Arhiva MujoreFebruary 2017

0 807
  1. Një person ka falur namazin e Vitrit në kohë të namazit të akshamit, dhe kjo i lejohet atij, dhe namazi është në rregull!

PËRGJIGJJA: Ky person ka falur namazin e akshamit dhe atë të jacisë duke i bashkuar të dy namazet në kohë të namazi të akshamit, kështu që i lejohet atij pasi të ketë falur namazin e jacisë ta falë namazin e vitrit.

  1. Një njeri ka falur namazin farz me xhemat, më pas i është bërë e qartë se namazin që e ka falur, ka qenë pa abdes, megjithatë nuk i lejohet atij që ta përsërisë të njejtin namaz. Si?!

PËRGJIGJJA: Ky person ka falur namazin e xhumasë, pasi që e ka falur me xhemat namazin e xhumasë, e nëse nuk e arrin ta falë me xhemat, atëherë e fal namazin e drekës, katër rekate.

  1. Një njeri ka shkurorëzuar gruan e tij për të parën herë, dy orë pas shkurorëzimit, kjo grua përfundon idetin e saj, dhe ai detyrohet të vëndon niqah të ri nëse dëshiron që ta kthejë përsëri gruan!

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka shkurorëzuar gruan e tij, kur ajo ishte shtatëzënë, në çastet e fundit të shtatëzënisë, pasi që të ketë lindur fëmijën, del gruaja nga ideti, dhe ky ka mundësi ta kthen përsëri me niqah të ri.

  1. Një person ka shkurorzëzuar gruan, vetëm se një herë, kështu që nuk ka të drejtë ta rikthen atë grua, pos nëse ajo lejon apo t’i jep leje përgjegjësi i gruas, dhe atë me akt të ri martesor (niqah)!

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka shkurorëzuar gruan para se të ketë marrëdhënie intime me të, e kush shkurorëzon gruan e tij, para se të ketë marrëdhënie intime, ajo shkurorëzohet me të parën herë, nuk ka të drejtë ta rikthejë, vetëm nëse ajo dëshiron, apo përgjegjësi i saj (si prindi).

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e pesëmbëdhjetë

Burimi: albislam.com

0 1038

Ilaçi shërues që duheni t’a përdorni për shërimin e plotë të hipokrizisë (Nifakut)

1. Ibadetet e fshehta;

Ngase munafikët e adhurojnë Allahut vetëm atëherë kur janë në prezencë të njerëzve dhe kur shihen. Ata kështu i bëjnë adhurimet vetëm sa për sy e faqe. Ibadeti i fshehtë është demantues dhe shkatërrues i plotë kësaj cilësie te ulët ngase ndodh vetëm  nën mbikqyrjen e Allahut dhe nën dijeninë e robit dhe Allahut. Kësaj i thonë pra sinqeritet dhe kjo është e kundërta e nifakut.

2. Përmendja e shumtë e Allahut; 

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përmendja e shumtë e Allahut është mbrojtje e sigurtë nga hipokrizia (nifaku) ngase hipokritët e përmendin vetëm pak Allahun (azze we xhel-l).

Allahu në Kur’an thotë:

“… Dhe nuk e përmendin Allahun vetëm se pak” (Nisa, 142)

Kab ibn Malik, radij Allahu anhu, thotë: “Ai që e përmend Allahun shumë është i ruajtur nga nifaku…”

Argumet pra për këto dy veprime është fjala e Allahut:

Me të vërtetë, hipokritët  përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Ai i mashtron ata (i dënon). Kur ata ngritën për namaz, ngriten pritueshëm (me dembeli), duke u paraqitur karshi botës (që janë besimtarë, sa për sy e faqe), e Allahun nuk e përmendin vetëm se pak herë.” (4:142)

Ngase në ajet gjejmë se ata i shfaqin veprat para njerëzve, kështu që ibadeti i fshehtë e demanton këtë dhe poashtu gjejmë se ata nuk e përmendin Allahun përveçse pak. Kuptimin e kundërt pra që e nxjerrim  prej kësaj është se përmendja e shumtë e Allahut e çrrënjosë nifakun.

3. Falja e namazit me xhemat (duke arritur tekbirin fillestarë);

Ai që rregullisht kujdeset për namazin e tij duke arritur tekbirin e parë me Imam (për burrat) është i ruajtur nga nifaku. Dëshmi për këtë e kemi hadithin të cilin e transmeton Enesi, radij Allahu anhu, se i Dërguari, sal- Allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kush falët dyzet ditë me xhemat duke arritur tekbirin fillestarë i shkruhet atij dy garantime, një garanti nga zjarri dhe një garanti nga hipokrizia (nifaku)”

[Tirmidhiu, Shejh Albani e kategorizon si të sakt]

Hoxhë Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 1236
  1. Një person ka harruar në veprim në namaz, por këtij nuk i lejohet të vije me sexhde sehv (të harresës), dhe namazi i tij është në rregull!

PËRGJIGJJA: Nëse njeriu falet me imam, në këtë rast nuk vepron sexhdet sehv, edhe nëse ka harruar diç nga namazi. Njejtë nëse njeriu gabon në namazin e xhenazes, ai në këtë rast nuk vepron sexhde të harresës, sepse në atë namaz nuk ka sexhde e as ruku.

  1. Një njeri është falur në disa drejtime gjatë namazit të tij, kështu që namazi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet të kompensojë!

PËRGJIGJJA: Ky person gjatë udhëtimit, e fal namazin nafile në mjetin që udhëton, e fal në atë mënyrë dhe nuk e dëmton aspak pse ndryshon drejtimi i kibles.

  1. Një njeri e fal namazin e akshamit dhe atë të jacisë gjatë ditës, dhe kjo pranohet prej tij!

PËRGJIGJJA: Ky njeri banon në ato vende ku lindja e diellit është e vazhdueshme me ditë, siç është në polin verior dhe atë jugor, këto vende i falin pesë kohët e namazit duke përcaktuar kohët e namazit.

  1. Një njeri ka falur dy rekate, dhe në ato dy rekate katë herë ka rënë në ruku dhe katër herë në sexhde, jo me harresë por qëllimisht, namazi i tij është në rregull. Si?

PËRGJIGJJA: Ky njeriu ka qenë duke e falur namazin e Kusufit.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman, el Arifi

Pjesa e katërmbëdhjetë

Burimi: albislam.com

0 14688

Njё nga sunetet e forta tё Dёrguarit (sal-Allahu alejhi ve sel-lem ) ёshtё ky namaz i paraditёs qё sjell me tё vёrtetё shpёrblime tё mёdha, edhe pse ёshtё njё vepёr e lehtё qё merr shumë pak kohё.

Pёr vlerёn e kёtij namazi i Dёrguari (sal-Allahu alejhi ve sel-lem ) nё hadithin qё transmeton Ebu Dherri (radij Allahu anhu) e thotё: “Pёr çdo mёngjes, çdonjёra nyje e trupit tuaj ka tё drejtё pёr lёmoshё. Çdo ‘tesbih’ (tё thёnurit ‘subhan Allah/ I pa tё meta (lartёmadhёruar) ёshtё Allahu) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehmid’ (tё thёnurit ‘elhamdulilah/ Falёndёrimi dhe lavdёrimi i takon Allahut) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehlil’ (tё thёnurit ‘la ilahe il-la Allah/ Nuk ka Zot pёrveç Allahut’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tekbir’ (tё thёnurit ‘Allahu ekber/ Allahu ёshtё mё i madh’) ёshtё lёmoshё, tё urdhёruarit nё tё mirё ёshtё lёmoshё, ndalimi nga e keqja ёshtё lёmoshё dhe si kompenzim pёr gjithё kёtё mjaftojnё dy rekate tё ‘duhasё’ (paraditёs)”. Shёnon Muslimi

Ndёrsa nga Ebu Hurejra transmetohet tё ketë thёnё: “Mё ka kёshilluar  i dashuri im (i ngushtё) sal-Allahu alejhi ve sel-lem me tri gjёra; me agjёrim tё tri ditёvё tё çdo muaji, (ditёt e bardha, qё janё dta e 13,14,15 tё muajit hёnorё) me faljen e dy rekatёve tё duhasё dhe tё fali vitrin para se tё flejё” Shënojnë Buhariu dhe Muslim

Nё mjё hadith kudsij i cili transmetohet nga Nuajm ibn Hamar (radij Allahu anhu) i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem ) ka thënë: “Ka thёnё Allahu (azze we xhel-l): “O biri i Ademit, mos i anashkalo katёr rekate nё fillim tё ditёs, tё mjaftoj nё fundin e saj”. Shënojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi

Lidhur me kёtё hadith disa nga dijetarёt thonё se pёr qёllim me kёto janё dy rekatet sunet dhe dy farz tё namazit tё sabahut e disa tё tjerё menduan qё me kёtё hadith ёshtё pёr qёllim namazi i duhasё.

Sa rekate tё namazit tё duhasё duhet falur ?

Ekziston konsensus tek dijetarёt se minimumi i rekatёve tё duhasё ёshtё dy (2) duke u bazuar nё fjalёn e Ebu Hurejres qё cekёm mё heret dhe poashtu duke u bazuar nё veprёn e tё Dёrguarit (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) . Ndёrsa sa i pёrket maksimumit tё rekatёve tё namazit të duhasё dijetarёt janё ndarё nё mendime tё ndryshme. Disa prej tyre pohuan se nuk ka limit tё caktuar pёrshkak transmetimit tё Aishes ( radij Allahu anha) e cila tha: “I Dёrguari (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) falte pёr namaz tё duhasё katёr rekate dhe shtonte aq sa dёshironte Allahu”. Shёnon Muslimi

Lidhur me kёtё Hadith Imam el Mundhirij (Allahu e mёshiroftё) nё spjegimin e tij tё Sahihut tё Muslimit thotё: “Nga ky hadith pёrfitohet se namazi i duhasё mundet tё falet katёr rekate dhe kjo ёshtё mesatarja, ndёrsa minimum ёshtё dy rekate, e mesatarja pra katёr, e sa i pёrket maksimumit ai nuk ka limit tё caktuar sipas mendimit mё  saktё, sepse ky ёshtё prej namazeve vullnetarё (nafile) sikurse namazi i natёs”.

Mirёpo shumica e dijetarёve e pёrfaqёsojnё mendimin se ky namaz ka limit tё caktuar. Dijetarёt e medh’hebit Hanbeli dhe Maliki mendojnё se ato janё tetё (8) rekate pёrshkak hadithit tё Umu Hanit e cila transmeton se i Dёrguari (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) nё vitin e çlirimit tё Mekkes i fali tetё rekate tё namazit tё duahsё. Shënojnë Buhariu dhe Muslim

Ndёrsa dijetarёt e medh’hebit Hanefi dhe Shafi (dhe nё njё transmetim tё Hanbelive) mendojnёse janё dymbёdhjetё (12) pёrshkak hadithit tё Enesit ku i Dёrguari (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) tha: “Ai qё i falё dymbёdhjetё rekate tё duhasё, atij do t’ia ndёrton Allahu njё pallat nё xhenet”. Shёnon Tirmidhiu, poashtu Ibn Maxheh, Ibn Haxheri e klasifikon si tё mirё.

Pra mundet tё falen dy, katёr, gjashtё, tetё, dhjetё, dymbёdhjetё dhe sipas mendimit mё tё saktё (Allahu e din mё mirё) aq sa dёshiron.

Koha e namazit te duhasё

Sa i pёrket kohёs sё namazit tё duhasё ajo hyn pas lindjes sё diellit pёr afёrsisht 12-15 min. Gjatё kёsaj kohe ёshtё ndaluar tё falet namaz (nafile) dhe patjetёr duhet pritur kjo kohё. Pastaj zgjatё deri para namazit tё drekёs pёr dhjetё minuta. Poashtu nё kёtё fazё para hyrjes sё namazit tё drekёs ёshtё e ndaluar tё falet namaz. Mё e mira kohё pёr faljen e namazit tё duhasё ёshtё paradita e vonshme, atёherё kur koha fillon tё nxehet mirё, siç e praktikonte i Dёrguari (sal-Allahu alejhi ve sel-lem). Nё atё kohё, kur sigurisht qё shumё njerёz janё tё preokopuar me çёshtje tё dynjasë dhe tё pakujdesshёm ndaj çёshtjeve tё ahiretit.

Ёshtё e rrugёs qё ne t’i lutemi Allahut qё tё n’a bёj risk praktikimin e kёtij suneti tё fortё tё (Dёrguarit sal-Allahu alejhi ve sel-lem) sepse vetёm Allahu na udhёzon nё kёtё sukses dhe vetёm Atij i takon falёndёrimi dhe lavdёrimi!

Pёrgatiti: Hoxhё Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 2405

A dëshiron jetë të sukses’shme dhe me vlerë?

Të meditojmë pak rreth fjalës së Allahut të lartësuar:

(O Muhamed!) Pasha jetën tënde, me të vërtetë, ata janë déjur në iluzionet e veta“. (Kur’ani Famëlartë 15:72)

Allahu i lartësuar betohet në jetën e të Dërguarit (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) dhe dihet se Allahu nuk betohet përveçse në diçka madhështore, e me vlerë të madhe.

Si konkluzion mund të nxjerrim se nuk ka jetë më të suksesshme, më madhështore, më të dobishme, më të vlefshme dhe më ndikuese në historinë e njerëzimit sesa jeta e të Dërguarit Muhamed (sal-Allahu alejhi ve sel-lem). Nëse dëshiron që edhe jeta yte të bëhet e suksesshme, e dobishme, me vlerë tek Allahu, atëherë mëso sunetin pejgamberik dhe ndjeke udhëzimin e tij. Shiko çfar vepronte i Dërguari i Allahut  dhe pasoe, vepro njejtë edhe ti! Analizo dhe medito rreth rreshtave në vijim.

Si ishte i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve sel-lem)? Çka veproi ai që Allahu i lartësuar u betua në jetën e tij? Të hedhim një shikim të shkurtër mbi disa shkëndij nga cilësitë e tij të bekuara, nga veprat dhe personaliteti i tij madhështorë.

– I Dërguari (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) sillej në formën më të mirë me të afërmit, me gratë, me fëmijtë, me të moshuarit, me çdokënd derisa edhe me kafshët dhe me ambientin.

– I Dërguari bënte shumë dhikr dhe istigfar (kërkim falje).

– I Dërguari mëshironte dhe falte shumë.

– I Dërguari  e fliste gjithëmonë të vërtetën.

– I Dërguari i kushtonte kujdesje të veçantë të dobtëve, të shtypurve, të lënëvw anash si jetimat, gratë e veja, të varfurir, etj. Dhe e udhëzoi umetin e tij në këtë përkujdesje.

– I Dërguari i kushtonte rëndësi të veçantë namazit dhe falte shumë namaz natën! Namazi ishte njëherit edhe vepra që e donte më së shumti në të cilën gjente prehje dhe rehati.

– I Dërguari dhuronte shumë lëmoshë.

– I Dërguari nuk ofendonte askënd asnjëherë, nuk nënçmonte askënd, nuk fyente asnjëherë.

– I Dërguari nuk ishte pesimist, ai e donte optimizmin dhe fjalët insipruese, inkurajuese, të mira.

– I Dërguari e mbante fjalën, marrëveshjen dhe amanetin.

– I Dërguari ishte i saktë në kohë, nuk vonohej dhe i përmbahej premtimeve.

– I Dërguari këshillohej shumë me shokët e tij dhe i pranonte medimet e të tjerëve.

– I Dërguari  buzëqeshej shumë.

– I Dërguari fliste pak por me kuptim të gjërë dhe të plotë. Fjalët ishin të përzgjedhura, me peshë dhe ishte i këndshëm për të dëgjuar.

– I Dërguari lavdëronte dhe e merrte në konsideratë mundin e tjetrit.

– I Dërguari luante me fëmijët dhe ishte shumë i dashur me ata.

– I Dërguari ishte i butë, i dashur, dhe shumë i sjellshëm me gratë e tij. Asnjëherë nuk u sill keq me ato.

– I Dërguari argëtohej me gratë e tij, i dhuronte shumë komplimente dhe shumë i donte ato. Më së shumti e donte Aishen nga gratë e tij ndërsa nga burrat, babain e saj Ebu Bekrin, shokun e ngushtë të tij dhe njeriun më të mirë pas gjithë Pejgamberëve.

– I Dërguari e donte shumë erën e mirë, parfumin.

– I Dërguari ishte ai që tha: ”Më i miri nga ju është ai që sillet më së miri me gruan e tij”.

– I Dërguari asnjëherë nuk kritikoi ushqimin dhe nuk foli keq për të, nëse i pëlqente e hante e nëse nuk i pëlqente e linte, thjeshtë.

– I Dërguari ushqehej lehtë dhe pak.

– I Dërguari ishte i drejtë dhe nuk favorizonte dikë mbi tjetrin para ligjëve të Allahut.

– I Dërguari më së shumti e donte Allahun dhe më së shumti i përkushtohej atij.

– I Dërguari ruhej gjithmonë prej veprave të liga, gjynaheve dhe ishte njeriu më i devotshëm dhe më me frikë ndaj Allahut.

– I Dërguari shumë qante prej frikës ndaj Allahut.

– I Dërguari bëntë shumë dua për umetin e tij dhe qantë për të.

– I Dërguari vizitonte të afërmit dhe të sëmurit.

-I Dërguari ishte i ndishëm dhe zemërbutë.

– I Dërguari ishte ai i cili e çrrënjosi racizmin, nacionalizmin dhe padrejtësinë.

– I Dërguari ishte ai që realizoi në praktikë të gjitha vlerat morale dhe të etikës.

– I Dërguari ishte prijës i drejtë dhe strateg i mrekullueshëm.

– I Dërguari shfrytëzonte kohën e tij  dhe nuk pëlqente fare që dikush të jetë pasiv, duke mos u angazhuar as për këtë dynja e as për ahiretin.

– I Dërguari gjithëmonë favorizoi ahiretin dhe Allahun para kësaj dynjaje dhe njerëzve.

– I Dërguari sakrifikonte gjithçka për kët mesazh hyjnorë, për këtë fe të Allahut

– I Dërguari asnjëherë nuk u lodhë dhe nuk pushonte në vepra të mira.

– I Dërguari ishte njeriu më i sinqertë.

– I  Dërguari ishte njeriu më i turpshëm. Ai është i cili e lavdëroi turpin dhe tha:”Turpi është pjesë e Imanit”.

– I Dërguari ishte njeriu më modest dhe nuk lakmonte asnjëherë gjërat e dynjasë.

– I Dërguari thirri në paqe dhe moskërkim të konfliktit, por nëse vjen rasti ai thirri që mos t’i kthehej shpina armikut.

– I Dërguari ishte trim i vërtetë, me plotë kuptimin e fjalës.

– I Dërguari e donte veshjen e bukur dhe i udhëzoi ata që kanë të mos fshehin të mirat e Allahut me të cilat janë furnizuar, por t’i shfaqin ato.

– I Dërguari mbante mjekërr dhe urdhëroi umetin e tij në lëshimin e saj duke i shkurtuar mustaqet.

– I Dërguari flinte në përgjithësi pak, natën pak dhe në kohën e drekës qoftë para drekës apo pas drekës.

– I Dërguari e çoi në formën më të mirë mesazhin hyjnorë dhe realizoi në të vërtetë teuhidin.

– I Dërguari nuk pranonte sadakanë, por vetëm dhuratat. Ai n’a udhëzoi në shkëmbim të dhuratave ngase kjo ”shton dashurinë” tha ai.

– I Dërguari e çrrënjosi çdo lloj të padrejtësisë dhe dhunës.

– I Dërguari hidhërohej kur shkeleshin urdhërat dhe kufinjtë e Allahut.

– I Dërguari ishte ai që e përmbante veten shumë në hidhërim dhe mllef, dhe ai është i cili na mësoi me fjalët:”Nuk është i forti ai që triumfon në dyluftim, por i fortë është ai që e përmbanë veten e tij gjatë zemërimit, hidhërimit”

-I Dërguari qëndronte i pastërt dhe e donte shumë pastërtinë. Ai është i cili tha ”Pastërtia është gjysma e besimit”.

-I Dërguari ishte… i Dërguari ishte … e ishte dhe lista nuk ndalet.

PAQJA,BEKIMI DHE MËSHIRA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË

A nuk e meriton një burrë si ky të jet njeriu më i madh që njohi dhe do të njohë historia?! A nuk meriton jeta e këtij burri të arrijë shkallën që Allahu të betohet në të?! Natyrisht se po!

 Mirëpo të pyesim veten, sa e mësojmë dhe sa e praktikojmë ne sunetin e të Dërguarit tonë (sal-Allahu alejhi ve sel-lem)?!

Nëse dëshirojme njëmend jetë të begatshme, jetë të suksesshme, jetë të dobishme dhe me vlerë, atëherë nuk ka rrugëdalje tjetër, atëherë duhet ta ndjekim të Dërguarin tonë, të praktikojmë sunetin dhe t’i përgjigjemi thirrjes së tij (sal-Allahu alejhi ve sel-lem).

Allahu jep suksesin!

Hoxhë Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 1284

Jetojmë në një botë ku Allahu na krijoi dhe u kujdes të kalojmë në të si është më së miri, zbriti libra të shenjtë dhe dërgoi profetë një pas një, për të na rrëfyer rrugën e xhenetit, të cilët dikush i nderoi dhe u besoi kurse pjesa më e madhe e njerëzve i përgënjeshtroi, madje dhe i armiqësoi me polemika qëllimkëqe: “E, ka njerëz që polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues”. E njëjta po ndodhë edhe me ndjekësit dhe trashëgimtarët e profetëve, të cilët çdo ditë e më qartë përpiqen të shfaqin mesazhin hyjnor te njerëzimi me forma nga më të ndryshmet, porse megjithatë gjendemi në një botë të lirë, ku secili bën si të dojë dhe çfarë të dojë, së këndejmi zgjedhin të besojnë ose të mohojnë.

Mesazhi i gjithë profetëve u plotësua me profetin Muhamed, alejhi salatu ue selam, dhe ky mesazh gjendet i plotë në Kuranin Famëlartë dhe është i sqaruar në Praktikën profetike.

Ajo praktikë, e cila qe njëherësh edhe shpjegim i fjalëve të Allahut u regjistrua në formën më besnike të mundshme njerëzore në librat e hadithit.

Qartësia e mesazhit hyjnor aspak nuk mund të kontestohet, këtë e theksoi Muhamedi, alejhi salatu ue selam: “Ju kam lënë si në rrugë të bardhë, e qartë si natën ashtu dhe ditën, nuk devijon nga ajo përveç i prishuri”.

Prandaj çdo interpretim tjetër që mëton këtë mesazh ta ngjyrosë me ngjyra të padrejtësisë, me ngjyra të jomëshirës, vrasjes, prapambetjes, me ngjyra të aksh kontinenti dhe të ngufatjes mund të jenë vetëm interpretime tendencioze, me qëllime të njëjta sikur të atyre që flisnin keq për Islamin dhe vritnin profetët e Zotit për të shuar dritën e udhëzimit, e cila do të kaplojë çdo vend, çdo komb dhe çdo qytetërim në këtë dynja. “Ata dëshirojnë ta fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, kurse Allahu do vetëm ta plotësojë dritën e vet, e madje, edhe sikur ta urrejnë mohuesit”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Gjithsesi kjo fe do të arrijë aty ku ka arritur nata dhe dita. Nuk do mbetet shtëpi nga guri apo nga lloçi e që Allahu të mos e fusë aty këtë fe, duke e krenuar krenarin dhe duke e poshtëruar të poshtrin. Krenari me të cilën do ta krenojë Allahu Islamin dhe poshtërim me të cilin do ta poshtërojë mohimin (kufrin)”.

Ky nuk është një kërcënim, por është premtim i Allahut për gjithë robërit e Tij, i Cili është i Mëshirshëm për gjithë njerëzimin dhe nuk bën dallim mes tyre në mundësimin e asaj drite.

Ne, si pjesëtarë të kësaj feje që shpeshherë ndjehemi të prekur dhe të fyer nga sulme të drejtpërdrejta dhe indirekte, nga qarqe injorantësh por edhe intelektualësh, e sidomos nga medie të shumta; këtë shtrëngatë që na e shkaktojnë në shpirt, si duhet ta menaxhojmë, çfarë të bëjmë?

Prania jonë në një situatë të këtillë, në mes të huaj, kam për qëllim në një mes me shumicë jomuslimane përbën edhe një shans për të qenë ambasadorë të vërtetë dhe të drejtë të fesë që e mbartim.

Sot më shumë se kurrë flitet e përflitet për Islamin, pak me drejtësi por më së shumti me paragjykime dhe urrejtje. Ato fjalë kanë ndikim të madh në individë dhe shoqëri, porse ndikimi i vërtetë është shëmbëlltyra, ajo të cilën e sheh syri dhe e ndjen zemra, ai besim i cili nuk mund të lëkundet nga qarqet dashakeqe të Islamit. Shëmbëlltyra është më e qartë se propaganda dhe nuk lë vend për mjegullira, pas të cilave mund të fshehet gjithçka.

Shumica e njerëzve dëshirojnë imitimin prandaj kërkojnë shëmbëlltyra të llojllojshme nëpër njerëz, madje edhe nëpër kafshë.

Nëse do kishim dhënë një shëmbëlltyrë të bukur të Islamit, kjo do të kishte qenë përkrahja jonë më e madhja për Islamin.

Unë thërras veten dhe çdo musliman që të vetëdijesohet dhe të mos pret ndihmën e shteteve dhe organizatave të mëdha për Islamin, por le ta ndihmojë vet duke e shndërruar veten në Islam të gjallë, Islam që preket, Islam që përshëndetet, Islam që shihet dhe Islam që nuk mund të keqinterpretohet.

Omer Berisha

Linz, 20 Nëntor 2015

Burimi: albislam.com

0 1128
  1. Një person e përshëndet tjetrin me selam, por të dytit nuk I lejohet t’ia kthejë selamin, në asnjë formë, e që të dy janë muslimanë të rritur, të shëndoshë mentalisht.

PËRGJIGJJA: Personi i dytë ka qenë në namaz, e nuk lejohet që të flet duke e përshëndetur me selam, por mjafton t’ia bëjë me shenjë me dorë apo me gisht.

  1. Një njeri i bashkangjitet xhematit në namaz, kur imami veçmë ishte në ruku, megjithatë këtë ruku që ai e ka arritur nuk i konsiderohet si rekat, kështu që pasi të përfundon namazin imami, duhet të ngrihet e të e plotëson namazin. Si mundet?

PËRGJIGJJA: Ky person ka arritur rukunë e dytë të rekatit të parë në namazin e Kusufit, sepse namazi i Kusufit ka dy rekate, në çdo rekat ka dy ruku, e rukuja e parë në të dy rekatet është rukn, ndërsa rukuja e dytë nuk mirret në konsideratë për arritjen e rekatit.

  1. Një njeri ther një dele, i lejohet atij që ta shpërndjë mishin, por i ndalohet që vetë ai të ushqehet prej atij mishi. Nuk ka të bëjë me betim apo zotim.

PËRGJIGJJA: Ky person është në ihram, qoftë në haxh apo në umre, dhe ka vepruar një ndalesë prej ndalesave të ihramit, kështu që detyrohet të ther një kurban për të shpaguar veprimin e ndaluar, kështu që ky nëse e ther kurbanin nuk i lejohet të ushqehet prej tij, por ë shpërndanë atë tek të varfërit.

  1. Një njeri në namazin e sabahut ka vepruar gjashtë sexhde, dhe po të mos i vepronte të gjashtat, namazi i tij nuk do ishte saktë. Nuk ka të bëjë me sexhden e harresës (sehv)!

PËRGJIGJJA: Ky person e ka arritur imamin në rekatin e fundit të namazit të sabahut, në dy sexhdet e fundit para selamit, dhe pasi që imami të jep selam, ngritet dhe i fal dy rekatet e sabahut, në të cilat janë katër sexhde, kështu që gjithsej bëhen gjashtë sexhde.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e trembëdhjetë

Burimi: albislam.com

0 1366

Pyetje: Hoxhë i nderuar! A lejohet veshja e rrobave të zeza nëse vdesë ndokush, posaçrishtë kur gruasë i vdes burri?!

Përgjigje: Veshja e rrobave të zeza në raste vdekjesh është e urrejtur, e kotë si dhe nuk ka bazë as në Kur’anin Famlartë e as në Sunetin e pastër Profetik.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- na ka mësuar që në raste të tilla të themi: Të Allahut jemi dhe tek Ai kemi për t’u rikthyer. O Allah, më shpërble mua për këtë sprovë që më ka goditur dhe ma zavendëso me diçka më të mirë”. ( Muslimi).

Nëse besimtari e thotë këtë lutje me sinqeritet, bindje dhe shpresë të plotë tek shpërblimi i Allahut,- xhele veala!,- atëherë Allahu do ta shpërblejë atë dhe do t’ia kompenzojë sprovën e rënë me diçka më të mirë.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1270
  1. Një person gjatë kohës së namazit të xhumasë, kur imami ligjëron, i fal dy reqate përshëndetëse të xhamisë, më pas merr Mus’hafin dhe fillon të lexojë derisa imami të përfundon hutben dhe e fal namazin e xhumasë, dhe kjo gjë i lejohet atij, ky person nuk është shurdh. Si mundet?

PËRGJIGJJA:  Ky qëndron larg prej imamit, saqë nuk mund të dëgjojë asgjë prej tij, në këtë rast nuk prish punë nëse ai merr dhe lexon Kuran.

  1. Një njeri u përbetua se farzet ditore janë shtatëmbëdhjetë rekate, tjetri u përbetua se farzet janë pesëmbëdhjetë rekate, i treti përbetohet se farzet janë njëmbëdhjetë rekate, dhe i katërti përbetohet se farzet janë nëntëmbëdhjet rekate, që të gjithë e kanë thënë të vërtetën. Si mundet?

PËRGJIGJJA: I pari kishte për qëllim namazet ditore për vendasin, i dyti kishte për qëllim namazet ditore për vendasin duke llogaritur ditën e xhuma, i treti llogariti farzet e udhëtarit, e i katërti llogariti farzet ditore ditën e bajramit.

  1. Një njeri hyn në xhami në kohë që imami thërret ezanin, kështu që i themi të kujdeset për lutjet e ezanit, e të fal dy rekate përshëndetëse të xhamisë, apo nafile, më pas në një kohë tjetër në xhami, kur muezini thërret ezanin, kështu që këtij i themi t’i falë dy rekate, pa iu përgjigjur lutjeve të ezanit?!

PËRGJIGJJA: Personi i parë ka hyrë në xhami, kur muezini po thërriste ezanin për një prej pesë kohëve të namazit, në këtë rast preferohet që të përsëritet ezani, më pas të fal namazin nafile, ndërsa herën e dytë, hyri në xhami në kohë kur muezini thërristë ezanin e dytë të namazit të xhumasë, këtij i themi ta falë namazin nafile, që të jetë i gatshëm ta dëgjojë hutben, sepse dëgjimi i hutbes ditën e xhuma është obligim, se t’i përgjigjet ezanit.

  1. Një njeri pasi që ka hyrë në xhami, duke qenë me abdes, në një kohë kur lejohet të falet një namaz nafile, pasi synoi të fillon të falë dy rekate përshëndetëse të xhamisë, i themi: Më mirë është të veprosh një adhurim tjetër. Cili është ai adhurim?

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka hyrë në Qabe, si Haxhi, apo Umrexhi, është prej sunetit që të fillon me tavaf rreth Qabes, e nuk preokupohet me namaz nafile.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e dymbëdhjetë

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË