Arhiva DitoreMay 11, 2015

0 1808
  1. Sa vite burgim e dwnoi Mu’tesimi Imam Ahmedin?

– 28 muaj.

  1. Sa eshtra futen në lëvizje kur njeriu është duke ecur?

–  86eshtra.

  1. Sa muskuj futen në lëvizje kur njeriu është duke ecur?

– 337muskuj.

  1. Kur vdiq Fatimja, vajza e Muhamedit alejhi selam?

– Në vitin 11 Hixhri.

  1. Kur lindi Imam Maliku ?

– Lindi në vitin 93 Hixhri.

  1. Sa kilometra ka mundësi të ecë deveja duke mos pirë ujë?

– 400 km (e saktë)

  1. Kur u bë obligim agjërimi i Ramazanit?

– Në vitin 2 Hixhri.

  1. Në cilin vit ndodhi shpifja ndaj Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të?

– Në vitin 6Hixhri.

  1. Sa muskuj futen në lëvizje kur njeriu është duke folur?

– 44muskuj.

  1. Pejgamberi i cili u përmend më së shumti në Kur’an është Musai alejhi selam, u përmend gjithsej…?

– 131herë.

  1. Në cilën sure gjendet tregimi mbi Xhalutin dhe Talutin?

– El Bekare.

  1. Është përmendur hunda në Kur’an vetëm njëherë, në cilën sure është përmendur hunda?

– Suren el Maide (shiko ajetin 45).

  1. Kush është sahabiu që imani i tij peshon më shumë sesa imani i krejt umetit?

– Ebu Bekr es Sidik.

  1. Në cilën sure Allahu përmend rrëfimin mbi shpifjen ndaj Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të?

– Në suren Nurë.

  1. Cila sure i është lexuar për herë të parë mbretit Nexhashiut?

– Sureja el Merjem.

  1. Në cilin vend do të zbres kohëve të fundit të kësaj bote (ardhjes kiametit) Isai alejhi selam?

– Damask.

  1. Sa do të qëndrojë në tokë Dexhalli?

– 40ditë.

  1. Cili muskul në trupin e njeriut është më i forti?

– Zemra.

  1. Në cilën sure përmenden pesëmbëdhjetë emra prej emrave të bukur të Allahut?

– Suren el Hashr.

  1. Allahu në një hadithë Kudsij thotë: ”Nëse e sprovoj robin Tim duke ia marrë dy gjëra më të dashur të tij dhe ai bën sabër, Unë ia kompenzoj ata me Xhenet, për çka është për qëllim?

– 1. Dy vajzat e tij 2. Dy këmbët e tij 3. Dy veshët e tij 4. Dy sytë e tij (e saktë)

Autor: Tarik Ibn Muhamed Bazur’a

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 1369

Zoti im,

Unë nuk e dua që të jetë sprovë për mua,

Dhe nuk e dua në mëkat dhe haram,

Po e dua të jetë në shpirtin tim plotësisht, si shoqëruesi në udhë,

Nuk dua të jetë në zemrën time shoqëruesi Yt!

Po e shpresoj të jetë për mua begati nga begatitë Tua!

O Zot, bëje dashurinë tonë të jetë nën mbrojtjen Tënde!

Dhe mos e lejo që jeta ime të më kalon pa të!

O Zot, atë e lë nën kujdesin Tënd!

Ai/ajo është e tëra ajo që e shpresoj!

Kthema o Zot amanetin tim sa më shpejt!

Dhe bëje të jetë burri im/ gruaja ime, para se të më bëhet i dashuri im/ e dashura ime!

O Zot mos e bën dashurinë time që e ndjej ndaj tij/saj mëkat!

Dhe më bën që nëpërmjet dashurisë së tij/ saj, të afrohem kah Ti edhe më tepër.

O Zot ruaje zemrën e tij/saj për mua!

O Zot ruaje zemrën e tij/saj për mua!

O Zot ruaje zemrën e tij/saj për mua!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1686

U nis një njeri drejt Ibrahim Ed’hemit, Allahu e mëshiroftë, dhe i tha: O shejh, shpirti më nxit kah gjynahet! Më këshillo me ndonjë këshillë!

Ibrahim Ed’hemi iu përgjigj: Nëse shpirti të thërret t’i bësh gjynah Allahut.. bëji gjynah, s’ka gjë, mirëpo nga unë i ke pesë kushte!!

Njeriu i thotë: Po urdhëro!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse dëshiron t’i bësh gjynah Allahut, fshehu në një vend ku nuk të sheh Allahu!!

Njeriu i tha: Subhanallah! Si të fshehëm nga Ai, kur nga Ai nuk mundet të fshehët asgjë!!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Subhanallah! A nuk të vjen turp t’i bësh mëkat Allahut, kur Ai të sheh?!

Njeriu heshti dhe i tha: Më shto nga këshillat!!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse donë t’i bësh Allahut gjynah, mos i bën mbi tokë!!

Njeriu i tha: Subhanallah! E ku të shkoj, kur çdo gjë në kozmos është e Tij?!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Subhanallah! A nuk të vjen turp t’i bësh mëkat Allahut, dhe ti banon mbi tokë?!

Njeriu i tha: Më shto nga këshillat!!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse donë t’i bësh Allahut gjynah, mos ha nga risku i Tij!!

Njeriu i tha: Subhanallah! E si të jetoj kur të gjitha begatit janë nga Ai?!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Subhanallah! A nuk të vjen turp t’i bësh mëkat Allahut, kur Ai të ushqen dhe të jep të pish dhe ta ruan fuqinë?!

Njeriu i tha: Më shto nga këshillat!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse donë t’i bësh Allahut gjynah, dhe vijnë melekët që të marrin dhe të dërgojnë në Xhehenem, mos shko me ta!!

Njeriu i tha. Subhanallah! E nga të marrë unë fuqi t’i kundërvihem atyre?! Ata janë të fortë dhe do të më udhëheqin nga të donë!

Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse i lexon mëkatet e tua në fletushka, mohoi ato se i ke bërë!!

Njeriu i tha: Subhanallah! E ku janë melekët fisnikë që i shënojnë veprat?! Ku janë melekët që përkujdesen për mua?! Ku janë dëshmitarët që do të flasin për mua?!

Njeriu filloi të qaj dhe të ec dhe t’i përsërit fjalët: Subhanallah! E ku janë melekët fisnikë që i shënojnë veprat?! Ku janë melekët që përkujdesen për mua?! Ku janë dëshmitarët që do të flasin për mua?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1205

– Një ditë nga ditët, një nxënëse e pasur iu drejtua shoqes së saj të varfër, dhe i tha:

Nëna ime e bleu një makine të re dhe ajo është më e pasur se nëna e jote..

Nëna ime e solli në shtëpi, një shërbëtore të re që ajo të përkujdeset për ne, kur ajo është në punë..

Pra nëna ime, është më e pasur se nëna jote..

Nëna ime solli në shtëpi, një kuzhinier të shkathët që të na përgatit ushqim të shijshëm..

Ajo është më e pasur se nëna jote..

Nëna ime solli motër medicinale që të përkujdeset për gjendjen tonë kur të jemi të sëmurë..

Ajo është më pasur se nëna jote..

Nëna ime na solli një mësues të ri që të na përsërit mësimet..

Pra ajo, është më e pasur se nëna jote..

– Nxënësja e varfër e ndërpreu duke i thënë:

Nëna ime na e përgatit ushqimin më të mirë, ajo përkujdeset për neve, ajo rrinë tanë natën zgjuar dhe përkujdeset për shëndetin tonë dhe ajo na përsërit mësimet e tona.

Krejt këtë e bën vetvetiu, pa ndihmën e askujt!!

Më mjafton dashuria e saj ndaj neve dhe ajo është pasuria e saj më e madhe!

Ajo na jep neve bukë të nxehtë, kurse ajo e ha të djeshmit!

Ajo na jep neve mishin e pulës, kurse për veti i ha krahët e pulës!

Na jep neve ilaçe dhe para neve e fsheh sëmundjen e saj!

Na blen neve rrobe të reja, kurse para syve tanë i fsheh kundrat e saj të copëtuara!

Më vjen keq shoqja ime.. nëna ime është shumë më e pasur se nëna jote!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË