Arhiva DitoreOct 29, 2014

0 4864


Pyetje: fqinja ime është krishtere. Ajo dhe familja e saj më dhanë disa dhurata me rastin e krishtlindjeve dhe unë nuk munda t’i refuzoj, në mënyrë që të mos hidhëroheshin. A më takon t’i pranoj këto dhurata ashtu siç pranonte i Dërguari, lavdia dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, nga mosbesimtarët?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Së pari: Në esencë lejohet pranimi i dhuratave nga mosbesimtari, për të zbutur zemrën e tij dhe për ta joshur në Islam, ashtu siç pranonte i Dërguari nga disa mosbesimtarë si p.sh. dhuratën e Mukaukisit dhe tjera.

Buhariu në Sahihun e tij titulloi një kapitull  “Pranimi i dhuratave nga idhujtarët” pastaj shkroi “Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari kishte thënë: Ibrahimi, alejhi selam, emigroi te një fshat së bashku me Sarën. Në atë fshat ishte një mbret tiran i cili tha: jepjani Haxherin. Po ashtu edhe Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, iu dhurua një dele e cila kishte qenë e helmuar. Ebu Humejdi përcjell: Mbreti i Ajles i dhuroi të Dërguarit një mushkë të bardhë…”

Së dyti: është e lejuar për myslimanin t’i jep dhurata jomyslimanit apo idhujtarit me qëllim që t’ia zbus zemrën dhe ta josh në Islam, në veçanti nëse bëhet fjalë për ndonjë të afërm apo për fqinjin. Omeri, radijallahu anhu, i dhuroi vëllait të tij një gunë, në Meke (shënon Buhari 2619)

Mirëpo, nuk lejohet që t’i dhurohet diçka jomyslimanit në festat e tij, ngase kjo gjë konsiderohet pranim dhe pjesëmarrje në festat e tyre të kota. Nëse dhurata ju ndihmon në realizimin e festave të tyre siç është ushqimi, qirinjtë dhe të ngjashme, ndalesa bëhet edhe më e madhe, madje disa dijetarë e kanë klasifikuar këtë vepër si kufër. Zejleiju në “Tebjin elHakaik” (2/228) thotë: “dhurimi në emër të festave Nevruz dhe Mehrexhan, nuk lejohet.” D.m.th. dhuratat për këto festa janë haram madje kufër. Ebu Hafsi ka thënë: sikur ndonjëri të adhuronte Allahun pesëdhjetë vite pastaj ditën e Nevruzit,t’ju dhuronte disa idhujtarëve vezë, dëshiron të madhërojë këtë festë, ka bërë kufër dhe ka asgjësuar veprat e tij të mira. Autori i “Xhamiu Sagirit” shënon: “nëse ditën e Nevruzit i jep një dhuratë myslimanit, mirëpo nuk synon madhërimin e kësaj dite por thjeshtë si një adet që ka mbet mes njerëzve, nuk konsiderohet kufër, mirëpo nuk duhet ta bëjë këtë. Mund ta bëjë para ose pas kësaj feste, në mënyrë që të mos përngjasohet me jomyslimanët sepse i Dërguari ka thënë: “kush i përngjet një populli ai është prej tyre”. Kurse në “Xhamiul Esgar” shënohet: “nëse një person, ditën e Nevruzit blen diçka që zakonisht nuk e ka blerë ditëve tjera, nëse synon madhërimin e kësaj dite ashtu siç e madhërojnë idhujtarët, ka bërë kufër, mirëpo nëse ka synuar të ushqehet, të hajë apo pijë, nuk ka bërë kufër.”

Së treti: pranimi i dhuratave prej mosbesimtarit ditën e festës së tij, nuk prish punë dhe nuk konsiderohet pjesëmarrje e as pranim i atyre festave por merret si bamirësi, zbutje e zemrave (të mosbesimtarëve) dhe thirrja në Islam. Allahu i madhëruar ka lejuar bamirësinë dhe drejtësinë me mosbesimtarin i cili nuk lufton myslimanët “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” (Mumtehine:8)

Kjo bamirësi dhe drejtësi nuk nënkupton miqësinë dhe dashurinë ngase nuk lejohet dashuria ndaj mosbesimtarit as marrjen e tij për dashamirë siç ka thënë Allahu “Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. Allahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e Allahut, ta dini pra, se ithtarët e Allahut janë ata të shpëtuarit.” (Muxhadele: 22) po ashtu thotë: “mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve” (Mumtehine:1), “O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjokset tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.” (Ali Imran:118), “Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç Allahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar.” (Hud:1134), “O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” (Maide:51)

Shejkhulislam ibën Tejmije thotë: “për sa i përket pranimit të dhuratave gjatë festave të tyre, cekëm më parë se Aliut i dhanë një dhuratë gjatë Nevruzit dhe e pranoi. Ibën Ebi Shejbe ka shënuar “se një grua pyeti Aishen: kemi mëndesha zjarrputiste dhe gjatë festave të tyre na japin dhurata, a mund t’i pranojmë? Tha: ajo që theret për festat e tyre mos e hani, por hani nga bimët e tyre.”

Ebu Berze kishte bashkëvendës të cilët i jepnin dhurata në Nevruz dhe Mehrexhan, ai ju thoshte familjes: hani nga pemët, tjerat mos i hani.

E gjithë kjo tregon se festat nuk pengojnë pranimin e dhuratave të tyre, porse është e njëjtë si gjatë festave si jashtë tyre, ngase me këtë nuk ju ndihmon në festimet e tyre…”

Pas kësaj, Allahu e mëshiroftë, sqaroi se therori i ithtarëve të librit edhe pse është i lejuar, nëse është ther për festat e tyre nuk lejohet të hahet por “lejohet të hahet nga ushqimi i ehli kitabit me anë të blerjes, dhurimit apo ndonjë mënyrë tjetër nëse nuk është ther për festën e tyre. Për sa i përket therorit të zjarputistëve, është e ditur te të gjithë se nuk lejohen…” (Iktidau siratilmustekim 1/251)

Për fund themi që është e lejuar të pranosh dhuratat e fqinjës tënde krishtere gjatë festave të tyre me kushte:

Një: dhurata të mos jetë mish i therur për festë

Dy: të mos jetë nga gjërat që ndihmojnë përngjasimin me ta në festat e tyre siç janë qirinjtë, vezët etj.

Tre: t’u sqarosh fëmijëve besimin e miqësisë dhe armiqësisë në Islam në mënyrë që të mos mbjellët në zemrat e tyre dashuria e këtyre festave dhe të mos lidhen me dhuruesin

Katër: qëllimi i kësaj dhurate të jetë zbutja dhe thirrja e tyre në Islam.

Në rast se dhurata nuk është e lejuar të pranohet, mirë është që refuzimi i saj të shoqërohet me një sqarim si p.sh. refuzojmë dhuratën sepse është therë për festën tuaj e për ne kjo nuk lejohet, apo se këto gjëra i pranojnë ata që marrin pjesë në festimet e tyre, kurse në nuk e kemi të lejuar të festojmë këto festa, ngase feja jonë e ndalon këtë sepse përmban një besim që është i ndaluar për ne dhe ngjashëm që paraqet një derë për thirrjen e tyre në Islam dhe sqarimin e rrezikut të mosbesimit në të cilin ndodhen ata.

Myslimani duhet të jetë krenar me fenë e tij, praktikues i dispozitave të saj, të mos lëshojë pe shkaku i turpit apo dëshirave të dikujt sepse Allahu është më meritori që të kemi turp prej Tij. Allahu e di më së miri!

Islam-qa

Përktheu: Agim Bekiri

0 4756

Pyetje: A është e vërtetë se njeriu para se të vdes e ndien se i afrohet vdekja?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i TIj qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Ajo që disa njerëz ndiejnë se ju afrohet vdekja, në përgjithësi nuk mohohet, sidomos kur ka shenja për një gjë të tillë edhe pse asnjëri nuk mund ta dijë saktësisht se kur do të vdes apo ku do të vdes. Kjo ndjenjë nuk rezulton me ndonjë gjë, nuk flet për vlerën e atij që ndien këtë apo pozitën e tij tek Allahu. Allahu e di më së miri se si i ndodh kjo robit të Tij, mirëpo ne prerazi pohojmë atë që e thamë më lartë se vetëm Allahu e di ku dhe kur do vdes njeriu, Ai thotë: “S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri” (Lukman:34)

www.islam-qa.com

Përktheu: Agim Bekiri

0 8466


Përgjigje:
Duaja e ashtuquajtur “duaja e Arshit dhe vlerat e tij” është një dua e shpikur, që nuk ka bazë dhe nuk ka argument për të nga Kurani dhe Suneti dhe nuk është e mbështetur në ndonjë burim të cilit mund t’i kthehemi, andaj kjo është e shpikur, bile as shpikësi i saj nuk dihet se kush është, gjithashtu në këtë dua ka shumë fjali mashtruese, si p.sh. fjalia “Të lutem me emrin tënd të shkruar te krahu i Xhebrailit, Mikailit, në ballin e Israfilit dhe në dorën e Azrailit, të cilët u quajtën Munker dhe Nekir, dhe për hatër të fshehtësive të robërve të tu “etj.

Në këtë dua ka premtime të rreme, për t’i tërhequr njerëzit kah kjo dua e shpikur, si p.sh. “kush e lexon një herë, Allahu do ta ringjall në Ditën e Gjykimit me fytyrë të ndritshme” etj. apo “do ti shkruhen sevape sikur të ketë bërë 100 haxhe dhe umre (të pranuara)”

Në këtë dua bëhet thirrje që të lidhen hajmalia, dhe që robi të lidhet me dikë tjetër pos Allahut.

Andaj çdo kush prej jush e ka për obligim, që ta pengojë përhapjen e kësaj duaje dhe ku të gjej ta shkatërrojë e ta zhduk, ta demaskojë shpërndarësin e kësaj duaje në mesin e njerëzve, sepse kjo është thirrje në përhapjen e bidatit, devijimit dhe lidhje të hajmalijave.

Allahu na dhashtë sukses!

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, dhe mbi shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva rreth vërtetësisë se duas së quajtur “ArshuRrahman”

Fetvaja nr. 373-24/372

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xhaferi

0 3163

           Pyetje: Më intereson të di se a ka ndonjë vlerë të veçantë nëse dikush vdes ditën e premte?!

          Përgjigje: Ska dyshim se dita e premte ka shumë vlera dhe specifika, të cilat s’i kanë ditët e tjera të javës, dhe prej këtyre vlerave është, pra, se kush vdes në të, sigurohet nga sprovat e varrit, ashtu siç na është vërtetuar hadithi i të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ku thotë: “Kush vdes ditën e premte apo në mbrëmjën e së premtes, mbrohet nga sprovat e varrit!”[1]. Dhe ky hadith, -siç thonë ulematë-, është argument e shenjë, -inshaAllah!-, se ai që vdes në këtë ditë ka një përfundim të mirë.

          Dhe kjo vlen vetëm për muslimanët, e jo edhe për jomuslimanët, të cilët ndodhë të vdesin në këtë ditë. Pra nëse është musliman dhe vdes në këtë ditë, shpresohet për të një e mirë e madhe dhe kjo, -inshaAllah!-, është argument për përfundimin e mirë të tij.

 Shejh Dr. Abdulaziz El-Fevzan[2]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Shënon Ahmedi në “Musned” (6,470, 6,874), e të tjerë, nga hadithi i Abdullah ibën Amrit, -radijallahu anhu!-. E ka vlerësuar për hasen Ahmed Shakir në “Musned Ahmed” (12/13). Sh. P.

[2] Fetvaja me nr. 1, nga episodi me nr. 96, i programit televiziv “Fetava” në kanalin satelitor Delil, i mbajtur më datë 19.01.1431h.

0 6048

Pyetje: esselamu alejkum, nëse mundesh të më tregosh se kur apo si t’i dallojmë sprovat nga dënimet sepse sprovat nga dënimet i ndan vetëm një vijë e hollë dhe në të shumtën e rasteve dënimin e kuptojmë si sprovë apo e kundërta, sprovën e kuptojmë si dënim dhe pastaj dorëzohemi krejt duke menduar se s’ka kurrfarë rrugëdalje pasi që të gjitha ato pikëllime, fatkeqësi, vështirësi, hidhërime, zemërime e brengosje nuk janë tjetër veçse dënime dhe presim derisa Allahu t’i përfundojë dënimet e Tij ndaj neve…

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij.

Sprova (el ibtila) vjen ose për të dënuar atë që ka bërë një mëkat ose për të verifikuar besimin e dikujt ose për të ngritur gradat e tij. Në mund ta bëjmë dallimin mes tyre duke shikuar gjendjen e personit që sprovohet. Nëse është besimtarë i mirë, atëherë fatkeqësitë, telashet, pikëllimet dhe sprovat tjera të ndryshme që e godasin atë i komentojmë si pastrim dhe ngritje në besim. Këtë kuptim kanë të gjitha hadithet: “njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj ata më të ngjashmit e më të ngjashmit” dhe hadithi: “kur Allahu e do robin e tij, e sprovon.” Prandaj besimtari e ka për obligim që të përmirësojë mendimin e tij për Allahun, të mendojë mirë për të (husnu dhann bil-lah) dhe në këtë situatë, sprova bëhet shpërblim për besimtarin siç ka thënë i Dërguari: “është për tu habitur puna e besimtarit, e tërë çështja e tij është hair, nëse i ndodh ndonjë e mira ai falënderon Allahun dhe kjo është hair për të. Nëse i ndodh ndonjë e keqe ai bën durim dhe kjo është hair për të, dhe kjo nuk është për askënd tjetër pos për besimtarin.”

Nëse gjendja e personit që sprovohet është e keqe në pikëpamjen e fesë, nëse pra, ai është mëkatar dhe shpërfillës i obligimeve fetare, atëherë sprovat që e godasin janë dënim për të, thotë Allahu i madhëruar: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija) (Shura:30)

0 4142


Pyetje:
hoxhë i nderuar kam një pyetje për ty nëse ke kohë  të më përgjigjesh. Kam qenë në …. këtë pranverë herët diku në muajin mars, aty ka pas një ligjëratë në Shtëpinë e Kulturës nga një hoxhë dhe në atë ligjëratë kanë qenë shumë hoxhallarë dhe nga imami kryesor dëgjova diçka që sa kam dëgjuar kurrë: në një xhami ishte një shishe e qelqit e mbyllur dhe në të kishte një qime floku e Pjgamberit dhe sipas tij ruhet me shumë kujdes dhe njëherë në vit nxirret para xhamisë dhe besimtarët shkojnë e vizitojnë atë shishe me qime dhe lejohet nga njerëzit që ta prekin ose ta puthin varësisht nga dëshira e tyre. Desha me e ditë çka është puna e këtij veprimi, a është në rregull kjo apo është risi në fe apo siç na keni mësuar ju është bidat kjo punë, kam dëshirë një përgjigje?!

Përgjigje: bismilahirrahmani rrahim, elhamdulilah:

Të gjithë dijetarët e Fesë Islame janë të pajtimit se lejohet Teberrruku (marrja e bekimit) nga gjërat e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, qofshin ato flokët e tij, rrobat, shtrojat, gjaku etj. Për këtë ka shumë argumente, po përmendi një hadith që është në sahih Muslim, i përcjellë nga Enes iben Maliku: “Kur i Dërguari hodhi guralecët dhe preu kurbanin, berberi ia rroi flokët, kapi njërën anë të flokëve te tij, i rroi, pastaj i Dërguari thërriti Ebu Talhan dhe ia dha (flokët), pastaj kapi anën tjetër të flokëve, berberi ia rroi, pastaj i Dërguari ia dha sërish Ebu Talhes dhe i tha: shpërndajua njerëzve!” Ky hadith si dhe shumë të tjerë tregojnë se qenia e të Dërguarit dhe ajo që del prej tij është e bekuar dhe Allahu i madhëruar dhuron mirësi nëpërmjet tyre, prandaj besimtarët mund të përfitojnë nga ato mu ashtu siç vepronin sahabët, radijallahu anhum, me ujin e avdesit, me pështymen, këlbazin, gjakun e të Dërguarit. Mirëpo duhet t’i kemi parasysh dy gjëra:

E para: Teberruku nuk lejohet me askënd tjetër pas të Dërguarit dhe po të ishte e lejuar këtë do ta bënin besimtarët me Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun dhe sahabët tjerë të devotshëm, mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Prandaj nëse sheh dikë duke tentuar të merr bekim nga dikush prej njerëzve të devotshëm atëherë dije se ose është injorant ose bidatxhi.

E dyta: qimja për të cilën ke pyetur, sikur të kishim argumente të prera se është e të Dërguarit me siguri që do ishte e lejuar të merrnim bekim prej saj, mirëpo problemi qëndron aty se këto gjëra janë të pavërtetuara, jo vetëm në vendin ku ke dëgjuar për të por kudo nëpër vende islame, prandaj dijetarët këshillojnë që të mos mashtrohemi me gjëra të tilla, të pavërtetuara dhe të largohemi prej tyre sepse janë bërë karakteristikë e ithtarëve të bidatit. Lidhur me këtë shejh Albani në librin e tij “Tevesul” thotë: “dihet mirëfilli se gjurmët e të Dërguarit, rrobat, flokët dhe tepricat e tij janë humbur dhe asnjëri nuk mundet që në mënyrë të prerë dhe bindshëm të pohojë ekzistimin e tyre”

0 5985

Allahun e falënderoj prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi, biri i Abdullahit dhe robi i Allahut, është rob dhe i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që i përcjellin me të mira deri Ditën e Kiametit.

O ju musliman, së pari e këshilloj veten dhe juve që t’i frikohemi Allahut me frikërespekt të vërtet: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë”. Ali Imran 102.

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “Lavdërimi qoftë për Allahun, krijuesin e qiejve dhe Tokës, i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë”. Fatir 1.

 Ky ajet na paraqet pamje nga fuqia e Allahut dhe nga gjurmët e fuqisë së Tij të dëshmuara në krijimin e tokës dhe qiejve dhe në krijimin e melekëve të madhërishëm të cilët i krijoi nga drita dhe i bëri të dërguar në zbatimin e urdhërave dhe në informimin e shpalljes dhe dispozitave të Allahut: “Allahu zgjedh të dërguar nga engjëjt dhe njerëzit”. Haxh 75. Poashtu shtoi nga bukuria dhe fuqia në krijimin e tyre duke i bërë me nga dy, tre dhe katër krahë. Allahu shton në krijim çfarë të donë dhe përkryerja në krijim aludon në madhështinë e Krijuesit.

 Melekët janë argument nga argumentet e Allahut. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Më është lejuar mua të flas për një nga melekët e Allahut bartës të Arshit, ai është aq i madh sa që largësia mes veshit dhe supeve të tij është sa udhëtimi 700 vjet”.

 Çdo lëvizje në qiej dhe tokë, duke filluar nga lëvizjet e yjeve, diellit, hënës, reve, të mbjellurave, etj, rrjedh nga melekët që janë të ngarkuara nga ana e Allahut për tokën dhe qiejt ku edhe Allahu i Madhëruar thotë. “Dhe për ata që i rregullojnë punët”.Naziat 5. Dhe çdonjëri nga ato e kanë vendin e caktuar: “Çdonjëri prej nesh e ka vendin e caktuar (në qiell, ku adhuron Allahun)”. Safat 164.

 Besimit në melekët e Allahut len gjurma në ideologji dhe sjellje ku nëpërmjet tyre robi i afrohet Allahut dhe ia mundëson ta shijon ëmbëlsinë e imanit dhe për këtë arsye besimi në melekët e Allahut u bë argument i devotshmërisë dhe shenjë e mirësisë: “Por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, melekët, Librin dhe profetët”. Bekare 177.

 Në një hadith fisnik i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, flet rreth adhurimeve të tyre, veprave madhështore të tyre dhe rreth nënshtrimeve të tyre: “Unë e shoh atë që ju nuk e shihni dhe e dëgjoj atë që ju nuk e dëgjoni. Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndohet. Në çdo pëllëmbë vend, gjendet një melek i cili adhuron Zotin”.

 Edhe pse jeta e melekëve e tëra është adhurim dhe lartësim të Allahut, falënderim dhe mirënjohje ndaj Tij, Ditën e Kiametit do të thonë. “I Lartësuar je ti o Zot. Nuk të kemi adhuruar ashtu siç e meriton, po asnjëherë nuk të kemi përshkruajtur shok dhe partner”.

 Muslimani sado që arrin nga adhurimet dhe i përkushtohet thirrjes në Fe dhe shpenzon nga pasuria nuk ka mundësi ta arrin sasinë e adhurimeve të melekëve. Për këtë arsye ai është më meritor që ta braktis mendjemadhësinë në adhurime dhe vetëpëlqimin shkatërrues dhe të vepron sa më tepër.

 Allahu në Kuran u betua në disa grupe prej tyre: “Betohem në ata (engjëj) që janë të radhitur”. Safat 1. I Dërguari i Allahut,alejhi salatu ue selam, për ta tha: “A nuk rreshtoheni sikurse rreshtohen melekët te Zoti i tyre”. E kur ai u pyet se si rreshtohen ata? I thanë po si rreshtohen o i Dërguar i Allahut? U përgjigj: “I plotësojnë safat dhe ngushtohen”.

 Numri i tyre nuk dihet dhe nuk mundet të përkufizohet. Xhibrili, alejhi selam, iu përgjigj të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, kur e pyeti për Bejtul Mamurin (emri i Qabesë në qiellin e shtatë) i cili është në qiellin e shtatë dhe tha: “Kjo është Bejtul Mamur në të çdo ditë hyn 70.000 melekë dhe nuk kthehen për here te dyte për shkak numrit të madh të tyre”.

 Melekët bëjnë dua për atë që shkon në xhami dhe e pret namazin me xhemat dhe thonë: “Melekët luten për çdo njeri nga ju përderisa ju jeni ne vendin tuaj (duke e pritur namazin), dhe thonë : “O Zot, fale atë, o Zot mëshiroje atë. Luten për te përderisa nuk dëmton dikë apo flet”. Poashtu luten për ata që janë në safin e parë: “Vërtet Allahu dhe melekët luten për safat e parë”.  Dhe luten për dijetarët që ua mësojnë njerëzve fenë: “Vërtet Allahu, melekët, banorët e qiellit dhe të tokës madje edhe milingona (thnegla) në vrimën e saj e edhe peshqit luten (kërkojnë mëshirë) për atë njeri i cili ua mëson njerëzve të mirën (i udhëzon ata në rrugë të drejtë)”. Kush i çon salavate të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, melekët luten për ta: “Nuk ka njeri që më dërgon salavate mua përveç se melekët do te luten për të përderisa ai është duke u lutur për mua, atëherë le të pakësoje njeriu atë (lutjen mbi mua) apo le ta shtojë”.

 Lutjet e melekëve për ne janë të rëndësishme e sidomos në udhëzimin tonë dhe largimin nga errësira e mëkateve dhe gjynaheve në dritë. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë”. Ahzab 43.

 Melekët zbresin me qetësi dhe rehati në atë vend ku lexohet Kurani. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha Usejd ibën Hudejr, Allahu qoftë i kënaqur nga ai: “Ata kanë qenë melekët të cilët të janë afruar për zërin tënd dhe, po të kishe vazhduar të këndoje deri në agim, ajo re do të kishte mbetur atje ta shikonin njerëzit pasi nuk do të ikte prej tyre”.

 Prej veprave të tyre është edhe shënimi i veprave të njerëzve dhe ruajtja e tyre: “Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta, dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë)“. Kaf 17-18.  Kjo është shkak që nga muslimani të burojnë vetëm se cilësitë e mira dhe virtytet e larta dhe të ruhet në thëniet dhe veprat e tij, në vetmi apo në publik, dhe t’ia shton vetëdijen e mbikëqyrjes hyjnore dhe se çdo hap është i përcjellur nga melekët e ndershëm. Allahu, azze ue xhel, thotë. “Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinëzare dhe bisedat e tyre të fshehta? Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë”. Zuhruf 80.

 Allahu njeriut i ka ngarkuar melekë që e ruajnë ditën dhe natën, e mbrojnë nga çdo e keqe dhe shkatërruese, nuk ndahen nga ai madje e mbikëqyrin nga para dhe nga pas. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë. “Melekët vijnë (tek ju) paprerë, ditën dhe natën”.

 Një njeri i tha Ali ibën Ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai: “Disa persona nga fisi Murad dëshirojnë të vrasin”. Ai u përgjigj : “Çdo njeri ka dy melekë të cilët e ruajnë nga ajo që nuk i është përcaktuar, e kur të vjen ajo që i është përcaktuar, ata i lënë ata (përcaktimin dhe njeriun). S’ka dyshim se exheli është mburoje e fortifikuar”.

 O ju musliman, melekët nuk hynë në ato shtëpi ku ka fotografi, statuja dhe qen. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk hynë melekët në atë shtëpi ku ka fotografi dhe qen”.

 Prej madhështisë së krijimit të Allahut është që melekët të transformohen në pamje të ndryshme. Xhibrili, alejhi selam, Merjemes, alejha selam, iu paraqit në formën e një njeriu të plotë, njeri i hijshëm dhe pa asnjë të metë, dhe e përgëzoi me lindjen e Isait, alejhi selam. Ibrahimit, alejhi selam, i erdhën melekët si mysafir në formën e djelmoshave të bukur  dhe e përgëzuan me lindjen e Is’hakut: “A e ke dëgjuar historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit? Ata hynë tek ai e i thanë: “Paqe!” – dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”. Dharijat 24-25.

Të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, nganjëherë i vinte në formën e një endacaku, sikurse në ditën e Beni Kurejdhas, kur u kthye nga beteja ditën e luftës së Hendekut, ai i hoqi armët dhe u la. Pastaj i erdhi Xhibrili me kokën të mbushur me pluhur dhe i tha: “I ke hequr armët?! Për Allah! Unë akoma nuk i kam hequr armët e mia!” I Dërguari i Allahut,alejhi salatu ue selam, e pyeti: “Po ku (do të shkojmë tani)?”. Xhibrili i tha: “Ja, atje”,- duke i bërë me shenjë për te Beni Kurejdha. Kështu i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, u nis në drejtim të tyre”.

 Melekët i zbresin besimtarëve me përkrahje dhe ndihmë: (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë”. Enfal 12.

 Kur Allahu e do një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë atij që edhe ai ta dojë, pastaj Xhibrili i thërret krijesat qiellore e u thotë : Vërtet Zoti e do filanin,ta doni edhe ju atë, pastaj shenjat e kësaj dashurie shfaqen ne dashurinë e njerëzve që kanë për të.

 Ky është fryti i nënshtrimeve dhe drita e adhurimeve. Kur dashuria jote mbërrin në qiell, ajo përhapet edhe në tokë dhe banorët e saj të dojnë, dhe kur si rezultat i mëkateve tua zemërimi arrin deri në qiell, ajo përhapet në tokë dhe banorët e saj të urrejnë.

 Ka prej melekëve të Allahut udhëtarë nëpër tokë, ia dërgojnë të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, selamet dhe salavatet. Nga melekët ka që janë të ngarkuar me fryrjen e shpirtrave në barqet e nënave dhe shënimin e veprave, furnizimit dhe exhelit. Israfili është ai që i fryn Surit me lejen e Allahut herën e parë dhe shkatërrohet çdo gjë në tokë dhe qiej përveç se atë që donë Allahu të mbetet, e pastaj i fryn për herë të dytë dhe ringjalljen krijesat pasi që kishin vdekur.

 Rojet e xhehenemit janë melek të fortë dhe të ashpër, nuk munden të luftohen e kundërshtohen dhe atë e ruajnë nëntëmbëdhjetë melekë në numër. Ibën Mesudi, Allahu e mëshiroftë, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Do të sillet xhehenemi Ditën e Kiametit duke u tërhequr zvarrë me 70,000 mijë kapistra, çdo kapistër tërhiqet nga 70,000 melekë”.

 Melekët ia nxjerrin shpirtin njeriut kur mbaron exheli i saj: “Thuaju: “Shpirtin do t’jua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. Sexhde 11.

 Kjo është argument se kjo dynja është kalimtare dhe jo e përhershme dhe se të mjafton nga ajo kënaqësia në hallall dhe të mirë që ta fitosh në ahiret të përhershmen.

 Melekët u zbresin besimtarëve të përqendruar në fenë e Allahut në çastet e fundit të jetës me përgëzim: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar”. Fusilet 30.

 Në varr vijnë Nekiri dhe Munkeri, dy melekët të ngarkuar nga ana Allahut për pyetjen e të vdekurit në varr, dhe nuk shpëton nga ato pyetje vetëm se ai që ka qenë i kënaqur me Allahun sinqerisht dhe besimi i tij ka qenë i drejtë dhe i sinqertë. Melekët i mirëpresin në pozita të larta dhe në një atmosferë të këndshme ata të cilët e fituan kënaqësinë e Allahut : “Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)  (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!“. Rad 23-24.

 Melekët prezantojnë në namazin e sabahut dhe të ikindisë. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se Pejgamberi,alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Melekët vijnë (tek ju) paprerë, ditën dhe natën, dhe të gjithë mblidhen së bashku në kohën e faljes së agimit dhe të pasdites. Pastaj, ata që kanë ndenjur me ju gjithë natën, ngjiten tek Allahu i Cili i pyet ata edhe pse Ai e di përgjigjen që më parë, më mirë se ata): “Si i latë robët e Mi?” Ata përgjigjen: ” Ata i lamë duke u falur dhe kur shkuam, përsëri i gjetëm po duke u falur”.

 Kjo është meritë e madhe për ata që prezantojnë në namazet me xhemat e sidomos në namazet e sabahut dhe të ikindisë. Kurse ata të cilët nuk prezantojnë në namazin me xhemat u ik një meritë dhe mirësi shumë e madhe, e sidomos ata që nuk e falin namazin e ikindisë derisa të skuqet dielli (afër perëndimit), ku në këtë kohë është mes dy brirëve të shejtanit, dhe ata që nuk e falin sabahun vetëm se pasi që të lind dielli, çka do të thonë për ta melekët dhe çka do t’i përgjigjen Zotit të tyre: “O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi”.  Infitar 6-7.

 O ti njeri, po ç’të mashtroi ty që kundrejt Zotit tënd kur Ai ty të krijoi dhe përsosi me përsosmërinë më të madhe dhe në fund të drejtoi dhe të mëshiroi dhe të dalloi nga krijesat e tjera? Çka të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd i Cili të furnizoi me shumë begati që nuk munden të përkufizohen dhe numërohen? Çka do t’i thuash Atij kur Ditën e Kiametit do të dalësh para Tij dhe do të llogaritësh për ato të mira që i shfrytëzove në dynja? A nuk të vjen turp kur i sheh ditën e Xhumanë xhamitë të stërmbushura madje edhe rrugët zihen e bllokohen prej njerëzve kurse xhamitë ankohen ku janë ata në namazin e sabahut dhe të ikindisë në shtëpinë e Allahut? Këto pamje aludojnë në të qenurit rob i epsheve dhe në shkujdesje ndaj shtyllës më të rëndësishme të Islamit deri sa kjo pamje u bë traditë e përgjithshme.

SHEJH DR. ABDULBARIJ THUBEJTI

nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 3391


Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Shevalit

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët traditën e këtij Pejgamberi e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.

Pa dyshim se urtësia për të cilën jemi krijuar nuk është për ne muslimanët gjë e panjohur dhe pyetje pa përgjigje, pasi që përgjigjen e kemi madje atë na e ka treguar i Gjithëdishmi, Ai i cili i din të fshehtat, pra na ka treguar Allahu në librin e Tij, ku thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.”[1] Mirëpo duhet ta dim gjithashtu se Ai i cili na ka krijuar që ta adhurojmë, nuk e ka veçuar dhe kufizuar adhurimin ndaj Tij brenda një muaji, mirëpo na ka urdhëruar ta adhurojmë Atë deri në frymën e fundit. Thotë Allahu: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri sa të të vijë ty e vërteta (vdekja)”[2]Porse duhet ditur edhe këtë se Ai i cili na ka krijuar për këtë qëllim, nuk ka nevoj për adhurimin tonë, pasi që Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi, Ai është të cilit i drejtohen të gjitha krijesat, thotë Allahu: “Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as nuk dëshiroj të më ushqejnë. Allahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti”.[3] Pra qenkemi ne ata të cilët jemi të nevojshëm për këtë Zot dhe për mëshirën e Tij.

A – Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Shevalit:

Ditët të cilat kaluan ishin ditët e fundit të muajit të bereqetit, Ramazanit, kurse gjendja jonë nuk ishte ashtu siç është në këto ditë, ditët e bukura të Ramazanit i zbukuronim me agjërim dhe lexim të Kuranit, kurse netët e tij me namaz nate dhe lutje, bukuri dhe kënaqësi të cilën e ndjen vetëm ai i cili i ka shijuar këto vepra të mira. Ramazani kaloi, mirëpo Zoti i Ramazanit dhe Zoti yt është ende me ne, Ai sheh dhe ndëgjon, madje Ai ka përgaditur për ne sistem dhe program edhe pas Ramazanit, të cilit duhet ti përmbahemi që të jemi të lumtur në dynja e në ahiret, e për post-periudhën e Ramazanit na ka dhënë një adhurim i cili i ngjan shumë Ramazanit. E kjo është për shkak të adhurimit i cili është i përbashkët mes Ramazanit dhe këtyre ditëve, këto janë gjashtë ditët e muajit Sheval, të cilat janë shansë për atë i cili ka qenë neglizhent ndaj agjërimit në Ramazan. Ky ibadet nuk është i vetmi adhurim i cili mund të bëhet pas Ramazanit, mirëpo e kam zgjedhur përmendjen e ketyre ditëve për shkak se agjërimi tyre është prej karakteristikave të muajit Sheval dhe shpërblimi i tyre vjen paralelisht me shpërblimin e agjërimit të Ramazanit.

Cili prej nesh mund të agjëroj tërë vitin, bile edhe nëse mundet, nuk lejohet që të agjërojmë çdo ditë të vitit,sepse kjo nuk është sunet i të Dërguarit të Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, kurse ne shumë mirë e dimë se vepra sado të jetë e mirë nuk pranohet tek Allahu përpos me dy kushte:

1 – Të jetë kjo vepër sinqerisht vetëm për Allahun.

2 – Pasimi i Sunnetit të Dërguarit të Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, gjatë kryerjes së kësaj vepre, kurse agjërimi i çdo ditë të vitit nuk është sunet, madje kjo e kundërshton sunetin.

Nëse don të jesh prej atyre që do të shkruhen tek Allahu si agjërues i tërë vitit mere këshillën e të Dërguarit të Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, i cili “nuk flet nga mendja e tij[4], por atë të cilën e thotë është shpallje nga Zoti yt.

Thotë i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të,: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.”[5]

Thotë Imam Neveviu-Allahu e mëshiroftë: Kanë thënë dijetarët: Llogaritet si të kishte agjëruar një vit, sepse e mira shpërblehet dhjetëfish, andaj Ramazani e ka vlerën e dhjetë muajve, kurse gjashtë ditët e kanë vlerën e dy muajve.

Lexues i nderuar, dije se agjërimi i këtyre gjashtë ditëve është argument se agjëruesi është falëndërues ndaj Zotit të tij për udhëzimin qe i’a ka dhënë gjatë Ramazanit madje edhe pas tij, sikurse që është ky agjërim shenjë se ky person e don adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Zotit të tij.

Adhurimi që i bëhet Allahut nuk duhet të jetë adhurim sezonal, kohëshkurt, pas të cilit mund ti kthehemi gjynaheve dhe mëkateve tona, mirëpo sezoni i adhurimit për besimtarin duhet të jetë e tërë jeta e tij dhe nuk duhet të ndërpritet ky adhurim dhe nënshtrim ndaj Krijuesit derisa njeriu ta takon melekun e vdekjes.

Këtë mund ta përshkrujamë më mirë me fjalët e këtij njeriu asket, i është thënë Bishër el-Hafit-Allahu e mëshiroftë: Ka njerëz të cilët bëjnë ibadet dhe mundohen shumë gjatë Ramazanit, atëherë ka thënë: “Sa njerëz të këqij janë ata të cilët nuk i dinë obligimet ndaj Allahut përpos se në Ramazan, kurse i mirë është ai i cili bën ibadet dhe mundohet gjatë tërë vitit”.

Për ty lexues i nderuar kam zgjedhur disa fjalë nga librat e dijetarëve, fjalë të shkurta por shumë të vlefshme të cilat tregojnë disa dobi nga agjërimi i këtyre gjashtë ditëve, mirëpo duhet ditur diçka se nuk është medoemos çdoherë ti dijmë dobitë të cilat i sjell me vete një adhurim ndaj Allahut, sepse ne e dijmë dobinë më të madhe , e ajo është se një vepër e tillë na afron tek Allahu dhe xhenetet e Tij dhe se na largon nga shejtani dhe xhehenemi i ndezur fort.

B – Disa dobi rreth agjërimit të këtyre gjashtë ditëve:

Me agjërimin e këtyre 6 ditëve plotësohet shpërblimi i agjërimit për një vit të tërë.

Agjërimi i këtyre ditëve dhe agjërimi i Sha’banit, janë si sunnetet të cilat falen përpara apo pas namazit, dhe me këtë plotësohen mangësitë të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë kryerjes së farzit, sepse mangësit në farze plotësohen me adhurime vullnetare-nafile ditën e gjykimit.

Vazhdimi me agjërim pas Ramazanit është shenjë se Allahu ndoshta e ka pranuar agjërimin e Ramazanit, sepse kur Allahu e pranon veprën e robit të Tij e udhëzon drejt veprave tjera të mira, siç kanë thënë disa: “Shpërblimi i veprës së mirë është vepër tjetër e mirë, dhe kush ka vepruar një të mirë pastaj e përcjell këtë vepër me një vepër tjetër të mirë, është shenjë se Allahu ia ka pranuar veprën e parë.”

Agjërimi i Ramazanit sjell me vete falje të mëkateve për besimtarët, dhe dita e Bajramit është dita kur shpërblehen dhe gëzohen këta besimtarë, andaj agjërimi i gjashte ditëve të Shevalit është si shenjë falënderimi ndaj Allahut për këtë shpërblim që na e jep Zoti.

Për çdo adhurim që na mundëson Allahu ta kryejm duhet falënderuar Ai, dhe ky falënderim të cilin e bëjmë është adhurim, është vepër e cila i ngre Allahu me të gradat tona, për këtë duhet falënderuar Allahu për atë falënderim. Për këtë ishtë njëri prej selefit, i cili çdo herë kur falej gjatë ndonjë nate, agjëronte ditën e saj, si shenjë falënderimi ndaj Allahut i cili ia mundësoi të falte namaz nate. Shpesh ndodhte që dikush ta pyeste Vuhejb bin el-Uirdin-Allahu e mëshiroftë për shpërblimin e ndonjë vepre të mirë, kurse ai përgjigjej duke thënë: “Mos pyetni për shpërblimet e kësaj vepre, mirëpo pyetni për obligimin të cilin e ka njeriu të cilit i eshtë mundësur kryerja e kësaj vepre.”

Dijeni o të nderuar vëllezër dhe motra se veprat me të cilat robi afrohet tek Zoti i tij gjatë Ramazanit, e afrojnë atë tek Allahu poashtu edhe pas mbarimit të Ramazanit, dhe se ai Allah i cili shpërblen dhe mëshiron gjatë Ramazanit është po i njejti Allah i cili shpërblen dhe mëshiron edhe pas Ramazanit. Dhe sa Ai Allah i cili fal dhe udhëzon gjatë Ramazanit është po i njejti Allah i cili fal dhe udhëzon pas mbarimit të Ramazanit .

C – Që ta kryejmë agjërimin e këtyre ditë sa më mirë duhet ditur edhe këto çështje:

Sa i përket asaj se a mund ti agjërojmë 6 ditët e Shevalit përpara kompensimit të ditëve të Ramazanit dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjë, mirëpo e vërteta është se ajo e cila duhet bërë më parë është kompensimi i ditëve të Ramazanit pastaj agjërimi i 6 ditëve, sepse ka thënë i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.” (Transmeton Muslimi), kurse ai i cili i agjëron gjashtë ditët përpara ditëve që ka ti kompensojë, nuk e ka përcjell akoma Ramazanin, mirëpo ka përcjellur një pjesë të Ramazanit dhe se kompensimi është obligim kurse agjërimi i 6 ditëve të muajit Sheval është i pëlqyeshëm, kurse obligimit çdo herë i jepet përparësi përpara veprave vullnetare-nafile.

Se a duhet agjëruar 6 ditët menjëherë pas Ditës së Bajramit, apo lejohet që ti agjëroj disa ditë pas Bajramit duhet ditur se nuk është e detyrueshmë që ti agjëron menjëherë pas Bajramit, mirëpo lejohet që të fillon me agjërimin e tyre një apo disa ditë pas Bajramit dhe mundet që ti agjëron njëra pas tjetrës apo të ndara mvarësisht se si i vjen më lehtë, sepse çështja është e gjërë dhe nuk është obligim por është sunnet.”

Gjithashtu ka nga njerëzit të cilët fillojnë me agjërimin e 6 ditëve të Shevalit dhe nuk arin ti plotësojnë duke u friksuar se duhet plotësuar patjetër, prandaj këta i këshillojmë se agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është i pëlqyeshëm e jo obligim, ka shpërblim për ditët që i ka agjëruar dhe shpresojmë që të shpërblehet për 6 ditët, nëse arsyeja për të cilën i ka ndërpre është arsye e pranuar në sheriat, sepse ka thënë Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kur të sëmuret robi apo udhëton, i shkruhen veprat ashtu siç i ka vepruar kur ka qenë i shëndoshë në vendin e tij.[6] Poashtu nuk obligohet që ti kompenson ditët që si ke agjëruar nga këto 6 ditë. Allahu është Udhëzuesi më i Mirë.[7]

Lusim Allahun që të na bëj dobi prej asaj që shkruajtëm dhe lexuam dhe e lusim Atë që të na bëj prej atyre që e adhurojnë Atë deri në frymën e fundit dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Përgaditi dhe përshtati: Ali Ashani

[1] Dharijat:56

[2] Hixhr:99

[3] Dharijat:57-58

[4] Nexhm:3

[5] Transmeton Muslimi

[6] Transmeton Buhariu

[7] Mexhmu’u Fetava Ibn Baz 5/270

0 20229

Ka shpëtuar ai që është pastruar” (A’la:14)

Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit zotëri të gjithë muajve dhe dyfishues të mirësive dhe veprave. Atë e falënderojmë dhe e lavdërojmë dhe vetëm prej Tij dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve, shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahut.

   Në këtë tekst neve do të mundohemi shkurtimisht të përmendim diçka rreth një “institucioni” tepër të njohur në islam e ai është zekatul fitri. Zekatul fitri është një lloj zekati i cili jepet në fund të muajit të Ramazanit kurse shpjegimin e tij do ta bëjmë në disa pika.

1 – Dispozita e tij:

 

 Sadekatul Fitri u bë i obligueshëm në vitin e dytë sipas Hixhretit dmth së bashku me agjërimin e ramazanit. Kjo është cekur në Kuran, në sunetin e qartë dhe me koncensus të të gjithë muslimanëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar”.[1] Dmth ka pastruar shpirtin e vet me lëmoshë. Omer Ibn Abdul Azizi-Allahu e mëshiroftë, i urdhëronte njerëzit që të nxjerrin sadekatul fitrin dhe e lexonte këtë ajet. Ikrimeja thoshte: Kuptimi i këtij ajeti është për atë njeri i cili e nxjerr sadekatul fitrin para namazit të bajramit. Pra është obligim për çdo musliman i vogël e i madh, mashkull apo femër, i lirë apo rob kjo bazuar edhe në fjalën e Ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka bërë obligim sadakatul-fitrin në ramazan ,me masën një sa’a (2,4 kg përafërsisht) me hurma ose një sa’a me elb për çdo njeri qoftë i lirë apo rob, mashkull apo femër, i madh ose i vogël nga muslimanët.[2]

2 – Urtësia e tij:

   Prej urtësive të zekatul fitrit janë :

  1. Pastrim i agjëruesit nga gjërat e kota që mund ta kenë shoqëruar gjatë agjërimit.
  2. Ndihmë për të varfurit që atë ditë (ditën e bajramit) të mos ia shtrijnë dorën dikujt për të lypur. Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhë për ti udhqyer të varfurit.[3]

3 – Kush e ka obligim zekatul fitrin?

   Obligohet me të çdo musliman i cili posedon një sa’a pasuri që i tepron veç nevojave ushqimore të tij dhe familjes së tij brenda një dite dhe një natë.

4 – Masa e tij dhe llojet e ushqimeve valide:

 

   Masa e zekatul fitrit është një sa’a ndërsa një sa’a është e barabartë me 4 emdad, një mud është i barabartë me dy grushta të mbushur plot me ushqim të njerëzve mesatërë. Kurse nga ushqimi jepet ai ushqim i cili është kryesorë apo bazë në atë vend qoftë ai: grurë, elb, hurma, oriz, rrush i thatë, misër ose qumësht i thatë.  Bazuar në hadithin e Ebu Seid el-Hudriut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : ” Në kohën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e jepnim zekatul-fitrin për të madhin e të voglin, për robërit e të lirët një sa’a me ushqim ose me qumësht të thatë ose një sa’a me elb ose një sa’a grurë ose një sa’a me rrush të thatë.[4] Ndërsa nga mendimet më të qëlluara dhe gjithëpërfshirëse të dijetarëve është ai i Ibn Kajjim el-Xheuziut-Allahu e mëshiroftë i cili thotë: E vërtëta e kësaj çështje është t`i ofrosh të varfërit atë që ia mbulon nevojën në ditën e bajramit me atë që janë të adaptuar banorët e atij vendi (me ushqimin e tyre). Duke u bazuar në fjalët e Muhamedit alejhi selam ku thotë:” Mbulojani kërkesat në ditën e bajramit.” Nuk ka dyshim se nëse mundet të ofrohet skamnorëve ushqimi i cekur në hadithet e pejgamberit aleji selam që janë nga ushqimet bazë në atë vend është më mirë, e nëse jo atëherë u ofrohet ajo që ua mbulon atyre kerkesat e tyre, pasi që qëllimi i gjithë kësaj është t`u plotësohet atyre një deshirë apo t`u arrihet një mirësi, siç thotë edhe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Mirësi është ajo që e pushon (qetëson) shpirtin dhe e kënaq zemrën, kurse mëkat është ajo që e preokupon shpirtin dhe është e dyshuar në zemër.” 

5 – Kur obligohet te jepet zekatul-fitri dhe kur nxjeret?

   Zekatul-fitri bëhet obligim të jepet me perëndimin e diellit në natën e fitër Bajramit, ndërsa sa i përket kohës kemi kohë kur lejohet dhe koha kur është më e mirë të jepet. Sa i përket asaj se prej kur lejohet të jepet është një ose dy ditë para fitër Bajramit sepse kështu vepronte Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe të tjerë prej shokëve të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Ndërsa koha me e preferuar e dhënies së tij është të jepet pas perëndimit të diellit natën e fitër Bajramit deri pak para namazit të fitër Bajramit. Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë:” Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ta japin zekatul-fitrin para se te dalin njerëzit për ta falur namazin (e Bajramit).” – Nafiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Ibn Omeri e jepte një ose dy ditë para ditës së fitër Bajramit. – Ndërsa në versionin tjetër Nafiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Ibn Omeri ua jepte zekatul-fitrin atyre që e pranonin atë ,një apo dy ditë para ditës së fitër Bajramit.[5] Po ashtu fjala e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhe ushqim për të varfurit. Ai i cili e jep këtë sadaka para namazit të Bajramit i pranohet (si zekatul-fitër) ndërsa ai i cili e jep pas namazit të Bajramit i quhet vetëm sadaka.[6]

   Thotë Ibn Kajjimi-Allahu e mëshiroft: Nga këto hadithe kuptojmë që nuk lejohet të nxirret sadekatul fitri pas namazit të bajramit.

   Kurse Ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë thotë: Nëse vonohet sadakatul fitri pas namazit të bajramit personi obligohet ta paguaj atë edhe më vonë dhe asesi nuk lirohet nga ky obligim me kalimin e kohës.

Madje tjerë nga dijetarët kanë thënë: Fukahatë janë dakorduar që sadekatul fitri nuk i falet atij që e vonon dhe se ajo ngel borxh deri sa ta lanë atë borxh, njëherit edhe vonesa është haram dhe se vonuesi ka bërë një haram nëse e ka vonuar me pa arsye të pranuar.

6 – Kujt i jepet zekatul-fitri?

   Dhënia e zekatul-fitri është pothuaj e ngjajshme me zekatin në përgjithësi. D.m.th. u jepet tetë grupeve të përmendura në fjalën e Allahut:Allahu caktoi obligim që lëmosha (zekati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve(që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.[7] Ndërsa fukaratë dhe miskinat kanë më shumë përparësi, bazuar në hadithin që e transmeton Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhë ushqim për ti udhqyer të varfurit.[8]

   E lusim Allahun të na jap dije të saktë mbi dipozitat e fesë tonë, të na bëj nga bujarët dhe bamirësit e këtij muaji e të na I pranoj veprat tona pasi që vetë Allahu thotë në Kuran: “Te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon ato.”[9]

Dhe lutja e fundit e jona është: Falemenderimi I takon Allahut Zotit të Botrave.

   Përgatiti: Nexhat Ceka

[1] A’la:14

[2] Mutefekun alejhi.

[3] Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe e të tjerë kurse hadithi është hasen.

[4] Mutefekun alejhi.

[5] Mutefekun alejhi.

[6] Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe e të tjerë kurse hadithi është hasen.

[7] Teube:60.

[8] Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe e të tjerë kurse hadithi është hasen.

[9] Fatir:10

0 3120

”Me të vërtet Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit dhe çfarë din ti se çfarë është Nata e Kadrit…”.(Kadër:1-2)

         Falenderimi  i takon Allahut të madhërishëm për të gjitha dhuntitë që na i ka falë dhe një ndër dhuntitë më të mira që na ka falë është se na ka bërë nga umeti i të dërguarit të fundit Muhammed ibn Abdullahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë i cili është shkaktarë kryesorë pas Allahut që të përhapet kjo fe. Nga e cila fe na është mundësuar që të përfitojmë edhe neve, gjithashtu paqja dhe mëshira e Allahut qofshin edhe mbi familjen e tij të pastër,mbi shokët e tij si dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri ditën e gjykimit.

   1 – Vlera e natës së Kadrit

Thotë Allahu në Kuran:” Me të vërtet Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit dhe çfarë din ti se çfarë është nata e Kadrit, nata e Kadrit është më e vlefshmë se njëmijë muaj…[1]

Allahu i Lartëmadhëruar në këtë ajet e vërtëton mirë rëndësinë që ka nata e Kadrit dhe se besimtarët duhet të dinë se kur është ajo natë dhe me çfarë lloji adhurimi duhet ta kalojnë atë natë, prandaj në vijim do përmendim hadithet që shpjegojnë se kur është nata e Kadrit:

Tansmenton imam Buhariu ne Sahihun e tij  nga Ebu Seidi el-Hudriu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kapuni për dhjetë ditët e fundit tek të Ramazanit”.

   2 – Kur është nata e Kadrit?

Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka qenë  prej sahabëve që ka qenë me mendmin se nata e Kadrit është në ditën e njëzeteshtatë, transmetohet nga Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një ditë i ka mbledhur sahabët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe me veti e ka marë edhe Ibn Abasin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mirëpo ishte akoma një djalosh i ri, kështu që të moshuarit nga shokët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u ankuan tek Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se pse ai e kishte marë me vete Ibn Abasin duke qenë ai akoma fëmijë. Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u përgjigj se Ibn Abasi është një djalosh që ka zemër të mençur dhe gjuhë që pyet shumë. Më pas për ta vërtetuar këtë i pyeti sahabët për natën e Kadrit e ata ranë dakord se nga ajo që dihet është se kjo natë është në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit. Pasi i dëgjoj Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, sahabët u kthye kah Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i tha:

   – Çfarë mendon ti? – Ibn Abasi u përgjigj:

   Unë do të paragjykojë se kur është, me të vërtet nata e Kadrit është ditën e njëzeteshtatë. – Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha: Ponga e din ti se është natën e njëzeteshtatë? –  Tha: Me të vërtetë Allahu i krijojë shtatë kat qiejë dhe ka krijuar shtatë kat tokë, ditët e javës i bëri shtatë, dhe njeriun e krijojë nga shtatë, Tavafin e bëri shtatë, gjithashtu edhe Saijin e bëri shtatë, numrin e guralecave që gjuhen në Xhemerate e bëri shtatë. – E nga këto fakte Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mendonte e nata e Kadrit është natën e njëzeteshtatë.

   Si mendim më i vërtet është se nata e Kadrit është në dhjetë ditëshin e fundit në netët tek të muajit Ramazan dhe se ajo shpërngulet për çdo vit. Këtë mendim e ka imam Neveviu-Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Na është qartësuar dhe kena zgjedhur mendimin se nata e Kadrit shpërngulet për çdo vitë ndërmjet netëve tek të dhjetëditëshit të fundit të muajit Ramazan, kjo sepse hadithet që kanë ardhur rreth kësaj çështje janë të ndryshme dhe nuk ka rrugë tjetër për bashkimi e tyre përveçse duke thënë se ajo shpërngulet ndërmejt dhjetëditëshit të fundit në netët tek të muajit Ramazan.[2]

   3 – Vlera e faljes së namazit në këtë natë 

   Rëndësia e faljes së namazit të natës në natën e Kadrit vërehet në pjesën e ajetit ku thotë Allahu:” Nata e Kadrit është më e vleshme se njëmijë muaj”.[3] Që do të thotë se shpërblimi i faljes së namazit në këtë natë tek Allahu është më i vlefshëm se sa ta adhurosh Allahun përafërsisht 83 vite e tri muaji me radhë. Madje thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: ”Kush fal namaz nate natën e Kadrit duke besuar dhe shpresuar shpërblimin e Allahut i falen gjynahet e mëparshme”.[4]

   4 – Emërtimi i kësaj nate

   Sa i përket emërtimit të kësaj nate dijetari i madh Shejh Uthejmini-Allahu e mëshiroftë, thotë:

– Pika e parë është se kjo natë u emërtua nga kadri qëtregon për vlerën dhe pozitën e lartë që e ka kjo natë, siç përdoret kur thuhet për dikë ka pozitë të lartë.

– Pika e dytë është se në këtë natë ndodh përcaktimi se çfarë do të ndodhë përgjatë tërë vitit.

-pika e tretë është se adhurimi gjatë kësaj nate ka pozitë të lartë d.m.th kadri i saj është i madh, siç ka ardhur në hadithin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,: ”Kush fal namaz nate natën e Kadrit duke besuar dhe shpresuar shpërblimin e Allahut i falen gjynahet e mëparshme”.[5] Për këta arsye Allahu e quajti “nata e Kadrit” se kjo natë tek Ai ka pozitë shumë të lartë dhe se Allahu në këtë natë falë shumë gjynahe dhe mbulon shumë të meta, quhet nata e faljes siç ka ardhur në hadithin e lartëpërmendur.

Përveç namazit të natës në këtë natë besimtari i vërtet duhet që ti shton duatë (lutjet) dhe isrigfarin (kërkim falje nga Allahu). Sepse vetë duaja është adhurim thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,: ”Duaja, ajo vet është ibadet (adhurim)”. Gjithashtu thotë Allahu në Kuran: ”Thotë Zoti i juaj, më luteni do t’iu përgjigjem”.[6] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtet Zoti i juaj është i gjallë, fisnik turpërohet nga robi i tij kur ai e lut t’ia kthen duart zbrazët”. Kurse në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë:“ Me të vërtet nuk e kthen caktimin e Allahut përveç se duaja dhe nuk e shton jetën përveç se mirësjellja”.

   Nuk duhet haruar se duaja dhe istigfari janë gjithashtu shkaqë për ta larguar kryelartësinë, thotë Allahu në Kuran: ”Thotë Zoti i juaj, më luteni do tju përgjigjem, më të vërtetë ata që bëjnë kryelartësi ndaj adhurimit tim do të hynë në Xhehennem të poshtëruar”.[7]

5 – Disa nga shenjat e natës së Kadrit janë:

2-     Zbresin Melekët në Tokë me mirësi, berëqet, mëshirë dhe falje.

3-     Është natë e pastër nga të këqijat e ndryshme si dhe nga lëndimet, në të shtohet adhurimi dhe ajo natë është shpëtim nga zjarri i Xhehennemit si dhe paqe deri në mëngjes. Thotë Allahu në suren Kader: “Paqje është ajo (natë) deri në mëngjes”.[9]

4-     Transmetohet nga Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nata e Kadrit është natë mesatare, nuk është as e ftohtë e as e nxeht dhe dielli në mëngjes lind me ngjyrë të kuqe të zbehtë”.[10]

5-     Transmetohet nga nëna e besimtarëve Aishja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj,  se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,: ”O i dërguari i Allahut çfarë duaje duhet të bëjë nëse e përjetojë natën e Kadrit? – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  u përgjigjë:” Thuaj: O Allahu im! Ti je falës i madh dhe fisnik me të vërtetë e don faljen, prandaj na fal neve”.[11]

Dhe më ne fund nuk është me rëndësi të dim se a e kena përjetuar natën e Kadrit apo jo, mirëpo ne duhet që të japin mundin maksimal dhe të plotësojmë sinqeritetin në atë natë pa marrë parasysh se a dihet ajo atë apo jo, sepse mund të ndodh që ata që nuk e din a e kanë përjetuar këtë natë, tek Allahu të jen më të ngritur se ata që e dinë përshkash të angazhimit të tyre dhe mundit që kanë dhënë më tepër se ata të parët.

E lusim Allahun që të na Mundëson përjetimin e kësaj nate dhe të na mundëson që këtë natë ta shfrytëzojmë me adhurim dhe me istigfar dhe e lusim Allahun që të na pranon namazin dhe adhurimet tjera.

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,

Dhe lutja e fundit e jona është: Falemenderimi i takon Allahut Zotit të Botrave.

Përgatiti: Sejfullah Sejfuli

[1] Kadr:1-3

[2] El Mexhmu’ë 6/450

[3] Kadër:3

[4] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[5] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[6] Gafir:60

[7] Gafir:60

[8] Transmeton Muslimi

[9] Kadër:5

[10] Transmeton Ibn Huzejmeja nr. 2912

[11] Transmeton imam Ahmedi, Tirmdhiu, Ibn Maxhe

NA NDIQNI NË