Arhiva DitoreJan 24, 2015

0 2896

Ti qëndron në ballkonin e pallatit tënd dhe shikon në thesaret, lumenjtë dhe kopshtet e Xhenetit të Allahut  kurse qiejt dhe toka plotësisht kanë ndryshuar.

Lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar.

Pallate nga ari dhe argjendi. Gurët e tokës nga perlat, balta nga misku i cili lëshon aromë të madhe kurse toka dhe dheu i saj nga misku dhe shafrani. Qerpiçët e pallateve nga ari dhe nga argjendi.

Pemë të shumta me degë nga ari. Fryte të shumta dhe me shije dhe ngjyre të llojllojshme.

Shërbëtorë dhe pronë të madhe dhe vende të larta.

Hyri të Xhenetit dhe djelmosha që janë gjithmonë të rinj dhe mbeten ashtu dhe duken si margaritar.

Të gjithë ata që i ke humbur nga familja në dynja, Allahu ju takon dhe ju bashkon me ta në Xhenet.

A nuk e meriton e gjithë kjo që të bëjmë durim në sprovat e dynjasë? A nuk e meriton e gjithë kjo që t’i bindemi Allahut dhe të largohemi nga gjynahet?

O Zot na bën nga banorët e Xhenetit dhe na bashko të gjithëve në Xhenetin Tënd.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1340

E filloi rrugëtimin me drogën duke e përdorur dhe shitur. Mendonte se do të arrijë të realizojë ëndrrën e madhe të blejë një veturë sportive luksoze. Problemet e tij fillojnë me arritjen e informatave tek inspektori i hetuesisë. Informatat flisnin se në mesin e nxënësve ka trafikues të drogës. Komisari i policisë urdhëroi që shtëpia e tij të mbikëqyret si dhe të fillojë përcjellja  e nxënësit në fjalë. Evidentoheshin ata që hyjnë dhe dalin prej shtëpisë së tij. Rezultatet ishin: Pas vëzhgimit u vërtetua se në shtëpinë hyn dhe del prej saj vetëm një person i cili nuk ka më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet. Hyn dhe del duke mbajtur gjëra të çuditshme. Vazhdoi vëzhgimi i shtëpisë edhe dy javë, derisa u vërtetua ajo që kishin zbuluar.

Pas vëzhgimit kërkuan leje prej prokurorisë për ta kontrolluar shtëpinë në të cilën jetonte djaloshi. Në momentin e caktuar pesë inspektorë u futën në shtëpi ndërsa të tjerët e kishin siguruar perimetrin rreth shtëpisë. Brenda shtëpisë e gjetën nënën e të akuzuarit dhe vëllezërit e tij të vegjël. Pyetën ku është vëllai juaj?

Vëllezërit shkuan në dhomën e djaloshit dhe i thanë se dikush po të kërkon. Nga dhoma doli një djalosh që nuk kishte më tepër se shtatëmbëdhjetë vjet. Në fytyrën e tij shihej lodhja dhe frika.

Djaloshi pyeti: Kush jeni ju çfarë kërkoni. Inspektori tha: Para se të më pyesësh mi trego krahët, pastaj të tregoj se kush jam. Pasi i zbuloi krahët e tij në të shiheshin qartë shenjat e gjilpërave të heroinat. Inspektori pyeti: tani a e di se kush jam unë?

Djaloshi filloi ti lutet oficerit që të mos i tregojë nënës dhe vëllezërve. Tha unë jam vetëm një viktimë e pafajshme. Kur e kontrolluan dhomën e tij gjetën heroin të paketuar, peshore të vogël, lugë dhe hashash të mbështjelltë.

Inspektori pyeti si kanë arritur këto materie narkotike.

I akuzuari u përgjigj: Unë i shes këto si punëtor i njërit i cili për këtë punë më paguan të holla dhe doza falas të drogës.

Vazhduan pyetjet për detyrën e tij si dhe për blerësit… I akuzuari u përgjigj: jam nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme dhe këtë drogë ua shes dhe e reklamoi para nxënësve të shkollës ku mësoj.

Pranoi se nuk kishte njohuri për rrezikun e asaj që e bën si dhe për pasojat. Synimi i vetëm ishte të fitojë para për ta blerë veturën sportive me të cilën do të krenohet para nxënësve të shkollës së tij.

Oficeri kërkoi që t’ia tregojë shtëpinë e akuzuarit që e kishte angazhuar, por djaloshi tha se nuk e di ku jeton dhe se e ka vetëm numrin e telefonit të tij. U dakorduan që ai ti bëj telefon “furnizuesit” dhe të caktojë një takim në të cilin do të merr mallin për shitje.

Në takimin e organizuar pas dorëzimit të mallit u prangos edhe i akuzuar i dytë. Me veturë të policisë u dërguan në inspektorat. Para prokurorit trafikuesi i drogës i pranoi gjitha pohimet e djaloshit. Pranoi se e kishte shfrytëzuar djaloshin për të përhapur drogën sepse në këtë moshë ata janë më pak të vërejtur së sa ata në moshë.

Ta analizojmë këtë  tregim për djaloshin i cili nuk kishte më tepër se shtatëmbëdhjetë vjet dhe i cili kishte hyrë në një punë e cila do ti shkatërrojë ardhmërinë. Kjo është një ktastrofë e vërtetë por katastrofa është më e madhe kur të analizojmë gjendjen e asaj familje.

Familje e çarë, në të s’ka as siguri e as stabilitet. Mungon roli i babait i cili duhet të jetë roja e portës, shëmbëlltyra më e lartë për fëmijët e asaj familjeje. Po pyesim si jeton kjo familje? A nuk është i brengosur babai me një brengë e cila e nxit të interesohet për djalin e tij në shtëpi dhe në shkollë. A nuk i njeh babai shokët e birit të tij. A nuk i ka vërejtur gjurmët e gjilpërës së heroinës në krahët e djalit.

A nuk janë ulur së bashku në tryezën e mëngjesit, drekës dhe darkës. Nëse supozojmë se babai mungon dhe nuk i realizon obligimet e tij që i ka ndaj fëmijëve atëherë ku është roli i nënës. A nuk kujdeset dhe mërzitet për bijtë e saj?

Një fatkeqësi e vërtetë. Viktimë është një adoleshent për shkak të rolit të munguar të babait dhe për shkak të mosangazhimit të nënës.

Burimi: Libri  “Tregime emocionale për të rinj”

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 1365
  1. Ceke një nga shtyllat e Islamit?
  2. – Zeqati.
  3. Prej dijetarëve të hadithit është edhe Ebi Shihab……..?
  4. – Ebu Shihab ez Zuhriu (Imam Zuhriu, Allahu e mëshiroftë).
  5. Sadakatul fitri për agjëruesin është……?
  6. – Pastrim i gjunahave të bëra gjatë agjërimit (gjatë ditëve të Ramazanit).
  7. Prej librave të njohura të Ibn Kajimit është edhe……?
  8. – Libri: ” Zadul Mead” (Furnizimi për botën tjetër).
  9. Prej gjërave që e prishin abdesin është edhe….?
  10. – Humbja e vetëdijes ose Alivanosja.
  11. Si quhej gruaja e Halifes së muslimanëve Harun err Rrashidit?
  12. – Zebide.
  13. Kush është autor i librit: ” El Itkan fi Ulumil Kur’an”,- ?
  14. – Imam Sujutiu, Allahu qoftë i kënaqur me të.
  15. Emri i vërtetë i sahabiut Ebu Seid el Hudriut?
  16. – Sa’d ibn Malik ibn Sinan.
  17. Ceke një prej shtyllave të Namazit?
  18. – Sexhdeja.
  19. Ceke një prej shtatë mëkateve shkatërruese?
  20. – Sihri (Magjia).
  21. Kush shpërblehet sikur të ketë luftuar në rrugën e Allahut, të jetë falur tërë natën dhe të ketë agjëruar ditën?
  22. – Ai i cili i ushqen të varfërit dhe u jep të hollave nevojtarëve.
  23. Çka është Zekumi?
  24. – Pemë e keqe, e cila gjendet në Xhehenem dhe është ushqim i banorëve të tij.
  25. Ceke një prej imamëve të katër medh’hebeve?
  26. – Muhamed ibn Idris esh Shafi’i (Imam Shaifu Allahu e mëshiroftë).
  27. Ceke një prej muajve hixhrij?
  28. – Muaji Shaban.
  29. Kush është autor i librit: “Nejlul Eutar”,-?
  30. – Muhamed ibn Ali esh Sheukani,- Allahu e mëshiroftë.
  31. Prej pozitave më të çmuara është…..?
  32. – Ndërmjetësimi.
  33. Muslimanja e parë e cila e vrau një pabesimtarë ishte…?
  34. – Safija, vajza e AbdulMutalibit.
  35. Ceke një nga shtyllat kryesore të Islamit?
  36. – Namazi.
  37. Prej shtyllave të islamit, që në aspektin gjuhësor d.m.th të penguarit, larguarit(psh nga ngrënia, pirja)?
  38. – Agjërimi.
  39. Kush është autor i librit: “Xhamiul Bejan fi Tefsiril Kur’an”?
  40. – Imam Taberiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  41. I lejuar por i urryer tek Allahut është…..?
  42. – Divorci.
  43. Prej llojeve të Haxhit është edhe Haxhi…..?
  44. – Haxhi Kiran.

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

0 2288

Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri nga muslimanët dhe na begatoi me Islam dhe iman dhe Kuran. Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju njerëz frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë që ju pasuroi me hallall dhe ju largoi nga harami dhe ua bëri të lejuara gjërat që janë në dobinë e juaj për fenë dhe dynjanë dhe ju largoi nga ajo e keqja për arsye se ajo ua dëmton fenë dhe dynjanë e juaj. Ushqimi me gjëra të lejuara len gjurma të mira në shëndetin e njeriut dhe sjelljen e tij për arsye se ai ushqehet me ushqim të lejuar kurse të ushqyerit me haram len gjurma të këqija në trupa dhe sjellje për arsye se ato janë ushqyer me gjëra të ndaluara.

Nga gjërat e ndaluara me të cilat kohëve të fundit janë sprovuar shoqëritë e muslimanëve është edhe duhani. Ky ves i keq është përhap aq shumë sa që ka filluar ta pinë edhe të vegjlit edhe të mëdhenjtë kurse pirja e tij t’i rrezikon shëndetet e njerëzve. Për të çuditur është gjendja e atyre që e pinë!! Nuk turpërohen aspak para masës nga pirja e duhanit haptazi dhe nxjerrjen e tymit nga goja duke e drejtuar atë drejt fytyrave të njerëzve dhe duke mos e respektuar shenjtërinë e mexhlisit. Nëse e sheh se ndonjëri i pështynë tjetrit në fytyrë ose ia shfryn hundët përpara, si do të jetë reagimi dhe dëmi dhe mohimi i kësaj vepreje?! Nxjerrja e tymit nga goja dhe drejtimi i tij kah fytyrat e njerëzve është vepër më e ligë dhe më e pamoralshme, mirëpo çështja është ashtu si ka ardhur në një hadith ku i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse nuk të vjen turp vepro çka të duash”.

O ju robërit e Allahut, sa janë ngritur zërat për mohimin e pirjes së tij dhe sa paralajmërime mjekësore i kanë cekur rreziqet e tij dhe sa fetva nga dijetarët e kanë cekur ndalesën e tij dhe sa libra dhe broshura janë shkruajtur dhe botuar dhe përhapur që e sqarojnë dëmin e tij?! Megjithatë ata që e pinë duhanin nuk i përgjigjen këtyre thirrjeve dhe nuk i pranojnë ato këshilla për arsye se janë bërë rob të duhanit dhe nuk munden ta largojnë këtë ves nga vetvetja. Vetëm se imani dhe përpjekja e sinqertë dhe trimëria burrërore janë cilësi që kush i posedon mundet ta largon mirëpo këto cilësi sot mungojnë te shumica e njerëzve.

Pirja e duhanit është e dëmshme për trupin dhe fenë dhe pasurinë dhe shoqërinë. Në vazhdim do t’i ceki ato dëme një nga një.

Dëmi i tij në trup:

Dëmi i tij në trup vjen për arsye se e dobëson trupin në përgjithësi dhe e dobëson zemrën dhe shkakton sëmundjen e kancerit dhe sëmundjen e tuberkulozit dhe e nxit kollin dhe i nxin dhëmbët dhe e nxit dëmtimin e tyre. Poashtu e dëmton gojën dhe fytin edhe atë me dëmtime serioze. Për më tepër mundeni t’i ktheheni librave mjekësore dhe këshillave të tyre.

Dëmi i tij në fe:

Pirja e duhanit është shkak që njeriut t’i rëndohen adhurimet dhe nënshtrimet e në veçanti agjërimi dhe ndeja në xhami dhe prezenca në mexhliset e diturisë. Çdo gjë që e pengon njeriun të arrin deri te e mira ajo është e keqe dhe e dëmshme. Duhani është shkak për atë që e pinë të përzihet me njerëz me moral të ligë dhe të degjeneruar dhe të largohet nga njerëzit e mirë dhe të hajrit. Te sa të rinj ka qenë shkak duhani që të futen nëpër lokale të fëlliqura dhe të përzihen me njerëz të ligë në moral dhe me atë të ndikohen dhe të devijojnë në moral dhe sjelljet e tyre të ndryshojnë.

Dëmi i duhanit në pasuri:

Pyete atë që e pinë duhanin se sa të holla i shpenzon në ditë?! Ndoshta është i varfër dhe nuk i mjafton ushqimi për një ditë e një natë, megjithatë i jep përparësi duhanit para gjërave tjera të rëndësishme.  E pengon veten e ndoshta edhe fëmijët e tij që të kënaqen me gjëra të lejuara e të mira dhe atë kënaqësi e zëvendëson me duhan i cili as nuk pasuron, e as nuk të largon nga uria. Kjo është gjendja e të varfrit.

Kurse i pasuri shpenzon të holla të shumta për blerjen e duhanit ndërsa dihet se shpenzimi i tepërt nuk lejohet dhe se ata që shpenzojnë tepër janë vëllezërit e shejtanit.

Dëmi i pirjes së duhanit në shoqëri:

Ai që e pinë duhanin vetëm se i jep pasqyrë të keqe shoqërisë ku jeton dhe i jep pasqyrë të keqe atij që e shoqëron duke e nxjerrë duhanin drejt fytyrave të njerëzve dhe duke i dëmtuar shëndetet e tyre. Çështja u zgjerua edhe më tepër deri sa njerëzit filluan t’i dëmtojnë të tjerët me pirjen e duhanit nëpër zyre, qendra tregtare, makina, autobusa, etj. Ceket me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e dëmton një musliman vetëm se më ka dëmtuar dhe ai që më ka dëmtuar vetëm se e ka dëmtuar Allahun”.

Madje pirja e duhanit i pengon edhe melekëve. Përcillet në një hadith të vërtet: “Melekët dëmtohen nga ajo që dëmtohen njerëzit”.

Nga dëmet e duhanit për shoqërinë është shkaktimi i zjarreve dhe djegieve të shtëpive dhe objekteve ku shpesh ndodh që njerëzit i harrojnë cigaret dhes dhe më vonë vjen deri te djegia dhe me atë shkaktohen humbje të mëdha në të holla dhe shpeshherë edhe në njerëz. Poashtu nga dëmet shoqërore është hedhja e cigareve nëpër rrugë duke i bërë ato të papastra dhe shpesh ndodh që ato cigare të bien në duart e fëmijëve dhe ata të fillojnë nga fëmijëria e tyre të thithin tymin e duhanit i cili padyshim se do lenë pasoja të mëdha në jetën e tyre dhe në shëndetin e tyre.

Këto ishin disa nga dëmet në shoqëri, në pasuri, në fe dhe në trup të cilat vijnë si rezultat i pirjes së duhanit. A ka mundësi ata që e pinë duhanin të na e cekin një dobi apo disa nga dobitë e pirjes së duhanit karshi këtyre dëmeve të pirjes së tij? Çudi e madhe se si i kanë humbur mendjet e tyre?

Ti i cili je sprovuar me pirjen e duhanit, të thërrasim me një këshillë të sinqertë të përshpejtosh në pendim nga ky ves i keq dhe ta lësh për hir të Allahut dhe për hir të shëndetit tënd. Kush e len një vepër për Allah, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë. Pastaj mos harro diçka o ti i cili e pinë duhanin, se ti do të bëhesh një shëmbëlltyrë e keqe për fëmijët e tu nëse je prind, për nxënësit e tu nëse je mësues dhe me këtë i bën padrejtësi vetes po edhe të tjerëve. Nëse e len do të bëhesh një shembull i mirë për të tjerët, për këtë arsye bëhu shembull i mirë dhe jo i keq.

Kthimi në të vërtetën është më i miri se sa mbetja në të kotën dhe vazhdimësia në të. Mos e lejo veten të mashtrojnë pasimi i verbër dhe mendjelehtit e të vazhdosh të pish duhanin.

O ju musliman, ashtu si ndalohet pirja e duhanit ndalohet edhe shitja e tij dhe tregtia me të dhe importi i tij. Pasuria e fituar nga ajo është haram dhe tregtia me të është e pavlerë. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  thotë: “Kur Allahu ia ndalon një popullit ngrënien e diçkaje ia ndalon poashtu edhe vlerën e tij”.

Ai i cili e shet këtë duhan vetëm se i ka bërë dy gjynahe të mëdha:

I pari: E ka përhap këtë gjynah në mesin e muslimanëve dhe u ka shërbyer material të keq.

I dyti: Shitësi i duhanit ushqehet nga pasuria e fituar haram dhe mbledh pasuri haram kurse njeriu Ditën e Kiametit është përgjegjës për atë që e han dhe atë që e tubon nga pasuria.

SHEJH DR. SALIH FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË