Arhiva DitoreJan 1, 2015

0 1255

Le të hyn Kutejbe, kështu pa titull, u thirr udhëheqësi i muslimanëve para kadiut Xhumej’. Kur erdh pyetja e parë iu drejtua Samarkandiut paditës i cili tha: Kutejbe na sulmoi me ushtrinë e tij, pa na thirr në Islam dhe pa na dhënë afat të shikojmë në çështjen tonë.

Kur i dëgjoi këto fjalë gjykatësi u drejtua kah Kutejbeja duke e pyetur: çfarë thua për këtë o Kutejbe?

Tha: Në luftë lejohet mashtrimi dhe në këtë vend të madh askush nga ata përreth nuk u dorëzua pa luftë dhe nuk pranuan të paguajnë xhizjen. Kadiu përsëri pyeti a i ftove në Islam, a u ofrove mundësinë të paguajnë xhizje para se të fillosh luftën?

Kutejbeja tha: I sulmuam befas ashtu siç të thash. Kadiu tha: po e shoh se po e pranon akuzën dhe kur i akuzuari pranon përfundon gjykimi.

Kutejbe a nuk e di se Allahu e ka ndihmuar këtë Ummet me fe, me shmangie të tradhtisë dhe vendosje të drejtësisë.

Gjykimi im është që gjithë muslimanët të dalin nga toka e Samarkandit, sundimtarë, ushtarë, burra, gra, fëmijë. Le ti braktisin shtëpitë e tyre dhe dyqanet e tyre. Asnjë musliman nuk duhet të mbetet në Samarkand deri sa të paralajmërohen banorët e tij.

Të pranishmit besuan se çfarë dëgjuan dhe dëshmuan. Pa dëshmitarë, prova, për disa minuta përfundon gjykimi. U largua kadiu, Kutejbe, djaloshi…

Pas disa orë zhurmë dhe pluhur i përfshinë pjesët e Samarkandit. Pyetën çfarë po ndodh dhe përgjigja ishte se gjykimi i kadiut po zbatohet dhe ushtria po tërhiqet. Një pamje që rrëqethi ata që e dyshuan apo dëgjuan për të.

Dielli nuk arriti të perëndojë dhe qentë filluan të bredhin në rrugët e zbrazëta të Samarkandit. Zëri i qarjes dëgjohej në çdo shtëpi. Qanin për daljen e kësaj bashkësie të drejtë dhe të mëshirshme nga qyteti i tyre.

Paria e Samarkandit dhe populli nuk duruan kohë të gjatë. Në grupe të mëdha në krye me parinë e tyre filluan të ecin drejt kampit të muslimanëve, duke përsëritur:  LA ILAHE ILALLAH MUHAMMEDUN RESULULLAH.

Për Zotin, sa histori madhështorë dhe sa fletë e shkëlqyeshme e së kaluarës sonë është kjo ndodhi.  A keni parë ushtri të pushtojë ndonjë vend e pastaj gjyqi i atij shteti të gjykojë që ushtria të tërhiqet? Pasha Allahu unë nuk e di se një ndodhi si kjo ka ndodh në histori.

Të mbetet të mësosh se kjo ka ndodh në kohën e kalifit të drejtë Omer ibën Abdul Aziz tek i cili banorët kishin dërguar emisarin e tyre duke u ankuar nga sulmi i ushtrisë muslimane pa i ftuar në Islam dhe pa ua ofruar mundësinë e xhizjes. Kalifi, Allahu e mëshiroftë, i dërgoi letër kadiut që të shikon dhe të gjykon në këtë çështje. Dhe ndodhi kjo histori madhështore.

Burim: Tregime nga historia të autorit Ali Tantavi

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 1503

Lavd-falënderimin ia kushtojmë Allahut, prej të Cilit kërkojmë ndihmë dhe falje; Njashtu i kërkojmë strehë, të na ruajë nga të këqijat e shpirtërave dhe punëve tona, O Zot, ty të falënderoj me lëvdatat më të mira, aq shumë, sa të mbushet hapësira e qiellit, tokës dhe hapësira e të dyjave. E kam drejtuar fytyrën dëlirësisht kah Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, e unë nuk jam prej mushrikëve. Me të vërtetë, namazi, sakrifica, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. Lavdërimet dhe shpëtimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen e këtij pejgamberi, shokët dhe ndjekësit e tij.

             Fryti i haxhit të pranuar

            Nuk ka dyshim se haxhi është një ndër veprat më të mira pas imanit, e madje është një imazh i xhihadit në rrugë të Allahut. Është pyetur i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Cila vepër është më me vlerë?!” Tha: “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij!”Pastaj, i thanë: “Po pastaj?!” Tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut!” I thanë:“Më pastaj?” Tha: “Haxhi i pranuar!”[1] Njashtu, përcillet nga Aisha, nëna e besimtarëve, -radijallahu anha!-, se ka pasë thënë: “O i Dërguari i Allahut! Po e shohim se xhihadi është vepra më me vlerë; A të bëjmë edhe ne (gratë) xhihad?!” Tha: “Jo! Ngase xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar!”[2] Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “Për ju (gratë), xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar!” I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e ka përgëzuar atë që i shmanget gjërave të ndaluara, se do t’i falen të gjitha mëkatet: “Kush e bën haxhin, e nuk bën punë të turpshme e mëkate, kthehet po sikur atë ditë kur e ka lindur nëna!”[3] Gjithashtu, i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Umreja deri në umren tjetër është shlyerje për mëkatet mes tyre, kurse haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhenetit!”[4]Pra haxhi el-mebrur, është haxhi i pranuar, në të cilin muslimani ka përmbushur kushtet e vërtetësisë dhe pranimit të veprës, duke e bërë veprën dëlirësisht me sinqeritet vetëm për Allahun, -subhanehu ue te’ala!-, e në të njëjtën kohë duke ndjekur udhëzimin dhe udhën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke iu shmangur gjunaheve, bëmave të këqija, mëkateve, gjërave të turpshme, etj. E, prej shenjave të këtij haxhi të pranuar është që haxhiu të kthehet në gjendje fetare më të mirë seç ka qenë, e të braktisë përnjëmendshëm mangësitë, mëkatet dhe mospërfilljet që ka pasë më parë, e të largohet nga shoqëria e tij batalle që nuk vlen për asgjë, e të shoqërohet me vëllezër të mirë e fetarë, t’i shndrroj tubimet e dëfrimit e të gafletit në kuvende të përmendjes së Allahut dhe syçelësisë.

            Ihlasi është nga gjërat më të vështira, e sidomos nëse bëhet fjalë për një vepër të dukshme që nuk fshihet dot, siç është rasti me haxhin. Ngase, për shembull, njeriu mund të agjëroj një ditë për hir të Allahut, e të mos e hetojë gjendjen e tij asnjë njeri, sikurse mund të falë namaz të natës në thellësitë e natës në shtëpinë e tij, e njëjtë sikur te agjërimi, të mos jetë në dijeni asnjë njeri për veprën e tij. Kurse tek ibadeti i haxhit nuk qëndron kështu; Njeriu nuk mund të shkoj në shtëpinë e Allahut në Mekë e të bëjë haxhin, e për këtë të mos e dijë askush nga njerëzit; Andaj, mundi i dhënë për të realizuar ihlasin në haxh, po edhe në veprat e tjera, ka shpërblim të shumëfisht, për atë të cilit i jep sukses dhe udhëzim Allahu i Madhërishëm. E, si rrjedhojë e kësaj, njerëzit e mirë i jepnin rëndësi asketizmit gjatë haxhit, si dhe përuljes dhe nënshtrimit karshi Allahut, duke shfaqë nevojën e madhe për Zotin e tyre të Lartë. Është përcillur se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “O Allah! (Të përgjigjem me një), Haxh, në të cilin ska syefaqësi!”[5]

                 Si realizohet devoshmëria në haxh?!

            Nuk mund të realizohet dot devotshmëria gjatë haxhit vetëmse pasi të jetë përmbushuar sinqeriteti, i cili paralelisht kanë qenë i shoqëruar me veprën e saktë, gjegjësisht veprën e cila është në përputhshmëri me udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke qenë syçelë që me shpejtësi e gatishmëri të madhe në vepër të përmbushet domethënia e fjalës: Të përgjigjem Ty o Allah, të përgjigjem!; fjalë kjo të cilën e përsërisnim ore çast duke i ngritur zërat tanë. Realizimi i kësaj fjaleje bëhet pasi ta kemi kuptuar atë, e që realisht është fjalë që thuhet pasi të jesh thirrur, e ti i përgjigjesh Atij, të Cilin e don, e madhëron e i frikësohesh, e me që është kështu, ti i përgjigjesh shpejtë e shpejtë duke thënë: Ty përgjigjem Ty o Allah;Ndërsa kësisoj nuk qëndron kur të thërret dikush që nuk e don, porse rëndohesh në vend, e madje ndalesh tërësisht së përgjigjuri. E, ne i përgjigjemi me të shpejtë Zotit tonë, ngase Ai tek ne është më i Dashur se gjithçka e gjithkush tjetër, e kjo është shenjë e imanit: E ka gjetur ëmbëlsinë e imanit ai që posedon këto tre gjëra: Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se gjithkush tjetër, të dojë një njeri vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu siç e urren të hudhet në zjarr!”[6]

            Të kërkosh shkaqet e faljes, gjegjësisht punët që bëhen shkak që Allahu të na falë, kjo është prej shenjave të haxhit të pranuar, ngase: “Kush e bën haxhin, e nuk bën punë të turpshme e mëkate, kthehet po sikur atë ditë kur e ka lindur nëna!”[7] E, pra njësimi i Allahut dhe braktisja e shirkut është prej çështjeve më madhore: Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh”.[8] “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij.”[9] Ai që e takon Allahun duke pasë shumë mëkate, po aq shumë mekate, gati sa hapësira e tokës, porse nuk i ka bërë shirk Allahut, do ta gjejë Allahun me falje të madhe, po sa hapësira e tokës.

Nga arabishtja[10]: Mirsim Maliqi

Medine, 08.11.2012

           

[1] Sahih – Buhariu në “Sahih” (25, 1429), Muslimi në “Sahih” (121), Tirmidhiu në “Xhami” (1581), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (4224), Darimiu në “Sunen” (2315), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (9630), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (18782), Ahmedi në “Musned” (7408, 7456, 7666), Ibën Hibani në “Sahih” (155, 4696), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[2] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1430, 1738), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3501), Ahmedi në “Musned” (23938), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (16371, 7966), Ibën Hibani në “Sahih” (3785), e të tjerë, nga hadithi i Aishes, -radijallahu anha!-. Sh. P.

[3] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1698, 1699, 1431), Muslimi në “Sahih” (2412), Tirmidhiu në “Xhami” (738), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3500), Ibën Maxhe në “Sunen” (2884), Darimiu në “Sunen” (1747), Ibën Hibani në “Sahih” (3777), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (8476, 9625, 6326, 9637), Ibën Huzejme në “Sahih” (2346), Ahmedi në “Musned” (10068, 7208, 9105, 9106), Darekutniu në “Sunen” (2992), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (12381), Abdurrezaku në “Musanef” (8577), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[4] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1658), Muslimi në “Sahih” (2411), Tirmidhiu në “Xhami” (854), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3502, 3495, 3496), Ibën Maxhe në “Sunen” (2883), Darimiu në “Sunen” (1746), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (8063, 9624), Ibën Hibani në “Sahih” (3778, 3779), Ibën Huzejme në “Sahih” (2345, 2872, 2873), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (12380), Ahmedi në “Musned” (7181, 9730, 9737), Abdurrezaku në “Musanef” (2876), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-.

[5] Sahih – Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (2855), Ebu Nuejmi në “Hiljetul-evlija” (3278, 8949), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (15573), e të tjerë, nga hadithi i Enes ibën Malik, -radijallahu anhu!-. Shejh Albani e ka vlerësuar për sahih duke pasë parasysh rrugët e shumta të transmetimit,  në “Sahihul-xhami” (1302), “Sahih ibni maxhe” (2355), “Sahihut-tergib” (1122), “Es-Silsiletu es-sahiha” (2617) dhe “Menasikul-haxhi vel-umre” (16). Sh. P.

[6] Sahih ­– Shënon Buhariu në “Sahih” (15, 20, 5610,6458), Muslimi në “Sahih” (63, 64), Tirmidhiu në “Xhami” (2566), Ibën Maxhe në “Sunen” (4031), Ahmedi në “Musned” (12528, 12545, 13331, 13788, 13635), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (386, 1311, 1312, 1504, 1505, 8431, 8892) dhe “Es-Sunenul-kubra” (19413), Bezari në “Musned” (1790, 2133), Ebu Nuejmi në “Hiljetul-evlija” (59, 2508), e të tjerë nga hadithi i Enes ibën Malik, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[7] Shiko fusnotën nr. 4. Sh. P.

[8] Kurani, El-Maide: 9

[9] Kurani, En-Nisa: 48

[10] Ky punim është i përkthyer pjesërisht. Titulli nuk përkon tërësisht me origjinalin, i cili është: “Të kthyerit”, pra shumësi i fjalës: i kthyer; Po me që, mund të kuptohej edhe ndryshe, e ndryshuam nga “Të ktyherit” në “Kthimi”. Sh. P.

0 1075

Edhe pak ditë na ndajnë nga përfundimi i vitit 2012, ku më pas do hyjmë në vitin 2013 sipas kalendarit Gregorian, këtë e pranojmë të gjithë, por ja që për dikë 31 dhjetori nuk është vetëm përfundim i vitit, por është edhe festë!

Festë?!

Me siguri se po, ashtu po ngjanë në mjediset familjare, por ne pyesim, festë e kujt, kur e ka datëlindjen kjo festë, si ka ardhë tek ne, çka i kontribuon vlerave tona një festë e tillë, çka pas festimit, këto pyetje a duhet me i bë dikush … ?!

Le të na përgjigjen ata që nuk mund ta paramendojnë 31 dhjetorin pa festu!

Ndërsa une si shqiptar, musliman, posedoj parime dhe vlera; unë kur ha e di pse ha, kur pi e di pse pi, kur flej e di pse flej, kur punoj e di pse punoj, kur mësoj e di pse mësoj, kur argëtohem e di pse argëtohem, kur e adhuroj Allahun e di pse e adhuroj, por edhe kur festoj e di pse festoj, jo paushall, vetëm se me një arsye dhe qëllim fisnik.

E shumë shqiptarë muslimanë këto ditë po përgatiten për të festu; dikush me ushqime e pije të tepruara deri në luks, e më pas deri te mishi i derrit dhe pijet alkoolike nga më të ndryshmet, dikush duke u dëfry me muzikë degjeneruese deri në orët e vona, dikush duke u ndytë në amoralitet, dikush duke i shqëtesu të tjerët me krisma të mjeteve piroteknike, hallakam mbi hallakam, koha vjen e shkon, një vit më shumë, shumë hapa para drejt vdekjes dhe takimit me Zotin tonë.

Faktikisht a ia vlen të gjitha këto për një festë që në parim është festë pagane, kristiane, e importuar nga kulturat e huaja, që fare s’ka të bëj me traditën tonë kombëtare dhe fetare dhe që nuk pajtohet Zoti me të, nuk pajtohet, ndërsa shqiptarët pajtohen.

Unë personalisht ju them të mos ma uroni këtë feste, ai që ma uron festën e Vitit te Ri, ai më ka nënçmu, ju thërras që të më bashkangjiteni në vetëdijesimin e të tjerëve mbi realitetin e kësaj feste.

Nuk i kemi rendet me festu, ne jemi shqiptarë muslimanë dhe gjithmonë si popull i kemi festu dy festa; Kurban dhe Fitër Bajramin, e tash na i kanë përzi të huajt, të mos pranojmë çka do që na servojnë të huajt, sepse një ditë do të na mbesin në fyt.

Hargjime ekstreme, për çudi, një numër të madh të popullit i kemi me asistenca sociale, ndërsa kur vie Viti i Ri, ta merr mendja që ata i takojnë klasës së lartë ekonomike, e pas Vitit të Ri i vërejnë pasojat, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë moral.

Andaj mos festoni paushall, veç t’i pasojmë epshet, të kënaqemi një natë, duke harru se s’pajtohet Allahu me ne, vetëm për faktin se po festojnë tjerët, po vjen një vit i ri, shkoj viti i vjetër e hajdeni të festojmë!

A nuk duhet me bë një llogari vjetore, për fjalët dhe veprat, arritjet dhe humbjet gjatë një viti, ende pa na interesu si na shkoi viti dhe çfarë planifikojmë për vitin tjetër, neve na intereson vetëm me festu dhe me festu dhe në fund çka, kush po na lavdëron?!

Shumë ma i kënaqur do te jem unë që natën e 31 dhjetorit do ta kaloj në gjumë, sesa ata tjerët mbi tavolina duke i kaluar të gjithë kufinjt.

Mos festo paushall pa arsye!

Autor: Labinot Kunushevci

0 2421

Në kokën e njeriut përplasen gjithmonë këto gjëra:

– Dje, sot dhe nesër!

– E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja!

– Ç’ndodhi, ç’po ndodhë dhe ç’do të ndodhë?

Njeriun më shumë e brengos fati i së ardhmes, dhe gjithmonë e ardhmja i bëhet synim studimi, dhe faktet, qofshin ato të vërteta apo jo, e që flasin për të ardhmen, i duken kurreshtare dhe interesante, nganjëherë njeriu duke u brengos shumë për të ardhmen, bie në pus të pa fund, sepse futet aty ku nuk i takon dhe ku nuk ka përgjigje për njeriun, i lë mangu obligimet gjatë ditës duke u dhënë pas “zbulimit të së ardhmes”, ende pa e jetu të sotshmen e kërkon të nesërmen, sa çudi!

E njeriu është qenie fizike, psikike dhe shpirtërore, është krijesa e fundit e Zotit në tokë dhe më e nderuara, shkaku pse njeriu bart një përgjegjësi para Zotit dhe para njerëzve është mendja, ai jeton në mes të së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, e kaluara ka shku dhe s’mund ta kthejmë asesi, e tashmja jetohet dhe në të tashmen duhet të investohet, ndërsa e ardhmja është e fshehtë dhe sekrete, mund të përgatitemi për të, por nuk na takon që të mundohemi të fshehtat e së ardhmes “t’i bëjmë të njohura”, sepse kjo i takon dikujt tjetër, e jeta në këtë botë për njeriun është sikur leximi i një libri, duke e lexu një faqe libri, nuk e din çka pason në faqen tjetër, pra, ti jeton sot, por nuk e din sigurt se a do të jetosh edhe nesër apo jo.

Andaj, për të kaluarën mos u mërzit shumë, ajo ka shku dhe nuk kthehet më, veprat e mira që i ke bë në të kaluarën mos i zhvlerëso kurrë, për gabimet, qofshin ato të mëdha apo të vogla, me dije apo pa dije, në raport me Krijuesin tënd apo në raport me njerëzit, pendohu dhe kërko falje, e përmirësoje veten dhe nisu drejt ardhmërisë, e investo në jetë si të ka hije, e ardhmja të të mos brengos shumë, ti që po e lexon këtë temë, besoj se e ke zemrën e shëndoshë, pra, besoj se ti e beson Allahun për Krijues sikur unë e nuk je ateist/e, këtu e kam qëllimin, andaj, ji aktiv në leximin e kësaj teme deri në fund me zemrën tënde të shëndoshë dhe të hapur, ashtu do ta kuptosh qartë dhe drejtë çështjen e kohës, çështjen e fatit dhe çështjen e atij apo asaj që na shpie drejt fatit të mirë apo të keq.

Ti që ke nda diçka nga koha jote për ta lexu këtë temë, këtë kohë ku e morre, a e din se Allahu është betu në kohën, a e din se koha është si shpata, po s’preve me të, të pret ajo ty?! Ti je në mirësi, sepse ti tani je mik i kohës e jo armik, siç ka thënë një dijetar: “Me pas koha gojë na kish sha, çka jemi na t’u i ba”. A thua tani sa njerëz do t’i shante koha po të kishte gojë, ajo do të kishte të drejt, madje po të kishte mundësi edhe do t’i privonte prej vetes, sepse shumë njerëz sot kohën e lirë e kalojnë në robëri të epsheve, gjërave të kota dhe devijimeve, ndërsa ty s’të ka hije të radhitesh në mesin e tyre, ti mos e shaj kohën, se koha nuk të ka faj pse ti s’din nganjëherë të ballafaqohesh me sfidat e kohërave të ndryshme që të vijnë, dhe mos ec me kohën, ajo duhet të ec me ty, sepse ti s’je krijuar për kohën, por koha është kriju për ty, Zoti ta ka nënshtru kohën ty që ti ta mbushësh atë me vepra të mira dhe frytdhënëse, anadaj, mos u bëj neglizhues, por mbjell ditë e natë në arat e duhura, se ke për të korr pa dyshim, e akrepat po ecin, dikush ende po sheh ëndërr, ec o vëllai im dhe motra ime para duke shiku përpara, e jo prapa, asnjë njeri nuk e kam pa deri sot duke vozitur veturë para me fytyrë prapa!

Sot koha shumë dinamike, globalizimi po vjen duke na gëlltitë kohë pas kohe, shkenca dhe teknologjia dita ditës në avancim e sipër, vetëm shqiptarët më duken vazhdojnë ta kenë ende fatkeqsisht mikun më të mirë jastëkun e gjumit, siç thoshte hoxha, dijetari, komandanti, oratori dhe atdhetari i ndjerë i shqiptarëve, mulla Jakup Asipi: “Me ba botën luan, ne as në bisht s’kemi vend!” Pra, me të vërtet jemi prapa, por prapë se prapë dikush që është i verbër në zemër dhe në kokë e sheh vetën në birën e hardhucës, por ja që i duket vetja “në maje të malit”, e mu këta persona mendojnë se janë “ndërtuesit e ardhmërisë”, bile pretendojnë se e kanë në dorë “qelsin e fshehtësisë”, dhe ja që me dinakritë e tyre i ngufatin zemrat dhe mendjet e të rinjve dhe të rejave të popullit tonë dhe si model që “të udhëzon drejt një të ardhme më të mirë” ta propozojnë horoskopin, sa çudi!

– A do të jem fatlum/e apo fatkeq/e?!

– I/e lumtur apo i/e dëshpëruar?!

– I/e pasur apo i/e varfër?!

– I/e shëndoshë apo i/e sëmurë?!

– I/e dashur apo i/e urrejtur?!

– I/e martuar apo i/e vetëm?!

– I/e suksesshëm apo i/e dështuar?!

– I/e respektuar apo i/e nënçmuar?!

Dhe pyetje tjera me radhë, që të gjitha preokupime të së ardhmes, ndërtimi i të sotshmes është zbehë, tani rinia e ka syrin vetëm te e ardhmja, mirëpo këtyre pyetjeve që i parashtruam kush mund t’u jap përgjigje, “me siguri horoskopi”, ta shohim!

O ti që je ithtar i horoskopit dhe zemrën tënde ia ke dorëzu besimit në dash, gaforre apo bricjap, dhe mendon se horoskopi e ka me vend, të tjerët që të gjithë duhet të heshtin, shembull, ti je njëzet vjeçar, më trego sipas horoskopit, ku ke qenë ti para 21 viteve?!

Nëse s’mund të të jap përgjigje për një të kaluar, si mund të të jap përgjigje për të ardhmen dhe si ti aq lehtë mund t’ besosh?!

Mirë, në rregull, nëse ti je akrep në horoskop, po akrepi çka është në horoskop, për të a nuk vlen horoskopi a, fati i mirë apo i keq nuk i takojnë edhe atij a, së pari pse akrep, kush të krijoi ty dhe kush e krijoi akrepin, i njëjti Krijues apo jo, me çfarë qëllimi, pse jeton në shek.XXI e jo para 3000 viteve?!

Kam pyetje që më burojnë nga brendësia e zemrës, të mos më përgjigjesh vetëm se me zemër, të lutem:

– Kush është Pronari i Gjithësisë dhe Krijuesi i njerëzisë, “horoskopi rastësisht”?!

– Kush e sjellë diellin nga lindja në perëndim, “horoskopi rastësisht”?!

– Kush e nxjerrë prej natës ditën dhe prej ditës natën, “horoskopi rastësisht”?!

– Kush i jep leje kohës të ec para duke ia ndalu të ndalet qoftë edhe një sekond, “horoskopi rastësisht”?!

– Kush ma mundësoi mua ta shkruaj këtë temë dhe ty ta lexosh, “horoskopi rastësisht”?!
Shiko ç’thotë horoskopi për rënien e shiut, sa pika uji kanë ra në vitin 1912 në gjithë Atlantikun, sa në det, sa në të thatë, sa në Tiranë e sa në Prishtinë, pastaj, kur ka fillu dhe kur ka mbaru dhe ku është sot ai ujë, uji është bazë kryesore e jetës, është “turp mos ta dijë”?!

Çka din horoskopi, përveç se me ta trubullu mendjen dhe zemrën, ai të thotë ty se nesër paradite do të zgjohesh i mërzitur, ndërsa pasdite do të disponohesh, se sot ke humbë kaq dhe ke fitu aq, se pas një muaji ke mu shkurorëzu me gruan, dhe ti zemrën e gjorë, së cilës ia ke zhvesh besimin në Allahun, ia dorëzon horoskopit dhe ai ta prangos dhe bën që çdo bestytni e pjellur të zë vend aty dhe pastaj ti mendon se “planifikuesi dhe parashikuesi më i mirë i jetës tënde është horoskopi”!

A e njeh konceptin e sekretit, çka din ti për sekretin, kush meriton të jetë ruajtës dhe zbulues i sekretit, çfarë kritere duhet pas, pastaj, sa sekrete i ka sot bota, njeriu më i ditur në botë nga sekretet din sa një pikë ujë në deti, merre vesh tash sa din horoskopi!

Horoskopin po e quajnë kinse “hartë dhe planprogram të jetës së njeriut, i cili bën lidhshmëri në mes të kozmosit natyror dhe kozmosit të njeriut, ku tregon pozicionin e yjeve në qiell, gjë që sipas tyre ajo ka të bëj direkt me situatën e njeriut, pra, të besuarit se fati i njeriut është i lidhur ngusht me pozitën dhe lëvizjen e trupave qiellor, të cilat na i paraqesin përmes disa shenjave të marra sipas tyre nga astrologjia”, përrallë pas përralle, devijim pas devijimi, bestytni pas bestytnie, çfarë të vërtete ka këtu, astrologjia s’është shkencë që duhet studiu dhe besu, kush rrin prapa horoskopit, a e dini?!

Paramendo ti, e lidhin çështjen e fatit të njeriut me yje, këta nuk e dinë se yjet i ka kriju dikush, s’janë vetvetiu në qiell, ato i ka kriju Allahu, bile është betu në to dhe na ka mësu se edhe yjet i përkulen në mënyrën e vet Atij, se si ato janë zbukurim në errësirë, se si me to mund të orientohemi, se si ato janë gjuajtëse kundër shejtanëve të mallkuar, dhe në fund, në ditën e gjykimit, ato do të shkapërderdhen, ja se si i përshkruan Allahu yjet:
“Ne ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr”. (Kur’an, kaptina nr.67, ajeti nr.5).

“Ai është që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë”. (Kur’an, kaptina nr.6, ajeti nr.97).

“Yjet i përulen urdhrit të Tij”. (Kur’an, kaptina nr.7, ajeti nr.54).
U bëj tash pyetje mendjeve të mëdha dhe të arsyeshme, si ka mundësi të lidhet fati jonë me yje, pasi që yjet paskan krejt tjetër rol dhe ndikim në jetën tonë, ashtu po i përshkruan Krijuesi dhe Arkitekti i tyre e jo ne?!

Vazhdon…1/3

Es-Selamu Alejkum!

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu

0 1471

I falënderuar është Allahu i cili padrejtësinë ia ndaloi Vetes dhe e ndaloi atë mes njerëzve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili qartë tha: Ndihmoje vëllanë edhe kur bën edhe kur i bëhet padrejtësi. (El Buhari). Të bekuar qofshin shokët, familja dhe gjithë ata që zgjodhën rrugën e tij, sal-lallahu alejhi ue selem.

I Lartësuari, Allah në Kuranin famëlartë thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat;falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” Et Teube, 71.

Pikënisja e këtij prononcimi janë ndodhitë në Egjipt, në tokën e Kinanes, në të cilën ushtria rrëzoi kryetarin mysliman, duke e suspenduar atë dhe anëtarët e qeverisë së tij, me përkrahjen e liberalëve, të krishterëve dhe atyre që interesat e kësaj dynjaje i kanë primare. Si rezultat i grusht shtetit vendi hyri në fitne dhe gjakderdhje fundi i të cilëve nuk mundet të paramendohet. I nxitur nga obligimi i qartësimit dhe mosfshehja e së vërtetës, që e kam marr përsipër, e që buron nga ajeti: “Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.” El Bekare, 159, prononcohem si më poshtë:

1. Prej çështjeve të definuara në sheriatin Islam është ndalimi i rebelimit kundër pushtetmbajtësit mysliman, ndalimi i mosbindjes ndaj tij. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai që nga

udhëheqësi i tij sheh diçka që nuk i pëlqen le të duron, sepse çdokush që do të largohet nga xhemati, qoftë edhe sa një pëllëmb do të vdes me vdekje të injorancës.” (Muttefekun alejhi). Në versionin e imam Muslimit qëndron: “Kush shfaq mosbindje (ndaj sunduesit legjitim) në ditën e Gjykimit do ta takon Allahun pa asnjë provë. Nëse dikush duke polemizuar do të thotë se bëhet fjalë për marrëveshje shoqërore që lejohet të anulohet i themi: Zotimet e besnikërisë me të cilën besimtarët në të kaluarën dhe sot u janë zotëruar udhëheqësve të tyre nuk janë asgjë tjetër pos marrëveshje që duhet të përmbushen ashtu si urdhëron ajeti: “O besimtarë! Plotësoni detyrimet!” El Maide, 1.

2. Obligimi i atij që ka sulmuar pushtetin, që ka rrëzuar kryetarin, që e ka dëshmuar atë shtrembërim dhe e ka pranuar, të pendohet tek Allahu, të heq dorë nga ajo vepër dhe të drejtën t’ua kthen pronarëve të saj. Të lajmëron se ka bërë padrejtësi dhe uzurpim, të shpreh keqardhje për këtë padrejtësi të qartë, të vendos që asnjëherë mos ta përsërit atë. Pendimi i fshin mëkatet e bëra dhe kthimi nga padrejtësia para se të bie në dorë të pushtetit duhet të merren parasysh. Por pasi të kalojë koha dhe të derdhet gjaku, krimineli i kapur duhet të jep përgjegjësi për krimet e bëra. Prej veprave që nuk kanë rrugëdalje përveç dënimit të paraparë me sheriat është edhe derdhja e gjakut të mbrojtur, ashtu siç ndodh tani në Egjipt.

3. Fitneja që ndodh në Egjipt është më se e qartë dhe nuk ka asnjë paqartësi. Pala që rrëzoi kryetarin legjitim laikët, krishterët, rebelët nuk duan kryetar që ka ngjyrim Islam. Këtë e shfaqën me protestat e tyre disa muajshe por edhe sot kur shprehën qartë mosdurim ndaj atyre që i ndihmuan në grushshtetin tyre e që nuk kanë metodologji

të njëjtë. Në këtë situatë obligimi ynë është të largohet kjo palë uzurpuese duke e penguar me çdo mundësi stabilitetin e pushtetit të tyre. Nuk lejohet të lihen (uzurpuesit) të qetë nëse kemi mundësi të ndikojmë e as që lejohet të izolohemi. Obligim është të ndihmohet ai të cilit i bëhet padrejtësi, qëndrimi pranë tij deri sa ti rikthehet e drejta e uzurpuar.

4. Ata që janë në të drejtë e që kërkojnë rikthimin e kryetarit dhe qeverisë së tij duhet të kenë kujdes të mos tërhiqen nga armiqtë e tyre, që nuk pushojnë, në një luftë qytetare dhe në vrasje të paqarta ku ndoshta do vritet i pafajshmi për krimin e mëkatarit, do të shtohet sasia e gjakut të derdhur në veçanti gjaku i atyre që kanë kërkesa të drejta dhe legjitime. Në hadithin autentik qëndron pohimi se besimtari do të mbetet në gjerësinë e fesë nëse nuk derdh gjak të ndaluar. Ata duhet të vazhdojnë kërkesën e tyre të drejtë, të kritikojnë zullumqarët , të bëjnë presion me gjitha mjetet paqësore dhe legjitime derisa e drejta tu rikthehet pronarëve të saj.

5. Populli i Egjiptit në veçanti dhe popujt arabë dhe muslimanë në përgjithësi duhet të kuptojnë se ajo që ndodh tani në Egjipt është luftë mes projektit Islam dhe projektit properëndimor që në esencë është armiqësor ndaj Islamit, me atë pak prej të vërtetës që e ka. Populli duhet të mos mashtrohet me devijimet e mjeteve të informimin që i ndryshojnë të vërtetat, i shtrembërojnë faktet, shpifin gënjeshtra, e falsifikojnë realitetin pa frikë dhe fije turpi.

6. Dijetarët, thirrësit, xhematet, shoqatat dhe intelektualët muslimanë duhet që ta proklamojnë të vërtetën dhe ta refuzojnë agresorin. Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do

t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!” Ali Imran, 187

Çdokush sipas mundësisë dhe pozitës që e ka. “Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” Et Tegabun, 16

7. Udhëheqësit e shteteve islame, arabe dhe në përgjithësi, institucionet ndërkombëtare dhe globale kanë për obligim ta refuzojnë grushtetin në fjalë, të kërkojnë nga ushtria të kthehet në kazermat e saj, ti kthjnë gjërat në rrjedhojën e tyre normale, të drejtën t’ua kthejnë pronarit të saj, të përdorin urtësi sepse dënimi është sipas llojit të krimit. Ashtu si vepron do të veprohet me ty. Në një hadith që e transmeton Muslimi qëndron: “Kush dëshiron të largohet nga zjarri i xhehenemit dhe të hyjë në xhenet le ta pret vdekjen duke besuar në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të sillet ndaj njerëzve ashtu si dëshiron ata të sillen ndaj tij. Çdokush që i zotohet Imamit (prijësit) duke ia shtrënguar dorën dhe duke ia dorëzuar frytin e zemrës le ti bindet aq sa ka mundësi. Nëse dikush vjen dhe ia konteston pushtetin (prijësit) dënojeni me vdekje (kontestuesin).” Ata që i kanë ndihmuar rebelët duhet të distancohet nga përkrahja që ua kanë dhënë, sepse është ndihmë në zullum, armiqësi dhe agresion. Allahu në mënyrë absolute e ka ndaluar padrejtësinë dhe ka thënë: “Mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi.”

8. Vëllezërit tanë që ata që janë në të drejtë dhe të cilëve u bëhet padrejtësi i këshilloj me durim dhe vazhdimësi në durim. Problemet shërojini me urtësi dhe dituri, dëmin më të madh parandalojeni me

dëmin më të vogël. Ajo që ndodh në vete ngërthen urtësi prej të cilëve disa i kuptuam por disa tjera ngelën të fshehta. Jini optimist për përfundimin e mirë që u është premtuar durimtarëve: “Ndërsa popullit të përndjekur Ne i dhamë në zotërim viset lindore dhe perëndimore të tokës që kishim bekuar. Kështu u përmbush premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj izraelitëve, për shkak të durimit që treguan. Ndërsa ndërtesat dhe kullat e Faraonit dhe të popullit të tij Ne i shkatërruam.” El A’raf, 137

“Musai i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë nga Allahu dhe duroni, sepse toka është e Allahut. Ai ia jep atë trashëgim cilit të dojë prej robërve të Vet. Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”. El A’raf, 128

“(Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.” El Haxhxh, 41

Zullumqarëve dhe atyre që e përkrahin padrejtësinë e tyre ua themi atë që e thotë Allahu: “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” Esh Shuara, 227

E falënderoj Allahu, Zotin e botëve, ngadhënjimi në fund u takon besimdrejtëve, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin, mbi familjen, gjithë shokët e tij dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 3971

Lavd-falënderimi i takon vetëm se Allahut. Atë e lavdërojmë dhe nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon me të drejtë adhurimi përveç se Allahut të Madhëruar dhe se Muhamedi, i biri i Abdullahit dhe rob i Allahut është i Dërguar i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë ata me të mira deri ditën e Kiametit.

O ju musliman, dijeni se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte njeriu me cilësi më të larta, më i miri dhe më i dashuri në mesin e njerëzve dhe Allahu me dërgimin e tij e plotësoi begatinë mbi ne dhe tha: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët”. Teube 128.  

 

Nga butësia dhe durimi i tij na mjafton të dimë nga ajo që ditën e Uhudit ia përgjakën faqen e tij të bekuar dhe ia thyen dhëmbët dhe shokëve të tij kur e panë në këtë gjendje u erdhi shumë keq deri sa i than: O i Dërguar i Allahut, lutju Allahut kundër tyre? Iu përgjigj: “Unë nuk jam dërguar si mallkues po jam dërguar si mëshirë”. Dhe pastaj tha: “O Zot udhëzoje popullin tim për arsye se ata nuk e din të vërtetën”.

O ju robërit e Allahut shikoni këtë fjalë se çfarë mirësie ka përmbledhur në vetvete dhe shikoni gradat e mirësisë dhe moralit të lartë. Ata e lënduan dhe ai jo vetëm që nuk foli kundër tyre po ua fali dhe i mëshiroi dhe u lut për ta dhe pastaj e paraqiti shkakun e mëshirës dhe butësisë së tij me thënien e tij:”Populli im”, e pastaj kërkoi ndjesë për ta duke i arsyetuar me injorancë dhe tha: “Ata nuk e din të vërtetën”.         

Pas një beteje iu drejtua njëri dhe i tha: “Shpërndaji plaçkat me drejtësi o Muhamed, se me këtë ndarje nuk është i kënaqur Allahu”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, iu përgjigj: “Mjerë për ty, nëse unë nuk jam i drejtë kush do të jetë i drejtë. Allahu më bëri besnik në tokë mbi pasuritë e Tij e ti nuk më beson”.

Disa nga sahabët thanë: “Nuk e kemi parë ndonjëherë të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, t’i bënte ndokujt padrejtësi apo t’i bie ndokujt me dorë, përveç se nëse ishte në luftë në rrugë të Allahut dhe asnjëherë nuk i ka ra shërbëtore apo grua”.

Ishte njeriu më i butë deri në skaj të mundësive të tij dhe durimtar ndaj asaj që shkaktonte neveritje dhe pakënaqësi dhe i përulur ndaj urdhrave të Allahut deri sa i tha atij: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit”.Earaf 199, dhe poashtu i tha: Pra, falua fajet dhe mos i qorto! Se, Allahu i do bamirësit”. Maide 13.

Sa i përket modestisë, i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, edhe pse kishte pozitë të lartë dhe ishte Pejgamber, ishte njeriu më modest dhe nuk ishte  mendjemadh. Mjafton ta dimë atë se Allahu ia mundësoi të zgjedhë mes Profecisë dhe mbretërisë apo mes Profecisë dhe të qenurit rob i Allahut, dhe ai e zgjodhi që të jetë Pejgamber dhe rob i Allahut.

Ebu Umameh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, një ditë doli duke qenë i mbështetur mbi shkop dhe kur e pamë u ngritëm të gjithë dhe na tha: “Mos u ngritni ashtu si ngritën jobesimtarët, të cilët e madhështojnë njeri tjetrin”.

Dhe tha: “Unë jam rob dhe ha ashtu siç ha robi dhe ulem ashtu siç ulet robi”.

Ai, alejhi salatu ue selam, hipte mbi gomar dhe i ulte të tjerët pas tij, i vizitonte të mjerët, u ulte me fukarat, iu përgjigjej ftesës së skllevërve, u ulte me shokët e tij dhe i shoqëronte nëpër ndeje.

Ai, alejhi salatu ue selam, me një hadith tha: “Mos e teproni me lavdërime ndaj meje siç e tejkaluan të krishterët me birin e Merjemes, pasi unë jam rob i Allahut (siç qe edhe Isai, biri i Merjemes), kështu që më thirrni: robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij”.

Kur u thërriste të han bukë nga elbi dhe yndyrë (dhjamë të shkrirë) asnjëherë nuk e refuzonte ftesën. Punonte në shtëpinë e vet, i shërbente familjes, i pastronte rrobat, e melte kafshën, i kryente nevojat e veta dhe ato familjare dhe hante me shërbëtorin.

Sa i takon moralit të tij, na mjafton thënia e Allahut të Madhëruar: “Ti je me virtyte madhore. Kalem 4.

Sad ibën Hisham, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: E pyeta Aishen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, se si ka qenë morali i të Dërguarit të Allahut dhe më tha: Ti a nuk lexon Kuran? I thash: Po. Atëherë më tha: Morali i tij ishte Kurani.

Kuptimi i fjalës së Aishes se morali i tij ishte Kurani është se pa marrë parasysh se çka e urdhëronte Kurani ai e vepronte dhe çka e ndalonte ai u largonte nga ajo. Nuk ka pasur njeri para tij dhe as nuk do të ketë njeri pas tij i cili është stolisur me cilësitë dhe moralin që e kishte i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam. Iu ligjësua Feja më madhështore që nuk iu kishte ligjësuar askujt para tij. Është i Dërguari dhe Lajmëtari i fundit dhe nuk ka të Dërguar dhe Lajmëtar pas tij. Ishte i turpshëm, fisnik, bujar, mëshirues, trim, i butë dhe posedonte cilësi që nuk  mundet të përshkruhen.

Bera ibën Azib, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte njeriu me fytyrë më të bukur dhe me moral më të mirë.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thonte se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, asnjëherë askujt nuk i ka ra me dorë, as gruas, as shërbëtorit, as skllavit, përveç se kur luftonte në rrugë të Allahut dhe kur i tejkalonte ndonjëri kufijtë e Allahut atëherë hakmerrej për hir të Allahut.

Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre shënojnë një hadith nga Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili tha: “Nuk ishte i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i degjeneruar dhe i pamoralshëm dhe gjithmonë na porosiste dhe na thonte: “Me të mirët nga jush janë ata që janë të mirë me familjet e tyre”.

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon: “Unë i kam shërbyer Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, për dhjetë vjet, por kurrë nuk më tha: “Eh! (fjala më të lehtë për të treguar pakënaqësi) dhe as nuk më fajësoi për ndonjë gjë e të më thoshte: “Pse e bëre këtë?” Ose: “Pse nuk e bëre kështu?”.

Kurse sa i takon drejtësisë, sinqeritetit, besnikërisë dhe fjalorit të tij, i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte njeriu më i drejtë, më i sinqertë, më i ndershëm dhe me fjalor më të pastër.

Këtë e pohuan të gjithë dhe në mesin e tyre edhe armiqtë e tij. Para shpalljes u emërtonte Besniku (Emin) për arsye të moralit të lartë që ia kishte pas dhuruar Allahu të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kur Kurejshit e ndërtuan Qabenë ranë në mospajtim se cili ta vendon Gurin e Zi në vendin e vet dhe propozuan mes tyre që i pari i cili hyn tek ata ai ta vendon Gurin në vendin e vet. Në ato momente hyri Muhamedi,  alejhi salatu ue selam, dhe të gjithë thanë ky është Muhamedi, ky është Besniku, dhe të gjithë u pajtuam që ky të vendon Gurin në vendin e vet, kurse kjo e tëra ishte para shpalljes.

Kur u takua Ahnes ibën Shurejk me Ebu Xhehlin ditën e Bedrit dhe të dy ishin armiqtë dhe kundërshtarët e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, e pyeti dhe i tha: O Ebu Xhehl, me ne nuk është askush prezent që ta dëgjon atë që e flasim, më trego sinqerisht Muhamedi a është rrenacak apo i sinqertë? Ebu Xhehli iu përgjigj: “Pasha Allahun, Muhamedi është i sinqertë dhe asnjëherë në jetën e tij nuk ka gënjyer”.

Armiqtë e tij i pohuan virtytet e tij dhe nuk kanë mundësi që të mohojnë asnjë nga vlerat e tij.

Argument rreth drejtësisë dhe modestisë së tij të madhe është se mbretërit iu nënshtroheshin, armiqtë e tij u shpartalloheshin, kurse ai, alejhi salatu ue selam, çdonjërit ia jepte kahun e vet dhe respektin e vet që e meritonte dhe nuk i bënte padrejtësi, deri sa thonte: “Unë dua që ta takoj Allahun duke mos më kërkuar asnjëri nga jush ndonjë hak për padrejtësinë që ia kam bërë në familje apo pasuri”.

 

Sa i takon bujarisë dhe fisnikërisë së tij, përcillen shumë argumente se ishte më bujari dhe fisniku.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ishte njeriu më bujar e i shtohej edhe më shumë bujaria në muajin Ramazan kur e takonte Xhibrilin. Ai me të në këtë muaj takohej çdo natë dhe para tij mësonte Kuranin. Prandaj i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte më bujar se era e dërguar me mirësi të shumta.

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Nuk ka lypur ndonjëri prej Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, diçka vetëm se ia ka dhënë. Njëherë i erdhi një njeri, e Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i dha një tufë të madhe dhensh sa mund të zinte hapësira mes dy kodrave, e pastaj kthehet te populli i tij dhe iu thotë: o njerëz! Pranojeni Islamin sepse Muhamedi jep sikur ai i cili nuk i frikohet skamjes. Enesi thotë: edhe pse njeriu pranonte Islamin për shkaqe të dunjasë, nuk kalonte përveç një kohës së shkurtër dhe Islami bëhej më i dashur për të se sa tërë dynjaja dhe ajo që është në të”.

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, çdoherë kur u kërkonte diçka nga ai asnjëherë nuk dinte të thotë, jo.

Ndodhte që i Dërguari i Allahut, alejhi salatu e selam, kur iu kërkonte diçka të mos posedon asgjë në atë moment, dhe shkonte merrte borxh dhe ia jepte atij që i kërkonte dhe asnjëherë dorën e askujt nuk e refuzonte.

Kjo ishte cilësi e njohur e tij edhe para shpalljes derisa Hatixhja, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, i tha se ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.

Sa i takon trimërisë së tij, ai, alejhi salatu ue selam, ka prezantuar në raste të vështira të njohura, nga të cilat raste kanë ikur trimat e mëdhenj më shumë se një herë. Ndërsa ai ka qëndruar aty, nuk është kthyer, ka mbetur në vendin e tij, ka ndejtur përballë tyre, nuk ka kthyer shpinën, as nuk është dridhur. Ai nuk ka ikur asnjëherë. Ai (Allahu) e ka mbrojtur nga kjo.

Ali ibën Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcillet se ka thënë: Kur lufta vështirësohej të skuqeshin sytë mbroheshim me Pejgamberin, alejhi salatu selam, asnjëri nuk ishte me afër armikut se ai! Po të më shihnit ditën e Bedrit se si neve strehoheshim me Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, ai ishte më së afërmi me armikun. Ai atë dite ishte njeriu më i vështirë në luftë.

Përcillet nga Ebi Is’hak Sebiji se ka thënë: Një njeri e pyeti Bera ibën Azib, Allahu qoftë i kënaqur me ta, a ka ikur nga Pejgamberi, alejhi salatu ue selam?. Berau tha: Mirëpo Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, nuk ka ikur, fisi Heuazin atë ditë ishin gjuajtës, ne nuk i sulmuam ata, ata u ndalën, pastaj shkuan të marrin plaçkën, ata na pritën me shigjeta. E kam parë Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, mbi mushkën e tij të bardhë, Ebu Sufjan ibën Harithi e kishte kapur prej litari, ai thoshte: Unë jam Pejgamber nuk jam gënjeshtar, une jam biri i Abdul Mutalibit.

Përcillet nga Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,  se ai ka thënë për trimërinë e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, në ditën e Hunejnit: Kur u takuan muslimanët me mushrikët, muslimanët filluan të ikin, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, filloi të nxisë mushkën e tij kah mushrikët. Unë e kapja prej litari që ta ndali nga dëshira që të mos shpejtonte.

Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, nga Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, se ka thënë: “Pejgamberi,salallahu alejhi ue selem, ka qenë njeriu më i mirë, ai ishte më fisniku, ai ishte më trimi nga njerëzit! Një natë banorët e Medinës u trishtuan nga një zë. Disa njerëz u nisën kah ana e zërit, ata e takuan Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, ai i kishte parakaluar tek vendi i zërit. Ai ishte mbi një kalë të Ebu Talhasë, pa samarë në qafën e tij, kishte varur shpatën, ai tha:“Nuk jeni kujdesur, nuk jeni kujdesur”.

Këto ishin disa nga virtytet e shtrenjta dhe cilësitë e larta dhe të ndershme me të cilat e zbukuroi Allahu i Madhëruar të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam.

SHEJH AHMED FERID

nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 3620

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe dijeni se xhihadi është kulminacioni i Islamit dhe se gradat e luftëtarëve në rrugë të Allahut janë ato më të lartat në mesin e banorëve të Xhenetit. Ashtu siç janë gradat dhe pozitat e tyre të larta në ahiret poashtu gradat dhe pozitat e tyre janë të larta edhe në dynja. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!”. Ankebut 69.

Allahu i urdhëroi besimtarët që të luftojnë ashtu si duhet luftuar: “O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin! Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar”. Haxh 77-78. Ashtu si i urdhëroi t’i frikohen me frikërespekt të vërtet duke e adhuruar e jo duke i bërë gjynahe, duke e përmendur e jo duke e neglizhuar, duke e falënderuar e jo duke e mohuar, i urdhëroi të luftojnë ashtu si duhet luftuar edhe atë duke e luftuar robi nefsin e vet me qëllim që t’i nënshtrohet zemra, gjuha dhe gjymtyrët Zotit të tij dhe kjo e tëra të jetë për Allahun dhe me Allahun.

Xhihadi ndahet në katër lloje: xhihadi i nefsit, xhihadi i shejtanit, xhihadi i jobesimtarëve dhe xhihadi i hipokritëve dhe i mëkatarëve. Krijesa më e përsosur tek Allahu është ai që i plotëson të gjitha gradat e xhihadit. Krijesat dallohen njëra me tjetrën tek Allahu ashtu si dallohen në gradat e xhihadit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte krijesa më e përsosur dhe më fisnike te Allahu për arsye se i plotësoi të gjitha llojet dhe gradat e xhihadit dhe luftoi në rrugë të Allahut ashtu si duhet luftuar nga momenti i shpalljes së tij si i Dërguar i Allahut e deri në vdekjen e tij. Kur i zbriti fjala e Allahut: O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e tua pastroji“. Mudethir 1-4, u ngrit dhe thirri në fenë e Allahut ditë e natë, fshehurazi e në publik, kurse kur i zbriti ajeti: “Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar”. Hixhr 94, u ngrit dhe thirri haptazi duke mos u mërzitur aspak për pasojat. Kur u urdhërua që të lufton jobesimtarët e respektoi urdhrin e Allahut, i luftoi personalisht në njëzet e ca beteja duke qenë e para nga to beteja e Bedrit dhe e fundit beteja e Tebukut.

Çdo musliman duhet që të lufton me një nga llojet e xhihadit, me zemër apo me gjuhë, me pasuri apo me dorë. Muslimani në këtë jetë sillet mes tre armiqve që duhet patjetër t’i lufton, nefsin, shejtanin dhe mëkatarët nga jobesimtarët dhe hipokritët dhe gjynahqarët.

Xhihadi i nefsit është ai bazë kurse të tjerët janë degë e tij. I Dërguari i Allahut. lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Muxhahid është ai që bën xhihad kundër nefsit (vetes) së tij duke iu bindur Allahut, dhe Muhaxhir është ai që largohet nga ajo  e ka ndaluar Allahu”.

Ai që nuk lufton me nefsin e tij që ta vepron atë me të cilën urdhërohet dhe të largohet nga ajo që ndalohet, nuk mundet ta lufton armikun e tij të jashtëm. Tentimi për sundim nga ana e këtyre tre armiqve mbi robin e Allahut është një sprovë dhe bela për të dhe për këtë arsye robit i është dhënë kohë dhe armë që t’i ballafaqohet armiqve të tij.

Xhihadi i nefsit pra, bëhet me detyrimin e mësimit të udhëzimit dhe të vepruarit me të dhe thirrja në të dhe durimi në të dhe të ndaluarit e tij nga epshet dhe pasionet e ndaluara.

Xhihadi i shejtanit bëhet me përgënjeshtrimin e premtimeve të tij dhe me mosrespektimin e urdhërave të tij dhe me të vepruarit e ndalesave të tij. Shejtani e premton lumturinë dhe e zbukuron të ligën, frikëson nga varfëria dhe urdhëron në imoralitet dhe largon nga devotshmëria. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik!”.Fatir 6. Urdhri për ta marrë si armik aludon në atë se robi është i lirë ta lufton atë për arsye se ai nuk lodhet nga armiqësia e robit ditë e natë.

Kurse për sa i përket xhihadit të mëkatarëve dhe gjynahqarëve, ai është tre lloj:

Me dorë sipas mundësive, e nëse nuk mundet kalon në atë me gjuhë, e nëse nuk mundet atëherë lufton me zemër duke e urrejtur të keqen me zemër dhe duke u larguar nga përzierja me të ligtit ashtu si edhe tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush nga ju sheh një të keqe – le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë – atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë – atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët”.

Mohimi me zemër detyrohet në çdo situatë nëse në veprimin e tij nuk ka dëm, kurse ai që nuk e vepron është me iman të dobët duke u bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “porse ky është imani më i dobët”.

Muslimani duhet së pari të fillon me veten e pastaj me familjen e pastaj me fëmijët e tij dhe me ata që janë nën përkujdesjen e tij, t’i urdhëron në të mirën dhe t’i ndalon nga e keqja ashtu si thotë edhe Allahu i Madhëruar: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. Tehrim 6. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Secili nga ju është bari dhe secili nga ju është përgjegjës për kopenë e tij”.

Pra përgjegjësi i shtëpisë është bari i asaj që gjendet në të dhe për këtë arsye o ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut. Shumica e shtëpive tuaja janë të mbushura me gjynahe dhe mëkatarë kurse ju banoni në mesin e tyre dhe nuk flisni e as nuk mendoni për përmisim. Ju vetëm se e neglizhuat përgjegjësinë tuaj dhe e humbët kopenë tuaj. Frikojuni dënimeve dhe qëndrimit para Allahut ditën kur do të pyetni për kopenë tuaj. Betohem në Allahun se nëse njëri nga fëmijët e juaj u dëmton diçka nga pasuria juaj nuk do rrini pa folur dhe nuk do ta lejonit që të luan me pasurinë e juaj dhe çështjen do ta merrnit më me seriozitet. Mirëpo, kur ndonjëri i tejkalon kufijtë e fesë suaj atëherë çështja në shikimet e juaja është e lehtë për arsye se dynjaja tek disa është më e shtrenjtë se sa feja e tij, Allahu na ruajt.

Kurse sa i përket xhihadit të munafikëve, ai bëhet me gjuhë edhe atë duke iu kundërpërgjigjur dyshimeve të tyre dhe duke ua hedhur poshtë  shpifjet e tyre të cilat i shpërndajnë në mesin e muslimanëve me qëllim shkatërrimi dhe çoroditje. Kjo, për arsye se hipokritët e munafikët jetojnë në mesin e muslimanëve e paraqesin Islamin dhe e fshehin kufrin e tyre dhe dëmi i tyre është shumë i rrezikshëm dhe dëmi për muslimanët është shumë i madh. Ata përherë tentojnë dhe nxisin në shkatërrim, ndarjen e rreshtave dhe mbjelljen e armiqësisë në mesin e muslimanëve. Kjo është arsyeja se pse Allahu ka urdhëruar në luftimin e tyre edhe atë me argumente dhe me qartësime dhe me paralajmërimin e muslimanëve nga sherri i tyre dhe përshkrimin e cilësive të tyre të fëlliqura derisa ta njohin muslimanët realitetin e tyre dhe të jenë të kujdesshëm nga ta.

Kurse sa i përket xhihadit të jobesimtarëve, ai bëhet me zemër dhe gjuhë dhe pasuri dhe me shpirt. Detyrohet çdo musliman që t’i lufton jobesimtarët me pasuritë e tyre dhe me shpirtrat e tyre për arsye se Allahu urdhëroi në të në shumë ajetet Kuranore. Ai që nuk mundet të lufton me trup nuk bie nga ai xhihadi me pasuri dhe ai që nuk mundet të lufton me pasuri nuk bie nga ai xhihadi me trup.

Xhihadi i jobesimtarëve ndahet në dy lloje:

Xhihadi mbrojtës: Kur armiku dëshiron t’i sulmon muslimanët atëherë ai  detyrohet të luftohet me të gjitha mundësitë që posedohen me qëllim që të mbrohet feja, pasuria dhe nderi dhe kjo është luftë detyruese imponuese.

Xhihadi kërkues: Kur muslimanët i sulmojnë jobesimtarët në tokat e tyre për ta ngritur fjalën e Allahut dhe për ta frikësuar armikun. Ky lloj i xhihadit është me karakter zgjedhës dhe është detyrim kolektiv e jo individual sikurse lloji i parë. Qëllim nga luftimi i jobesimtarëve është që të mos adhurohet askush tjetër përveç se Allahut, të gjitha lutjet e adhurimet t’i përkushtohen vetëm se Atij, Haxhi dhe Kurbani të jenë vetëm se për Allahun dhe të jetë feja e tëra për Allahun dhe padyshim se fjala e Allahut është ajo më e larta.

Kohëve të fundit janë paraqitur disa grupe që e mohojnë xhihadin dhe thirrjen në të mirë dhe ndalimin nga e keqja dhe e përkufizojnë fenë në adhurime dhe dhikër dhe “dalje” nëpër tokë për davet. Në anën tjetër është paraqitur një grup i shkrimtarëve dhe autorëve të cilët e mohojnë xhihadin kërkues dhe pretendojnë se xhihadi përkufizohet vetëm se në atë mbrojtës. Kjo do të thotë se muslimanët nuk duhet të flasin për Islamin dhe t’i lënë jobesimtarët në kufrin e tyre derisa të fillojnë t’i sulmojnë muslimanët në tokat e tyre. Kjo padyshim se është ide e fëlliqur nga armiqtë e Islamit të cilët dëshirojnë ta sulmojnë këtë fe dhe mos ta lejojnë përhapjen e tij në tokë, po ta lejojnë përhapjen e kufrit dhe sherrit dhe të përkufizohet Islami vetëm se në disa vende të caktuara. Me këto ide ata dëshirojnë që kur të rriten brezat e ardhshëm të fëmijëve të muslimanëve dhe të ballafaqohen me këtë ide mashtruese ta harrojnë luftën në rrugën e Allahut.

Për këtë arsye dijetarët e Islamit duhet tërhequr vërejtjen nga ky rrezik dhe ta kundërshtojnë me të madhe këtë ide dhe ta qartësojnë rrezikun e saj dhe t’i qartësojnë mirë dispozitat e xhihadit dhe llojet shkaqet dhe dobitë e tij. Kjo, duke ua mësuar rregullat nga librat e dijetarëve të të parëve tanë dhe autorëve të njohur Islam dhe largimin  nga librat e të ashtu quajturve dijetarë që nuk i njohin dispozitat e sheriatit dhe janë të ndikuar nga idetë e dyshimta.

Ata shkrimtarë dhe autorë bashkëkohorë janë të ndikuar nga idetë e perëndimit dhe orientalistëve të cilët thonë se xhihadi në Islam është vetëm se mbrojtës. Kjo padyshim se është fëlliqësirë e orientalistëve dhe injorancë nga vet autorët muslimanë dhe duhet të tërhiqet vërejtja nga ato ide dhe nga rreziku i saj për arsye se ajo është mohim i xhihadit i cili është kulminacioni i Islamit dhe rruga e përhapjes dhe thirrjes në të.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË