LLOJET E SHIRKUT TË MADH

LLOJET E SHIRKUT TË MADH

0 2759

Shirku në përgjithsi ndahet në tre lloje: 1. Shirku i madh 2. Shirku i vogël. 3. Shirku i fshehtë.

Së pari: Shirku i madh: Shirku i madh është ai për të cilin Allahu i madhëruar, në Kur’an ka thënë: “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.” (Nisa: 48 ).

“Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri Allahu është Mesihu –Isai i biri i Merjemës! E, Mesihu tha: “O bijt e Israelit, adhuronie Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i ën shok Allahut, Allahu ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.” (Maide: 72 ).

Shirku i madh ndahet në katër lloje:

1. Shirku në dua; Argument për kêtë, është fjala e Allahut; “Kur të hipin në barkë, i lutën Allahut sinqerisht, e kur Ai t’i sjellë (shpëtojë) në tokë, përnjëherësh ata i bëjnë shok Atij.” (Rrum: 65 ).

  1. Shirku në nijet(qëllim), dëshirë dhe synim, argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë: “Ata që e duan (vetëm) jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Na do t’ua plotësojmë krejtësisht punët e tyre në të (botë) dhe atyre në të (këtë botë) nuk do t’u mungohet asgjë. Këta janë ata, që në botën tjetër nuk do të kenë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shëmbet çdo gjë që kanë punuar në të (këtë botë) dhe do t’u humbet ajo që kanë punuar.” (Hud: 15-16).
  2. Shirku në nënshtrim dhe bindje: për këtë është argument fjala e Allahut, ku thotë: “Ata, përpos Allahut kanë konsideruar për zot dijetarët e tyre dhe murgët e tyre dhe Isain – të birin e Merjemit, kurse u është urdhëruar që të adhurojnë vetëm një Zot, – s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është shumë lartë nga ata të cilët i barazojnë me Te.” (Teube: 31 ).

Këtu hyn: Nënshtrimi dhe bindja ndaj atyre dijetarëve që e bëjnë haramin-hallall dhe hallallin-haram.

  1. Shirku në dashuri, argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë: “Ka njerëz që në vend të Allahut marrin disa gjëra të tjera për zotë dhe i duan ato si Allahun.” (Bekare: 165 ).

Shejh Dr. Mustafa Murad Profesor në fakultetin e Davetit në Ez’her

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM