KUSH JANË MU’TEZILITË?

KUSH JANË MU’TEZILITË?

0 1229

Kush janë Mutezilitë?

Grupacion i cili fillimin e tij e ka kah përfundimi i sundimit Emevij, ndërsa lulëzimi i këtij grupacioni mer hov në sundimin Abasit. Baza e tyre në kuptimin e akides ka qenë thjeshtë logjika, duke u ndikuar nga filozofia greke dhe indiane, të cilat e shenjtërojnë logjikën. Kjo ishte shkaku kryesorë që çoi deri tek devijimi i tyre, duke u larguar nga akideja e ehli Sunnetit dhe xhematit, e cila siç dihet buron nga Kurani dhe Sunneti, nga shkaku se logjika e njeriut është e mangët të jep shpjegim për realitetin e të gjithë gjërave dhe komentimin e tyre.

Shkaku kryesorë i emërtimit të tyre me këtë emër është Vasil ibn Atau, koka e mutezilëve i cili u nda nga hallkat e dersit të hoxhës së tij Hasan el-Basriut-Allahu e mëshiroftë, pasi që nxori fjalën e tij të njohur se ai i cili bën mëkate të mëdha nuk është as besimtarë e as pabesimtarë mirëpo është në pozitë ndërmjet dy pozitave. Në këtë rast Hasan el-Basriu-Allahu e mëshiroftë, i tha: Ietezelena Vasil – Vasili na braktisi. – Shfaqja e dukshme e qëndrimeve të tyre si grupacion mori jehonë në sundimin e halifit Me’mun el-Abasij, duke iu afruar atij në mënyrë politike nga Bishr el-Merisij dhe Ahmed ebu Davudit, e në veçanti me fjalën se Kurani është i krijuar, kjo bëri që të përhapet ky grupacion me të madhe në umetin islam. Ndërsa në kohën e halifit el-Mutevekil ndryshoi gjendja, pasi ky halif e ndihmoi ehli Sunnetin kundër mutezilëve, e ata në periudhën e tij u shkrinë derisa edhe mendimet e tyre u zhdukën. Gjithashtu në kohët e sotshme ndëgjohen mendime të tyre që edhe pse janë zhdukur me shekuj të tërë ata rizgjohen nga grupe të ndryshme njerëzish, analistësh si: racionalist, orientalist, iluminist modern, novator të fushave të ndryshme por të zbukuruara me “rroba bashkohore” për ti shitur mendimet e tyre më lehtë. E gjitha kjo ndodh për shkak të të ndikuarit e tepërt të këtyre njerëzve nga materializmi perëndimorë, madje deri në atë shkallë sa që tekstet e sheriatit sipas tyre duhet të dorëzohen para logjikës njerëzore, prandaj çfarë e pranon logjika e pranojnë, ata e çfarë nuk e pranon logjika nuk e pranojnë. Nëse ndodh që tekstet e Kuranit të bien ndesh me logjikën i keqinterpretojnë, nëse ndodh edhe me hadithet e vërteta ata nuk i pranojnë madje i refuzojnë, e kjo pa dyshim se është hyjnizimi i logjikës si dhe dhënie përparësi asaj më shumë se sa që e meriton një gjë të tillë edhe pse ixhtihadi-përpjekja për të dhënë mendimin e saktë, ka rolin e vet në islam, pra lejohet që ta përdor logjikën për të shpjeguar ndonjë çështje. Mirëpo një gjë e tillë realizohet në kufi të kornizave të teksteve të pandryshueshme të sheriatit, prandaj sikur t’ju lihej njerëzve të japin konkluza në bazë të epsheve të tyre dhe logjikës se dobët njerëzore, kjo do të çonte në prishjen e nyjave të islamit dhe mësimeve të tij, ashtu siç ka ndodhur me misionet para të të dërguarit tonë-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të cilët i kanë falsifikuar librat dhe shpalljet e tyre, duke i ndryshuar me dorën e tyre, e kjo shkaku i dhënies përparësi mendimeve dhe epsheve të tyre përballë argumenteve tekstuale fetare decide.

Bazat e besimit të mutezilëve janë pesë:

1. Eteuhid – kuptimi i saj është mohimi i cilësive të Allahut dhe pamundshmëria e shikimit të Allahut.

2. El-Adl (drejtësia) – që do të thotë në kuptimin e tyre se Allahu nuk i ka krijuar veprat e robërve dhe se robërit janë ata të cilët i krijojnë veprat e tyre, pra veprat e tyre nuk kanë lidhje me Allahun. Kjo nga shkaku i mosdallimit të irades(vullnetit) keunije(egzistenciale) asaj kaderije dhe dijnije sherije.

3. El-Vaedu vel veid – që do të thotë se Allahu e shpërblen atë që bën mirë dhe e dënon atë i cili bën keq dhe se nuk ia fal atij i cili ka bërë mëkat të madh në ahiret ku do të jetë përgjithmonë në zjarrë.

4. Pozita ndërmjet dy pozitave për vepruesit e mëkateve të mëdha, pra don të thotë se ai nuk është as besimtarë e as mosbesimtarë, mirëpo është në pozitë ndërmjet dy pozitave në këtë botë.

5. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja – që ka për qëllim: “Obligueshmërinë e grushtetit, kryengritjes ndaj kryetarit, i cili është larguar rrugës së drejtë, pa asnjë sqarim, prandaj të mbështeturit e tyre në logjikë ka bërë që ato të devijojnë, siç është mohimi i cilësive të Allahut, fyerja e sahabëve të mëdhej etj. Mirëpo tërheqim vërejtjen që të mos e keqkupton dikush se islami nuk e përfill logjikën, dijetarët kanë vënë rregulla të cilat tregojnë se kur përdoret logjika:

a) Që të mos vjen në kundërshtim me tekstet e pandryshueshme të Kuranit dhe Sunnetit.

b) Të mos futet logjika në kuptimin e çështjeve të gajbit-të fshehura, të cilat kuptohen vetëm nëpërmjet shpalljes.

c) Transmetimet e sakta nuk mund të vinë ndesh me logjikën e shëndoshë, e poqëse na duket se ka kundërshtim atëherë i jepet përparësi argumentit, transmetimit të saktë dhe lehet logjika, sepse mendjet ndikohen shumë nga ndikimet e ndikuesve. Kështu kuptohet sepse për të kuptuar tekstet e sheriatit duhet ta bashkojmë logjikën me transmetimet e sakta1.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

1 Shiko “Meusuatul-mujeserah fil edjani vel-medhahibi el-muasira” fq. 75.

GJITHASHTU NË ALBISLAM