Arhiva DitoreMay 15, 2015

0 1729

O ti burrë, gruaja është me ndjenja të buta dhe në shpirt e ndjeshme. Nga ti, kërkohet të sillesh me të me butësi dhe të jesh më romantik. Nëse nuk e din se si, ajo në vazhdim t’i drejton dhjetë këshilla romantike, për të cilat ti ke nevojë për to:

  1. Mos tento ta gënjesh gruan, ngase ajo, do ta dallon se e gënjen nga zëri jot!
  2. Mos e anashkalo gruan, kur ajo, më së shumti ka nevojë për ty!
  3. Mos e pyet për atë se sa ty të donë, vetëm se atëherë, kur ti i pari ia paraqet asaj dashurinë tënde që e ndjen ndaj saj!
  4. Mos e tradhto gruan! Zemra e saj është si qelqi, nëse thehet nuk mundet më të rikthehet në formën e saj të mëparshme!
  5. Nëse gruaja qesh, dije se ajo në shoqërimin tënd rehatohet!
  6. Nëse ajo të thërret, dije se ajo ka qenë e pikëlluar dhe ka dashur ta dëgjon zërin tënd që të qetësohet, edhe pse ajo nuk ta ka shprehur pikëllimin e saj!
  7. Nëse ajo është e lumtur, ti shoqëroje në lumturinë e saj. Nëse është e pikëlluar, pyete që ta qetësosh, e jo për t’i dhënë zgjidhje!
  8. Zemra e gruas nuk e donë një burrë, vetëm se atëherë kur i beson atij!
  9. Gruaja, shumë rëndë e shfaq mërzinë e saj, dhe nëse e sheh se ngy sytë e saj i rrjedhin lot, dije se ajo është në gjendje të rëndë mërzie!
  10. Dhe për në fund, bëhu për gruan shoku më i sinqertë, dhe baba i mëshirshëm, dhe vëlla i butë. Nëse ajo lidhet me ty, dije se ajo ka sakrifikuar njerëzit më të shtrenjtë të saj, dhe zgjodhi shoqërimin tënd, para shoqërimit të tyre!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 18393

Ka mundësi të ndjeheni të pikëlluar për një çështje.. dhe ndoshta të qani, ashtu si qan nevojtari!

Ju flini, po Allahu nuk flenë në rregullimin e çështjeve të juaja!

Ndaluni pak..!

Ai në fshehtësi jua rregullon çështjet, dhe ju nëse i dinit ato, do të qanit nga gëzimi!

Mos u brengosni nëse Allahu ua vonon arritjen e asaj që ju e doni.. dhe mos u ndjeni keq nga përcaktimi!

Dhe mos u brengosni nëse detyroheni të jetoni në kushte që ka mundësi të ju dhemb..

Po ju bëni durim dhe buzëqeshuni, ngase Allahu me gjithë mëshirën tha se: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!”. Inshirah 5.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1412

Ishte një njeri i varfër, i cili kujdesej për nënën, gruan, dhe fëmijët e vet, dhe njëkohësisht punonte si shërbëtor tek një pasanik. Ishte i sinqertë në punën e tij dhe atë e kryente me përsosmëri. Mirëpo një ditë nga ditët mungoi nga puna e tij. Kjo nuk ishte traditë tek ai, më herët asnjëherë nuk mungoi!

Padroni i vet në vetvete tha:  “Patjetër t’ia jap një dinar më tepër që të mos mungon më. Me siguri mungon që t’i shtoj në rrogën e tij, ngase ai e dinë se kam nevojë për të”.

Me të vërtetë kur erdhi të nesërmen, ia dha rrogën, dhe i shtoi në të një dinar!

Punëtori nuk foli gjë, dhe nuk e pyeti padronin e vet për rritjen e rrogës. Pas një periudhe, punëtori sërish mungoi! Padroni u zemërua tepër shumë dhe tha: “Do t’ia pakësoj një dinar nga rroga!”. Dhe me të vërtetë ia pakësoi!! Punëtori as që foli gjë, dhe as që e pyeti se, pse ia zvogëloi rrogën e tij!

Pasaniku u habit nga fakti se, pse punëtori i tij nuk reagoi fare, dhe e pyeti duke i thënë: “Ta rrita rrogën nuk më pyeti gjë, ta zvogëlova rrogën dhe nuk fole gjë?!”.

Punëtori i tha: Herën e parë kur mungova, Allahu më furnizoi me fëmijë. Kur më shpërbleve me një dinar, thash në vete , kjo është risku i fëmijës që erdhi me të! Kur mungova herën e dytë, më vdiq nëna! Kur më pakësove nga rroga për një dinar, thash në vete, kjo ishte risku i saj dhe shkoi me të!!

“Nuk ka më mirë për një shpirt, se sa të jetë i kënaqur me atë që ia dhuroi Allahu, dhe të mos varet nga njeriu se, a do t’ia shton riskun e tij apo jo!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË