Arhiva MujoreOctober 2015

0 2656

Pyetja: A lejohet që një sure të cilën e lexojmë në reqatin e parë pas sures Fatiha, ta lexojmë edhe në reqatin e dytë pas sures Fatiha? A lejohet që të lexohet po e njëjta sure në të gjitha namazet ditore? A është namazi në rregull nëse njeriu vazhdimisht vepron në këtë mënyrë?

Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut!

Së pari: Lejohet që njeriu të lexon një sure të caktuar pas Fatihas në reqatin e parë, e më pas të njëjtën sure ta lexon edhe në reqatin e dytë.

Këtë e vërteton transmetimi i Ebu Davudit, se një njeri prej Xhuhejne: “Ka dëgjuar të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke lexuar në sabah me (Idha zulziletil erdu) në dy reqatet e para, e nuk e di se a veproi i dërguari sal, Allahu alejhi ve selem kështu nga harresa apo qëllimisht.” Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e vlerëson si (hasen) në librin “Sahih Sunen Ebi Davud”, dhe ka thënë: “Rezulton se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, këtë e kishte bërë qëllimisht për ta ligjësuar.”

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aisheja, radijAllahu anha se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kishte dërguari një person me një ekip vëzhgues, e ai lexonte në namaz dhe e përfundote leximin me (Kul huva Allahu ehad)…”.

Ibnul Arabiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në shpjegimin e këtij hadithi: “Ky është një argument se lejohet të përsëritet një sure në çdo reqat.”

Së dyti:

Leximi i një sureje të caktuar në vazhdimsi, në çdo reqat pas sures Fatiha, dhe në të gjitha namazet, është e lejuar, sipas shumicës së dijetarëve.

Pos që edhe nëse është e lejuar, dhe namazi është i vlefshëm, dhe nuk e dëmton aspak, është në kundërshtim me sunetin, dhe udhëzimin e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për këtë më e pëlqyer dhe më mirë për të është që të lexon sure të ndryshme, kështu duke pasuar të dërguarin sal-Allahu alejhi ve selem.

Shejh ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Shembulli i kësaj është se një gjë mund të jetë i lejur por nuk është i ligjësuar fetarisht: tregimi për atë personin që e kishte dërguar i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në një ekip vëzhgues, u lexonte në namaz me shokët e tij (Kul huva Allahu Ehad), kur ata u kthyen i treguan të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për këtë e i tha: “Pyeteni, përse ka vepruar ashtu? E tha: Kjo (sure) është cilësi e Mëshiruesit, dhe unë e dua ta lexoj.” I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem u tha: “Lajmërojeni se Allahu atë e do.” Kështu që i dërguari alejhi salatu ve selam, e pranoi këtë vepër të tij, që ai e kishte mbaruar namazin e tij me (Kul huva Allahu Ehad), por nuk e ka urdhëruar umetin e tij për këtë.

Na bëhet e qartë se prej veprave ka që janë të lejuara të veprohen por nuk janë të ligjësuara, që ka kuptimin se njeriu nëse e vepron nuk llogaritet të ketë gabuar, por nuk kërkohet që ai të vepron një gjë të tillë.” [Mexhmu’ul fetava 17/252].

Alla e di më së miri

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2759

Shirku në përgjithsi ndahet në tre lloje: 1. Shirku i madh 2. Shirku i vogël. 3. Shirku i fshehtë.

Së pari: Shirku i madh: Shirku i madh është ai për të cilin Allahu i madhëruar, në Kur’an ka thënë: “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.” (Nisa: 48 ).

“Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri Allahu është Mesihu –Isai i biri i Merjemës! E, Mesihu tha: “O bijt e Israelit, adhuronie Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i ën shok Allahut, Allahu ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.” (Maide: 72 ).

Shirku i madh ndahet në katër lloje:

1. Shirku në dua; Argument për kêtë, është fjala e Allahut; “Kur të hipin në barkë, i lutën Allahut sinqerisht, e kur Ai t’i sjellë (shpëtojë) në tokë, përnjëherësh ata i bëjnë shok Atij.” (Rrum: 65 ).

  1. Shirku në nijet(qëllim), dëshirë dhe synim, argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë: “Ata që e duan (vetëm) jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Na do t’ua plotësojmë krejtësisht punët e tyre në të (botë) dhe atyre në të (këtë botë) nuk do t’u mungohet asgjë. Këta janë ata, që në botën tjetër nuk do të kenë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shëmbet çdo gjë që kanë punuar në të (këtë botë) dhe do t’u humbet ajo që kanë punuar.” (Hud: 15-16).
  2. Shirku në nënshtrim dhe bindje: për këtë është argument fjala e Allahut, ku thotë: “Ata, përpos Allahut kanë konsideruar për zot dijetarët e tyre dhe murgët e tyre dhe Isain – të birin e Merjemit, kurse u është urdhëruar që të adhurojnë vetëm një Zot, – s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është shumë lartë nga ata të cilët i barazojnë me Te.” (Teube: 31 ).

Këtu hyn: Nënshtrimi dhe bindja ndaj atyre dijetarëve që e bëjnë haramin-hallall dhe hallallin-haram.

  1. Shirku në dashuri, argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë: “Ka njerëz që në vend të Allahut marrin disa gjëra të tjera për zotë dhe i duan ato si Allahun.” (Bekare: 165 ).

Shejh Dr. Mustafa Murad Profesor në fakultetin e Davetit në Ez’her

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2961

Pyetja: Kurorzimi në muajin Muharrem a është haram, apo e papëlqyer, siç kam dëgjuar nga disa njerëz?

Falënderimi i qoftë Allahut

Nuk ka asgjë të keqe nëse njeriu dëshiron të martohet në muajin e shenjtë të Allahut (Muharrem), që është fillimi i vitit hënor. Nuk është as mekruh, e as haram, kjo është e bazuar në një numër të madh të argumenteve:

Së pari:

Parimi themelor është se gjërat janë të lejuara, përderisa nuk ka asnjë citat që e refuzon apo e ndryshon atë. Parimi themelor sheriatik në të cilën dijetarët kanë rënë dakord njëzëri në lidhje me traditat dhe veprat e lejuara është se, ato janë të lejueshme për aq kohë sa nuk ka argumente qw tregojnë se ato janë të ndaluara. Si dhe nuk është përmendur asgjë në Kur’an apo Sunet, apo në konsensusin e dijetarëve, në analogjinë, apo në fjalët e të parëve, gjë që të mund të tregon se nuk është e lejuar martesa në muajin e Muharremit, atëherë vendimet tona dhe fetvatë duhet të bazohen në atë se në origjinë gjërat janë të lejueshme.

Së dyti:

Ekziston konsensusi i dijetarëve për lejueshmërinë, së paku me një konsensus të heshtur, pasi ne nuk kemi gjetur asnjë nga dijetarët e mëhershëm apo ata bashkëkohorë, në mesin e sahabëve apo tabi’inëve, apo në mesin e imamëve të pranuar dhe pasuesit e tyre deri në ditët e sotit, duke deklaruar se është haram, apo mekruh, qoftë martesa apo fejesa në muajin e Muharremit.

Nëse dikush e ndalon një gjë të tillë, mjafton si argument për refuzimin mendimit të tij, se si ai jep një fetva për të cilën nuk ka asnjë argument dhe e cila fetva nuk ka qenë e deklaruar nga ndonjë prej dijetarëve.

Së treti:

Muaji Muharrem është një nga muajt e nderuar dhe të shenjtë tek Allahu. Për sa i përket vlerës së tij, është transmetuar se Pejgamberi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, ka thënë: “Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është muaji i Allahut Muharremi.” Transmetuar nga Muslimi, 1163.

Muaji që Allahu e ka përshkruar si të Tij, dhe bëri që agjërimi në këtë muaj të jetë më me vlerë se në muajt tjerë,  është e përshtatshme për një musliman të kërkon bekimin e këtij muaji duke bërë veprime të tilla, e jo të jetë i mërzitur,  apo të ketë frikë nga martesa në atë kohë, ose ta konsiderojë atë ogure, siç ishte zakon gjatë kohës së xhahilijetit.

Së katërti:

Nëse dikush argumentohet për ndalimin e martesës në këtë kohë nga fakti se muaji i Muharremit është muaji në të cilin Husejn ibn Aliu -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, u vra, siç vepruan disa nga Rafiditë, përgjigja për të qëndron më poshtë:

Nuk ka dyshim se dita kur Husejni -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, ka ra dëshmorë, është dita e fatkeqësisë së madhe në historinë e Islamit, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të nxjerrim fetva se është haram për t’u martuar apo fejuar në këtë kohë. Nuk ka asgjë në Islam se ne duhet të ripërtrijmë mërzinë dhe pikëllimin me përkujtime vjetore dhe të vazhdojmë deri në atë masë sa të ndalojmë çdo shprehje gëzimi.

Përndryshe, është e drejtë e jona të pyesim atë që e thotë këtë: A nuk është dita në të cilën i Dërguari i Allahut -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, ka vdekur, fatkeqësia më e madhe që ra mbi Ummetin musliman? Pra, pse të mos jetë gjithashtu haram martesa edhe gjatë këtij muaji, përkatësisht Rebiul Evel? Pse nuk na është transmetuar se është haram apo mekruh nga ndonjë prej sahabëve apo anëtarëve të familjes së Profetit (Ehlul Bejtit), ose dijetarëve pas tyre?

Njejtë, në qoftë se ne i ripërtrijmë keqardhjet tona në çdo ditë në të cilën një nga udhëheqësit e mëdhenj të Islamit, nga radhët e familjes së Pejgamberit -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, apo të tjerë, u vra apo ra dëshmorë apo vdiç, ditët e muajt e tillë do ishin të shumtë krahas ditëve të gëzimit dhe lumturisë, dhe njerëzit do të ishin të ngarkuar me vështirësi të padurueshme. Padyshim se të bësh një risi në fenë e Allahut, para së gjithash, do të dëmtojë njerëzit që kundërshtojnë mësimet islame, ata të cilët mendojnë se ata mund të shtojnë diçka për të bërë Islamin më të përsosur (kur ajo është tashmë i përsosur), dhe nuk janë të kënaqur me atë siç është përshkruar nga Allahu.

Disa nga historianët kanë deklaruar se i pari I cili ka futur këtë mendim, dhe në të vërtetë i pari I cili ka futur risinë ripërtrirjes së manifestimit që tregon një ditë zie në fillim të muajit të Muharremit ishte Shah Ismaili Safavi (907-930 Hixhri) , siç thotë Dr. Ali el-Verdi në “Lamahat Ixhtimajeh min Tarih el Islam” 1/59.

Së pesti:

Pastaj, disa historianë e konsiderojnë si më të saktë ngjarjen kur Ali ibn Ebi Talibi, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, u martua me Fatimen (Allahu qoftë i kënaqur me të), në fillim të vitit 3 Hixhri.

Ka edhe thënie të tjera lidhur me këtë çështje, por çështja është se asnjë nga dijetarët nuk kundërshtoi ndonjëherë martesën në muajin Muharrem, pos kësaj ai që martohet në këtë kohë ka një shembull të mirë në prijësin e besimtarëve Aliun -Allahu qoftë i kënaqur me të!-.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu:Shpend Zeneli

0 3067

Falënderimet dhe Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjën e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij

Dhe më pastaj:

Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, thotë: ” O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Allahut dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.” (Tahrim: 6 )

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar robërit e Tij, që ta ruajnë veten dhe familjet e tyre nga zjarri i Xhehenemit, e kjo ruajtje realizohet përmes kultivimit të devotshmërisë dhe qëndrimit me të devotshmit.

Mbrotja dhe ruajtja nga dënimi i zjarrit realizohet me devotshmëri dhe qëndrueshmëri të fortë në fenë e Allahut. Muslimani duhet ta këshilloj familjën e tij për devotshmëri dhe për qëndrueshmëri stoike në fenë e Allahut.

Njashtu, muslimani duhet të bashkëveprojë me familjen e tij në punë të mbara, në urdhërimin për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

Kështu, pra duhet të jetë muslimani me të gjithë, familjët dhe me shoqërinë e tij.

Porse, për t’u realizuar këto gjëra, duhet të pajiset muslimanit me sinqeritet, drejtësi dhe me durim. Dhe, nëse veprohen këto gjëra, shpresojmë që ia ke arritur ta ruash veten, familjën dhe të tjerët nga zjarri dhe e ke quar në vendin e duhur, amanetin dhe porosinë e Allahut.

Transmetohet se Abdullah ibën Omeri, radijAllahu anhuma, e ka ndëgjuar të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem, duke thënë: “Secili nga ju është bari për kopenë e tij. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë për shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj. Shërbyesi është bari për pasurinë e pronarit të tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij, dhe mendoj se tha: Njeriu është bari për pasurinë e babait të tij dhe është pêrgjegjës për kopenë tij, dhe të gjithë janë barinjë dhe të jeni përgjegjës pêr kopetë e juaja .” (Buhariu, 2409; Muslimi, 1829 nga Abdullah Ibën Omeri)

Dhe, përgjegjësia më e madhe dhe kujdesi më i madhë që duhet të jetë për muslimanin, është ta ruajë familjen e tij nga zjarri, ta këshilloj për frikërespekt ndaj Allahut, t’i kryejnë urdhërat e Allahut, t’i largohen ndalesave të Allahut, dhe të vazhdojë me këtë metodologji të thirrjes, derisa ta takoj Allahun, xhele ue ala, ngase kjo thirrje ngërthen në veten e saj, mirësi dhe shpërblime të panumërta, në dunja dhe në ahiret.

Allahu e urdhëron muslimanin, ta këshillojë familjen e tij, në adhurimin e Allahut, largimin nga idhujtaria, respektimin e prindërve, si dhe punë të tjera të dobishme për të.

Allahu i madhëruar, thotë në librin e Tij, famëlartë: “Adhuronie Allahun, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve, të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, fqinjëve të afërt dhe fqinjëve të largët, dhe atij që e ke pranë dhe udhëtarit (që ka mbetur ngushtë) dhe atyre që janë nën pushtetin tënd (skllavët). Se Allahu, me të vërtetë, nuk i do ata, të cilët krenohen dhe lavdërohen.” (Nisa: 36 ).

Pra, menjëherë pas njësimit të Allahut dhe largimit nga shirku, Allahu urdhëroi të sillemi mirê me prindêrit tanë.

Allahu e urdhëroi muslimanin të sillet mirë me prindërit e tij, fëmijêt, familjarët, fqinjit dhe të tjerët.

Muslimanët duhet të bashkëveprojnë në mirësi, ta ruajnë njëri tjetrin nga zjarri i xhehenemit, duke e këshilluar njêri tjetrin.

Ngase, kjo është cilêsi e muslimanit të sinqertë dhe tê vërtetë.

Në lidhje me këtë, Allahu i madhëruar, thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin: urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, e pengojnë të këqiat, falin namazin, japin zeqatin, dhe i përulen Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve – kopshte të xhennetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat do të banojnë përherë. Dhe (u ka premtuar) pallate të mrekullueshme në xhennetin e Edenit. E, kënaqësia prej Allahut është shpërblim më i madh. Kjo është lumturi e madhe.” (Teube: 71-72).

Kështu, pra muslimanët duhet të jenë në mes vete, qoftë me familjarët e tyre apo edhe me shoqërinë e tyre.

Të gjitha këto i vepron muslimani me këto qëllime apo synime:

1. Arritjen e kënaqêsisë së Allahut.
2. Shpërblimin me xhenet nga Allahu, dhe
3. Ruajtjen e vetes, familjës dhe të tjerëve nga zjarri i Xhehenemit me ndihmën dhe mèshirën e Allahut.

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua Ue Mekalat el Muteneuia: 9/136-141.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1988

Allahu i Madhëruar, në Kur’an, thotë: “Ne, me të vërtetë, të gjitha i kemi krijuar sipas dispozitës.” (Kamer: 49).

“E, Allahu u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju”. ( Safat: 96 ).

“Kënd e la Allahu në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë atë në rrugë të drejtë!” ( A’raf: 186).

“… dhe Allahu, e ka lënë në humbje duke e ditur (të keqen e tij).” (Xhathije: 23 ).

“Por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Allahu.” (Insan: 30 ).

“E ua ka shpjeguar të mirën e të keqen.” ( Shems: 8 ).

Kur e pyeti Xhibrili alejhi selam Pejgamberin alejhi selam, se ç’është imani? Pejgamberi alejhi selam i tha: “Imani është të besosh në Allahun, Melaiket e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij, ringjalljen pas vdekjes dhe kaderin e Tij, se e mira dhe e keqja vijnë prej Tij.” (Buhariu: 50, Muslimi: 5, nga hadithi i Ebu Hurejres radijAllahu anhu).

Transmetohet nga Ebu Darda, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që nuk i respekton prindërit, as ai që e mohon kaderin (caktimin e Allahut), dhe alkooliqari kronik.” (Hadithi Sahih; Nesaiu: 5/80, Ahmedi: 2/134, shiko në vargun e haditheve të sakta të Shejh Albanit: 674).

Transmetohet nga Ibën Omeri, radijAllahu anhuma se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Do të ketë nga umeti im popuj (njerëz) që do ta mohojnë kaderin.” (Sahih sipas kushteve të Imam Muslimit: Hadithin e shënon: Ahmedi: 2/90, Hakimi: 1/84).

Transmetohet nga Aliu, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të besoj njeriu përderisa të besoj në katër gjëra: Të dëshmoj se nuk zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, tê dëshmojë se unë jam i dërguar i Allahut, të besoj në ringjalljen dhe në kader.” (Tirmidhiu: zingjiri i këtij transmetimit është i mirë).

Shejh Dr. Mustafa Murad, profesor në fakultetin e davetit në Ez’her.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1556
  1. Ceki disa ajete Kur’anore që e ndalojnë muzikën?

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Dhe, bëri për vete(o shejtan) – me zërin tënd, – kë të mundesh nga ata(njerëzit), dhe sulmo në ta me britmë me kalorësinë dhe këmbësorinë tënde dhe integrohu me pasurinë dhe fëmijët e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjetër, përpos mashtrimit.” (Isra: 64).

“E, madje, e zëni në asgjë( jeni edhe të pakujdesshëm)! (Nexhm: 61)

“E, ka disa nga njerëzit që besojnë në tregime të kota, për t’u shmangur nga rruga e Allahut, pa kurrfarë dijenie, duke e pandehur (rrugën e Zotit) qesharake. Të atillët i pret dënimi i poshtëruar.” (Lukman : 6 ).

  1. Cilat janë suret të cilat posedojnë sexhde ?

Suret në Kur’an të cilat posedojnë sexhde janë: 1. A’raf 2. Rra’d 3. Nahl 4. Isra 5. Merjem 6. Haxh(dy sexhde) 7. Furkan 8. Sexhde 9. Sad 10. Fusilet 11. Nexhm 12. Inshikak 13. Alek 14. Neml

  1. Cili është ajeti i cili ka zbritur i fundit?

Ajeti i cili ka zbritur i fundit êshtë: “Dhe frikësojuni asaj Dite, që do të ktheheni te Allahu, në të cilën, çdokujt, do t’i jepet ajo që ka fituar, – dhe askush nuk do të dëmtohet.” ( Bekare: 281).

  1. Cili është ajeti më madhështorë që ka zbritur në Kur’an?

Ajeti në madhështor që ka zbritur në Kur’an është:

“Allahu është – s’ka tjetër zot përveç Tij, (i cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat)! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokend pa lejën e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë. Froni (Madhëria) e Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i ruajë ato. Ai është shumë i Lartë, i Madhëruar!.” (Bekare: 255)

  1. Çfarë duhet të thotë muslimani para hyrjes në banjo ?

(Allahume ini eudhubike minel hubthi uel haba ithi).
“O Allahu im! Kërkoj të më ruash nga tê fëlliqurit (exhinët meshkuj) dhe të fëlliqurat(exhinët femra).”

(Shënon : Buhariu dhe Muslimi).

  1. Çfarë duhet të thotë muslimani kur të del nga shtëpia e tij?

(Bismilah. Teuekeltu alallah la haule uela kuvete ila bilah).
“Me emrin e Allahut. U mbështeta në Allahun, nuk ka ndryshim as forcë pa ndihmën e Allahut.” (Shënon: Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).

(Allahume ini eudhu bike en edile eu udale, eu ezile eu uzele, eu edhlime eu udhleme,eu exh’hele eu juxhele aleje). ” O Allahu im ! Kërkoj mbrojtje tek Ti që të mos devijoj e as të tjerët të më devijojnë, që të mos i poshtroj të tjerêt e as të tjerët të mos më poshtrojnë mua, që të mos bëj padrejtësi e as të tjerët të mos më bëjnë padrejtësi, të mos i shpërfilli të tjerët e as ata të mos më shpërfillin mua.” (Shënon: Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe).

  1. Çfarë duhet të thotë muslimani gjatë hyrjes nê shtëpinë e tij?

(Bismilah uelexhna ue bismilah harexhna, ue ala Rabina teuekelna).
“Me emrin e Allahhut hyjmë dhe me emrin e Allahut dalim. Dhe vetëm Allahut, Zotit tonê i mbështetemi.” (Shënon: Ebu Davudi). (Pas kësaj duaje i përshëndet familjarët).

  1. Kush është çelësi i xhenetit?

Çelsi i xhenetit është fjala La Ilahe IallAllah (Nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë pos Allahut).

  1. Kush ishin muezinët në kohën e Muhamedit, alejhi selam?
    1.Bilal Ibn Rebah 2. Abdulla ibn Mektum 3. Ka’b Ibn Malik. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.
  2. Kush ishin ata që e shkruanin vahjin (shpalljen)?

– 1. Ebu Bekri (vdiq: 13hixhri) 2. Omer Ibnul Hatabi (23hixhri) 3. Othman Ibn Afani (35hixhri) 4. Ali Ibn Ebi Talib ( 40hixhri) 5. Zejd Ibn Thabit (45hixhri) 6. Ubej Ibn Ka’bi (30hixhri) 7. Muavije Ibn Ebi Sufjan (60hixhri) 8. Halid Ibn Uelid (21hixhri) 9. Ebane Ibn Seid (13hixhri) 10. Thabit Ibn Kajs (12hixhri).

  1. Kush ishin sahabët që ishin davetgji (thirrësa) më të njohur në Islam?
    1.Mus’ab Ibn Umejri 2. Ali Ibn Ebi Talib 3. Muadh Ibn Xhebel 4. Abdulla Ibn Mes’ud Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.
  2. Çfarë premtime u premtoi Allahu besimtarëve se do t’u dhurojë në dunja?
    – Shpëtimin, argument fjala e Allahut: ” Me të vërtetë, shpëtuan besimtarët.” (Muminun: 1).
    – Udhëzimin në rrugën e drejtë, argument fjala e Allahut; “Me të vërtetë, Allahu i udhëzon besimtarët në rrugën e drejtë.” (Haxh: 54).
    – Ndihmën, argument fjala e Allahut: وَكَانَ حَقًّا عَلَيْنَا نَصْرُ الْمُؤْمِنِين. ” E për ne, është që t’i ndihmojmë besimtarët.” (Rrum: 47).
    – Fuqinë, argument fjala e Allahut: “Por, fuqia është e Allahut dhe e Profetit të Tij dhe e besimtarëve, mirëpo – hipokritët nuk e dijnë (këtë).” ( Munafikun : 8).
    – Hilafetin.
    – Jetë të mirë dhe të bukur، argument fjala e Allahut: “Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (Nahl: 97).
  1. Çfarë u premtoi Allahu besimtarëve se do t’ju dhurojë në ahiret (botën tjetër)?
    – Hyrjen në Xhenet, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, argument fjala e Allahut: “Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve – kopshte të xhennetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat do të banojnë përherë. Dhe (u ka premtuar) pallate të mrekullueshme në xhennetin e Edenit. E, kënaqësia prej Allahut është shpërblim më i madh. Kjo është lumturi e madhe.” (Teube: 72).
    – Hyri (gra) të bukura dhe symëdha, argument fjala e Allahut: “Në to (xhennete) ka edhe hyrie (të bukura) sy-mëdha, të ngjashme margaritarit të ruajtur, të ngjashme margaritarit të ruajtur.” (Uakia: 22-24).
    – Shikimi i Allahut,- xhele ue ala!,- në Xhenet nga ana e besimtarëve, argument fjala e Allahut: “Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë, në Zotin e tyre do të shikojnë.” (Kijame: 22-23).

AUTOR: SAMI ABDURRAHMAN KUBAXHE

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

0 4019

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Gjithmëshirshmit

Të nderuar vëllezër

“Nderimi i prindërve”, është një temë shumë herë e shtjelluar, është dëgjuar shumë dhe është lexuar shumë rreth saj …

Jam menduar me kujdes … dhe pashë një çrregullim të dukshëm e të qartë , se si disa prej nesh dëgjojnë për “nderimin e prindërve”, por ai nuk di se si t’i nderon!

Kështu që mu dha një ide  për të shtjelluar këtë temë në një mënyrë tjetër , mendoj se kjo do na shpien në realizimin e qëllimit, që u vëndua lart, e që është dëgjuar dhe lexuar.

Unë po e shtjelloj në formën e ideve dhe propozimeve që fusin gëzim tek prindërit, i rehatojnë, i bëjnë të hareshëm,  e ata të dy do të jenë të kënaqur me ty, me lejen e Allahut.

Mund që disa prej këtyre ideve të mos jenë të përshtatshme për ty, e disa po, merr çafrë të përshtatet e lëri ato që ti do.

Këto ide janë rezultat i meditimit, kisha për qëllim të mos cek diç që zakonisht përmenden në ligjëratat, hytbet, e të tjera, gjëra të cilat ju i keni dëgjuar edhe më herët, andaj të mos më fajësojnë vëllezërit e mi.

Qëllimi është që prindërit tanë të jenë të kënaqur me ne, e me këtë të fitojmë edhe kënaqësinë e Allahut.

Nuk e di, as nuk e kupton e nuk do ta kupton vlerën e prindërve pos atij që i kanë vdekur prindërit e tij, atëherë ai do të thotë: “Mjer për mua!! Por nuk i bën dobi. Si ka mundësi të shpëton ndokush që sillet keq me prindërit, i hidhëron ata? Allahu na ruajt.

E lusim Allahun t’i mëshiron të vdekurit tanë e të gjallëve t’u jep jetë të gjatë e vepra të mira, të na udhëzon të jemi të edukuar ndaj tyre, të kryejmë detyrat dhe obligimet që kemi ndaj tyre, të na bashkon të gjithëve së bashku me pasardhësit tanë me të dërguarin tonë Muhamedin, sal-Allahua lejhi ve selem, në xhenetin e lartë.

NJË: Lutja.

            Prej gjërave më obligative, më të rëndësishme, më primare ndaj prindërve është lutja për ta. Bëje përmendjen e tyre dhe lutjen për ta të vazhdueshme, të mos hiqet nga mendja jote.
Kujtoi ata në sexhde, në namazin e vitrit, në lutjet e përgjithshme, në haxh, në umre, në tavaf, kur imami të hy në xhami për hytbën e xhumasë, në orët e fundit të ditës së xhuma, mes ezanit dhe ikametit, e kohëra të tjera në të cilat pranohet lutja.

Lutu për ta që:

-Allahu t’i mëshiron.
-Allahu t’i fal.
-T’u jep shëndet.
-Përfundim të mirë.
-T’u jep jetë të gjatë përplot vepra të mira.
-T’i udhëzon e t’i përmirëson.
-T’u ndihmon.
-T’i fut në xhenet, e ti mbron nga zjarri i xhehenemit.
-T’i shëron nga sëmundjet që mund t’i kenë.
-T’u ndihmon në edukimin e vëllezërve e motrave tua.
-T’u jep risk hallall.
-T’i shpërblen ata me atë që është më e mirë, për mundin që kanë dhënë.

Prej gjesteve më të bukura, që fusin gëzim tek ata, që ti nuk e paramendon është t’i informosh për vlerën e tyre tek ti, dhe se ti lutesh për ta, në çdo kohë e në çdo vend.

Mund të habitesh, pasi t’ua thuash këtë, mund që njëri prej tyre të qaj, posaqërisht nëse ndokush prej nesh më herët nuk ka pasë raporte të mira me prindërit.
Allahu na e përmirësoftë gjendjen tonë.

DY: Të japësh lëmoshë për ta.

Është një prej veprave më madhështore, të lësh vakëf për ta, apo t’i bësh pjesmarrës në vperat bamirëse, por mund edhe të bësh ndonjë vepër të veçantë për ta.

Le të marrin pjesë në ndërtimin e xhamisë, hapjen e bunareve, botimin e mus’hafeve, e të tjera.

Një prej bamirësve thotë: kam investuar në një projekt të madh bamirës, që përfshin një xhami të madhe, një shkollë për mësimin e Kuranit, etj, e këtu e kam futur në hise edhe prindin tim së bashku me mua, e isha shumë i gëzuar, kur faleja në atë xhami, apo kaloja pranë saj, ngase më kujtohej se unë dhe prindi im kemi investuar në ndërtimin e tyre.

Bëri ata pjesmarrës në sadaka qoftë edhe me pak, e mos thuaj se atë që e jap nuk kthehet, atë që e dhuroj si sadaka nuk ka ndikim, sepse ti je në tregti me Allahun, më Bujarin, i Lartësuar dhe Madhëruar është Ai, si dhe peshoret e ditës së ahiretit nuk krahasohen me peshoret e dynjasë.

TRE: T’i marrësh me vete në ndonjë udhëtim.

Mund të jetë e përshtatshme që të kërkosh prej prindërve që të vijnë me ty në ndonjë udhëtim, në ndonjë vend të bukur, në ndonjë kopsht prej kopshteve të ndryshme.

Merr me vete të gjitha nevojat e udhëtimit, merr ushqimet që ata i preferojnë, qoftë edhe  pije. Nëse të kërkojnë që me ju të vijë edhe një prej vëllezërve tu, thuaju atyre: Po, dëgjoj dhee respektoj! Dhe realizo dëshirën e tyre.

Të bësh që të ndihen të rehatshëm në udhëtim, t’i shërbesh ata, t’ua përgatisësh çajin, ushqimin, e të ndezësh zjarrin, të vendosish një pengesë që të mos i godet era e fortë. Ec me ta së bashku, e bisedo me ta për ato tema që ata kanë dëshirë të bisedojnë, si kanë kaluar në të kaluarën? Si janë martuar? Si ka qenë fëmijëri jote dhe e  vëllezërve? Raste të vështirësisë, raste të gëzimin e rastë të pikëllimit.

Shënoe këtë udhëtim në regjistrin tënd, le të jetë ky udhëtim një prej ditëve më të bukura që ke kaluar me prindërit tu.

KATËR: Ftoi ata në shtëpinë tënde.

Kjo ide ka një ndikim të hatashëm, sa mund që të habitesh.

Kjo ide është që ti t’i gostisësh prindërit e tu, qoftë në shtëpi, qoftë në një prej restoraneve. Porosit për ta ushqimet që ata i pëlqejnë, do të ndjesh një jetë të re, një lumturi që buron nga zemra jote, duke i gëzuar ata dy.
Padyshim që, t’i ftosh në shtëpinë tënde është më mirë.

Do të përmend një tregim të çuditshëm, që tregon për ndikimin e gostisjes së prindërve.

Thotë personi i cili ka përjetuar tregimin: Pas 21 vitesh martesë, gjeta shkëlqim të ri të një dashurie. Para një kohe fillova të dal me nënën time, ishte ide e gruas sime, e cila fillimisht më porositi duke thënë: “Unë e di mirë se sa shumë ti e do.” Nëna ime ishte e vejë që 19 vite. Por, preokupimet, puna, jeta ime e përditshme, me tre fëmijë, përgjegjësitë e ndryshme, më bënë që të mos e vizitoj vetëm se ndonjëherë!
Një ditë i telefonova, dhe e ftova në darkë, më pyeti: “A je mirë?!”, sepse nuk ishte adaptuar në telefonatat e vonshme, e brengosej për këtë, e i thash asaj: “Po! Jam shumë mirë, por dua të të vizitoj për një kohë.” Tha: “Vetëm ne?” u mendua një moment, e tha: “Dua edhe unë.” E ditën e enjte, pasi përfundova orarin e punës, kalova kah ajo dhe e mora me vete, kur arrita, ajo më priste tek dera, e mbuluar me mantil të bukur, më dukej se ishte sendi i fundit që ia kishte blerë prindi im para se të vdiste. Ajo më buzëqeshi, e më tha: “Ju tregova të gjithve se do dal sot me djalin tim, e të gjithë u gëzuan, presin t’u tregoj se si kam kaluar.”
Shkuam në një restoran, të bukur e të qetë, më kapi për krahun tim e hyrëm brenda, pasi që u ulëm , fillova të lexoj menynë e ushqimeve, sepse ajo nuk mund të lexon shkronjat e vogla. Në atëkohë sa unë lexoja, ajo më shiqonte me një buzëqeshje të madhe, e më tha: “Isha unë ajo që të lexoja kur ti ishe i vogël.” Iu përgjigja:  “Tash erdh koha të kthej një pjesë të vogël të borxhit tim, je rehat.”
Biseduam një kohë të gjatë, nuk ishte diç jo normale, por biseda rreth ngjarjeve të vjetra e të reja, saqë kishim haruar se koha kishte kaluar mesnatën!
Kur u kthyem, arritëm tek dera e shtëpisë së saj, e tha: “Dua që herën tjetër të dalim së bashku, por në llogari timen.”
E putha dorën e saj, dhe e përshëndeta.
Pas disa dtësh, nëna ime vdiq, nga një sulm në zemër, ndodhi shumë shpejt, e pas disa ditësh më arriti një letër nga restoranti ku ne kishim drakosur, aty kishte shkruar: “Kam paguar më herët faturën, e dija se mund të mos jem unë aty, me rëndësi është që unë pagova darkën për dy persona, për ty dhe gruan tënde, sepse nuk mund ta paramendosh sa vlerë kishte ajo natë për mua. Të dua djali im.”
Në këtë momënet e kuptova se çfarë do të thotë “dashuri” apo fjala “të dua”.

PESË: Dalja së bashku në piknik:

  • Vizita e të afërmve.
  • Vizita e vendeve antike, të kërkosh që ata të shpjegojnë , se si kanë qenë shtëpitë në të kaluarën, e si janë shndërruar, si ishin njerëzit atëherë, e si janë tani.
  • Vizita e tregjeve të vjetra.
  • Vizita e monumenteve historike.
  • Mund që prindërit të gëzohen nëse vizitohen fqinjët e mëhershëm të tyre.

Të jetë një shëtitje e shkurtër, që bën prindërit të ndihen se je me ata, afër tyre, gëzohesh kur ata janë me ty, dhe gëzohesh më tepër kur sheh buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Mos haro, të ndalesh në ndonjë lokal të blesh ndonjë pije apo ndonjë lloj ushqimi që ata preferojnë gjatë shëtitjes.

Njashtu në kthim merr diç, qoftë edhe pak, kur të hynë ata në shtëpi, t’i gëzojnë fëmijët.

Kujdes: kur jemi me shokë, nuk lodhemi duke qëndruar me ta, e duke shëtitur në shoqërinë e tyre. Ndërsa me prindër orët na duken të shumta, e na duket gjendje shumë e rëndë. Allahu na i zbutë zemrat tona.

GJASHTË:  Puthja e kokës së prindit.

Prej nderimit ndaj prindërve është edhe puthja e kokës dhe duarve të tyre.

Puthja e kokës së prindit, nuk mund të paramendojmë çfarë efekti dhe ndikimi ka.

Ke mundësi të njohësh këtë, në fytyrën e prindërve dhe në sjelljen e tyre ndaj teje.

Disa hamenden në pythjen e kokës së prindërve, por asesi nuk hamendet e as që do hamenden të puthin kokën e një dijetari. Haku i prindërve nuk është i barabartë me asnjë të drejt të ndokuj tjetër.

Dhënia përparësi të së drejtës së tyre është prej obligimeve më të mëdha pas obligimeve ndaj Allahut.

Nëse prindërit shprehin dëshirë që t’ua puthësh dorën, atëherë praktiko atë që ata preferojnë.

SHTATË: Lavdërimi dhe falënderimi i tyre.

Prej gjërave që i gëzon dhe i zbut prindërit është lavdërimi dhe falënderimi i tyre.

Falënderoi, krenohu me ta, trego që ndihesh i nderuar që je djal i tyre, prano se mirësit janë prej tyre, pas Allahut.

Nëse ke korrë sukses në studime, thuaj: Këtë sukses e kam prej Allahut e pastaj nga edukata e prindërve të mi.

Nëse ke sukses në punë, thuaj: Këtë sukses e kam nga Allahu pastaj nga kujdesi i prindërve.

Nëse ngrihesh në pozita të larta të punës, nëse funizohesh me pasuri, nëse martohesh, nëse të tjerët të lavdërojnë, kujdesu që t’i lavdërosh ata.

Kur ata të dy vinë tek ti thuaj: Çështë kjo dritë që na u shfaq?!

Kur të afrohen tek ti thuaj: Mirë se vini, sytë na i kënaqët.

Kur ti shohësh ata thuaj: Falënderimi i takon Allahut që më dhuroi prindër si ju.

Kur të ulesh me ta thuaj: Ai që nuk ka prindër si ju, si mund të jeton?!

TETË: Përmendja e të mirave të tyre.

Është vepër e mirë që fëmija të përmend të mirat e prindit, e t’i falënderon.

T’ua përmend në prezënc të tyre, e të shpreson të njëjtat për veten, që Allahu ta furnizon me sinqeritet sikur sinqeriteti i prindërve, me moral të mirë si morali i prindërve, ta duan njerëzit siç i duan prindërit e tij, të jetë modest, i butë, i përkujdesur ndaj namazit, të ruan gjuhën, të ketë bujarinë, guximin, mençurinë, menjdemprehtësinë, tolerancën e prindërve, e të tjera.

NËNTË: Të tregosh interes ndaj tyre dhe të kryesh nevojat e tyre.

Atë që shumë herë mund të anashkalojmë është të tregojmë interes për prindërit tanë, të kryerjmë nevojat e tyre, edhe kur ata nuk kanë nevojë për këtë. Të mos e konsiderojmë gjë të vogël.

Mundohu të kuptosh se çfarë duan prindërit, pyeti, pastaj thuaj: Po! Dëgjova! Urdhëro! Tani! Të përgjigjem! Etj.

Kur prindi dëshiron të ulet, e sillet djathtas e majtas, atëherë shpejto gjej një vend, apo karrikë e afroja atij.

E gjen prindin duke u menduar, pyete: Çfarë dëshiron?

Ndaje ushqimin që ke afër me ata, afroji atë që  e kanë më larg, nga ushqimi, e pijet, edhe në ndejat me të tjerë, je afër prindit, leje që ai të ulet në krye të vendit, afroja atij çajin e kafen, e njohtoe me shokët e tu.

DHEJTË: Konsultohu me ata.

Konsultohu me prindërit, realizo idetë e tyre, si dhe falënderoi ata para, gjatë dhe pas kryerjes së donjë detyre. Qoftë edhe në gjëra të vogla, qoftë edhe në përzgjedhjen e studimeve fakultative, po edhe në zgjedhjen e bashkëshortes, për emrat e fëmijëve që do t’i emërtosh, për disa probleme me të cilat ballafaqohesh në punën tënde, në gjërat që mund të të godasin ty, apo fëmijët e tu, sëmundje apo të ngjashme, konsultohu me ta në çështjet politike, shoqërore, ekonomike, etj.

NJËMBËDHJETË: Bëhu i dëgjueshëm.

Drejtohu kah ata me fytyrë, tregohu optimist gjatë bisedës, dëgjoi, qoftë edhe nëse tregimet e tyre janë që i ke dëgjuar më herët, e mos thuaj: Po, e kam dëgjuar këtë më herët!

Nëse të tregojnë ndonjë dobi, lutu për ta, dhe trego se sa ke përfituar prej tyre.

Nëse të tregojnë ndonjë tregim, trego interesin tënd, dhe ndikimin e atij tregimi, dhe se ti do ua tregosh të tjerëve këtë tregim.

Të kemi kujdes nga shkujdesi, gjatë këtyre lëvizjeve që nuk e parashikojmë vlerën e tyre, siç e njohin prindërit tanë.

DYMBËSHJETË: Telefonoi.

Telefonoi prindërit e tu çdo ditë, apo çdo dy ditë, nëqoftë se nuk ke mundësi t’i vizitosh, e të ulesh me ta. I tërheq vërejtjen vetes dhe vëllezërve të mi nga anashkalimi i një gjëje të këtillë. Mos thuaj se pridënrit nuk hidhërohen nëse nuk u telefonoj, apo vonohem në telefonim. Mos u mundo ta bindësh veten në këtë mënyrë.

Prindërit gëzohen dhe ndjejnë kënaqësi kur dëgjojnë zërin e fëmisë, andaj mos e privo veten nga kënaqja e prindërve.

Gjithashtu provo të shkruash një porosi përmes telefonit, ku në të do përmendësh një lutje, një falënderim, e dobi që do i gëzosh kur ata do ta lexojnë.

TREMBËDHJETË: Përgjigjja e thirrjeve telefonike, sado që je i preokupuar.

Nuk është e panjohur për ju të nderuar, tregimi për atë dijetarë i cili ishte ulur në një prej ndejave të dijes, duke u shpejguar nxënësve të tij, i erdhi nëna e tij në atë ndejë e thiri prej së largu e i tha: “O filan, merri kokrrat dhe ua hudh pulave”, ai iu përgjigj, u ngrit të veproi atë që e kërkoi nëna e tij! Pa asnjë vështirësie!

Them: Mund që të na vijnë thirrje prej ndonjërit prej prindërve, e ne të jemi në vendpune, apo në ndejë të dijes, apo ndejë të përgjithshme, apo në ndonjë ceremoni, etj, e të ndihemi të sikletuar që t’i përgjigjemi! Është për çudi gjendja jonë!

Çfarë na pengon që t’i përgjigjemi, të shpejtojmë me “selam”. Miliona njerëz shpresojnë qoftë edhe një telefonatë, nga njëri prej prindërve, e ne e anashkalojmë këtë gjë, nuk i përgjigjemi, duke u argumentuar se telefonatat në të shumtën e rasteve për ne janë të parëndësishme, edhe pse janë të rëndësishme dhe prioritare për ata dy!

KATËRMBËDHJETË: Dhuro dhurata, e bëje për ta surpriza.

Dhurata ka një ndikim të dukshëm, e të papërshkruar, sado që ajo dhuratë të jetë e vogël apo e madhe, mos e nënvlerëso dhuratën ndaj prindërve, atyre ju mjafton se është prej teje, se ti çdoherë i kujton ata. Mënyra e si ti e shikon dhuratën dallon nga mënyra se si ata e vështrojnë, dhuroji atyre atë që ata e duan, sado që të kushton.
Mund që këtë dhuratë ta bësh në formë surprize për ta.

PESËMBËDHJETË: Organizim i një tubim për ta.

Ditët e bukura përsëriten, tubimet e gëzimit janë të shumta, dallojnë për nga shkaku i manifestimit të tyre, ku ftohen prindërit, nderohesh me arrdhjen e tyre, për ndonjë qëllim të caktuar, organizo një tubim për ta.

Qoftë nëse prindëri ka përfunduar leximin e Kuranit, e të ftosh atë që ti dëshiron për një drekë apo darkë të përbashkët, si një gëzim për këtë vepër.

Apo kur prindi shërohet –Allahu i ruajt nga çdo e keqe – e të ftosh mysafirë, nga gëzimi për shëndetin e tij.

GJASHTËMBËDHJETË: Botimin e Kuranit apo të ndonjë libri në emër të tyre.

Në mënyrë që kjo të jetë lëmoshë rrjedhëse për prindërit e tu.

Kush ulet dhe lexon këtë shkrim për “Nënën, e babanë” le të shfrytëzon ditët që i kanë mbetur prindërve të tij, e të mos jetë një ditë ku nuk i gjen e as që gjen kush i zëvendëson ata.

Nëna edhe nëse është plakë, e sëmurë, apo e bezdisur me kërkesat e saja, përkujto se nëse ajo ka nevojë për ty sot, një ditë ti ishe edhe më nevojtar për atë, nëse ajo të kërkon që t’i japësh nga pasuria jote, ajo ty të ka dhuruar prej shpirtit dhe trupit të saj, të ka bartur në barkun e saj, e ishe një gjymtyrë e gjymtyrave të saja që ushqehej me gjakun e saj, e pastaj të lindi me padëshirën e saj, i nxjerrur prej saj ashtu siç nxirret shpirti.

A nuk ke parë një grua shtatëzënë në muajin e nëntë, se si barku i saj arrin deri në fyt, nuk mundet të ecë nga bara e madhe e as që mund të fle?!

Edhe nëse nuk ke parë grua duke lindur, a nuk ke dëgjuar të britmat e saja nga dhimbjet që i shkaktohen?!

A nuk të kanë treguar se çfarë ajo përjeton ?!

Nëse një njeriu të shkakton të dhjetën e këtij ndëshkimi, do të ikje prej tij e do të izoloheshe, kjo nëse ti je i butë me të e nuk i hakmeresh e as që e dëmton, por nëna harron dhimbjet e saj pas disa çasteve të daljes së fëmiut, pastaj e afron në gjoksin e saj, e ndjen që sikur shpirti i saj gati se dëshironte të dilte tani iu kthye, e i jep të pijë nga gjiri i saj, e ai fëmijë forcohet e nëna dobësohet.

Përkujto se nuk ke kaluar një ditë të jetës tënde vetëm se u është pakuar atyre një ditë e jetës, ti nuk ke arritur rininë tënde pos pasi ata kanë humbur rininë e tyre, dhe se nuk ke arritur këtë fuqi derisa ata nuk i kaploi dobësia.

Ai i cili ë do ty, si person, sado që ndrrohet gjendja yte, është prindi.

Ai i cili ka nënën apo ka babanë, i është hapur atij dera e xhenetit, e kush ai i cili kalon përreth derës së hapur të xhenetit dhe nuk hyn në të?!

Ishte një gjest shumë i këndshëm atë që e kishte shkruar një njeri në veturën e tij; (SA E MADHE QË JE OJ NËNA IME)

829

Sami Al Musejtir

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË