Arhiva DitoreJan 27, 2015

0 1323
  1. Cila sure ishte bërë shkak i udhëzimit të Omerit?

– Sureja Ta’ha.

  1. Prej sunetit është që muslimani ta falë namazin e …..?

– Namazin e duhasë.

  1. Pema e cila rritet në Xhehenem dhe është ushqim i banorëve të Xhehenemit dhe e cila është përmendur në Kur’an është……?

– Ferra Helmuese (Zekum). (Shiko: El Gashije: 6).

  1. Ka ardhur në sunet se askush nuk do shpëtoj nga ajo, siç ka thënë Muhamedi alejhi selam: Nëse do shpëtoj dikush nga ajo atëherë do të shpëtoj Sa’d Ibn Muadhi?

– Ngushtimi i varrit (nata e varrit).

  1. Prej cilësive të muslimanit është edhe……?

– Të qenurit i drejtë.

  1. Prej veprave madhore është edhe……?

– Mbajtja e lidhjeve farefisnore.

  1. Prej veprave madhore është edhe…..?

– Dhënia e sadakasë për hir të Allahut.

  1. Allahu i jep shpërblim të pakufishëm atyre që bëjnë….?

– Sabër.

  1. Prej emrave të ditës së kijametit është edhe……?

– Krisma e Kiametit, Ushtima. (Shiko: Abese: 33).

      10. Si quhet dhënia e dhuratës së martesës nga ana e burrit për gruan e tij në legjislacionin islam?

– Mehri.

    11. Nëse vërtetohet se një person e ka parë pejgamberin, alejhi selam, qoftë edhe vetëm njëherë në jetë, e ka besuar si pejgamber dhe e ka pasuar, si quhet ky person në Islam?

– Sahabi.

12. Cilët janë muajt hënor (ose hixhrij)?

– Muajt Hixhrij gjithësej janë dymbëdhjetë, e ata janë: 1. Muharrem 2. Safer 3. Rebiul Euel 4. Rebiuth Tha’ni. 5. Xhumadel U’la. 6. Xhumadeth Tha’ni 7. Rexheb 8. Sha’ban 9. Ramadan 10. Sheval 11. Dhul Ka’de 12. Dhul Hixhe.

13. Zëri më i urrejtur i cili është përmendur edhe në Kur’an është zëri i…….?

– Zëri i Gomarit. (Shiko: Lukman: 19).

14. Prej mëkate të mëdha është edhe…..?

– Dëshmia e rrejshme.

15. Prej emrave të bukur të Allahut është edhe……?

– Esh Shekur (i Falënderuari).

16. Mëkati më i madh dhe më shkatërrues është ….?

– Shirku.

17. Kush do të ndërmjetsoj me lejen e Allahut për 70 persona në Ditën e Gjykimit, ashtu siç ka ardhur në sunet?

– Shehidi.

18. Prej emrave të Ditës së Kijametit është edhe…..?

– Et Tametul Kubra ( Ndodhia e Madhe). (Shiko: Naziat-34)

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

0 1525
HILET E LEJUARA DHE EBU HANIFJA (Allahu e mëshiroftë)

Ibn Kajim El-Xheuzij, duke folur për hilet e lejuara në fe, thotë: prej vlerave të Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë, është edhe ky rast:
Erdhi një njeri te Ebu Hanifja dhe i tha: më gjej një qare deri para ezanit të sabahut se përndryshe më shkurorëzohet gruaja! Si ashtu – e pyeti Ebu Hanifja. Tha: mbrëmë ajo s’më fliste e unë i thash: nëse nuk më flet deri sa të thirr ezani i sabahut, je e shkurorëzuar 3 herë. Më pas u mundova në çdo mënyrë ta shtyj të flet, mirëpo s’ia dola. Ebu Hanifja i tha: Shko thuaj muezinit ta thirrë ezanin e sabahut para kohe, pastaj ec tek gruaja dhe lute të të flet para se të thirr ezani! Pyetësi veproi ashtu siç i tha Ebu Hanifja. Shkoi te gruaja e tij dhe nisi t’i thotë: të lutem, fol diçka para se të thirrë ezani! Mirëpo, më kot. Kur thirri muezini, ajo foli: doli sabahu dhe u lirova prej teje! Ai ia ktheu: Më fole para sabahut dhe u lirova nga betimi!
Thotë Ibn Kajimi: Kjo është nga hilet më të bukura!

Përktheu: Agim Bekiri

0 2491

– Dy bashkëshortë vendosin që të udhëtojnë së bashku me anije nëpër det. Pasi që udhëtimi ishte i gjatë anija disa ditë rreshtazi ecte nëpër det pa mos u ndalur fare. Në një moment paraqitet një furtunë e fortë dhe frymë e madhe deri sa anija filloi të lëkundet nëpër det. Valët e detit filluan të ngrihen lartë dhe uji të depërton brenda anijes kurse në mesin e udhëtarëve të përhapet paniku dhe frikë e madhe. Kapedani i anijes dhe poashtu udhëtarët e vërejtën se janë në një gjendje të rëndë dhe se për shpëtim u nevojitet vetëm se një mrekulli nga ana e Allahut.

– Gruaja nga pamjet trishtuese nuk mundi ta përmban veten, filloi të bërtas duke mos e ditur se çka është duke vepruar. Vrapoi shpejt kah burri i saj me shpresë se ai do të gjen ndonjë zgjidhje dhe se do t’i shpëton nga vdekja e sigurt. Brenda kohe udhëtarët ishin hutuar fortë nuk dinin se kah t’ia mbajnë kurse burri për çudi ishte ulur dhe rrinte i qetë. Gruaja kur e pa në këtë gjendje u çudit dhe u zemërua fortë dhe filloi ta akuzon se është i ftohtë në shpirt dhe i pakujdesshëm. Burri e drejtoi shikimin e tij kah gruaja e zemëruar dhe me fytyrë të mrrolur dhe e nxori një thikë të madhe të cilën ia vëndoi mbi gjoksin e saj dhe iu drejtua me shumë seriozitet dhe me zë të ulët duke i thënë: A nuk frikohesh nga thika?

– Gruaja shikoi kah burri dhe i tha: Jo.

– Pse, e pyeti burri.

– Për arsye se ajo thikë gjendet në dorën e atij që i besoj dhe e dua shumë, i tha gruaja!

– Burri buzëqeshi dhe i tha: Unë tani e veproj të njëjtën. Këto furtuna dhe valë deti të rrezikshme janë në dorën e Atij që i besoj dhe e dua fort. Atëherë pse të frikohem kur e di se Ai është sunduesi i të gjitha çështjeve.

“Nëse të përcjellin turbullira gjatë jetës … dhe të kaplojnë furtuna të forta dhe çdo gjë është kthyer kundër teje … mos u friko!! Allahu ty të donë dhe Ai është i cili ka fuqi mbi çdo frymë dhe furtunë … Mos u friko!

Nëse ti e donë Allahun je i bindur në Të plotësisht dhe për të gjitha çështjet mbështetu Atij për arsye se Ai të donë. Allahu i Madhëruar thotë: Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Talak 3″.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1137

1- Falja e namazit në kohën e vet për arsye se është vepër e cila të afron kah Allahu.

2- Përmendja e Allahut (Dhikri) edhe nëse ajo është vetëm se pesë minuta brenda një ore.

3- Lutja e vazhdueshme për çdo ditë me vendosmëri dhe me mbështetje në Allahun.

4- Përkujdesja për leximin e Kuranit për çdo ditë që mos të bëhemi nga të shkujdesurit.

5- Largimi nga shoqëria e keqe dhe me moral të ligë.

6- Dërgimi i salavateve mbi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhjetë herë në mëngjes dhe dhjetë herë në mbrëmje, dhe kërkimi i faljes një qind herë brenda dite.

7- Agjërimi i ditës së Hënë dhe të Enjte sipas mundësive dhe poashtu edhe agjërimi i ditëve të bardha.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 5008

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, vesvesja është prodhimi i Iblisit, vepra dhe mjeti i tij, për ta devijuar të birin e Ademit. Me vesvese i sulmon dhe i gjuan, ata që i bën të adhurojnë Allahun me dyshime, iluzione dhe supozime, derisa u hedh në kokë mendime të liga dhe iluzione dhe bien në depresion dhe gjendje shqetësuese. Kjo i nxit dhe i shtyn në ekstremizëm, në tepricë dhe ashpërsi dhe në tejkalimin e masës së lejuar.

Nga mashtrimet dhe vesveset e shejtanit është ajo që e hedh në mendjen e njeriut, nga dyshimet dhe idetë e devijuara, për sa i përket mënyrës së krijimit dhe ringjalljes, ngritjes mbi Arsh dhe gjërave tjera që janë nga imani. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dikujt prej jush i vjen shejtani dhe i thotë: Kush e ka krijuar këtë. Kush e ka krijuar atë? E kështu me radhë derisa pyet: Kush e ka krijuar Zotin tënd? Kur të vijë ai deri tek kjo pyetje, njeriu le të kërkojë mbrojtje nga Allahu dhe le ta ndërpresë”. Me një transmetim tjetër ceket: “Kur dikush nga ju e gjen këtë gjë tek vetja le të thotë:Amentu bil-lahi ue Resuli(Besoj në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij) dhe kjo do t’i dëbojë nga ai këto pëshpëritje”.

Nga mashtrimet dhe vesveset e tij janë edhe vesveset dhe mashtrimet gjatë marrjes së abdesit dhe pastrimit. E vëren se ka nga njerëzit që pastrohen apo marrin abdes dhe e përsërisin veprën e tyre shumë herë, pjesët e trupit i fërkojnë shumë herë, dyshojnë në atë që e kanë pastruar dhe mendojnë se trupin nuk e kanë larë dhe prapë i kthehen të njëjtës. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk shton më shumë se tri herë në larje, vetëm se i sprovuari”.

Ibën Xheuzij, Allahu e mëshiroftë, e përcjell nga Ebi Vefa el Akil, Allahu e mëshiroftë, se një njeri i tha: “Zhytem në ujë shumë herë dhe dyshoj se a jam pastruar apo jo, çka do të më kishit thënë ju për këtë?! Dijetari iu përgjigj: Ik, se nga ti nuk kërkohet namazi! I tha, e si ashtu?! Iu përgjigj: Për arsye se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Është ngritur Lapsi nga tre: nga fëmiu derisa të arrijë moshën e pjekurisë, nga i fjeturi derisa të zgjohet, dhe nga ai i cili ka humbur mendjen derisa t´i kthehet “. Kush zhytet në ujë shumë herë dhe dyshon se a është pastruar apo jo, është i çmendur”.

Ilaçi i këtyre vesveseve është largimi i mendimeve dhe dyshimeve, kundërshtimi i vesveseve  dhe mos dhënia rëndësi fjalëve të shejtanit që dëgjohen në mendje apo në vesh.

Ka nga njerëzit që e zgjasin qëndrimin e tyre nëpër banjo pa nevojë dhe shpesh ndodh që u ik namazi me xhemat dhe më këtë u ikin edhe shumë të mira. Si është e  mundur, që një njeri i mençur të qëndron gjatë me një vend sikurse nevojtoret, ku aty afrohen shejtanët dhe shpirtrat e fëlliqur

Nga vesveset e Iblisit poashtu janë edhe vesveset në namaz. Ka nga njerëzit të cilët nijetin e tyre e thonë me zë të lartë dhe e përsërisin shpesh dhe përpiqen ta shqiptojnë me gojë duke e rritur zërin me shumë mund. Ka mundësi që njeriu të hyn në namaz, e pastaj të del nga ai, për arsye se dyshon në nijetin e tij.

Shqiptimi i nijetit me zë është nga risitë në fe, përsëritja e tij është vesvese, ngritja e zërit është pengesë për njerëzit dhe të adhuruarit e Allahut nëpërmjet tij është risi.

Ka nga njerëzit që e përsërisin tekbirin fillestar disa herë dhe e përsërisin suren Fatiha me vazhdimësi.

Ka nga ata që i përsërisin në namaz disa fjalë apo shkronja shumë herë, derisa ka mundësi t’ju ik edhe ndonjë rekat.

Ka nga ata që shejtani u bën vesvese se nuk kanë abdes apo ju ka prishur abdesi brenda namazit dhe i bën të dalin nga namazi dhe t’i pengon në faljen e tij.

I ndalohet atij që falet të del nga namazi nëse nuk është plotësisht i bindur se e ka prishur abdesin.  Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju ndjen në barkun e tij diçka dhe dyshon se a ka dalë diçka nga ai apo jo, mos të del nga xhamia derisa nuk dëgjon zë apo nuhat erë”.

O ju musliman, çdo herë që afrohen vesveset e Iblisit largoni ato duke kërkuar mbrojtje tek Allahu dhe duke e vepruar të kundërtën e tyre dhe duke i luftuar ato me dituri dhe Synet dhe duke u mbrojtur me dhikër. Shpeshtoni duatë, preokuponi me lexim të Kuranit, përkujdesuni për namazin, largojuni mexhliseve të sherrit dhe shokëve me moral të ligë, jeni të kujdesshëm nga vendet e fëlliqura dhe me erë të keqe, mbështetuni në Allahun nga Iblisi dhe dredhitë e tij dhe kërkoni mbrojtje tek Allahu nga të pështynit, fryrjes dhe të pëshpërituri e tij.

Ndërpritni iluzionet, largoni dyshimet, shtyni vesveset e Iblisit, mos i prishni veprat e juaja dhe mos i shkatërroni adhurimet e juaja dhe mos e humbni namazin e juaj.

Kush kërkon mbrojtje tek Allahu, vetëm se është udhëzuar, kush i mbështetet Atij, vetëm se i ka mjaftuar dhe kush kërkon ndihmë nga Ai, vetëm se e ka mbrojtur dhe shëruar.

 SHEJH DR. SALAH EL BUDEJR

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË