ALLAHU E SHKROI ME DORËN E TIJ MËSHIRËN, QË TË DËSHMOJË KJO PËR MADHËSHTINË E FALJES

ALLAHU E SHKROI ME DORËN E TIJ MËSHIRËN, QË TË DËSHMOJË KJO PËR MADHËSHTINË E FALJES

0 1576

Me të vërtetë, Allahu i ka krijuar krijesat duke thënë: “Bëhu!”, dhe ato janë bërë. Kurse disa gjëra, për shkak të pozitës së lartë që kanë tek Allahu, i ka krijuar me Dorën e Tij, sikurse disa gjëra i ka shkruar me Dorën e Tij për shkak të dinjitetit dhe vlerës që kanë tek Ai. Si për shembull, e ka krijuar me Dorën e Vet Ademin e Xhenetin Adën, kurse e ka shkruar me Dorën e Vet Tevratin për Musain dhe librin e mëshirës. Sa madhështore që është bujaria e Mëshiruesit.

I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Me Dorën e Vet Zoti i juaj ia shkroi Vetvetës, -para se të krijonte krijesat-: Mëshira ime, ia ka kaluar Hidhërimit Tim!”[1]

            Gjithashtu i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, e shkroi tek libri i Tij i cili gjendet mbi Arsh: Me të vërtetë Mëshira Ime, e ka mundur Hidhërimin Tim!”.[2]

            Falja është mëshirë; Allahu i Lartësuar, ka thënë: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes duke bërë mëkate, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirues.”[3]

            Gjithashtu i Lartësuari, ka thënë: “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.”[4]

 

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (185) nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-, kurse e ka vlerësuar përsahih Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (4475).

[2] Shënon Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-.

[3] Kurani, Ez-Zumer: 53

[4] Kurani, En-Nisa: 48

GJITHASHTU NË ALBISLAM