Kur është Kurban Bajrami në Maqedoni dhe a duhet të pasojmë BIM-in?

Kur është Kurban Bajrami në Maqedoni dhe a duhet të pasojmë BIM-in?

0 4223

Pyetje: Kur është Kurban Bajrami në Maqedoni dhe a duhet të pasojmë BIM-in?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Kjo çështje ka dy aspekte të trajtimit:

  1. Cila metodë duhet ndjekur për të caktuar datat fetare.
  2. Si duhet të veprojmë në raste kur ata që kanë përgjegjësinë e caktimit të këtyre datave dhe organizimit të jetës fetare nuk ndjekin metodën e duhur për këtë gjë.

Për sa i përket aspektit të parë, dijetarët janë të pajtimit se nëse shihet hëna e re natën e 30 –të, e nesërmja është dita e parë e muajit vijues. Në rast se hëna e re nuk shihet për shkak motit të vrenjtur, atëherë plotësohet muaji 30 ditë dhe e pasnesërmja është dita e parë e muajit vijues. Pas kësaj ata janë ndarë në mendime lidhur me pyetjen se a obligohen të gjithë myslimanët e botës me shikimin e një vendi apo secili vend ka shikimin e tij? Pavarësisht mendimit më të saktë, deri këtu, çështja mbetet brenda suazave të së lejuarës dhe secili mendim ka mbështetje të fuqishme të argumenteve.

Për sa i përket mbështetjes në takvim (kalendar), megjithëse një numër i vogël i bashkëkohorëve e kanë lejuar, mendimi më i vërtet është se nuk lejohet sepse i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Agjëroni kur ta shihni atë (hënën e re të ramazanit) dhe përfundoni agjërimin kur ta shihni atë (hënë e re të shevalit)…” (Buhariu)

Aspekti i dytë i trajtimit të kësaj çështjeje është: si duhet vepruar në situata kur nuk vrojtohet hëna dhe nuk ndiqet procedura që u përmend më lartë?

Përgjigjen e kësaj pyetje dijetarët e kanë dhënë duke lexuar mes rreshtave të teksteve të sheriatit. Për shembull, Muhamed Nasirudin Albani mendon se shikimi hënës në një vend do duhej të merrej për bazë nga të gjitha vendet tjera, mirëpo deri sa të arrihet deri te kjo praktikë, secili duhet të agjërojë me myslimanët e vendit të tij. Ai thotë: “mendojmë se pushtetet e vendeve islame e kanë obligim të unifikojnë ditën e parë të Ramazanit dhe ditën e parë të Bajramit ashtu siç unifikojnë ditën e Haxhit dhe deri sa të arrihet kjo, nuk mendojmë që popujt e tyre të përçahen mes tyre, disa të agjërojnë me shtetin ku jetojnë, disa të tjerë më një shtet tjetër edhe atë duke u bazuar në “veprimin e dëmit më të vogël për të larguar një dëm më të madh” siç është e njohur në Usuli Fikh” (Silsiletul ehadithi sahiha 6/254)

Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz thotë gjatë përgjigjes së kësaj pyetje: “nëse vërtetohet fillimi i ramazanit në ndonjë shtet islam si për shembull në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe një gjë e tillë publikohet, mirëpo në shtetin në të cilin qëndroj unë, nuk lajmërohet për fillimin e ramazanit, cila është dispozita, a të agjërojmë në bazë të vërtetimit në Arabinë Saudite, apo të hamë dhe të agjërojmë me shtetasit ku qëndroj ashtu siç do ta lajmërojnë ata fillimin e ramazanit. Gjithashtu, në lidhje me ditën e Bajramit, cila është dispozita në rast se dy vendet dallojnë? Allahu ju shpërbleftë! Përgjigje: “myslimani obligohet të agjërojë me shtetin në të cilin gjendet, për shkak fjalës së të Dërguarit: “agjërimi është ditën kur agjëroni, bajrami është ditën kur keni bajram dhe kurbani është ditën kur therni kurban” (Tirmidhiu, sahih)

Mexhu Fetava ibën Baz 15/102

Burimi: albislam.com