Arhiva DitoreMay 24, 2015

0 4742

Para tri viteve përafërsisht, shkova në vizitë tek një motër muslimane e devotshme, e cila ishte pas martuar, dhe jetonte me një shtëpi shumë modeste, gjegjësisht banesë e vogël!! Pastaj për një kohë u ndërprenë vizitat tona, mirëpo vazhduan ato telefonike, ku e lajmëronin njëra-tjetrën për lajmet e jetës sonë! Brenda kohe më tregonte se gjendja e saj ekonomike kishte pas filluar të përmisohet, dhe se burri i saj filloi të merret me tregti.

Një ditë nda ditët e vendosa të shkoj ta vizitoj përsëri, vetëm se ketë herë u mahnita nga ajo që e pash!! Ajo kishte shtëpi të re luksoze, me një lagje ndër më të mirat të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite! Prej atyre momenti kur hyra brenda, thosha mashAllah tebarekAllah, dhe sinqerisht u mahnita nga ajo që e pashë!! Shtëpi luksoze, mobile të reja dhe pamje mahnitëse të enterierit të shtëpisë! Këto të gjitha kushtonin, dhe s’ka mundësi të i posedon vetëm se ai që ka të holla të shumta! Me këto fjalë nuk e kam për qëllim të pakësoj nga vlera e kësaj motre dhe të burrit të saj, po e dija gjendjen e tyre ekonomike të mëhershme, dhe kjo më bëri të habitem me atë që e shihja!

Pasi që ndejtëm një kohë, dhe u luta për të që Allahu t’i dërgon bereqet, më nxiti diçka ta pyes se ku qëndron fshehtësia e rritjes së gjendjes së tyre materiale?!

Mu përgjigj: SubhanAllah! Unë doja ta hapi ketë temë me ty dhe të flasim, po mirë që më pyete e para!!

Ti e di se gjendja e jonë materiale ishte e dobët, dhe unë së bashku me burrin morëm vendim që të vendosëm një kuti në dhomën e fjetjes, dhe në të për çdo ditë kur të zgjohemi të vendosim të holla, dhe ato t’i tubojmë dhe t’i japim sadaka! Nuk ishte me rëndësi se sa janë ato, një rial saudian, apo pesë, apo dhjetë, apo njëqind!! Qëllimi ishte që diçka të vendosim në atë kuti, dhe të bëhemi sikurse ata që i përmendi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se nuk ka ditë që nuk zbresin dy melaqe prej Allahut dhe thonë: O Allah jepi atij që jep dhe atij që nuk jep shkatërroja pasurinë.

Për çdo javë, burri e merrte dhe e hapte kutinë, duke mos shikuar aspak se sa të holla janë tubuar brenda jave. I merrte të hollat, dhe i vendoste në xhepin e djathtë, dhe pas çdo namazi të xhumasë, ato i jepte si sadaka!!

Pasha Allahun!! Prej asaj dite kur kemi filluar ta veprojmë këtë, risku jonë është shtuar, dhe bereqeti i Allahut nga çdo anë na ka kapluar!!

Allahu i Madhëruar thotë: “Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni”. Bekare 245.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1668

Nëse gruaja gjithmonë e rikujton,

se burri i saj ia mundësoi ta ndjen lumturinë më të madhe të jetës së saj,

atëherë kur ai e kërkoi dorën e saj!!

Nëse burri gjithmonë e rikujton,

se gruaja ia dhuroi atij ndjenjat më të bukura të lumturisë gjatë jetës së tij,

atëherë kur ajo pranoi të jetë gruaja e tij!!

Nëse ata dy e rikujtojnë,

se njëri-tjetrit ia dhuruan atë që askush tjetër nuk ua dhuroi asnjëherë!

Atëherë të gjithë shtëpitë do të bëhen kopshte të Xhenetit në tokë!

O Zot, mbushi shtëpitë e muslimanëve me dashuri dhe afërsi, dhe furnizoi ato me burra të ndershëm dhe gra të ndershme.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1010

DY CILËSITË!!

Kush i posedon këto dy cilësi, Allahu e donë: Devotshmërinë dhe moralin e mirë!

Kush i posedon këto dy cilësi, njerëzit e donë: Bërja mirë dhe bujarinë!

Kush i posedon këto dy cilësi, fqinjët e tij e donë: Buzëqeshjen dhe sjelljen e mirë!

Kush i posedon këto dy cilësi, vëllezërit e tij e donë: Rikujtimin e të mirave të tyre dhe harrimin e dëmeve të tyre!

Kush i posedon këto dy cilësi, nxënësit e tij e donë: Sjellja e butë me ta dhe përpjekja për tua sqaruar më mirë!

Kush i posedon këto dy cilësi, mësuesit e tij e donë: Kuptimi i shpejtë nga ta dhe respektimi i tyre!

Kush i posedon këto dy cilësi, familja e tij e donë: Butësinë dhe kuptimi i problemeve të tyre!

Kush i posedon këto dy cilësi, udhëheqësit e tij : e donë Nënshtrimi ndaj urdhrave të tyre dhe kryerja e punës me përsosmëri!

Kush i posedon këto dy cilësi, Allahu dhe të gjithë njerëzit e donë: Bamirësinë dhe mos dëmtimi i tjerëve!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1763

Ka qenë njëri nga të parët tanë ndershëm i cili kishte kokën  e lënduar (i kanë rënë të gjitha flokët), trupin e lënduar (vuante nga sëmundja e lëkurës), sytë e verbuar si dhe kishte duart dhe këmbët e paralizuara, megjithatë gjuha e tij nuk ndalej dukej thënë: “Unë e falënderoj Allahun,- xhele veala!,- që nuk më ka sprovuar mua me atë që ka sprovuar të tjerët si dhe Allahu më ka dalluar dhe begatuar  me shumë mirësi nga të tjerët.”

Aty pari kaloi një njeri  i cili vëzhgonte dhe dëgjonte me vëmendje se çfarë thoshte dhe nuk mundi të duroj dhe i tha: “A po më tregon me çka nuk të paska sprovuar ty Allahu? Ti qenke me sëmundjen e rënies së flokëve nga koka, sëmundjen e lëkurës, qenke i tëri i paralizuar, çfarë nuk të paska sprovuar ty Allahu?

I tha: Oh, i mjeri ti për veten tënde! Allahu më furnizoi me gjuhë që ta përkujtoj Atë, me furnizoi me zemër që ta falënderoj Atë si dhe Allahu më furnizoi me trup por më sprovoi dhe më zgjodhi që unë të jem nga durimtarët!

Dhe bëri këtë dua të cilën e bënte edhe Pejgamberi,- alejhi selam: “O Allahu im, ajo që më është dhënë mua apo ndonjërit nga krijesat Tua nga begatit e tëra është vetëm nga Ti që je i pashoq. Ty të qoftë lavdërimi dhe falënderimi.”

Në fund !

Allahu,- xhele veala!,- në Kuran thotë: “Atij që shmanget nga këshilla e Gjithëmëshirshmit( Kur’ani), Ne do t’ia caktojmë një shejtan, që do t’i bëhet shok i pandashëm.” ( Sure Zuhruf: 36).

Autor: Dr. Ahmed Selim Badivejlan
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 967

Të lumturit: janë ata që u preokupuan me vetveten, e jo me tjerët. U përkujdesën t’i pastrojnë zemrat e tyre, dhe t’i përmisojnë të metat e tyre. E llogaritën veten, para se të llogariten Ditën e Kiametit!!

Të lumturit: janë ata që e njohën realitetin e jetës, dhe se ajo është vendkalim i përkohshëm, e jo i përhershëm.. e shfrytëzuan kohën e tyre, duke e bërë të jetë në adhurim ndaj Allahut!!

Të lumturit: janë ata që e përmendin Allahun në këmbë, dhe ulur, dhe të shtrirë në krah. Kërkojnë falje për gjynahet e tyre, dhe për mangësitë e tyre tek Allahu i tyre!!

Të lumturit: janë ata që zilia dhe smira, nuk e gjejnë rrugën për në zemrat e tyre. Edhe nëse depërton nga to diçka, mundohen ta largojnë dhe të refuzojnë prezencën e tyre në zemër!!

Të lumturit: janë ata që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë, përveç fjalëve të mira dhe të pëlqyera. I zgjedhin fjalët e tyre, ashtu si i zgjedhin frytet më të mira!!

Të lumturit: janë ata që ecin rrugës dhe metodologjisë së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e pasojnë traditën e tij, me vepra dhe thënie!!

Të lumturit: janë ata që gjithmonë janë optimistë, dhe besojnë se ajo që i ka ndodhur s’ka pasur mundësi të mos i ndodhë dhe ajo çka s’e ka arritur s’ka pasur mundësi ta arrijë. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat. Ata janë durimtarë, të kënaqur dhe falënderues ndaj caktimeve të Allahut!!

Të lumturit: janë ata që kur e përmendin Allahun, u qetësohen zemrat, dhe u rehatohen shpirtrat sa herë që i afrohen Allahut! I sheh të lumtur dhe në gëzim, edhe nëse jetojnë në gjendje të rëndë!!

O Zot! Bëna neve, prindërit e tanë dhe të gjithë muslimanët nga ta!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË