CILËSITË E HAVARIXHËVE

CILËSITË E HAVARIXHËVE

0 1917

Ebu Said el Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell e thotë: “U ngrit një burrë me sy të futur thellë, me fytyrë me kocka të dala, me ballë të lartë, me mjekër të dendur, me kokë të rruar dhe me një copë të hedhur në bel të përveshur dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Ki frikë Allahun!” Pejgamberi, alejhi selam, tha: “O i mjerë! A nuk jam unë nga gjithë njerëzit në tokë që meritoj më shumë të kem frikë Allahun?!” Pastaj ai njeriu u largua. Halid Ibn Velidi tha: “O i Dërguari i Allahut! A t’ia këpus qafën?” Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Jo, mbase fal namaz.” Halidi i tha: “Të shumtë janë ata që falin namazin dhe që gjuha u flet atë që nuk është në zemrën e tyre.” I Dërguari i Allahut tha: “Unë nuk jam urdhëruar (nga Allahu) të gërmoj në zemrat e njerëzve, ose t’u çaj gjoksin atyre.” Pastaj Pejgamberi, alejhi selam, pa drejt atij (burri) ndërsa po largohej dhe tha: “Nga pasardhësit e këtij njeriu do të vijnë njerëz që do të këndojnë Kuran vazhdimisht dhe për mrekulli, por nuk do t’ua kalojë gurmazin (nuk do t’u burojë nga shpirti, nuk do ta kuptojnë dhe nuk do ta zbatojnë në jetë). Ata do të dalin prej feje siç fluturon shigjeta prej harkut. I vrasin muslimanët e lënë të qetë paganët. Po të jetoja në kohën e tyre, do t’i vrisja siç u vra populli i Adit.”1

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Të qëndrosh në islam ashtu siç e ka zbritur Allahu, siç e kumtoi i dërguari i Tij, – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, dhe se si e kanë praktikuar shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, është një kërkesë fetare, e një synim profetik në çfarë thërret edhe vet Kurani. Njashtu i dërguari i Allahut, ka nxitur për një gjë të tillë kur thërriti që t’i përmbahemi traditës së tij, e tërheqi vërejtjen nga dalja prej rrugës së tij, e ndjekjen e rrugës së të dalëve e të devijuarve.

Në këtë hadith i dërguari i Allahut na e tërheq vërejtjen nga një grupacion që do të del më pas (kohës së tij), ata kanë veçori të adhurimit e asketizmit, por, janë të dobët në dije, kanë kuptim të gabueshëm, të devijuar në meditim e pasqyrim të çështjeve, lexojnë Kuranin, por, pa kuptuar synimet e tij e pa kuptuar mësimet e tija. Kjo ka të bëjë në aspektin terminologjik, ndërsa në aspektin praktik ata pozicionohen në armiqësi me umetin islam, duke i shpallur ata për jobesimtarë, e duke i vrarë, ndërsa prej tyre shpëtojnë jobesimtarët kundërshtarë. Në disa pikpamje vje në pah rreziku i madh prej tyre, sherri i pafund, sa që bëri që i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, të zotohet se po t’i arrinte do t’i luftonte, sikur që u luftua populli i Adit, ky njëherit është një urdhër për umetin që t’i lufton ata, të parandalojnë sherrin e tyre, e të mos mashtrohen me pamjet e praktimit të adhurimeve.

Dobi të hadithit

  1. Vërtetësia e profetësisë së tij, me shfaqjen e grupacioneve që bien në kundërshtim me fëne islame.
  2. Përshkrimi i cilësive më kryesore të havarixhëve në aspektin e dijes: të dobët në dije, e në kuptim.
  3. Përshkrimi i cilësive më kryesore të havarixhëve në aspektin praktik të fesë: vrasjen e muslimanëve duke i lënë të qetë politesitët.
  4. Prej cilësive të tyre është edhe shmangia nga suneti i të dërguari, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-.
  5. Konfirmimi i cilësisë së të dërguarit, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, për veten e tij, se ai është njeriu besnik i Allahut.
  6. Mbrojtja e të dërguarit, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, nga mëkatet.

1. Transmeton Buhariu (9/127) hadithi me numër (7432). Dhe Muslimi (2/741) hadithi numër (1064)

HADITHI I GJASHTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM