Arhiva DitoreMay 14, 2015

0 3561
  1. Sadakaja e bën që melekët të luten për atë që jep. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “ “O Allah jepi atij që jep…”.
  2. Sadakaja është sebep për shërimin e të sëmurëve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Shëroni të sëmurët me sadaka”.
  3. Sadakaja e fikë zemërimin e Allahut. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Sadakaja e fikë zemërimin e Zotit”.
  4. Sadakaja i fshin gjynahet e tua. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Sadakaja e fikën mëkatin ashtu si e fikën uji zjarrin”.
  5. Sadakaja e bën të mirë përfundimin tënd. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Të vepruarit mirë të mbron nga përfundimi keq”.
  6. Sadakaja i bën hije pronarit të saj nga vështirësitë e Ditës së Kiametit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Çdo njeri do të jetë nën hijen e sadakasë së tij, derisa të gjykohet mes tyre”.
  7. Sadakaja është mbulesa jote nga zjarri i Xhehenemit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Frikojuni zjarrit qoftë edhe me një gjysmë hurme”.
  8. Sadakaja është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi.

       9. Sadakaja është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve.

     10. Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahiret.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1701

Fëmijëve duhet t’ua mbjellim vetëbesimin. A e kujtojmë ndonjë rast kur i kemi pyetur fëmijët tanë se çfarë ndjejnë apo a i kemi lënë të lirë në zgjedhjen e rrobave, lojërave, a marrin leje nga ata për përdorimin e gjërave të tyre, e të ngjashme.

Ngjarja në vijim na tregon një mënyrë të Muhamedit, alejhi selam, sa i përket mbjelljes së vetëbesimit.
Tregohet se njëherë ia kishin sjellë një enë me qumësht Pejgamberit, alejhi selam, gjersa në anën e djathtë kishte një vogëlush, kurse në anën tjetër disa sahabë. Pasiqë sipas sunetit duhet filluar nga ana e djathtë, por meqë në atë anë ishte një fëmijë dhe në anën tjetër disa sahabë më të moshuar, atëherë Pejgamberi alejhi selam kërkon leje nga fëmiju që të fillojë t’u shpërbejë me qumësht së para sahabëve, por fëmiju i thotë: “si t’u jap të drejtë atyre prej të drejtës ime?”
Ani nuk pranoi dhe kështu Pejgamberi alejhi selam nuk ia cënoi të drejtën atij edhe pse ishte fëmijë.

Aspektet që mund të nxirren nga ky rast, janë:

1. Si ka mundësi që një fëmijë të mos krijojë vetëbesim, kur respektohet në këtë masë?

 2. Çfarë vetëbesimi krijon fëmija, kur edhe Pejgamberi alejhi selam kërkon leje për të drejtën e tij?

 3. Në çfarë shkalle do të arrijë vetëbesimi?

 4. Veprimi është më parësor në edukim se sa fjala.

Vetëbesimi nuk mbaron vetëm me respektimin e tyre, por edhe me dhënien e detyrave dhe raste të ngjashme kemi kur Muhamedi, alejhi selam e porositi Muadh ibn Xhebelin që t’u prijë në faljen e namazit farefisit të tij si dhe fjetjen e Aliut, radijaAllahu anhu në shtratin e Muhamedit, alejhi selam kur ishte në migrim nga Mekeja në Medinë, në mënyrë që Aliu, radijaAllahu anhu t’ua kthente amanetet atyre që i kishin lënë te i dërguari, alejhi selam.

Pershtati: Hoxhe Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1103

Ka mundësi të biesh në gjynah pas gjynahut..

Pendohesh.. prapë biesh në gjynah.. pastaj pendohesh dhe prapë biesh në gjynah..

Derisa, mendon se më s’ka kthim..

Fillon ta përshkruash veten me të gjitha cilësitë..

I dobët.. i nënçmuar.. nuk do të ndryshoj.. nuk mundem..

Mjerë për ty nëse i dorëzohesh këtyre mendimeve!

Ai, “Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme”. Bekare 268.

Kursi ti rikujtoje se “Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm”. Bekare 268.

Mjer për ty nëse e ngren falmurin e dorëzimit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË