Arhiva DitoreMay 19, 2015

0 1413
  1. Cila ishte sureja e parë e cila zbriti komplet përnjëherë?

– 1. Sureja el Xhin 2. Teube 3. A’raf 4. Mudethir(e saktë)

  1. Cila sure zbriti në luftën e Bedrit?

– 1. Fexhr 2. Enfal (e saktë) 3. Xhathije 4. Ahkaf

  1. Kur ra shehid Ali ibn ebi Talib?

– Në vitin 40 Hixhri.

  1. Kur ra shehid Othman ibn Afani?

– 35Hixhri.

  1. Kush ishte sahabiu që e kishte parë Dexhallin ?

– Temim ibn eus ed Dari.

  1. Kush ishte ai që kali i tij u bë sebeb ta pranonte Islamin?

– Mikdad ibn Amrun.

  1. Kush ishte pejgamberi populli i të cilit bënin hile (mashtrim) në peshore (gjatë tregtisë)?

– 1. Haruni, alejhi selam 2. Hudi, alejhi selam 3. Salihu, alejhi selam 4. Shuajbi, alejhi selam (e saktë)

  1. Në cilën moshë ishte pejgamberi alejhi selam kur i zbriti shpallja?

– 1. Në moshën 40vjeçare (e saktë) 2. 30vjeçare 3. 50vjeçare

  1. Në cilën betejë Halid ibn Velidi luftoi kundër muslimanëve?

– 1. Betejën e Uhudit (e saktë) 2. Betejën e Bedrit 3. Çlirimin e Mekës

  1. Kush e përdori i pari fjalën Mus’haf?

– 1. Ebu Bekr es Sidiku (e saktë) 2. Othman ibn Afani 3. Omer ibn Hatabi 4. Ali ibn ebi Talibi

  1. Kë e caktoi pejgamberi, alejhi selam, që ta ruaj pasurinë e Shetit?

– 1. Amar ibn Jasirin 2. Ebu Bekr es Sidikin 3. Omer ibn Hatabin 4. Bilal ibn Rebahun (e saktë)

  1. Kush ishte poeti Emevit i cili banoi në Medine dhe ishte vëlla nga qumshti me Husejni ibn Ali ibn ebi Talib?

– Kajs ibn Dhurejh.

  1. Sa herë është përmendur Ademi ,alejhi selam, në Kur’an?

– 25 herë.

  1. Cili nga pejgamberët u quajt i drejti?

– Jusufi, alejhi selam.

  1. Cili është vendi në të cilin nuk ka mundësi të hyn murtaja?

– 1. Meke 2. Medine (e saktë) 3. Palestinë 4. Taif

  1. Kush janë populli i Ejketit?

– Populli i Shuajbit alejhi selam.

  1. Sa i shërbeu Enes ibn Maliku Muhamedit alejhi selam…..?

– 10vite.

  1. Kush është vëllai i Musait, alejhi selam?

– 1. Shuajbi, alejhi selam. 2. Sulejmani, alejhi selam. 3. Haruni, alejhi selam. (e saktë) 4. Davudi, alejhi selam.

  1. Kush u quajt skifteri i kurejshëve?

– Abdurrahman Dahil.

  1. Ajeti më i gjatë në Kur’an është ajeti i cili flet mbi borxhin dhe rregullat e tij, dhe ky ajet gjendet në suren…?
  2. Maide 2. Kehf 3. Enbija 4. Bekare (e saktë)
  3. Në cilën sure është përmend dynjaja në të vetëm 1herë?

– 1. Në suren Bekare 2. Ibrahim 3. Jusuf 4. Imran (e saktë)

Autor: Tarik Ibn Muhamed Bazur’a

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 1090

Çfarë vlere ka jeta nëse nuk është për Allahun, dhe nuk është jetuar për t’u përgatitur për t’u takuar me Allahun?

Nuk ka mirësi në këtë botë, përveç për atë që pendohet dhe nxiton të bëjë vepra të mira që të ngritet tek Allahu.

Vëlla! Ti mund të marrësh frymë, por mos harro se mund të mos e kthesh atë mbrapa.

Njerëzit në lidhje me këtë janë: ai që është zhytur në këtë botë dhe është dhënë pas kënqësive të saj, apo i penduar për mëkatet e tij tek Allahu i botëve. I pari nuk dëshiron që t’ia kujtosh vdekjen dhe llogarinë para Allahut, nuk dëshiron t’ia kujtosh adhurimet dhe largimin nga mëkatet. Le të mos harroj ky se do të vdes deshti apo nuk deshti. I penduari e kujton shpesh vdekjen, dhe përgatitet për ditën kur do të takohet me atë, gjithashtu mundohet të nxëjë punët e mira që i kanë ikur më herët pa bërë. Mos e kujto vdekjen me zemër të vdekur, por mendo për të vdekurit në varreza, për gjendjen e tyre, mendo se edhe ti një ditë do të hysh aty. I njejtë me ata në varreza, por dallimi mes jush do të jetë në punë të mira dhe largim nga mëkatët.

Asnjëherë mos thuaj nesër, nesër…!

Sa njerëz dimë që nuk e kanë nxënë të nesërmen dhe kanë vdekur pa u penduar.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1342

Katër gjëra shkatërrojnë trupin:

a) Brenga
b) Pikëllimi
c) Uria
d) Ndenja e tepërt natën

Katër gjëra ngrysin fytyrën:
a) Gënjeshtra
b) Paturpësia
c) Pyetjet e shumta pa dije
d) Mëkatet e shumta

Katër gjëra e shtojnë nurin e fytyrës:
a) Devotshmëria
b) Besnikëria
c) Bujaria
d) Burrëria

Katër gjëra sjellin rriskun (furnizimin):
a) Namazi i natës
b) Istigfari (kërkimi falje)
c) Dhënia e sadakës (lëmoshës)
d) Përmendja e Allahut mëngjes e mbrëmje

Katër gjëra privojnë nga rrisku (furnizimi):
a) Gjumi në mëngjes
b) Namazi i pakët
c) Dembelia
d) Tradhëtia

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 2300

Disa njerëzve kur ju thua: Kini frikë Allahun! Ta kthejnë: Ti ki frikë Allahun!

Kjo sikurse të jetë një ofendim për ta dhe e refuzojnë!

Allahu i tha të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “O i Dërguar! Kije frikë Allahun”. Ahzab 1.

Jezid ibën Kemit, Allahu e mëshiroftë, përcjell se e dëgjoi një njeri duke i thënë Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë, ki frikë Allahun! Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë, nga këto fjalë u dridh, dhe u zverdh, dhe heshti, dhe në fund tha: Sa njerëzit janë nevojtar, që për çdo kohë ta kenë një njeri që ua thotë këto fjalë!!

Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. Talak 2-3.

Ne nuk duhet dhe s’dëshirojmë të jemi sikurse ata, që Allahu i përmendi dhe tha: “Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!”. Bekare 206.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ki frikë Allahun kudo të jesh, pas një të keqe bëje një të mirë, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1347

A mërzitesh pse nuk falesh?

A mërzitesh pse nuk je në saf të parë në namaz?
A mërzitesh pse nuk falesh me xhematë?
A mërzitesh që kur thërret ezani nuk je në xhami?
A mërzitesh që edhe kur falesh nuk falesh i përqëndruar?
A mërzitesh që nuk ndjenë kënaqësi në namaz?
A mërzitesh që rinia dhe pleqtë nuk po falen?
A mërzitesh që as të afërmit e tu nuk falen?
A mërzitesh që nuk ke bërë asgjë për të filluar të falesh?
A mërzitesh që gjëja e parë për të cilën do të pyetesh është namazi?
A mërzitesh për humbjen e mirësive të namazit?
A mërzitesh kur nuk përdorë ilaçin për shërimin e shpirtit, edhe pse ai është falas?
A mërzitesh kur ndjenë se ti i përgjigjes çdo ftese, por jo edhe asaj për namaz?
A mërzitesh kur vërenë se e ke të çrregulluar orarin e jetës tënde si pasojë e mosfaljes?
A mërzitesh kur dëgjon se shoku yt i ri, i cili mendonte të fillojë namazin nesër, vdiq sot?
NËSE DI TË TREGOSH, TË PYES, PSE NUK FALESH???

Përgaditi: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 949
  1. Përmes këtij besimi muslimani bëhet mirënjohës ndaj mëshirës së Allahut,- xhele veala!, sepse Allahu dërgoi të dërguar tek njerëzit që ata t’i udhëzojnë dhe shpijnë në rrugën e drejtë të Allahut si dhe t’i mësojnë njerëzit se si duhet të adhurohet Krijuesi i tyre, sepse logjika e njeriut nuk ka mundësi t’i kuptojë të gjitha gjërat.
  2. Muslimani bëhet falënderues ndaj Allahut.
  3. Me besimin e tij ndaj Pejgamberëve, muslimanit i shtohet dashuria për ta, respektimi, si dhe lavdërimi i tyre ashtu siç e meritojnë, sepse ata janë të dërguarit e Allahut, ata e kanë adhuruar Allahun në mënyrën më të mirë, kanë përcjellë mesazhet dhe porosit e Allahut si dhe kanë këshilluar robërit e Tij.

E dimë se disa nga mohuesit i kanë kundërshtuar dhe përgënjeshtruar Pejgamberët e Allahut, me pretendimin se të dërguarit nuk duhet të jenë nga lloji njerëzor.

Këtë që e cekëm më lartë, e ka përmendur Allahu,- xhele veala!, në Librin e Tij Famëlartë, ku thotë:

وَمَا مَنَعَ النَّاسَ أَن يُؤْمِنُوا إِذْ جَاءَهُمُ الْهُدَىٰ إِلَّا أَن قَالُوا أَبَعَثَ اللَّـهُ بَشَرً‌ا رَّ‌سُولًا ﴿٩٤﴾ قُل لَّوْ كَانَ فِي الْأَرْ‌ضِ مَلَائِكَةٌ يَمْشُونَ مُطْمَئِنِّينَ لَنَزَّلْنَا عَلَيْهِم مِّنَ السَّمَاءِ مَلَكًا رَّ‌سُولًا
Njerëzit nuk i pengon të besojnë, kur ju erdhi shpallja, (asgjë) përpos që thanë: “A mos vallë Allahu e dërgon njeriun si pejgamber?” (94) Thuaj: “Sikur engjëjt në Tokë të ecnin qetësisht, Na do t’u dërgonim atyre nga qielli engjëj – pejgamberë”.1

Allahu,- azze ve xhele!,- e sfidoi këtë mendim, sepse të dërguarit patjetër duhet të jenë nga lloji njerëzor, duke e ditur se ata janë të dërguar tek banorët e tokës, e ata nëse do të ishin melaike, atëherë Allahu do t’u dërgonte atyre nga qielli të dërguar nga lloji i tyre melaike.
Kështu Allahu,- xhele veala!,- tregon për mohuesit e pejgamberëve se ata kanë thënë:

قَالَتْ رُ‌سُلُهُمْ أَفِي اللَّـهِ شَكٌّ فَاطِرِ‌ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْ‌ضِ ۖ يَدْعُوكُمْ لِيَغْفِرَ‌ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرَ‌كُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُّسَمًّى ۚ قَالُوا إِنْ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌ‌ مِّثْلُنَا تُرِ‌يدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا فَأْتُونَا بِسُلْطَانٍ مُّبِينٍ ﴿١٠﴾قَالَتْ لَهُمْ رُ‌سُلُهُمْ إِن نَّحْنُ إِلَّا بَشَرٌ‌ مِّثْلُكُمْ وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ ۖ وَمَا كَانَ لَنَا أَن نَّأْتِيَكُم بِسُلْطَانٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّـهِ ۚ وَعَلَى اللَّـهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ ﴿١١﴾.
Pejgamberët e tyre u kanë thënë: “Vallë a mund të dyshohet në Perëndinë, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës? Ai u thërret juve për t’ju falur disa mëkate tuaja dhe që t’ju lë juve deri në afatin e caktuar”. Ata (jobesimtarët) thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangeni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni mrekulli të dukshme!”. Pejgamberët e tyre, u thanë: “Na jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu e cilëson (me pejgamberllëk) kë të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t’u sjellim mrekulli pa urdhrin e Allahut, e besimtarët le të mbështeten vetëm në Allahun”. 2

Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

1.Kuran: El isra, 94-95.
2.Kuran: El Ibrahim , 10-11

NA NDIQNI NË