MEDITIME KURANORE – 114

MEDITIME KURANORE – 114

0 1185

1. Prej dobive që mund t’i nxjerrim nga tregimi Musait alejhi selam me Hidrin alejhi selam është; Ai që nuk ka sabër(durim) që t’i shoqëroj dijetarët dhe të merret me dituri, të tillit do t’i humb rasti për t’u pajisur me dituri të dobishme aq sa është ai i padurushëm gjatë kërkimit të saj.
E kush tregohet i durushëm me kërkimin e diturisë dhe qëndrimin me dijetarët, i tilli do të nxë dituri me bollëk.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; fq.482

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim.” (El Xhumua; 10)

Feje e Allahut është gjithëpërfshirëse, obligime karshi Zotit të gjithësisë dhe karshi nefsit, vetënjeriut.
Karshi Zotit, si namazi dhe dhikri. Kurse, karshi vetës së tij, si kërkimi i rizkut (furnizimit).

3. Ebu Bekri ishte halifja i resulullahut, salallahu alejhi ue selem! në Kuran, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirasinë dhe kënaqëainë e Allahut, dhe që ndihmojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.”
(Hashër)

E nëse thotë Allahu për dikë se ai është i sinqertë dhe i drejtë, i tilli nuk gënjen kurrë.  Edhe vetë shokët e resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , i thonin Ebu Bekrit: O halifja i resulullahut, salallahu alejhi ue selem!

Ebu Bekër Ibn Ajash, rahimehullah. Sijeru A’lamien Nubelai; 8/327

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirasinë dhe kënaqëainë e Allahut, dhe që ndihmojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.” (Hashër)

Të Sinqertit në këtë ajet janë ata që kanë bashkuar dy gjëra; Sinqeritetin në fjalë dhe sinqeritetin në vepra.

Ibn Atije, rahimehullah. El Muharrer el Vexhiz; 5/261

5. Allahu, xhele ue ala, e vendosi që prej gjërave më madhore të agjërimit është devotshmëria, realizimi i saj dhe pajisja me të. Andaj, shiko në jetën tënde, ke devotshmëri apo jo! Ajo që e bën madhore devotshmërin është se kush e realizon atë, Allahu të tillit do t’i dhuroj dritë me të cilën ecë ai në errësira, e falë dhe mëshiron atë dhe ia falë mëkatet.
Medito rreth fjalës së Allahut; “O ju që keni besuar, kinie frikë Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja Allahu është mekatfalës, mëshirues.” (Hadid; 28).

Shejh Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM