Arhiva DitoreJan 4, 2015

0 1568

1. Ç’është ABORTI?!

– Jeta është dhuratë shumë e çmuar e Zotit, i Cili nga dashuria dhe mëshira e Tij krijoi njeriun dhe ia plotësoi të gjitha kushtet për një jetë të bukur e të lumtur, i dhuroi mirësi të shumta dhe një nga mirësitë e Tij është edhe lindja e fëmijëve, dhuratë, të cilën disa njerëz nuk dinë ta mirëpresin dhe e refuzojnë atë duke menduar s
e “kanë vepruar drejtë pasi që sipas tyre ai fëmijë qoftë mashkull apo femër nuk e ka kohën e duhur për të ardhur në jetë”! Vërtetë, çudi me këta prindër!

– Refuzimi i ardhjes në jetë të fëmijëve bëhet përmes ndërhyrjeve kirurgjikale, e që ndryshe quhet abort, i cili kohëve të fundit është në rritje e sipër. Shumë çifte bashkëshortore e shohin abortin si diçka “në rregull dhe adekuate në kohë të caktuar”, mirëpo harrojnë se edhe embrioni është njeri, i cili ka të drejtë të jetojë dhe t’i shijojë të mirat e Zotit sikurse ata. Embrioni është pronë e Krijuesit, Ai i jep fëmijë meshkuj dhe femra kujt të dojë, dikujt i jep vetëm meshkuj, dikujt i jep vetëm femra, e dikujt nuk i jep fare dhe kompetencën e lejimit të zhvillimit të jetës nuk e ka prindi, por e ka vetëm Krijuesi.

– Andaj me të vërtetë aborti është vrasje në kraharorin e nënës me anë të së cilës prindi padrejtësisht qelizën e gjallë e bën të vdekur, vendin e jetës e bën vend të vdekjes dhe nënën e bën varr për fëmijën. Edhe fëmija e dëshiron freskinë e jetës sikur prindërit e tij, ai përmallohet dhe shpreson kur të vijë në jetë t’i dashurojë dhe respektojë prindërit, ndërsa ata duke e abortuar e shkelin me dy këmbë dhe luajnë me jetën e tij, e ditën e përgjegjësisë si do të “arsyetohen” për masakrimin e fëmijës së pafajshëm, a s’do të meritojnë dënim të ashpër nga Allahu?!

– Të mos i dorëzohen prindërit asnjë sfide të jetës, të mos dëshpërohen e as frikësohen, sepse furnizimi i fëmijës është i garantuar nga Allahu, Ai është Krijuesi, Kujdestari dhe Furnizuesi i asaj foshnje, andaj pasi që fëmija është stoli dhe pasuri e kësaj bote, ruajeni dhe çmojeni atë, sepse prej tij burojnë të mira të shumta. Dhe thojini lamtumirë përgjithmonë abortit sepse mbytja e fëmijës kurrë nuk është zgjidhje për prindërit!

NDALOJE ABORTIN, ZHVILLOJE JETËN !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 5315

Shoku i keq

 

Ndeja  me njerëz të këqij ndikon shumë në fenë e besimtarit, moralin, sjelljen, dëshirat dhe në të folurit e tij. Pikërisht nisur nga ky fakti i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të ketë kujdes çdonjëri pre jush se më kë shoqërohet.”[1]

Dëmi i shokëve të këqij është shumë i qartë. Nga shkaku i këtij dëmi islami i kushton vëmendje të veçantë kësaj çështjeje dhe e mëson besimtarin të ketë kujdes më kë shoqërohet, andaj e ndalon ndejën me njerëzit e këqij si dhe e obligon largimin nga shoqëria e keqe në të mirë. Allahu i Lartësuar thotë: “Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetes ju thanë: “Në çfarë ishit ju? – Ata thanë: “Ne ishim të pa aftë në atë tokë!” (Engjëjt ju thanë): “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migroni në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai![2]

Natyra e njeriut është e tillë që menjëherë ndikohet nga ata me të cilët përzihet, madje njeriu ndikohet edhe kur qëndron me kafshët. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Mendjemadhësia dhe mburrja është me ata që flasin ashpër, beduinët nomad e që i ruajnë devetë, ndërsa butësia është tek bariu i dhenve.”[3]

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na tregoi se te bariu i deveve mbisundon mendjemadhësia, mburrja dhe kryelartësia, ndërsa te bariu i dhenve mbisundon qetësia dhe butësia. Prandaj përderisa njeriu ndikohet edhe nga kafshët të cilat nuk logjikojnë, e as që mund ti i kuptojë zërat e tyre e as që mendohet njeriu të hajë bashkë me to apo të bëj ndonjë veprim tjetër me to, atëherë si thua vallë sa mund të ndikohet nga vetë lloji i vetë me të cilin komunikon në çdo aspekt?! Jo vetëm kaq, porse njeriu me njeriun kuptohet edhe shumë më thellë madje kur ky komunikim ndërtohet mbi epshe, teka dhe dyshime të shëmtuara nga shumica e njerëzve atëherë neve na bëhet i qartë realiteti se ndikimi i shoqërisë jo morale sot mbi ne është shumë i fuqishëm, prandaj nga ky ndikim negativ njerëzit shpëtojnë varësisht prej devotshmërisë, dijes dhe ruajtjes, kush më pak e kush më shumë.

Shoku i keq të largon nga Zoti yt, ti ndjek të metat tua, kur ka interes qëndron me ty, kur ti ke nevojë për të largohet prej teje, çdoherë lakmon nga dëshirat e tij, e poqëse ia prish për diçka, ai menjëherë distancohet prej teje.

Shoku i keq të bën dëm deri në frymën e fundit të kësaj bote. Poqëse dëshiron ta kuptosh realitetin e kësaj fjale, medito rreth rastit të xhaxhait të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, Ebu Talibit i cili ishte para vdekjes, ndërsa në krahun e tij qëndronin dy shokët e këqij Abdurrahman ibn Umeje dhe Ebu Xhehli, e në krahun tjetër qëndronte i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që i tha: “O xhaxhai im thuaj La ilahe ilAllah, një fjalë me të cilën do të kem mundësi të argumentohem me të tek Allahu.” – Kurse Ebu Xhehli dhe Ebu Umeje i thanë: A do të lësh fenë e Abdul-Mutalibit? – Që do të thoshte ndryshe: Mos e prano islamin, por vazhdo në mosbesim. – I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përsëri ia tha të njëjtën, kurse ata i qëndronin mbi kokë dhe ia thoshin po të njëjtën, e si pasojë në fund Ebu Talibi tha: Ai Ebu Talibi është në fenë e Abdul-Mutalibit. – Pra, e mohoi fjalën La ilahe ilAllah dhe vdiq si mosbesimtarë.[4]

Shiko në kujdesin e këshilltarit të mëshirshëm për xhaxhain e tij, i cili ishte në shtrat të vdekjes, ai priste nga xhaxhai i tij që ta thotë këtë fjalë me të cilën do të shpëtonte nga zjarri, ndërsa dy shokët e tij të këqij nuk e mëshiruan njeriun e dobët pak para vdekjes. Madje e bënin të kundërtën, pra e mësonin të vdes në kufër derisa e lëshoi këtë botë dhe vdiq si i tillë. Madje ato e dinin shumë mirë se ai do të hynte në zjarr nëse e bën një gjë të tillë, edhe pse e dinin se nëse ai e pranonte islamin nuk do tu bënte dëm atyre aspak, ngase ai ishte nisur ne rrugën e vdekjes, mirëpo kështu është gjendja e shokut të keq.

Shoku i keq dëmin e ka në çdo aspekt, nisur nga kjo i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka shëmbëllyer këtë shoqëri me shembullin e zejtarit të cili nëse e viziton ai gjithsesi do të dëmtojë. Thotë i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i pronarit të parfumeve dhe zejtarit. Të parin nëse e viziton ose të dhurojë ndonjë parfum, ose ti do të blesh diçka prej tij ose vetëm nga ndeja tek ai do të vijë era e mirë pasi të dalësh prej tij, kurse i dyti ose ti djeg rrobat ose nëse shpëton nga kjo do të kundërmosh erë të keqe.”[5]

Dëmi i shokut të keq është i dukshëm për të gjithë, çdoherë të thërret në neglizhencë ndaj adhurimit të Allahut dhe veprave të mira, ti cenon ambiciet e larta, nuk dëshiron që ti të jesh i suksesshëm në jetën tënde, madje nuk të largon nga veset e ulëta dhe nënçmuese.

Shoku i keq abstenon dhe ndalet përpara ambicieve të tua të larta dhe dëshirave të mira, madje dije se ndikimi i tij është edhe në pamjen tënde të jashtme me çka dëshiron të ta prish namin e mirë që e posedon në shoqërinë tënde ku gjendesh.

 

Kur ta shoqërosh dikë ndër njerëzit shoqëroje të mirin,

mos e shoqëro të keqin që të shkatërrohesh me të keqen e tij.

 

Ki kujdes nga shoku i keq para se të pendohesh nga shkaku i shoqërimit me të. Allahu thotë: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: i mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.”[6] Prandaj puno me këshillën profetike e cila në lidhje me përzgjedhjen e shokut thotë: “Mos shoqëro dikën përpos se besimtarit, si dhe le të mos e hajë ushqimin tënd përpos se i devotshmi.”[7]

 

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

 

[1] Transmeton Ebu Davudi.

[2] Nisa: 97.

[3] Mutefekun-alejhi.

[4] Mutefekun-alejhi.

[5] Mutefekun-alejhi.

[6] Furkan:27-29.

[7] Transmeton Ebu Davudi.

1 38448

Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e imanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe falënderoni për mirësitë e mos i mohoni të mirat e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra”. Nisa 1, dhe poashtu thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”. Rum 21. Lidhja e burrit me gruan nëpërmjet martesës ligjore dhe lidhja familjare janë ndër begatitë më të mëdha të Allahut mbi të birin e Ademit duke i pasur parasysh dobitë e mëdha mbi të cilat bazohet kjo lidhje. Nga ato dobi numërojmë se:

– Martesa është shkak për mbrojtjen e syrit dhe mbrojtjen e nderit nga ajo që e ka ndaluar Allahu, ashtu siç tha edhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam: “O ju të rinj! Kushdo prej jush që ka mundësi për martesë, le të martohet, sepse kjo është mënyra më e mirë për uljen e shikimit dhe mënyra më e mirë për mbajtjen e dëlirësisë. Ndërsa kush nuk ka mundësi të martohet, atëherë të agjërojë, sepse agjërimi është ndrydhës (i epshit

-Martesa është shkak për fitimin e qetësisë shpirtërore dhe miqësisë dhe shoqërisë mes dy bashkëshortëve, ashtu siç tha edhe Allahu i Madhëruar: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre”. Rum 21, dhe poashtu tha: “Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademit), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo”. Earaf 189.

– Martesa është shkak për trashëgimi, ku nëpërmjet tyre shtohet ruhet raca njerëzore dhe shtohet numri i tyre në përgjithësi dhe numri i muslimanëve në veçanti dhe Allahu për këto dobi dhe dobitë tjera të martesës ka garantuar se mbi to bazohen mirësi të shumta. Allahu i Madhëruar thotë: “I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm”.Nur 32.

Allahu i Madhëruar nxiti në qëndrimin dhe mirëmbajtjen e martesës dhe ndaloi në çdo gjë që e dëmton atë dhe për këtë urdhëroi bashkëshortët në respektimin e marrëdhënieve bashkëshortore edhe nëse ndodh që njëri me tjetrin të urrehen mes veti: “Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira”. Nisa 19.

Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre e shënojnë një hadith prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjët. Pjesa më e lakuar e brinjës është maja e saj . Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngele i lakuar. Prandaj dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm”.

Në një transmetim tjetër të imam Muslimit: “Thyerja e brinit është divorci”.

Burri nëse ndjen se gruaja nuk i respekton të drejtat e tij dhe se ajo largohet nga ai, atëherë ai duhet t’i merr hapat e duhura dhe të përshtatshme me qëllim që ta shëron problemin me urtësi ashtu siç ka urdhëruar edhe Allahu në Librin e Tij: “Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!“. Nisa 34.

Nga ajeti na qartësohet se nëse burri i druhet mosbindjes dhe mosrespektimit të gruas ndaj detyrave që i ka ndaj burrit të saj, ai duhet fillimisht që gruan ta këshillon me argumente nga Kurani dhe Syneti, ta inkurajon dhe ta kërcënon, me qëllim që të përmisohet morali i saj e nëse e sheh se këshilla nuk jep rezultat të mirë atëherë kalon në metodën e dytë e ajo është largimi nga shtrati. Qëllimi nga kjo metodë është që burri të largohet nga shtrati i përbashkët një periudhë të shkurtër dhe këtë gruaja nuk ka mundësi ta përballon dhe i vjen rëndë dhe mundet ta nxit që të përmisohet dhe t’i bindet urdhrave të burrit të saj. Nëse edhe kjo metodë nuk jep rezultat atëherë kalon në metodën e fundit dhe më të rëndën e ajo është rrahja e tyre mirëpo e lehtë. Të rrahurit e saj lehtë shpresohet se do ta përmison dhe do t’i bindet urdhrave të burrit të saj.

Të gjitha këto hapa dhe metoda të përmisimit i merr burri pa mos ndërhyrë askush nga jashtë. Nëse vazhdojnë mosmarrëveshjet mes tyre atëherë Allahu na urdhëroi që të ndërmjetëson ndokush me qëllim përmisimi mes tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atëherë caktoni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim, Allahu sjell marrëveshje midis tyre”. Nisa 35. Allahu pra na urdhëroi kur mosmarrëveshja mes tyre ta arrin kulminacionin të formojmë një komision të përbërë nga dy anëtarë, një nga familja e burrit dhe një nga familja e gruas, me qëllim të studimit të problemit dhe të largimit të gjitha pengesave dhe të gjykimit të drejtë mes tyre, duke e këshilluar fajtorin në mesin e tyre apo duke i këshilluar bashkëshortët mes veti. E gjithë kjo procedurë vetëm e vetëm të mbetet akti i martesës dhe të vazhdon jeta martesore. Nëse në vazhdimin e jetës martesore mes dy bashkëshortëve ekziston rrezik apo për njërin nga bashkëshortët ekziston rrezik dhe nuk ka aspak dobi nga ajo martesë dhe nuk shpresohet të ketë atëherë Allahu e ligjësoi ndarjen mes tyre apo divorcin.

Divorci pra është faza e fundit dhe në kësisoj raste është mëshirë nga ana e Allahut për arsye se lirohet i dëmtuari dhe i jepet një shans tjetër që ta merr diçka më të mirë. Allahu thotë: “E nëse ata ndahen, Allahu me begatinë e Tij, çdonjërin prej tyre e bën të pavarur. Se Allahu është Dorëgjerë dhe i Urtë”. Nisa 130.

Nëse ndodh që burri nuk e dëshiron gruan e vet dhe nuk e divorcin po tenton që  nga divorci i saj të përfiton materialisht, këtë e ndaloi Allahu dhe e urdhëro ta divorcin me të shpejtë duke mos marrë asgjë nga ajo:“dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë”. Nisa 19. Kjo do të thotë se o ti burrë mos e dëmto gruan tënde në jetën bashkëshortore me qëllim që ajo ta kthen mehrin që ja ke dhënë ose diçka nga pasuria e saj duke e dëmtuar atë apo duke i marrë nga pasuria me të padrejtë me qëllim që ti atë ta divorcosh.

Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Qëllimi i ajetit është ta ketë burri një grua nga e cila nuk e dëshiron shoqërimin e saj dhe ai ia ka borxh asaj mehrin dhe që të mos ia paguan mehrin dëshiron ta dëmton duke e kërcënuar me lënien e mehrit nëse dëshiron që të divorcohet. Mirëpo nëse gruaja nuk ka mundësi që t’i kryhen detyrimet e saj ndaj burrit dhe e urren burrin e saj dhe dëshiron të ndahet nga ai, i lejohet që t’ia fal mehrin apo ti jep nga pasuria e saj diçka dhe i lejohet atij që ta pranon nga ajo. Allahu i Madhëruar thotë: “Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai). Bekare 229.

Allahu pra e bëri divorcin të jetë zgjidha e  fundit pas dështimit të çdo zgjidhjeje tjetër. Ai i përngjason ilaçit i cili përdoret në raste nevoje dhe në mënyrë të veçantë të cilën e përshkroi Ligjvënësi. Nëse përdoret pa mos pasur nevojë për të apo përdoret jo në mënyrën e duhur dhe të përshkruar nga Ligjvënësi, ai dëmton sikurse dëmton ilaçi i cili përdoret në një vend jo të duhur.

Allahu për këtë arsye divorcit i përshkroi dispozita të urta të cilat ndikojnë që të pakësohet numri i divorceve dhe ai që kapet për këto rregulla nuk do të pendohet, nuk do të dëmtohet dhe do t’i shmanget gjurmëve të këqija që i sjell ky problem. Burrit ia lejoi që në rast nevojë ta ndan gruan e vet, mirëpo pasi që t’i plotëson kushtet e duhura që janë të caktuara si, ndarja të ndodhë pasi të jetë pastruar gruaja nga menstruacionet, pastaj brenda kësaj periudhe dmth, pasi që është pastruar nga menstruacionet të mos ketë bërë marrëdhënie seksuale, dhe ta len deri sa t’i kryhet Ideti apo koha e pritjes (el id’dah- është periudha që duhet të presë një grua e ndarë apo e ve, për të pasur të drejtën për t’u rimartuar). Nëse brenda kësaj periudhe dëshiron që ta kthen i lejohet ta kthen, kurse nëse i kalon asaj Ideti para se ta kthen atëherë ajo më nuk është gruaja e tij dhe nëse dëshiron të bashkohet duhet patjetër që ta ripërtërin aktin e nikahut.

Allahu i Madhëruar thotë: Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë.Bekare 229.  Allahu na bëri me dije se nëse burri e ndan gruan një apo dy herë mundet të zgjedh se a dëshiron ta mban apo jo deri sa ajo është në periudhën e Idetit me qëllim që të kujdeset për të me mirësi dhe dashuri dhe poashtu mundet ta zgjedh që të ndahet nga ajo pasi që ta kalon periudhën e Idetit dhe nëse ndahet nga ajo ndarja e tyre të jetë e drejtë duke mos i bërë padrejtësi dhe duke mos e dëmtuar njëri tjetrin. Allahu i Madhëruar thotë: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Talak 1, që do të thotë se ju ndahuni nga gratë e juaja ato duke qenë të pastra nga menstruacionet dhe gjatë kësaj periudhë mos të kishit bërë marrëdhënie mes jush. Pra Allahu e ndaloi ndarjen duke qenë gruaja me menstruacione dhe ndarjen e cila është bërë pas pastrimit nga menstruacionet po në këtë periudhë kanë bërë marrëdhënie mes tyre dhe poashtu e ndaloi që ta ndan gruan tri herë për arsye se pastaj nuk ka mundësi ta rikthen.

Me këtë na qartësohet se Sheriati e lejoi divorcin në raste kur ka nevojë për të dhe i vëndoi ligje me të cilin e bëri që të mos ndodhë vetëm se në raste të rralla dhe atëherë nuk do të dëmtohet ndonjëri nga bashkëshortët.

Ka nga njerëzit të cilët e marrin si lojë çështjen e divorcit dhe ka nga ata që ndahen për ndonjë arsye më të vogël dhe qysh në momentin e parë të grindjes mes tyre të ndahen dhe me këtë ta dëmtojnë veten dhe fëmijët e tyre. Ka nga ata që martohen pastaj e ndan gruan e vet, pastaj martohet dhe prapë ndahet edhe atë pa asnjë arsye të mjaftueshme. Këta lloj i njerëzve duhet ta dinë se vepra e tyre nuk është aspak e mirë për arsye se divorci është i urrejtur tek Allahu dhe i dashur tek shejtani dhe muslimani e urren atë që e urren Allahu. Ata që me gjuhët e tyre shpesh e përmendin divorcin dhe ndarjen nga gruaja le t’i frikohen Allahut për arsye se me divorc nuk ka lojë dhe nuk lejohet edhe në lojë t’i thuhet gruas se ti je e ndarë nga unë për arsye se edhe atëherë ndodh divorci edhe pse vjen në formë të lojës dhe talljes. Kjo është një lojë e fëlliqur e shejtanit me të birin e Ademit i cili e nxit shpesh që të ndahet nga ajo deri sa të arrin ta divorcin tri erë e pastaj të pendohet fortë për arsye se më nuk do të ketë mundësi ta rikthen përveç se nëse ajo martohet me tjetër dhe ai më vonë e ndan dhe i hapet mundësia burrit të parë të saj ta rikthen.

Shkaqet e ndodhjes së divorcit janë të shumta dhe nga ato shkaqe i numërojmë:

– Zgjedhja e gabueshme e bashkëshortëve mes veti për martesë. Njëri me tjetrin martohen kurse nuk dinë për jetën e tyre asgjë e as për fenë e as për moralin e njëri tjetrit dhe pas martese zbulohen shumë realitete dhe fshehtësira dhe këto bien shkak për ndarjen e tyre. Për këtë arsye mirë është në fillim njeriu të interesohet për partnerin e jetës së vet, për jetën e tij, moralin e tij dhe për fenë e tij.

– Harxhimet e tepërta për martesë dhe mehri i lartë bien shkak që burri ta urren gruan e vet. Për këtë arsye pëlqehet që mehri të jetë sa më i lirë dhe i ulët. Përcillet nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Gratë më me bereqet janë ato që e kërkojnë mehrin më të ulët”.

– Mosrespektimi i të drejtave që ua ka caktuar Allahu mes njëri tjetrit është një nga shkaqet e divorcit. Allahu thotë: Jetoni e silluni mirë me to“. Nisa 19.

– Mjetet e informimit, interneti, rrjetet sociale dhe filmat e ndryshëm janë nga shkaqet kryesore bashkëkohore që i shkatërrojnë shtëpitë dhe familjet. Armiqtë e Islamit tentojnë që nëpërmjet mjeteve të informimit ta rebelojnë gruan duke ia përshkruajtur poligaminë si diçka të prapambetur, përngjasimin me mëkataret dhe jobesimtaret t’ia zbukurojnë deri në atë gradë sa të pretendojnë se kjo është liria e saj dhe e drejta e saj, mosrespektimin e burrit t’ia shndërrojnë në fitore dhe kënaqësi dhe daljen nëpër rrugë dhe punë pa lejen e burrit si e drejta e saj personale kurse xhelozinë e burrit ndaj saj ta përshkruajnë se është çmenduri dhe injorancë.

– Dalja e gruas për punë dhe përzierja e saj me burra të huaj është një nga shkaqet e divorcit. Gruaja me daljen e saj nga shtëpia dhe lënien e punëve të shtëpisë dhe moskujdesi i saj ndaj fëmijëve bëjnë që familjet të shkatërrohen dhe mosmarrëveshjet mes tyre të shtohen. Ndodh që burri detyrohet ta përgatiti bukën vet dhe të kujdeset për fëmijë edhe pse kjo është detyrë e gruas e jo e burrit dhe mundet të bie shkak që të fillojnë grindjet me s tyre dhe të përfundojnë me ndarje.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja. Irfan JAHIU

0 3296

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen e tij dhe shokët e tij.

Çështja:

Harresa gjatë namazit të atij që falet me imam është një çështje shumë e rëndësishme, ngase disa gabojnë në kuptimin e dispozitës fetare në lidhje me këtë, saqë mund të jetë jo e qartë për masën e gjerë e të disa kërkuesve të dijes. Atëherë, çfarë duhet të veprojë personi i cili falet pas imamit nëse ndodh të harron në namaz, a duhet të kryen sexhden e harresës dhe të kundërshton imamin në selamin e fundit? Apo nuk duhet të kryen sexhden e harresës, se është i urdhëruar të pasojë imamin.

Përgjigjja është: Të gjithë imamët e katër medh’hebeve dhe nxënësit e tyre janë të një mendimi se nëse personi i cili falet me imam dhe harron gjatë namazit, sikur të lë një vaxhib, me përjashtim të farzeve të namazit, apo dyshon në shtim apo mangësi gjatë namazit, ai nuk duhet të kryen sexhden e harresës, dhe se imami e bart atë…

Abdullah el Musilij ka thënë: “Nëse imami harron diç nga namazi, dhe e kryen sexhden e harresës, edhe xhemati duhet të veprojë sexhden, përndryshe nuk veprohet, për të realizuar pajtueshmërinë dhe për të mohuar kundërshtimin, nëse një nga ata që plotësojnë namazin harron diç nga namazi nuk e vepron sexhden e harresës, pra asnjëri prej këtyre dyve, ngase nëse ai që plotëson namazin vepron sexhden e harresës ai e ka kundërshtuar imamin…”.

Ibn Mundhiri në librin “El ixhma” ka thënë: “Ekziston konsensuse nuk detyrohet me sexhde ai që harron gjatë namazit me imam, poashtu kanë konsensus se xhemati duhet të kryejë sexhden së bashku me imamin”.

Ibn Kudameja ka thënë: “Nuk ka për xhematin sexhde të harresës, por nëse imami harron diç nga namazi, atëherë ata duhet të kryejnë sexhden së bashku me të”.

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË