BESIMI I SINQERTË

BESIMI I SINQERTË

0 1840

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon e thotë: erdhën disa njerëz tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe e pyetën: Ne në vetët tona hasim gjëra, që po të fliste ndokush prej nesh për to do konsiderohej si një fjalë (gabim) shumë e madhe: ai tha: “A keni hasur në këtë! Thanë: Po! Tha: Ky është Imani i sinqertë”. Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Cytjet janë arma e shejtanit me të cilat i devijon njerëzit, disa e konsiderojnë si të thjeshtë këtë armë të tij, por që ndikimi i tij tejkalon atë që mund të shkaktojnë armët e vërteta, sidomos kur një cytje del nga një që është i dijshëm për gjendjen e njerëzve, i njeh pikat e dobëta të tyre, dhe çfarë i shtynë ata në mëdyshje. Prej gjërave më të rrezikshme që shejtani mund të shkakton cytje në to janë çështjet e besimit, e prej çështjeve më të rrezikshme është çështja e ekzistimit të Allahut, që një besimtar e konsideron një gabim gjigant nëse bën kufër në të, frika e madhe e tij shihet në atë se vetëm kalimi i atyre rreziqeve të shejtanit në veten e tij është një lloj i mëkatit për të. Kjo që ngjau me sahabët e nderuar –Allahu qoftë i kënaqur me gjithë ata- gjatë cytjeve të shejtanit, janë të këtij lloji të çështjeve, pasi që të folurit me ato gjëra e konsideronin si gjë shumë të madhe, e kishin frikë se ajo që sillej në mendimet e tyre të konsiderohej mëkat, e të binin në gjendje të vështirë, kështu që shpejtuan ta pyesin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili i qetësoi dhe u sqaroi se frika dhe shqetësimi i tyre për këto cytje është një argument i qartë për imanin e saktë, përndryshe po të mos ishin besimtarë, apo besimi i tyre të ishte në dyshime, do ndjeknin ato cytje, e as që do pyetnin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem që t’i përgjigjet atyre pyetjeve, por, refuzimi i atyre cytjeve dhe ikja nga mëkati ishte një argument i vërtetë për imanin e pastër të tyre.

Dobi nga hadithi

  1. Rreziku i shejtanit qëndron në cytjet e tija.
  2. Ikja e besimtarit nga cytjet e shejtanit.
  3. Besimtari i sinqertë nuk ndikohet e nuk i vën re cytjeve të shejtanit.
  4. Besimtari nuk mirret në pyetje për cytjet e shejtanit që i vijnë.
  5. Kthimi tek dijetarët në rast kur diç mund ta turbullojë imanin e pastër.

HADITHI I NJËZET E DY

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM