Arhiva DitoreFeb 23, 2017

0 1284

Jetojmë në një botë ku Allahu na krijoi dhe u kujdes të kalojmë në të si është më së miri, zbriti libra të shenjtë dhe dërgoi profetë një pas një, për të na rrëfyer rrugën e xhenetit, të cilët dikush i nderoi dhe u besoi kurse pjesa më e madhe e njerëzve i përgënjeshtroi, madje dhe i armiqësoi me polemika qëllimkëqe: “E, ka njerëz që polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues”. E njëjta po ndodhë edhe me ndjekësit dhe trashëgimtarët e profetëve, të cilët çdo ditë e më qartë përpiqen të shfaqin mesazhin hyjnor te njerëzimi me forma nga më të ndryshmet, porse megjithatë gjendemi në një botë të lirë, ku secili bën si të dojë dhe çfarë të dojë, së këndejmi zgjedhin të besojnë ose të mohojnë.

Mesazhi i gjithë profetëve u plotësua me profetin Muhamed, alejhi salatu ue selam, dhe ky mesazh gjendet i plotë në Kuranin Famëlartë dhe është i sqaruar në Praktikën profetike.

Ajo praktikë, e cila qe njëherësh edhe shpjegim i fjalëve të Allahut u regjistrua në formën më besnike të mundshme njerëzore në librat e hadithit.

Qartësia e mesazhit hyjnor aspak nuk mund të kontestohet, këtë e theksoi Muhamedi, alejhi salatu ue selam: “Ju kam lënë si në rrugë të bardhë, e qartë si natën ashtu dhe ditën, nuk devijon nga ajo përveç i prishuri”.

Prandaj çdo interpretim tjetër që mëton këtë mesazh ta ngjyrosë me ngjyra të padrejtësisë, me ngjyra të jomëshirës, vrasjes, prapambetjes, me ngjyra të aksh kontinenti dhe të ngufatjes mund të jenë vetëm interpretime tendencioze, me qëllime të njëjta sikur të atyre që flisnin keq për Islamin dhe vritnin profetët e Zotit për të shuar dritën e udhëzimit, e cila do të kaplojë çdo vend, çdo komb dhe çdo qytetërim në këtë dynja. “Ata dëshirojnë ta fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, kurse Allahu do vetëm ta plotësojë dritën e vet, e madje, edhe sikur ta urrejnë mohuesit”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Gjithsesi kjo fe do të arrijë aty ku ka arritur nata dhe dita. Nuk do mbetet shtëpi nga guri apo nga lloçi e që Allahu të mos e fusë aty këtë fe, duke e krenuar krenarin dhe duke e poshtëruar të poshtrin. Krenari me të cilën do ta krenojë Allahu Islamin dhe poshtërim me të cilin do ta poshtërojë mohimin (kufrin)”.

Ky nuk është një kërcënim, por është premtim i Allahut për gjithë robërit e Tij, i Cili është i Mëshirshëm për gjithë njerëzimin dhe nuk bën dallim mes tyre në mundësimin e asaj drite.

Ne, si pjesëtarë të kësaj feje që shpeshherë ndjehemi të prekur dhe të fyer nga sulme të drejtpërdrejta dhe indirekte, nga qarqe injorantësh por edhe intelektualësh, e sidomos nga medie të shumta; këtë shtrëngatë që na e shkaktojnë në shpirt, si duhet ta menaxhojmë, çfarë të bëjmë?

Prania jonë në një situatë të këtillë, në mes të huaj, kam për qëllim në një mes me shumicë jomuslimane përbën edhe një shans për të qenë ambasadorë të vërtetë dhe të drejtë të fesë që e mbartim.

Sot më shumë se kurrë flitet e përflitet për Islamin, pak me drejtësi por më së shumti me paragjykime dhe urrejtje. Ato fjalë kanë ndikim të madh në individë dhe shoqëri, porse ndikimi i vërtetë është shëmbëlltyra, ajo të cilën e sheh syri dhe e ndjen zemra, ai besim i cili nuk mund të lëkundet nga qarqet dashakeqe të Islamit. Shëmbëlltyra është më e qartë se propaganda dhe nuk lë vend për mjegullira, pas të cilave mund të fshehet gjithçka.

Shumica e njerëzve dëshirojnë imitimin prandaj kërkojnë shëmbëlltyra të llojllojshme nëpër njerëz, madje edhe nëpër kafshë.

Nëse do kishim dhënë një shëmbëlltyrë të bukur të Islamit, kjo do të kishte qenë përkrahja jonë më e madhja për Islamin.

Unë thërras veten dhe çdo musliman që të vetëdijesohet dhe të mos pret ndihmën e shteteve dhe organizatave të mëdha për Islamin, por le ta ndihmojë vet duke e shndërruar veten në Islam të gjallë, Islam që preket, Islam që përshëndetet, Islam që shihet dhe Islam që nuk mund të keqinterpretohet.

Omer Berisha

Linz, 20 Nëntor 2015

Burimi: albislam.com

0 1129
  1. Një person e përshëndet tjetrin me selam, por të dytit nuk I lejohet t’ia kthejë selamin, në asnjë formë, e që të dy janë muslimanë të rritur, të shëndoshë mentalisht.

PËRGJIGJJA: Personi i dytë ka qenë në namaz, e nuk lejohet që të flet duke e përshëndetur me selam, por mjafton t’ia bëjë me shenjë me dorë apo me gisht.

  1. Një njeri i bashkangjitet xhematit në namaz, kur imami veçmë ishte në ruku, megjithatë këtë ruku që ai e ka arritur nuk i konsiderohet si rekat, kështu që pasi të përfundon namazin imami, duhet të ngrihet e të e plotëson namazin. Si mundet?

PËRGJIGJJA: Ky person ka arritur rukunë e dytë të rekatit të parë në namazin e Kusufit, sepse namazi i Kusufit ka dy rekate, në çdo rekat ka dy ruku, e rukuja e parë në të dy rekatet është rukn, ndërsa rukuja e dytë nuk mirret në konsideratë për arritjen e rekatit.

  1. Një njeri ther një dele, i lejohet atij që ta shpërndjë mishin, por i ndalohet që vetë ai të ushqehet prej atij mishi. Nuk ka të bëjë me betim apo zotim.

PËRGJIGJJA: Ky person është në ihram, qoftë në haxh apo në umre, dhe ka vepruar një ndalesë prej ndalesave të ihramit, kështu që detyrohet të ther një kurban për të shpaguar veprimin e ndaluar, kështu që ky nëse e ther kurbanin nuk i lejohet të ushqehet prej tij, por ë shpërndanë atë tek të varfërit.

  1. Një njeri në namazin e sabahut ka vepruar gjashtë sexhde, dhe po të mos i vepronte të gjashtat, namazi i tij nuk do ishte saktë. Nuk ka të bëjë me sexhden e harresës (sehv)!

PËRGJIGJJA: Ky person e ka arritur imamin në rekatin e fundit të namazit të sabahut, në dy sexhdet e fundit para selamit, dhe pasi që imami të jep selam, ngritet dhe i fal dy rekatet e sabahut, në të cilat janë katër sexhde, kështu që gjithsej bëhen gjashtë sexhde.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e trembëdhjetë

Burimi: albislam.com

0 1366

Pyetje: Hoxhë i nderuar! A lejohet veshja e rrobave të zeza nëse vdesë ndokush, posaçrishtë kur gruasë i vdes burri?!

Përgjigje: Veshja e rrobave të zeza në raste vdekjesh është e urrejtur, e kotë si dhe nuk ka bazë as në Kur’anin Famlartë e as në Sunetin e pastër Profetik.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- na ka mësuar që në raste të tilla të themi: Të Allahut jemi dhe tek Ai kemi për t’u rikthyer. O Allah, më shpërble mua për këtë sprovë që më ka goditur dhe ma zavendëso me diçka më të mirë”. ( Muslimi).

Nëse besimtari e thotë këtë lutje me sinqeritet, bindje dhe shpresë të plotë tek shpërblimi i Allahut,- xhele veala!,- atëherë Allahu do ta shpërblejë atë dhe do t’ia kompenzojë sprovën e rënë me diçka më të mirë.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË