Arhiva DitoreFeb 25, 2015

0 1542

Jahja ibn Muadh Rrazi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Morali i keq është një gjë që e dëmton besimtarin dhe nuk i bën dobi edhe nëse besimtari bën shumë vepra të mira, ndërsa morali i mirë është një gjë pozitive që i bën dobi muslimanit dhe nuk e dëmton muslimanin edhe nëse ka vepra të këqija”.

Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: “Ҫdo ndërtesë ka baza e veta, dhe baza e islamit është morali  i mirë .”
Atau, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk është ngritur lart dhe  nuk do të ngritet askush, përpos se me moral të lartë, dhe nuk ka arritur ndokush plotësimin e moralit të lartë përpos mustafas Muhamedit alejhi selam, prej krijesave që do të jenë më afër Allahut azze ve xhel, me pozitë të lartë, do të jene ata që kanë moral të mirë.”
Ibnul Mubareku, Allahu e mëshiroftë, e shoqëroi në një udhëtim një njeri me moral të keq, ecnin së bashku dhe ndihmonin njëri tjetrit në bartjen e gjërave, dhe kur u nda prej tij ibn Mubareku filloi të qajë, e pyetën pse po qanë o ibn Mubarek, tha: Po qaj si mëshirë dhe rahmet për te, unë realisht e braktisa mirëpo morali i tij i keq mbeti me të dhe ai nuk e braktisi atë.”
Ebu Asim, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush kërkon të studion shkencën e hadithit, le ta dije që ka marrë gjënë më të lartë në punët  e dynjasë, dhe me këtë rast obligohet të jetë prej njerëzve më të mirë.”
Ebu Zekerija el Anberiji, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Dituria pa edukatë (moral) është sikur se zjarri pa dru, dhe edukata pa dituri është sikurse shpirti pa trup.”
Imami ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë Ka thënë: “Moralin që e posedon njeriu është një prej gjërave që e bëjnë të lumtur dhe e shpëtojnë njeriun, ndërsa edukata e mangët e njeriut është shkak për mjerimin dhe shkatërrimin e tij, nuk ka mall të importuar  më të mirë në dynja dhe ahiret sesa edukata e mirë, dhe ky mall nuk humbet ndryshe përpos se përmes edukatës së mangët”. (Medarixh es salikin vëllimi 2 faqe 442).
Abdullah ibn Muaberku, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush nuk kujdeset për moralin, dënohet me privimin nga veprimi i suneteve, kush privohet nga veprimi i suneteve privohet nga veprimi i çështjeve parësore (obligative), kush privohet nga veprimi i gjërave parësore, atëherë privohet nga mësimi i diturisë”. (Medarixh es salikin vëllimi 2 faqe 433, të autorit ibn Kajim Allahu e mëshiroftë).
Kështu pra, kanë qenë selefët, na kanë këshilluar që të kemi kujdes më së shumti ndaj moralit se sa ndaj diturisë.
I ka thënë Imam Maliku një djaloshit prej fisit Kurejsh -“O djali vëllaut tim! Mësoje ahlakun (moralin) para se të fillosh kërkimin dhe mësimin e diturisë”.
(Hiljetul evlija, (6/330)

Abdullah ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse më përshkruhet mua për një njeri i cili posedon diturinë e të parëve dhe të mëvonshmëve, nuk ndiej shumë keqardhje nëse ai vdes dhe s’kam mundur të e takojë fare, ndërsa nëse dëgjoj për  një njeri  që ka moral të lartë, shpresoj takimin me të dhe ndiej keqardhje nëse vdes dhe nuk kam patur mundësi të takohem me të.”
(Tedhkiretus sami vel mutekelimi 3)
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, pra secili nga ju shihni se kë po shoqëroni”. (Hadithi sahih).
(Transmeton Ahmedi (2/334), Ebu Davudi (4833), Tirmidhiu (2378).
Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih Imam Albani Allahu e  mëshiroftë dhe ka thënë Shejh Shuajbi se isnad (zinxhiri i hadithit) i këtij transmetimi është i mirë.

Dhe ja, në shumë mënyra të ndryshme na bëhet neve e qartë se si ishte niveli i interesimit të selefëve në pajisjen e vetvetes me moral, para pajisjes me dituri, për shkak se, ata e dinin që ai i cili pajiset me moral të lartë është shenjë që mundet të zotërojë edhe diapazon të lartë të diturisë”.

Vazhdon….

Autor-Hatib el Bagdadi Allahu e mëshiroftë
Përktheu; Suad Shabani
Burimi: albislam.com

0 1525

Ibrahimi është një musliman me prejardhje turke dhe i ka arritur të pesëdhjetat. Jeton në Francë dhe është pronar i një dyqani edhe atë në një ndërtesë të një familjeje çifute, kurse ngjarja daton që nga viti 1957.

Për çdo mëngjes familjeje çifute e dërgonin të birin e tyre Xhadin, i cili ishte shtatëvjeçar, të blen nga dyqani dhe çdo herë, siç është edhe traditë e çifutëve, nuk harronte të vjedh nga një pako çokollatë nga dyqani i Ibrahimit. Një ditë nga ditët Xhadi pasi që bëri pazarin doli nga dyqani, mirëpo harroi të vjedh. Gjatë daljes e thërriti Ibrahimi dhe i tha: O Xhad, harrove ta vjedhsh pakon e çokollatave!! Xhadi nga këto fjalë u tremb dhe i tha: “Ti a e dije se unë vjedh për çdo ditë”?! -Po, dhe kjo është pakoja e jote për sot, iu përgjigj Ibrahimi!!

Xhadi i premtoi se më nuk do të vjedh asnjëherë, dhe nga ajo ditë shkonte në dyqan, e bënte pazarin dhe në fund e merrte një pako çokollata dhe i thonte Ibrahimit: “E mora pakon dhe ikte”. Marrëdhëniet mes tyre filluan të përmisohen dhe të jenë më të ngrohta, derisa Xhadi filloi t’ia rrëfen fshehtësitë dhe problemet e tija private. Ibrahimi e dëgjonte me vëmendje dhe në fund e merrte e hapte dollapin dhe e nxirrte një libër dhe kërkonte nga Xhadi që ta kap dhe t’i mbyll sytë e tij dhe ta hap në cilën do faqe me qëllim që Ibrahimi ta lexon dhe të diskutojnë së bashku për atë që e lexuan derisa ta zgjedhin problemin.

Ibrahimi filloi të plaket, u bë 67 vjeçar, kurse Xhadi i mbushi të 24. Dashuria mes tyre filloi të shtohet, derisa Ibrahimi ndërroi edhe jetë, dhe në porosinë e tij që ia la bijve të vet i kishte urdhëruar që dollapin t’ia dorëzojnë Xhadit si dhuratë nga ai. Xhadi nga vdekja e Ibrahimit u mërzit tepër, filloi të qan dhe nga mërzia dhe dhembjet e mëdha, soli në rrugë dhe harroi ta marrë me vete dollapin.

Një ditë nga ditët u ballafaqua me një problem dhe iu rikujtua Ibrahimi dhe tha në vetvete, po të ishte Ibrahimi do të më dëgjonte me vëmendje dhe do ta hapte dollapin dhe do ta nxjerrke librin. Në atë moment iu rikujtua dollapi dhe iku shpejt deri në shtëpinë e bijve të Ibrahimit, e mori dollapin dhe e hapi. E vërejti se libra ishte brenda dhe i mbylli sytë dhe e hapi atë ashtu si vepronte edhe më herët me Ibrahimin. Për çudi ishte se Xhadi asnjëherë nuk e kishte parë se nga ajo që e lexonte Ibrahimi nuk ishte në gjuhën franceze. Kur e hapi librin e vërejti se libri ishte në gjuhën arabe dhe me vrap iku te një shok i tij tunizian, që t’ia lexon dy fletë ashtu si vepronte me të Ibrahimi. Xhadi tash e mori librin dhe filloi të mendon rreth problemit të tij dhe papritmas zgjidhja e problemit ishte para syve të tij!!   E pyeti shokun e tij se çfarë libër është ky?! Iu përgjigj: Ky libër është KURANI.

Xhadi nga ajo ditë e pranoi Islamin dhe emri i tij u shndërrua në Dr. Xhadullah el Kuranij, një ndër thirrësit më të mëdhenj të Islamit në Evropë.

Ishte shkak i pranimit të Islamit nga ana e 6000 çifutëve dhe krishterëve. Kur u pyet për çastet më të lumtura të jetës së tij, tha: “Kur e pranon ndokush Islamin dhe unë jam shkak për pranimin e tij, e ndjej në vetvete se ia kthej një të mirë të vogël xhaxhait Ibrahim. Xhaxhai Ibrahim 17 vite rreshtazi ishte me mua dhe asnjëherë nuk më tha, ti je çifut e unë jam musliman. Asnjëherë nuk më tha se ti nuk je besimtarë dhe madje nuk më tregoi se çfarë është ky libër të cilin e lexonim dhe i zgjidhja problemet e mia. Asnjëherë nuk u mërzit nga unë dhe me mjeshtëri me lidhim me Kuranin”.

Dr. Xhad udhëtoi për në Afrikë ku jetoi dhjetë vite dhe si shkak i tij e pranuan Islamin më shumë se 6 milion njerëz. Vdiq në moshën 55 vjeçare, në vitin 2003, nga sëmundjet e ndryshme që e goditën në Afrikë.

Allahu e mëshiroftë me Xhenetin e Tij për punën që e bëri dhe që na mësoi se si duhet të duhet kjo Fe dhe të sakrifikohet për të.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3737

E para: Siguri nga koprracia.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“Koprrac është ai, që kur përmendem nuk më dërgon salavate”.

E dyta: Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate”.

E treta: Dërgimi i salavateve është shkak për faljen e gjynaheve dhe ngritjen e gradave.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“Kush më dërgon mua një salavat i falen dhjetë gjynahe dhe i ngritën dhjetë shkallë”.

E katërta: Siguri nga pikëllimi dhe humbja Ditën e Kiametit.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk është tubuar një popull në një vend dhe në të nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate mbi mua, vetëm se për ta do të jetë pikëllim dhe humbje Ditën e Kiametit”.

E  pesta: Kthimi i salavatit prej të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”Nuk ka asnjë musliman që më përshëndetë me selam e që Allahu të ma kthen shpirtin për t’ia kthyer selamin”.

E gjashta: Përcjellja e salavateve nëpërmjet melekëve.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“Allahu ka melek të cilat shëtisin nëpër tokë dhe mi përcjellin salavatet e Umetit”.

E shtata: Afërsia me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat”.

E teta: Arritja e ndërmjetësimit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më dërgon dhjetë herë salavate kur gdhihet dhe dhjetë herë kur e arrin mbrëmjen, e përfshin ndërmjetësimi im”. 

Përshtati: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 5032

Zilia është cilësi e qortuar dhe e ligë. Allahu na paralajmëroi se është nga cilësitë më të mëdha të sherrit, dhe na paralajmëroi që të mos përshkruhemi me këtë cilësi dhe t’i pastrojmë shpirtrat nga ajo.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, paralajmëroi duke thënë: “Mos ia keni zili njëri-tjetrit”.

Me një hadith tjetër: “Kanë rënë te ju sëmundjet e popujve para jush, zilia dhe urrejtja”.

Me një hadith tjetër: “Ruajuni zilisë! Ajo i djeg të mirat, ashtu si i djeg zjarri drunjtë apo barin”.

Zilia është cilësia e njerëzve më të këqij. Është cilësi e Iblisit, i cili ia kishte zili Ademit, alejhi selam, ngase Allahu e krijoi me duart e Veta, melekët i ranë në sexhde dhe e bëri të jetë banor i Xhenetit. Nga zilia që e kishte, nuk e respektoi urdhrin e Allahut t’i bie Ademit, alejhi selam, në sexhde, dhe për këtë u largua nga mëshira e Tij, mirëpo, arriti me dredhitë e tij ta largon Ademin, alejhi selam, nga Xheneti.

Zilia ishte shkaku që e nxiti njërin nga bijtë e Ademit ta vret të vëllain padrejtësisht, kur Allahu i dhuroi begati dhe ia pranoi atij kurbanin. Allahu na e qartësoi lajmin e tyre në Kuran dhe na paralajmëroi nga kjo sëmundje dhe nga gjurmët e saj!

Zilia është cilësi e çifutëve. Allahu e paraqiti në shumë vende në Kuran se, çifutët ia kishin zili të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për profecinë dhe për pozitën e lartë të cilën ia dhuroi Allahu. Për këtë arsye e mohuan, edhe pse e dinin mirë se ai ishte i Dërguar i Allahut. Ata ia kanë zili edhe këtij umeti për atë që ia dhuroi Allahu nga udhëzimi dhe besimi. Allahu thotë: “Shumë nga ithtarët e Librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata”. Bekare 109.

Zili do të thotë të urresh arritjen e një begatie apo të mire deri te tjetri, dhe ti, të shpresosh që ajo të largohet nga ai.

Zilia len gjurma të këqija. Nga ato gjurma; kundërshtimi i Allahut në përcaktimin e Tij, dhe akuzimi i Allahut në ndarjen e riskut mes robërve të Tij, ngase, ziliqari e sheh se, tjetri nuk është më meritor se ai për atë që ia dha Allahu nga furnizimi,.

Nga ato gjurma; ziliqari e mohon urtësinë e Allahut në drejtimin e çështjeve. Allahu jep dhe merr për një urtësi madhështore, kurse ziliqari e mohon atë urtësi.

Nga ato gjurma; zilia e trashëgon urrejtjen mes njerëzve dhe ziliqari e urren tjetrin për shkak zilisë së tij. Kjo bie ndesh me detyrshmërinë e vëllazërisë mes besimtarëve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit (gjatë zemërimit), as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni robër të Allahut, vëllezër të mirëfilltë”.

Nga dëmet e zilisë; zilia e nxit ziliqarin të tenton që t’ia largon begatinë atij që e ka zili në çfarëdo mënyre, qoftë ajo edhe me vrasjen e tij, ashtu si na lajmëroi Allahu për dy bijtë e Ademit, alejhi selam, dhe tha: “Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit”. Maide 27. Në fund, e bëri krimin më të madh duke e vra të vëllain, dhe duke e derdh gjakun i pari në tokë, kështu që ai do të merr një pjesë të gjynahut mbi supet e veta për çdo shpirt që do të vritet padrejtësish deri Ditën e Kiametit. Sebepi i gjithë kësaj dhe ajo që e nxiti ishte zilia.

Nga dëmet e zilisë; e pengon ziliqarin ta pranon të vërtetën kur vjen nga ana e atij që e ka zili. Kjo e bën të vazhdon në të kotën, ku në të është shkatërrimi i tij, ashtu si u bë edhe me Iblisin, ku nga zilia nuk i ra në sexhde Ademit, alejhi selam, dhe nuk e respektoi urdhrin e Allahut, dhe si ndëshkim, u largua nga mëshira e Allahut dhe u mallkua përgjithmonë.

Nga dëmet e zilisë; e nxit ziliqarin të bie në përgojim dhe bartje të fjalëve, duke e përgojuar dhe duke bartë fjalë dhe duke shpifur për atë që e ka zili. Përgojimi dhe bartja e fjalëve, janë dy cilësi të liga dhe mëkate të mëdha!

Nga dëmet e zilisë; zilia e nxit ziliqarin të bën atë që është e ndaluar me fe. Ziliqari, i verbëruar nga zilia e tij, ka mundësi që vëllain e vet musliman ta dëmton në tregti, apo në

shitblerje, apo në fejesë dhe martesë, apo në punë. E tëra kjo, e bën që të mirat e tij dhe shpërblimet të digjen, ashtu siç tha edhe i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Ruajuni zilisë! Ajo i djeg të mirat, ashtu si i djeg zjarri drunjtë apo barin”.

Nga dëmet e zilisë; e bën që ziliqari të jetë përherë në brengë dhe pikëllim kur i sheh begatitë që Allahu ia zbret robërve të Tij, kurse ai, nuk e donë atë dhe e urren, dhe s’mundet t’i përballon, dhe përfshihet nga brenga dhe pikëllimi.

Nga dëmet e zilisë; zilia është sebep i shkatërrimit të shoqërisë. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kanë rënë te ju sëmundjet e popujve para jush, zilia dhe urrejtja”.

O ju robërit e Allahut! Kush nga ju e gjen në vete se ka zili, le të shpejton në largimin e saj duke e rikujtuar se zilia është dëm për veten e tij, dhe për fenë e tij, dhe për dynjanë e tij, dhe se ai s’mundet t’i bën dëm atij që e ka zili më shumë se atë që e ka caktuar Allahu për të. Le ta rikujton se çështjet janë në dorën e Allahut dhe se e tij mbetet të kërkon nga Allahu begatit dhe mirësitë e Tij. Allahu thotë. “Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë”. Nisa 32.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 4337

Është fjala e Allahut e zbritur mbi të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përmes Xhibrilit-paqa e Allahut qoftë mbi ta, i shkruar në Mus’haf, fillon me suren Fatiha dhe vazhdon deri në fund të sures Nas. Allahu Fuqiplotë e ka marrë përsipër ruajtjen dhe mbrojtjen e tij që të mos ketë mundësi ta ndryshon apo ta shtrembëron dikush, sepse Allahu ka dashur që ky libër të ngel i përjetshëm, sepse është libri i fundit i cili ka zbritur të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë Allahu në Kuran:” Ne e kem zbritur Kuranin dhe Ne e ruajmë atë”1. Andaj Allahu e ka çuar në vend premtimin e Tij duke e ruajtur atë, ku sot pas 14 shekujsh ai përsëri është i ruajtur nga shtesat dhe paksimet, edhe pse ziliqarët e këqij dhe shejtanët mundohen ta shuajnë këtë dritë të qartë mirëpo Allahu thotë në Kuran:” Vetëm se Allahu dëshiron ta plotëson dritën e Tij edhe pse një gjë e tillë e urejnë kafirat”2.

Kurani është libër qiellorë, i cili është derogues i gjithë librave tjerë qiellorë të cilët kanë zbritur para tij, thotë Allahu në Kuran:” Ne ta kemi zbritur ty (o Muhamed) librin (Kuranin) e vërtetë duke vërtetuar librat e parë që patën ardhur para tij dhe garantues i tyre”3. Prandaj nuk mund që dikush nga njerëzit në tërë rrozullin tokësorë prej nga ardhja e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e deri në ditën e gjykimit, vetëm se duhet të beson Atij dhe të punon sipas sheriatit (ligjit) të tij. Allahu nuk pranon fe tjetër pos islamit, ku për të e ka dërguar Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, madje thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:”Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, nuk dëgjon për mua dikush nga ky umet (popull) qoftë Ai jehudi apo i krishter pastaj nuk më beson mua më atëçfarë jam Dërguar ky njeri do të jetë prej banorëve të zjarrit”4.

Allahu i madhëruar e ka cilësuar Kuranin me cilësi të shumta prej tyre:

1. Ai është muxhize – mrekulli, libër i cili nuk mundet nga askush të sfidohet, pra të bëhet diçka e njejtë si ai, apo ti bën 10 sure si ai, madje një sure të vetme, thotë Allahu në Kuran:” Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri – tjetrin ”.5

2. Ai është një realitet i pamohueshëm në të cilën e kota nuk mund të futet. Allahu thotë:” Ai është libër ngadhnjyes, të cilit e kota nuk mund ti hyn as përpara e as nga prapa sepse ka zbritur nga i Urti i Lavdishmi”.6

3. Ai përmban në vete argument të qarta, argument të prera për çdo çështje të akides, adhurimit, moralit, sjelljes thotë Allahu në Kuran:” Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët”7.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Hixhr:9.

2 Teube:32.

3 Maide:48.

4Transmeton Muslimi nr. 153

5 Sure Isra, ajeti: 88..

6 Fusilet:41-42.

7 Nahl:89.

NA NDIQNI NË