Arhiva DitoreMay 27, 2015

0 6177

Gruaja e pyeti të burrin e saj, dhe i tha: A jam unë e bukur? – Burri iu përgjigj: Jo!!

E pyeti të burrin: A donë që të jem me ty përgjithmonë? – Iu përgjigj: Jo!!

E pyeti të burrin: A mendon për mua ndonjë kohë, madje për një çast? – Iu përgjigj: Jo!!

E pyeti të burrin: A të pëlqej? – Iu përgjigj: Dihet se jo!!

E pyeti të burrin: A më donë? – Iu përgjigj: Dihet se jo!!

E pyeti të burrin: A do të qash për mua, nëse unë largohem nga ti? – Iu përgjigj: Jo!!

E pyeti të burrin: A je i përgatitur të bësh një vepër për hir timin? – Iu përgjigj: Jo!!

Atëherë tha: Zgjidh tash!! Ose unë ose jeta jote!! – U përgjigj: Jeta ime!!

Ajo u nis të ik larg, mirëpo, ai ia kapi krahun, dhe kërkoi nga ajo të mbetet me të, dhe i tha:

Shkaku se pse nuk je e bukur, është se ti, je e mrekullueshme!

Shkaku se pse nuk dua të qëndroj me ty përgjithmonë, është se unë, kam nevojë që ti të qëndrosh me mua përgjithmonë!

Shkaku se pse nuk të mendoj, është se ti, nuk më largohesh nga mendja asnjëherë!

Shkaku se pse ti nuk më pëlqen, është se unë, të dua fortë, e jo vetëm që më pëlqen!

Shkaku se pse ti nuk më duhesh, është se unë, kam nevojë për ty më shumë se sa mendon!

Shkaku se pse nuk do të qajë për ty, është se unë, nga mërzia mendoj se do të vdes, para se të qaj!

Shkaku se pse nuk do ta bëj një vepër për ty, është se unë, do të bëj shumë gjëra për ty, e jo vetëm se një!

Shkaku se pse e zgjodha jetën time e jo ty, është se ti, ti je jeta ime!

Ti je gruaja ime e shtrenjtë, dhe dhurata ime më e bukur nga Allahu i Madhëruar!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2180
  1. Është adhurim, me të cilin i afrohesh Allahut!
  2. Është sebep për faljen e gjynaheve! Allahu thotë: “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh”. Nuh 10.
  3. Është sebep për zbritjen e shiut! Allahu thotë: “që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm”. Nuh 11.
  4. Është sebep për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve! Allahu thotë: “t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj”. Nuh 12.
  5. Është sebep për furnizimin me kopshte dhe me lumenj. Allahu thotë: “dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”. Nuh 12.
  6. E shton fuqinë në të gjitha aspektet. Allahu thotë: “dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj”. Hud 52.
  7. Është sebep për shijimin e kënaqësive të bukura. Allahu thotë: “Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura”. Hud 3.
  8. Është sebep për largimin e belave. Allahu thotë: “Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata I kërkojnë falje Atij”. Enfal 33.
  9. Është sebep për ta fituar çdo njeri atë që e meriton. Allahu thotë. “dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar”. Hud 3.
  10. Është sebep për zbritjen e mëshirës. Allahu thotë: “Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!”. Neml 46.
  11. Është sebep për shpagimin e mexhlisit.
  12. Njerëzit janë më së shumti nevojtarë për istigfarin, ngase ata mëkatojnë për çdo ditë e natë. Dhe nëse robi i drejtohet Allahut me kërkim falje, Allahu do t’ia falë atij!
  13. Është sebep për pasimin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ngase ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kërkonte falje tek Allahu në një mexhlis shtatëdhjetë herë. Sipas një transmetimi tjetër një qind herë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1349

A të kanë vdekur dy prindërit? I dërguari i Allahut Muhamedi, -alejhi selam-, është rritur jetim.

A të ka vdekur ndonjë fëmijë? Të dërguarit të Allahut i kanë vdekur të gjithë fëmijët sa ka qenë gjallë, përveç Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me atë.

A të ka akuzuar dikush në nderin tënd? I dërguari i Allahut është akuzuar për nderin e gruas se tij, Aishes Allahu qoftë e kënaqur me atë.

A të është ngushtuar kjo botë dhe nuk ke pas furnizimin e një dite? Në shtëpinë e të dërguarit të Allahut nuk është ndezur zjarri një muaj.

A ke borxhe? Ka vdekur i dërguari i Allahut, ndërsa mburoja e tij ishte hipotekë tek çifuti.

A je kërcënuar me vdekje? I dërguari i Allahut ishte i kërcënuar nga çifutet dhe paganët.

A je nënçmuar ndonjëherë nga ndokush? Të dërguarit të Allahut ia kanë vendosë zorrët e devesë mbi atë.

A i bartë peripecitë dhe telashet e një çështje? I dërguari i Allahut ka bartur dertin e davetit dhe mesazhit.

A të ka përgënjeshtruar ndokush dhe refuzuar fjalën tënde? Të dërguarin e Allahu e ka përgënjeshtruar populli i tij dhe kanë refuzuar fjalën e tij.

A je akuzuar për diçka që nuk e ke vepruar? I dërguari i Allahut është akuzuar për magji dhe çmenduri.

A je lodhur nga adhurimi? Të dërguarit të Allahut iu janë ënjtur këmbët nga namazi i natës.

Ndoshta ty të ka goditur njëra nga këto apo disa, ndërsa të dërguarin e Allahut e kanë goditur që të gjitha. Andaj duro!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 2314

Zëvendësoji suret e shkurtra, të cilat i lexon për çdo herë, me ato të gjatat!

Ndjeje në vete se e tërë dynjaja s’ka vlerë karshi një sexhde që i bëhet Allahut të Madhëruar!

Kur je në sexhde, rikujtoje se je më së afërmi me Zotin tënd.. zgjate sexhden.. dhe lutu në të gjatë me shpresë se do ti pranon ato!

Kur je në namaz, dhe fillon të mendon për çështjet e dynjasë, dhe ndjen përtaci, rikujtoje se Allahu e di të fshehtën, dhe se ahireti është shumë më i mirë dhe i përhershëm!

Ndjeje se këmbët e tua, shikimi jot, dëgjimi jot, pasuria jote, janë duke qëndruar të përulura para Allahut.

Shijo ëmbëlsinë në namazin tënd derisa të arrish kënaqësi dhe rehati, ashtu si tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Rehatona me namaz, o Bilal”.

Nxito për në namaz sikurse fëmija, i cili nxiton për ta përqafuar atë që e donë.. ti nxito dhe bir në sexhde, dhe bëje që mëshira e Allahut të përqafon, ngase Ai është më mëshirues për ty, sesa ajo që të lindi!

Rikujtoje se Allahu na lajmëroi se namazi është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit.. pra bëhu nga ta!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1131

Një njeri ra në shtratin e vdekjes dhe në ato momente filloi vazhdimisht t’i përsërit disa fjalë:

Po të ishin edhe më tepër..

Po të ishte ajo e re..

Po të ishte ajo e plotë..

Fëmijët e vet u habitën se çka flet dhe e pyetën! Prindi i tyre ju përgjigj:

Për sa i përket fjalës së parë, po të ishte ajo shumë, cekët se e kishte një komshi të verbër. Për çdo ditë kur nisej për në xhami, e merrte me vete, dhe kur i erdhi exheli, dhe e pa shpërblimin e veprës, tha: Po të ishin edhe më tepër!!

Do të thotë, po të ishin ato hapa, që i bëri duke e shoqëruar të verbrin për në xhami më tepër dhe më të shpeshta, do të shtoheshin edhe sevapet!

Për sa i përket fjalës së dytë, po të ishte e re, ceket se ai i kishte një palë këpucë. Njëra nga to ishte e re, e tjetra e vjetër. Këpucën e vjetër e dha si lëmoshë, dhe kur e pa shpërblimin e kësaj vepre kur iu afrua vdekja, tha: Po të ishte e reja, po të ishte e reja, do të ishte shpërblimi më i madh!

Kurse për sa i përket fjalës së tretë, po të ishte e plotë, ceket se ai për çdo ditë jepte si lëmoshë gjysmë kulaçi. Kur ia afrua vdekja dhe e pa shpërblimin e veprës, tha: Po të ishin ato kulaçe të plota!!

Exheli nuk dihet se kur vjen, kurse mejdani i veprave dhe i mundësive për të fituar shpërblime është i gjerë! Prandaj ta shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet para se të bëhet vonë, e pastaj të pendohemi për atë që nuk ditëm se si t’i shfrytëzojmë ato mirësi dhe mundësi!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË