Arhiva DitoreFeb 28, 2015

0 16431

Shejh Dr. Muhamed el Arifi, Allahu e ruajt, thotë: Më lajmërua një grua dhe më tha se është e sëmurë nga magjia (sihri) dhe se nga sihri i saj nuk mundet të martohet!

I thash: E kam një ilaç për ty, mirëpo a mundesh të durosh në të?

Më tha: Po, do të bëj sabër.

I thash: Unë betohem në Allahun, se ti nëse e merr ilaçin do të martohesh edhe pse magjistari nëpërmjet këtij sihri synon që ti mos të martohesh!!

Më tha: Cili është ilaçi?!

I thash: Thënia: HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL (Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është). Përsërite këtë shpesh dhe je e bindur thellësisht në të!

Pasha Allahun, pas një muaji mu lajmërua përsëri dhe më tha: Të përgëzoi se jam fejuar dhe se martesa ime do të jetë shumë afër!!

I thash: Si erdhi deri te kjo?!

Më tha: Pasha Allahun, nuk u ndala duke thënë: HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL.

Kjo është porosi: Për çdo të mërzitur, të pikëlluar dhe të dëmtuar, të sëmurë dhe të ngarkuar me borxhe, për atë që nuk mundet të bën fëmi dhe që është në depresion.

“HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1358

Nocioni liri dhe liria e shprehjes janë pjesë e terminologjisë bashkëkohore e cila është nuk shpëton nga përgjithësimi dhe degëzimi i kuptimeve. Pyetja në vijim dhe përgjigja e saj është një hap i vogël i cili ndihmon në qartësimin e dilemave rreth lirisë së shprehjes dhe censurës në Islam.

Në pjesën e këshillave shoqërore në rrjetin Facebook me erdhi kjo pyetje: Si ti përgjigjemi atij i cili thotë se kundërshtarit në mendime, pa marr parasysh madhësinë e mospajtimit tonë, duhet t’ia mundësojmë të shpreh mendimet e tija. Këtë e argumentojnë me faktin e Aliu, radijallahu anhu, kur u paraqitën hauarixhët që e lufuan kalifin e muslimanëve dhe përhapnin besimet e tyre, nuk u lejoi as’habëve që të luftojnë kundër tyre.  Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigja:

Bismil-lahir Rahmanir-Rahim

Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët. I thirri njerëzit në të vërtetën dhe në rrugën e drejtë, paralajmëroi dhe alarmoi nga e kota dhe rruga e keqbërësve. E la Ummetin në bardhësinë e Islamit nga e cila nuk shtrembëron përveç i shkatërruari. Nocioni liri dhe liria e shprehjes janë pjesë e terminologjisë bashkëkohore e cila është nuk shpëton nga përgjithësimi dhe degëzimi i kuptimeve.

Në përgjithësi liria e shprehjes është e papranueshme nëse merret si pretekst për të shqiptuar fjalë të kufrit, apostazisë (daljes nga feja), për të thirr në risi dhe lajthitje, për të publikuar mëkate dhe paturpësi, për të fol për temat më delikate të fesë me hamendje dhe pa argumente. Nuk ka dyshim se kjo”liri e shprehjes” është e ndaluar dhe nënkupton gjëra të kota. Në disa raste ajo është vepër e kufrit, kurse në raste tjera është mëkat i madh dhe kështu me radhë.

Në rastin kur me “liri të shprehjes” emërohet mendimi i ndonjë muxhtehidit të parapërgatitur i cili hulumton ndonjë mesele të fikhut, për shembull, atëherë shprehja e mendimit është një gjë e lejuar. Mospajtimet e këtilla janë pjesë e historisë islame dhe në këtë rast ai që e qëllon dispozitën e saktë me ixhtihadin e tij i ka dy shpërblime e ai i cili gabon ka vetëm një shpërblim.

Situata është e njëjtë kur dikush publikon se i është bërë padrejtësi, kur këshillon…në këtë rast ajo është e ligjshme dhe e nevojshme (liria e shprehjes).

Pretendimi se përball “lirisë së shprehjes” qëndron tirania dhe censura nuk është i saktë. Ndaj bidatit nuk përgjigjemi me bidat tjetër. Nëse dikush e pengon përdorimin e drejtë të lirisë së shprehjes kjo nuk do të thotë se mbrojtja e asaj lirie toleron fjalë dhe vepra që janë në kundërshtim me parimet e sheriatit të zbritur.

Argumentimi pro lirisë së shprehjes (të pakufizuar) me rastin e Alisë, radijallahu anhu dhe hauarixhët është i dobët dhe realisht është argument për qëndrimin tonë. Aliu, radijallahu anhu, e dërgoi Ibën Abbasin, radijallahu anhuma, që të debatojë me ta dhe t’ua shpjegon gabimet e qëndrimeve të tyre. Ky debat ishte shkak që gjysma u penduan dhe i braktisën qëndrimet e tyre të gabuara. Pjesën tjetër Aliu, radijallahu anhu e luftoi dhe e falënderoi Allahun, subhanehu ue te’ala, për këtë mundësi duke i bë sexhde. Allahu është Dhuruesi i suksesit.

Dr. Abdul Aziz Al Abdul Latif

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 2574

Është thënë: “Urtësia është pronë e çdo muslimanit, ku ta gjen le ta merr atë.” Nga kjo pikënisje filluam përpilimin e këtij teksti duke synuar tubimin e një numër të fjalëve të urta për të cilët mendojmë se do të janë freskuese për shpirtrat e besimtarëve. Ajo që më tepër e synojmë është zbatimi i këtyre porosive të arta në jetën tonë që do të përmirëson dukshëm mënyrën e jetesës. Allahun e lusim që këto fjalë t’i bën të dobishme për besimtarët kudo që janë. Ai gjithsesi është dhurues i suksesit.

Hasani ka thënë: “Shenja e largimit prej Allahut është te preokupimi i njeriut me gjërat që nuk i përkasin.”

Sehl ibën Abdullah Et Tusturi ka thënë: “Ai që flet për atë që nuk është çështje e tij do të privohet nga sinqeriteti.”

Kur kalifi El Mensur e ka pyetur Xhafer ibën Muhamed Es Sadik-un për shkakun e mungesës së tij në tubimet që ai i organizon, ai i është përgjigjur: “Në praninë tënde nuk ka gjë prej të cilës frikësohemi e as që ke ndonjë gjë të ahiretit që na tërheq. Nuk mendojmë se je në begati për të cilën duhet të shprehim urim e as që mendojmë se je në fatkeqësi për të cilën duhet të shprehim ngushëllim.”

Fudajli ka thënë: “Nëse do që njerëzit të janë si ti, nuk e ke kryer porosinë e Allahut. Atëherë si mundesh ta kryesh kur dëshiron që njerëzit të janë më poshtë se ti.”

Ibën Mes’udi ka thënë: “Pasha Allahun, që nuk ka Zot tjetër pos Tij, asgjë si gjuha mbi këtë tokë, nuk e meriton burgimin e gjatë.”

Fudajli ka thënë: “Nuk ka Haxh, as xhihad, e as përgatitje për xhihad, më të fortë e të vështirë se ruajtja e gjuhës…”

Llukmani me këto fjalë e këshilloi djalin e tij: “Nëse fjala është argjend heshtja është flori.”

“Ai që hesht me dije është sikur ai që flet me dije.”

Omer ibën Abdul Azizi mbajti hutbe e cila preku në zemrat e njerëzve dhe ata filluan të qajnë. Omeri e ndërpreu hutben dhe njerëzit thanë: Pse nuk e vazhdove fjalimin për të cilin shpresojmë se është i dobishëm për neve? Omeri tha: Fjala është sprovë. Vepra është më e mirë për besimtarin se fjala.”

Ubejdullah ibën Ebi Xha’fer ka thënë: “Nëse njeriu në një tubim flet dhe i pëlqen fjala që e thotë, le të hesht dhe atëherë kur heshtja i pëlqen le të flasë.”

Havarijjunët e pyetën Isain, alejhis selam: “Cila është puna më e sinqertë? Tha: Ajo për të cilën nuk do të lavdërohesh prej njerëzve.”

“Ai që të do është i sinqertë ndaj teje edhe kur je prezent edhe gjatë mungesës tënde kurse ai që friket prej teje është i sinqertë vetëm kur je i pranishëm.”

“Besimtar është ai që i mbulon të metat e vëllait vet dhe e këshillon kurse i prishur (faxhir) është ai që i zbulon të metat e njerëzve dhe i kritikon.”

“Gjëja më e rëndë që vihet në peshore (mizan) është sjellja e mirë.” (HADITH)

“Mos u bë si ai i cili e grumbullon diturinë e të diturve dhe urtësitë e të urtëve por që ndaj të Vërtetës sillet si një nga të marrët.”

Omer ibën El Hattabi, radijallahu anhu, ka thënë: “Kur të takohesh me vëllanë jep selam i pari, thirre me emrin që e pëlqen dhe liroja vendin të ulët. Kjo e shton dashurinë mes juve.”

Ebani rrëfen: “Hyra në xhami ku e takova Hasanin. Në pyetjen time a është falur ai u përgjigj negativisht. Thash: Në qytet njerëzit janë falur. Tha: Pse a merren (mësimet) e fesë nga çarshia?! Nëse ju shkon malli e vonojnë faljen e namazit kurse atëherë kur nuk ju shkon, e falin para kohës.”

“Sikur të mos ishin vdekja, sëmundja dhe skamja, njeriu s’do të bindej kurrë…”

“Kush e nderon dhe lavdëron atë që futë risi në fe ka shpejtuar në rrënim të fesë.”

“Ai që e qorton vetën në mesin e njerëzve, në të vërtetë lavdërohet, sa keq është kjo që e bën.”

Ali ibën Ebi Talib, radijallahu anhu, thoshte: “Dijës i mjafton për nder pretendimi që ndaj saj e bëjnë injorantët.”

Obligimet e njerëzve ndaj dijetarit janë:

– Ta pyesin atë për çështjet e fesë

– Ta ruajnë nderin dhe dinjitetin e dijetarëve

– T’i arsyetojnë në gabimet e tyre

– Gjeneratat e reja t’i lidhim me dijetarët

Obligimet e dijetarit janë:

– Ta përhap diturinë e tij

– Ta flet të vërtetën për Allahun

– Të urdhëron për të mirë dhe të ndalon nga të këqijat

– Të përzihet me njerëzit duke mos u izoluar prej tyre

Ibën Mes’udi, radijallahu anhu, thoshte: “Ju jetoni në një kohë në të cilën numri i fukahave (dijetarëve) është i madh në kohë që numri i hatibëve (oratorëve) është i vogël, që japin shumë e marrin pak, që i dinë dispozitat e Kuranit e që ndoshta nuk e

dinë Kur’anin përmendsh. Do të vjen një kohë, numri i oratorëve (llafazanëve që flasin shumë e veprojnë pakë) do të shtohet në kohë që numri i fukahave (që flasin të vërtetën dhe punojnë sipas saj) do të jetë i vogël, që kërkojnë shumë e që japin pak, që e dinë Kur’anin përmendësh por janë shkujdesur ndaj kufijve të Tij.”

Përgatiti: Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË