Arhiva DitoreNov 8, 2014

0 1885

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut, i Cili është Një dhe pa rival dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Prej dhuntive më të mëdha të Allahut për njerëzimin është dhuntia e udhëzimit në këtë fe, Allahu i Madhëruar  thotë për arabët: “Ata të përkujtojnë ty (mirësitë), ngase kanë pranuar islamin. Thuaju (atyre): “Mos më përkujtoni ju për atë që keni pranuar islamin, përkundrazi. Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse flisni të vërtetën”. Huxhurat, 17.

Allahu i Madhëruar ia përkujton këtë mirësi të dërguarit të tij: “Poashtu, Ne ta kemi dërguar ty shpalljen. Ti më parë nuk ke ditur se çka është Libri as çka është besimi, e Ne e bëmë atë dritë, me të cilin udhëzojmë kënd të dojmë  nga robërit Tonë. Ti (O Muhamed) me të vërtetë udhëzon në rrugën e drejtë”. Shura, 52.

Poashtu ka thënë: “dhe të gjeti të humbur e të udhëzoi”. Duha, 7.

Në dy sahihët është shënuar hadithi i Abdullah ibën Zejd se i dërguari salallahu alejhi ue selem i ka thënë Ensarëve: “A nuk u gjeta të devijuar e Allahu ju udhëzoi”. Dhe Allahu i përkujton banorët e xhenetit me këtë dhunti, ku thotë: “Nga kraharori i tyre nxjerrim çdo urrejtje, e nën ta do të rrjedhin lumenjtë. Dhe do të thonë: “Falënderimi qoftë Allahut që na udhëzoi në këtë, ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur të mos ishte udhëzimi i Allahut”. A’raf, 43.

Udhëzimi ndahet në dy lloje:

1-Drejtim, udhëheqje dhe sqarim, kjo është detyrë e pejgamberëve dhe atyre që i pasuan ata, ky kuptim është i përmendur në fjalën e Allahut: “Dhe për çdo popull ka udhërufyes (në rrugë të drejtë)”. Rad, 7. Poashtu në fjalën e Allahut: “Ti (O Muhamed) me të vërtetë udhëzon në rrugën e drejtë”. Shura, 52. Poashtu ajeti: “dijeni se i dërguari ynë është i obliguar të bëjë shpalljen e qartë”. Maide, 92.

Allahu thotë: “Muaji i Ramazanit në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhëzues për njerëzit”.

Në sahihun e Muslimit është shënuar hadithi ku i dërguari salallahu alejhi ue selem i ka thënë Aliut: “Po të udhëzon Allahu një neri në dorën tënde është më mirë për ty se sa të kesh deve të kuqe”.

2-Mbarrësi dhe ndihmë për ta pranuar të vërtetën, kjo është me të cilën veçohet Allahu, e i tha të dërguarit të Tij: “Ti (O Muhamed) me të vërtetë, nuk mund të udhëzosh për në rrugë të drejtë atë që dëshron ti, por Allahu udhëzon atë që Ai do.  Ai i di më së miri ata që janë të udhëzuar”. Kasas, 56.

Allahu thotë: “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. E, përse atëherë ti t’i detyrosh njerëzit të bëhen besomtarë”. Junus, 99. Allahu thotë: “E sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjla ime e vërtetë: Do ta bush xhehenemin me xhindët dhe njerëzit bashkërisht”. Sexhde, 13.

Andaj të mos ketë keqkuptim e të krijohet bindje se mes ajeteve të Kuranit që kanë lidhje me këtë temë ka kundërshitm.

Llojet e udhëzimit:

Të udhëzon Allahu njeriun në zbatimin e veprave të mira dhe moral të mirë me njerëzit, transmeton Hakimi në “Mustedrek” hadithin e Ebu Ejubit se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “O Allahu im, mi falë mua të gjitha gabimet dhe mëkatet, më dhuro, më ngjall, më furnizo, më udhëzo në vepra të mira ngase nuk udhëzon për gjë më të mirë pos Teje dhe nuk largon nga e keqja pos Teje”.

Prej llojeve më të mëdha të udhëzimit është të udhëzon Allahu njeriun në zbatimin e njëshmërisë (teuhidit) dhe largimit nga shirku, ngase kush vepron këtë ka arritur siguri në dunja e ahiret, Allahu thotë: “Ata të clët kanë besuar dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me zullum (shirk), atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuarit”. En Am, 82.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kërkonte nga Allahu udhëzimin, transmeton Muslimi në sahihun e tij hadithin e ibën Mesudit se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “O Allahu im, unë kërkoj prej teje udhëzimin, devotshmërinë, faljen dhe pasuri”. Ai lutej edhe për shokët e tij të udhëzohen dhe e drejtoi umetin e tij për këtë gjë, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi hadithin e Xherir ibën Abdullahut, i cili ka thënë: U ankova te i dërguari salallahu alejhi ue selem se unë nuk mund të qëndroj mbi kalë, më goditi me dorën e tij në gjoks, dhe tha: “ O Allahu përqëndroe dhe bëre të udhëzuar dhe udhëzues”.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi hadithin e Ebu Hurejres radijallahu anhu të ketë thënë: “ Erdhi Tufejl ibën Amr Ed Deusi me shokët e tij tek i dërguari salallahu alejhi ue selem e i thanë: “O i dërguar i Allahut, fisi Deus kundërshtoi dhe refuzoi, lute Allahun kundër tyre. Njerëzit thanë: U shkatërrua fisi Deus. Tha: O Allahu im, udhëzo fisin Deus, dhe tërqafojnë ata Islamin”.

Transmeton Muslimi në sahihun e tij hadithin e Aliut radijallahu anhu se i dërguari salallahu alejhi ue selem i ka thënë atij, thuaj: “O Allah, më udhëzo dhe më drejto”

Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Njeriu gjithmonë është nevojtarë ta udhëzon Allahu në rrugë të drejtë, është i nevojshëm për qëllimin e kësaj lutje, ngase nuk ka shpëtim nga dënimi e as arritje së lumturisë vetëm se me udhëzim, dhe ky udhëzim nuk arrihet pos me udhëzimin e Allahut”.

Allahu i Lartmadhëruar ka treguar se kënd do ta udhëzon në këtë fe ia hap zemrën, dhe e kundërta se kujt Alahu ia dëshiron të keqen e devijimin ia ngushton atij gjoksin,  Allahu thotë: “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. En Am, 125.

Shkaqet që të përqëndrojnë në udhëzim:

Duaja, transmeton Imam Ahmedi në “Musned” hadithin e Aishes radijallahu anha të ketë thënë: “Prej lutjeve që më së tëpërmi lutej i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ishte: “Allahu im, o rrotullues i zemrave përforcoma zemrën time në fenë tënde”, I thashë: O i dërguar i Allahut, ti shumë shpesh po e përmend këtë lutje. Tha: “Zemra e njeriut është mes dy gishtave prej gishtave të Allahut, i ndërron nëse do Ai, dhe i përqëndron nëse do Ai”.

Prej shkaqeve është edhe nxitimi në vepra të mira, Allahu thotë: “Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë. Dhe atëherë do t’u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh. Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë”. Nisa, 66-68.

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij.

Përktheu: Shpend ZENELI

0 1260

Kufri, mosbesimi është shkak i çdo fatkeqësie, sëmundje, shkatërrimi, pasojat e tij janë fatale, të cilat njeriut i bëjnë dëm në këtë botë dhe në botën tjetër, prej pasojave të kwsaj bote janë:

  1. Devijimi nga rruga e drejtë e Allahut, Allahu në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan dhe penguan nga rruga e Allahut ata kanë devijuar, e humbur shumë larg[1].
  2. Vulosja e zemrës duke mos përfituar nga drita e shpalljes, Allahu në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan (pabesimtarët) është njëlloj për ta ua tërheqe vërejtjen apo jo ata nuk besojnë, Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, veshët e tyre dhe të pamurit e tyre ka një perde e ata kanë dënim të madh”[2]. Po ashtu Allahu i Lartëmadhëruar thotë:” dhe thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre Allahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush”[3].
  3. Llogaritja e tij murted-renegat, nuk i falet xhenazja as nuk i lahet xhenazja e as që varoset në varret e muslimanëve.
  4. Mosshoqërimi me të, dalja nga kurora e gruas, e cila është muslimane si dhe rënia e kujdestarisë për fëmijët e tij, kështu që ndalohet ti ndihmohet dhe të tregohet dashuri ndaj tij.

Ndërsa pasojat e mosbesimit në botën tjetër janë si në vijim:

  1. Do të hyj në zjarr të xhehenemit, nuk do të del prej tij, kurrë duke shijuar dënim të ashpër si dhe nuk do të ketë lehtësim në dënimin e tij. Allahu në Kuran thotë:” Për ata që nuk besuan është zjarri i xhehenemit, për ta as nuk ka gjykim me vdekje e as nuk u lehtësohet dënimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është pabesimtarë”[4]
  2. Jobesimtarit i asgjësohen të gjitha veprat e tij dhe nuk i pranohen asesi, Allahu në Kuran thotë:” Ai i cili e mohon besimin veprat e tij janë asgjësuar si dhe në botën tjetër do të jetë prej të shkatëruarve”[5].
  3. Allahu nuk ia fal atij i cili ka vdekur në kufër-pabesim, Allahu i Lartëmadhëruar në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan (pabesimtarët) dhe bën zullum, atyre Allahu nuk ua fal kurrë, e as që i udhëzon për në rrugë të drejtë. Përveç rrugës së xhehenemit në të cilin do të jenë përgjithmonë, e gjitha kjo është shumë e lehtë për Allahun[6].
  4. Poshtwrim, nënçmim dhe turprim tw këtyre njerëzve, Allahu në Kuran thotë:” Ska dyshim se Allahu i poshtërson pabesimtarët[7].
  5. Mbi ta është hidhërimi i Allahut, mallkimi i Tij dhe janë larg mëshirës së Tij, Allahu në Kuran thotë:” Allahu me të vërtet i ka mallkuar pabesimtarët dhe u ka përgatitur dënim të ashpër në të cilin do të jenë përgjithmonë dhe nuk do të kenë askënd për ti mbrojtur dhe t’ju ndihmon”.[8]

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Sure Nisa, ajeti:167.

[2] Sure Bekare, ajeti:6-7.

[3] Sure Nisa, ajeti:155.

[4] Sure Fatir, ajeti:36.

[5] Sure Maide, ajeti:5.

[6] Sure Nisa, ajeti:168-169.

[7] Sure Teube, ajeti:2.

[8] Sure Ahzab, ajeti: 64-65.

0 1152

Uelidi ishte një burrë i ri, ai ndonëse ishte i varfër financiarisht, ishte padyshim i pasur në karakter. Një mbrëmje, pas një pune të gjatë e të lodhshme, kur po kthehej në shtëpinë e tij, e pa një zonjë të vjetër, e cila kishte ngecur në anë të rrugës. Pa menduar shumë Uelidi doli nga vetura e tij, pasi që ai ndjeu se zonja kishte shumë nevojë për ndihmë. Zonja ishte shumë e tensionuar, duke qëndruar skaj BMW së saj, duke mos ditur çfarë të bëj.

 Askush nuk ishte ndalur për ti ndihmuar gjatë orës së fundit a më shumë. A do ta lëndonte ai atë? Ai nuk dukej i parrezikshëm; ai dukej i varfër dhe i uritur.

 Uelidi i tha asaj, “Jam këtu që t’ju ndihmoj zonjë”. Pse nuk pret në makinën time ku është nxehtë? Ndërkohë që unë do të jua rregulloj makinën.”

 Duke qenë mekanik, nuk shkoi gjatë që Uelidi ta rregulloj makinën.

 Uelidi buzëqeshi përderisa e mbylli kapakun e makinës. Zonja e pyeti se sa i kishte borgj atij. Çfarëdo shume do të ishte e përshtatshme për të. Ajo në të vërtetë imagjinoi gjithë gjërat e këqija që mund t’i kishin ndodhur asaj sikur ai të mos ishte ndalur. Uelidi nuk mendoi dy herë për t’u paguar. Kjo nuk ishte punë për të. Kjo ishte ndihmesë dikujt në nevojë, dhe Zoti e di që kishte shumë të cilët i kishin dhënë atij një ndihmë në të kaluarën. Ai gjithë jetës kishte jetuar në atë mënyrë, dhe atij kurrë nuk i shkonte ndërmend që të ndërronte mënyrë.

 Ai i tha asaj se nëse vërtetë dëshiron të më paguash, herën tjetër që ajo sheh se dikush ka nevojë për ndihmë, ajo do t’ju jepte atyre njerëzve ndihmën që ju nevojitej.

 Ai priti derisa ajo ndezi makinën dhe filloi të vozisë. Kishte qenë një ditë e ftohtë dhe e mërzitshme, por ai u ndje mirë përderisa u drejtua për në shtëpi.

 Disa milje më tutje në rrugë, zonja pa një restorant të vogël. Ajo hyri brenda për të ngrënë ndonjë kafshatë, dhe të largonte të ftohtët para se të vazhdonte pjesën tjetër të udhëtimit të saj të gjatë për në shtëpi. Ishte një restorant i errët. Përjashta ishin dy pompa të vjetra të benzinës. E gjithë pamja ishte e panjohur për të. Kamerierja erdhi dhe i solli një peshqir të pastër për t’i tharë flokët e saj të lagur.

 Ajo kishte një buzëqeshje të ëmbël, e cila nuk mund të fshihej edhe pas qëndrimit në këmbë për një ditë të tërë. Zonja vërejti se kamerierja ishte shtatzënë rreth tetë muajsh, por nuk ajo nuk lejonte që lodhja apo dhimbjet e saj t’ia ndryshonin sjelljen.

 Zonja e vjetër habitej se si dikush që kishte kaq pak mund t’i jepte kaq shumë dikujt krejt të huaj. Pastaj asaj iu kujtua Uelidi.

 Pasi që zonja përfundoi ushqimin e saj, ajo pagoi me një kartëmonedhë $ 100. Kamerierja shpejt shkoi për të marrë kusurin e kartëmonedhës $ 100, por zonja e vjetër doli jashtë pa rënë në sy. Ajo veçse kishte shkuar kur u kthye kamerierja. Kamerierja pyeste veten se ku mund të kishte shkuar zonja. Pastaj ajo vërejti diçka të shkruar në pecetë.

 Sytë e saj u mbushën me lot kur lexoi se çfarë kishte shkruar zonja: “Nuk më ke borgj asgjë. Edhe unë kam qenë atje, gjithashtu. Dikush më ka ndihmuar njëherë, në këtë mënyrë siç po të ndihmoj unë ty. Nëse vërtetë dëshiron të kthesh borgjin, ja çfarë duhet të bësh: mos lejo që të përfundoj ky zinxhir i dashurisë me ty.”

 Nën pecetë ishin edhe tri kartëmonedha $ 100.

 Pastaj, tavolinat duheshin pastruar, tasat e sheqerit duheshin mbushur dhe njerëzit duheshin shërbyer, por kamerierja e kapërceu edhe një ditë tjetër. Atë natë kur ajo u kthye në shtëpi nga puna dhe u shtri në krevat, ajo po mendonte për paratë dhe atë çfarë zonja kishte shkruar. Si mund ta dinte ajo se sa shumë i nevojiteshin ato asaj dhe burrit të saj? Me beben që pritej muajin e ardhshëm, do të ishte shumë vështirë….

 Ajo e dinte se sa i shqetësuar ishte burri i saj, dhe kur ai u shtri pranë saj, ajo e shikoi atë dhe i pëshpëriti butë dhe ulët, “Çdo gjë do të jetë në rregull. Unë të dua ty, Uelid.”

 Morali: Çfarëdo të mire që u bën të tjerëve, ajo do të të shpaguhet në një mënyrë apo tjetër. Edhe nëse jo në këtë botë, padyshim në botën tjetër.

Përktheu dhe përshtati

Besnik Abrashi

0 1459
  1. Burri i udhëzuar, është dhuntia më e madhe. Ai e din rrugën e tij drejt xhamisë, duke mos u lodhur me atë, por ai dëshiron të jetë që në të ardhmen do të nxisë dhe ndihmojë në faljen e namazit në kohën e tij, dhe do të japë kohë të falesh me përkushtim dhe frikë-respekt, veçanërisht namazin e sabahut. Këtë cilësi do ta dëshironte çdo muslimane edhe nëse nuk është praktikuese e fesë.
  2. Burri i udhëzuar, nëse të do të fisnikëron. Nëse nuk të do, nuk të nënçmon, sepse ai i frikohet Allahut.
  3. Burri i udhëzuar, e din se ai është përgjegjës për kohën e tij në ditën e gjykimit, andaj nuk do që të lodhesh duke pritur me orë të tëra gjatë natës, ashtu sikurse kujdeset që të flejë herët për tu zgjuar në namazin e sabahut.
    4. Burri i udhëzuar, e din se Allahu do ta pyes për pasurinë e tij në ditën e gjykimit, andaj mos u lodh, mos u brengos dhe mos u friko nga koprracia dhe shpërdorimi i pasurisë nga ana e tij.
  4. Burri i udhëzuar, i din të drejtat e tua, dhe frikohet se Allahu do ta llogarisë për atë (të drejtat e tua), dhe kujdeset që mos të bëjë padrejtësi në të drejtat e tua të përgjithshme dhe të veçanta.
  5. Burri i udhëzuar, shokët i ka të udhëzuar sikurse ai dhe nuk e lodhë gruan e tij me kërkesa dhe darka.
  6. Burri i udhëzuar, edhe nëse shkon në vendin më të ndytë në botë, ai shkon me kujdesin e Allahut, e zemra jote (motër) do të mbetet e qetë sepse ai ul shikimin dhe mbron veshin nga harami, çfarë do që i del përpara ai nuk kënaqet përveç se me bukurinë tënde edhe nëse nuk je shumë e bukur, dhe çfarëdo që dëgjon nuk kënaqet përveç se me zërin tënd, sepse ai e din qartë se një kënaqësi e tillë është haram andaj edhe nuk e dëgjon.
    8. Burri i udhëzuar, sa herë që sheh diçka të bukur, etet që sa më shpejt të kthehet tek ti edhe nëse është shumë larg, sepse Muhamedi, alejhi selam, ka porositur që nëse shohim diçka çka na mahnitë te femrat tjera, t’i kthehemi grave tona.
    9. Burri i udhëzuar, e çmon sakrificën dhe lodhjen tënde në shtëpi, bile edhe të ndihmon duke pasuar kështu njeriun më të mirë të njerëzimit Muhamedin, alejhi selam, dhe poashtu e ka në konsideratë gjendjen tënde shëndetësore dhe psikologjike nëpër të cilën kalon ti.
  7. Burri i udhëzuar, nuk sheh që ka më të mirë se ti, sepse ai e ndalon veten e tij nga të shikuarit në gratë tjera, edhe nëse shkon syri ngandonjëherë është shikim spontan, dhe nuk mbetet në nefsin e tij nga dënimi i Allahut.
    11. Burri i udhëzuar, kur gabon, e ti ia përkujton Allahun, kthehet dhe e len atë gabim.
    12. Burri i udhëzuar, kënaqet edhe nëse ti pak kujdesesh për pamjen tënde të jashtme, sepse ai nuk e ka njollosur shikimin e tij me femrat e zhveshura dhe lakuriqe në Tv e Satelite. Nëse sheh vetëm pak përkujdesje nga ti, kënaqet me atë dhe mendon se është njeriu më i lumtur në botë.
    13. Burri i udhëzuar, nuk të gënjen asnjëherë sepse e din se gënjeshtra është haram dhe këtë cilësi e urren çdo grua, sepse gruaja nga natyrshmëria e saj do të dijë çdo send për burrin e saj.
  8. Burri i udhëzuar, shokët i ka të hajrit që e kujtojnë dhe këshillohen për punë të mira, dhe sa herë që takohet me ata, kthehet tek gruaja e tij me dashuri edhe më të madhe ndaj saj.
  9. Burri i udhëzuar, i mëson dhe i praktikon hadithet e Muhamedit, alejhi selam, ku çdo njeri prej nesh është përgjegjës për kopenë (familjen) e tij.
    16. Burri i udhëzuar, kujdeset për fëmijët e tij dhe i edukon në frymën islame, dhe mundohet që mos të qëndrojë larg tyre.
  10. Burri i udhëzuar, i din të drejtat e prindërve, familjes dhe farefisit, po në të njëjtën kohë i din të drejtat e prindërve të gruas së tij.
  11. Burri i udhëzuar, kur hidhërohet, bënë istigfar-kërkon falje nga Allahu, merr abdes , falet dhe përmirësohet.
  12. Burri i udhëzuar, e dëshiron jetën me qëllime dhe përgjegjësi, dhe llogaritje të vetvetes duke u mbështetur në fjalën e Allahut ku thotë: “Nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos të më adhurojnë”.
  13. Burri i udhëzuar,  nuk flet e as nuk lëviz pos me peshoren e sheriatit, sepse ai e din që është shembull për të tjerët.

0 1694

Në Kuran, Allahu thotë : “Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës”. Kuran, 21:47

 Allahu gjithashtu thotë: “…le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër…” [Kuran 59:18] Omeri, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Llogarite veten, para se të llogaritesh“.

 Burrat dhe gratë e drejta janë gjithmonë plotësisht të vetëdijshëm që kanë ardhur në këtë botë për të mbart një premtim (marrëveshje) shpirtërorë që rezulton ose në fitim ose në humbje që në terma tjerë është ose xheneti ose zjarri i xhehenemit. Është njeri i urtë ai i cili përpiqet në adhurim dhe i thotë shpirtit të tij: “O shpirti im, ti kevetëm një jetë; asnjë moment të vetëm që të ka kaluar nuk mund të rikthehet, numri i frymëmarrjeve tua që të jepen nga Allahu, të janë të caktuara, dhe nuk mund tështohen.  Kur të mbaron jeta, më nuk mund të veprosh asnjë vepër shpirtërore, prandaj ajo që duhet të bëni, bëni tani, mendoni këtë ditë sikur jeta juaj të kishte kaluartashmë dhe kjo është një ditë shtesë (ekstra) e dhënë për ju nga dhurata e veçantë e të Plotfuqishmit. Çfarë marrëzie e madhe mund të jetë sikur ta humbasësh këtë ditë?

 Në Ditën e Ringjalljes, njeriu do të gjejë të gjitha orët e jetës së tij të rregulluara si një serial, i arkivit (sëndukut) me thesar të fshehura e të ruajtura mirë e në detajet më të vogla. Kapaku i parë kur do të hapet, do të shihet të jetë plot dritë: ajo paraqet një moment të cilin e shpenzoi duke bërë vepra të mira. Zemra e tij do të mbushet me gëzim të tillë që edhe një pjesë nga ai gëzim do të bëjë që banorët e xhehenemit të harrojnë zjarrin. Kapaku i dytë kur do të hapet, por do të jetë katran, errëtpërbrenda, dhe lëshon erë të keqe të tillë që do të bëjë çdo njëri të mbajë hundën e tij: ajo paraqet një moment të cilin ai kaloi duke bërë vepra të këqija, dhe ai do të vuajë dënimin. Kapaku i tretë kur të hapet, do të shihet të jetë bosh dhe nuk do të ketë as dritë e as errësi brenda: kjo paraqet momentet në të cilën ai nuk bëri as mirë e as keq. Atëherë ai do të ndiejë pendim dhe konfuzion të tillë sikur të një njeriu që ka qenë poseduesi i një thesari të madh dhe që e humb atë, ose sikur atij që e la t’i ikë nga dora.

 Kështu seritë e tëra të orëve të jetës së njeriut do të shfaqen, një nga një, shikimit të tij. Prandaj duhet t’i themi shpirtit çdo mëngjes, “Allahu ju ka dhënë njëzet e katërthesare, kini mendjen të mos ju humbasin ndonjëra prej tyre, që të mos jeni në gjendje të duroni keqardhjen që do t’iu vijë nga humbjet e tilla.”

 Përkujtimi i Allahut

 Kjo konsiston në përkujtimin e një njeriu që Allahu vëzhgon të gjitha veprat dhe mendimet e tij. Njerëzit shohin vetëm jashtë, ndërsa Allahu sheh njeriun si pamjen e jashtme ashtu edhe atë të brendshme.

 Kur Zulejha, gruaja e mbretit, u mundua të josh Profetin Jusuf, paqja qoftë mbi të, ajo hodhi një leckë mbi fytyrën e idhujve që ajo i adhuronte. Jusufi i tha: “O Zulejha,ti ke turp para një blloku prej guri, dhe a nuk duhet të turpërohem para Atij që krijoi shtatë qiejt dhe tokën?

 Abdullah Ibn Dinari tregon:  “Isha duke ecur njëherë me halifin Omer afër Mekës, kur u takuam me një djalë skllav-bari që ishte me kopenë e tij. Omeri i tha atij: “Më shit një dele.” Djali u përgjigj: “Nuk janë të mijat, por të padronit tim.” Pastaj, për të provuar atë, Omeri i tha: Ma shit mua dhe padronit i thuaj që e hëngri ujku.” Bariu, i çuditur nga kjo kërkesë i tha: Po Zotit të padronit, çfarë t’i them Ditën e Kijametit.” Omeri u ul në gjunjë dhe filloi të qajë nga këto fjalë, pastaj e bleu atë rob dhe e liroi.Ai i tha bariut: Për këtë thënie ju jeni i lirë në këtë botë dhe do të jeni i lirë në botën tjetër.”

Ditën e Llogarisë do të pyetesh për secilën vepër që ke vepruar, pyetja e parë: “pse e ke bërë këtë vepër?”, e dyta: “në çfarë mënyre e ke bërë këtë?”, dhe e treta: “për çfarë qëllimi e ke bërë atë vepër?”.

Pyetja e parë do të kërkohet për shkak se njeriu duhet të veprojë sipas udhëzimit hyjnor, e jo nga ndikimi njerëzor e djallëzor. Nëse kjo pyetje është përgjigjur kënaqshëm, pyetja e dytë do të provojë se në çfarë mënyre veprimi e ke bërë, me mençuri, apo me shkujdesje dhe neglizhencë, dhe pyetja e tretë, nëse është bërë thjesht për të kënaqur Allahun, ose për të fituar kënaqësinë e njerëzve. Nëse një njeri kupton kuptimin e këtyre pyetjeve ai do të jetë shumë vigjilent mbi gjendjen e zemrës së tij.

 Njeriu duhet të meditojë (të thërret veten) në mënyrë rigoroze të japë llogari për veprimet e tij që i ka bërë. Çdo mbrëmje ai duhet të shqyrtojë zemrën e tij për atë që ai ka bërë për të parë nëse ka fituar ose ka humbur në kapitalin e tij shpirtëror. Kjo është më se e nevojshme sepse zemra është si një partner biznesi e pabesë, gjithmonë e gatshme të mikloj e të mashtrojë, ndonjëherë ajo paraqet egoizmin e vet nën maskën e bindjes ndaj Allahut, në mënyrë që ti mendon se ke fituar, kur në realitet ke humbur.

 Një njeri i drejtë me emrin Amija, gjashtëdhjetë vjeç, llogaritte ditët e jetës së tij. Ai numëroi 21.600 ditë. Ai tha me vete, “Sa keq! Nëse unë kam kryer një mëkat çdo ditë, si mund të shpëtojnë nga ngarkesa e 21.600 mëkateve?” Ai nxori një britmë dhe ra për tokë, kur erdhën për ta ngritur atë, e gjetën të vdekur.

 Por shumica e njerëzve janë të pavëmendshëm, dhe kurrë nuk mendojnë për llogarinë e vetes. Njerëzit llogarisin në tespihët (rruzat) e tyre me vetë-kënaqësi numrin se sa herë kanë përmendur emrin e Allahut, dhe harrojnë të llogarisin fjalët e panumërta të kota që flasin.

 Së fundi, nëse ndonjëri e gjen veten neglizhent dhe jo të prirur që të jetw serioz në procesin e vetë-disiplinës dhe vetë-llogarisë, duhet të shoqërohet me atë që është i aftë në praktika të tilla në mënyrë që të rrisë entuziazmin e tij. Një njeri i drejtë kishte thënë: “Kur më rritet pasiviteti në vetë-disiplinë, unë shoh Muhamed Ibn Uasi , dhe sytë e tij rindezin te unë entuziazmin tim për të paktën një javë.”

NA NDIQNI NË