Arhiva DitoreNov 20, 2014

1 1649

Do të vijë dita kur të gjithë do të shohin emrin tënd anash, dhe të gjejnë ty të ç’kyçur -Offline!
Të presin të dashurit e tu, e ti nuk do të kyçesh.
Të dërgojnë letra-email, e ti nuk do t’iu përgjigjesh!
Të presin me orë të tëra në messenger, e ti nuk do të hysh.
Gjendja jote vazhdon të jetë i ç’kyçur -Offline.
Atë ditë do të ndalet pjesëmarrja jote tek shumë njerëz, sepse ti veç e ke lënë këtë botë.
Nuk do të kesh mundësi të kyçesh për të komentuar apo kritikuar, apo t’i kërkosh falje atyre që iu ke bërë padrejtësi në atë që ke vepruar ndonjë ditë.
Ti më nuk je me ne!
Ti je atje, në gropën tënde të ngushtë.
Askush nuk mund të të shoqërojë në vetminë tënde.
Do të qash punët e tua.
Apo ka mundësi të shoqërohesh nga punët e tua!
Na ke braktisur dhe nuk na ka mbetur nga ti asgjë, pos asaj që ti ke shkruar me dorën tënde.
Kujdesu që rreshtat tu të jenë punë të mira që rrjedhin në varrin tënd!
Çdo njeri llogaritet për atë që ka vepruar!

Shpejto të ndryshosh dhe të përmirësohesh!

 Përktheu: Valdet Kamberi, Preshevë

0 1713

Pranvera arabe në Siri është më sfiduese dhe më e ndërlikuar se revolucionet që u zhvilluan në botën arabe. Largimi i regjimit sirian shënon edhe largimin e sistemit tiran i cili dekada të tëra ka ushtruar dhunë ndaj popullit të pafajshëm sirian. Nëse shikohet prapavija historike, ideologjike dhe fetare do të kuptohet se lufta siriane është më tepër se sa luftë për liri. Ajo është një luftë për rikthimin e krenarisë së sunitëve që kohë të gjatë shtypeshin nga pakica alevite. Kjo padrejtësi fillon kur kolonizatorët francez këtë tokë të bekuar ia dorëzuan pakicës nusajrite.

Aspekti i dytë që e shton ndërlikimin e kësaj situate është fakti se regjimi i Sirisë ishte i përfshirë në projektin e ekspansionin shiit në Lindjen e afërt. Ky është shkaku pse konflikti i brendshëm ka reperkusione edhe jashtë kufijve të Sirisë për momentin vetëm në nivelin diplomatik.

Informatat bazë për Alevitët:

 Nusajritë janë sekt ezoterik (që fshehin besimin e vërtetë) që u paraqit në shekullin e tretë hixhrij. Ata numërohen si përfaqësues të shiizmit ekstrem i cili predikon hyjnizimin e Aliut, radijallahu anhu, dhe praninë e Allahut në brendësinë e tij. Qëllimi strategjik i tyre është shkatërrimi i Islamit, zvogëlimin e fuqisë së tij dhe si të tillë gjithnjë  kanë qenë na anën e atyre që kanë okupuar tokat myslimane. Kolonizatorët francez i kanë quajtur Alevitë për ta fshehur të vërtetën e tyre ezoterike rafidije nga aspekti i përkatësisë dhe prejardhjes.

Përfaqësuesit më të njohur të këtij sekti:

 Themeluesi i këtij sekti është Ebu Shuajb Muhamed in Nusajr El Basri En Numejri (vdiq në vitin 270 H). Ka jetuar në kohën e tre imamëve të shiitëve (Ali El Hadi, El Hasen El Askeri dhe Muhamed El Mehdi-imami fiktiv i dymbëdhjeti me radhë). Vetën e quante dera nëpërmjet të cilës hyhet te Hasen Askeriu, thoshte se e ka trashëgur diturinë e tij, se është autoriteti i vetëm argumentues pas tij. Këtë epitet ai e ka fituar pas humbjes së imamit që ata e quajnë Mehdi. Thoshte se është i dërguar ndërsa imamëve u përshkruante cilësi hyjnore. Trashëguesi i tij në udhëheqjen e sektit është Muhamed in Xhundubi.

  1. Ebu Muhamed Abdullah in Muhamed El Xhinan El Xhunbulani (vdiq në vitin 287 H) me prejardhje persiane. Udhëtoi në Egjipt  ku këtë ideologji ia parashtroi El Hasisi-t.
  2. Husejn ibn Ali El Hasisi (lindi në vitin 260 H) egjiptian i cili me mësuesin e tij El Xhnbulani erdhi në Persi. Etrashëgoi mësuesin e tij në udhheqësi me sektin. Jetonte nën mbrojtjen e dinastisë Hamdanite në Haleb dhe i hapi dy qendra të Nusajritëve në Siri dhe Irak, në Haleb nën udhëheqjen e Muhamed Ali Halbiut dhe në Bagdad udhëheqës i së cilës ishte El Xhisri.

Vdiq në Haleb dhe shkroi libra të doktrinës nusajrite ku veçanërisht theksoi hyjnizimin dhe inkarnacionin e shpirtrave të imamëve.

Qendra në Bagdad u shkatërrua gjatë sulmit të Holakosë ndërsa qendra e Halebit u transferua në Lataki dhe të njëjtën e udhëhiqte Ebu Sa’d Surur Et Taberani.

Kodrat rreth qytetit Latakije edhe sot janë qendër e fuqishme të këtij sekti.

  1. Ismetudevle Hatim et Tuban autori i Letra Qipriote
  2. Muhamed Kelazi i cili e themeloi këtë sekt në afërsi të Antakisë.
  3. Sulejman Uzuni i cili kaloi në krishterim dhe e shkroi librin El Bakure Es Sulejmanije në të cilin shpalosi fshehtësitë e sektit Nusajrit. Nusajritët e mashtruan e burgosën dhe e mbytën në një treg të Latakisë.
  4. Muhamed Emin Et Tavil një udhëheqës ushtarak i cili e shkroi librin Historia e Alevitëve në të cilin i ka treguar rrënjët e këtij sekti.
  5. Sulejman Murshidi i cili ishte një bari të cilin francezët e ndihmuan në promovimin e hyjnisë së tij. Ai vetës ia caktoi edhe të dërguarin që quhej Sulejman Mideh. Qeveria e pavarur siriane e ekzekutoi në vitin 1946 duke e varur. Pas tij udhëheqësin me sektin e morri përsipër djali që quhej Muxhib të cilin me dorën e tij e ekzekutoi drejtori i shërbimit informativ në vitin 1951. Edhe sot një degë e këtij sekti  e përmendin emrin e Sulejmanit gjatë therjes së kafshëve. Pas këtyre ndodhive nusajritë dal ngadalë janë infiltruar në pozitat udhëheqëse të shtetit që tërësisht ta marrin pushtetin në vitin 1971.

Vlen të përmendet se Alevitët nën pushtetin francez kishin shtet të vetin që ekzistoi prej vitit 1920-1936.

Tiparet kryesore të doktrinës alevite

 Nusajritë e shpallin Aliun, radijallahu anhu, për Zot. Ata thonë se zoti është shfaqur nëpërmjet formës kalimtare fizike të Aliut ashtu si është paraqitur Xhibrili në formë njerëzore. Kjo paraqitje është me qëllim që të përfitohen njerëzit.

E duan vrasësin e Aliut, radijallahu anhu, duke thënë se ai e ka shpëtuar natyrën e tij hyjnore prej asaj njerëzore. I shpallin për mëkatarë ata që e mallkojnë vrasësin e Aliut (Abdurahman ibn Mulxhim).

Disa prej tyre pohojnë se ai jeton në retë pasi është larguar prej botës fizike që e ka kufizuar. Kur kalon ndonjë re thonë: Paqja e Allahut qoftë mbi të o Ebu Hasan. Thonë bubullima është zëri i tij ndërsa vetëtima është kërbaçi i tij.

Mbajnë bindje se Aliu, radijallahu anhu, e ka krijuar Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili e ka krijuar Selman Farisiun, radijallahu anhu, i cili ka krijuar pesë si i quajnë jetimët: Mikdad Esvedin, Ebu Dherrin, Abdullah ibn Revahan, Osman ibn Ma’dhunin dhe Kamber ibn Kadani, secili me detyra si: lëvizje të planetëve, drejtimin e erërave, nxjerrjen e shpirtrave, krijimin e llojit njerëzor, fryrjen e shpirtit në trup etj, Allahu na mbrojt prej kufrit.

E madhërojnë verën për të cilën thonë se nëpërmjet saj vjen “nuri”

Falen pesë herë në ditë por lutjet e tyre dallojnë prej namazit sepse ndryshojnë rekatet, nuk ka sexhde dhe ngandonjëherë bëjnë ruku. Luten në shtëpi dhe kryerjen e haxhillëkut e quajnë adhurim i idhujve.

Kanë një natë në të cilën bëjnë marrëdhënie seksuale pa kufi dhe pa ndalesa.

Nuk e falin xhumanë, nuk marrin abdes dhe nuk lahen prej xhunubllëkut.

E mohojnë zukatin ndërsa udhëheqësve të tyre u paguajnë një të pestën e asaj që posedojnë.

Agjërimi i tyre është vetëm privim nga akti seksual gjatë Ramazanit.

I urrejnë as’habët e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, duke i mallkuar Ebu Bekrin, Omerin dhe Othmanin, radijallahu anhu. Pohojnë se besimi ka shfaqjen e jashtme dhe të brendshme ndërsa vetëm ata e dijnë të brendshmen.

Sipas tyre Kuranin Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, ia ka shpallur Selman Farisiu ndërsa xhihadi i vërtetë është kundër atij që i shpalos fshehtësirat.

Dijetarët janë të një mendimit se nuk lejohet martesa me nusajritë, ngrënia e mishit të kafshëve që i kanë therur, falja e xhenazeve të tyre, varrimi i tyre në varrezat e muslimanëve dhe angazhimi i tyre për ruajtje të kufijve dhe kështjellave.

Shejhul Islam Ibn Tejmijje thotë: Këta njerëz që quhen Nusajri, janë mosbesimtarë më të mëdhenj se sa çifutët, krishterët, madje edhe se sa mushrikët. Dëmi i tyre është më i madh se sa dëmi i ushtrive të jobesimtarëve. Ata gjithnjë kanë qenë në anën e armiqve të muslimanëve. Kur duhet ata janë edhe me krishterët kundër muslimanëve dhe pikëllimi i tyre më i madh ishte kur muslimanët korrën fitore ndaj Tatarëve. Arritja e tatarëve deri në Bagdad dhe deri në mbytjen e halifës nuk do të ishte e mundshme pa ndihmën e nusajritëve.

 Festat e tyre

Nevruzi dita e parë e vitit të ri persian

El Gadir, El Firash dhe Ashura kur e kujtojnë vdekjen e Husejnit, radijallahu anhu.

Dita e sakrificës (Kurban Bajrami i tyre) që festohet më 12 Dhul Hixhxhe.

I festojnë edhe disa fesat krishtere si “Dita e shfaqjes së Zotit”, “Dita e shpirtrave”, “Krishtlindjen” “Dita e Kryqit” të cilën e marrin si ditë e fillimit vjeljes së pemëve dhe korrjes së grurit, shkrimit të marrëveshjeve tregtare dhe të qirasë.

E festojnë edhe ditën Delam (9 Rebiul Evvel) ditën në të cilën është vrarë Omer ibn Hattabi, radijallahu anhu. Në këtë ditë ata shprehin gëzim dhe kënaqësi me vrasjen e Omerit, radijallahu anhu.

Vendet ku ky sekt është i pranishëm dhe qendrat e ndikimit

 

Banojnë në kodrat e qytetit Latakije në bregdetin sirian. Në kohët e fundit janë shtrirë edhe në qytetet tjera të Sirisë. Të pranishëm janë edhe në pjesën perëndimore të Anadolisë ku quhen Tahtexhitë (Hattabitët) ndërsa në Anadolinë lindore quhen Kizilbashët.

Në Shqipëri dhe pjesë të Turqisë njihen me emrin Bektashinjtë.

Grupe të vogla në Iran dhe Turkestan njihen me emrin Alij Ilahijtë dhe si pakicë janë të pranishëm në Liban dhe Palestinë.

 Në vitin 1936, ma rastin e negociatave për pavarësi të Sirisë Nusajritë qeverisë së Francës ia dërgojnë një letër në të cilën në mes tjerash thuhet:

 Jemi befasuar nga vendimi juaj që tokat alevitë do tu bashkohen shtetit të ardhshëm sirian. Pavarësinë tonë e konsideruam dhuratë tuajën, prandaj ua shtruam dorën e bashkëpunimit dhe pranimit të pushtetit francez.

 Jemi të bindur se Franca nuk do të legalizojë robërimin e alevitëve, popull miqësor ndaj Francës nga armiqtë e tyre fetarë dhe historikë (sunitët) me bashkëngjitjen e tokave të tyre Sirisë. Për ti kuptuar dallimet mes neve (nusajritëve dhe sunitëve) dërgojeni një komision i cili do të bindet se dallimet janë shumë të mëdha dhe se bashkëjetesa në një shtet është e pamundshme.

Nuk besojmë se “parimet tuaja humane” do ti zbatoni ndaj sunitëve të Sirisë pasi që ata janë armiqtë tuaj të qartë, ndërsa besojmë se ato do ti zbatoni ndaj miqve tuaj besnik në këtë rast neve, alevitëve.

0 1455

Të dua o i dërguari i Allahut, sepse Allahu të do dhe unë gjithashtu të dua.
Të dua o i dërguari i Allahut, sepse dashuria ndaj teje është afrim tek Allahu dhe adhurim për Allahun, madje prej adhurimeve më të mira.
Të dua o i dërguari i Allahut, sepse përmallohem për ty.
Te dua o i dërguari i Allahut, ashtu që Allahu të na bashkojë mua dhe ty në Xhennetin firdevs.

Të dua o i dërguari i Allahu, sepse e lus Allahun të të shoh në ëndërr.
Të dua o i dërguari i Allahut, sepse jeta jote është veprimi praktik i fesë së Allahut.
Të dua o i dërguari i Allahut, sepse jeta jote është sqarim i ajeteve dhe dispozitave të Kuranit.

Të dua o i dërguari i Allahut, sepse jeta jote është fe dhe moral, ai që të pason e ngritë Allahu, e ai që të kundërshton e poshtëron.

Të dua o i dërguari i Allahut, sepse fjalët dhe veprat e tua janë të mbushura me udhëzime, mirësi dhe dritë.

Të dua o i dërguari i Allahut, sepse fjalët dhe veprat e tua janë mirësi për ne në fenë tonë.

Të dua o i dërguari i Allahut, sepse ti ke bartur të gjitha vështirësitë dhe lodhjet që ne të jemi të qetë, tek ti kthehet e gjithë mirësia mbi ne pas mirësisë së Allahut.
Të dua o i dërguari i Allahut, sepse e gjithë historia jote është mësime, këshilla dhe urtësi për ne t’i meditojmë dhe të përfitojmë nga ato.
Të dua o i dërguari i Allahut, sepse Allahu na ka thënë neve se ti je shëmbëlltyrë për ne, dhe na ka urdhëruar që të dërgojmë salavate dhe selame.

Të dua o i dërguari i Allahut, sepse ti je ndërmjetësues, dëshmitar, përgëzues, kërcënues dhe thirrës drejt Allahut me lejen Tij.

Përktheu: Valdet Kamberi

 

0 2142

Argumentet mbi obligueshmërinë e agjërimit të muajit të Ramazanit

Agjërimi është FARZ , obligim për çdo musliman, dhe është kusht prej pesë kushteve të islamit.

Këtë e vërteton Kurani, Suneti dhe Konsensusi i dijetarëve.

Nga Kurani është ajeti ku Allahu thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. Ditë të caktuara.” Bekare 183-184.

Dhe thotë: “Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë.”. Bekare 185.

Ndërsa nga suneti është hadithi që e transmeton Omeri radijallahu anhu, hadithi i njohur i Xhibrilit, ku i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përgjigjet për islamin, dhe thotë: “Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, të falësh namazin, të japësh zeqatën, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin nëse ke mundësi.” E transmeton Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

Po ashtu thënja e Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem- : “Islami është ngritur mbi pesë shtylla[1] dhe ka përmendur agjërimin e Ramazanit, poashtu thënja e tij drejtuar beduinit: “dhe agjërimi i muajit të Ramazanit.” Tha: “A kam obligim diç tjetër përveç kësaj ?” Tha: “Jo, vetëm nëse dëshiron të shtosh nga vullneti yt.”[2]

Dhe të gjithë muslimanët e të gjitha medh’hebeve e grupeve që nga koha e të dërguarit e deri në ditët e sotit janë unanim për obligimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit dhe se është farz për çdo individ, për të gjithë muslimanët të ngarkuar (i mençur dhe në bylyk) të mos jtë udhëtarë, i shëndoshë, nëqoftë se nuk ekziston ndonjë shkak që e ndalon të agjërojë, në këtë nuk ka kundërshtim, duke u mbështetur në fjalën e Allahut: “E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë.” Bekare, 185.

Agjërim i i mujit të Ramazanit u obligua në vitin e dytë të hixhretit.

KUSH OBLIGOHET ME AGJËRIM?

Agjërimi është obligim për secilin që është:

1-Musliman- pra, nuk pranohet agjërimi i jomyslimanit, ngase nuk kërkohen prej tij obligimet islame në gjendjen e tij si jomysliman, edhe nëse agjëron nuk pranohet prej tij, e nëse pranon fenë islame nuk i kompenson ato që nuk i ka agjëruar në kohën kur ka qenë jomysliman.

2-Të jetë në bylyk- nuk është obligim për fëmijën derisa të arrin bylykun, pra të arrin moshën e pjekurisë, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Është ngritur lapsi nga tre: nga fëmija deri sa të arrin bylykun, nga ai që është duke fjetur deri sa të zgjohet dhe nga i çmenduri deri sa të shërohet.” E transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi.

3-Të jetë me mendje të shëndoshë, hadithi i lartpërmendur.

4-Për vendasin- pra nuk është obligim agjërimi për udhëtarin në atë largësi që shkurtohet namazi, mbështetur në fjalën e Allahut: “ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme” Bekare 185. Por, nëse udhëtari agjëron, agjërimi i tij është i pranuar.

5-Të ketë mundësi për të agjëruar- pra nuk ka agjërim për plakun e shtyrë në moshë që nuk ka mundësi të agjërojë, por ai obligohet të shpaguaj. Dhe nuk ka agjërim për atë që është i sëmurë me sëmundje të vazhdueshme mbështetur në fjalën e Allahut: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te”. Bekare 184.

 

KUSHTET E AGJËRIMIT TË VLEFSHËM

1-Pastërtia e gruas prej ciklit mujor dhe lehonisë. Nuk ka agjërim për gruan gjatë ciklit mujor dhe lehonisë, e nëse pastrohen obligohen të kompensojmë, Aisheja radijallahu anha thotë: “Jemi urdhëruar të kompensojmë agjërimin e nuk jemi urdhëruar të kompensojmë namazin.” E transmeton Muslimi.

2-Koha e agjërimit, pra është patjetër që agjërimi i obliguar në muajin e Ramazanit e jo në muajt tjerë, ngase Allahu këtë muaj e ka veçuar me përmendje. Me fillim prej lindjes së sabahut e deri në perëndim të diellit.

 

SHTYLLAT E AGJËRIMIT

1-Nijeti.

2-Abstenimi nga gjërat që e prishin agjërimin që nga lindja e sabahut deri në perëndim të diellit.

 

HUKMI MBI LËNËSIN E AGJËRIMIT

Kush mohon obligueshmërinë e agjërimit ai është jobesimtar, që duhet të pendohet, përndryshe është murted i dalë prej fesë, nëse vdes, nuk i lahet kufoma, as nuk qefinoset, nuk i falet namazi i xhenazes, nuk lutemi për të, dhe nuk varroset tek varrezat e muslimanëve.

Kështu ka dhënë feta Komisioni i përhershëm për feta në mbretërinë e Arabisë Saudite.

Mirëpo, ai që nuk agjëron në muajin e Ramazanit por nuk e mohon obligueshmërin, por e le nga neglizhenca e përtacia, mirëpo pohon se është i obliguar, ai në këtë rast ka vepruar një mëkat të madh.

Është pyetur Shejh ibn Baz, Allahu e mëshiroftë: Cila është dispozita për atë që nuk agjëron Ramazanin pa mohuar obligueshmërinë e tij, dhe a del me këtë prej islamit për shkak të lënies së agjërimit nga neglizhenca më shumë se një herë?

Është përgjigjur: “Kush nuk e agjëron muajin e Ramazanit me qëllim, pa asnjë arsye të shëndoshë fetare, ai ka vepruar një mëkat prej mëkateve të mëdha, e me këtë nuk del prej feje sipas një prej thënieve më të sakta të dijetarëve, ai duhet të pendohet tek Allahu, dhe të kompenson, ekzistojnë argumente të shumta që tregojnë se lënia e agjërimit nuk është kufër i madh nëse nuk e mohon obligeshmërinë, mirëpo nuk agjëron nga neglizhenca e përtacia, ai duhet të ushqen për secilën ditë nga një të varfër nëse e vonon kompensimin deri në fillimin e Ramazanit tjetër pa ndonjë arsye…”

Mirëpo, megjithëkëtë thuhet: Kush nuk e agjëron Ramazanin me pa arsye, është frikë për  të që të del prej fesë edhe nëse pohon obligueshmërinë, posaçërisht nëse kjo përsëritet më shumë se një vit, ai dhe kjo gjendje është në rrezik të madh, dhe mundet për atë që është në këtë gjendje të jetë prej atyre që mohojnë obligueshmërin me fjalë, ngase ky e mohon obligueshmërinë me vepër, edhe pse nuk e shpreh me gjuhë.

Ndërsa ai që nuk agjëron Ramazanin për një kohë të jetës së tij dhe ai falet, duhet që të kompenson ato ditë që nuk i ka agjëruar.

Sidoqoftë si mundet që muslimani të jetë i kënaqur me Allahun për Zot, me islamin për fe, me Muhamedin të dërguar e të jetë neglizhent në lënien e një obligimi prej obligimeve të fesë, e për më shumë kjo çështje të jetë një shtyllë prej shtyllave të fesë.

Tema e tretë nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Buhariu, Muslimi, Nesaiu dhe Tirmidhiu.

[2] Buhariu dhe Muslimi

0 1488

1. Nëse ta ka dhuruar fenë dhe udhëzimin, dije se Allahu të do.
2. Nëse të ka dhuruar vështirësi, fatkeqësi dhe probleme, dije se dëshiron ta dëgjojë zërin tënd në lutje-dua.
3. Nëse Allahu të ka dhënë pak pasuri, dije se Allahu të do dhe në botën tjetër do të jep më shumë.
4. Nëse Allahu të ka dhuruar kënaqësinë, dije se Allahu të do dhe se Ai të ka dhënë dhuntinë më të bukur.
5. Nëse të ka dhënë durimin, dije se Allahu të do dhe se ti je nga fitimtarët.
6. Nëse të ka dhënë sinqeritetin, dije se Allahu të do! Andaj bëhu i sinqertë ndaj Tij.
7. Nëse të ka dhënë brenga, dije se Allahu të do dhe pret nga ti hamdin dhe falënderimin.
8. Nëse të ka dhënë pikëllimin, dije se Allahu do dhe dëshiron ta provojë imanin tënd.
9. Nëse të ka dhënë pasuri, dije se Allahu të do andaj mos u bën koprrac ndaj të varfrit.
10. Nëse të ka dhënë varfërinë, dije se Allahu të do dhe të ka dhënë diçka më të shtrenjtë se ajo.
11. Nëse të ka dhënë gjuhë dhe zemër, dije se Allahu të do dhe dëshiron që ato t’i përdorësh në mirësi dhe sinqeritet.
12. Nëse të ka dhënë namazin, agjërimin, Kuranin dhe namazin e natës, dije se Allahu të do, andaj mos i le pas dore, por puno me ato.
13. Nëse të ka dhënë islamin, dije se Allahu të do.

Allahu të do, e si mos ta duash ti Allahun?

Allahu të ka dhëne shumë, si ka mundësi të mos ia dhurosh dashurinë?

Përktheu: Valdet Kamberi, Preshevë

NA NDIQNI NË