Arhiva DitoreSep 6, 2014

0 1362

Meqë dimri është stinë e ftohtë dhe bën acar sidomos në viset tona, a ka lehtësime për besimtarët në zbatimin e dispozitave fetare?

Përgjigje: Allahu i Madhëruar e ka zbritur këtë fe me lehtësime dhe tolerancë. Allahu i Madhëruar na thotë: “…Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” Bekare 185. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, ka thënë: “Me të vërtetë kjo fe është e lehtë”. Po ashtu ka thënë: “Unë jam dërguar me fenë e pastër (pa shirk) dhe tolerante”. Po ashtu ka thënë: “Me të vërtetë Allahu dëshiron t’i pranoni lehtësimet e Tij, ashtu siç dëshiron t’i praktikoni detyrimet e Tij”.

Prej lehtësimeve që i ofrohen besimtarit në këtë stinë është mes’hi mbi meste, apo çorape që e mbulojnë këmbën deri mbi zogun e këmbës. Lehtësimi tjetër është se besimtarët në kohë me reshje, apo të ftohtë i madh, apo fryn erë e fortë dhe ngjashëm me to, iu lejohet atyre t’i bashkojnë namazet, drekën më iqindinë dhe akshamin me jacinë.

Burimi: albislam.com

0 1960

Pyetja 1: Vrasja e kafshës është një akt dhe vepër e pamë­shir­­sh­me. Atëherë përse muslimanët konsumojnë ushqim jo-vegjetativ?

Përgjigje: ‘Vegjetarianizmi’ tashmë është një lëvizje e njo­hur në botë. Madje ka shumë prej atyre që këtë lëvizje e ndër­lidhin me të drejtat e kafshëve. Ç’është e vërteta një numër i madh i njerëzve konsumimin e mishit dhe të produkteve të tjera jo-vegjetative e konsiderojnë si shkelje të të drejtave të kaf­shëve. Feja Islame urdhëron falje dhe mëshirë për të gjitha krijesat e gjalla. Në të njëjtën kohë Islami është ai që mbron faktin, se Allahu e ka krijuar tokën si dhe mrekullitë e saj; flo­­rën dhe faunën, për t’i sjellë dobi mbarë njerëzimit. Nje­rë­zimi duhet t’i shfrytëzojë me maturi të gjitha resurset në këtë botë, si begati hyjnore dhe amanet nga Allahu. Le të shi­kojmë në disa aspekte të tjera të këtij argumenti.

Muslimani pavarësisht nga të qenit vegjetarian i pastër mund të jetë një musliman i mirë. Nuk është e domos­dosh­me për një musliman që të ushqehet me ushqime jo-vegjetative.

Sidoqoftë Kurani e lejon muslimanin, që të ushqehet me ush­­qime jo-vegjetative. Vargjet kuranore në vijim janë argu­ment ndaj këtij realiteti:

“O besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e kaf­shëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Kur jeni në Ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Me të vërtetë, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.”[1]

“Ai i ka krijuar kafshët për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rro­ba të ngrohta dhe dobi të tjera. Dhe prej tyre ju ushqeheni.”[2]

“Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre dhe nxirrni shumë dobi të tjera.”[3]

Ushqimi jo-vegjetativ është një burim i shkëlqyeshëm pro­tei­nash. Biologjikisht ai përmban proteina të plota, d.m.th. tetë aminoacidet thelbësore, të cilat nuk janë të sintetizuara nga trupi dhe si të tillë duhet të bëjnë pjesë në dietë. Mishi gjithashtu përmban hekur, vitaminën B1 dhe niacin.

Nëse i vrojtoni dhëmbët e kafshëve barngrënëse (herbivorous animals), si fjala vjen, lopa, dhia dhe delja do të gjeni diçka të ngjashme dhe të habitshme tek të gjitha ato. Të gjitha kë­to kafshë zotërojnë një grup dhëmbësh, të cilët janë të rraf­shët, me fjalë të tjera, këta dhëmbë janë të përshtatshëm për ushqime bimore.

Nëse i studioni dhëmbët e kafshëve mishngrënëse (carni­vo­rous animals), si luani, tigri, leopardi, të gjithë këta zotërojnë një grup dhëmbësh të mprehtë, të përshtatshëm për të përtypur mish. Nëse analizoni grupin e dhëmbëve të nje­rëzve do të vëreni se ata kanë dhëmbë të rrafshët dhe në të njëjtën kohë edhe të mprehtë. Si rrjedhojë, ata zotërojnë dhëm­bë, të cilët përshtaten për të dy llojet e ushqimeve barishtoret dhe mishin e që quhen “omnivorous”, dhëm­­bë që përtypin gjithçka.

Dikush mund të parashtrojë pyetjen, nëse Allahu i Ma­dhë­rishëm ka dashur që njerëzit të ushqehen vetëm me pe­ri­me, atëherë përse na pajisi me dhëmbë të mprehtë? Është më se e logjikshme, që Allahu ka planifikuar, që ne mund të ush­qehemi dhe të kemi nevojë për të dy llojet e ushqimeve, vegjetative dhe jo-vegjetative.

Sistemi tretës i kafshëve barngrënëse mund të tretë ve­tëm barishtoret. Sistemi tretës i kafshëve mishngrënëse mund të tretë vetëm mishin. Mirëpo për sa i përket sistemit tretës të qe­nieve njerëzore, ai ka mundësi dhe fuqi të hajë dhe të tretë të dyja ushqimet, vegjetative dhe jo-vegjetative.

Disa religjione e kanë pranuar dhe miratuar sistemin vegje­tativ, si një normë të dietës për faktin se ata janë krejtësisht kundër vrasjes së gjallesave. Po qe se një person mund të mbi­jetonte pa mbytur asnjë gjallesë, atëherë unë do të isha personi i parë që do të miratoja një mënyrë të tillë jetese. Në të kaluarën njerëzit mendonin se bimët nuk kanë jetë, me fjalë të tjera, ato janë qenie të pajetë. Sot, është fakt mbarë­bo­tëror, se edhe bimët kanë jetën e tyre. Prandaj logjika e tyre për të mos mbytur gjallesa nuk mund të rea­li­zohet e as të përmbushet madje edhe duke qenë vegjetarian i pastër.

Ata argumentojnë se bimët nuk mund të ndiejnë dhimbje, kështu që të vrasësh një bimë krimi është më i vogël në kra­hasim me vrasjen e një kafshe.

Sot shkenca na tregon se madje edhe bimët ndiejnë dhim­bje. Mirëpo të qarët e bimëve nuk mund të dëgjohet nga qeniet njerëzore. Kjo ndodh për shkak të pamundësisë së veshit njerëzor për të dëgjuar zëra të cilët nuk janë në nivelin e zërave të dëgjueshëm d.m.th. 20 Herc- 20.000 Herc.

Çdo gjë që është më poshtë dhe mbi këtë nivel nuk mund të dëgjohet nga krijesa e quajtur njeri. Një qen mund të dëgjojë deri në 40,000 Herc. Prandaj ekzistojnë fishkë­lli­ma të qenve të heshtur, të cilët kanë frekuencë prej më shu­më se 20.000 Herc dhe më pak se 40.000 Herc. Fishkë­lli­ma të tilla mund të dëgjohen vetëm nga qentë dhe kurrsesi nga qeniet njerëzore. Qeni është në gjendje të njohë fishkë­lli­mën e pronarit dhe menjëherë shkon tek ai. Në SHBA, një fer­mer kishte bërë një hulumtim, i cili kishte zbuluar një ins­tru­ment, përmes të cilit konvertonte të qarët e bimëve në mënyrë që të dëgjohej nga qeniet njerëzore. Ai ishte në gjen­­dje që të kuptojë menjëherë kur bimët qanin për ujë. Hu­lumtimet e fundit tregojnë, se bimët mund të ndihen të lum­tura dhe të pikëlluara, ato gjithashtu edhe qajnë.

Një vegjetarian argumentonte mendimin e tij duke thënë se bimët zotërojnë vetëm dy ose tri shqisa, ndërsa kafshët kanë pesë shqisa. Kështu që të mbytësh një bimë është një krim më i vogël, sesa të vrasësh një kafshë. Le të supo­zoj­më, se vëllai juaj ka lindur shurdhmemec, me fjalë të tjera, ai ka dy shqisa më pak, krahasuar me krijesat e tjera njerëzore. Pasi ai të ketë arritur moshën e pjekurisë dikush e vret atë. A do të kërkonit nga gjykatësi që vrasësit t’i japë dë­nim më të vogël për shkak se vëllai juaj kishte dy shqisa më pak? Në fakt, ju do të thoshit se ai ka vrarë një person të pafajshëm dhe si rrjedhojë gjykatësi domosdo duhet t’i jepte vrasësit një dënim edhe më të madh.

Në Kuranin Famëlartë thuhet: “O njerëz! Ushqehuni me të gjitha gjërat e lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është ar­miku juaj i hapur.”[4]

Sikur çdo qenie njerëzore të ishte vegjetariane kjo do të çonte në shumimin e tepruar të bagëtisë në botë pasi riprodhimi dhe shtimi i tyre është shumë i shpejtë. Allahu i Madhë­ri­shëm me urtësinë e Tij hyjnore është i Dijshëm, se si duhet të mba­jë ekuilibrin e krijesave të Tij në mënyrën e duhur. Nuk ësh­të çudi, se pse Ai na ka lejuar neve të ushqehemi me mishin e bagëtisë.

rianë

Unë nuk kam ndonjë kundërshtim nëse disa njerëz janë ve­gje­tarianë të pastër. Megjithatë ata nuk duhet t’i bojkotojnë jo-vegjetarianët si të pamëshirshëm. Në fakt, nëse të gjithë in­dia­­nët bëhen jo-vegjetarianë, atëherë jo-vegjetarianët aktualë do të humbasin shumë pasi çmimet e mishit do të rriteshin.

 

Nga gjuha angleze: Mr. Feim DRAGUSHA

Burimi: albislam.com

[1] Maide, 1.

[2] Nahl, 5.

[3] Muminun, 21.

[4] Bekare, 168.

0 1480

Pyetja: Shkenca na mëson se me çfarëdo gjëje që të ushqehet njeriu ajo do të ketë ndikim në sjelljet e tij. Atëherë përse Islami i lejon muslimanët që të konsumojnë ushqim jo-vegjetativ pasi ngrënia e kafshëve mund ta bëjë njeriun agresiv, mizor dhe të egër?

Përgjigje:

1. Vetëm kafshët barngrënëse janë të lejuara për t’u ngrënë.

Pajtohem me atë se çfarëdo ushqimi që konsumon njeriu ajo ka efekt në sjelljet e tij. Kjo është njëra prej arsyeve që Islami e ndalon ngrënien e kafshëve mishngrënëse, siç janë: luani, tigri, leopardi, etj., kafshë të cilat janë të egra dhe mizore. Konsumimi i mishit të këtyre kafshëve mesa duket mund ta bëjë njeriun të rebeluar dhe agresiv. Feja islame lejon vetëm të ngrënit e kafshëve barngrënëse, si: lopa, dhia, delja, etj. Këto kafshë janë të urta dhe të qeta. Muslimanët ushqehen me mishin e kafshëve të buta dhe të qeta për arsye se muslimanët janë paqedashës dhe njerëz kundër dhunës dhe terrorit.

2. Kurani thotë se Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem, e ndalon atë që është e dëmshme

Lavdiploti në Kuranin Famëlartë thotë: “…Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur.”

“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.”

Për muslimanin, thënia e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, është e mjaftueshme për ta bindur atë se Allahu xh.sh., nuk dëshiron që qeniet njerëzore të hanë disa lloje mishi, ndërkohë që atyre u lejon disa lloje të tjera.

3. Hadithi i Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, e ndalon që të ushqehemi me mishin e kafshëve mishngrënëse

Bazuar në shumë hadithe autentike të transmetuara në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit duke përfshirë këtu edhe hadithin, të cilin e transmeton i biri i Abasit në Sahihun e Muslimit, kapitulli i gjuetisë dhe therjes, hadithi nr. 4752 dhe Suneni i Ibni Maxhes, kapitulli 13, hadithi nr. 3232 dhe 3234.

Muhamedi alejhi selam e ka ndaluar të ngrënit e këtyre llojeve:

a.         Kafshët e egra, të cilat kanë dhëmbë shqyes, fjala vjen mishi i kafshëve mishngrënëse. Këto kafshë i takojnë familjes së maceve, siç janë: luani, tigri, macet, qentë, ujqit, hienat.

b. Disa kafshë të fëlliqura të cilat sjellin sëmundje, si minjtë dhe lepujt me kthetra (me thonj të mëdhenj).

c.         Disa zvarranikë, si gjarpërinjtë, krokodilët, etj.

d. Zogjtë grabitqarë me kthetra, si për shembull, huti, shqiponja, sorrat, qukapiku, etj.

Si rrjedhojë, deri më tani nuk kemi hasur në ndonjë të dhënë shkencore e cila argumenton se të ushqyerit me mish (ushqime jo-vegjetative) mund të shkaktojë agresivitet te njeriu.

Dr. Zakir Naik

Burimi: ANSWERS TO NON-MUSLIMS’ COMMON QUESTIONS ABOUT ISLAM (Spreading the Truth of Islam)

nga gjuha angleze: Mr. Feim DRAGUSHA

Burimi: albislam.com

0 1731

“Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin” (Inshirah: 5)

Ky është një premtim nga Allahu, dhe është përgëzim për robërit e Tij besimtarë, rregull i prerë dhe urtësi e vendosur, se vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi. Nuk ngushtohen punët e as nuk forcohen pikëllimet përveçse atë e pason lehtësimi, andaj përgëzo çdo të pikëlluar dhe të brengosur, me agimin e vërtetë të lehtësimit që i del ballë celulave të vështirësisë. Sa i mirë është ky ajet, ngushëllim për të torturuarit me kamxhikët e zullumqarëve dhe qetësim për të lënduarit, e përgëzim për të vuajturit.

Ky ajet është një dhuratë e shtrenjtë për atë që është futur në burg, dhe iu janë lidhur duart dhe këmbët, le ta dijë se lehtësimi është afër dhe se dalja e tij në botën e lirë dhe elegante është afër. Kjo është një dhuratë e shtrenjtë për atë që e ka gjymtuar sëmundja, e ka armiqësuar sprova, ai është i premtuar se do të shërohet shpejt, pas urisë është ngopja, pas lodhjes qetësia, pas merakut rehatia dhe pas përfundimit të vështirësisë vjen mirëqenia. Fundi i varfërisë është pasuria, dita e pason natën, ndërsa drita i jep fund natës dhe uji rrjedh mbi të tharën.
Sa më shumë që shtrihet shkretëtira pas saj vjen gjelbërimi, kush shtrëngohet litari këputet, nëse sheh retë, dije se shiu i kënaqshëm është pranë saj, nëse të mbulon terri, ji i bindur se mëngjesi arrin padyshim.

Vërtetë pas vështirësisë janë dy lehtësime e jo një, që të dish se e hidhura e peripecive ka një fund, dhe se telashet e jetës kanë në fund. Sikur frika të jetë e përhershme, do të copëtoheshin shpirtrat nga pikëllimi, porse pas tij vjen siguria dhe qetësia, dhe sikur mërzia të ishte e vazhdueshme do të dridheshin zemrat fortë, por pason gëzimi dhe dashamirësia, dhe sikur dëshpërimi të jetë i përhershëm do të nxihej jeta në sy, porse pas saj është shpresa. Assesi mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut, mos i lufto iluzionet dhe t’i luftosh vesveset, por shiko nga dera e shpresës që të shohësh botën reale, shoqërinë e familjarizuar dhe lumturinë e ardhshme, të shohësh kujdesin hyjnor që të mbulon, dhe butësia hyjnore që te rrethon. Pastro brengat e tua me ujin e mbështetjes në Allahun. Allahu thotë: ”Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu”. (Maide: 23), njëherit bëj kujdes të mos pasosh premtimin e shejtanit të mallkuar, sepse ai ju frikëson me skamje e ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme, porse beso premtimin e Allahut. Allahu thotë: ”…Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij, Allahu është mëshirëbërësi i madh dhe i Gjithëdijshëm”. (Bekare: 268)

Përgëzo shpresat e tua me një të ardhme të ndritshme, të nesërme rrezatuese dhe mëngjesin e ri të shkëlqyer, sepse Allahu nuk të ka sprovuar për të të shkatërruar, e as për të poshtëruar, por ka dashur të kujtojë një pjesë të dhimbjeve dhe të zgjojë nga shkujdesja me shpim nga dhimbja. Të zgjojë nga gjumi me dozë të sëmundjes, që me fatkeqësinë të kujtojë dhuntitë, me sprovën qetësinë, dhe me sëmundjen shëndetin, me burgun lirinë. Ai (Allahu) është i urtë në të dy rrugët, Ai është më i dituri, më i Urti, më Mëshiruesi. Ji i kënaqur me zgjedhjen e Tij, sepse zgjedhja e Tij për ty është më e mirë se sa zgjedhja yte për veten tënde, dhe dija e Tij për interesat e tua është më e madhe se sa dija yte, sepse ti jo rob injorant, i varfër dhe i dobët, ndërsa Ai (Allahu) është I ditur, I pasur, I fortë, Posedues, Mëshirues, Mëshirëbërës.

Burimi: albislam.com

Përshtati: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË