Arhiva DitoreOct 11, 2014

0 2392

Pyetje:

-Çka është dispozita e Itikafit për burrin dhe gruan, a kushtëzohet agjërimi, me çka të merret personi që hyn në Itikaf dhe kur fillon dhe kur mbaron koha e Itikafit?

Përgjigje:

-Itikafi është sunet për burrat dhe gratë, ashtu siç transmetohet nga Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, se ai hynte në Itikaf dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, gjithashtu edhe disa prej grave të tij hynin në Itikaf me të, pastaj hynin në Itikaf (gratë) edhe pas vdekjes së tij.

Vendi i hyrjes në Itikaf janë xhamitë, në të cilat falet namazi me xhemat me rregull, e nëse në atë xhami nuk falet namazi i xhumasë, atëherë më mirë është që të hyjë në Itikaf në ndonjë xhami ku falet namazi i xhumasë, në qoftë se i lehtësohet kjo.

-Sa i përket kohës, nuk ka ndonjë kohë të caktuar sipas mendimit më të saktë të dijetarëve dhe nuk kushtëzohet agjërimi, por me agjërim është më mirë.

Prej sunetit është që të hyjë në Itikaf në atë moment kur e bën nijetin dhe të dalë atëherë kur i mbaron koha, gjithashtu lejohet që të ndërpritet qëndrimi në Itikaf nëse kërkon nevoja, sepse është sunet përpos në raste të zotimit (nedhr).

Hyrja në Itikaf preferohet në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, siç vepronte Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, gjithashtu preferohet që të hyjë pas namazit të Sabahut të ditës së njëzet e një dhe të dal atëherë kur të përfundojë dhjetëditëshi, por nëse gjatë qëndresës e ndërpret nuk ka problem, përderisa nuk bëhet fjalë për zotim (nedhr).

Më e mira është që personi të ketë një vend të caktuar në xhami dhe aty të flejë dhe të pushojë.

-Gjatë Itikafit duhet sa më shumë që ta përmendë Allahun xhel-le ve ala, të lexojë Kur’an, të bëj dua dhe istigfar, të falet sa më shumë, përveç kohëve të ndaluara për namaz.

-Lejohet që gjatë qëndrimit në Itikaf, ta vizitojnë shokët apo familja dhe të bisedojë me ta, ashtu siç e vizitonin Pejgamberin salallahu alejhi ve selem gratë e tij dhe bisedonte me ato. Njëherë erdhi gruaja e tij Safija –Allahu qoftë i kënaqur me të!- dhe e vizitoi përderisa ishte në Itikaf në muajin e Ramazanit dhe kur u ngrit ajo që të shkojë në shtëpi, pejgamberi salallahu alejhi ve selem e përcolli deri te dera e xhamisë, gjë që argumenton se një vepër e tillë lejohet.

-E gjithë këto veprime të pejgamberit salallahu alejhi ve selem tregojnë për modestinë e tij të plotë dhe sjelljen e mirë me gratë e tij, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu: Mujdin Xh. Xhaferi

0 9359

Pyetja: a e prish agjërimin vjellja?

Përgjigje: Po. Nëse vjell me dëshirën tënde atëherë e prish agjërimin, në të kundërtën agjërimi nuk prishet dhe muslimani vazhdon agjërimin e tij.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

“Kush vjell pa dashje, nuk e ka detyrë ta plotësojë agjërimin, e kush vjell me dashje, duhet ta plotësojë.”

Nëse njeriu e ndjen që po i vjen për të vjellë, i themi që ai të mos e nxisë vjelljen e as të mos e ndalojë atë sepse, nëse e ndalon vjelljen, ai ka mundësi që të dëmtohet, e nëse vjell pa nxitje, agjërimi i tij inshallah nuk prishet dhe është në rregull.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 23.05.2013

0 1544

Pyetje: nëse një ditë nga ramazani nuk e kam agjëruar dhe arrin ramazani vijues, si duhet të bëjë kompensimin !?

Përgjigje: All-llahu,- xhele veala !,- thotë:

فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِ‌يضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ‌ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ‌ ۚ

“(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.”[1]

Nëse pyetësi në fjalë me arsye ka lënë një ditë nga ramazani pa agjëruar, atëherë duhet të kompensoj këtë ditë duke çuar në vend obligueshmërinë e ramazanit, dhe personi në fjalë e ka për obligim që ta plotësoje në të njëjtin vit e jo ta vonojë kompensimin deri pas ramazanit tjetër.

