Arhiva Vjetore2017

0 1491

1.Allahu, xhele ue ala, thotë: “Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai i dhëmbshëm.” (Hixhër; 49-50).

Disa dijetarë, kanë thënë: “Mos i jep siguri vetes se do të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit, ngase Allahu ka mundësi të të fus në zjarr për një mëkat të vetëm që ke vepruar. Kujto se Allahu e nxjerri Ademin alejhi selam si shkak i një mëkati të vetëm. Andaj, njeriu nuk duhet t’i jap vetës liri në kryerjen e mëkateve duke thënë se Allahu falë shumë, por njëkohësishtë i tilli nuk guxon t’i humb shpresat në faljen dhe mëshirën e Allahut.”

Shejh Abdullah el Gunejman

2.Allahu, xhele ue ala, thotë: “Po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nukdëshironi që All-llahu t’u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nur; 22).

Urdhër nga Allahu i Lartēmadhëruar për neve, qē t’ia falim gabimet njëri tjetrit(raportet mes vete). Bile, edhe pasi t’ia falim, duhet ta kem parasysh se ai fare ska gabuar ndaj nesh. Falja e njëri tjetrit, njëherit e sjell edhe mëshirën dhe faljen e Allahut, xhele ue ala!

Shejh Abdullah el Gunejman

3.Allahu, xhele ue ala, thotë: “Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë.” (Enbija; 105).

Si ka mundësi të dëshprohet dhe t’i humb shpresat në sukses ai i cili e lexon këtë premtim të Allahut, sado që mund të jetë sprovuar i tilli në këtë dunja. Allahu , xhele ue ala, ka thënë: “Po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin.” (Muhamed; 4).

Po mos të ishin sprovat dhe vështirësitë nuk do të përgëzoheshim me fitore, suksese dhe ngadhënjime.

Shejh Dr Nasir el Umer

4.Ilaçi Kur’anor për hasedin (xhelozinë)! Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të.” (Ta’ha; 131).

Ajo që më së shumti e shton xhelozinë është shikimi i shpeshtë dhe i vazhdueshëm në gjërat që Allahu i ka begatuar robërit e Tij, qoftë begatia e pasurisë, fëmijëve, etj, Allahu ia ndaloi një shikim të tillë edhe të dërguarit të Tij, Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, dhe ky njëherit është udhëzim i cili shëron dhe largon xhelozinë mes robërve të Allahut.

Muhamed Beshir el Ibrahimij El A’mal el Kamileh; 1/354

5.Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” (Ta’ha; 82).

Allahu, xhele ue ala, i kërkoi këto katër kushte për robërit e Tij, të cilët e synojn Faljen dhe Mëshirën e Allahut.

Ibn Kudame Muhtesar Minhaxh el Kasidin; fq.308

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 2037

Sheriati islam erdhi me çdo gjë që do ruante shpirtin e njeriut, nga sulmet e jashtme, nga vrasja, e marrja e shpirtit me pa të drejtë, siç e konsideroi një gjë të tillë prej mëkateve të mëdha, si pasojë e së cilës miratohet sanksion mbi të, për më tepër mbylli të gjithë rrugët që shpiejnë drejt vrasjeve, prej tyre edhe drejtimi i armës –qoftë edhe për shaka- për të parandaluar një të keqe, që mund të shkakton edhe vrasje.

Në hadithin që na e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqëur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk e di, mbase shejtani mund t’ia shtyjë dorën për ta goditur atë, duke e bërë kështu që të bjerë në një humnerë zjarri.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Në transmetimin e Muslimit thuhet: “Kush i drejtohet vëllait të tij me hekur, melaqet do e mallkojnë, deri në momentin kur ta lëshojë atë prej dore, qoftë të jetë edhe vëllai i tij prej babës e prej nënës”.

SHPJEGIMI I HADITHIT

Ky udhëzim madhështor profetik na nxit që të braktisim çdo gjë që na shpien drejt një mëkati, qoftë edhe nëse mëkati nuk arrihet, qoftë të jetë me njëmend apo në shaka, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet”, është një formë e mohimit që flet për ndalim, pra nuk lejohet as që t’i drejtohet arma, në çfarë do rasti.

Më pas përmendi shkakun e saj dhe tha: “mbase shejtani mund t’ia shtyjë dorën për ta goditur atë, duke e bërë kështu që të bjerë në një humnerë zjarri”.

Njeriu mund të ketë për qëllim të bën shaka me vëllain e tij kur ia drejton armën, e shejtani ia shtyn dorën dhe e godet atë me armë; ose e vret ose e plagosë, kështu që ka vepruar një mëkat që e shpien atë në një gropë të xhehenemit.

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Fet’hul Bari”, thotë: “Ky hadith tregon se ai (shejtani) i mashtron të dy, derisa ata njëri-tjetrin ta godasin me armë, e shejtani e realizon goditjen e tij”.

Në transmetimin tjetër thuhet: “Kush i drejtohet vëllait të tij me hekur, melaqet do e mallkojnë, deri në momentin kur ta lëshojë atë prej dore, qoftë të jetë edhe vëllai i tij prej babe e prej nëne”.

Ky është një rikonfirmim për shenjtërinë e muslimanit, dhe një ndalesë e madhe për frikësimin, sulmin ndaj atij, që mund ta dëmtojë.

Imam Neveviu në shpjegimin e tij të “Sahih Muslim” thotë: “Ky është një hiperbolizim që sqaron ndalesën e përgjithshme që vlen për secilin, qoftë të jetë i akuzuar apo nuk është i akuzuar (për atë veprim), qoftë të jetë shaka, lojë apo nuk është? Sepse frikësimi i muslimanit është haram, në çfarëdo mënyre të jetë, ngase mund të ndodh që arma t’i paraprijë, siç u përmend në transmetimin tjetër”.

Ka mospajtime rreth fjalës: “shejtani ia shtyn dorën”, se a është kuptim i realt apo alegori, por që rezultati është i njejtë.

POROSI TË KËTIJ HADITHI

Prej porosive të këtij hadithi është edhe ajo që e veprojnë disa njerëz në kohë të sotit, duke vozitur veturën me shpejtësi drejt një personi tjetër, në formë loje me të, lëviz me shpejtësi derisa t’i afrohet atij dhe e habit, por nuk e di ndoshta shejtani ia humb atij kontrollin mbi veturën, e kështu meriton më pas një humnerë të zjarrit.

Për në fund, të gjitha format e vrasjes janë të ndaluara për njeriun, qoftë të jetn serioze apo për shaka.

__________

POROSI DHE UDHËZIME PROFETKE

HADITHI I DYMBËDHJETË

Islamweb.com

albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 5479

Pyetja: Unë punoj në një port, ku shërbej anijet që kalojnë. Shumica e këtyre anijeve janë të huaja dhe njerëzit që punojnë në to janë jomuslimanë. Pronari i kompanisë u shet mish derri atyre, pastaj fitimet e këtyre shitjeve i ua shpërndan punëtorëve dhe ne e pranojmë atë mbi bazën se shitja derrit për jomyslimanët nuk është haram, dhe se nuk ka tekst në Kur’an apo sunet që thotë se është haram të shiten për jomyslimanët. Dhe nuk mund të krahasohet me alkoolin, sepse derri ka ekzistuar në kohën e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe në qoftë se kishte dëshiruar ta ndalojë, apo ta mallkoj atë, do të kishte bërë siç e bëri me alkoolin. Por ka disa njerëz të cilët na bënë të dyshojmë se këto para janë hallall apo haram?

Nëse ne nuk marrim pjesë në shitjen, a është e dëmshme për ne, pasi që pronari na jep neve para si në formë lëmoshe, a na takon neve që t’i pranojmë edhe pse e dimë origjinën e parave? A ka ndonjë hadith në të cilin i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka deklaruar në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje se është haram shitja e misht të derrit ndaj jomuslimanëve? Për shkak se derri nuk është haram për ithtarët e Librit.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Nuk i lejohet askujt të jep fetva në fenë e Allahut pa dije. Medoemos duhet kuptuar rrezikshmërinë e këtij veprimi, sepse Allahu thotë: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqia, – qofshin të hapta ose të fshehta dhe mëkatet, shtypjen (dhunimin) pa të drejtë, të bëmurit shok Allahut, për të cilën nuk ka kurrfarë argumenti, dhe ka ndaluar të flisni për Allahun atë që nuk e dini.” Araf, 33

Pra, nuk i lejohet askujt të thotë, kjo është hallall e kjo është haram, nëse ai nuk ka prova të sakta për këtë. Allahu thotë: “Mos theksoni me gjuhët tuaja rrejshëm: “Kjo është e lejueshme, e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me të vërtetë, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.” Nahl, 116

Së dyti:

Shitja e mishit të derrit është haram qoftë të jetë shitur për një musliman apo për jomsuliman. Argumente për këtë janë:

1 – Allahu thotë: “Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua (në Kur’an), se është e ndaluar ta hajë njeriu atë që do, gjithçka tjetër, përveç coftinë, gjakut të derdhur, ose mishit të derrit, se ai është i ndytë.” En’am, 145

Dhe i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na mësoi një parim të rëndësishëm, kur ai tha: “Kur Allahu e ndalon një gjë, Ai (edhe) ndalon çmimin (përfitimin) e saj.”[1]

2 – Xhabir ibn Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në vitin kur çliroi Meken thoshte: “Allahu dhe i dërguari i tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, cofëtinës, derrit dhe idhujt.” E pyetën: “O i dërguari i Allahut, çfarë thua për dhjamin e kafshëve të ngordhura, ngjyrosen me të anijet, lëkurat, dhe e përdorin njerëzit për ndriçim?” Ai tha:” Jo, kjo është haram”. Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”. Allahu mallkoftë hebrenjtë, sepse kur Allahu ua ndaloi atyre yndyrën e kafshëve, ata e zbukuruan dhe e shitën, dhe konsumuan çmimin e tij.”[2]

Neveviu, Allahu e mëhiroftë ka thënë: “Sa i përket mishit të cofëtinës, alkoolit dhe mishit të derrit, muslimanët janë pajtuar unanimisht se është haram të shiten të gjitha këto”.

Al-Kadi ka thënë: Ky hadith tregon se çdo gjë që është ndaluar të hahet ose të përdoret, nuk lejohet as të shitet, e as të përfitohet nga çmimi i ftuar prej tyre, si në rastin e yndyrës së kafshëve të përmendur në këtë hadith”.[3]

Ibn Rexheb el-Hanbeli, pasi që përmendi hadithet në lidhje me ndalimin e alkoolit, tha: “Përfundimisht nga të gjitha këto hadithe është se; çdo gjë që Allahu na e ka ndaluar të e përdorim, njëkohësisht na e ka ndaluar të e shesim atë e të konsumojnë çmimin e përfituar prej tij, siç është përmendur qartë në hadithin: “Kur Allahu e ndalon një gjë, Ai ( gjithashtu) ndalon çmimin e saj.” Kjo është një frazë e përgjithshme e cila vlen për çdo gjë që përdoret në mënyrë të ndaluar.

Komiteti i Përhershëm për Fetva është pyetur: A lejohet të merrem me tregti me alkool dhe mish derri në qoftë se nuk shiten për muslimanët? Ata u përgjigjën: Nuk lejohet tregtia me ushqime dhe gjëra të tjera që Allahu i ka ndaluar, të tilla si alkooli dhe mishi i derrit, edhe nëse është shitja vetëm për jomuslimanë, sepse është vërtetuar se pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur Allahu e ndalon një gjë, Ai gjithashtu ndalon çmimin e saj”. Dhe për shkak se pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka mallkuar alkoolin, atë që e pi atë, atë që e shet, atë që e blen, atë që e mbart atë, atë tek i cili bartet, ai që konsumon çmimin e saj, ai që e prodhon si pije dhe atë për të cilin ajo është e shtrydhur”.[4]

Së treti:

Në lidhje me atë që pyetësi tha: “shitja e mishit të derrit për jomyslimanët nuk është haram, dhe nuk ka tekst në Kur’an ose Sunet që thotë se është haram të shitet për jomyslimanët”, kjo nuk është e saktë. Ne kemi cituar më lart argumente nga Kur’ani dhe Sunneti, dhe konsensusi i dijetarëve se mishi i derrit është haram edhe të shitet. Kuptimi i përgjithshëm i argumenteve tregon se është haram të shitet për muslimanët dhe jomuslimanët, sepse argumentet flasin për ndalesën e shitjes, një ndalesë e përgjithshme, dhe nuk ka dallim në mes të myslimanëve dhe të tjerëve.

Në fakt, në qoftë se themi se ndalimi për shitjen e mishit të derrit në origjinë është shitja e tij jomuslimanëve, nuk do ishte thënie e gabuar, sepse është e ditur se muslimani nuk do e blejtë mishin e derrit: çfarë do të bëjë ai me të kur ai e di se Allahu e ka ndaluar?

Njejtë pyetësi thotë se “derri ka ekzistuar në kohën e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe në qoftë se ai kishte dëshiruar ta ndalojë apo ta mallkoj atë, do e kishte bërë siç bëri me alkoolin” gjithashtu nuk është e saktë, sepse nuk është patjetër që gjatë ndalesës së një gjëje i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ta mallkon atë që e vepron atë ndalesë, por mjafton që ai ka ndaluar apo ka deklaruar se ajo është haram, pasi ai ndaloi shitjen e mishit të derrit.

Së katërti:

Në lidhje me marrjen e parave, tani pasi që ju e dini se është haram, më së miri për ju është që të refuzoni ato para, posaçërisht marrja e juaj e këtyre parave është një lloj miratimi për atë që pronari i kompanisë është duke bërë. Ju keni për detyrë ta këshilloni atë, që ai ta le këtë punë të ndaluar. Kushdo që le diçka për hir të Allahut, Allahu do të kompensojë atë me diçka më të mirë se ajo.

Në lidhje me paratë që ke marrë më herët para se të kuptosh se është haram, nuk është mëkat për ju, me lejen e Allahun. Allahu ne ajetet e kamatës thotë:

E kujtdo që i vie këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij. E, vendimi për këtë i takon Allahut.” Bekare, 275

Lusim Allahun të ju furnizojë me pasuri halla dhe të bereqetshme.

_________

islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Transmeton Ebu Davudi, 3488; shejh Albani e klasifiokon sahih në “Gajet Meram, 318”.

[2] Transmeton Buhariu, 1212; Muslim, 1581.

[3] “Sharh Muslim”, 8/11.

[4] Fetava Lexhneh Deimeh, 13/49.

0 1163

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (LehviMahfud).” (En’am: 59).

Ky ajet na mëson dy gjëra madhore:

1. Diturinë gjithëpërfshirëse, të thellë, të pafundme të Allahut për çdo gjë, Atij nuk i fshihet asnjë gjë sado qoftë e vogël ajo.

2. Na mëson se Allahu ka shënuar çdo gjë para ekzistencës së gjërave dhe se shkrimi është gjithëpërfshirës për çdo gjë dhe se nuk ndodh diçka e veçse është e shënuar, bile edhe gëllnkat e ujit që do i pinë krijesat, edhe lëvizjet e qepallave të syve, që do të thotë, çdo gjë është e shënuar tek Allahu, sado qoftë ajo e vogël.

Dhe kjo aludon në diturinë e gjërë të Allahut, xhele ue ala.

Shejh Abdullah el Gunejman

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë.” (Furkan; 58).

Ky ajet na mëson se tevekuli (mbështetja) i robit në Allahun, xhele ue ala, është obligativ.

Shejh Abdullah el Gunejman

3.Ndalu dhe medito fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë: “Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij.” (Tegabun; 11). Pra, Allahu e tha këtë pas fjalës në njejtin ajet, ku tha: “Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut.” (Tegabun; 11).

Kush hidhërohet me një hidhërim jo të legjitimuar nga sheriati islam (me rastin e sprovës) imani i tij do zvogëlohet. Për të qenë imani në rregull, automatikishtë edhe zemra duhet të jetë e qetë, e kënaqur (me caktimin e Allahut) dhe e fortë me rastin e sprovave. Ky është premtim i Allahut që nuk thehet, andaj kujdesu shumë për imanin dhe zemrën tënde dhe përgatiti ato para se të ndodhin fatëkeqësitë.

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Prej begative të cilat i ka veçuar dhe cekur Allahu në Kur’an për xhenetlinjët, është edhe begatia e grave (hyjrive) të Xhenetit: “E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur.” (Safat: 48).

Ulja e shikimit nga harami në këtë dynja lë gjurmë të mira për ta fituar këtë begati në Xhenet. Edhe pse janë shtuar fitnet në këtë dynja, megjithatë besimtari e ul dhe ruan shikimin e tij prej haramit.

D. Abdullah el Gufejli

5.Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve?” (Safat; 87).

Mendimi i mirë për Allahun dhe bindja e thellë tek Allahu e bëri që deti të hapet për Musain alejhi selam. Mendimi i mirë për Allahun dhe bindja e thellë tek Allahu e bëri që zjarri të ftohët dhe mos ta djeg Ibrahimin alejhi selam. Mendimi i mirë për Allahun dhe bindja e thellë tek Allahu e bëri që të shpëtoi Muhamedi , salAllahu alejhi ue selem nga armiqtë e Islamit duke u strehuar në Shpellë. Andaj, këtë mendim të mirë dhe bindje të thellë ndaj Allahut nuk do ta shijoj askush pos atij që e njeh Allahun ashtu siç duhet.

D. Abdulmuhsin el Mutajri.

Nga arabishtja: Suad Shabani

albislam.com

0 952
  1. Një musliman i rritur, i shëndoshë, jo udhëtarë, dëshiron të falet natën, një pjesë të saj apo më gjatë, dëshiron t’i lutet Allahut, ndërsa i themi që mos të falet, por më mirë të bie në gjum, deri në sabah.

PËRGJIGJJA: Ky person është në haxh, në Muzdelife, kështu që ai duhet të flej atë natë, e të mos preokupohet me namaz, e me adhurime tjera, siç është prej sunetit.

  1. Një musliman, ka kryer marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë Ramazanit, megjithatë agjërimi i tij ësht në rregull, dhe nuk detyrohet të kompenson e as të shpaguan?

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka kryer marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë natës në muajin e Ramazanit, e jo gjatë ditës.

  1. Një musliman, i rritur, i shëndoshë, i cili e ka për obligim të agjërojë, nuk është udhëtarë, ushqehet gjatë ditës së agjërimit, por agjërimi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet të kompensojë atë ditë?

PËRGJIGJJA: Ky person është ushqyer me harresë, e kush ha dhe pi me harresë nuk e kompenson atë ditë, i dërguari i Allahut ka thënë: “Kur ndokush prej jush ha apo pi, nga harresa le ta përfundojë agjërimit, në të vërtetë atë e ka ushqyer dhe i ka dhënë për të pirë Allahu”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

  1. Një musliman, është falur por qëllimisht nuk bën asnjë sexhde, dhe namazi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet ta kompensojë namazin?

PËRGJIGJJA: Ky person është duke e falur namazin e xhenazes.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzetë

albislam.com

0 1303

1. Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë; Allahu, xhele ue ala, ka thënë për Kur’anin: ”Atë (Kur’anin) nuk e prek kush, vetëm të pastrit.” (Vakia; 79) Që do të thotë që nuk udhëzohen me ketë Kur’an përpos se zemrat e dëlira dhe të pastërta.”

Mexhmu’u Fetava; 5/551

2.Nëse nuk e përmisoj veten time gjatë leximit dhe meditimit të Kur’anit, atëherë kjo është shenjë që zemra ime është ngurtësuar, dhe si pasojë, ajo nuk ndikohet dhe nuk rrënqethet gjatë leximit të Kur’anit. Kujtoj, sprovën që Allahu ia bëri sahabëve në lidhje me këtë çështje, ku tha: “A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e All-llahut dhe ne atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an).” (Hadid; 16). Andaj, i hulumtojë shkaqet e ngurtësimit të zemrës që t’i largoj ato, e pastaj të kënqem me librin e Zotit tim.

D. Abdullah Ibn Belkasim

3.Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do të shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.” (Hashër; 21). Mundohem që ta vërtetoj se Kur’ani (leximi,meditimi i tij) a ka lënë gjurmë në zemrën time, a mu ka shtuar përulja ndaj Allahut dhe a më janë lagur syt e mi nga të qajturit. Frikësohem që nëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, atëherë zemra ime nuk është në rregull, ndërsa Allahu e ceki shembullin e kodrës e cila do strukej dhe përulej po t’i zbriste Kur’ani. Andaj, ky është shkaku që më shtyen mua, që t’i kërkoj shkaqet e ngurtësimit dhe mospëruljes së zemrës!

D. Abdullah Ibn Belkasim

4. Nëse nuk e përmisoj veten time me leximin e Kur’anit, frikësohem që Kur’ani do të bëhet argument kundër meje, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: ” Kur’ani, ose është argument për ty ose kundër teje.”

(Muslimi; 223, Tirmidhiu; 3517, Nesaiu; 2437, Ibn Maxhe; 280, Ahmedi; 22907)

D. Abdullah Ibn Belkasim

5.Kur e kujtoj gjendjen e atyre që nuk e respektuan Kur’anin, nuk e lexuan dhe nuk i medituan porositë e tij. Allahu të tillët i përshkroi në Kur’an me një përshkrimin më të keq tē mundshëm. Allahu, xhele ue ala, tha për ta: “Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).” (Mudethir; 50). Dhe, gjithashtu , për ta Allahu, tha: “Por jo, ato janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed; 24). Frikësohem që nëse nuk ndryshoj veten time në një ndryshim të mirë, do të jem edhe un njëri prej tyre.

Dr. Abdullah Ibn Belkasim

Nga arabishtja: Suad Shabani

albislam.com

0 1372

Injorantët e para islamit, aneksonin fatkeqësitë e telashet kohës, duke i emërtuar kështu disa gjëra jo me emrat e tyre.  Kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u dërgua me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, i porositi dhe udhëzoi ata për thëniet e sakta dhe besimin e vërtetë. Një prej porosive të tilla ishte edhe ky hadtih.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mos emërtoni rrushin el-Kermu, mos thoni kohë e dështuar, ngase Ai, Allahu është koha”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

SHPJEGIMI I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, deshi që të ndalonte umetin e tij nga disa shprehje, fjali e besëtytni që mund t’i shpiejnë ata në rreziqe dhe mëkate, e tha: “Mos emërtoni rrushin el-Kermu”. Dhe atë se el-Kermu emërtohej hardhia e rrushit, por edhe vetë rrushi, dhe për venën që përbëhej prej rrushi, të cilën ata e quajtën el-Kermu ﴾bujar), dhe për bindjen e tyre se ajo përmban bujari e zemërgjerësi, të cilën gjë e urrejti i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, që me këtë emër të emërtohet rrushi e druri i rrushit, ngase ndodh që kur ta dëgjojnë këtë fjalë t’iu kujtohet alkooli, e i tërhjek epshi, mund të konsumojnë apo t’i afrohen konsumimit.

Imam el Hatabi ka thënë: “Kuptimi nga ndalesa është të rivërtetohet se vena është haram edhe nëse emri i fshihet, dhe se mbetja e këtij emri është një konfirmim i asaj që ata e supozonin se konsumuesi i tij është njeri bujar, kështu që ndaloi të thirret el-Kermu.

Imam Ibn el-Xheuzi ka thënë: “Ai, alejhi selam, ndaloi nga ky emërtim, sepse arabët e emërtonin el-Kermu për shkak bujarisë e cila ngjallej në zemrat e atyre që e pinin atë, kështu që ndaloi të emërtohet me një epitet që lëvdohet, që të bëhet më e qartë shëmtueshmria dhe ndalesa e tij”.

Më pas i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem,  tha: “mos thoni kohë e dështuar, ngase Ai, Allahu është koha” kohë e dështuar; kohë ekeqe, që në kohën e injorancës aneksonin fatkeqësishtë e problemet kohës, që është dita e nata; dhe ata ndaheshin në dy kategori;

Kategoria e parë, të cilët nuk besonin në Allahun, e nuk njihnin gjë tjetër pos kohës “ditën e natën”, në të cilat ndodhin ndodhitë, është koha ku ndodhin caktimet e Allahut, kështu ata fatkeqësitë ia aneksonin kohës me bindjen se ajo vepron, duke mos e ditur se edhe koha ka një Qeverisës, këta janë quajtur “dehrije”, apo kohorët, për të cilët Allahu thotë: “E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim (shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata, vetëm parafytyrojnë ashtu.” Xhathije, 24.

Kategoria e dytë janë ata që e njohin Krijuesin e tyre, duke mos dashur që t’i referohen Atij fatkeqësitë, kështu që ia aneksuan kohës.

Sipas këtyre dy kategorive, që të gjithë fajësojnë dhe e fyejnë kohën, e dikush prej tyre thotë: kohë e dështuar, kohë e pashpresë, e prishur, e keqe, e pavlerë, etj.

Kështu që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ua prishi këtë bindje të tyre, duke u thënë: “Mos e shani kohën, sepse Ai, Allahu është koha,” pra mos e shani kohën sikur të jetë ajo vepruesi i gjithësisë mbi ju, ngase Ai Allahu është Vepruesi i saj, nëse e fyeni kohën, në fakt fyerja i kthehet Allahut.

Në hadithin kudsij thuhet: “Unë jam koha”, pra Unë jam Ai i cili e posedon kohën dhe e qeverisë atë.

DISPOZITA E FAJËSIMIT DHE FYERJES SË KOHËS

Fajësimi dhe fyerja e kohës ndahet në tre kategori, siç i ka përmendur Muhamed ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ato janë:

E para: Të ketë për qëllim vetëm se lajmërim (të një ndodhie), pa fajësuar atë, ky lloj është i lejuar, si të thotë: Jemi të lodhur nga vapa e madhe në këtë ditë, apo nga acari i madh, e fjali të ngjashme si kjo. Sepse veprat vlerësohen sipas qëllimit, këto fjalë vlejnë si të sakta nëse janë thjesht vetëm se lajmërim për një gjendje, sikur që tha Luti, alejhi selam: “Kjo është ditë e rëndë!”. Hud, 77

E dyta: Ta fyen kohën me bindje se ajo është vepruese, si të beson se koha është ajo e cila i rrotullon gjërat për kah e mira apo kah e keqja, kjo është shirk i madh, sepse beson se me Allahun ka edhe një krijues tjetër, ngase ndodhitë i aneksoi tek dikush tjetër pos Allahut, e çdo kush që beson se me Allahu ka edhe një krijues tjetër ai është jomusliman, njejtë sikur të beson se ka edhe një zot tjetër që meriton të adhurohet me Allahun, andaj ky është jobesimtar.

E treta: Ta fyen kohën, duke mos pasur bindje se koha është vepruese, por ka besimin se vetëm Allahu është ai i cili Vepron, por e fyen sepse në atë kohë ndodhin gjërat e padëshiruara për të, ky lloj konsiderohet haram, por që nuk arrin në shkallën e shirkut, është një mendjelehtësi dhe devijim në fe, sepse në realitet fyerja i kthehet Allahut, sepse Ai është i Cili e qeveris kohën dhe ndodhin në të gjërat, sipas dëshirës së Tij, çdo e mirë apo e keqe, pra koha nuk është vetëfunksionale, dhe kjo fyerje nuk është kufër, ngase fyerja e Alahu nuk ndodhi në formë direkte”.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETKE

HADITHI I NJËMBËDHJETË

Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

albislam.com

0 2414

Pyetja: Një imam ka kërkuar pesëqind dollarë për ta larë dhe ta përgatitë trupin e një burri për varrosje. A i lejohet kjo atij?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Larja e një muslimani që ka vdekur është një adhurim në vete, të cilin Allahu e ka obliguar për muslimanët, kështu që ai urdhër duhet të zbatohet me qëllim që të kërkohet shpërblimi dhe kënaqësia e Allahut.

Në qoftë se familja e të vdekurit i japin atij disa para, pa përcaktuar ai, nuk ka asgjë të keqe që ai t’i pranon ato para.

Por në qoftë se personi që lan të vdekurit kushtëzon se ai nuk do ta lajë të vdekurin përpos me një shumë të caktuar parash, i lejohet, por me padyshim që mangëson shpërblimin e tij tek Allahu.

Shejh Ibn Uthejmin është pyetur: A lejohet të marr pagë në këmbim të larjes dhe qefinosjes së të vdekurit?

Ai u përgjigj:

“Nëse pagesa ose dhurata i është dhënë pa u kushtëzuar, nuk ka dyshim se është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë, sepse ajo që i jepet atij është në këmbim të punës së tij. Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë “Kushdo që ju bën një nder, kthejani.”

Por, nëse kjo pagesë është përcaktuar, atëherë padyshim që shpërblimi i tij pakohet, sepse ai që lan dhe qefinos të vdekurit arrin shpërblim të madh, ngase është një farz kolektiv (farz kifaje); kështu ai që lan dhe qefinos të vdekurit arrin shpërblimin e një farzi kifaje. Por në qoftë se ai merr para për këtë punë, atëherë shpërblimi i tij do të zvogëlohet. Por nuk ka asgjë të keqe edhe nëse i merr ato para, për shkak se kjo pagesë është në këmbim të një pune të bërë për një person tjetër, dhe në rastin e një pune të tillë lejohet të merr para për punën kryer, ashtu siç është e lejuar të pranohet pagë për mësimim e Kur’anit, sipas mendimit më të saktë.[1]

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për fetva janë pyetur: Cili është vendimi mbi marrjen e pagesës për larjen e të vdekurit, qoftë pagesa të jetë e përcaktuar apo jo?

Ata u përgjigjën:

Lejohet, por më së miri është të bëhet vullnetarisht, nëse është e mundur.[2]

Pagesa që përcaktohet nga ai që lan të vdekurit duhet të jenë në përputhje me punën e tij, pa ndonjë ekzagjerim (në çmim) apo përfitim nga rasti.

Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

albislam.com

[1] Fetava Nur ala Darb, 7/36.

[2] Fetava Lexhnetu Deimeh, 15/112

NA NDIQNI NË