Arhiva MujoreNovember 2017

0 2109

I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë:

“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” Sahih el buhari 5027.

“Më të zgjedhurit prej jush jan ata me mirësjellje më të mirë”. Sahih el buhari 6035.

“Më i miri prej jush është ai që më mirë bën kthimin e borxhit (me mirësjellje dhe në kohë).” Sahih el buhari 2305.

“Më i miri prej jush është ai prej të cilit gjithmonë pritet e mira dhe sigurohet e keqja”. Sahih et tirmidhi 2263.

“Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tij”. Sahih ibën hiban 4177.

“Më i miri prej jush është ai që ushqen të tjerët dhe ua kthen selamin”. Sahih el xhamië 3318.

“Më të zgjedhurit prej jush jan ata më të kujdesurit për plotësimin e radhëve (safave) në namaz”. Etergib ve terhib 234/1.

“Më i miri prej njerëzve është ai që jeton gjatë duke vepruar mirë”. Sahih el xhamië 3297.

“Më i miri prej njerëzve është ai që është më i dobishëm për njerëzit”. Sahih el xhamië 3289.

“Shokët më të mirë te Allahu jan ata më të mirët për shokun e tyre, kurse fqinjë më të mirë te Allahu janë ata më të mirët për fqinjin e tij”. Sahih al edeb el mufred 84.

“Më i miri prej njerëzve është ai me zemër të pastër dhe gjuhë që flet të vërtetën”. Thanë: Atë me gjuhë që flet të vërtetën e njohim. Kush është ai me zemër të pastër? Tha: “Ai i pastërti, i dëliri, i devotshëm pa mëkate, pa armiqësi e padrejtësi, pa hakmarrje e zili”. Sahih el xhamië 3291.

Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

Burimi: albislam.com

0 1414

1. “Njeriu është i pa kujdesshëm ndaj fjalëve kurse ai mund të hyjë në Xhenet ose në Xhehenem me një fjalë. I Dërguari, salAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë se personi mund ta arinë kënaqësin ose hidhërimin e Allahut deri Ditën e Kijametit për një fjalë që ka thënë” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

2. “Zuhdi (asketizmi) ndaj dunjasë është rehati për shpirtin dhe trupin.” – Omer ibn Hattabi, radijAllahu anhu

3. “Me të vërtetë besimtari flet pak dhe vepron shumë, ndërsa munafiku (hipokriti) flet shumë dhe vepron pak.” – Imam Euzai, Allahu e mëshiroftë

4. “Biri im, mos hyn në këtë botë me një hyrje që do ta dëmtojë ahiretin tënd.” – Lukman el Hakimi 

5. “Mos besoni atë që thonë: ‘E keqja shuhet me të keqe’. Nëse është e vërtetë, le të shuhen dy zjarre dhe shikojeni. A e shuajnë njëri-tjetrin? Pra, e mira e shuan të keqen ashtu siç uji e shuan zjarrin.” – Shejh Dr. Nebil el-Avedi

6. “Përsossmëria e robit është : me vendosmëri dhe këmbëngulje, kushdo që nuk ka vendosmëri ai është i papërsosur. Dhe kushdo që ka vendosmëri, por nuk ka këmbëngulje në të, është i papërsosur.” – Shejhul-islam Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

7. “Të menduarit është i dobishëm për njeriun nëse ai është i vetëdijshëm për të. Sa më shumë që mëson, aq më shumë do të mendojë, dhe ai që mendon pa dije është sikur t’i vëndojë zjarrin një tenxhereje të zbrazët.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 917

MËSIME DHE POROSI ISLAME (58)

Mënyrat e respektimit të prindërve:
1. Duaja për prindërit.
2. Buzqësheja kur takohesh me ta.
3. Puthja dhe përqafimi i kokës së prindërve.
4. Kryerja e nevojave (punëve) të tyre.
5. Respektimi i shoqërisë së tyre.
6. Përmendja e punëve të tyre të mira.
7. Dhënia përparësi prindërve para të tjerëve.
8. Larja e borxheve të prindërve.
9. Futja e kënaqësisë dhe lumturisë tek prindërit, qoftë duke i blerë dhurata apo duke i dërgu në udhëtime të ndryshme.
10. Kujdesi për prindërit, posaçërisht kur ata janë të sëmurë apo të shtyer në moshë.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 4085

Ajetet që flasin për këtë:

A mos (vallë) u kanë zili njerëzve, në ato që ua ka dhuruar Allahu nga të mirat e veta? Na u kemi dhënë breznive të Ibrahimit Librin e dijeninë e plotë dhe u kemi dhënë pushtet të madh.” (Nisa: 54).

Shumica e ithtarëve, të Librit të Shenjtë, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu tregua haptazi; por, ju falni ata dhe hiqni dorë, për deri sa të arrijë urdhëri i Allahut. – Me të vërtetë Allahu është i Plotëfuqishëm.” (Bekare: 109).

Mos lakmoni në ato gjëra, që Allahu i ka shpërblyer disa nga ju mbi të tjerët; për mashkujt është shpërblimi i punës që bëjnë, e po ashtu edhe për femrat ka shpërblim për punën që bëjnë. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Se, Allahu , është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Nisa: 32).

Ju jeni asi njerëzish që i doni ata, por ata nuk ju duan juve! Dhe ju u besoni të gjitha librave. Kur ata ju takojnë juve, thonë: “Na besojmë”, e kur të mbeten vetëm, nga pezmatimi ndaj jush, ata i kafshojnë majet e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Vdisni me pezmatimin tuaj. Se Allahu me të vërtetë di ç’keni në zemrat tuaja”. Nëse juve u vjen ndonjë e mirë, at ai brengosë ajo, e nëse juve u gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Nëse ju duroni dhe ruheni nga mëkatet, dhelpëritë e tyre nuk mund të ju dëmtojnë asgjë. Se Allahu ngërthen (në dijeninë e Tij) çdo gjë që punojnë ata.” (Imran: 119-120).

Në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë, por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie me zemër të pastër te Allahu.” (Shuara: 88-89).

E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues. Edhe ata që vijnë pas tyre – thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!.” (Hashr: 9-10)

Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njëri: “Ty gjithsesi do të mbysë”. Tjetri tha: “ Allahu pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh.” (Maide: 27).

Disa hadithe:

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ruajuni nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri-tjetrit, mos e keni zili njëri-tjetrin, mos e mashtroni njëri-tjetrin në tregti, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos i ndërhyni njëri-tjetrit në shitëblerje, por, bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes vete ashtu siç ju ka obliguar Zoti juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu (bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllain tend musliman. Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit tjetër.” ( Shënuan Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ruajuni nga hasedi, sepse hasedi i fshinë (ose i hanë) veprat e mira ashtu siç i djeg (i hanë) zjarri drunjët.” (Shënon; Ebu Davudi; 4903).

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Mos e urreni njëri tjetrin, mos e xhelozoni (hasedoni) njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezërohuni në mes vete.” (Shënon: Muslimi: 2559, Buhariu: 6065).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ka dyshim se Allahu nuk shikon fizionominë tuaj, as pasurinë tuaj, porse Ai shikon veprat tuaja.” (Shënon: Muslimi- 2563)

AUTOR: MUHAMED AHMED EL ADEUIJU

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

Burimi: albislam.com

0 1119

1. Fjala e Allahut; “E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për Allahun.” {وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ بِعَزِيزٍ}

Është cekur në dy vende në Kuran, përmendi dy suret dhe ajetet ku është cekur fjala e Allahut!?

 a) Është cekur në suren Ibrahim, ajeti nr.20  “E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për Allahun.” (Ibrahim; 20){وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ بِعَزِيزٍ}

 b) Dhe në suren Fatir, ajeti nr.17  “E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për Allahun.” (Fatir; 17) {وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ بِعَزِيزٍ}

2. Fjala e Allahut; “Balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).” {صَلْصَالٍ مِنْ حَمَإٍ مَسْنُونٍ}

Është në tre vende në Kuran në një sure të vetme, përmende emrin e sures dhe ajetet!?

– Në suren Hixhër; (1) Ajeti nr.26;  “Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).” (Hixhër; 26). {وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنْ صَلْصَالٍ مِنْ حَمَإٍ مَسْنُونٍ}.

(2) Ajeti nr. 28; “Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.” (Hixhër; 28). {وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَائِكَةِ إِنِّي خَالِقٌ بَشَرًا مِنْ صَلْصَالٍ مِنْ حَمَإٍ مَسْنُونٍ}

(3) Ajeti nr.33;  “Ai tha: “Nuk është për mua t’i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e terur, e zezë e me erë”.” (Hixhër; 33). {قَالَ لَمْ أَكُنْ لِأَسْجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقْتَهُ مِنْ صَلْصَالٍ مِنْ حَمَإٍ مَسْنُونٍ}

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;  “I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë. Qoftë paqja mbi të dërguarit. Dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave!”
{سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ وَسَلَامٌ عَلَى الْمُرْسَلِينَ. وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ}

Në cilën sure janë cekur ajetet e lartëpërmendur dhe ceki ajetet me numër?

– Ajetet e lartëpërmendur janë cekur në suren Safat, ajeti nr: 180-181 dhe 182.

4. Fjala e Allahut;  “S’ka dyshim se ata që thanë: “Zoti ynë është Allahu”, pastaj nuk u luhatën.”
{إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا}

Është cekur në dy sure në Kuran, përmendi dy suret dhe ajetet ku është cekur!?

a) Në suren Fussilet, ajeti 30;  “S’ka dyshim se ata që thanë: “Zoti ynë është Allahu”, pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që ju premtohej!” (Fusilet; 30)
{إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ}

b) Dhe në suren Ahkaf, ajeti nr.13;  “Ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikrisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.” (Ahkaf; 13).
{إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ}

Autor: Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1125

Pyetja: Disa njerëz po përmendin një hadith rreth fillimit të muajit Rabiul Evel, duke thënë: “Kushdo që përgëzon njerëzit për këtë muaj të bekuar, zjarri do të bëhet haram për të.” Sa është i saktë ky hadith?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Nuk dimë ndonjë burim për hadithin e përmendur dhe shenjat e tij se është e trilluar janë shumë të qarta. Prandaj, nuk lejohet këtë thënie t’ia atribuojmë Profetit (sal-Allahu alejhi ue selam), sepse konsiderohet gënjeshtër ndaj tij, dhe gënjeshtra ndaj tij është haram dhe është një mëkat i madh. I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që flet në emër tim një hadith, duke e ditur se është i rremë, ai është një nga gënjeshtarët.”[1]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Ky është një paralajmërim i ashpër për gënjeshtrën dhe atë që merret me të, dhe kushdo që supozon se atë që e transmeton është gënjeshtër, dhe e transmeton, është një gënjeshtar. Si mos të jetë gënjeshtar, kur ai është duke treguar diçka që nuk është?[2]

Ajo që përmendet në këtë (të ashtuquajtur) hadith që; zjarri është i ndaluar për atë person që shpreh vetëm një urim, është prej ekzagjerimit të pamatur, gjë që tregon se një hadith është i shpikur dhe i rremë.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] E shënon Muslimi, 1/7.

[2] Marrur nga ‘sherh sahih Muslim’ 1/65.

0 1161

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i falë(dhuron) vetëm meshkuj atij që do.” (Shura; 49).

Prej dhuratave të Allahut ndaj robërve të Tij në këtë ajet Kur’anor, është fëmija. Por, iu dha përparësi fëmijës femër dhe është hak (meritë) e saj të krenohet me këtë përparësi që ia dha Allahu. Andaj, atij që Allahu i dhuron fëmijë femra, i tilli duhet ta falënderon Allahun për këtë dhuratë, ngase Allahu e cilësoi si dhuratë fëmijën femër. Njëherit, kjo është replikë edhe ndaj njerëzve injorantë të cilët kur Allahu i falë fëmijë femër, hidhërohen dhe ndien keqardhje për këtë.

Dr. Uvejid el Atavij Ligjerata: Si ta meditojmë Kur’anim

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do.” (Shura; 49).

Filloi me përmendjen e femrave, ngase në kohën e injorancës ajo injorohej dhe anashkalohej. Pra, nëse tek ju në dynja anashkalohet femra (gjinia femrore) tek Unë (tek Allahu) ajo përmendet dhe nderohet.

Ibn Kajimi, rahimehullah Tuvetul Vedud biahkamil mevlud; fq.21

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kush bën durim dhe fal, s; ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).” (Shura; 43).

Falja është prej mjeteve kryesore të edukimit të nefsit. Po të jemi prej atyre që falin të metat dhe gabimet e njerëzve do të arrinim suksese dhe lumturi aq shumë saqë nuk mund të paramendoje njeriu se mund të arrij një lumturi të tillë në këtë dunja.

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe kur hidhërohen, ata falin.” (Shura; 37).

Më kujtohet se një natë u kacafyta me gruan time dhe u hidhërova shumë. E mora mus’hafin dhe fillova të lexoj, vazhdova të lexoja derisa arrita tek ajeti i lartëpërmendur, pasha Allahun mendova që hera parë e lexova këtë ajet për herë të parë në jetën time, u largua nxehtësia dhe nervoza nga zemra ime, u qetësova, iu përgjigja urdhërit të Zotit tim dhe fillova ta ndryshoj konceptin e jetës sime.

5. Një ditë e vizitova një plak të moshës 70 vjeçare. E adhuronte shumë Allahun, gjatë bisedës ju kujtua një rast që i kishte ndodhur në kohën e rinisë dhe filloi të më tregonte ngjarjen: Tha, hyra në burg si shkak i një shokut tim pa të drejtë dhe qëndrova një kohë aty. Dola nga burgu dhe thash që nuk do ia bëj hallall kurrë, një ditë erdhi të më vizitoi dhe të kërkoj falje, por nuk ia vura veshin dhe fillova të fali namaz, fillova të lexoj suren el Xhathije në namaz dhe kur arrita tek ajeti 14 i sures; “Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e Allahut.” (El Xhathijeh; 14).

U ndikova shumë nga ky ajet dhe fillova të qaj shumë dhe kohë të gjatë nuk munda ta ndali veten nga të qajturit dhe kur përfundova namazin ia bëra hallall menjëherë. Pra, ky ajet u sebeb t’ia fali shokut tim gabimin e bërë më parë ndaj meje.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1160

Pyetësi; Hoxhë i nderuar! Jam imam xhamie, por shumë vakte mungoj, ndonjëher me arsye e ndonjëher pa arsye, çfarë më këshillon!?

Përgjigje; Allahu ka ndaluar ngrënien e pasurisë e njëri tjetrit me padrejtësi dhe haram; “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar.” (Bekare; 188).

Parat që i mer nuk i ke hallall, nëse nuk vepron në këtë mënyrë;

1. Shënon sa vakte ke munguar, sidomos rastet pa arsye dhe i largon nga rroga mujore, ose i le ato para në xhami ose i jep sadaka ose nga kush e ke mar rrogën ia kthen atë pjesë të parave aq sa ke munguar.

2. Ose, nëse nuk je që bën sabër me qenë i rregulltë në pesë vaktet, merre një bashkëpuntorë, t’i mbaj hutbet dhe ai le t’i falë vaktet dhe ia jep pjesën e rrogës atij aq sa i takon.

3. Ose dorëzoje dekretin e imamllëkut dhe gjej punë tjetër. Përndryshe, duhesh me pas frikë Allahun, ngase paguhesh si imam dhe duhesh të jesh aty me u pri njerëzve në namaz e jo mi lënë xhematin pa hoxhë, përpos nëse ke ndonjëherë arsye të justifikuar nga sheriati Islam.

Zoti e di më së miri!

Shejh Muhamed Salih el Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1386

Cdo gje qe lidhet me Kuranin, bëhet madheshtore.

– Xhibrili alejhi selam zbriti Kuranin,u bë zotëriu i Melaikeve, dhe u emertua si “shpirti i shenjte”.

– Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem, i zbriti Kurani, u bë zotëriu i të parëve dhe të fundëve.

– Kurani zbriti për umetin e Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem, dhe u bënë umeti më i mirë.

– Zbriti (Kurani) në mujin Ramazan, dhe u bë zotëriu i muajve.

– Zbriti (Kurani) në Natën e Kadrit, dhe u bë nata më e mirë.

Betohem në Allahun, që nuk ka Zot tjetër pos Tij, nëse Kurani zbret ne zemrën e njeriut, do bëhet njeriu më i mirë.

Allahu thotë; “A nuk e kuptoni se ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenria juaj?! [Sureja El-Enbija, 10]

Nga arabishtja: UMMU ATIKA

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË