Arhiva DitoreMay 28, 2015

0 2358
  1. Sa herë është përmendur emri i Muhamedit, alejhi selam, në Kur’an?

– 4 herë.

  1. Në cilën sure është përmendur emri i Melekut Malik, i cili është roje i Xhehenemit?

– 1. Në suren Duhan 2. Shura 3. Xhathije 4. Zuhruf (e saktë)

  1. Në cilën sure përmendet fjala Kur’an njëmbëdhjetë herë?

– 1. Në suren Isra.

  1. Kush ishte sahabiu i cili e vrau babain e tij në luftën e Bedrit?

– Ebu Ubejd ibnul Xherrah.

  1. Kush është meleku i cili është roje, i cili përkujdeset për peshoren në Ditën e Gjykimit?

– 1. Mikaili.

  1. Kush i pari e mori nofkën: Shejhul Islam (Hoxha i Islamit)?

-. Ahmed Ibn Hanbeli.

  1. Kush e pranoi i dyti Islamin nga ana e burrave?

– 1. Amar ibn Jasir 2. Ali ibn ebi Talib 3. Zubejr ibnul Auam (e saktë) 4. Abdullah ibn Mes’ud

  1. Sa ajete zbritën në lidhje me Alkoolin?

– 3ajete.

  1. Sa muskuj gjenden në një krah të njeriut?

– 27muskuj.

  1. Kush është autor i librit: “Fet-hul Barij Sherh Sahih el Buhari”?

– 1. Neveviu 2. Ahmed ibn Tejmije 3. Ibn Kajim el Xheuzi 4. Ibn Haxher el Askalani (e saktë)

  1. Cila është sahabikja e cila kishte babain, gjyshin, burrin dhe djalin e saj nga rradhët e sahabëve, në fillim të islamit?

– Esma bint ebi Bekr.

  1. Gjëja e parë që do të pyetet robi Ditën e Gjykimit është?

– 1. Zeqati 2. Haxhi 3. Sinqeriteti 4. Namazi (e saktë)

  1. Njerëzit me qafën më të gjatë në Ditën e Gjykimit janë..?
  2. Dijetarët 2. Kryetarët (udhëheqësit e muslimanëve) 3. Mbretërit 4. Muezinët (e saktë)
  3. Vdiq pejgamberi alejhi selam në shtëpinë e …?
  4. Zejneb bint Xhahsh 2. Hafsa bint Omer 3. Hadixhe bint Huvejlid 4. Aishe bint ebi Bekr (e saktë)
  5. Kur zbriti Kur’ani më shumë: natën apo ditën?
  6. Ditën.
  7. Cila sahabike kujdesej për ruajtjen e Kur’anit ?
  8. Hafsa bint Omer (e saktë) 2. Hadixhe bint Huvejlid 3. Aishe bint ebi Bekr 4. Fatime bint Muhamed
  9. Në cilën sure Allahu përmend tetë kategorit që e meritojnë marrjen e zeqatit apo atyre që duhet t’i jipet zeqati?

– 1. Teube.

  1. Kush shkroi i pari në lëminë e Kiraeteve (mënyrat e leximit të Kur’anit)?

– Ebu Ubejd el Kasim ibn Selam.

  1. Kur u bë obligim xhihadi për muslimanët?

– Në vitin 2 Hixhri.

  1. Periudha kohore e zbritjes së Kur’anit zgjati…?

– 1. 24vite 2. 14vite 3. 32 vite 4. 23vite (e saktë)

  1. Kush transmetoi më së shumti hadithe nga pejgamberi alejhi selam?

– 1. Abdurrahman Ibn Sahr ed Deusi (Ebu Hurejra) -( e saktë) 2. Abdullah ibn Mesudi 3. Abdullah ibn Amr ibn Asi 4. Abdullah ibn Omeri

  1. Sahabiu që më së shumti përngjante me Pejgamberin, alejhi selam, ishte..?

– ibn Ali ibn ebi Talib.

  1. Sa vite jetoi Esma (vajza e Ebu Bekrit)?

– 100 vite.

  1. Kush është i pari që do t’i hapen dyert e Xhenetit?

– Muhamedi, alejhi selam.

  1. Sa vite jetoi Fatimja, vajza e Muhamedit alejhi selam?

– 28 vite.

  1. Sa vjeç ishte Musai alejhi selam kur nëna e tij e lëshoi me djep në lum?

– 3 muaj.

  1. Kush është sahabiu që kur shejtani e shihte atë në rrugë, ai e ndrronte rrugën ikte lprej tij ?

– Omer ibn Hatabi.

  1. Djali i mixhës i pejgamberit, alejhi selam, mori pjesë pothuajse në të gjitha betejat, është një prej dhjetë të përgëzuarve më Xhenet, Islamin e pranoi në moshën 12 vjeçare, kush është ai?

– Ali ibn ebi Talib.

Autor: Tarik Ibn Muhamed Bazur’a

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 1163

– Nuk i lejohet muslimanit dhe muslimanes të prezantojnë në festat e krishterëve dhe çifutëve ose jobesimtarëve të tjerë.

Obligohen muslimanët të largohen nga festat e tyre dhe mos tu përngjasojnë jobesimtarëve, sepse kush i ngjason atyre, atëherë ai është prej tyre,  Allahu na ruajt.
Gjithashtu pejgamberi,- alejhi selam!,- na ka urdhëruar të mos përngjasohemi me jobesimtarët (qoftë në festa, moral etj).

Ajo që obligohen muslimanët është që të largohen nga këto festa si dhe mos t’u ndihmojnë asgjë jobesimtarëve në lidhje me festat e tyre, sepse këto festa i kundërshton sheriati islam.
Nuk lejohet as ndihma, as festimi, as pirja e një çaji apo kafeje me ta në festat e tyre, asgjë çka ka të bëjë me festat e tyre apo me diçka që kundërshton sheriati islam, sepse Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kuran: “Ndihmojeni njëri tjetrin në punê të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El Maide: 2).

Marrja pjesë në festat e jobesimtarëve është lloj i marrjes pjesë në mëkate dhe armiqësi.

Autor: Dr. AbdulAziz ibn Bazi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

– Ndalohet (është haram) muslimani t’ia uroj festën jobesimtarëve.
Kjo është edhe ajo që thotë Ibn Kajimi, rahimehullah, sepse të uruarit e festave të tyre, aludon se ti je në pajtim me ato festa që janë prej shenjave kryesore të jobesimtarëve.

Ka mundësi dikush të mohon se pajtohet me festat e jobesimtarëve (vetëm ua uron festën), por prapë se prapë haram e ka muslimani të pajtohet dhe t’ia uroj festat jobesimtarëve, sepse Allahu hidhërohet dhe nuk pajtohet me ketë veprim.
Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kuran: “Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se Allahu është vërtetë i pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por kënaqet me ju, nëse e falënderoni.” ( Sure Zumer: 7).

Autor: Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

– Nuk i lejohet muslimanëve, qofshin burra apo gra t’u përngjasojnë jobesimtarëve në adhurim, festa dhe veshje speciale që kanë të bëjnë apo janë të jobesimtarëve.

Dhe, kjo rregull është madhështore në sheriatin islam.
Për fat të keq shohim se në ditët e sodit shumë prej muslimanëve me iman të dobët, por edhe disa nga ata që pretendojnë që dinë rregulla të islamit dhe thërrasin në to (praktikimin e islamit) kanë rënë në këtë sprovë (urimin e festave të jobesimtarëve).

Gjithashtu, shumë prej muslimanëve janë ndikuar dhe mashtruar në adetet dhe zakonet e perëndimorëve jobesimtarë si dhe i pasojnë ata qorrazi në festat, veshjet dhe adetet e tyre.
Saqë, shihet qartë se këto gabime janë shkaqe kryesore të dobësimit të muslimanëve kudo qofshin ata.

Nuk do ketë përmirësim gjendja e muslimanëve përderisa nuk marrim hapa konkret drejt vetëdijesimit të motrave dhe vëllezërve tanë muslimanë.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kur’an: “Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” ( Err Rra’d: 11).

Ah, sikur ta dinin dhe praktikonin këtë fjalë (ajet) të Allahut, gjendja e muslimanëve do ishte më ndryshe siç është në kohën tonë.

Autor: Shejh Muhamed Nasirudin el Albani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1255

Sa i mjeri që është i biri i Ademit!

Goditet me tri fatkeqësi, brenda ditës dhe natës, dhe nuk merr mësim nga asnjëra nga to!

– Fatkeqësia e parë:

Vitet i shkurtohen për çdo ditë, dhe ditën kur i shkurtohet viti i tij, ai nuk mërzitet! Kurse kur i pakësohet diçka nga pasuria, pikëllohet tepër!

Pasuria zëvendësohet, kurse vitet nuk kthehen!

– Fatkeqësia e dytë:

Për çdo ditë ushqehet nga furnizimi i Allahut; dhe nëse është furnizim nga hallalli, do të llogaritet për të, kurse nëse është nga harami, do të ndëshkohet për të!

I mjeri, nuk e di përfundimin e llogaritjes së tij, Ditën e Kiametit!!

– Fatkeqësia e tretë:

Për çdo ditë, i afrohet nga pak ahiretit, dhe i largohet nga pak dynjasë!!

Edhe përskaj këtij fakti, ai nuk brengoset për ahiretin e përhershëm, aq sa i kushton rëndësi dynjasë kalimtare!

Dhe ai nuk e dinë, se a do të jetë përfundimi i tij në Xhenetin e Allahut, apo në Xhehenemin e mallkuar!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2741

Gratë zakonisht janë edukatorët në shtëpi, dhe plot nga to, nuk punojnë dhe nuk kanë të ardhura mujore! Kur dëgjojnë për vlerën dhe mirësitë e sadakasë, ndjejnë dhembje, dhe shpresojnë, dhe thonë: Si të nxjerrim ne sadaka, kur s’kemi të holla?!

Mbi të gjitha, gratë janë të urdhëruara të nxjerrin sadaka me hadith të qartë, ku i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “O ju gra! Jepni sadaka dhe shpeshtoni istigfarin (kërkim faljen)! Unë ju pash se ju jeni më së tepërmi nga banorët e Xhehenemit”.

Kjo edhe më tepër ua shton mërzinë dhe frikën për vetveten e tyre!

Cila është zgjidhja?!

Zgjidhja është shumë e lehtë!

Meritat dhe begatitë e Allahut janë të gjëra, dhe të mëdha, dhe fisnikëria e Allahut s’ka fund. Allahu nuk e bëri që sadakaja të jetë e përkufizuar vetëm se në të holla, po e bëri që çdo derë të hajrit të jetë sadaka!!

Çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, çdo tesbih (subhnallah) është sadaka, çdo tehmid (elhamdulilah) është sadaka.

Thirrja jote në të mirë dhe ndalimi jot nga e keqja është sadaka. Hape për çdo ditë e-mailin tënd, dhe dërgoi të gjithë atyre që i njeh ndonjë fjalë të mirë, ngase fjala e mirë është sadaka.

Buzëqeshu në fytyrën e burrit tënd, dhe të fëmijëve tu, dhe të motrave muslimane, ngase kjo është sadaka. Dy rekate te namazit të duhasë janë të barabarta me 360 sadaka.

Jepi selam shoqeve tua, dhe motrave muslimane, ngase kjo është sadaka. Largimi i pengesave nga rruga është sadaka. Ndaloje nga vetja bërjen e sherrit, kjo është sadaka.

Ushqe të varfrin dhe të mjerin, apo kafshën, apo zogun, ngase kjo është sadaka. Ndihmoje tjetrin me trup apo me të holla, kjo është sadaka. Shpreso shpërblim nga ajo që të vidhet, ngase kjo është sadaka.

Kërko dituri, dhe mësoi të tjerët dhe përhape atë, kjo është sadaka. Dhënia ujë atij që është i etur është sadaka.

Mos e harro rregullin e artë kur ta bësh një vepër; në të të ketë sinqeritet dhe vepra të jetë vetëm se për hir të Allahut.

Dhe rikujto se sadakaja e fikën gjynahun, ashtu si e fikën uji zjarrin!

Pra, le të japim sadaka për vetveten dhe ta shpëtojmë atë nga zjarri i Xhehenemit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 5626

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَتَ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Ata që besuan dhe emigruan, e luftuan në udhën e Allahut, ata shpresojnë në mëshirën e Allahut. Se Allahu është mëshirues dhe falë.” (Bekare: 218).

Allahu na tregon se këta njerëz e meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Allahut. Nuk është për qëllim këtu se vetëm këta njerëz kanë shpresë, porse qëllimi është se Allahu na lajmëron se vetëm këta njerëz e meritojnë shpresën.

Ai i cili posedon shpresë, e cila e dërgon drejt adhurimit të Allahut dhe largimit nga mëkatet, themi se ai posedon shpresë të shëndoshë dhe të vërtetë (kështu e kërkon Allahu).

Kurse, ai i cili posedon shpresën, por kjo shpresë e shpie drejtë dembelisë dhe zhytjes në mëkate të ndryshme, i themi atij se kjo shpresë që ai posedon është e rreme dhe mashtrim për të.

Njeriu duhet të dijë se ai që shpreson në diçka, kjo ngërthen në veten e saj tre gjëra:

  1. Ta dojë atë që shpreson.
  2. Të ketë frikë që t’mos i ikë ajo që shpreson.
  3. Të jap maksimumin dhe të veprojë për ta arritur atë që shpreson.

Ai që posedon shpresë e cila nuk i bashkangjitet këtyre tre gjërave, le ta dinë se shpresa e tij është e pavlerë dhe e kotë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ai që frikësohet e nis herët rrugëtimin e tij, kurse ai i cili e nisë rrugëtimin e tij herët, ai ka për të arritur cakun e vet. A nuk e dini se malli i Allahut është i shtrenjtë, a nuk e dini se ë malli i Allahut është Xheneti.”[1]

Kuptimi i hadithit: Mësojmë se ai i cili ka frikë, ai shkon drejtë rrugës së ahiretit dhe shpejton drejtë kryerjes së veprave të mira duke pasur frikë nga ndërprerësit dhe pengesat e ndryshme të cilat mund t’i ndodhin gjatë rrugëtimit drejt Allahut.

Argumentet që na stimulojnë për t’u pajisur me Shpresën në Mëshirën e Allahut:

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.” ( Zumer: 53).

“Ata e kërkojnë me nguti prej teje të keqen para të mirës, e para tyre ka pasur shumë dënime. Zoti yt është falës për njerëzit përkundër zullumeve të tyre, por Zoti yt, me të vërtetë, është edhe dënues i ashpër.” (Rra’d: 6).

Imam Muslimi në sahihun e tij, transmeton se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk ndodhë që të vdesë një musliman, e që Allahu mos ta fusë në vend të tij një krishterë ose çifut në zjarr.”[2]

Imam Neveviu,- Allahu e mëshiroftë!,- na sqaron kuptimin e këtij hadithit duke thënë: ” Çdo njeri ka nga një pozitë në xhenet dhe nga një pozitë në xhehenem. Dhe, nëse një besimtar hyn në xhenet në vend të tij hyn në xhehenem një jobesimtar, sepse ai me kufrin e tij e meriton këtë gjendje. Pra, ti o besimtar ke pas mundësi të jesh prej banorëve të xhehenemit, mirëpo Allahu të ka çliruar nga ky zjarr i xhehenemit, sepse Allahu, xhele ue ala, ka caktuar një numër që do ta mbushin xhehenemin, dhe kur të mbushet xhehenemi me jobesimtarë, atëherë kjo hyrje e tyre në xhehenem do jetë si çlirim për besimtarët. Allahu është më i dituri.”

Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Erdhën tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- robërit të cilit ishin kapur në luftë. Aty ishte një nënë e cila kërkonte në mesin e të robëruarëve fëmijën që e kishte humbur, e gjeti aty dhe e përqafoi fort. Në këtë rast, Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: ” A ka mundësi që kjo nënë ta hedhë fëmijën e saj në zjarr? Sahabët ia kthyen duke thënë: Kurrsesi. Atëherë Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: ” Allahu është edhe më i mëshirshëm për robin e Tij, sesa kjo nënë ndaj fëmijës së saj.”[3]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Allahu ia ka bërë obligim Vetes së Tij para se t’i krijojë krijesat e Tij se Mëshira e Tij ia kalon dhe e mund hidhërimin (zemërimin) e Tij.”[4]

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: ” O biri Ademit! Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë. O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje(bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet. O biri Ademit! Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhëdia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje(sa madhësia e tokës dhe do t’i falë të gjitha mëkatet Allahu).”[5]

Jahja Ibn Muadhi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Mashtrimi më i madh është ta shpresosh faljen e Allahut duke vazhduar bërjen e mëkateve, duke harruar pendimin, duke tentuar për afrim tek Allahu mirëpo pa adhurime, duke shpresuar për korrje të mirësive të Xhenetit por duke mbjellë fara të Xhehenemit. Kërkon Xhenetin e atyre që kanë rrespektuar Allahun porse këtë e bënë duke vazhduar në mëkate. Duke e pritur shpërblimin Allahu por këtë pritje e bënë duke mos bërë vepra të mira. Dhe shpreson në mëshirën dhe faljen e Allahut, por këtë e bënë duke shpërfillur kryerjen e veprave të mira.”

Dhe në fund !

Një poet thotë:

“Shpreson shpëtimin dhe nuk ecën drejtë rrugës së duhur dhe të kërkuar. Mos harro se Anija nuk ecën në të thatë.”

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shënon: Tirmidhiu – 10/227 dhe Hakimi- 4/308. Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen garib. Hakimi, Dhehebiu dhe Albani e vlerësojnë hadithin si sahih).

[2] (Shënon: Muslimi – 17/85(kapitulli mbi pendimin).

[3] (Shënon : Buhariu – 10/426(Kapitulli mbi Edukatën), Muslimi – 17/70(kapiulli mbi Pendimin).

[4] (Shënon; Buhariu – 13/384(Kapitulli mbi Teuhidin), Muslimi – 17/68(Kapitulli mbi Pendimin), Tirmidhiu – (Tuhfetul Ahuedhi : 3611).

[5] (Shënon: Tirmidhiu: 13/59-60(kapitulli mbi lutjen), Ahmedi: 5/145, Darimiu: 2/322, dhe Shejh Albani e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë) në koleksionin e haditheve Sahiha: nr 127).

NA NDIQNI NË