Arhiva DitoreJan 3, 2015

0 2041

Allahu i lartësuar e ka plotësuar sheriatin dhe për këtë argumentohemi me fjalën e Tij “Sot përsosa për ju fenë tuaj”.(Kur’an). Kush shton diçka në fe, fjala e tij përmbanë shtim në fe dhe korrigjim.

Shokët e Muhamedit alejhi selam ishin njerëzit më të afërt me sjellje dhe pasim ndaj të dërguarit të Allahut dhe nuk lejohet kundërshtimi i rrugës së tyre. Argument nga Kur’ani: “Kush i kundërshton pasi që ai ia sqaron rrugën e drejtë dhe shkon rrugës e cila nuk është rrugë e besimtarit, do ta lëshojmë të bëjë çka të dojë dhe ta hudhim në xhehenem”. Nisa: 115.

Prania e dashurisë nuk legjitimon atë që nuk e ka lejuar Allahu. Prej tyre është edhe lavdërimi i tepërt i Muhamedin alejhi selam.

Askush nuk e di kohën e lindjes së Muhamedit alejhi selam ashtu siç e di ai (i dërguari). Ai është më i dituri i njerëzve për gjendjen e tij, e kur është pyetur për ditën e hënë, ka thënë: “Ajo është dita në të cilën jam lindur”. Megjithatë, nuk e ka marrë atë ditë për festë. Shokët e tij që ishin njerëzit më të dashur tek ai, një veprim i tillë nuk është i njohur tek ata, e as nga tabi’inët e as nga pasuesit e tyre (etbau tabi’inëve), porse kjo ka ndodhur në shekullin e katërt.

Ndërsa, sa i përket grumbullimit për leximin e biografisë së Muhamedit alejhi selam, ne jemi të urdhëruar dhe të lidhur me mësimin dhe mësimdhënien e asaj fjale dhe vepre.

Shumë njerëz, si shembulli i sufistëve që koncentrohen në biografinë e tij, e jo në udhëzimin e vetes, fqiut, familjes, njerëzve, etj.

Bidatin e mevludit e kanë refuzuar shumë prej imamëve nga të gjitha medh’hebet, sikurse: ibën Haxh, Fakihani, Makrizi, ibën Tejmije dhe të tjerë nga gjitha medh’hebet.

Mjafton si bidat që kjo nuk ka qenë e njohur në kohën e Muhamedit alejhi selam e as në shekujt e artë.

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me atë, nuk e ka shënuar kalendarin hënor me lindjen e Muhamedit alejhi selam, porse me imigrimin e tij, kështuqe t’i mësojë njerëzit se ne jemi umet i punës e jo umet i kohës.

Shejh Abdulaziz Tarifi

Përktheu: Valdet Kamberi

0 1504

 Allahu,subhanehu ve teala, e veçoi Pejgamberin, Alejhi selam, me veçori te shumta, si: zotëriu i tere njerëzimit, vula e pejgambereve, i dërguar tek te gjithë njerëzit…Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا ” Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju… ( A’raf 158)
Ne atë qe nuk ka asfare dyshimi është se ne në raport me këtë pejgamber fisnik kemi obligime te shumta, te cilat patjetër se duhet realizuar; duhet vërtetuar thëniet e tij, duhet zbatuar atë qe ka urdhëruar dhe shmangur asaj, prej se cilës na ka ndaluar.
Poashtu ne raport me këtë pejgamber te nderuar duhet ta realizojmë edhe dashurinë ndaj tij, qofte si besim, fjale apo edhe vepër. Dashurisë ndaj tij duhet t’i japim përparësi ndaj çdo gjeje tjetër, madje edhe ndaj vetvetes sonë. Thotë Pejgamberi Alejhi selam” لايؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من ولده ووالده والناس أجمعين Nuk ka besuar askush prej jush derisa te jem me i dashur tek ai sesa femiu, prindi dhe tere njerëzit”. ( Buhariu dhe Muslimi)
Është e njohur se ai, i cili e do ndokë e favorizon atë dhe përputhjen me te (ne mendime, ide,etj) sepse ne te kundërtën,ai nuk është i sinqerte ne atë qe pretendon. Ai, i cili me te vërtet e donë Pejgamberin, Alejhi selam, natyrisht se do te këtë shenja, te cilat do ta argumentojnë këtë dashuri.
Ne vijim, lexues i nderuar,ke shenjat ,te cilat aludojnë ne dashurinë ndaj Pejgamberit, Alejhi selam!
1-Pasimi i tij dhe mbajtja për sunnetin e tij. Thotë Allahu ” قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ ” Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë… (Ali Imran 31) Poashtu ka thënë” لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًاِ ” Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, …(Ahzab 21). Ndërsa argumenti nga sunneti për këtë është vet fjala e Pejgamberit,Alejhi selam,” لايؤمن أحدكم حتى يكون هواه تبعاً لما جئت به Askush prej jush nuk ka besuar derisa edhe epshi (hobi) i tij te jete ne përputhje me atë,qe unë e solla (pra fenë)”.( Neveviu,ne El Erbeine En Nevevijje, thotë se ky hadithe është i vërtet ndërsa te tjerët e kane cilësuar si te dobët)
2- Përmendja e shpeshte e tij,mallëngjimi për ta pare sepse kush e do dike do ta përmend shume dhe do ta dëshirojë takimin e tij. Ibnul Kajjimi ka thënë” Sa here qe e përmend te dashurin, te mirat dhe gjerat qe ta sjellin dashurinë e tij,te shtohet dashuria për te,mallëngjehesh për ta takuar dhe dashuria për te ta pushton zemrën”.
3- Lavdimi me atë qe ai e meriton. Lavdimi me i mire do te ishte lëvdimi i ngjashëm me atë, qe e lëvdoi Allahu,subhanehu ve teala, ose e lëvdoi ai veten e tij. Thënë me qarte, forma me e mire është ” Es Salatu Ves Selamu Alejhi (Mëshira dhe përshëndetjet qofshin mbi te). Kjo bazuar ne fjalën e Allahut” إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًاِ ” Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam..( Ahzab 56) Ne këtë ajet, Allahu,subhanehu ve teala, na urdhëroi qe te biem salavat mbi te dhe mu për këtë, Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” البخيل من ذُكِرت عنده فلم يُصلِ علي Koprrac është ai, ne prezence të të cilit përmendem, ndërsa nuk bie salavat mbi mua”.(Tirmidhiu)
4- Gjykimi sipas sunnetit te tij. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,” فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًاِ ” Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. ( Nisa 65)
5- Dashuria ndaj familjes dhe shokëve te tij si dhe urrejtja ndaj armiqve te tij.
6- Mbrojtja e sunnetit te tij nga intrigat e njerëzve te prishur, nga komentet e njerëzve jokompetente dhe injorante si dhe nga dyshimet e zemërsëmurve.
7- Edukata gjate përmendjes se tij. Emri i tij nuk përmendet vetëm si emër por krahas kësaj, duhet te shoqërohet edhe me salavat, ose i thuhet “I dërguari i Allahut,Subhanehu ve teala”,etj.
8- Përhapja e sunnetit te tij dhe kumtimi i saj njerëzve. Thotë Pejgamberi Alejhi selam” بلغوا عني ولو آية Kumtoni prej meje madje edhe një ajet (tekst kur’anor ose hadith)”. ( Buhariu dhe Muslimi)
Vëlla lexues! Përpiqu qe te realizosh këtë shenja dhe dije se dashuria ndaj Pejgamberit nuk është tinguj te këndosh me ta,nuk është fjale,te cilat thuhen dhe as poezi,qe ta recitosh por është respekt,pasim dhe mbajtje traditën e tij.
E lusim Allahun,subhanehu ve teala, qe te na mundësoi pasimin e sunnetit te tij!([1])

[1] Marre nga: www.islamweb.net
Përshtati ne gjuhen shqipe: Sedat Gani Islami

0 1504

     Duke bërë fushatë elektorale, që të bëhen presidentë apo të fitojnë një vend në parlament si deputet, disa njerëz duke lavdëruar veten thonë se: “ata nuk i përkasin ndonjë grupimi apo pikëpamje të caktuar” dhe nëse ata zgjidhen do t’i përkushtohen interesave të vendit dhe askujt tjetër…
Kjo propagandë bazohet në supozimin se, ekziston kontradiktë në mes përkatësisë ndaj atdheut dhe përkatësisë ndaj pikëpamjes ose besimit të caktuar që dikush ndjek, cili do qoftë ai. Ky supozim nuk është i saktë.
Së pari: përkatësia ndaj atdheut detyrimisht të shpie drejt përkatësisë ndaj një doktrine të caktuar, të cilën njeriu nganjëherë nuk e kupton. Nëse para dikujt do të paraqitet një problem që kërkon zgjidhje në interes të atdheut të tij, cila do të jetë mënyra sesi ai do të mendoj për zgjidhjen e problemit?
Së dyti: përkatësia ndaj një pikëpamje apo besimi të caktuar nuk do të thotë detyrimisht se njeriu është fanatik, i paarsyeshëm dhe i njëanshëm, por ndoshta vetë pikëpamja të cilën ai ndjek fton te morali i lartë, mes të cilave edhe te sinqeriteti, besa dhe paanësia. Islami që herët është karakterizuar nga diçka e tillë; një njeri që njihej si musliman vodhi një mburojë dhe e fshehu atë te një hebre ku edhe u gjet, por ndërkohë vjedhësi u betua se nuk e kishte vjedhur ai mburojën dhe fisi i tij kërkoi nga Profeti (alejhi salatu ue selam) që ai t’i dilte atij në mbrojtje dhe ta shfajësonte atë, por Allahu i Lartësuar zbriti fjalën e Tij: “Vërtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me të drejtën, në mënyrë që ti të gjykosh ndërmjet njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu. Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!” (en-Nisa:105) Kurani shfajësoi hebreun në këtë rast.
Nuk e di se cili do të ishte në këtë rast qëndrimi dhe sjellja e atyre që atdheun e vënë mbi çdo gjë, qoftë edhe mbi moralin?
Së treti: përkatësia ndaj një pikëpamje ose besimi të caktuar nuk do të thotë detyrimisht mohim i atdheut, përkundrazi njeriu mund t’i përkasë një besimi të caktuar dhe përsëri të ketë mall të madh për atdheun e tij, vetë Profeti (alejhi salatu ue selam) kur idhujtarët e Mekës e detyruan të emigrojë prej saj tha: “Sa vend i mirë që ti je dhe sa i dashur për mua! Nëse banorët e tu nuk do të më kishin nxjerrë nuk do të kisha banuar askund tjetër.”
Kështu silleshin edhe shokët e Profetit (alejhi salatu ue selam) duke shprehur mallin e tyre për atdheun, si p.sh. fjalët e Bilalit (radijallahu anhu): “Ah sikur ta dija nëse do të qëndroja një natë mes luginës dhe përreth meje idhhiri dhe xhelili!
A do të mund një ditë të vija tek uji i Mexhenes dhe a do të më shfaqej Shame dhe Tufejli! ”
Së katërti: shndërrimi i dashurisë për atdheun në doktrinë që qëndron mbi çdo besim dhe pikëpamje mund ta çojë njeriun që beson në këtë gjë në urrejtje të çdo besimi dhe pikëpamje që ai mendon se bie ndesh me besimin e tij. Ky njeri shndërrohet në një Hitler, armik me të gjithë ata që nuk besojnë atë që ai beson dhe në luftë kundra tyre me të gjitha mjetet e mundshme.

Burimi: revista “El-Bejan” nr.300, Shaban 1433h./Korrik 2012 e.s.

Justinian Topulli

0 10778

Çka është Rukja?

Rukja është mbrojte, me të cilën shërohet ai i cili ka vështirësi, si ai i cili ka temperaturë ose epilepsi si dhe vështirësi të ngjashme me të.[1]

Ndahet në dy pjesë:

E para: Rukje të ndaluara – Janë ata që bëhen me kërkim ndihme nga dikush tjetër pos Allahut, si me xhinët ose me gjëra të tjera shpirtërore që janë në kundërshtim me besimin e pastër dhe që bien ndesh me të, ky është kuptimi të cilin e ka thënë i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në fjalën e tij “Rukja, hajmalitë, nyjat janë prej Shirkut”.[2]

E dyta rukja e lejuar legjitime, me kushtet në vijim:

1 – Të mos jetë rukja e përzier me shirk:

Auf Ibnu Malik el–Eshxhaiu përcjell dhe thotë: Ne bënim rukje në kohën e injorancës dhe i thamë të Dërguarit të Allahut për këtë? – Tha: “Më tregoni se si bëni ju rukje, nuk prish punë, lejohet rukja, përderisa nuk përmban në vete shirk[3].

2 – Rukja të mos ketë shirk, ngase muslimanit nuk i lejohet të shkon te sihirbazët të kërkoj prej tyre rukje, ngase për këtë gjë transmetohen transmetime, të cilat rreptësisht ndalojnë shkuarjen te fallxhorët, sihirbazët si dhe pretenduesit e parashikimit të fatit, në hadith i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush shkon te fallxhori dhe të parashikuesi i fatit” në një version tjetër: “tek sihirbazi dhe e beson atë që i thotë, e ka mohuar atë që ja ka zbritur Muhamedit“.[4]

3 – Rukja të bëhet me shprehje të qarta, të kuptueshme, e jo nga ajo që nuk kuptohet, sepse nuk i besohet të mos jetë shirk, andaj çfarë supozohet se është shirk nuk lejohet të bëhet, për këtë arsye Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, në “Fet-hul bari” thotë: Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se rukja lejohet me tre kushte:

A – Të bëhet me fjalët e Allahut ose me emrat dhe cilësitë e tij.

B – Të bëhet në gjuhën arabe ose me gjuhën tjetër çfarë i dihet kuptimi.

C – Të beson se rukja nuk ndikon për përmirësim personalisht, mirëpo ndikon me caktimin e Allahut të Lartësuar.[5]

 

Përgatiti: Nexhat Ceka

 

[1] “Nihaje fi garibil – ehadith” , Ibn Ethir 2/254.

[2] Transmeton Muslimi nr. 200.

[3] Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxheja, imam Ahmedi në Musned, autori i librit “Nexhu sedid fi terixhil-en hadithi tejsiril Azizi–hamid” thotë se hadithi ështe i mirë nr. 59.

[4] Autori i librit “Nehxhu sedid fi tehrixhil-ehadithin tejsiril-azizi Hamid” thotë se hadithi ështe i saktë nr. 150.

[5] “Fet–hul – bari” Ibn Haxheri 10/206.

0 1441

Kthjellu vëlla dhe motër i/e dashur, bëhu rob dhe robëresh vetëm i/e Zotit dhe mos iu nënshtro askujt pos Zotit, mos ju nënshtro horoskopit, mos ia jep zemrën horoskopit me ta shkatërru dhe me ta prangos, mos lejo me ra viktimë e propagandave anti-fetare, se vetëm sherrin ua sheh, ji vetvetja, beso në Allahun dhe mos adhuro askënd pos Tij, lutju Atij për çdo gjë, se Ai ka thënë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua, prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë”. (Kur’an, kaptina nr.2, ajeti nr.186).

Mirëpo, o ju ithtarë të horoskopit, shpresat mos i humbni, sepse Ai gjithashtu po ju thotë: “Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’ua shlyejë gabimet e t’ju shpie në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj”. (Kur’an, kaptina nr.66, ajeti nr.8).

Mos humbni diçka që nuk arrihet vetëm se me besim të shëndoshë në Allahun, për një horoskop të pa vlerë, është budallaki e madhe të zgjohesh në mëngjes dhe drejt e tek të rejat e horoskopit për atë ditë!

Pra, edhe nëse ju mahnit horoskopi me të rejat e tij, të mos i besoni, vetëm njerëzit e ulët dhe të ligë zemrën ia dhurojnë horoskopit, ndërsa të mençurit zemrën e tyre e lidhin direkt me Allahun, Krijuesin e tyre, ata e besojnë Atë për të vetmin Zot, besojnë në njëshmërinë e Allahut në krijim, njëshmërinë e Allahut në adhurim dhe në njëshmërinë e Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij të përsosura, ata nuk adhurojnë askënd tjetër pos Allahut, sepse faktikisht nuk e meriton askush, është turp dhe absurd i madh t’i orvatesh horoskopit, ku është besimi yt i vërtetë në Zotin e gjithësisë, ku janë dituritë e tua shkencore dhe fetare, ku është ndërgjegjja dhe arsyeja, ku gjenden tek ti këto nëse ti kapesh pas horoskopit, ku?!

Ti a dëshiron të jesh i suksesshëm në të ardhmen dhe të korrësh sukses në planet e tua, atëherë puno, mos u mbështet në horoskop, sepse ai të josh dhe mashtron, është gënjeshtar i madh, por ti puno, merri shkaqet që të ndihmojnë në realizimin e një projekti, i cili ta rregullon mirëqenien e së ardhmes, dhe në fund mbështetju Zotit se Ai të mjafton, mbështetju të Fortit, të Pasurit dhe të Gjithëmundshmit, lidhe zemrën fort me Të, merri shkaqet e mundshme, lutju sinqerisht Atij dhe të jetë kërkesa jote hallall, ashtu do të korrësh suksese, përndryshe ta dish se kurrë sukses nuk ke me pas nëse i referohesh dhe mbështetesh horoskopit, sepse mendoj që zemra jote nuk është aq e pavlerë sa t’i dorëzohet dhe gjunjëzohet horoskopit, sepse horoskopi nuk është shkencë dhe art, ai është askush-hiqi, atë e refuzojnë mendjet e ndriçuara, atij i mungon baza dhe i mungojnë argumentet, i mungon çdo vlerë çdo e vërtet, andaj, na dhimbsen disa musliman injorant, të cilët edhe duan të jetojnë dhe të vdesin si musliman duke e besuar Allahun, por edhe në anën tjetër zemrën, mendjen dhe preokupimin e tyre e lidhin edhe me horoskop, nuk mundet kështu, edhe uji edhe zjarri në një enë a munden?!

E vërtetë se sot horoskopit i bëhet një vend i veçantë në media, qofshin ato televizive apo të shkruara, pra, propagandimi i horoskopit është zgjeruar edhe nëpër media, kritikë mbi kritikë për ato media, cilat do qofshin ato, që i bëjnë vend horoskopit dhe me të ua prishin muslimanëve besimin në Allahun.

I këshillojmë mediat televizive dhe ato të shkruara, qofshin edhe radio, që ta kuptojnë realitetin e horoskopit sa më shpejt dhe për interese të caktuara të mos lejojnë që të ndytet mediumi i tyre me përrallat horoskopike, se vAllahi, betohem në Allahun, e vërteta prej horoskopit është më larg se lindja prej perëndimit, andaj, edhe të gjithë dijetarët Islam në botë e konsiderojnë prej mëkateve shkatërruese.

A nuk ju kujtohet thënia profetike e mësuesit të njerëzimit, pejgamberit të Zotit, Muhamedit alejhi selam, i cili ka thënë: “Vërtet, çdonjëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë, pastaj bëhet e varur ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe i jep jetën (ia fut shpirtin), dhe këtij meleku i urdhërohen katër gjëra: ta shkruaj nafakën (riskun) e tij, exhelin – jetëgjatësinë e tij, veprat e tij që do t’i kryejë dhe a do të jetë i mjerë apo i lumtur.” (Hadith i vërtetë, transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Pra, qysh në barkun e nënës sipas mësimeve të Krijuesit tonë njeriut i caktohet fati i mirë apo i keq, këtë të vërtet na e jep Allahu, e jo horoskopi, s’kemi pse të lodhemi dhe preokupohemi së tepërmi në kërkimin e së ardhmes, ajo është e definuar nga Zoti, atë që e ka caktu Zoti për ty ka për të goditë, edhe nëse mbarë njerëzimi mundohen me ta largu, dhe atë që Zoti nuk e ka caktu për ty kurrë s’ka për të goditë, edhe nëse mbarë njerëzimi mundohen me ta sjellë, andaj, Allahu po thotë: “Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar”. (Kur’an, kaptina nr.54, ajeti nr.49).

Çka ka gisht horoskopi këtu?! Asgjë fare, e pse ta besojmë dhe t’i kushtojmë kohë kot … ?!

Mos u dorëzoni para sfidave të kësaj jete, këtu ti punon dhe nuk llogaritesh, e para Zotit kur të dalësh ditën e gjykimit s’ke për të punu, vetem se për t’u llogaritë, jeta është e tillë, e kurdisur në mënyrë të përsosur nga Zoti jonë.

Jeto për hir të Allahut dhe ke me qenë i lumtur, horoskopi, plakë e shëmtuar nën një vello tërheqëse, kuptoje shëmtinë e tij sa më parë, para se me të skadu afati e me të ardhë momenti i vdekjes, si mendon ta takosh Allahun, i Cili të ka pajisur me të gjitha të mirat, e ti duke i besu horoskopit?!

Allahu po thotë: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta, e edhe nga frytet, po ti përgëzoj durimtarët. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (Kur’ani, kaptina nr.2, ajeti nr.155-157).

Pra, nuk po na e cek Krijuesi jonë se në situata të caktuara duhet t’i referohemi bestytnive idhujtare, por Atij duhet kërku ndihmë duke qenë të durueshëm, dhe gjithmonë duke shpresu se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, andaj, o ju vëllezër dhe motra që deri dje ishit ithtarë të horoskopit, nga sot, a po ia jepni besën Allahut, Zotit, Krijuesit dhe Furnizuesit tuaj se do të bëheni adhurues të Tij, e jo të horoskopit, se paskeni qenë viktimë dhe gabimisht të informuar, se shejtani ka luajtur me ndjenjat e juaja, dhe se gjithashtu disa mediume ua kanë deviju të vërtetën, por ja që tash falë dhuntisë së Tij, e Ai ua don të mirën gjithmonë, ju erdhi vetëdijësimi dhe ja nga sot i besoni vetëm Allahut dhe nuk i bëni rivalitet në besim dhe adhurim, kërkoni falje dhe pendohuni te Ai sinqerisht se pa dyshim Ai që sa kohë po ju thërret të pendoheni dhe t’i kërkoni falje që t’ua falë, lidhni kontratë me Zotin, filloni një jetë të re, rregulloni raportet me Të, Ai do t’ua falë mëkatet dhe do të ju begatojë me të mirat e Tij të pashterrshme.

Le të jetë sot dita jote e re, me zemër të flladitur dhe të freskuar, larg nga ndryshku i besimit në horoskop, nga sot thuaj lamtumirë horoskopit e ktheju jetës reale, si duhet jetuar me Allahun.

Sepse horoskopi nuk të jep asgjë, lexoje ajetin kur’anor: “Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij”. (Kur’an, kaptina nr.24, ajeti nr.32).

Kush tjetër pos Tij të furnizon, çdo të mirë e ke nga Allahu, ato janë të panumërta, që të gjitha për ty, e ti në vend se ta adhurosh Krijuesin, zemrën ia dorëzon shenjave budallaqe të horoskopit, kthjellu pak!

Horoskopit nuk i takon dituria absolute, ta kemi të qartë, nuk e meriton besimin tonë, Allahu po thotë:

“Juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”. (Kur’an, kaptina nr.17, ajeti nr.85).

“Dituria e Tij përfshin çdo gjë”. (Kur’an, kaptina nr.20, ajeti nr.98).

“A nuk logjikoni?!” (Kur’an, kaptina nr.6, ajeti nr.32).

“Vërtet, Allahut i përket çdokush që gjendet në qiej dhe në tokë. E çfarë ndjekin ata që adhurojnë në vend të Allahut zota ortakë? Në të vërtetë, ata nuk ndjekin gjë tjetër, përveç hamendjes dhe vetëm gënjejnë”. (Kur’an, kaptina nr.10, ajeti nr.66).

“Vetëm Allahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i Gjithfuqishëm për çdo send”. (Kur’an, kaptina nr.64, ajeti nr.1).

Andaj, ta ruajmë besimin, sepse Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush shkon te një falltor dhe i beson çfarë thotë, ai ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit”. (Hadith Sahih, transmeton Buhariu).

Pra, të rrijmë sa më larg përrallave, iluzioneve, bestytnive, idhujtarive, falleve, magjive dhe besimeve të kota, përndryshe do të na merr pusi, ta dini se edhe horoskopi është një lloj falli i kotë që të fut në tunel të errët pa drita, i tëri është injorancë dhe gënjeshtër, andaj, o ju vëllezër dhe motra, ju mjafton për plan-program dhe katalog të jetës libri i Allahut, Kur’ani, aty është lumturia, suksesi, shërimi, pasuria dhe fitorja për çdo gjë, jashtë tij të humbër gjithmonë, Allahu ka thënë: “Në të vërtetë, ky Kur’an është këshillë për tërë botën!” (Kur’an, kaptina nr.38, ajeti nr.87).

Ju që s’jeni të martuar dhe s’keni fëmijë, kërkoni partnerin e jetës dhe pasardhës nga Allahu, ju që s’keni pasuri, kërkoni pasuri nga Allahu, ju që s’keni sukses, kërkoni sukses nga Allahu, e Ai do t’ju jap, nuk është koprrac, kërkoni gjithçka, mos e harroni Xhenetin, Ai për ju është kriju, atje është kënaqësia absolute, jetë e pafund, andaj, ta adhurojmë vetëm Allahun, Ai është Bujar, Ai gëzohet kur ti i kërkon Atij dhe kur Ai të jep, nga sot qasju jetës ndryshe, filloje ditën me emrin e Tij, organizoje jetën gjatë ditës me pesë kohë namaz, në mes të namazeve puno dhe vetëm puno, ke me arritë sukses dhe kanë me ta pas lakmi edhe të tjerët, ju kërkoj falje, ma bëni hallall, se ndoshta pak e kam zgjatur, shpresojmë të kemi përfituar të gjithë, takohemi inshAllah përsëri në temën e radhës, ju dëshiroj të gjitha të mirat e Allahut, me shpresë se çdo synim tonin ta mbështesim vetëm tek Ai.

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”.

(Kur’an, kaptina nr.1, ajeti nr.4).

PJESA E FUNDIT
Es-Selamu Alejkum!

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu

NA NDIQNI NË