VLERA E SHOKËVE TË PROFETIT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TYRE

VLERA E SHOKËVE TË PROFETIT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TYRE

0 408

Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Gjenerata më e mirë është gjenerata ime, pastaj ata që vijnë më pas, pastaj ata që vijnë më pas, pastaj do vijnë disa popuj dëshmia e tyre do i paraprijë betimit, e betimi do i paraprijë dëshmisë”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabij është ai i cili e ka pa të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, ka besuar në të dhe nuk është kthyer në mosbesim deri në vdekje, këta janë prijësat e njerëzimit, njerëzit më të mirë pas profetëve. Ata janë të cilët ndihmuan fenë e Allahut dhe të dërguarin e Tij, përhapën fenë, na e përcollën neve Kuranin dhe sunetin, për këtë, të nderohen është obligim, të duhen është obligim. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, në këtë hadith na tregon për vlerën e tyre mbi gjthë umetin, që ne të kryejmë detyrën tonë karshi atyre, të mësojmë vlerat e tyre. Më pas i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përmend tabiinët, ata janë të cilët kanë takuar sahabët dhe kanë ecur në rrugën e tyre, këta janë në gradën e dytë në vlerë pas sahabëve, pas tyre në vlerë vijnë tabi tabiinët, këta janë të cilët kanë takuar tabiinët dhe nuk kanë takuar asnjë prej sahabëve, të cilët ecën rrugës së tyre, këta janë në vlerë pas tabiinëve.

Ky vlerësim është kolektiv, pra, tabiinët në përgjithësi janë më të mirë se ata që erdhën më pas, ndërsa sa i takon individëve, mund që një individ i umetit të jetë më i mirë se disa individë nga tabiinët apo tabi tabiinët. Vlerësimi në hadith është për pasimin dhe ndjekjen e tyre në punë të mira, e jo thjesht vetëm prezenca e jetesa në një kohë të caktuar, kjo gjë nuk i jep përfitim njeriut.

Dobi nga hadithi

  1. Vlera e sahabëve mbi ata që vijnë më pas.
  2. Sahabët janë njerëzit më të mirë pas profetëve, lejhim selam.
  3. Ndalohet sharja apo fyerja e sahabëve.
  4. Vlera e tabiinëve të cilët ecën në metodologjinë e sahabëve.
  5. Vlera e tabi tabiinëve, prej tyre që takuan tabiinët dhe ndjekën rrugën e tyre në pasimin e sahabëve.
  6. Vlera e tre gjeneratave të para mbi tjerat që erdhën më pas.
  7. Gjeneratë e keqe bëhet si shkak i moralit shfaqet ajo gjeneratë, prej sjelljeve të këqija.

HADITHI I NJËZET E PESTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM