Arhiva DitoreNov 27, 2017

0 1153

Pyetja: Disa njerëz po përmendin një hadith rreth fillimit të muajit Rabiul Evel, duke thënë: “Kushdo që përgëzon njerëzit për këtë muaj të bekuar, zjarri do të bëhet haram për të.” Sa është i saktë ky hadith?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Nuk dimë ndonjë burim për hadithin e përmendur dhe shenjat e tij se është e trilluar janë shumë të qarta. Prandaj, nuk lejohet këtë thënie t’ia atribuojmë Profetit (sal-Allahu alejhi ue selam), sepse konsiderohet gënjeshtër ndaj tij, dhe gënjeshtra ndaj tij është haram dhe është një mëkat i madh. I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që flet në emër tim një hadith, duke e ditur se është i rremë, ai është një nga gënjeshtarët.”[1]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Ky është një paralajmërim i ashpër për gënjeshtrën dhe atë që merret me të, dhe kushdo që supozon se atë që e transmeton është gënjeshtër, dhe e transmeton, është një gënjeshtar. Si mos të jetë gënjeshtar, kur ai është duke treguar diçka që nuk është?[2]

Ajo që përmendet në këtë (të ashtuquajtur) hadith që; zjarri është i ndaluar për atë person që shpreh vetëm një urim, është prej ekzagjerimit të pamatur, gjë që tregon se një hadith është i shpikur dhe i rremë.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] E shënon Muslimi, 1/7.

[2] Marrur nga ‘sherh sahih Muslim’ 1/65.

0 1201

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i falë(dhuron) vetëm meshkuj atij që do.” (Shura; 49).

Prej dhuratave të Allahut ndaj robërve të Tij në këtë ajet Kur’anor, është fëmija. Por, iu dha përparësi fëmijës femër dhe është hak (meritë) e saj të krenohet me këtë përparësi që ia dha Allahu. Andaj, atij që Allahu i dhuron fëmijë femra, i tilli duhet ta falënderon Allahun për këtë dhuratë, ngase Allahu e cilësoi si dhuratë fëmijën femër. Njëherit, kjo është replikë edhe ndaj njerëzve injorantë të cilët kur Allahu i falë fëmijë femër, hidhërohen dhe ndien keqardhje për këtë.

Dr. Uvejid el Atavij Ligjerata: Si ta meditojmë Kur’anim

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do.” (Shura; 49).

Filloi me përmendjen e femrave, ngase në kohën e injorancës ajo injorohej dhe anashkalohej. Pra, nëse tek ju në dynja anashkalohet femra (gjinia femrore) tek Unë (tek Allahu) ajo përmendet dhe nderohet.

Ibn Kajimi, rahimehullah Tuvetul Vedud biahkamil mevlud; fq.21

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kush bën durim dhe fal, s; ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).” (Shura; 43).

Falja është prej mjeteve kryesore të edukimit të nefsit. Po të jemi prej atyre që falin të metat dhe gabimet e njerëzve do të arrinim suksese dhe lumturi aq shumë saqë nuk mund të paramendoje njeriu se mund të arrij një lumturi të tillë në këtë dunja.

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe kur hidhërohen, ata falin.” (Shura; 37).

Më kujtohet se një natë u kacafyta me gruan time dhe u hidhërova shumë. E mora mus’hafin dhe fillova të lexoj, vazhdova të lexoja derisa arrita tek ajeti i lartëpërmendur, pasha Allahun mendova që hera parë e lexova këtë ajet për herë të parë në jetën time, u largua nxehtësia dhe nervoza nga zemra ime, u qetësova, iu përgjigja urdhërit të Zotit tim dhe fillova ta ndryshoj konceptin e jetës sime.

5. Një ditë e vizitova një plak të moshës 70 vjeçare. E adhuronte shumë Allahun, gjatë bisedës ju kujtua një rast që i kishte ndodhur në kohën e rinisë dhe filloi të më tregonte ngjarjen: Tha, hyra në burg si shkak i një shokut tim pa të drejtë dhe qëndrova një kohë aty. Dola nga burgu dhe thash që nuk do ia bëj hallall kurrë, një ditë erdhi të më vizitoi dhe të kërkoj falje, por nuk ia vura veshin dhe fillova të fali namaz, fillova të lexoj suren el Xhathije në namaz dhe kur arrita tek ajeti 14 i sures; “Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e Allahut.” (El Xhathijeh; 14).

U ndikova shumë nga ky ajet dhe fillova të qaj shumë dhe kohë të gjatë nuk munda ta ndali veten nga të qajturit dhe kur përfundova namazin ia bëra hallall menjëherë. Pra, ky ajet u sebeb t’ia fali shokut tim gabimin e bërë më parë ndaj meje.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË