TY QË NUK MUNDE TË SHKOSH NË HAXH

TY QË NUK MUNDE TË SHKOSH NË HAXH

0 1828

Së pari: kush ka nijet haxhin mirëpo nuk i jepet mundësia, shpërblehet – me lejen e Allahut- sikur të kryente haxhin. Në një hadith theksohet: ” Në Medine ka disa njerëz që ishin me ju (në shpërblime) në çdo largësi që udhëtuat dhe çdo luginë që kaluat. Ata i ngujoi arsyeja.” (Buhariu dhe Muslimi)

Së dyti: ekzistojnë shumë vepra, shpërblimi i të cilave është sikur të kryhej haxhi, dhe që i shlyejnë mëkatet e kaluara. Shpresojmë që i privuari dhe i pikëlluari të ngushëllohet me to:

1. Shkuarja në xhami për të prezentuar në një mësim apo për të dhënë mësim. Në hadith thuhet: ” kush shkon në xhami dhe nuk synon diçka tjetër përpos të mëson një mirësi apo t’ia mëson dikujt, ka shpërblimin sikur një haxh të plotë” (Albani e vlerëson të saktë)

2. Shkuarja në xhami me avdes për të falur farzin. Në hadith përmendet: “kush del nga shtëpia e tij i pastruar dhe shkon për të falur farzin, shpërblimi i tij është sikur shpërblimi i haxhiut në ihram. Kush del (në xhami), apostafat për të falur namazin duha e ka shpërblimin sikur të umrexhiut” (Ebu Davudi, Albani e vlerëson hasen)

3. Falja e namazit të sabahut në xhami me xhemat, pastaj përmendja e Allahut derisa të lind dielli, pastaj falja e namazit duha. Në hadith theksohet: ” kush fal sabahun me xhemat dhe qëndron ulur duke e përmendur Allahun derisa të lind dielli, pastaj i fal dy rekatë, merr shpërblimin sikur të kryente haxhin dhe umren të plotë, të plotë, të plotë” (Sahih Tirmidhij)

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri
Arafat, 20/08/2018

GJITHASHTU NË ALBISLAM