Aishja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:

“Unë kisha për të agjëruar disa ditë prej Ramazanit e nuk kam pasur mundësi t’i shlyejë ato, vetëm se në muajin Shaban.[2]

Ky është argument i qartë, prej të cilit marrim mësim se borxhi që ka mbetur në ramazanin e kaluar duhet të shlyhet para Ramazanit i cili vjen pas tij.

Porse, nëse e vonon deri pas Ramazanit të dytë, atëherë ai duhet t’i kërkojë falje All-llahut,- xhele veala!,- si dhe të pendohet tek Ai për atë që ka bërë.

Dhe në fund !

Ditët e mbetura pa agjëruar, muslimani duhet t’i kompensoj sepse kompensimi nuk bie nga detyrimi për shkak të vonesës.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine,20.05.2013

[1] Bekare: 184

[2] Buhariu

0 1500

Pyetje: femra që braktis agjërimin dhe ibadete tjera për shkak ciklit menstrual, a merr shpërblimin e atyre veprave?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij:

Të gjithë diejtarët janë të pajtimit se femra gjatë ciklit menstrual nuk duhet ë agjërojë dhe nuk i pronohet po që se do ta bënte duek u bazuar në fjalën e të Dërguarit: “a nuk e dini që kur femrës t’I vijë cikli menstrual, nuk agjëron dhe nuk falet?”

Nëse cikli menstrual i vjen duke qëne agjërueshëm, atëherë agjërimi i saj prishet, mirëpo Allahu nuk e humb veprën e askujt. Në këtë rast ajo shpërblehet për nijetin e saj të mirë. i Dërguari, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “kur robi sëmuret apo udhëton atij i rregjistrohen (punët e mira) njëjtë ashtu sikur ka qenë i shëndsohë dhe në vendin e tij.” (Buhariu)

Allahu e di më së miri.

www.islamweb.net

Fetvaja numër:  110254

Përktheu: Agim Bekiri

0 2441

Pyetje: Nëse futim ujë në hundë ose kur bëjmë gargarë(futja e ujit në gojë gjatë abdesit) dhe pa dashje na depërton uji brendësin e barkut, a e prishim agjërimin apo jo !?

Përgjigje: Jo. Agjërimi nuk prishet nëse një gjë e tillë bëhet pa dashje, porse duhet të keni kujdes gjatë agjërimit në këto gjëra.

Themi se nuk e prishë agjërimin, duke u bazuar në fjalën e Allahut!,- xhele veala!,- ku thotë:

وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُم بِهِ وَلَـٰكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ ۚ وَكَانَ اللَّـهُ غَفُورً‌ا رَّ‌حِيمًا ﴿٥﴾

”…. Nuk është mëkat nëse gaboni, por nëse atë e bëjnë me qëllim zemrat tuaja; se, Perëndia është falës dhe mëshirues.”  (El Ahzab: 5)

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine,21.05.2013

0 1898

Pyetje: nëse dikush gjatë ditëve të agjërimit përdor fjalë të këqija, a e prish agjërimin?!

 

Përgjigje: Allahu,- xhele veala!,- thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾

“O ju që keni besuar, ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u është urdhëruar edhe atyre para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm.”[1]

Nuk ka dyshim se urtësia e këtij obligimi është arritja e devotshmërisë dhe adhurimi i Allahut,- xhele veala!.

Ndërsa me devotshmëri nënkuptojmë heqjen dorë nga haramet (ndalesat) si dhe kryerjen e obligimeve ndaj Allahut,- xhele veala!.

Muahmedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

قال الرسول صلى الله عليه وسلم: “من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه”

“Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”[2]

Nga kjo marrim mësim, se agjëruesi duhet të largohet nga fjalët e këqija, si p.sh.:
1: Duke mos përgojuar të tjerët..
2: Të mos gënjejë..
3: Të mos bëjë tregti haram..
4: Të mos merret me thashetheme,
5: Të largohet prej haramëve.

Nëse gjatë Ramazanit merret me ibadet dhe i largohet harameve, do të mbetet i tillë edhe pas ramazanit inshallah.

Mirëpo, fatkeqësisht sot ka shumë agjërues që nuk dinë të bëjnë dallim mes ditëve që agjërojnë dhe ditëve që nuk agjërojnë, por vazhdojnë si zakonisht me ato të meta dhe gjynahe të cilat i kanë vepruar para Ramazanit.

Dhe në fund themi:

Këto fjalë të këqija nuk e prishin agjërimin, porse e pakësojnë shpërblimin e tij, ai do të fitoj nga agjërimi i tij vetëm etjen dhe urine, e shumë pak nga ajo që synohet të fitohet në Ramazan.
Allahu është më i Dituri!

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 16.05.2013

[1] Kuran: El Bekare- 183

[2] Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Tirmidhiu,Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi,- Allahu

0 1725

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut që na begatoi me Islam, Iman dhe Kuran. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju robërit e Allahut, me një hadith ku tregohet besëlidhja e Akabesë, ceket se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ishte mbledhur fshehurazi me ensarët që t’ia japin besën për ndihmë. Kab ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na përcjell se i pari i cili ia dha dorën të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte Bera ibën Mearur e më pas filluan njerëzit pas tij e pasi ia dhanë besën të Dërguarit të Allahut, shejtani ulëriti në majë të Akabesë me një zë të lartë që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë dhe tha: O banorë të shtëpive! A ka kush prej jush që të dali dhe t’i qortojë këta që kanë lënë fenë tuaj dhe ata janë mbledhur për t’ju luftuar ju! Muhamedi, alejhi salatu ue selam, tha: “Ky është i fëlliquri i biri i të fëlliqurit, dëgjo o armik i Allahut, pasha Allahun që do të kem kohë edhe për ty”.

O ju njerëz, kjo ishte klithma e parë e frikësimit nga Islami të cilën së pari e filloi një shejtan prej shejtanëve xhind dhe i cili nëpërmjet përhapjes së këtyre klithmave krijoi një ide se lindja e hershme e shtetit Islam është bashkim për luftimin e njerëzve. Edhe në vazhdim të shekujve që vijuan kishte prej njerëzve që ende i trashëgonin këto pretendime dhe ato i përhapnin ose prej paditurisë ose hiqeshin si të paditur, dhe në ditët e sotit frika prej Islamit dhe frikësimi nga ai ende vazhdojnë të jenë prezentë në vendimet botërore dhe manifestimet shtetërore duke mos i harruar këtu edhe mjetet e informimit. Politikanët dhe gazetarët ende vazhdojnë ta paraqesin pamjen e Islamit si kulturë armiqësore kurse tolerancën si kulturë perëndimore, dhe nëse shikojnë dhe gjykojnë me drejtësi do të shohin se në themelet e Islamit dhe në parimet e tij ka vlera më të plota dhe shëmbëlltyrë në tolerancë dhe drejtësi.Frika nga Islami është një gënjeshtër që len gjurmë negative mbi muslimanët dhe mbi të tjerët, ajo i prish urat e besimit e bashkëpunimit i shkatërron marrëdhëniet mes shteteve dhe ngritjen e dobive mes njerëzve, ushqen rrënjët e armiqësisë dhe radikalizmit, përfaqëson rrezik dhe mohim të drejtave të barabarta dhe ndarjen në baza fetare e racore, duke ia shtuar keqtrajtimet dhe shtypjet dhe përkufizimin e të drejtave personale.

Çështja arriti deri në atë gradë sa që frikësimi prej Islamit nxiti urrejtje fetare, u nënçmuan dhe u nëpërkëmbën gjërat e shenjta Islame, u cenua shenjtëria fetare, u fye Muhamedi, alejhi salatu ue selam, u përbuz Kurani, u ligjësuan ligje kundër mbulesës dhe perçes, nëpër gazeta dhe mjetet e informimit u përhapën karikatura ku në to ofendoheshin muslimanët dhe pamjet e jashtme të muslimanëve i ndërlidhnin me tema ku në to flitej rreth terrorizmit.

Përkatësia Islame e individit apo e popullit ende vazhdon të jetë shkak i dështimit të çështjeve të tyre dhe humbjes së të drejtave dhe refuzimit të kërkesave të tyre. Frika nga Islami qëndron pas padrejtësisë së Palestinës dhe mbrojtjes së armikut prej fuqive botërore gjashtëdhjetë vite rreshtazi, duke ua uzurpuar tokën  dhe  duke e shfajësuar armikun prej padrejtësive të vazhdueshme dhe duke e konsideruar gjakun e Palestinezëve si të lirë dhe të pa vlerë.

Frika nga Islami qëndron pas qëndrimeve të dyshimta dhe armiqësore për çdo tentim të një populli që ta zgjedh një vendim me të cilin do të jeton. Të vjen keq kur sheh se një shumicë shikojnë me tolerancë kah fetë pagane, kurse kur është në pyetje Islami kundërveprimi i tyre zakonisht nuk buron prej mendjes dhe logjikës së shëndoshë por buron prej ndjenjave negative të ftohta e armiqësore.

Ndonjëherë frika nga Islami dhe ngritja e flamurit të tij është arsyeja që ndihmat për të varfrit e nevojtarët të vonohen dhe të tregohet pavendosmëri në shpëtimin e të dëmtuarve prej padrejtësive që mbi ta ushtrohen.

Nuk ka fare dyshimi se trashëgimit kulturore lajnë gjurmë në formimin e kësaj vije lëvizëse tek të tjerët kundër Islamit dhe të cilën e ushqejnë mjetet e informimit dhe politikat e padrejta e tirane, deri sa paralajmëroi kryetari i tashëm i Kombeve të Bashkuara në fjalimin e tij duke thënë se: “Karvani i frikësimit nga Islami është ngritur deri në gradën e racizmit ndaj kësaj feje”.

Njerëzve të mençur nëpër botë u mbetet të qëndrojnë me drejtësi dhe të jenë të paanshëm para kësaj çështjeje të rrezikshme e cila nuk sjell tjetër përveç se mospajtime dhe padrejtësi, ndërsa mosnjohja e Islamit dhe mësimi i tij dhe i vlerave morale të tij është arsyeja kryesore e frikës nga ai. Njeriu frikohet nga ajo që nuk e njeh.

O ju njerëz, ne kur i pohojmë dhe i vërtetojmë fjalët e lartpërmendura e kemi për qëllim që njerëzit ta mësojnë realitetin e historisë dhe tua rikujtojmë se qëndrimet e tyre janë të gabuara dhe bien ndesh me atë që krenohen prej vlerave dhe parimeve.

Pse frika nga Islami?

Muslimanët asnjëherë nuk ishin fajtorë për zhvillimin e dy luftërave botërore ku në luftën e parë botërore u vranë shtatëmbëdhjetë milion prej njerëzve, kurse në luftën e dytë botërore u vranë pesëdhjetë milion e mos të flasim për të plagosurit dhe shkatërrimet e mëdha të pasurive të njerëzve dhe ambientit.

Muslimanët asnjëherë nuk e kolonizuan botën dhe asnjëherë nuk i nënçmuan popujt duke ua thithur pasuritë dhe thesaret  në favor të kolonizuesve. Islami gjatë historisë së tij të gjatë asnjëherë nuk ngriti tribunale e gjykata hetimi për t’i detyruar njerëzit ta ndërrojnë fenë e tyre, madje gjatë këtyre pesëmbëdhjetë shekujve në ato vende ku sundonte Islami dhe muslimanët, jomuslimanët i posedonin të gjitha të drejtat e tyre fetare asnjëri nuk u detyronte ta ndërron fenë e tij dhe për këtë shkak edhe sot kemi jomusliman të cilët jetojnë së bashku me muslimanët në një vend.

Ty të mbetet t’i shikosh qëndrimet botërore ku në to do të shohësh se si interesat e tyre personale e shtetërore i vendojnë para parimeve dhe vlerave dhe si i gjykojnë popujt vetëm se janë musliman ose prej frikës se muslimanët do t’i fitojnë të drejtat e tyre njerëzore në shtetet e tyre e jo jashtë. Turp është që një popull të zhduket e bota të refuzon t’i ndihmon vetëm pse janë musliman edhe pse atë e kanë detyrë shtetërore e morale.

A këto janë vlera? A këto janë parime? Pastaj Islami akuzohet me dallim racor! Kjo e trondit dhe e lëkund besimin e botës kur dihet se marrëdhëniet shtetërore bashkëkohore janë të ngritura mbi dobitë kombëtare e nacionale e jo mbi vlera morale, parime e ligje. Kur janë në interes të tyre parimet dhe ligjet, i japin përparësi, e kur nuk janë në interes të tyre atëherë i harrojnë ato me të cilat krenohen dhe i detyrojnë të tjerët të luajnë sipas kartave të tyre.

Shoqatat të cilat përkujdesen për njeriun dhe të drejtat e tij dhe të cilat e respektojnë pasurinë dhe tokën e tij, brenda njëqind viteve që janë të formuara, nuk kanë shënuar asnjëherë se një shtet musliman e ka pushtuar një shtet jo musliman. Kurse në anën tjetër sa toka muslimane janë pushtuar e sulmuar, ka qenë i mjaftueshëm vetëm një dyshim i thjesht apo akuzë që të pushtohet një vend musliman, të vriten me miliona prej bijve të saj, tu merren pasuritë, tu shkatërrohen shtëpitë, tu sulmohet historia dhe kultura, e pastaj të qartësohet se dyshimi ka qenë jo i vërtetë edhe të kalojnë pa u dënuar dhe pa kërkuar falje për atë që e vepruan.

Mjetet botërore të informimit arritën sukses në paraqitjen e revolucioneve dhe ngritjeve e të dëmtuarve kundër armikut se ato janë barbare, kështu që njerëzit u preokupuan me akuzimin e të vrarëve dhe e harruan vrasësin.

Pse frika nga Islami!? Kur ai i thërret njerëzit që të mëshirohen mes veti: O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju“. Nisa 1.

Islami e largoi racizmin dhe dallimet klasore në shoqëri, derisa shteti më i fortë dhe më i madh perëndimor momentalisht këtë arriti ta largon vetëm se para pesëdhjetë viteve: O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femra dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që I frikësohet më shumë Atij“. Huxhurat 13.

Pse frika nga Islami!? Kur të drejtat e para të njeriut u vendosën nën flamurin e tij. Islami është metodologjia më e qartë dhe më e dalluar që e kundërshton tiranin, despotizmin dhe arrogancën, jo vetëm prej aspektit politik, por për arsye se ai i sheh se këto janë krime që bien ndesh me thelbin e besimit të pastër, e ai është teuhidi i Allahut, azze ue xhel, kurse në Kuran gjen një metodologji të përsosur në kundërshtimin e tiranisë dhe despotizmit dhe shkatërrimit të tyre.

Pse frika nga Islami!? Kur ai edhe kafshës ia mbrojti të drejtën e tij. Nuk lejohet që kafsha të mundohet përtej mundësive të veta, e as të lihet e uritur apo e etur, e as të ndahet nëna prej fëmijës së saj.

Pse njerëzit frikohen nga Islami!? A i frikohen për shkak se Islami ua ndaloi kënaqësitë e kësaj dynjaje dhe bukuritë e saj!? Jo pasha Allahun, Islami madje u tregua i ashpër kundër atyre të cilët i pengojnë stolitë e Allahut të cilat i krijoi për robërit e Tij: Thuaj: “Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?” Earaf 32.  Islami ia ka garantuar jetën dhe kënaqësinë e saj dhe stolitë e saj për secilin, prandaj nuk ka nevojë për frikën nga Islami.

Pse frika nga Islami!? Kur historia na mëson se një periudhë kohore kultura e tij e arriti kulminacionin dhe të gjithë morën prej saj dhe e plotësuan popujt rrugën pas saj.

Pse paraqitet Islami se përmban farën e fanatizmit dhe egërsisë kur toleranca dhe morali i lartë janë parime bazore të tij, madje në Kuran përmenden mëshira, falja, durimi, ndjesa, bujaria, dhembshuria më shumë se nëntëqind herë, jashtë asaj çka ka prej Muhamedit, alejhi salatu ue selem. A ekziston fe apo kulturë që i ka përkushtuar rëndësi të veçantë si kjo fe edukatës së tolerancës!?

Se toleranca nuk paraqet përbuzje dhe turp apo nënshtrim i padrejtësisë dhe tiranëve, por ajo paraqet baraspeshë na e përshkruan Kurani me fjalët e tij: Dhe për ata që, kur i godet ndonjë padrejtësi e madhe, i bëjnë qëndresë dhe marrin hak. Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët. Për atë që përgjigjet, kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë qortimi ndaj tij. Qortim ka vetëm kundër atyre që u bëjnë keq njerëzve dhe që pa të drejtë mbjellin ngatërresa në Tokë; për ata ka dënim të dhembshëm. Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme”. Shura 39-43.

Toleranca që vjen në kuptimin e bamirësisë dhe zëvendësimit të një të keqeje me të mirë është çështje e kërkuar dhe e dëshiruar nëse në vete nuk përmban padrejtësi dhe me atë nuk i ndihmon dhe nuk i nënshtrohet zullumqarit ose preket parimi i krenarisë i cili i takon Allahut dhe të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam, dhe besimtarëve.

Islami ka ardhur me moral të lartë dhe me çdo hollësi të sjelljes së mirë kundrejt njeriu dhe ambientit ashtu siç erdhi harmonik mes anës shpirtërore dhe asaj trupore.

O ju robërit e Allahut, realiteti i frikësimit nga Islami është prodhim që e prodhuan popuj të cilët dëshirojnë t’i pengojnë njerëzit prej tij, apo të paraqesin gënjeshtra rreth realitetit të tij, vlerave të tij, ritualeve të tij dhe dispozitave të tij, edhe atë për qëllime politike apo fanatike apo epshore, dhe po t’i  linin njerëzit në natyrshmërinë e pastër të tyre dhe të logjikonin me mendjen e tyre, pa nxitje dhe urrejtje kundër Islamit, njerëzit asnjëherë nuk do ta urrenin.

Islami nuk është fe vetëm se e arabëve, më i miri i tyre, Muhamedi, alejhi salatu ue selam, nuk është monopol vetëm se i muslimanëve, por ai është mëshirë për të gjithë njerëzit: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët”. Enbija 107.

Detyrë e muslimanëve është që të kapen për parimet dhe vlerat e tij, dhe t’ia qartësojnë njerëzve realitetin e tij në teori dhe praktikë.

Nuk ka frikë për Islamin, Allahu e mbron fenë e Tij, por frikë ka për ata që e neglizhojnë dhe është janë të shkujdesur në praktikimin e tij, dhe për atë që e kundërshtojnë dhe pengojnë prej rrugës së tij: “Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti, në të vërtetë, je në rrugën e drejtë”. Zuhruf 43.

E lus Allahun të na bën dobi mua dhe ju me udhëzimin e Kuranit dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo çka dëshiroja ta them. Kërkoj falje tek Allahu për mua dhe ju dhe për të gjithë muslimanët prej çdo mëkati. Kërkoni falje prej Tij se me të vërtetë Ai është Gjithëfalësi dhe Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut që ia ndaloi Vetes bërjen e padrejtësisë dhe po ashtu e bëri të ndaluar në mesin e robërve të Tij. Falënderimi i takon vetëm Allahut që iu kërcënua zullumqarëve me mallkim dhe me dënim  të dhembshëm në dynja dhe ahiret. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, i cili na parandaloi nga veprimi i padrejtësisë dhe na lajmëroi se mes duasë së të dëmtuarit dhe Allahut nuk ka pengesë, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju njerëz, këto ditë mjetet e informimit janë të stërmbushura me pamje të vrasjeve të muslimanëve dhe derdhjen e gjakut të tyre në Sirinë tonë të dashur, vrasësit e tyre janë të qetë prej kundërshtimit dhe kundërveprimit të shteteve tjera e në veçanti prej atyre që e rrethojnë në anën perëndimore dhe lindore. Ato pamje aspak nuk e mërzisin zullumqarin e tyre madje ai këtë e konsideron mbrojtje të popullit të vet prej terrorizmit, atë aspak nuk e mërzisin ato pamje derisa t’i paralajmëron shtetet e tjera se nëse bie ai në pushtet do të vinë muslimanët dhe në atë ata janë pajtuar. Ata harrojnë se muslimanët e në veçanti Sunitët jo që e kërkojnë pushtetin por ata e kanë sunduar më herët Shamin dhe ato kohëra kanë qenë më të mirat në historinë e Shamit, ka pasur siguri, begati, dituri, furnizim dhe fuqi.

Shpresat tek Allahu janë të mëdha, nëse ndërpritet ndihma prej toke hapen dyert e qiellit, dhe çdo përpjekje politike apo ideologjike që ndihmon në largimin e padrejtësisë prej atij vendi janë për të lavdëruar dhe falënderuar.

Shpresojmë që Allahu t’i realizon përpjekjet e sinqerta dhe t’i begaton ato dhe shpresojmë që ta largon atë tagut prej popullit të tyre sa më shpejt: Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë, “. Kasas 5.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

NA NDIQNI NË