historisë islame telashet me to janë më të rëndat, e pretendojnë Islamin e në fakt janë armiqtë e tij, janë të hutuar mes besimit dhe kufrit, e kërkojnë dynjanë me jobesimtarët ose me besimtarët, janë të pa orientuar se me cilin grup të shkojnë, nuk janë as besimtarë të pastër e as jobesimtarë të qartë, nuk dinë nga t’ia mbajnë as me ata e as me këta, në pamje të jashtme janë me besimtarët e me zemrat e tyre janë me jobesimtarët. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: “Shembulli i hipokritit është sikurse shembulli i deles së lëkundur në mes dy kopeve, herë shkon te njëra e herë te tjetra, nuk e di se cilën (kope) të ndjekë”.

Allahu ia hoqi maskën hipokritëve dhe i demaskoi fshehtësitë e tyre që të jenë muslimanët më të vetëdijshëm rreth ideologjisë së tyre, planeve të tyre kundër Islamit dhe muslimanëve si dhe pretendimeve të tyre se ata janë që përmisojnë në tokë e jo që shkatërrojnë: “Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!” Bekare 11. Si mund të jenë ata përmirësues kur janë të shurdhër, memecë e të verbër, njerëz që shpresojnë veprimin e të keqes dhe përhapjen e saj nëpër shoqëri, e ndalojnë të mirën, e urrejnë stemën e thirrjes në të mirë dhe ndalimit nga e keqja dhe i urrejnë ata që thirrin në të: “Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri – tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat dhe janë dorështrënguar”. Teube 76. Shpifin kundër muslimanëve se janë mendjelehtë, por Allahu i përshkroi se ata janë të tillë: “Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë”. Bekare 13. Tentojnë t’i mashtrojnë muslimanët dhe t’i shkatërrojnë shoqëritë e tyre, mirëpo: “Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë”. Bekare 9. Nxisin fitne, urrejtje dhe bartin fjalë: “Ata do t’ju shtonin juve vetëm të keqe, do të shtinin ngatërresa midis jush dhe do të ngjallnin përçarje, sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshin”. Teube 47.

Kur i shohin muslimanët në begati pikëllohen e kur i godet ndonjë e keqe gëzohen, paraqiten kryeneç, i nënçmojnë të tjerët dhe mahniten me vetveten: “Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, pa dyshim që të fuqishmit do t’i dëbojnë të dobëtit nga ajo!” Munafikun 9. Marrëveshjet nuk i realizojnë, besëlidhjet nuk i respektojnë, premtimet i tradhëtojnë, amanetet nuk i mbajnë, e tradhëtojnë shokun kur është më së e nevojshme ndihma e tyre, prandaj mos shpreso prej tyre ndihmë e as besë. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: “Kur flet gënjen, kur i besohet diçka nuk e mban amanetin, kur është në konflikt është i padrejtë dhe kur premton nuk realizon”.

Hipokritët janë njerëz me fjalor më të butë, me gjuhë magjepsëse, me zemra më të prishura, e paraqesin të kotën të vërtetë, dhe kur i dëgjon ndokush sprovohet me ëmbëlsinë e fjalëve të tyre: “nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre”. Munafikun 4. E megjithatë, trupat i kanë të boshatisur si trungje të mbështetura, ndërsa në mexhlise fjalët e tyre janë vetëm gënjeshtra dhe Allahu është dëshmitar për këtë që e themi:“Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë”. Munafikun 1.  Madje rrenat e tyre i shfajësojnë me betime të rrejshme: Ata me vetëdije betohen në gënjeshtra“. Muxhadeleh 14. Në kohën e paqes dhe sigurisë sulmojnë Islamin dhe muslimanët me gjuhë të mprehtë dhe fjalë të llojllojshme fyese, ndërsa gjatë vështirësive janë më frikacakët dhe e braktisin njëri tjetrin. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur frikësohen, ata të shikojnë ty (o Muhamed) për ndihmë, duke i rrotulluar sytë sikur të ishin në agoni. Por, sapo t’u kalojë frika, ata ju sulmojnë me gjuhë të mprehtë dhe janë koprracë me ju për çfarëdo të mire”. Ahzab 19.

Hipokritët vuajnë prej frikës dhe fobive, ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Janë njerëz që nxitojnë në vërtetimin e lajmeve jo të mira dhe përgënjeshtrimin e lajmeve të mira, njihen si koprracët më të mëdhenj që nuk ia zgjasin asnjëherë dorën të varfërve dhe të mjerëve. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ata janë më të fëlliqurit, më të këqinjtë dhe më të shëmtuarit prej bijve të Ademit”. Të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe shokët e tij i fyenin shumë rëndë, talleshin me ta dhe i përqeshnin, udhëheqësi i tyre Abdullah ibën Ubeji me tërheqjen e një të tretës së ushtrisë i braktisi muslimanët në betejën e Uhudit kur ata ishin në vështirësi të madhe dhe kishin më së shumti nevojë për ndihmë dhe ushtri, ndërsa në luftën e Tebukut në mesnatë tentuan ta vrasin të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam. Janë njerëz që kur ngrihen për faljen e namazit ngrihen me dembeli e përtaci, namazin nuk e falin për Allah, madje as nuk e besojnë ligjësimin e tij. Namazi i tyre kryhet vetëm me trup pa zemër. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: “Ai (namazi i shpejtë) është namazi i hipokritëve, ulet ndonjëri prej tyre derisa të skuqet dielli (afër perëndimit), ku në këtë kohë është mes dy brirëve të shejtanit, pastaj ngrihet dhe i falë shpejtë katër rekate, në të cilat nuk  e përmend Allahun përveçse pak”.

Allahun nuk e përmendin përveçse pak, përshkak se i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Nuk shpenzojnë përveç se me urrejtje dhe pa vendosmëri dhe shpenzimet e tyre janë të papranuara tek Allahu: “Thuaj: “Shpenzoni me hir a me pahir, nga ju nuk do të pranohet kurrsesi, sepse ju jeni vërtet një popull i mbrapshtë”. Teube 53. Pasuria dhe fëmijët e tyre janë shkak për ndëshkimin e tyre: “Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, kështu që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë”. Teube 55.

Në zemrat e tyre nuk gjen përveçse hipokrizi. Sinqeriteti për Allahun në veprat e tyre nuk ekziston dhe mu për këtë arsye e braktisin shumë namazin me xhemat. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë: “Asnjë namaz nuk është më i rëndë për hipokritët se namazi i sabahut dhe i jacisë, por sikur ta dinin ata shpërblimin për faljen e këtyre namazeve me xhemat, do të merrnin pjesë edhe sikur t’u duhej të shkojnë zvarrë”.

Numri i tyre është i madh, janë të shpërndarë në të gjitha anët e botës, ka prej tyre lloje të ndryshme dhe secili prej tyre karakterizohet me vetitë e veta. Hudhejfja, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Hipokrizia sot është më e përhapur se sa në kohën e Profetit, alejhi salatu ue selem”. Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Hipokrizia vazhdoi të zë vend edhe pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, madje edhe të rritet numri i tyre”. Pasi që ka qenë hipokrizia prezente në atë periudhë kur besimi ishte në një nivel të lartë padyshim se më vonë do të rritet prezenca e saj në shoqëri edhe më tepër. Për këtë arsye Hudhejfja kur e dëgjoi një njeri duke thënë: “O Zot, shkatërroi hipokritët”, u përgjigj: “Po të ishin shkatërruar hipokritët do të mbeteshin rrugët të boshatisura pa njerëz”.

Profeti, alejhi salatu ue selem, i dinte disa prej hipokritëve dhe emrat e tyre ia tregoi vetëm Hudhejfes, radijallahu anhu, dhe këtij të fundit ia ndaloi që t’ua tregojë të tjerëve. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dimë”. Teube 101. Pasi që të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selem, iu lejua që mos t’i dijë të gjithë hipokritët dhe ata jetonin me të në Medine, në rend të parë është që ata që do të vinë pas tij të mos i njohin hipokritët edhe më tepër. Ne gjykojmë sipas të jashtmes ndërsa zemrat i di vetëm Allahu, mirëpo padyshim se ka shenja që aludojnë në njohjen e hipokrizisë dhe hipokritëve. Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Sa do që njeriu t’i fsheh fshehtësitë e zemrës atë e tradhtojnë paraqitja e shenjave në fytyrë dhe rrëshqitjet e gjuhës së tij”. Prej vetive të tyre është se kur forcohen muslimanët ata dobësohen, kur dobësohen muslimanët ata paraqiten, sprova e muslimanëve me ta është shumë e rëndë, madje edhe më e rëndë se me jobesimtarët, prandaj edhe Allahu thotë: “Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre”. Munafikun 3. 

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë,

Hipokrizia ka grada. Ka hipokrizi të madhe dhe hipokritët e këtij lloji do të jenë në thellësi të xhehenemit, dhe kjo, përshkak të mohimit të të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selem, ose mohimit të diçkaje me çka ai ka ardhur me të, ose urrejtja e tij, ose mosbesimi në detyrimin e pasimit të tij, etj. Po ashtu ka hipokrizi të vogël. Në këtë lloj hipokrizie bien njerëzit të cilët veprojnë ndonjë vepër prej veprave të hipokritëve duke qenë edhe imani prezent në zemrën e tyre. Këta njerëz në zemrën e tyre kanë edhe iman edhe hipokrizi, dhe sa më shumë që i shtojnë veprat e hipokritëve aq më shumë bëhen hipokritë të pastër edhe pse e falin namazin dhe agjërojnë. Profeti, alejhi salatu ue selem, thotë:“Nëse gjenden katër cilësi tek një person, atëherë ai është hipokrit i vërtetë, por nëse gjendet njëra prej tyre, atëherë tek ai gjendet një prej cilësive të hipokritëve, derisa të heqë dorë nga ajo: Kur flet gënjen, kur besohet diçka nuk e mban amanetin, kur është në konflikt është i padrejtë dhe kur premton nuk realizon”.

Bashkimi i të gjitha këtyre cilësive në një njeri e bëjnë që të jetë hipokrit i vërtetë, ndërsa paraqitja e një prej këtyre cilësive e bën njeriun që të posedojë një prej vetive të tyre. Hipokrizia e vogël është mjet për arritjen deri te hipokrizia e madhe dhe për mu këtë arsye të parët e tanë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, kishin drojë të madhe prej hipokrizisë dhe secili prej tyre mendonte se ka veti prej vetive të hipokritëve. Ibën Ebi Mulejkeh, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Kam takuar më tepër se tridhjetë vetë prej shokëve të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem. Që të gjithë kishin frikë se mos ishin hipokritë”.

Prandaj ti o musliman, bëhu i kujdesshëm që të mos biesh nën influencën e hipokritëve dhe hipokrizisë, bëj përpjekje më të madhe që ta shtosh sinqeritetin në veprat e tua qofshin ato të jashtme apo të brendshme, me plotë dëshirë fale namazin me xhemat dhe shpeshto përmendjen e Allahut. Dijetarët thonë: “Po të kishte qenë dobia e vetme prej përmendjes së Allahut largimi dhe mbrojtja prej hipokrizisë do të mjaftonte”.

Bëhu i drejtë kur flet, realizo marrëveshjet, bëhu besnik, bëhu i butë dhe i drejtë gjatë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve, largohu prej dëgjimit të muzikës dhe veglave muzikore se ajo e kultivon hipokrizinë në zemër sikur se uji që i kultivon drithërat dhe kërko prej Allahut dhurimin e besimit të pastër dhe mbrojtjen prej hipokrizisë dhe vetive të saj.

O Zot mbrona prej hipokrizisë dhe vetive të saj, mbrona prej përçarjeve dhe moralit të keq dhe shtona besimin e pastër dhe diturinë e dobishme.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1486

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

      Vëllezër besimtarë,

Islami është fe e cila e bashkon diturinë dhe veprën, është mesatare në adhurim dhe besim, i përcjell lajmet me vërtetësi dhe gjykon me drejtësi, është fe e vetme e pranuar tek Allahu dhe kush vjen me fe tjetër atij nuk i pranohet. Gjatë historisë shumë grupe devijuan prej rrugës së vërtetë, disa duke e mohuar e disa duke e injoruar të vërtetën, ndërsa më së miri që e qartësoi historinë e njerëzimit dhe shkaqet e devijimit të tyre nëpër histori është Kurani, Libri i Allahut: Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij“. Enam 55.

Çifutët, krahas popujve tjerë janë populli më i devijuar në histori, në fenë e tyre u shfaqën shumë çrregullime e plasaritje, shtrembërime e deformime, të cilat i qartësoi Allahu me precizitet në shumë ajete. Cilësitë e tyre i përshkroi me drejtësi e përputhshmëri dhe i paralajmëroi muslimanët prej tyre duke i vendosur në ballë të rreshtave të para të armiqve të Islamit: Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët”. Maide 82.

Profeti i tyre, Musai, alejhi salatu ue selam,  u erdhi me përgëzime dhe kërcënime, me të  përjetuan shumë sprova e vështirësi, pastaj u shpërblyen me shumë të mira, retë u bënin hije, hanin prej manës dhe thëllëzave, pinin prej mjaltit, për to u shpërthyen dymbëdhjetë burime ujiprej guri, mirëpo të gjitha i mohuan, për Allahun shpifën fjalë të ndryshme, ndaj profetit të tyre u sollën me arrogancë, kërkuan prej tij zëvendësimin e ushqimit të cilin ua zbriti Allahu me ushqim tjetër më të ulët, duke i thënë lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra. Kjo, e tëra si rezultat i mendjes së tyre të shëmtuar dhe mangësisë së tyre në kuptim, duke menduar se e vërteta është me atë që ua shtrëngon dhe ngushton atyre punët. U kërkua prej tyre ta respektojnë Teuratin, por e thyen besëlidhjen. Prandaj Allahu urdhëroi Xhibrilin ta  shkulë malin prej vendi, ta ngrit mbi kokat e tyre dhe pastaj u tha: “Në rast se nuk e pranoni Teuratin do ta hedhim malin mbi kokat e juaja”. Kur e panë rrezikun pranuan, mirëpo jo me dëshirë: “Ne ngritëm sipër tyre malin, që dukej si hije e ata besonin se do të binte mbi ta, dhe u thamë: “Mbajeni fort atë që ju dhamë dhe kujtoni çfarë përmban ajo, që të ruheni nga gjynahet”. Araf 171.

Çifutët në fillim të Shpalljes qëndronin përballë Islamit me armiqësi dhe urrejtje, e përqafuan hipokrizinë dhe hipokritët, i nxisnin dhe inkurajonin idhujtarët kundër besimtarëve, duke i shkaktuar me armiqësinë dhe mashtrimet e tyre shumë vuajtje e mundime muslimanëve. Kur iu shpall Profecia të Dërguarit tonë, alejhi salatu ue selam, i inkurajonin njerëzit kundër tij dhe e luftonin, ndaj tij silleshin me arrogancë dhe i bënin kurthe të njëpasnjëshme që ta vrisnin. Një ditë prej ditëve kur ishte Profeti, alejhi salatu ue selam, në mesin e fisit Beni Nadir synuan që t’ia gjuajnë një gurë të madh prej së larti, ndërsa ai, alejhi salatu ue selam, ishte ulur poshtë në një mexhlis dhe në ato momente i vjen lajmi prej qielli për komplotin kundër tij. Një ditë tjetër i dhuruan një dele e cila përmbante helm, e ngrëni prej saj një pjesë të vogël e cila u bë shkak që gjurmët e atij helmi t’i ndjen në trupin e tij deri në vdekje. Pastaj ia bënë edhe një kurth tjetër dhe i bënë sihër (magji), imagjinonte se është duke e vepruar ndonjë vepër, e në fakt nuk e vepronte dhe më vonë me lejen e Allahut u shërua dhe ky kurth i çifutëve iu largua.

Çifutët janë popull që ndez fitne mes shoqërive, janë popull që i vë zjarrin luftërave dhe që shkaktojnë armiqësi e urrejtje mes njerëzve:“Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë”. Maide 76. Janë popull që e fshehin të vërtetën, i devijojnë kuptimet e fjalëve, bëjnë kurthe dhe mashtrime të ndryshme: “O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?” Ali Imran 71. Janë popull që nuk i respekton besëlidhjet dhe marrëveshjet, janë vrasës të një numri bukur të madh të profetëve, disa duke i therur e disa duke i therë me sharra. E derdhën gjakun e Jahjasë, e therën me sharrë Zekerijanë, synuan ta vrasin Isain, e disa herë tentuan ta vrasin Muhamedin, alejhi salatu ue selam. Nuk ka hair në atë popull i cili vret profet të Allahut: “Sa herë që ndonjë i dërguar u sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë”. Bekare 87.

Çifutët janë popull që i mohojnë begatitë e Allahut, të mirën e kthejnë me të keqe, ndërsa fisnikërinë me rebelizëm. Allahu i shpëtoi prej fundosjes në ujë me Faraonin dhe nuk e falënderuan Atë, madje kërkuan prej Musait, alejhi salatu ue selam, me kryelartësi që t’u krijojë atyre një zot tjetër përveç Allahut që ta adhurojnë. Pastaj me aspak moral i thanë Musait, alejhi salatu ue selam; “Ne nuk të besojmë ty deri sa ta shohim Allahun me sytë e tona haptazi, e: “pastaj i goditi rrufeja, ndërsa e shihnin”. Dharijat 44.

Çifutët janë popull ziliqar. Kur ia shohin tjetrit ndonjë begati shpresojnë që t’i humbë sa më shpejt dhe pretendojnë se ata janë më meritorë ndaj asaj begatie. Profeti, alejhi salatu ue selam, me një hadith na thotë: “Çifutët janë popull ziliqar”. Çifutët janë popull i cili i shkatërron njerëzit dhe popujt me kamatë. Hanë prej pasurive haram, i thithin thesaret e muslimanëve me shkatërrimin e ekonomive të tyre dhe me futjen e harameve në bankat e tyre, e shpresojnë përçarjen dhe varfërinë në shoqëritë muslimane, ngrihen dhe mburren para tjerëve, nganjëherë me kryelartësi e nganjëherë me përbuzje e nëpërkëmbje, krenohen para muslimanëve kur dobësohen dhe varfërohen, dhe pretendojnë se janë populli i zgjedhur i Allahut, kurse të tjerët janë krijuar që t’i shërbejnë dhe t’i kryejnë nevojat e tyre.

Gjuhët e tyre nuk thahen prej rrenave, shpifjeve dhe të shëmtuarës. Thanë për Allahun se Dora e Tij është e shtrënguar, pastaj thanë se Allahu është i varfër e ata të pasur, Merjemen e akuzuan për imoralitet, të birin e saj Isain, alejhi salatu ue selam, për bir të lavires, ndërsa Muhamedin, alejhi salatu ue selam, e akuzuan për  magjistar dhe rrenacak. U sprovuan me femrën, e shpërndanë imoralitetin dhe të shëmtuarën dhe të gjitha mallkimet dhe dënimet që u erdhën ishin rezultat i veprave të tyre. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: “Sprova e parë tek bijtë e Israilit ishte femra”.

Thirrin në liri të plotë veprimi dhe në degjenerim duke e fshehur veten pas parullave mashtruese si, “Liria dhe Barazia”, “Njerëzimi dhe Vëllazërimi”, etj. Prej të rinjve musliman bëjnë budallenj duke i zhytur pas femrave dhe të shëmtuarës, pas epsheve dhe pasioneve. Ata vet u sprovuan me femrën dhe punojnë me përpikëri që edhe të tjerët t’i sprovojnë me të. Sakrificat e tyre i shumëfishuan që të nxjerrin gjenerata të reja prej muslimanëve, të boshatisur, pa besim të shëndoshë dhe pa parime, pa moral dhe pa turp dhe vazhdimisht i ndotin mendjet e të rinjve nëpërmjet mjeteve të informimit, të cilat i thirrin në të shëmtuarën dhe imoralitet. E urrejnë mbulesën dhe turpin e gruas muslimane, vazhdimisht ia zbukurojnë asaj përngjasimin me gratë e tyre që ta devijojnë prej natyrshmërisë së saj. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët”. Maide 76. Synojnë shkatërrimin e familjes muslimane dhe prishjen e lidhjeve dhe bazave fetare e shoqërore, dhe si rezultat i saj të shndërrohet ky Umet në një umet pa kapistër, të cilin do ta udhëheqin ata si të duan dhe do t’i shpërndajnë në të veset e paturpshme dhe të pahijshme: “Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi”. Ali Imran 112.

Prej vetive të tyre është frika prej luftës. Musait, alejhi salatu ue selam, i thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”. Maide 24. Po ashtu frikohen prej vdekjes dhe ikin prej saj dhe prej fushëbetejës: “Ata nuk do të luftojnë kundër jush së bashku, veçse në vende të fortifikuara ose pas mureve”. Hashr 14. E adhurojnë jetën dhe për hir të saj e flijojnë më të shtrenjtën: “Dhe, vërtet, do t’i gjesh ata më lakmues për të jetuar sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe se paganët”. Bekare 96. Në mesin e tyre ka shumë grupe e fraksione dhe përçarje e mospajtime: “Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë”. Hashr 14. Paraqiten para të tjerëve se duhen mes veti, por në fakt dashuria dhe afrimi mes tyre janë të humbura deri në Ditën e Kiametit: “Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit”. Maide 64. Padrejtësia e tyre e ka përfshi tërë botën, nuk mundet të numërohen dredhitë dhe të këqijat e tyre, prandaj Allahu na urdhëroi që të kërkojmë mbrojtje prej rrugës së tyre shtatëmbëdhjetë herë në ditë në çdo namaz farz. Çifutët po ashtu do të jenë populli që më së shumti do t’i shkojnë mbas Dexhallit.

Edhe pas kësaj çka e cekëm për to parashtrohet pyetja se vallë a janë çifutët populli i zgjedhur i Allahut apo janë fëmijët e Allahut dhe të dashurit e Tij?!

 

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut që i bëri besimtarët vëllezër mes veti. Kjo është dhuntia e Allahut ndaj besimtarëve dhe me të vërtetë Allahu zotëron dhunti të madhe. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Këto përshkrime të cilët i cekëm për çifutët janë prej mashtrimeve dhe lojës së fëlliqtë që e luan shejtani me këtë popull të mallkuar prej anës së Allahut. Pasqyrën e çifutëve të djeshëm, sot e vazhdojnë nipat e tyre të cilët e terrorizojnë Palestinën, i shkatërrojnë shtëpitë e muslimanëve, i vrasin pa faj burrat dhe fëmijët, gratë i përdhunojnë, ushqimin dhe pijen ua ndalojnë, ilaçet dhe spitalet i shkatërrojnë, marrëveshjet nuk i respektojnë, gjërat e shenjta i zhdukin, xhaminë e Aksasë e mbyllin për falje të namazit, etj. Një Umet i përshkruar si frikacak, i cili i frikohet luftës, armikut dhe vdekjes, realisht nuk mundet ta mbisundojë një Umet tjetër, mirëpo dobësia e muslimanëve, përçarja e rreshtave në mesin e tyre është shkak që çifutët të mbisundojnë mbi tokat muslimane. Prandaj muslimanët duhet të bashkohen, t’i mbështeten Allahut, t’i përforcojnë lidhjet me Allahun, t’i drejtohen Allahut, dhe të luftojnë të gjithë së bashku nën flamurin e teuhidit: “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. Ndërsa ata që nuk besojnë, do të shkatërrohen! Ai do t’ua humbë veprat atyre”. Muhamed 7-8. dhe “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm”. Haxh 40.

Detyrim i joni së pari është përmirësimi i vetes sonë prej brenda me armatim moral, edhe atë duke filluar prej armës së besimit me fjalë dhe me vepër, pastaj paralajmërimin e planeve të çifutëve në shkatërrimin e muslimanëve, pastaj rritja e kujdesit tonë ndaj të rinjve dhe grave, edhe atë duke  i mbrojtur me vetëdijesimin e tyre në aspekt fetar prej sprovave të epsheve dhe dyshimeve, dhe duke i nxitur në veprimin e veprave të mira dhe largimin prej veprave të ndaluara.

Prandaj o ju muslimanë frikojuni Allahut, bëjini shkaqet e fitores, përmirësoni të rinjtë dhe gratë e juaja, përmirësoni shtëpitë e juaja, largohuni prej përngjasimeve me armiqtë tuaj, krenohuni me fenë e juaj do ta fitoni armikun e juaj, jini të kujdesshëm prej kurtheve dhe mashtrimeve të tyre, për shkak se ata nuk kursejnë kohë për dobësimin e muslimanëve dhe shkatërrimin e fesë dhe besimit të tyre: “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë”.  Jusuf  21.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 5596

O robër të Allahut “bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.”

Rrëfehet se një njeri me fëmijën e tij zbriti në një luginë, burri u preokupua me punën e tij, e fëmija i vogël filloi të luajë me fjalë dhe zëra, u ҫudit fëmija se këto zëra i përsëriteshin e i ktheheshin atij, mendoi se dikush po i flet e ia kthen, e pyeti: Kush je ti? Iu kthye: Kush je ti? Fëmija përsëri e pyeti: Më trego për personalitetin tënd? Ia ktheu: Më trego për personalitetin tënd? E fëmija i nevrikosur i tha: Ti je frikacak e po fshehesh nga unë. Iu kthye fjalia e njejtë, e fëmija tha: Ai që po flet po përqeshet e tallet me mua, u nevrikos e doli nga vetkontrolli e filloi të fyejë e të mallkojë, ҫdo herë që fyente e mallkonte i ktheheshte e njejta. Erdhi babai tij dhe e pa fëmijën e tij të shqetësuar e pyeti për shkakun, ai i tregoi, e ky i tha: Qetësohu o biri im, deshi t’ia mësojë një mësim praktikor, shqiptoi me zërin më të lartë: Ti je i mirë, iu kthye zëri: Ti je i mirë, pastaj tha: Allahu të dhëntë të mirat, përsëritja ishte e njejtë, ҫdo herë që thoshte një fjalë të mirë i ktheheshte e njejta. Fëmija e pyeti babanë e tij me habitje e ҫudi: Pse po sillet me ty në mënyrë të edukuar dhe nuk po ta kthen vetëm se me fjalë të mira?! Baba i tha: O biri im, Ky zë që  dëgjove është rezulltat i punës tënde, që nëse do të përmirësosh shprehjen tënde do të përmirësohet edhe shprehja e kundërt, mirëpo ti u shprehe keq e shpërblimi ishte sipas llojit të veprës.

O ju të dashur, po ju flas sot për një cilësi bujare dhe veti fisnike, që Allahu e do dhe i do poseduesit e saj. Kjo është bamirësia o ju bamirës“dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” nëse muslimani i bën mirë tjerëve në këtë botë, rezulltati është mirësia e Allahut ndaj tij në dynja e ahiret.

I pari përfitues nga bamirësia është vetë bamirësi, korren frytet shpejtë në shpirtin, moralin e gjoksin e tyre, dhe hasin në rehati e qetësi. Përpiqu o vëlla, nëse të vjen ty rreth e rrotull brengë, dhimbje apo mërzi vepro ndaj ndokujt një të mirë, do gjesh gëzim dhe rehati, jepi atij që nuk ka, ndihmo atë që i bëhet padrejtë, largo brengat, ndihmo të pikëlluarin, vizito të sëmurin, ushqe të uriturin do të gjesh hare që të vjen nga para e nga prapa, ndërsa fryti do të vjen në ahiret, medito me mua këtë ndodhi të ҫuditshme: është shënuar në dy sahihet nga Aisheja të ketë thënë: Më erdhi një e ngratë duke bartur dy vajzat e saj, unë e ushqeva me tre hurma, e ajo ia dha secilës nga një hurmë, dhe afroi një hurmë deri tek goja e saj për ta ngrënë, njëra nga vajzat ia kërkoi për ta ngrënë, e ajo e ndau hurmën në dy pjesë e ua dha atyre, më habiti puna e saj, andaj ia përmenda të dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ue selem atë ҫfarë ajo bëri,e tha: “Allahu me këtë ia ka obliguar xhenetin” apo“Allahu me këtë e ka shpëtuar nga zjarri”.

Prej tregimeve të ҫuditshme nga të parët e mirë, transmetohet prej historianëve për Ahmed ibën Miskin, njëri prej dijetarëve të shekullit të tretë Hixhri në Basra, ka thënë: “Jam sprovuar me varfëri në vitin dyqind e  nëntëmbëdhjetë, nuk kishte tek ne asgjë, unë kisha një grua dhe një fëmijë, na kaploi uria, barku u bë gjithë i zbrazët, e vendosa që ta shes shtëpinë e të marr një tjetër, dola për ta shitur e më takoi Ebu Nasiri, i tregova për qëllimin tim se dua ta shes shtëpinë, e ai më dhuroi dy kifle bukë që kishin në mes ëmbëlsirë, e më tha ushqeje familjen tënde. Shkova për në shtëpi, rrugës duke ecur më takoi një grua që kishte me vete një foshnje, shikova dy kiflet e bukës, e më tha: O zotëri, ky është fëmijë jetim i uritur, nuk ka durim, ushqeje me diҫ Allahu të mëshiroftë, fëmija më shikoi një shikim që kurrë nuk e harroj, e mua mu përfytyrua në atë kohë se xheneti zbriti në tokë, duke dhuruar veten për atë që ushqen këtë fëmijë dhe nënën e tij, u dhashë atë që kisha në dorë, e i thashë asaj grua: “Merre dhe usheje fëmijën tënd. Pasha Allahun nuk posedoj as ar e as argjend, dhe në shtëpinë time ka kush është më i nevojshëm për këtë ushqim”, i lotuan sytë, u gëzua fytyra e fëmijës, unë u nisa për në shtëpi i brengosur, u ula tek muri dhe po mendoj për shitjen e shtëpisë, duke qëndruar ashtu kaloi Ebu Nasiri sikur po fluturon nga gëzimi, më tha: O baba i Muhamedit, ҫ’të uli ty këtu kur në shtëpinë tënde ka plot mirësi e pasuri?! Thash: Subhanallah! E prej nga o Ebu Nasir?! Tha: Erdhi një njeri nga Hurasani, pyeste për babanë tënd apo ndonjë prej anëtarëve të familjes, me vete bartte shumë mirësi e pasuri, i thash: Kush është ai? Tha: Ai është një tregtar nga Basra, babai yt i kishte depozituar atij pasuri që para tridhjet vitesh, ai falimentoi dhe pasuria humbi, më pas e la Basran dhe shkoi në Hurasan, atje iu përmirësua gjendja në tregti, iu lehtësua pas sprovës së rëndë, i erdhi bollëku dhe pasuria, u kthye në Basra dhe deshi që të lirohet, e erdhi tek ti me pasurinë që kishte fituar tridhjet vite. Thotë Ahmed ibën Miskin: e Falënderova Allahun, e kërkova gruan nevojtare me fëmijën e saj, u dola krah dhe u dhashë atyre furnizim, pastaj bëra tregti me pasurinë, fillova të fitoj me mirësi, e ajo sa vinte e shtohej dhe nuk pakësohej, dhe sikur po pëlqeja veten dhe gëzohesha se regjistrat e melaqeve janë mbushur me veprat të mia të mira. Shpresoja që tek Allahu të jem i regjistruar prej bamirësve. Një natë duke fjetur pashë në ëndërr Ditën e Kiametit, njerëzit shkonin valë valë, shikova disa të cilët trupat u ishin zgjeruar, bartnin mbi shpinat e tyre gjynahet të krijuara në forma, saqë një i shfrenuar mbante mbi shpinë një qytet të tërë i turpëruar, më pas u vendosë peshoret, më sollën mua t’i peshoj veprat e mia, u vënduan të këqijat në një anë dhe regjistrat e të mirave në anën tjetër, e regjistrat fluturuan, peshuan të këqijat, pastaj filluan të përmendin ҫdo të mirë që kisha vepruar, kur ndër ҫdo të mire kishte ndonjë qëllim i vogël epshi prej epsheve të shpirtit, si syefaqësia, mendjemadhësia, dëshira për lavdërim tek njerëzit, e nuk më mbeti asgjë e plotë, u shkatërrova. Pastaj dëgjova një zë: A nuk i ka mbetur ndonjë gjë?! Thanë: Ka mbetur kjo, unë shikoj se ҫfarë ka mbetur, kur ato ishin dy kiflet e bukës me të cilat bëra mirë ndaj asaj gruas dhe fëmijës së saj, atëherë u binda se jam i shkatëruar, unë kisha dhënë me qindra dinarë në një kohë e nuk më bënë dobi asgjë, u ndjeva shum i poshtëruar, u vënë dy kiflet në peshore, dhe ana e të mirave filloi të peshojë pak, pastaj u vendosën lotët e gruas së ngratë e cila kishte qarë nga bamirësia ime, për përparësinë e saj dhe fëmijës së saj para familjes sime, e ana ende peshonte dhe vazhdonte ende të rëndojë, saqë dëgjova një zë: Shpëtoi!

Të vërtetën e tha i dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem “Kini frikë zjarrin qoftë edhe me gjysmë hurme” O ju robër të Allahut, bamirësia është si parfumi i bën mirë atij që e posedon, shitësit dhe blerësit, është vërtetuar në një hadith se një pije ujë që ia dha ajo gruaja lavire qenit të zi, fitoi hyrjen në xhenet gjërësia e të cilit është sa qiejt dhe toka, ngase ai që shpërblen është Falës dhe Mirënjohës, i Pasur dhe i Falënderuar, Bujar Fisnik, mos u nënvlerso o ti vëlla bamirës, bën mirë, bëhu bujar dhuro edhe nëse ajo është pak.

Vëlla i dashur, a dëshiron që të largohet ty brenga? Pengoi brengat e të ngratëve, a dëshiron që t’ia lehtësosh vetes? Lehtësoja atyre që u janë vështirësuar gjërat, a dëshiron që Allahu të të mbulojë (të metat) ty? Mbuloja gabimet robërve të Allahut, ngase shpërblimi bëhet sipas veprës.

Në sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejra radijallahu anhu shënohet se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush ia largon një brengë një besimtari Allahu atij do t’i largon një prej brengave të Ditës së Kiametit, kush i ndihmon një nevojtari Allahu do t’i ndihmon atij në dynja dhe ahiret, kush ia mbulon një të metë një muslimani Allahu do t’i mbulon atij të metat në dynja dhe ahiret, Allahu është në ndihmën e robit përderisa robi është në ndihmën e vëllait të tij.”

Imam Ibën Kajim –Allahu e mëshiroftë-  ka thënë: “Kush sillet butë me robërit e Allahut, Allahut është i butë me te, kush i mëshiron Ai e mëshiron atë, kush u bën mirë Ai i bën mirë aij, kush është bujar me ata Ai bëhet bujar me të, kush u bën dobi atyre Ai i bën dobi atij, kush ua fsheh atyre gabimet Ai ia fshehë atij, kush u ofron më të mirën që ka Ai i ofron më të mirën atij, kush sillet me njerëzit me një mënyrë Allahu do të sillet me te në dynja e ahiret me të njejtën mënyrë  Allahu është për robin aq sa ai është për njerëzit tjerë.

Robër të Allahut, ta njohësh Allahun në mirëqenie do të të njeh në vështirësi, dije se bëmirësia ndaj njerëzve do të kthehet në gjoksin tënd qoftë edhe më vonë, dhe se lëmosha qoftë edhe pak bën një gjë të madhe nëse shoqërohet me sinqeritet nga ai që jep dhe nevoja e të varfrit, të kërkosh nevojtarët në ditën e sotme është krenari, ku gjithçka ngatërrohet, gënjeshtari e dëmton të sinqertin, e duhet që i sinqerti të vazhdojë në lëmoshën ndaj nevojtarëve e jo ndaj mashtruesve. Mund të pyet ndokush: Ku janë këta nevojtarë? Si të arrimë tek ata? Them: Mundohu t’i gjesh e do të arrishë, kush vazhdon në mirësi Allahu atij i jep sukses.

Allahu na bëftë dobi me udhëzimin e Librit të Tij dhe sunetin e Pejgamberit të Tij, sal-lallahu alejhi ue selem, vetëm Ai është  i fuqishëm për ҫdo gjë.

Nga arabishtja: Shpend Zeneli

0 1671

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju vëllezër musliman,

Vlera e teuhidit (njësimit të Allahut) është e madhe. Rruga e vetme e shpëtimit të robit në dynja, në varr dhe në ahiret është pastrimi i besimit prej idhujtarisë dhe mbrojtja e tij prej çdo gjëje që e njollosë apo e devijon natyrshmërinë e pastër të teuhidit. Me lejen e Allahut në këtë hutbe shkurtimisht do t’i paraqes disa prej veprave të cilat bien në kundërshtim me besimin e pastër duke e prishur apo mangësuar përsosmërinë e tij.

Prej veprave më të mëdha të cilat i veprojnë një numër i madh i muslimanëve dhe lëshojnë pe në to janë:

– Vajtja tek magjistarët dhe fallxhorët.

Vajtja tek magjistarët dhe fallxhorët, parashtrimi i pyetjeve rreth fshehtësive dhe besimi në atë që e flasin rreth të ardhmes dhe fshehtësive është mëkat prej mëkateve të mëdha. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: “Kush shkon tek një magjistar apo fallxhor dhe i beson asaj që ai thotë, e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem”.

Poashtu Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: “Kush shkon tek një magjistar për ta pyetur diçka, nuk i pranohet namazi dyzet net”.

Këto hadithe janë argumente të qarta se vajtja tek ata nuk lejohet dhe se fjalët me të cilat i pretendojnë fshehtësitë janë hedhje hipotezash dhe fjalë kuturu. Muslimani kur sprovohet, shërimin e kërkon në ilaçe materiale dhe në ato morale. Prej ilaçeve morale është mendimi i mirë për Allahun, shpresa e mëshirës nga Ai, mbështetja në Të, etj. Ndërsa prej ilaçeve materiale është shërimi me Kuran, shërimi me dhikër dhe me lutje të caktuara, shërimi me preparate të cilat i ka cekur Allahu në Kuran apo Profeti, alejhi salatu ue selam, në hadithe si, mjalti, hurmat prej llojit Axhueh, kokrrat e zeza (Habetu Seuda), etj, dhe shërimi me ilaçe farmaceutike të njohura në mjekësi.

– Betimi jo në Allahun, por në dikë tjetër.

Kohëve të fundit dëgjojmë një numër të konsiderueshëm të muslimanëve që betohen në dikë tjetër  e jo në Allahun, betohen në Profetin, alejhi salatu ue selam,në fëmijët e tyre, në prindërit e tyre, në jetën e tyre, vatanin e tyre, apo nderin e tyre, etj. Këto shprehje në mesin e muslimanëve janë bërë shumë normale, por në fakt kjo është një gabim i qartë dhe i madh.

Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi, Allahu i mëshiroftë, e shënojnë një hadith prej Sad ibën Ubadeh, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Ibën Omeri e dëgjoi një njeri duke thënë: “Jo, pasha Qabenë”. Ibën Omeri, Allahu e mëshiroftë, i tha: “Mos u beto në dikë tjetër përveç se në Allahun, ngasese e kam dëgjuar Profetin, alejhi salatu ue selam, duke thënë: “Kush betohet në dikë tjetër e jo në Allahun, ka bërë kufër ose shirk”.

Gjithashtu transmetohet se Profeti, alejhi salatu ue selam, ka thënë: ”Allahu ju ndaloi që të betoni në baballarët e juaj, kush betohet le të betohet në Allahun ose le të heshtë”.

Burejda,  Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell prej Profetit, alejhi salatu ue selam, një hadith ku thotë:”Kush betohet në amanet, nuk është prej neve”.

Prej citateve të lartpërmendura të gjithëve na qartësohet ndalesa e rreptë për betimin që bëhet jo në Allahun, por në dikë tjetër. Dijetarët e kanë qartësuar se dispozita e atij që betohet në dikë tjetër përveç Allahut ndryshon sipas qëllimit dhe synimit të tij. Po të kishte qenë qëllimi i tij prej betimit se p.sh. Profeti, alejhi salatu ue selam, është i barabartë me Allahun, atëherë kjo është shirk (politeizëm) i madh i cili nxjerr prej Islami. Po të mos kishte qenë barazimi qëllim i tij prej betimit, atëherë kjo është shirk i vogël dhe mëkat i madh. Prandaj, detyrohet që t’i largohet këtyre llojeve të betimeve dhe të nxitojë në pendim, duke qenë i këmbëngulur se nuk do t’i kthehet përsëri këtij mëkati.

– Zemërimi, demoralizimi dhe padurimi para fatkeqësive.

Prej caktimit dhe urtësisë së Allahut është që njeriun ta godasin sprova të ndryshme, në vete, në familje, në fëmijë, etj. Në kësisoj raste muslimani detyrohet që të bëhet i durueshëm, të shpreson në shpërblimin e Allahut dhe mos të bëjë vepra të cilat aludojnë në zemërimin dhe pikëllimin e tij prej caktimit të Allahut. Prandaj, është mirë që në ato çaste t’i përdorë shprehjet e duhura dhe të lejuara me Islam dhe ta ushtrojë gjuhën e tij në përdorimin e saj duke qenë edhe i vetëdijshëm me zemër për kuptimin e thelbit të saj. Shprehjen të cilën na udhëzoi Allahu që ta përdorim në raste fatkeqësish është thënia e Allahut, azze ue xhel: Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Bekare 156.

 

Ndërsa në Sunet përcillet se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: Shpejto në atë që ke dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u bën i pa aftë (mos u dorëzo). Nëse të godet diç (e pa dëshirueshme) mos thuaj: sikur ta kisha bërë këtë e këtë do të ishte kështu e ashtu, por thuaj: ky është caktim i Allahut dhe Ai vepron çka të do, ngase thënia sikur (ta bëja këtë…) hap derën e shejtani”.

– Shfaqja e pesimizmit, zemërimit dhe ngushtimi i zemrës prej lindjes së fëmijës vajzë.

Kjo cilësi është prej karakteristikave të periudhës së injorancës para ardhjes së Islamit, për të cilën Allahu thotë: Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhé. Ah! Sa mbrapshtë që gjykojnë ata!” Nahl 58-59.

Muslimani duhet të jetë vigjilent prej veprimit të kësisoj veprave, ta falënderojë Allahun për begatinë e dhuruar, t’i rikujtojë njerëzit që janë të privuar prej kësaj begatie, të jep besën se do të punojë shumë në përmirësimin e pasardhësve, të bëjë durim në këtë rrugë të gjatë dhe të shpresojë në shpërblimin e Allahut: “Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta”. Tur 21.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me te, na përcjell prej Profetit, alejhi salatu ue selam, se ka thënë: Kush sprovohet me diçka nga këto vajza, e përkujdeset për to, do t’i jenë atij mbulesë në Ditën e Kiametit“.

– Lidhja dhe bartja e hajmalive dhe nuskave.  

Disa prej muslimanëve për shkak të injorancës së madhe që kanë lidhin apo bartin hajmali, penj, lëkura në duart e tyre, në qafët e tyre, i vendojnë në veturat e tyre, në shtëpitë e tyre, dhe pretendojnë se ato i largojnë fatkeqësitë dhe belatë apo i mbrojnë prej tyre. Kjo padyshim se është prej mashtrimeve të shejtanit i cili tenton që çdo çast ta shfrytëzojë në devijimin e bijve të Ademit. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës”. Rad 11.

Pra, këto gjëra ndalohet të merren si mjete preventive dhe ndalohet lidhja dhe bartja e tyre duke u bazuar në thënien e Profetit, alejhi salatu ue selam: fryrit[1], nuskat, hajmalitë (dhe çdo gjë e tillë), janë shirk”.

Këto gjëra nuk i sjellin aspak dobi, por i sjellin vetëm dëm. Muslimani duhet t’i përdorë lutjet e lejuara dhe t’i merr shkaqet e lejuara duke qenë gjithmonë i mbështetur në Allahun në të gjitha çështjet e tij. Kush i mbështetet Allahut i mjafton Ai, nuk ka mbështetës më të mirë: “Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!” Jusuf 64.

 

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju vëllezër musliman,

Po ashtu prej veprave të cilat i veprojnë një numër i madh i muslimanëve dhe lëshojnë pe në to është edhe:

– Tallja, përqeshja dhe sarkazma me fenë e Allahut apo me diçka çka ndërlidhet me fenë e Tij.

Prej mëkateve të mëdha që e nxjerrin muslimanin prej rrethit të Islamit dhe e bëjnë banorë të përhershëm të Xhehenemit, është tallja me Allahun, ose me Profetin e Tij, alejhi salatu ue selam, ose tallja me Kuranin ose me besimtarët.

Sa muslimanë sot shqiptojnë fjali që i nxjerrin prej Islamit, e ata janë të pandjeshëm dhe të pavetëdijshëm për ato fjalë çka i flasin. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të,  na përcjellë se Profeti, alejhi salatu ue selam,  ka thënë: “Vërtet robi e thotë një fjalë të cilës nuk i jep rëndësi fare dhe për shkak saj hidhet në zjarr të Xhehenemit nga një largësi sa lindja e perëndimi”.

Argument për ndalesën e talljes me fenë e Allahut e kemi fjalën e Allahut, azze ue xhel: “Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?” Teube 65.

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti është ajo që e na përcjell imam Taberiu në tefsirin e tij prej Ibën Omerit se një njeri në luftën e Tebukut tha: “Nuk kemi parë si këta lexues të Kuranit (e kishte për qëllim sahabët), ata lakmojnë vetëm t’i mbushin barqet e tyre, kanë gjuhë rrenacake, dhe janë më frikacakët kur e takojnë armikun”.Tha njëri që ishte aty prezent: “Gënjen, t’i me të vërtet je munafik, do ta lajmëroj Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem”. U nis t’i tregojë, mirëpo Allahu e lajmëroi të Dërguarin e Tij para se të mbërrijë ky sahabij. Më vonë erdhi edhe ai që u tallte me ato fjalë te Profeti, alejhi salatu ue selam, dhe tha:“O i dërguar i Allahut, ne me të vërtet kalonim kohën duke bërë shaka. Ne nuk kishim për qëllim në të vërtet talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës”.

Thotë ibën Omeri, Allahu e mëshiroftë: “Atë njeri e shihja se s’i ishte varur pas devesë së Profetit, alejhi salatu ue selam,  ndërsa gurët ia godisnin këmbët, kurse ai thoshte: “O i dërguar i Allahut, ne me të vërtet kalonim kohën duke bërë shaka. Ne nuk kishim për qëllim në të vërtet talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës”. Ndërsa Profeti, alejhi salatu ue selam, duke mos e kthyer fytyrën aspak nga ai, ia lexonte dhe përsëriste ajetin: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?Teube 65″.

O ju robërit e Allahut,

Pozita e talljes me fenë e Allahut është e rrezikshme, ndërsa tallësi numërohet prej  keqbërësve, ashtu siç na lajmëroi Allahu në Kuran: “Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin, duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre”. Mutafifin 29-30.

 

Kërkoj prej Allahut që të na mbrojë prej çdo lloj talljeje me fenë e Tij dhe e lus që të na mëshirojë, të na shtojën diturinë, të na i falë mëkatet dhe të na mbrojë fenë tonë.

nga arabishtja: Irfan Jahiu

[1] (këtu është për qëllim të fryrit apo rukjeja e ndaluar e cila në vete përmban gjëra të ndaluara, e jo të fryrit sipas Sunetit)

0 2322

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveçse Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Njerëzit në këtë botë jetojnë të shkujdesur dhe me shpresa të gjata. Prandaj, rikujtimi i shpirtit për realitetin e udhëtimit të tij është i domosdoshëm, me qëllim që ta ndërtojë ahiretin me dynjanë dhe ta shfrytëzojë të tashmen për të ardhmen. Allahu e bëri bindjen në ditën e Kiametit prej shtyllave të besimit dhe na mësoi se do të vijë një ditë ku të gjitha krijesat do të zhduken: “Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket”. Rahman 26. E pastaj do të vijë një ditë tjetër ku Allahu do t’i ringjallë të gjitha krijesat prej varrezave, e i pari prej tyre do të ringjallet profeti jonë Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem. Të gjithë do të ringjallen të zhveshur, këmbëzbathur, të pa bërë synet: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë”. Enbija 104. I pari i cili do të vishet prej krijesave do të jetë Ibrahimi, alejhi selam, njerëzit e mirë do të vishen me rroba fisnike, ndërsa të shëmtuarit do të vishen me rroba prej hekurit të shkrirë. Tubimi i tyre nuk do të jetë në këtë tokë dhe këta qiej, por do të jetë në tokën e mahsherit. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: O i Dërguar i Allahut, ku do të jenë njerëzit atë ditë? – U përgjigj: “Mbi urën e Siratit (ura që kalon mbi xhehenem)”.

Nuk do të përjetojnë robërit asnjëherë ditë më të vështirë se kjo ditë. Allahu e përshkroi këtë ditë si të vështirë e të rëndë, ku flokët e fëmijës do të thinjen, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do të shihen si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, shikimet e tyre do të jenë të shtangur, pa lëvizje fare, nuk do të flet asnjëri prej tyre, do të ikë njeriu prej të dashurve të tij, prej nënës, babait, fëmijës, gruas, ndërsa mëkatari do të dëshirojë që edhe më të dashurit e tij të hynë në xhehenem, e ai të shpëtojë: “Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (në jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte”. Mearixh 11-14.

 

Toka do të dridhet e do të bëhet copë e thërrime, kodrat do të lëvizin, toka e kodrat do të ngrihen lart e do t’i mëshojnë njëra tjetrës me një të goditur shkatërrimtare, kodrat do të bëhen rërë rrëshqitëse dhe do të bëhen si leshi i shprishur, kurse toka do të sheshohet nga rrënimi i maleve. Detet do të përzihen dhe do të vlojnë si zjarr flakërues, qielli do të bën një tronditje të fortë e do të çahet për shkak se atë ditë është i rraskapitur, e pastaj do të bëhet i kuq si vaj i shkrirë, yjet do të rrëzohen, dielli do të mblidhet e do të humbë shkëlqimin së bashku me hënën, ndërsa toka do të errësohet: “Por, kur sytë t’i verbohen dhe të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen”. Kijame 7-9. Atë ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara, egërsirat do të tubohen dhe shpirtrat do të bashkohen (me trupat), fletët do të shpërndahen, xhehenemi do të flakërojë, xheneti do të afrohet, edhe melekët nga të gjitha anët do të jenë të pranishëm në dijeni dhe llogari para Allahut, me zërin e tyre do ta lavdërojnë Allahun dhe të gjithë do të jenë të frikësuar nga pamja e tyre madhështore dhe zëri lavdërues. Atë ditë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur për këtë ditë. Do të shpalosen zemrat e fshehtësitë,  mëkatari do të pendohet për mëkatet e bëra dhe do të shpresojë që asnjëherë mos t’i kishte vepruar dhe afruar atyre. Njerëzve nuk do t’ju lejohet që të flasin dhe as të arsyetohen për veprat e tyre: “Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar”. Murselat 35-36.

Gjendja e njerëzve të mirë dhe besimtarëve:

Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore, të qeshura e të gëzuara. Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që do t’i mbulojë errësira. Dielli me ngrohtësinë e tij do tu afrohet njerëzve me largësi prej vetëm një miljesh, e nuk do të ketë aspak hije, pos hijes së Arshit të Allahut, Zotit të botëve, disa do të jenë nën hijen e Tij e disa në diellin e nxehtë, të ngushtuar dhe të përplasur në njëri-tjetrin, duke i kapluar etja për ujë, e djerset do tu rrjedhin për tokë, e do t’i mbulojnë disa deri në zokth të këmbëve, e disa deri në gjunj, e disa deri në fyt, varësisht nga veprat e tyre. Profeti, alejhi selam, thotë: “Mundimet dhe mërzit e njerëzve do të arrijnë atë ditë aq shumë sa nuk do të mund t’i përballojnë”.

Gjendja e mëkatarëve dhe jobesimtarëve:

 

Mëkatari atë ditë do të pendohet fort për mos kryerjen e adhurimeve në dynja dhe prej pikëllimit të madh do të hajë gishtat e duarve të veta. Allahu, azze ue xhel,thotë: “Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!”. Furkan 27-29. Mëkatari do ta urrejë veten, familjen, shokët dhe çdo dashuri të cilin nuk e kishte bazuar mbi baza fetare do ta shndërron në armiqësi.

 

Sunduesit e botës nuk do të kenë më sundim pos nënçmim, ngase do të jenë më të vegjlit në formë dhe më të përulurit në atë ditë dhe në atë vend. Atë ditë shumëfishohet padrejtësia e dynjas, ashtu siç na njofton Profeti, alejhi salatu ue selam: “Padrejtësia ditën e Kiametit shumëfishohet”. Njerëzit do të hakmerren, dëmbërësi do t’i kthejë padrejtësitë me dhurimin e të mirave tek i dëmtuari dhe do t’i marrë të këqijat, po ashtu edhe kafshët do të hakmerren mes veti (siç dëftojnë për këtë disa hadithe se kafsha pa brirë do të hakmerret ndaj kafshës me brirë). Njerëzit më të këqij ditën e Kiametit do të jenë njerëzit me dy fytyra, të cilët disave u janë paraqitur me një fytyrë, e disa të tjerëve me fytyrë tjetër. Kush e shpëton një të brengosur (ia largon brengat), Allahu ia largon atij një brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson dikujt një çështje që i është vështirësuar, Allahu ia lehtëson atij në këtë botë dhe në ahiret (botën e ardhshme). Kush ia mbulon një të metë vëllait të vet, Allahu ia mbulon atij në dunja dhe ahiret. Njerëzit e drejtë do të ulen në minbera prej drite në anën e djathtë të Allahut. Çdo njeri do të ringjallet ashtu si ka vdekur, nëse ka vdekur në Haxh do të ringjallet duke bërë telbije (duke thënë Lebbejke Allahume Lebbejke), nëse ka vdekur në rrugë të Allahut do të ringjallet dhe ngjyra e tij do të jetë ngjyrë gjaku, kurse era e tij, erë misku. Muezinët atë ditë do të jenë me qafa më të gjata, çdo gjë që e ka dëgjuar ezanin e tij do të dëshmon për të ditën e Kiametit. Çdo njeri atë ditë do të jetë nën hijen e lëmoshës së tij deri sa Allahu të gjykon mes njerëzve. Çdo vepër e robit do të peshohet në peshore, qoftë e madhe apo e vogël, Allahu askujt nuk do t’i bëjë padrejtësi: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”. Zelzele 7-8. Fjala elhamdulilah e mbush peshoren, kurse subhanallahi ue bihamdihi subhanallahi el adhim janë të rënda në peshore. Profeti, alejhi salatu ue selam, në një hadith thotë: “Dy fjalë janë të lehta për t’u shqiptuar, të rënda në peshore, të dashura tek Zoti, ato janë: “subhanallahi ue bi hamdihi, subhanallahi el adhim.”

Atë ditë librat do të shpalosen, sa prej veprave i ke harruar, sa prej mëkateve që i ke fshehur do të paraqiten, librat do të lexohen, gjymtyrët do të flasin, melekët do të dëshmojnë, po ashtu Allahu do të jetë dëshmitar për të gjitha veprat: “Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë”. Junus 61. Pasi që të gjykohet mes kafshëve do të fillon gjykimi mes njerëzve. Umeti i parë i cili do të gjykohet do të jetë umeti i Muhamedit, alejhi salatu ue selam. Po ashtu ky umet do të jetë i pari i cili do të kalojë mbi Sirat dhe i pari i cili do të hyjë në xhenet. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: “Ne jemi Umeti i fundit, mirëpo të parët ditën e Kiametit”.

Allahu, azze ue xhel, ditën e Llogarisë  do ta fisnikëron Muhamedin, alejhi salatu ue selam, me një krua (Haud), i cili është i gjerë dhe i gjatë një muaj distancë udhëtim. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, ndërsa era e tij më e këndshme se parfumi (misku). Aty do të shuajnë etjen vetëm besimtarët e sinqertë të këtij umeti, kush pi prej tij nuk do të ndjejë etje më kurrë. Disave prej umetit do t’ju ndalohet afrimi tek Haudi dhe Profetit, alejhi salatu ue selam, do t’i pamundësohet kontakti me ta. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: “Unë do t’ju paraprijë tek Haudi. Kush vjen, pi, e kush pi nuk do të ndjejë etje më kurrë. Do të më vijnë tek Haudi ca njerëz, që i njoh e më njohin, por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek haudi)…them: O Zot, ata janë shokët e mi. Një melek më përgjigjet: Ti nuk e di se çfarë kanë bërë – shpikur pas teje”.

Me një transmetim tjetër: “Unë do t’ju paraprijë atyre në Haud. Vëni re! Disa njerëz do të largohen nga Haudi im ashtu siç largohet deveja e humbur. I thërras: Ej, ejani! Por (më) thuhet: Ata ndërruan pas teje. Atëherë unë do të them: Larg (meje)! Larg (meje)!

Shpëtimi prej kësaj dite:

Shpëtimi prej mundimeve të asaj dite fitohet me mëshirën e Allahut e pastaj me vepra të mira. Njeriu i cili neglizhoi urdhrat e Allahut në dynja padyshim se do të pendohet atë ditë, nuk do t’i bën dobi arsyetimi, as falja e pendimi, dhe xheneti ose xhehenemi do të jenë vendbanimi i përhershëm i tij.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun”. Fatir 5.

 

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju robërit e Allahut

Kush është i falimentuari ditën e Kiametit?

I falimentuar atë ditë do te jetë ai i cili vjen me namaz, me agjërim, me zekat, mirëpo filanin e ka ofenduar, filanin e ka sharë, filanit pasurinë ia ka ngrënë padrejtësisht, filanit gjakun ia ka derdh, i merret prej veprave të mira të tij dhe i jepen atyre që i ka bë padrejtësi. Në rast se i harxhohen veprat e mira para se të përfundon gjykimi i tij, i merren mëkatet e atyre që i ka bë padrejtësi dhe i shtohen në llogari të tij, e pastaj hidhet në zjarr të xhehenemit.

Salih el Mërij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Një ditë në mesditë i vizitova varrezat. I shikoja varret që i përngjanin një popullit memec, që hesht, dhe thash: “I lartësuar qoftë Allahu i cili do t’ju ringjall pas një sprove të gjatë”. Papritmas dëgjova një zë i cili vinte nga një prej gropave të varrezave dhe më tha: O Salih: “Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij, pastaj kur t’ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (të ringjallur)“. Rum 25. Salihu tha: Kur i dëgjova këto fjalë më ra të fikët”.

Hasan el Basrij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Janë dy ditë dhe dy net të cilave nuk u përngjan asnjë ditë dhe natë tjetër dhe të gjitha krijesat nuk do të dëgjojnë asnjëherë si ato. Ajo është nata kur do të flesh me banorët e varrezave, ndërsa më herët nuk ke fjetur në një vend sikur se ai dhe nata kur në mëngjesin e saj do të ndodh dita e Kiametit. Kurse ditët që nuk krahasohen me tjera janë, dita kur të vjen përgëzuesi prej anës së Allahut dhe të përgëzon ose me xhenet ose me xhehenem, dhe dita kur do ta marrësh libri tënd, me të djathtën ose me të majtën tënde”.

Prandaj o ju robërit e Allahut, përgatituni për atë që ju pret para jush dhe veproni për këtë ditë të gjatë. E lus Allahun të na bëjë prej banorëve të xhenetit dhe të na falë mëkatet e tona, të prindërve tanë dhe të gjithë muslimanëve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 16540

Hutbeja e parë

Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut i cili na bëri musliman. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveçse Allahut, azze ue xhel, që është Një, Njohësi i të dukshmes dhe i të padukshmes, Ai është i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim).Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim). Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju muslimanë,

Njeriu në këtë botë lakmon fort që t’i shtohet jeta, t’i shtohet në kohë, në pasuri, në fëmijë dhe në të gjitha të dashurat e tij, të cilat ai mendon se janë shkak i lumturisë së tij në dunja. Prandaj muslimani i lutet Allahut që ta bekojë dhe po ashtu Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, kërkonte prej Allahut ta bekojë në shumë çështje. Me bekim (bereqet) nënkuptojmë zbritjen e mirësisë hyjnore në ndonjë gjë. Zbritja e saj jep fryte madhështore, pakicën e shton, shumicën e bën të dobishme, ndërsa prej fryteve më të mëdha të bekimit në të gjitha çështjet është përdorimi i tij në adhurimet ndaj Allahut.

Kush analizon rreth gjendjes së njerëzve të mirë dhe dijetarëve të dalluar do ta vëren dukshëm bereqetin në jetën e tyre. E sheh ndonjërin i cili ka të hyra materiale si të tjerët, se si Allahu i dërgon bereqet në pasuri, nuk shpenzon pa mos pasur dobi dhe gjendja e tij është stabile pa borxhe. E sheh tjetrin se si Allahu i çon bereqet në vajzën e tij, e respekton prindin, e mbron nderin dhe kur të martohet i lind nipa të cilët i bëhen kënaqësia e syve të tij. E sheh tjetrin se si kohën e tij e shfrytëzon në adhurime dhe në vepra të dobishme, sikurse orët e ditës së tij të jenë më të gjata se sa orët dhe ditët e njerëzve tjerë.

Në anën tjetër medito gjendjen e atyre të cilëve Allahu nuk u zbret bereqet. E sheh ndonjërin se si posedon miliona, mirëpo ditën e sheh të pikëlluar dhe të lodhur, e natën nuk bën gjumë duke llogaritur dhe duke menduar për pasurinë e tij. E sheh tjetrin se si posedon makinë luksoze, mirëpo është vizitor i shpeshtë i automekanikut, sa del prej te njëri hyn tek tjetri. E sheh tjetrin se është prind i shumë fëmijëve, mirëpo ata i gjen armik të prindit të tyre, nuk e respektojnë, prindi nuk dëgjon prej tyre veçse të keqen dhe nuk vëren në sytë e tyre veçse një pyetje, se kur do të lirohemi prej teje?

Allahu kur e zbret bereqetin e përfshin çdo gjë: pasurinë, fëmijën, kohën, punën, prodhimin, gruan, diturinë, kafshën, shtëpinë, mendjen, gjymtyrët, shokun, e shumë gjëra tjera, prandaj edhe kërkimi i tij bëhet shumë i rëndësishëm dhe i patjetërsueshëm.

Parashtrohet pyetja se si të arrijmë deri tek bereqeti?

Gjërat më kryesore që na e mundësojnë fitimin e bereqetit me lejen e Allahut janë:

Devotshmëria, e cila është çelësi i çdo të mire.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka”. Earaf 96, dhe “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. Talak 2-3.

Prej të parëve tanë kanë ardhur disa shprehje të cilat kanë sqaruar këtë fjalë, por të gjitha sillen rreth një kuptimi. E ajo është, që njeriu të kryej atë të cilën ia ka obliguar Allahu dhe të largohet nga ajo të cilën ia ka ndaluar Allahu, që të jetë kjo mbrojtje për njeriun nga dënimi i Allahut.

Nga Aliu kanë ardhur transmetime, i cili e ka sqaruar kuptimin e devotshmërisë duke thënë: “Devotshmëri është frika prej Allahut, veprimi me Kuran, kënaqja me pak, dhe përgatitja për botën tjetër”.

Po ashtu devotshmëria është definuar: “Të veprosh në bindje ndaj Allahut, duke shpresuar në mëshirën e Tij me një dritë prej Tij, dhe t’i lësh veprat e mosbindjes duke e patur frikë Allahun me një dritë prej Tij”.

Disa janë ankuar tek një njeri i mirë se çmimet e mallrave janë rritur. Ka thënë: Zbritni ato me devotshmëri.

– Leximi i Kuranit.  

Kurani është libër i bekuar, është shërim për zemrat e sëmura dhe ilaç i sëmundjeve të trupit. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët”. Sad 29. Pra, veprat e mira janë shkak i fitimit të mirësisë dhe bereqetit.

– Duaja. 

Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, kërkonte bereqet në shumë gjëra. Një prej lutjeve që na mësoi është ajo për të martuarit, ku muslimani duhet të thotë: “Allahu të bekoftë ty edhe pasardhësit e tu dhe ju bashkoftë ju të dy në të mirë”.

Po ashtu na mësoi lutjen për atë që na gostit me ushqim: “O Zot bekoji në atë që i ke furnizuar, fali mëkatet e tyre dhe mëshirojë ata”.

E shumë lutje tjera të dobishme për jetën dhe ahiretin e muslimanëve.

– Korrektësia në shitblerje.

Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Shitblerësit kanë të drejtë zgjedhjeje derisa s’janë ndarë. Si të kishin qenë korrektë në shitblerjen e tyre, Allahu do t’u zbret bereqet në atë tregti. Si ta kishin fsheh ndonjë mangësi të mallit ose ta kishin mashtruar njëri tjetrin, Allahu do ta largon bereqetin e asaj tregtie”.

– Realizimi i veprave herët në mëngjes.

Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, bëri lutje për bekim për ata që fillojnë të veprojnë herët në mëngjes.

Sahr el Gamidij, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “O Allah, bekoje Umetin tim kur e nisin (një punë)herët”! Sahri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte tregtar dhe çdo herë i urdhëronte punëtorët e tij ta fillojnë punën herët në mëngjes, kështu që iu shtua pasuria aq shumë sa që nuk dinte ku ta deponojë.

Një prej selefit thoshte: Çuditem me atë i cili e fal namazin e sabahut pas lindjes së diellit, se prej nga i vjen furnizimi?!

– Pasimi i Sunetit në çdo çështje.

Pasimi i Sunetit nuk sjell tjetër përveç se mirësi. Prej haditheve që flasin rreth saj e veçojmë: “Bereqeti zbret në mes të pjatës me ushqim e hani nga skajet e mos filloni nga mesi i saj”.

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka urdhëruar që gjatë ngrënies të lëpihen gishtat dhe të fshihet ena me ushqim dhe ka thënë: “Vërtet ju nuk e dini se ku është bereqeti”.

(Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Kur t’i bjerë në tokë kafshata e ushqimit ndonjërit prej jush, le ta marrë, le t’ia shkundë pluhurin, pastaj le ta hajë dhe të mos ia lërë djallit: askush prej jush të mos i fshijë duart me shami para se t’i lëpijë gishtat e vet, sepse nuk e di në cilin prej ushqimeve të tij është bereqeti”.)

– Mbështetja e sinqertë në Allahun, azze ue xhel. 

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai”. Talak 3.

Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në Allahun me mbështetje të njëmendtë, do t’ju furnizonte siç i furnizon shpezët, gdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur”.

Hutbeja e dytë      

Falënderimi i takon vetëm Allahut për begatin e Imanit dhe Islamit dhe Kuranit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju robërit e Allahut,

Po ashtu prej gjërave që na e mundësojnë fitimin e bereqetit me lejen e Allahut janë:

– Kërkimi i mbarësisë prej Allahut në çdo çështje.

Robi duhet të kërkon mbarësi prej Allahut, ta pranojë dhe t’i mbështetet zgjedhjes së Allahut e jo zgjedhjes së tij, për shkak se ajo është më e mirë për dynjanë dhe ahiretin e tij.

Duaja e Istihares është transmetuar nga Xhabir ibën Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë se: Profeti, alejhi selam, na mësonte të bëjmë Istiharen për gjitha çështjet tona, ashtu siç na mësonte suret e Kuranit. Na thoshte, alejhi selam: “Nëse ndonjëri prej jush mendon të bëjë diçka, le t’i falë dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe të thotë (pas namazit) duanë e Istihares: “O Zoti im, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi. Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate; kërkoj nga të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë s’kam mundësi, Ti di çdo gjë, kurse unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë imja(emërton nevojën e tij), është e dobishme për fenë time dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, ma mundëso realizimin e saj, ma lehtëso mua këtë dhe më beko në të. E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, largoje këtë nga unë dhe më largo mua nga kjo e më përcakto mirësinë (mbarësinë) kudo që të jetë dhe më bë të jem i kënaqur me të”.

(Imam Neveviu thotë: “Pas Istihares duhet ta bëjmë atë çështje për të cilën na hapet zemra dhe nuk bazohemi në atë që kemi pasur dëshirë para se të falnim namazin. Prandaj kërkohet nga ne që ta ndërpresim zgjedhjen dhe të mos mendojmë për të derisa ta falim namazin e nëse nuk e bëjmë kështu, atëherë nuk numërohet se ne i jemi drejtuar Allahut me sinqeritet që të na zgjedhë çështjen që është më e mirë për ne.”)

– Shpenzimi dhe lëmosha.

Shpenzimi në rrugë të Allahut dhe lëmosha janë shkaqe për shtimin e riskut, ashtu siç na njofton Allahu, azze ue xhel: “Ai jua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë”. Sebe 39

Në një hadith Kudsij: “Allahu, azze ue xhel, thotë: “O biri i Ademit  shpenzo, që të shpenzoj Unë për ty”.

– Largimi prej pasurisë haram.

Largimi prej pasurisë së fituar në mënyrë të palejuar, edhe atë prej të gjitha pamjeve dhe formave që i merr ajo pasuri, sepse është shkak i humbjes së bereqetit në pasuri. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e lëmoshës”. Bekare 276.

– Falënderimi dhe mirënjohja për begatitë e dhëna.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia”. Ibrahim 7.  

– Falja e namazeve të detyruara.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut“. Taha 132.

– Vazhdimësia në istigfar. 

Allahu, azze ue xhel, thotë: “E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj! “. Nuh 10-12.

E lus Allahun të na begatojë në atë çka e posedojmë dhe të na mundësojë të bëhemi prej atyre që i kërkojnë shkaqet të cilat e rrisin bereqetin.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË