SHEFATI I TË DËRGUARIT, ALEJHI SELAM

SHEFATI I TË DËRGUARIT, ALEJHI SELAM

0 259

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu do t’i grumbullojë njerëzit në ditën e Kijametit dhe ata do brengosen për këtë (tubim) e do të thonë: sikur të kërkonim ndërmjetësim te Zoti ynë sa të na heqë nga vendi që ndodhemi. Tha: i shkojnë Ademit, O Adem! Ti je babai i njerëzimit, Allahu të ka krijuar me duart e Tij, ka fryrë te ti nga shpirti i krijuar, si dhe ka urdhëruar engjëjt të biejnë në sexhde  ty, ndërmjetëso për ne te Zoti yt, a nuk e shikon se deri ku ka arritur çështja? E do thotë: “Nuk jam unë për të, e do përmend mëkatin e vet që ka vepruar, e do turpërohet prej Zotit për atë mëkat, e u thotë: Shkoni te Nuhu. Pasi që shkojnë tek Nuhu, alejhi selam, ai u thotë: Unë nuk jam për këtë, e do përmend gabimin e tij që ka vepruar,e do turpërohet para Zotit për atë mëkat, e u thotë: Shkoni tek Ibrahimi, alejhi selam, të cilin Allahu e konsideroi mik të Tij. Shkojnë tek Ibrahimi, alejhi selam, e ai u thotë: Unë nuk jam për këtë, e ua përmend gabimin që ka vepruar e turpërohet para Zotit për shkak të këtij gabimi, e u thotë: Shkoni tek Musai, alejhi selam, atij Allahu i foli, e ia dha Tevratin, kështu që shkojnë tek Musai, alejhi selam, e ai u thotë: Unë nuk jam për këtë, e do përmend gabimin e tij, e turpërohet para Zotit për atë gabim, u thotë: Shkoni tek Isai, alejhi selam, që është Fjala prej Tij (Allahut), të cilën Ai e vendosi te Merjemja si shpirt i krijuar prej Tij, shkojnë tek Isai, e ai do thotë: Unë nuk jam për këtë, por shkoni tek Muhamedi, alejhi selam, një rob që Allahu ia ka falur gabimet e mëhershme dhe ato të mëvonshme. dhe më vijnë mua e unë i kërkoj Allahut leje, kur e shikoj Atë, bie në sexhde dhe më lë kështu sa do Ai, pastaj më thuhet: ngrije kokën, kërko e do të të jepet, fol e do të dëgjohesh, ndërmjetëso e do të të lejohet ndërmjetësimi. E ngre kokën, falënderoj Zotin tim me fjalë që m’i mëson Ai, pastaj ndërmjetësoj dhe më vendos (cakton) një kufi (njerëzish), pastaj i nxjerr nga Zjarri dhe i fus në Xhenet, pastaj kthehem dhe bie në sexhde njëlloj, dhe më lë kështu sa do Ai, pastaj më thuhet: ngrije kokën, kërko e do të të jepet, fol e do të dëgjohesh, ndërmjetëso e do të të lejohet ndërmjetësimi. E ngre kokën, falënderoj Zotin tim me fjalë që m’i mëson Ai, pastaj ndërmjetësoj dhe më vendos (cakton) një kufi (njerëzish), pastaj i nxjerr nga Zjarri dhe i fus në Xhenet, -transmetuesi deklaron (nuk e di se herën e tretë apo të katërtën tha), e them: O Zot! Nuk ka mbet askush në zjarr, veçse ai që e ka prangosur Kurani. (Pra ka merituar të qëndron për çdoherë).” Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ditën e Kiametit, që është një ditë e vështirë, e mundimshme, njerëzit do qëndrojnë në mahsher, e do zbret dielli afër kokave të tyre, saqë njerëzit do fundosen në djersët e tyre, për çfarë do përjetojnë vuajtje, lodhje të madhe, shpresojnë të përfundojë kjo gjendje, e nuk do gjejnë rrugëdalje tjetër pos se të kërkojnë ndërmjetësim prej të dërguarve. Kështu që fillojnë prej Ademit, alejhi selam, babait të njerëzimit, i cili e sheh veten në pozitë më të ulët për atë që ata kërkojnë, e shkojnë më pas tek Nuhu, e Ibrahimi, alejhi selam, pastaj tek Musai, e pastaj tek Isai, alejhim selam, i cili i udhëzon të shkojnë tek Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem,  i cili u thotë atyre: Unë jam për këtë, unë jam për këtë. I cili do bie në sexhde për Allahun, e Allahu e inspiron me disa lutje që më herët askush nuk ka falënderuar Allahun në tokë, i pranohet ndërmjetësimi i tij, i urdhëron njerëzit që të gjithë të drejtohen për në llogari. Allahu urdhëron  robërit që të kalojnë urën e siratit, e disa prej umetit biejnë në zjarr, si shkak i mëkateve që kanë vepruar, e Allahu i jep leje të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, që të ndërmjetëson, e do ndërmjetëson për çdo njeri i cili ka thënë: La ilahe il Allah, me sinqeritet buruar nga zemra e tij, qoftë edhe sinqeriteti i tij të arrijë sasinë e sa një kokre elbi.

Dobi nga hadithi

  1. Ademi, alejhi selam, është i dërguari i parë.
  2. Nuhi, alejhi selam është i dërguari i parë në tokë.
  3. Lejimi i ndërmejtësimit me të dërguarit, për gjëra që ata kanë aftësi, gjatë jetës së tyre.
  4. Pohimi i atributit të folurit për Allahun.
  5. Turpërimi i të dërguarve prej Zotit, e madhërimi i tyre ndaj Tij.
  6. Vlera e të dërguarit, Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem, mbi të dërguarit e tjerë.
  7. Pesë të dërguarit më të dalluar; Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë.
  8. Pohimi i ndërmjetësimit për të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, siç është shefati për të ndërprerë gjykimi, shefati për të hapur derën e xhenetit, ndërmjetësimi për të nxjerrë nga zjarri mëkatarët besimdrejtë.
  9. Mekamu mahmud, që i është premtuar prej Allahut, të dërguarit të Tij, është shefati i tij për të filluar gjykimin mbi njerëzit ditën e Kiametit.
  10. Besimtarët e drejtë prej umetit do shpëtojnë nga përjetshmëria në zjarr, dhe se në zjarr nuk qëndron përgjithmonë asnjë besimdrejtë.
  11. Mëshira e Allahut për këtë umet, dhe vlera e tij mbi umetet tjera.

HADITHI I TRIDHJETË E SHTATË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM