A ka ndonjë vlerë duaja e ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh?

A ka ndonjë vlerë duaja e ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh?

0 4082

Pyetja: A pranohet duaja e ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh?

Përgjgjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Është transmetuar se Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron më shumë nga robërit e Tij nga zjarri sesa dita e Arafatit. Ai afrohet, pastaj Ai mburret me ta para engjëjve dhe thotë: “Çfarë duan këta njerëz?”. E shënon Muslimi (1348).

Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit, dhe më e mira që unë dhe profetët para meje thoshin është; La ilahe il-Allahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kuli shej’in kadir (Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Ai është i vetmi dhe i pashoq, i Tij është sundimi, Atij i takon i gjithë lavdërimi dhe Ai ka pushtet mbi të gjitha gjërat).” E shënon Tirmidhiu (3585) shejh Albani e vlerësoi hasen në Sahih el-Tergib (1536).

Është transmetuar nga Talha ibn Ubejd ibn Kurejz një hadith mursel: “Duaja më e mirë është duja në ditën e Arafatit”. E shënon Maliku në el-Muëata (500); shejh Albani e vlerësoi hasen në Sahih el-Xhami (1102).

Dijetarët janë ndarë në mendime të ndryshme në lidhje me vlerën e duasë në ditën e Arafatit, se a është e veçantë vetëm për ata që janë në Arafat ose përfshin të gjtiha vendet tjera.

Mendimi më i saktë është se është i përgjithshëm dhe se vlera e lutjes është e lidhur me ditën, por pa dyshim, ata që janë në Arafat kanë bashkuar mes vlerës së vendit vlerës së kohës.

Al-Baxhi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Fjalët “duaja më e mirë” është në ditën e Arafatit “do të thotë dhikri me bekimin më të madh, shpërblimin më të madh dhe me më shumë gjasa për t’u përgjigjur. Mund që të kuptohet se i referohet vetëm haxhinjëve, sepse kuptimi i duasë në ditën e Arafatit është më e saktë në rastin e tyre dhe është e veçantë për ta. Edhe nëse dita cilësohet në terma të përgjithshme si ditë e Arafatit, ajo përshkruhet si e tillë për shkak të ritualeve të haxhnjëve në atë ditë. Allahu e di më së miri. (El-Munteka Sherh el-Muvata (1/358)).

Është vërtetuar se disa nga selefët e lejonin “al-ta’rif”-in, që do të thotë tubimi në xhami për të bërë dua dhe për të përmendur Allahun në ditën e Arafatit. Ndër ata që e bënin këtë ishte Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të). Imam Ahmedi gjithashtu e lejonte edhe pse ai vetë nuk e bënte .

Kjo tregon se ata mendonin se vlera e ditës së Arafatit nuk vlen vetëm për haxhinjët, edhe pse tubimi për të përmendur Allahun dhe për dua në xhami në ditën e Arafatit nuk është transmetuar nga Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Prandaj Imam Ahmedi nuk e bëri këtë, por e lejoi dhe nuk e ndaloi, sepse u transmetua se disa nga sahabët e bënë një gjë të tillë, siç janë Ibn Abasi dhe Amr ibn Hurejth (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info / albislam.com