Arhiva MujoreFebruary 2017

0 2592
  • Shitblerja online është prej formave të reja të transaksioneve bashkëkohore e cila nuk e ka qenë e njohur në kohët e hershme ndonëse kjo nuk pengon që dispozita e saj të jetë e qartësuar mjaft mirë në qitapët e moçëm.

 

Rregulli thotë:
NUK LEJOHET SHITJA E NJË MALLI TË CILIN NUK E KE NË PRONËSI.

 

Forma 1
Nëse ofertuesi online nuk e posedon artikullin në pronësi të vetën por vetëm e paraqet online ndërsa tek pas porosisë nga klienti ai sjell produktin nga pronari i atij malli (furnizuesi).

 

Atëherë kjo formë mund të lejohet vetëm me disa kushte të domosdoshme:

 

a. Që produkti i paraqitur të mos ketë nr. serik të dukshëm por të jetë vetëm si mostër dhe i përshkruar në detaje si produkt, si dhe detajet e afatit të dorëzimit të produktit tek klienti,

 

b. Të kryhet pagesa patjetër nga klienti para se ta bëje ofertuesi online kërkesën tek furnizuesi.

 

Nëse njëri nga dy kushtet nuk zbatohet shitblerja bëhet e ndaluar.

 

Forma 2
Nëse është shërbimi i natyrës që klienti kur bënë porosinë nuk paguan paraprakisht por pasi ti arrij artikulli atëherë duhet të llogaritet transaksioni ndryshe:

 

Klienti kur e bënë porosinë online për artikullin përkatwes në këtë fazë nuk llogaritet si blerës sepse ofertuesi nuk e pronëson artikullin pra nuk mund tw jetë shitës, por në momentin qw e sjell nw adresën përkatëse atëherë klienti e blen me para ta gatshme, ku në këtë rast ofertuesi veçse e pronëson artikullin e dërguar, por në këtë rast duke qenë se porosia e klientit nuk do të thotë blerje ai edhe mund ta refuzojë artikullin sepse akoma nuk ka kryer transaksion tw blerjes, por siç thash është fazw e negociatës.

 

Rregulli përmbyllës: në çdo shitblerje duhet të jetë e pranishme më së paku njëra nga dy gjërat: 1.PAGESA ose 2.ARTIKULLI, pra :

 

-Ka pagesë atëherë artikulli mund të vonohet
-Ka artikull atëherë pagesa mund të vonohet
-Nuk ka artikull dhe pagesa është e vonuar- kjo nuk lejohet!

 

Forma 3
Ofertuesi online të jetë agjent i furnizuesit në këtë rast nuk ka problem forma e shitjes, sepse agjenti është sikurse pronari, mund ta pranojë pagesën direkt ose me pritje, dhe fitimi i tij vjen nga furnizuesi i cili për çdo shitje i ndan përqindje.
Hoxhë Llokman Hoxha

0 1499
  1. Një burrë ka kryer marrëdhëniet intime me gruan e tij gjatë ditës në muajin Ramazan, dhe atë qëllimisht, dhe ky nuk detyrohet me shpagim, pos të kompensojë atë ditë të agjërimit?

PËRGJIGJJA: Ky ka udhëtuar me gruan e tij, por që të dy ishin agjërueshëm, dhe lejohet ata që ta ndërprejnë agjërimin shkaku i udhëtimit, kështu që ata kompensojnë këtë ditë që nuk e kanë agjëruar, për shkak të udhëtimit.

  1. Një njeri në namazin e tij ulet për teshehud katër herë, dhe namazi i tij është në rregull?

PËRGJIGJJA: Ky ka hyrë në xhami kur imami ka qenë duke e falur rekatin e dytë të namazit të akshamit dhe atë në teshehudin e dytë, e kur imami është ngritur në rekatin e tretë të akshamit, ngritet edhe ky dhe për këtë person ky rekat llogaritet të jetë rekati i parë, pasi që imami të jep selam ky ngritet dhe vazhdon rekatin e tij të dytë të namazit të akshamit, dhe më pas rekatin e tretë, kështu që ka vepruar katër teshehude në një namaz.

  1. Një musliman, i rritur, i shëndoshë në mendje, i lirë, ka shkuar për në haxh, për të parën herë në jetën e tij, ka kyer ritet e haxhit që të gjitha, megjithatë nuk i pranohet haxhi i tij, por detyrohet që të e përsërisë haxhin vitin tjetër?

PËRGJIGJJA: Ky person e ka prishur haxhin e tij me marrëdhënie intime me gruan e tij duke qenë me ihrame, para lirimit të parë, për këtë dispozita është e tillë; Haxhi i tij nuk është i pranuar, dhe detyrohet të therr kurban, t’i kryej gjitha ritet e haxhit, dhe të kompenson haxhin vitin tjetër.

  1. Është vetëm një person i cili trashëgiminë që la, nuk u takonte familjarëve të tij asgjë prej trashëgimisë, i cili nuk kishte borxh që do pengonte mos arritje e trashëgimisë tek ta!

PËRGJIGJJA: Ky është Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili ka thënë: “Ne (pejgamberët) nuk trashëgohemi, atë që e kemi lënë është sadaka”. Shënon Buhariu. Për këtë familjarëve të tij nuk u takon asgjë prej trashëgimisë së tij.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëmbëdhjetë

Burimi: albislam.com

0 1090

Kur u pyet një prej ulemave të selefit, se si ka arritur shkallët e larta të devotshmërisë, ai është përgjigjur në këtë mënyrë:

Me gjashtë gjëra u mundova të zotëroj devotshmërinë, e ato janë:

1. U mundova ta ngjalli të vdekurën e ajo është zemra ime.
2. U mundova ta ndal nefsin tim nga qejfet e tij dhe ta freskoj me adhurime (ibadete).
3. E llogaritja veten si i huaj dhe musafir kalimtar në këtë dynja.
4. Kujtoja gjithnjë begatitë dhe mirësitë xhenetit (ahiretit) edhe pse nuk i shihja.
5. U vetmova me atë që ju mërziteni me të, ai është ibadeti.
6. E ndala veten time nga gjërat që ju kënaqeni dhe jeni adaptuar me to, e ato janë fjalët e kota.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 992
  1. Një njeri i cili fillon namazin, e fillon me tekbirin fillestar, megjithatë i themi që ta le namazin, e ta ndërprejë pa dhënë selam!

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka filluar të falet në momentin kur thërret ikameti  për namazin farz, ndërsa ai falte namaz nafile, në këtë rast ai duhet ta ndërprejë namazin e tij, e të bashkangjitet në namazin farz, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur të thërret ikameti për namaz, nuk ka namaz tjetër pos atij farzi”. Shënon Muslimi

  1. Një person ia rrënon murin fqiut të vet, pa kërkuar leje prej tij, dhe ky nuk detyrohet që të kompensojë dëmin e bërë, nuk ka të bëjë çështja për ndonjë mospajtim mes tyre!

PËRGJIGJJA: Ky murr ka qenë gati për t’u rrëzuar, e fqiu e rrëzon qëllimisht nga frika se mos bie mbi fëmijët, e kush prish pronën e dikujt tjetër pa leje prej tij, duke u mbështetur për një dobi që i referohet atij, nuk kompenson, sikur që Hidri, alejhi selam, dëmtoi anijen për dobinë e pronarëve të saj, dhe nuk kompensoi dëmin e bërë.

  1. Një person i ka dëmtuar një gjë personit tjetër, në mosprezencë të tij, kështu që ai për këtë duhet të kompensojë për një, dy gjëra. Si?

PËRGJIGJJA: Ky person i ka prishur njërën këpucë një personi tjetër, kështu që ai duhet të kompensojë të dyjat.

  1. Çfarë thua për një person i cili gjatë abdesit i lan të gjitha gjymtyrët e abdesit, por ai qëllimisht le një gjymtyrë pa e larë, edhe pse ka ujë të mjaftueshëm, dhe ka mundësi për ta larë?

PËRGJIGJJA: Ky person ka marrë abdes, dhe kishte të mbathur meste, në këtë rast mjaftohet që mesteve t’u jipet mes’h, e nuk duhet larë.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e dhjetë

Burimi: albislam.com

0 3171

Agjërimi është prej adhurimeve më të dalluara, prej adhurimeve më të mëdha me të cilat robi i afrohet Allahut, është një zakon i besimtarëve, një virtyt i të devotshmëve, që pastron shpirtin dhe ngre moralin, është një shkollë e devotshmërisë dhe një shtëpi e udhëzimit, kush hyn në të me nijet të pastër dhe veprim të saktë, del me dëshminë e qëndrueshmërisë (istikames), e bëhet një prej të shpëtuarve në dynja e në ahiret.

Andaj, nuk është për çudi të janë cekur për vlerën e këtij adhurimi aq shumë hadithe që tregojnë për efektet dhe shpërblimin e madh, atë që Allahu ka përgatitur për agjëruesit, që nxisin muslimanin që të shpeshtojë këtë adhurim, e të gjejë një lehtësim ndaj vështirësisë që mund ta hasë agjëruesi gjatë zbatimit të këtij adhurimi.

Prej haditheve të tilla është edhe hadithi që na e përcjell sahabiu i nderuar Ebu Said el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,  i cili ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu largon fytyrën e tij prej zjarrit për shtatëdhjetë vjeshta (vite)”. Shënojnë Buhariu dhe Muslimi

POROSIT E HADITHIT

  • Ky hadith është një inkurajim për të shpeshtuar agjërimin, sepse “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut”, një adhurim kushtuar vetëm Atij, që synon Fytyrën e Tij, dhe shpreson shpërblimin që Ai ka përgatitur, e Allahu do e shpërblej për këtë agjërim duke e larguar atë prej zjarrit për shtatëdhjetë vite, Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nënkupton largim prej zjarri, e të shpëtuarit prej tij, vjeshta nënkupton vite, pra shtatëdhjetë vite”.
  • Këtë shpërblim kaq madhështor e meriton ai që agjëron një ditë me sinqeritet, vetëm për hir të Allahut, qoftë ajo ditë një prej ditëve të cilat i dërguari i Allahut ka porositur t’i agjërojmë, në veçanti, siç është; dita e Hënë, e Enjte, dita Ashura, apo është ditë e rëndomtë prej ditëve të vitit, pos që ditët për të cilat i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka porositur, agjërimi në ato ditë është më me vlerë, ato ditë kanë një përparësi mbi ditët tjera.
  • Thëniet e dijetarëve që kanë shpjeguar këtë hadith rreth fjalës së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, “për hir të Allahut”. Prej tyre, Sindi në shpjegimin e tij të Sunen Nesaiut ka thënë: “Fjala “për hir të Allahut”, nënkupton vetëm përmirësimin e nijetit, dhe nënkupton të jetë agjërueshëm në kohë kur është në rrugë të Allahut, pra në luftë”.

Sujuti në librin e tij ka thënë: “Për hir të Allahut, është në kuptimin e përgjithshëm, që i përshtatet çdo secilit që është i sinqertë për Allahun, ndjek një rrugë për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar duke kryer farzet, nafilet dhe llojet e tjera të adhurimeve, nëse përcaktohet si zakonisht ka kuptimin e luftës, që për shkak të përdorimit të shpeshtë vetëm se është përkufizuar ky kuptim për luftë”.

  • Dijetarët kanë përmendur disa arsye përse i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka përmendur vjeshtën në këmbim të vitit, prej tyre është se viti ka vetëm se një vjeshtë, që nëse ka kaluar stina e vjeshtës pra ka kaluar edhe viti, njejtë po të kishte përmendur edhe stinët tjera, do kishte të njejtin kuptim, por vjeshta është më afër përshtatjes sepse është fundi i asaj që stinët tjera ka filluar, ngase lulet dalin në pranverë, frytet rriten e formohen gjatë verës dhe atëkohë ato pjeken, e koha e vjeljes është në stinën e vjeshtës, dhe ky është qëllimi i këtij hadithi.

HADITHI I GJASHTË

UDHËZIME DHE POROSI PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1881

Pyetja: A bën ta zgjojmë personin i cili ka fjetur gjatë hutbes së ditës së xhuma, apo te lihet, ngase në hadith është përmendur ndalesa nga të folurit kur imami ligjëron?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Kush prezenton në hutbën e ditës së xhuma duhet që të heshtë, qoftë të jetë edhe urdhërim për të mirë apo ndalim nga një e keqe, bazuar në hadithin e shënuar nga Buhariu dhe Muslimi, që e përcjell Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke zhvlerësuar dobinë e xhumasë”.

Lejohet që të zgjohet njeriu nga gjumi, me anë të lëvizjeve, sikur ta lëvizë me dorë, etj.

Shejh ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: “Disa njerëz i zë gjumi gjatë hutbes ditën e xhuma, nëse ne i zgjojmë a konsiderohet të jemi prej atyre që kemi humbur shpërblimin e ditës së xhuma?

Është përgjigjur: Preferohet të zgjohet, me ndonjë veprim por jo me fjalë, sepse të folurit në kohë të hutbes nuk është i lejuar, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, “Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke zhvlerësuar dobinë e xhumasë” të gjithë janë të pajtimit se hadithi është i saktë, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e quajti zhvlerësim edhe pse mund të jetë urdhërim në të mirë, kjo aludon në obligueshmërinë e heshtjes dhe në ndalesën nga të folurit gjatë hutbes”. Fetva të shejh ibn Bazit 30/252.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: Islamqa.info / albislam.com

0 1103
  1. Një person ka mbathur dy meste, i nxjerr ato prej këmbëve, dhe më pas i mbath përsëri pa i larë këmbët apo pa marrë abdes, dhe lejohet ërsëri t’i mbajë meste?

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka marrë abdes dhe i ka veshur mestet, më pas i ka zhvleshur duke qenë me abdesin e parë, dhe përsëri i ka veshur, ktij i lejohet t merr përsëri mes’h mbi to, ngase mes’h nuk i jipet mesteve që ka fillur t’i përdorë si meste, ose ka prishur abdesin e parë me të cilin ka mbathur mestet.

  1. Çfarë thua për një person të cilit në teshat e tija bije diç e pastër, megjithatë e detyrojmë që ta lajë menjëherë, por edhe i ndalohet ta mbajë në tesha?

PËRGJIGJJA: Ky është njeriu i veshur në ihrame, qoftë për haxh apo për umre, ai duhet ta pastrojë pjesën e ihrameve të tija në të cilën ka hedhur parfum.

  1. Një person merr hua nga një person tjetër, diç, me pajtimin e tij, nga vetëdëshira e tij, pa kompensim e as pagesë, kur ky i dyti deshi ta kthejë atë që ia kishte dhënë për hua, gjykatësi e ndalon derisa të merr pajtimin e atij që e ka marrë. Si mundet?

PËRGJIGJJA:  Ky person ka marrë hua nga një person tjetër një pjesë të tokës të papunuar, kështu që ai e kultivoi mbjelli në të që të korrë më pas e ta shet, pasi që të mbjellurat të janë pjekur, dhe është afruar koha e korrjes, e personi që ia ka dhënë huanë ia kërkon tokën në këtë moment, me çfarë dëmtohet personi i parë, kështu që nuk detyrohet t’ia kthejë deri sa të korrë të mbjellurat.

  1. Çfarë thua për një burrë të cilin sheriati e detyron që të mirëmbajë finansiarisht një grua, që as uk është bashkëshortja e tij e as që ata kanë lidhje familjare?

PËRGJIGJJA: Ky burrë ka një fëmijë, që ende është foshnje, dhe angazhon një grua e cila do i jep gji atij, në këtë rast prindi i fëmiut duhet ta shpenzon për atë grua, ushqimin e pijen që i nevojitet.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e nëntë

Burimi: albislam.com

0 2121

-Të gjithë ne jemi persona të rëndomtë në sytë e atyre që na njohin.
-Të gjithë ne jemi persona të vetëmashtruar në sytë e atyre që na e kanë zili.
-Të gjithë ne jemi persona të shkëlqyer në sytë e atyre që na kuptojnë.
-Të gjithë ne jemi persona të dalluar në sytë e atyre që na duan.
-Të gjithë ne jemi persona të këqinj në sytë e atyre që na kanë mëri.
Çdonjëri ka shikimin e tij, prandaj mos u lodh duke përmirësuar imazhin tënd te të tjerët. Mjafton të jetë i kënaqur me ty Zoti. Kënaqësia e njerëzve është qëllim që nuk arrihet ndërsa kënaqësia e Zotit është qëllim që nuk lihet, pra lere atë që nuk arrihet dhe arrije atë që nuk lihet”

Ali Tantavi
Nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 2341

Pyetje; Është e njohur se disa prej grave i përhapin gjërat e shtëpisë së tyre dhe jetës me bashkshortin e saj tek të afërmit e saj ose tek shoqet e saja. Disa prej ndodhive të fshehta shtëpiake, burri nuk dëshiron që t’i ndëgjoj dhe t’i marrë vesh askush. Cila është dispozita e këtyre grave që i përhapin fshehtësitë ose disa fshehtësi nga shtëpia e bashkshortit tek të tjerët!?

Përgjigje: Atë që veprojnë këto gra të tilla, pra, përhapin gjërat e shtëpisë së tyre ose gjëra bashkshortore tek familjarët e saj ose tek shoqet e saja, një veprim i tillë nuk ka dyshim se është i ndaluar rreptësisht. Nuk i lejohet motrës muslimane t’i përhap fshehtësitë e shtëpis së burrit apo edhe fshehtësitë bashkshortore tek asnjëri prej njerëzve, qofshin ato shoqet apo familjarët.

Allahu xhele ue ala, gratë e devotshme, i përshkruan kështu në suren en Nisa: “…gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu.” ( En Nisa; 34 ).

Ky ajet Kur’anor është argument se motrat muslimane urdhërohen t’i ruajnë fshehtësitë dhe sekretet bashkshortore apo fshehtsitë e shtëpisë së bashkshortit.

Sufjan eth Theuri në tefsirin e këtij ajeti, thotë: “E ruajnë nderin e tyre dhe sekretet bashkshortore, kur burri i tyre nuk është prezent (qoftë burri në udhëtim, në punë apo në studime).”

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Njeriu më i keq (pozitë më të keqe) tek Allahu në ditën e gjykimit është ai i cili i afrohet gruasë së tij dhe ajo i afrohet atij e pastaj i përhap fshehtësitë tyre tek të tjerët.” (Muslimi).

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË