Ç’i thuhet atij që kthehet nga haxhi?

Ç’i thuhet atij që kthehet nga haxhi?

0 2849

Imam Ibën Ebu Shejbe, në “Musanef”-in e tij shënon:
Libri mbi haxhin:
Ç’i thuhet atij që kthehet nga umreja?
-Na ka treguar Ibën Uleje nga Halidi se Ebu Kilabeh takoi një person i cili po kthehej nga umreja dhe i tha atij: pranuar qoftë vepra!
-Na ka treguar Abdullah b. Idris nga Maliku i cili ka thënë: Talha e takoi Hamadin dhe i tha: pranuar qoftë adhurimi!

Për atë që kthehet nga haxhi:

Na ka treguar Vekiu, nga Sufjani, nga Lejthi nga dikush që ka dëgjuar Ibën Omerin i cili i thoshte atij që kthehej nga haxhi: Allahu ta pranoftë adhurimin, ta zmadhoftë shpërblimin dhe ta kompensoftë shpenzimin!

Ebu Mahmud thotë:
Në këtë zinxhirë trnsmetimi ka dobësi për shkak Lejth Ebu Sulejmit i cili e ka transmetuar nga tjetër kush përveç Ata-ut, Muxhahidit dhe Tavusit si dhe për shkak mospërcaktimit të identitetit të atij nga i cili transmeton, mirëpo nuk prish punë të merret si argument ndihmës (shahid) sidomos në kapitullin e haxhit ngase ishte nga më të diturit rreth haxhit, pastaj, bëhet fjalë për lutje, Allahu është më i dituri.

Është përmendur nga imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, siç theksohet në ” Metalib ulin-nuha” se i ka thënë njërit: Allahu e pranoftë haxhin tënd, i pastroftë punët tua, na furnizoftë neve dhe juve të kthehemi përsësëri në Qabe!

Ibën Rexhebi në “Letaiful Mearif” thotë:
“Haxh i pranuar është ai haxh në të cilin mblidhen veprimet e mira duke u larguar nga mëkatet. Nuk ka lutje më të mirë që haxhiu mund ta bëjë për vete apo dikush për haxhiun se sa lutja që haxhi të jetë i pranuar. Për këtë, është e ligjshme që haxhiu kur t’i përfundoj adhurimet e haxhit dhe lirohet nga ihrami duke gjuajtur me guralecë Xhemretul Akabenë, ditën e therrjes së kurbanit (10 dhulhixhe), të lutet: o Allah, bëje haxh të pranuar, veprim të shpërblyer dhe mëkate të falura!
Një lutje e tillë është transmetuar nga thëniet Ibën Mes’udit dhe Ibën Omerit, poashtu edhe si hadithe profetike.
Poashtu, për atë që vjen nga haxhi thuhet kjo lutje – që haxhi i tij të jetë i pranuar.
Në një transmetim thuhet: kur Ademi alejhi selam e bëri haxhin, melekët i thanë: o Adem, qoftë haxh i pranuar, ne e kemi bërë haxhin në këtë shtëpi të zotit dy mijë vjet para teje.

Poashtu të parët tanë për atë që kthehej nga haxhi thoshin lutje.
Kur kreu haxhin Halid Sl- Hadhdha, Ebu Kilabeh i tha: qoftë vepër e pranuar, që d.m.th. Allahu e bëftë veprën tënde të pranuar!

Abdulkadër b. Mahmud b. Abdulkadër Arnauti
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri
25/08/2019