Arhiva DitoreSep 22, 2014

0 944

Nëse ndodh që të sëmuret gjatë Ramazanit kur ai është duke agjëruar dhe e ka vështirë ta plotësojë i lejohet të ndërprenë, e nëse shërohet gjatë ditës kur ai nuk është duke agjëruar nuk i lejohet ta agjërojë pjesën e mbetur të ditës për shkak se më herët nuk ka qenë duke agjëruar, pra nuk ka vendosur agjërimin nga syfyri.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

0 952

I sëmuri që shpresohet të shërohet, ka tre gjendje:

1-Të mos i vështirsohet atij nga agjërimi e as ti bëjë dëm, ai në këtë rast obligohet të agjërojë ngase nuk ka arsye që të ndërprenë agjërimin.

2-Ta ketë vështirë agjërimin mirëpo nuk i bën dëm, ky person mund ta ndërprenë agjërimin, mbështetur në fjalën e Allahut: “Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t”jua lehtësojë dhe jo që t”jua vështirësojë”. El Bekare185 Është i papëlqyer (mekruh) agjërimi kur hasim në vështirësi, sepse del nga lehtësimi i Allahut dhe është dënim për veten, në hadith thuhet: “Allahu dëshiron të merren lehtësimet ashtu si dëshiron të mos veprohen mëkatet”.

3-Agjërimi ti bëj dëm , atëherë obligohet të ndërprenë agjërimin e nuk i lejohet të agjërojë, Allahu thotë: “Dhe mos e mbytni veten tuaj, me të vërtetë Allahu është i mëshirshëm me ju”. Dhe fjala e të dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Ti ndaj vetes tënde ke detyrë”. E detyrë dhe  e drejtë  është të mos dëmtohet kur ka lehtësim nga Allahu subhanehu ue teala. E ato ditë ti kompensojë pas Ramazanit.

Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1248

Pyetje: Kur jam agjërueshëm dhe del avulli gjatë përgatitjes së ushqimit në kuzhinë, nëse e thithi këtë avull, a ma prishë agjërimin?!

            Përgjigje: Avulli s’e prishë agjërimin. E rëndësishëm është që mos ta thithësh avullin qëllimisht, si fjala bie, të qëndrosh mbi enën e gatimit dhe të thithësh atë avull. Kurse nëse e nuhatë aromën, fjala bie, erën e qepës, etj., që të dish nëse ushqimi është bërë gati apo jo, ska kurrfarë problemi, porse jo me qëllim që ta thithësh dhe ta fusësh përbrenda. Pra thjesht veç nuhatja e këtyre aromave, qofshin erëmira apo jo, nuk ndikon negativisht në agjërimin tuaj, gjegjësisht s’e prishin agjërimin.

Shejh Dr. Abdulaziz El-Fevzan[1]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Fetvaja me nr. 4, nga episodi me nr. 1, i programit televiziv “Fetava” në kanalin satelitor Delil, i mbajtur më datë 14.09.1429h.

0 1103

Udhëtari, nëse nuk ka për qëllim nga udhëtimi i tij të lirohet nga agjërimi, apo thënë ndryshe të merr rrugë në mënyrë që ti lejohet atij gjërat e ndaluara gjatë agjërimit, pra kush e synon këtë atëherë prishja e agjërimit për të është haram (e ndaluar) dhe është i obliguar të agjërojë, në qoftë se nuk është qëllimi i tij që ti merr lehtësimet për ta prish agjërimin atëherë ai mund të zgjedh mes agjërimit dhe prishjes, pa marr parasysh udhëtimi i tij, a është në kohë të gjatë apo të shkurtër.  E njëjta dispozite vlen për atë që nuk ka orar të caktuar të udhëtimit apo është i vazhdueshëm në udhëtim, sikur pilotët, vozitësit e taksive, autobusëve, mbështetur në fjalën e Allahut: “Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t”jua lehtësojë dhe jo që t”jua vështirësojë”. BEKARE 185

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

0 966

Nëse agjëruesi udhëton dhe gjatë ditës ka vështirë ta plotëson agjërimin i lejohet të ndërprenë agjërimin pasi të del nga vendi i tij dhe ka marrë rrugë, ngase i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka agjëruar dhe kanë agjëruar shokët e tij deri sa kanë arritur në vendin e quajtur Kura Gamim, jashtë kufijve të Medines, e kur kuptoi se njerëzit e kishin vështirë agjërimin e ndërpreu agjërimin po ashtu vepruan edhe shokët e tij. E asesi nuk ndërpren agjërimin që nga momenti kur ka vendosur të udhëton.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2024

Në sahihun e Buhariu dhe të Muslimit transmetohet nga Enes ibn Malik radijallahu anhu të ketë thënë: “Ishim në udhëtim me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem e nuk kritikonte agjëruesi atë që nuk agjëronte e as mosagjëruesi atë që agjëronte”.

Në sahihun e Muslimit nga Ebu Seid el Hudriju radijallahu anhu të ketë thënë: “Ata vepronin që kush kishte fuqi agjëronte ishte më mirë, e kush ishte i dobët dhe nuk agjëronte ishte më mirë”.

Nëse udhëtarit i vështirësohet të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit kur është në udhëtim për shkak të nxehtit për shembull, ai mund ta vonon agjërimin e asaj dite deri pas Ramazanit kur ti lehtësohet atij agjërimi. Më e mira për udhëtarin është ta veprojë atë që është më e lehtë për te, agjërimi apo mosagjërimi,  nëse janë të barabarta të dyjat atëherë agjërimi është më mirë për te sepse e pastron veten nga obligimi dhe është më i vullnteshëm kur agjëron me njerëzit. Kështu vepronte i Dërguari  salallahu alejhi ue selem siç transmeton Ebu Derda radijallahu anhu i cili thotë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem në Ramazan në kohë shumë të nxehtë, saqë vendonim dorën mbi kokë nga nxehtësia e madhe që ishte, e ndër nesh nuk kishte agjërues pos të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe Abdullah ibn Revahas. E i Dërguari salallahu alejhi ue selem ndërpreu agjërimi duke pas parasysh gjendjen e shokëve të tij kur kuptoi se atyre iu kishte vështirësuar agjërimi.

Xhabiri radijallahu anhu transmeton se i Dërguari salallahu alejhi ue selem u nis për në Meke vitin e çlirimit dhe kishte agjëruar deri sa kishte arritur në vendin Kura Gamim, edhe njerëzit agjëruan me te, i thanë: Njerëzve u është vështirësuar agjërimit dhe po presin çfarë do të veprosh, atëherë kërkoi një enë me ujë pas ikindisë dhe piu, e njerëzit e shikonin atë.” Transmeton Muslimi.

Nëse udhëtari e ka vështirë të agjërojë atëherë ai e ndërpret agjërimin në udhëtim, në hadithin e Xhabirit që u cek më herët se i Dërguari salallahu alejhi ue selem  kur ndërpreu agjërimin kur iu ishte vështirësuar njerëzve, i thanë: Disa ende po agjërojnë. I dërguari salallahu alejhi ue selem tha: “Ata janë mëkatarë ata janë mëkatarë.”

Në dy sahihët nga Xhabiri se i dërguari salallahu alejhi ue selem ishte në udhëtim, e pa një turmë njerëzish, e një njeri që ishte trullosur, e tha: “Çfarë ka ky? Thanë: po agjëron? E tha: “Nuk është vepër e mirë agjërimi në udhëtim”.

Pra kur ekziston mundimi, vështirësia për kryerjen e këtij adhurimi, atëherë nuk është vepër e mirë të vazhdon me agjërim.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

0 5243

            Pyetje: A e prishë agjërimin gjatë ramazanit apo jashtë ramazanit, marrja e injeksioneve në damar, muskuj apo mollaqe (vithe) gjatë agjërimit?!

            Pëgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut! Sa i përket marrjes së injeksioneve gjatë agjërimit në ramazan, themi se kjo mund të jetë në dy forma:

1)    Që këto injeksione të jenë ushqyese, në kuptimin që mëpastaj nuk ka nevojë për hajë e pijë, e në këtë rast themi se këto lloj gjilpërash ta prishin agjërimin, ngase thënë ndryshe janë ushqim e pije.

2)    Që këto të mos jenë ushqyese, e të këtillat nuk ta prishin agjërimin e as që kanë ndonjë ndikim negativ në të, e kur janë të kësaj natyre atëherë ska kurrfarë dallimi nëse ato gjilpëra janë intravenoze (në vena, damarë) apo intramuskulare.

Në rast se ka mundësi që këto gjilpëra të mirren gjatë natës, do të ishte kjo gjë shumë më mirë, duke pasë parasysh ndonjë rezervë në mos prishet agjërimi.

Shejh Ibën Bazi, -rahimehullah!-, (15/257) është pyetur për dispozitën e gjilpërave në damar dhe muskul gjatë kohës së agjërimit në muajin ramazan, a e prishë agjërimin?! Dhe ai u përgjigj siç vijon:

            “Agjërimi është valid dhe i saktë, ngase injektimi në vena nuk i përket llojit të ushqimit a pijes, e kësisoj qëndron edhe puna e injektimit në muskul; Mirëpo, po ekzistoi mundësia që të lihet e të mos mirret gjatë ditës, gjegjësisht të mirret gjatës natës, do të ishte shumë më mirë, pra është më e sigurtë për t’i ikur hilafit në këtë çështje.”

            Gjithashtu është pyetur Shejh Uthejmini në “Fetavas-Sijam” f. 220, për dispozitën e gjilpërave në muskul, venë apo mollaqe. Ai u përgjigj siç vijon:

            “Injektimi në damar, muskul apo edhe mollaqe nuk ka kurrfarë problemi dhe nuk ia prishë agjëruesit agjërimin e tij, ngase këto nuk konsiderohen prishëse të agjërimit e as që përmbajnë ndonjë kuptim të këtillë, ngase këto nuk janë as hajë e as pije, e as që kanë domethënie të ushqimit e pijës. Pra, e kemi sqaruar edhe më parë se këto nuk ndikojnë negativisht, mirëpo vlen të potencohet se ato që ndikojnë, gjegjësisht prishin agjërimin janë injektimet që janë ushqyese, të cilat kanë asi ndikimi aq sa individi më nuk ka nevojë mëpastaj për hajë e pijë!”

            Edhe “Komisioni i përhershëm për fetva dhe studime” (10/252) është pyetur për këtë çështje, përkatësisht a lejohet kurimi me anë të injektimit gjatë agjërimit në ramazan, pa marrë parasysh a është për mjekim apo për ushqim?! E u përgjigjën se: “Lejohet për agjëruesin të bëjë kurë nëpërmjet injektimit në muskul apo venë, porse nuk i lejohet t’i marrë injeksionet ushqyese gjatë kohës që agjëron, rrespektivisht e prishë kësisoj agjërimin, ngase merr dispozitën e marrjes së hajës e pijës, e që në këtë rast bëhet si dredhi e hile që të ushqehet gjatë ramazanit. Këshillojmë për rastin e injektimit joushqyes në damar e muskul, nëse ka mundësi të mirret gjatë natës, do kishte qenë më mirë!”.

Islam-QA, me nr. 49,706

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

NA NDIQNI NË