Arhiva DitoreOct 29, 2014

0 1393

 Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, ndërsa paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Muhamedin , familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Ja pra kaluan nga ky muaj i bekuar njëzet ditë dhe nuk mbetëm veçse dhjetë ditë, por ditët e mbetura janë ditët më të mira të këtij muaji, dhe netët e mbetura janë netët më të mira të tërë vitit.

Nuk janë shumë larg ditët kur ne me hare dhe gëzim të madh e prisnim muajin e Ramazanit, ja pra për një çast ai erdhi dhe kaloi një pjesë e madhe e tij, dhe nuk mbetën veçse edhe disa ditë dhe ai do të kalojë i tëri.

Me të vërtetë ka nga njerëzit që i kanë shfrytëzuar ditët e kaluara nga ky muaj, ku ata agjëruan gjatë ditës, falnin namaz gjatë natës, dhanë lëmoshë, lexuan Kuran, shpejtuan në punë të mira, u larguan nga veset dhe punët e liga. Këta janë ata që kanë përfituar gjatë këtyre ditëve, prandaj le të vazhdojnë kështu apo edhe më mirë deri në fund të këtij muaji.

Por kemi edhe një grup tjetër, i cili nuk i shfrytëzoi ditët që kaluan, nuk ishin të përpiktë në agjërim, nuk i dhanë rëndësi namazit, nuk lexuan Kuran, ishin koprracë dhe nuk dhanë lëmoshë. Ky grup me të vërtetë ka dështuar dhe ka bërë një gabim shumë të madh, por prapëseprapë nuk duhet t’i humbasin shpresat, meqë Allahu u ka mundësuar atyre ta arrijnë këtë dhjetëditësh të fundit, të cilin Allahu e ka lënë për ata që dëshirojnë të përmirësohen dhe të pendohen. Le t’i kthehen Allahut me sinqeritet, le të fillojnë me punë të mira në ditët e mbetura, le t’i shfrytëzojnë këto ditë ashtu siç dëshiron Allahu, padyshim se Ai do t’i falë, sepse veprat me të vërtetë vlerësohen sipas përfundimit.

Veçoritë e dhjetëditëshit të fundit

Këto ditë kanë veçori të shumta, ndërsa ne do të përmendim disa nga ato:

1-                 Në këto ditë zbriti Kurani Famëlartë

Me të vërtetë Kurani zbriti në Natën e Kadrit, ndërsa Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të muajit të Ramazanit. Allahu thotë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. (Kadr:1). Gjithashtu Allahu  thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në Natën e begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. (Duhan:3). Zbritja e Kuranit në dhjetëditëshin e fundit është një ndër veçoritë më të mëdha të këtyre ditëve, pasi Kurani është një libër, i cili është dritë dhe udhëzim. Me këtë libër Allahu i Madhëruar e nxorri njerëzimin nga errësira në dritë, ua qartësoi atyre rrugën e vërtetë, që ta pasojnë atë, dhe ua qartësoi rrugën e pavërtetë dhe humbjen, me qëllim që të largohen nga ajo.

Allahu  thotë: “Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).” (Bekare:185). Gjithashtu thotë: “Allahu e vë me atë (me Kuranin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.”  (Maide: 16).

Kurani është shërim i plotë për të gjitha sëmundjet, pa marrë parasysh a janë ato sëmundje fizike apo psikike dhe e mohon këtë gjë vetëm njeriu i paditur apo mendjemadh. Allahu  thotë: “Ne të shpallim Kuranin, që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërimit.” (Isra: 82). Gjithashtu thotë: “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.(Junus:57).

Prandaj një libër si ky duhet të besohet bindshëm, të meditohet mbi ajetet e tij, të lexohet në mënyrën më të bukur, të gjykojmë me të, të jemi të kënaqur me gjykimin e tij, të mos kemi asnjë grimcë dyshimi në të, por të jemi të kënaqur me të si libër dhe me gjithë atë çka na mëson, urdhëron apo ndalon. Allahu  thotë: (Junus: 58).

2-                 Nata e Kadrit

Ashtu sikurse Allahu i Madhëruar e zbriti Kuranin, gjithashtu e madhëroi edhe natën në të cilin filloi zbritjen ky libër dhe e quajti Nata e Kadrit, natë e cila ka një vlerë të madhe. Allahu  thotë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo  është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr: 1-5).

Në ajetet e lartpërmendura bëhet e qartë, se adhurimi në këtë natë është më i vlefshëm se adhurimi një mijë muaj jashtë saj, që është më tepër se 83 vite. Prandaj atij që i mundësohet ta shfrytëzojë këtë natë i është dhënë një mirësi e madhe, e me të vërtetë mirësitë e Allahut janë të mëdha. Dijetari i njohur Muhamed bin Saleh Uthejmin thotë: “Nga sureja Kadër mund të nxjerrim shumë dobi, që na e bëjnë të qartë vlerën e kësaj nate, e ndër ato janë:

– Allahu  në këtë natë zbriti Kuranin;

– Duke dëshiruar të na bëjë të qartë vlerën e saj, Allahu na tërheq vëmendjen duke pyetur: “E ç’të bëri ty të dijsh se ’është nata e Kadrit?”(Kadr:1)

– Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj;

– Në këtë natë zbresin melekët, të cilët sjellin vetëm mëshirë, bereqet dhe dobi;

– Është paqe dhe është quajtur me këtë emër, si shkak i numrit të madh të njerëzve që Allahu do t’i falë dhe do t’i ruajë nga dënimi i Tij;

– Allahu për këtë natë ka zbritur një kaptinë të tërë, gjë që me të vërtetë e bën të qartë vlerën e kësaj nate.

3-                 Çlirimi i Mekes dhe mposhtja e mushrikëve

Nga veçoritë e kësaj nate është ngadhënjimi i të vërtetës dhe shuarja e së kotës. Kjo ishte dita kur Muslimanët hynë në Meke, dhe e çliruan atë, dita nga ku filloi edhe përhapja e të vërtetës. Aty Allahu i Madhëruar i mposhti pabesimtarët dhe bestytnitë e tyre, u pastrua Qabja nga idhujt e shumtë që ishin në të, ku u larguan më shumë se treqind idhuj. Kështu u shndërrua në një vend ku thirret ezani, ku adhurohet vetëm Allahu, vend ku u shua politeizmi dhe mbizotëroi monoteizmi (teuhidi).

4-                 Zelli në adhurim

Nga veçoritë e këtyre ditëve është, se i Dërguari i Allahut  ishte i përkushtuar në adhurim më shumë se ditët tjera. Na përcillet nga Aishja, se Pejgamberi  në dhjetëditëshin e fundit ishte më i përkushtushtuar në adhurim, se sa ditëve të tjera të vitit. (Buhariu, Muslimi). Gjithashtu Aishja na tregon se: Kur hynte dhjetë-netëshi i fundit i Ramazanit, Pejgamberi   e zgjonte familjen e tij, e paloste shtratin dhe e shtrëngonte brezin e tij (nuk flinte me gratë e veta).” Në këto hadithe me të vërtetë vërehet vlera e këtyre netëve, netë të cilat i Dërguari  i veçonte me adhurim, ku e shtonte namazin vullnetar, e shtonte leximin e Kuranit, jepte më shumë lëmoshë etj.

Me gjithë këtë mund që shpenzonte i Dërguari , kishte si qëllim kënaqjen e Allahut dhe arritjen e shpërblimit më të mirë në Natën e Kadrit, sepse ai që e kalon këtë natë me besim dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, atij do t’i falen të gjithë mëkatet e bëra deri më tani.

Çfarë jemi të detyruar të veprojmë gjatë këtyre ditëve

Siç u përmend më sipër, se Pejgamberi  gjatë këtyre ditëve ishte i zellshëm në të gjitha llojet e ibadeteve ai gjithashtu këto ditë i veçonte me disa vepra të veçanta. Ibn Rexhebi ndër të tjera përmend:

Gjallërimi i natës: Pejgamberi  e kalonte natën duke adhuruar Allahun, duke bërë dhikër, duke u përgatitur për syfyr, saqë Aishja na përcjell se: “Profeti   e përziente, njëzetëditëshin e fundit me namaz nate dhe me gjumë, por kur hynte dhjetëditëshi, nuk flinte por shtrëngonte brezin e tij.” (Ahmedi).

Edhe sot ne hasim njerëz që nuk flejnë gjatë Ramazanit, por koha e tyre fatkeqësisht nuk kalohet në adhurim, por kalohet nëpër kafene, apo duke ndjekur filma serialë.

Zgjimi i familjes:  Pejgamberi   përveç se e kalonte natën në adhurim, në këtë dhjetëditësh ai zgjonte edhe familjen e vet. Sufjan Theuriu thotë: “Gjëja më e dashur për mua gjatë këtyre ditëve është që t’i kaloj ato në adhurim, duke dhënë maksimumin tim në të, por gjithashtu ta zgjoj edhe familjen që ta bëjnë edhe ata një vepër të tillë, nëse kanë mundësi.”

Na përcillet në librin Muvata, se Omeri r.a. falej gjysmën e natës, pastaj zgjonte familjen e tij që të falen, duke iu thënë: Namazi, namazi,- dhe lexonte fjalën e Allahut:  “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata),ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.” (Taha:132).

Na tregohet që gruaja e Ebu Muhamed Habib el-Farisit i thoshte burrit të vet: “Kaloi edhe kjo natë, ndërsa neve na pret një udhëtim i gjatë, përgatitjet tona për këtë udhëtim janë të mangëta, karavanët e të mirëve (që bënë vepra të mira në Ramazan) na tejkaluan, ndërsa ne mbetëm prapa.”

O ti që gjatë gjithë natës flen……….a nuk e vëren o i nderuar se fundi të vjen,

Shfrytëzoje natën me ibadet………. dhe mos flejë edhe pse gjum të vjen,

Ai i cili tërë natën në gjum e kalon….. asnjëherë nuk do ta arrijë pozitën e lartë që e kërkon.

Largimi nga gratë

Siç u bë e qartë në fillim, se Pejgamberi   i përkushtohej aq shumë adhurimit gjatë këtyre ditëve, saqë nuk kishte kohë të flejë edhe me familjen e tij.

Kërkimi i natës së Kadrit dhe gjallërimi i saj me adhurim

Nga Suneti i të Dërguarit  është kërkimi i Natës së Kadrit dhe gjallërimi i saj me adhurim. I Dërguari ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit”. Gjithashtu ka thënë: “… ai i cili e kalon këtë natë me besim dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, atij do t’i falen të gjithë mëkatet e bëra deri më tani.” Gjithashtu ju përkujtojmë se adhurimi në të është më i vlefshëm se një mijë muaj.

Kur është Nata e Kadrit

Nuk dihet dita e sigurtë kur është kjo natë madhështore, vetëm se mund të themi që ajo është në dhjetëditëshin e fundit tek të muajit të Ramazanit. Muhamedi ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit tek të Ramazanit”.

Hafidh ibn Haxheri ka thënë: “Edhe pse ka shumë mendime të dijetarëve, se kur është Nata e Kadrit, mirëpo mendimi më i vërtetë është se ajo është në dhjetëditëshin e fundit tek të këtij muaji, por ajo nuk është për çdo vit në një natë, por ajo ndërron.” (d.m.th., mund të jetë një herë në natën e 25, herën tjetër në natën e 27, e kështu me radhë).

Arsyeja pse Allahu i Madhëruar nuk ia ka treguar robërve të vet cila është nata e Kadrit është se Allahu ua don të mirën robërve të vet, dhe meqë ata nuk e dinë, bëjnë adhurim gjatë më shumë netëve, duke u munduar ta qëllojnë atë natë, ndërsa sikur ta dinin do të bënin adhurim vetëm një natë.

5-                 Itikafi

 Itikafi është qëndrimi në xhami me qëllim adhurimin e Allahut të Madhëruar. Ai përmendet në Kuran dhe në hadithet e të Dërguarit . Allahu i Madhëruar thotë: “E kur jeni të izoluar (në itikaf) në xhami, mos t’u afroheni atyre (grave, për marrëdhënie intime).” (Bekare: 187). Na përcillet nga Aishja, se i Dërguari  bënte çdo vit itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ai vazhdoi ta veprojë kështu derisa ndërroi jetë, e pastaj vazhduan me itikaf familja e tij. Qëllimi i Itikafit është shkëputja e njeriut nga kontaktet me njerëzit, me qëllim që të veçohet me Allahun në një nga xhamitë, duke kërkuar nga Allahu mëshirë dhe falje. Njëherit kjo është edhe mënyra më e mirë për shfrytëzimin dhe arritjen e vlerës së plotë të natës së Kadrit.

A lejohet biseda në itikaf?

Nuk është e ndaluar që të bisedohet në itikaf, por bisedat e kota, thashethemet, humbja e kohës, duhet të mënjanohen.

A lejohet që personi që bën itikaf të dalë nga xhamia?

Nëse kjo dalje ndodhë vetëm me një pjesë të trupit të tij atëherë është e lejuar.

Na përcillet nga Aishja, se Pejgamberi   duke qenë në itikaf nxirrte kokën e tij nga xhamia, ndërsa unë ia laja atë, edhe pse isha në kohën e menstruacioneve.

Ndërsa për sa i përket daljes me tërë trupin ajo është tre llojesh:

  1. Nëse del nga itikafi si shkak nevoje, siç mund të jenë: shkuarja në banjo, marrja abdes, larja, ngrënia e ushqimit… etj, nuk ka diçka të keqe në të, nëse e njëjta vepër nuk mund të bëhet brenda në xhami.
  2. Dalja për ndonjë vepër të mirë, por jo-obligative, sikurse është vizita e një të sëmuri, apo përcjellja e xhenazes… etj. Kjo lloj dalje nuk është e lejuar.
  3. Dalja për diçka që është e ndaluar në itikaf, siç është shitblerja, marrëdhëniet intime… etj. Kjo lloj dalje e prish itikafin.

Disa nga gabimet që ndodhin gjatë këtyre dhjetë ditëve

Ndër gabimet më të shquara gjatë këtyre ditëve janë:

  • Dobësimi në adhurim – ndodh që dikush mundohet shumë në fillim të Ramazanit, ndërsa pas disa ditëve fillon të dobësohet, dhe kur arrin në dhjetëditëshin e fundit nuk paraqet një zell të madh në adhurim.
  • Shtimi i veprave të mira vetëm në natën e njëzet e shtatë – ndërsa netët e tjera anashkalohen, e Allahu e di më së miri, se kur është Nata e Kadrit.
  • Mospraktikimi i Itikafit.
  • Humbja e kohës nga personat që bëjnë Itikaf.
  • Shkuarja e personave që bëjnë itikaf për faljen e teravive tek ndonjë hoxhë në ndonjë xhami tjetër, si shkak i zërit të mirë që ai ka.
  • Moskujdesja për pastërtinë e xhamisë.
  • Udhëtimi në këto ditë: disa nga njerëzit në vend që ta shfrytëzojnë kohën me adhurim, ata e kalojnë këtë pjesë të kohës në veturë.
  • Moskujdesja për kohën e hyrjes dhe daljes nga itikafi. Duhet ditur se itikafi fillon në ditën e njëzetë para perëndimit të diellit, dhe zgjat deri pas perëndimit të diellit në natën e fundit të Ramazanit.

… dhe u afrua koha e largimit

A thua vallë me të vërtetë po largohet ky muaj, a thua me të vërtetë po ndahemi nga ai.

Dritat u shuan, teravitë mbaruan, shejtanët u lëshuan nga prangat dhe tani filluan përsëri me kryerjen e veprave të liga.

Kaloi Muaji i Ramazanit me harenë dhe dritën e tij, me bereqetin dhe begatinë e tij.

Ahhh, çfarë kënaqësie është për një njeri, i cili e shfrytëzoi këtë muaj, ashtu siç u kërkua nga ai, dhe sa mjerim është për një njeri që i kaloi ky muaj pa e shfrytëzuar atë.

Ku është lodhja, vapa, pagjumësia e atyre, që u munduan ta shfrytëzojnë këtë muaj. Të gjitha u harruan, ndërsa shpërblimi ka mbetur.

Ndërsa ata që nuk e shfrytëzuan këtë muaj, gjumi, argëtimi të gjithë u harruan, por çka është më e keqja, se ata nuk fituan asgjë, kurse në Ditën e Gjykimit do të vërehet dëshpërimi i tyre.

Prandaj vëlla i dashur, motër e nderuar, nëse jeni nga ata që bënë adhurim në këtë muaj të madhështor, vazhdo me adhurim edhe në muajt e tjerë, ti me të vërtetë je rob i Allahut e jo i muajit të Ramazanit.

E nëse je nga ata që e ngarkuan veten me gjynahe, e të gjithë ne jemi nga ata, kthehu tek Allahu me një pendim të sinqertë, sepse aty është vendi i vetëm ku do ta gjesh gëzimin tënd.

Përgatiti: Ali Ashani

0 3041

Falënderimi i takon Allahut të madhërishëm, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin të birin e Abdullahut, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij fisnikë dhe besnikë si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit, kë e udhëzon Allahu nuk ka kush e lajthit nga rruga e drejtë, e atë që e humb Allahu nga rruga e drejtë nuk ka kush e kthen në rrugën e drejtë.

Në këtë broshurë të shkurtër do të sqarojmë vlerën dhe rëndësinë e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, çfarë veprash preferohen më së shumti të punohen gjatë këtyre ditëve dhe se si ka qenë gjendja dhe zelli i Pejgamberit, alejhi-selam. Gjithashtu në të ka sqarim edhe për natën e Kadrit dhe se çfarë vepre preferohet së vepruari në këtë natë duke i përmendur edhe shkaqet të cilat i shlyejnë mëkatet, kurse sa për përshkrim më të shkurtë ti dëgjojmë fillimisht fjalët e nënës së besimtarëve Aishes, radijallahu-anha, e cila ka thënë: ”Kur hynin dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan ai shtrëngonte izarin e tij dhe e gjallëronte natën me namaz dhe e zgjonte familjen e tij”.(Transeton Buhariu)

Disa vepra të veçanta për dhjetë ditët e fundit të Ramazanit:

Pejgamberi, alejhi-selam, gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit vepronte disa vepra të cilat nuk i vepronte në muajt tjerë jashtë Ramazanit,e nga ato vepra janë:

1 – Gjallërimi i natës – dhe këtu mund të jetë për qëllim gjallërimi i tërë natës, sepse në hadithin e Aishes-radijallahu-anha, thuhet:” Pejgamberi, alejhi-selam, njëzet ditët e para gjatë natës bashkonte mes gjumit dhe namazit, ndërsa kur hynin dhjetë të fundit ai e shtrëngonte izarin e tij”.(Transmeton Ahmedi) Pra prej kësaj nxjerrim se gjatë dhjetë ditëve të fundit ai tërë natën e kalonte në namaz, mirëpo nga fjala “e gjallëronte natën” mund të kuptohet edhe pjesën më të madhe të natës, duke u bazuar në hadithin e Aishes, radijallahu-anha, i cili gjendet në Sahihun e Muslimit ku thotë: ”Nuk më kujtohet se Pejgamberi, alejhi-selam, ndonjëherë ka falur namaz nate deri sa ka hy koha e namazit të Sabahut”.

2 – Zgjimi i familjes gjatë këtyre dhjetë netëve të fundit të muajit Ramazan – Pejgamberi, alejhi-selam, kishte si zakon që gjatë dhjetë netëve të fundit ta zgjonte familjen e tij për namaz nate të cilën gjë nuk e bënte jashtë këtyre netëve, prandaj dijetari Sufjan eth-Theuri ka thënë: ”Shumë e dashur tek unë është që kur të hynë dhjetë netët e fundit të Ramazanit të shtoj nga namazi i natës dhe ta zgjoj familjen time për namaz sepse është vërtetuar në hadith të vërtet se Pejgamberi-alejhi-selam, shkonte dhe trokiste në derën e Fatimes dhe Aliut, radijallahu-anhuma, duke u thënë të dyve:“ A nuk do të zgjoheni që të falni namaz?”.(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Pejgamberi, alejhi-selam, e kishte si zakon pasi që falte namazin e natës dhe para se ta falte namazin e vitrit e zgjonte Aishen, radijallahu-anha, dhe gjithashtu transmetohet se ai e zgjonte ndonjërën nga gratë e tij që ta shoqëron gjatë namazit të natës, duke e stërpikur madje edhe fytyrën e tij kur kotej. Në “Muveta-n” e imam Malikut transmetohet se Omeri, radijallahu anhu, falte namaz shumë derisa të hynte mesi i natës, pastaj zgjonte familjen e tij duke i recituar fjalët e Allahut:

Obligo familjen tënde me namaz dhe këshilloj me durim ndaj saj”. (Ta Ha:132)

Gruaja e Ebi Muhamed Habib el-Farisit e kishte si zakon ti thotë burrit të saj: Kaloi nata kurse ne para vetes kemi një rrugë të gjatë, ndërsa nozulli jonë është i paktë, karvanët e njerëzve të mirë kanë ecur shumë përpara, kurse ne mbetëm shumë prapa”.

3 – Pejgamberi, alejhi-selam, kishte si zakon ta shtrëngonte izarin e tij – (në vendin tonë përdoret e ka shtrënguar rripin e pantallonave). Dijetarët kanë polemizuar rreth kuptimit të këtij hadithi, disa kanë thënë se është për qëllim se ai e ka shtuar edhe më shumë zellin e tij për namaz dhe ky komentim është i dobët, e disa nga dijetarët e selefit kanë thënë se në këtë hadith është për qëllim largimi i tij nga marrëdhëniet intime, pra ai gjatë këtyre dhjetë ditëve nuk u është afruar grave të tij, kurse Sufjan eth-Theuri në tefsirin e tij thotë: Pejgamberi, alejhi-selam, nuk i është afruar shtratit të tij derisa ka kaluar muaji i Ramazanit. – Ndërsa në hadithin e Enes ibnu Malik qëndron:” U largua nga shtrati i tij dhe grave të veta”.

Disa nga dijetarët e selefit kanë thënë gjatë tefsirit të ajetit:” Dhe tani afrohuni tek gratë e juaja (për marrëdhënie intime) dhe kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju”. (Bekare:187). Për qëllim është kërkimi i natës së Kadrit, pra kuptimi i ajetit është se edhe pse Allahu i ka lejuar marrëdhëniet intime në mes bashkëshortëve deri në kohën e imsakut, përsëri Ai urdhëroi që të kërkohet nata e Kadrit, ashtu që të mos u kalojnë muslimanëve krejt netët duke u kënaqur me gratë e tyre, duke u ikur atyre nata e Kadrit pa namaz dhe lutje. Kështu që urdhëroj më zell të madhe të falet namaz nate sidomos në netët ku shpresohet se mund të jetë nata e Kadrit, kështu që Pejgamberi, alejhi-selam, gjatë njëzet ditëve të para të muajit Ramazan ai u afrohej grave të tij mirëpo kur hynin dhjetë ditët e fundit ai nuk u afrohej atyre duke u izoluar për ibadet në xhaminë e tij.

 

4 – Ngrënia e syfyrit në momentet e fundit të tij – Pejgamberi, alejhi selam, darkën e hante në kohë të syfyrit, pra në minutat e fundit para se të hyjë koha e imsakit. Transmetohet nga Aishja-radijallahu-anha, se: “Pejgamberi-alejhi-selam, kur hynte muaji i Ramazanit falte namaz nate por edhe bënte gjumë, dhe kur hynin dhjetë ditët e fundit të këtij muaji ai e shtrëngonte izarin e tij, nuk u afrohej grave të veta, larjen e trupit e bënte mes dy ezanëve dhe darkën e hante në syfyr”. (Transmeton Ibn Ebi Asim)

Transmeton Ebi Seid el-Hudriu se Pejgamberi-alejhi-selam, ka thënë: ”Mos i bashkoni dy ditë me agjërim, ai i cili do ti bashkojë le ti bashkojë deri në syfyr“. – I thanë: Po ti i bashkon dy ditë me agjërim o i dërguari i Allahut? – Ai u tha: ”Unë nuk jam si ju, mua më është përcaktuar një ushqyes që më ushqen dhe një që më jep të pi”. (Transmeton Buhariu). Në këtë hadith qartë kuptohet se Pejgamberi, alejhi-selam, i agjëronte nga dy ditë pandërprerë, dhe kjo për shkak se Pejgamberi, alejhi-selam, në dhjetë ditët e fundit ishte më i zellshëm dhe nuk e shihte veten më të lodhur kur i bashkonte dy ditë me agjërim, ashtu që nuk donte që ti kalon koha duke bërë iftar apo syfyr, mirëpo atë siç ka ardhur në hadith Allahu e ushqente dhe i jepte të pi.

5 – Larja e trupit mes dy ezanëve – Këtë e përmendëm në hadithin e Aishes, radijallahu-anha, më parë ku thotë:” Dhe pastrimin e bënte mes dy ezanëve”, dhe fjala “mes dy ezanëve” ka për qëllim ezanin e Akshamit dhe ezanin e Jacisë. Ka thënë Ibn Xherir et-Taberi: E kanë preferuar që të pastrohen për çdo natë gjatë dhjetë netëve të fundit. Ndërsa imam Nehaiu në dhjetë netët e fundit e kishte zakon që të pastrohet dhe lahet për çdo natë, ndërsa kishte edhe prej atyre që përveç se laheshin për çdo natë, ata edhe parfumoheshin gjatë netëve në të cilat shpresohej më shumë se mund të jetë nata e Kadrit.

Ejub es-Sihtijani e kishte zakon të lahet ne natën e njëzet e tretë dhe njëzet e katërtë, të vesh për çdo natë rroba të reja dhe thoshte:” Nata e njëzet e tretë është nata e banorëve të Medines, ndërsa nata e njëzet e katërtë është nata ynë, pra e banorëve të Basrës”.

Nga kjo nxjerrim se është shumë e preferuar që gjatë netëve në të cilat shpresohet të jetë nata e Kadrit të pastrohemi dhe të lahemi në mënyrë sa më të mirë, të veshim rrobat më të mira, të parfumohemi me erëra të këndshme dhe të rregullohemi sa ma mirë, sikur që është e pëlqyer kjo të veprohet në ditën e Xhuma dhe nëpër festat e bajrameve. Gjithashtu është e pëlqyer që edhe gjatë namazeve ditore të vishemi sa ma mirë, dhe nuk plotësohet asnjëherë zbukurimi i jashtëm pa u plotësuar zbukurimi i brendshëm me pendim, kthim tek Allahu dhe me pastrim nga papastërtia e mëkateve, sepse zbukurimi i jashtëm me shëmtueshmëri të brendshme nuk ka fare dobi.

E pa dyshim se nuk është morale që nëse takohesh me mbretër të ndryshëm të mos jesh i veshur mirë, i parfumuar mirë dhe i rregulluar, e sidomos kur ta takosh Mbretin e Mbretërve i Cili e din të fshehtën. Madje Ai është i Cili nuk shikon në fizionominë tonë porse vetëm në zemrat dhe veprat tona, e ai që dëshiron që të del para Allahut le të rregullon pamjen e tij të jashtme me rroba të mira, të bukura ndërsa pjesën e brendshme të tij le ta vesh me petkun e devotshmërisë.

Thotë një poet Arab:

”nëse njeriu nuk vesh petkun e devotshmërisë,

ai është i zhveshur edhe nëse ka tesha të veshura”

6 – Itikafi – Në dy librat e sakta të haditheve, të Muslim dhe të Buhariut transmetohet nga Aishja, radijallahu-anha, se Pejgamberi, alejhi selam, çdo Ramazan në dhjetë ditshin e fundit ka bërë Itikaf në xhaminë e tij, derisa ia dorëzoi Allahut shpirtin. Shënon Buhariu transmetimin nga Ebu Hurejrja se: ”Pejgamberi, alejhi selam, e kishte zakon që në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit të veçohej duke bërë itikaf në xhaminë e tij ndërsa në vitin që vdiq itikafin e bëri njëzet ditë”. Pejgamberi-alejhi selam,  itikafin e bënte në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në të cilat shpresohet të jetë nata e Kadrit, duke i ndërprerë të gjitha punët e tij të kësaj bote, duke i lënë anash të gjitha preokupimet e tij, duke e veçuar kohën vetëm për të kërkuar falje nga Allahu dhe duke e përmendur Allahun sa më shumë. Itikafxhiu veçohet për ta përmend dhe adhuruar Allahun, duke u larguar nga çdo punë tjetër e cila e pengon nga kjo. Dhe kështu ai nuk veçohet, vetëm se zemra e tij kthehet tek Allahu dhe kah veprat që e afrojnë atë te Allahu, dhe ai në kokën e tij nuk ka tjetër veç Allahut dhe ato vepra të cilat e kënaqin Allahun.

7 – Nata e Kadrit – Thotë Allahu në Kuran: “Me të vërtetë Ne atë e zbritëm në natën e Kadrit, e çfarë të mësoj ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e dobishme se njëmijë muaj”. (Kadr:1-3).

Ebu Hurejrja transmeton se Pejgamberi, alejhi-selam, në Ramazan thoshte: “Në këtë muaj gjendet një natë e cila është më e dobishme dhe e hajrit se njëmijë muaj, atij të cilit i ndalohet mirësia e kësaj nate (pra nuk përfiton nga kjo natë), atij i është ndaluar një mirësi e madhe”.(Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu). Ndërsa imam Maliku thotë: Më ka arritur lajmi se Pejgamberit, alejhi-selam, Allahu ia ka mundësuar që ta sheh jetën e gjatë të cilën e kanë pasur popujt e mëhershëm, dhe Pejgamberi, alejhi selam, u mërzit për umetin e tij se ata nuk mund ti arrijnë me punë të mira popujt e më hershëm për shkak të jetës së tyre të shkurt, dhe kështu Allahu ia dhuroj këtij umeti natën e Kadrit e cila është më e dobishme dhe e hajrit se njëmijë muaj.

Ndërsa vepra e cila duhet të veprohet gjatë natës së Kadrit është ajo që është vërtetuar nga Pejgamberi-alejhi-selam, ku thotë: “Kush fal namaz nate gjatë muajit Ramazan me besim të plotë, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, atij i falen gabimet e më hershme” dhe namazi i natës në të duhet të jetë ashtu si e ka falur Pejgamberi, alejhi-selam. Sufjan eth-Theuri ka thënë: Lutja në këtë natë tek unë është me e dashur se namazi, kjo do të thotë që gjatë namazit të shtohen lutjet, sepse namazi me shumë lutje këtë natë është më i mirë se namazi me pak lutje dhe dua. Pejgamberi-alejhi-selam, gjatë muajit të Ramazanit ishte shumë i zellshëm, ai leximin e Kuranit në namaz e bënte ngadalë, me melodi të bukur dhe nuk lexonte ndonjë ajet në të cilën përmendet mëshira e Allahut veçse i kërkonte Allahut që ta fal dhe nuk lexonte ndonjë ajet që ka të bëjë me dënimin e Allahut veçse kërkonte nga Allahu që ta mbron nga dënimi i tij.

Transmetohet nga Aishja, radijallahu-anha, se e ka pyetur Pejgamberin, alejhi selam: Nëse Allahu ma mundëson që ta takoj natën e Kadrit çfarë të them në të? – Tha: “Thuaj: O Allahu im Ti je Falës dhe e do faljen, pra më fal mua”. Fjala “El-Afvu” është emër nga emrat e Allahut, e Allahu dëshiron faljen e robërve të tij, madje Ai don që edhe robërit në mes vete t’ja falin njëri tjetrit,e pa dyshim se falja e robërve të Tij është me e dashur tek Ai se dënimi i tyre. Pejgamberi-alejhi-selam, gjatë lutjeve të tij e kishte zakon të thotë: ”Kërkojë mbrojtje me pajtimin Tënd nga hidhërimi Ytë“. (Transmeton Muslimi), ndërsa lutja ynë e fundit është të gjitha falënderimet i takojnë Allahut të Madhërishëm.

Sejfullah Sejfuli

0 1138

Falenderimi i takon Allahut, Atij falje dhe ndihmë i kërkojmë, kërkojmë mbrojtje nga Allahu nga e keqja e veprave tona, atë që e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe e humbë nga rruga e drejtë, dhe atë që e humbë Allahu s’ka kush e udhëzon. Dëshmojë se s’ka hyjni që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut të vetëm dhe pa shoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin.

Për shumë njerëz hynë muaji i Ramazanit dhe kalon pa pasur ndonjë qëllim që të arrihet në këtë muaji, dhe kështu as që kanë mundësi ta kontrollojnë veten se a kanë plotësuar ndonjë qëllim, dhe cilat janë shkaqet e mos plotësimit të këtyre qëllimeve prandaj, është e rrugës dhe kërkohet nga muslimani i vërtetë, që gjatë muajit të Ramazanit ai të bën një përmbledhje qëllimesh të cilat me lejen e Allahut ai do të mundohet ti realizon, madje nëse është e nevojshme edhe ti shkruan ato qëllime duke i hartuar edhe disa metoda se si mund që në mënyrë sa më të lehtë ti realizon ato.

Nga këto qëllime mund ti përmendim disa në vijim:

1- Veshja e petkut të devotshmërisë:

Dhe ky është qëllimi kryesorë që duhet të arrihet me agjërimin, thotë Allahu në Kuran: “O ju që besuat u është bërë obligim agjërimi, ashtu siç ishte obligim edhe i atyre para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Bekare, 183) Ndërsa esenca e devotshmërisë është që robi në mes tij dhe asaj që frikësohet të vendos një mbrojtje, pra që robi mes tij dhe Allahut  të vendos një mburojë e cila do ta mbrojë nga ajo që ka frikë si zemërimi, hidhërimi dhe dënimi i Allahut. Në kuptimin e plotë të devotshmërisë hynë: Veprimi i urdhrave dhe kërkesave të Allahut, largimi nga ndalesat që na i ka ndaluar Allahu, gjithashtu në të hynë edhe veprimi i suneteve-nafileve, largimi nga veprat e pa pëlqyera dhe me të gjitha këto bashkë arrihet kulmi i devotshmërisë. Pra kështu muslimani duhet që kur të kalon muaji i Ramazanit ta llogaritë veten e tij përmes këtyre veprave, a ka ndikuar ky muaj që ai më tepër t’ju bindet urdhrave të Allahut dhe a ka ndikuar që të frikësohet dhe largohet nga ndalesat e Tij, e kjo vërteton se ky ndikim është çështje e brendshme, i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Devotshmëria është këtu” dhe bëri me shenjë tre herë kah gjoksi i tij.(Transmeton Buhariu)

2- Largimi i plotë nga zakonet dhe sjelljet e këqija:

Kërkohet nga Muslimani që si qëllim në këtë muaji të ketë zhveshjen nga morali i tij i sjelljeve dhe zakoneve të këqija, nga ato sjellje janë:

  1. Zemërimi dhe nxehja e shpejtë.
  2. Përgojimi, mbajtja e fjalëve(shpifjet e ndryshme) dhe gënjeshtra.
  3. Dëgjimi i muzikës.
  4. Shikimi i filmave, videoklipeve të fëlliqura.
  5. Pirja e duhanit, pijeve dehëse apo drogës.
  6. Hyrja dhe përzierja nëpër vende ku punohet dhe veprohet me kamatë.
  7. Padrejtësia ndaj punëtorëve, shërbyesve dhe ngrënia e pasurisë së tyre me pa të drejtë.
  8. Sjellja e keqe me bashkëshortin apo bashkëshorten dhe ashpërsia ndaj fëmijëve.
  9. Mosrespektimi i prindërve dhe shkëputjet e lidhjevefarefisore.
  10. Moskujdesja dhe lënia pas dore e namazeve farz.

Muslimani i vërtetë e ka për obligim që të pendohet sa më shpejtë nga këto që i përmendëm, duke mos u vonuar e ta takojë këtë muaji te bekuar me to, mirëpo nëse e ka takuar Ramazanin me to atëherë duhet që sa më shpejt ti largon këto vese të këqija, sepse nëse ai është i dobët për ti larguar këto vese të këqija gjatë muajit të Ramazanit atëherë jashta tij është edhe më i dobët, dhe ai i cili nuk pendohet në Ramazan kur do të pendohet? Nëse njeriu nuk kthehet tek Allahu në këtë muaji atëherë kur do të kthehet?!

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë:” Kush nuk e largon dëshminë e rrejshme, veprimin me dëshmi të rrejshme dhe injorancën, le ta din se Allahu nuk ka nevojë që ky person ta len ushqimin dhe pijen”. (Transmeton Buhariu)

Ndërsa në një hadith tjetër thotë:” Nuk është për qëllim vetëm abstenimi nga ushqimi dhe pija, mirëpo abstenim i vërtetë është të abstenosh nga betimet e rrejshme, talljet e ndryshme dhe afrimi i gruas(me epsh)“.(Albani e ka vërtetuar hadithin si të mirë).

3- Zbukurimi me moral dhe sjellje të mirë dhe të lartë:

Veshja e vetes me moral dhe sjellje të lartë njëkohësisht do të thotë zhveshje nga morali dhe sjellja e ulët dhe e keqe, pra nuk largohen nga zemra veset, morali sjellja e keqe përveç se duke u zëvendësuar ato me moral dhe sjellje të mirë, sepse dëshminë e rrejshme nuk mund ta zëvendësosh përveç se me dëshmi të vërtet, injorancën nuk mund ta largon muslimani përveçse me dituri dhe përtacia nuk largohet përveçse me punë e zell.

Nga morali i mirë për të cilin ka nxitur shumë Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është butësia dhe durimi – Thotë i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Me të vërtetë agjërimi është xhenet, nuk i afrohet gruas (me epsh) dhe nuk injorohet, e nëse dikush dëshiron të rihet me të apo e shanë le të thotë: Unë jam agjërueshëm”. (Transmeton Buhariu) Gjithashtu nga cilësia e lartë e moralit është edhe lëmosha dhe bujaria, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në këtë aspekt për muajin Ramazan ka qenë më i zellshëm dhe më i fortë se sa era e fortë, Ai për këtë thotë:”Kush e ushqen një agjërues e ka shpërblimin e agjëruesit” (Transmeton Tirmidhiu, Albani hadithin e ka vërtetuar si të mirë).

4- Kujdesi i madh ndaj shfrytëzimit të shansave të shumfishimit të sevapeve

Muaji i Ramazanit është muaji i dhuratave dhe shpërblimeve të ndryshme, adhurimet dhe punët e mira në të shumëfishohen, kryerja e Umres në të ka vlerën e një Haxhi me të Dërguarin e Allahut, lëmosha në këtë muaji është më e vlefshme dhe shumëfishohet sevapi i saj, ai i cili e falë namazin e teravisë derisa të largohet imami ka shpërblimin e atij që falet tërë natën, nëse agjëruesi bën dua gjatë iftarit ajo lutje nuk kthehet, madje në këtë muaji gjendet një natë e cila është më me vlerë se sa njëmijë muaji. Në këtë muaj sheh se muslimanët janë kthyer tek Zoti i tyre duke shpresuar që Ai ti shpërblen me shpërblimet më të mira, duke e ditur që Allahu dëshiron që ti sheh robërit e Tij në këtë muaj duke garuar në punë të mira ashtu që ti shpërblen sa ma shumë.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë:” Punoni punë të mira gjatë gjithë kohës, ashtu që tu godasin frymat e mëshirës së Allahut, sepse Allahu ka disa fryma të mëshirës me të cilat godet ata që i do nga robërit e Tij”.(Albani hadithin e ka cilësuar si të mirë)

Ai, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjithashtu thotë:”Allahu fuqiplotë për çdo natë zbret në qiellin më të afërt të kësaj bote, në atë kohë kur mbetet një e treta e fundit e natës dhe thotë: Kush më lutet Mua do ti përgjigjem, kush kërkon diçka nga Unë do ti jap, kush kërkon falje do ta fal“. (Transmeton Buhariu), dhe këto janë nga ato fryma të natës për të cilat Allahu ia ka bërë obligim që ti përgjigjet atij që kërkon.

5- Planfikimi e kohës

Nga dobitë e këtij muaji është se njeriu shumë lehtë mund që ta regullon dhe harton një orar të shkëlqyer për shfrytëzimin e kohës, agjërimi dhe bërja iftar janë dy njësi matëse në kohë të caktuar ashtu që në këtë kohë nuk lejohet ngrënia dhe pirja qoftë ajo edhe për një sekondë para perëndimit të diellit dhe nëse ai han apo pin para se të perëndon dielli, agjërimi i tij prishet dhe nuk pranohet. Nga kjo shihet qartë se sa rëndësi i jep islami precizitetit të kohës, madje ka bërë nxitje të madhe në këtë aspekt, transmetohet nga Ebu Umame el-Bahili, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë:”Përderisa isha duke fjetur më erdhën dy njerëz të cilët më kapën për krahu dhe më dërguan deri tek një kodër e cila ishte shumë e pjerët dhe më thanë: Ngjitu lartë! – U thash: Nuk mundem. – Ata thanë: Ne do ta lehtësojmë ty. – Dhe kështu hypa deri në maje dhe aty kishte disa zëra të çuditshëm me tinguj të lartë, i pyeta: Çfarë janë këto zëra? – Thanë: Këto janë ulërimat e banorëve të Xhehenemit. – Pastaj vazhduam derisa arritëm tek një popull të cilët ishin të varur prej qafës së tyre dhe atyre u rridhte gjaku si uji, dhe i pyeta: E këta kush janë? – Thanë: Këto janë ata të cilët e prishin agjërimin pa u plotësuar”. (Albani hadithin e cilëson si të vërtet).

Fjala e tij “pa u plotësuar” ka për qëllim se ata e prishin agjërimin para kohës së iftarit, gjithashtu edhe fillimi i agjërimit është i lidhur me kohë të caktuar e cila fillon nga koha e imsakut. Dhe nuk lejohet edhe këtu që dikush ta ngushton kohën dhe të thotë se koha ka kaluar duke pasur kohë ende për tu ushqyer dhe pirë.

Nga organizimi i kohës është edhe caktimi i një pjese të ditës për ta lexuar librin e Allahut dhe përmendjen e Allahut.

Gjithashtu nga organizimi i kohës në muajin e Ramazanit është edhe pakësimi i orëve të gjumit, pakësimi i shëtitjeve nëpër tregje të ndryshme, pakësimi i vizitave të panevojshme dhe mos humbja e kohës duke shikuar televizor.

Shumë me rëndësi për ta organizuar kohën në formë më të mirë, është që muslimani ta përpilon një orar ditorë për këtë muaji të begatshëm, ashtu duke i shfrytëzuar edhe kohët e namazit si ndihmë për vendosjen e këtij orari, sepse ai i cili fal namazin, ai 80% e këtij orari e ka të gatshëm, vetëm se i duhen edhe disa detaje ashtu që të bëhet orari plotë me aktivitete të hajrit dhe të ketë efikasitet.

Për ta kuptuar se sa rëndësi i ka kushtuar i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, organizimit të kohës në këtë muaji është vet fakti i Itikafit. i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e kishte si zakon që dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit të bënte itikaf, ashtu që gjithë kohën qëndronte në xhaminë e tij dhe nuk largohej prej saj vetëm se kur duhej që të pastrohet. Pra ai dhjetë ditë dhe dhjetë netë nuk largoheshte nga xhamia duke bërë ibadet gjatë gjithë kohës përveç kohës kur pushonte. Transmetohet nga nëna e besimtarëve Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë:” Kur hynin dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit i Dërguari i Allahut shtrëngonte izarin e tij dhe e ngjallte natën me namaz duke e zgjuar edhe familjen e tij”. (Transmeton Buhariu)

E lusim Allahun Fuqiplotë që të na i forcoj këmbët në këtë muaj për adhurim sa më të shumtë, e lusim Allahun që të na e lehtësoj shfrytëzimin e kohës, e lusim Atë që ta mbërrijmë natën e Kadrit, të na kaploj mëshira e madhe e Tij, të na falen mëkatet e të na fshihen emrat nga lista e banorëve të xhehenemit, kurse lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut fuqiplotë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit.

Përgatiti: Sejfullah Sejfuli

Korrik 2012

0 1283

Allahun  falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë, kërkojmë që Allahu t’na mbrojë nga të këqijat e veprave tonë dhe vetes sonë, përshëndetjet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundi, prijësin e pejgambereve, të dërguarin mëshirë për njerëzimin, Muhamedin, alejhi selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që ecin rrugës së tij deri në ditën e Fundit.

Prej veprave që janë të preferuara të veprohen mirëpo nuk janë obligative është:

Të ushqyerit në kohë të syfyrit, në fundin e natës, sepse i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hani syfyr sepse në syfyr ka bereqet”. Mutefekun alejhi

Po ashtu në Sahihun e Muslimit nga Amr ibn Asi, radijallahu anhu, sëhnohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të librit (krishterët dhe çifutët) është ngrënia e ushqimit në syfyr”.

Dhe ka thënë: “I gjithë syfyri është kohë e bereqetit, mos e leni qoftë edhe më një gllënjkë uji, se Allahu dhe melaqet e Tij dërgojnë bekime për ata që hanë në syfyr”.

Se ai që hanë ushqim deri në fund të kohës së syfyrit që është sunet, padyshim është më i fortë dhe më i qëndrueshëm gjatë ditës se sa ai i cili nuk ka ngrënë asgjë në syfyr.

Pra duhet që me syfyrin tonë ta kemi qëllim të pasojmë sunetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, që syfyri të jetë ibadet, e prej sunetit është edhe vonimi i syfyrit deri në kohën e sabahut. Kështu ka vepruar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem. Në hadithin që transmeton Katade nga Enes ibn Maliku radijallahu anhu, shënohet se i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe Zejd ibn Thabiti kanë ngrënë në syfyr, e kur e përfunduan syfyrin u ngrit i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem për namaz dhe u fal. E i thamë Enesit: Sa ishte hapësira mes ngrënies së syfyrit dhe fillimit të namazit? Tha: Aq sa njeriu mund të lexon pesëdhjetë ajete. Transmeton Buhariu.

Nga Aisheja, radijallahu anha,transmetohet se Bilali e thërriste ezanin natën, e i Dërguari salallahu alejhi ue selem thoshte: “Hani dhe pini derisa të thërret ibn Umi Mektumi se ai e thërret ezanin atëherë kur të del sabahu”. Transmeton Buhariu.

Vonimi i syfyrit është më mirë për agjëruesin dhe që atë të mos e zë gjumi pa falur namazin e sabahut. Pra agjëruesi mund të hanë e pinë deri sa të del sabahu, mbështetur në fjalën e Allahut: Hani dhe pini derisa tu bëhet juve e qartë peri i bardhë nga peri i zezë. Për daljen e sabahut e vërteton ose me pamje në hapësirë apo sipas ezanit, apo lajmit nga njeri i besueshëm, e kur të del sabahu njeriu duhet ndal nga ushqimi e pija dhe të bën nijet me zemër agjërimin, e nijeti me të shprehur me fjalë nuk është traditë e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.

Prej veprave të preferuara  është edhe shpejtimi i iftarit, kur të vërtetohet perëndimi i diellit, për këtë tregon edhe hadithi që e transmeton Sehl ibn Sadi, radijallahu anhu se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Njerëzit do të jenë në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin”. Mutefekun alejhi.

Në një hadith kudsij Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Robërit më të dashur tek unë janë ata që përshpejtojnë iftarin”.

Prej sunetit është që njeriu të qel iftar, apo të nis iftarin me hurmë, e nëse nuk ka asnjë lloj të hurmës atëherë me ujë, siç transmeton Enesi radijallahu anhu: “I Dërguari salallahu alejhi ue selem bënte iftar para se të falte namazin me disa hurma të njoma, e nëse nuk kishte të njoma atëherë me të thata, e nëse nuk kishte as këtë, pinte ujë”. Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

E nëse nuk gjen asgjë, e bën iftar me zemrën e tij.

Duhet të bëhet lutje gjatë iftarit me lutjet që dëshiron.  I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Agjëruesit në kohë të iftarit lutjet nuk i kthehen që i bën”.  Në hadithin e ibn Omerit radijallahu anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, kur bënte iftar thoshte: “Shkoi etja u shuan damarët dhe fituam shpërblimin inshaallah”.

Prej veprave të preferuar gjatë agjërimit është edhe shpeshtimi i leximit të Kuranit, përmendja e Allahut, lutjes, namazi, sadakaja etj. Në sahihun e ibn Huzejmes dhe ibn Hibanit  është shënuar se i Dërguari salallahua lejhi ue selem ka thënë: “Tre njerëzve nuk u kthehet lutja: agjëruesit kur të bën iftar, imamit të drejtë dhe lutja e atij që i është bërë e padrejtë, e ngre Allahu mbi mjegullat e i hapen gjitha dyert e qiellit e thotë Allahu: “Pasha krenarisë dhe bujarisë Time, do të ndihmoj qoftë edhe pas një kohe”. Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Ibn Abasi radijallahu anhu tregon për të Dërguarin salallahu alejhi ue selem dhe thotë: “Ishte njeriu më bujar, dhe më bujari ishte në Muajin e Ramazanit kur takonte Xhibrilin, i cili ia mësonte Kuranin.Bujaria e tij përfshinte gjithë llojet e bujarisë, duke dhënë dijen, shpirtin, pasurinë për Allahun subhanehu ue teala  për ta shfaq fenë e vet, udhëzimin e njerëzve dhe të sjell dobinë në çdo mënyrë, duke mësuar të paditurit, kryerjen e nevojave të tyre, ushqimin e të uriturve. Bujaria e tij shtohej edhe më tepër në Ramazan për shkak bereqetit të kohës. Bashkimi mes agjërimit dhe ushqimit i të tjerëve janë shkak për të fituar xhenetin. Siç përmendet në sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se i Dërguari salallahu alejh iue selem ka thënë:“Kush prej jush është agjërueshëm sot? Ebu Bekri tha: “Unë. Tha: Kush prej jush ka përcjell xhenaze sot? Ebu Bekri tha: “Unë. Tha: “Kush ka ushqyer ndonjë të varfër sot? Ebu Bekri tha: Unë. Tha kush ka vizituar sot një të sëmurë? Ebu Bekri tha: Unë. Atëherë i dërguari salallahu alejhi ue selem tha: “Te kush janë mbledhur këto gjëra vetëm se e ka fituar xhenetin”.

Prej gjërave të preferuara është që agjëruesi ta ndjen madhësinë e dhuntisë së Allahut me agjërim, që ia ka mundësuar dhe ia ka lehtësuar që ta përfundon ditën e muajin. Ngase shumica e njerëzve janë të penguar nga agjërimi, qoftë se ata janë të vdekur, apo nuk kanë mundësi, janë të paaftë të agjërojnë, ose janë prej të devijuarve dhe prej atyre që kundërshtojnë agjërimin, Allahu na ruajt neve e i udhëzoftë ata.

Të falënderon agjëruesi për këtë dhunti që është shkak i faljes së mëkateve dhe shlyerjen të këqijave, shkak për ngritjen e gradave në vendin e kënaqësive, në afërsi të Zotit të Botëve.

Vëllezër, merrni këto rregulla dhe vepra të agjërimit, e ikni prej shkaqeve të hidhërimit e hakmarrjes, pajisuni me cilësitë e virtytet e të parëve, se nuk përmirësohet i fundit i këtij umeti pos ashtu siç janë përmirësuar të parët e këtij umeti.

Ibn Rexhebi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Agjëruesit janë dy grupe: të parët janë ata që braktisin ushqimin, pijen  dhe epshin për Allahun e Madhëruar, që shpresojnë te Allahu shpërblim në xhenet. Ky person ka bërë tregti me Allahun, e Allahu nuk e humb shpërblimin e atij që vepron mirë e as që e humb vepruesin e asaj vepre. Por fiton me fitim të madh. I Dërguari salallahu alejh iue selem i tha një njeriu: “Ti nuk do lësh një gjë që Allahu ka ndalu, e Allahu të mos e zëvendëson atë me më të mirë se ajo”. Transmeton Imam Ahmedi.

Agjëruesit i jepet në xhenet çfarë të dëshirojë nga ushqimi, pija dhe kënaqësive tjera, Allahu thotë:

 “Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë” Haka 24. Muxhahidi dhe të tjerët në komentim e këtij hadithi ka thënë: ka zbritur për agjëruesit.

Dhe në hadithin e Abdrahman ibn Semure që i Dërguari salallahu alejhi ue selem e ka pa një ëndërr: “Kam parë njërin prej umetit tim, që gulçonte nga etja, sa herë që afrohej afër një pusi, pengohej dhe largohej prej atij pusi, e erdhi agjërimi i Ramazanit e i dha të pijë ujë”. E transmeton Taberani.

E grupi i dytë prej agjëruesve: kush agjëron në dynja për Allahun, e ruan kokën dhe çfarë ka në të, e barkun e çfarë ka në të, kujton vdekjen  dhe belanë, dëshiron ahiretin, e le zbukurimin e kësaj bote, ky ditë të bajramit e ka takimin me Zotin dhe gëzimin e ka kur ta sheh Atë subhanehu ue teala.

Kush agjëron me urdhrin e Allahut nga epshet e tij në këtë dynja e arrin atë nesër në xhenet, e kush agjëron nga gjitha gjërat në këtë dynja për këtë bajram është kur ta takon Zotin e tij.

O ju që jeni penduar, agjëroni sot nga epshet dhe egot që të arrini takimin me Allahun subhanehu ue teala.

E lusim Allahun, që të na zbukuron me sinqeritet, të na mbarëson veprat tona me pasim të sunetit, e lusim Allahu të na zgjon nga shkujdesi, shkujdesi, të na shpëton nga fundosja, të na fal gabimet e të këqijat, neve, prindërve tanë dhe gjithë muslimanëve, me mëshirën e Tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1420

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin alejhi-selam.

Është e vërtet se besimtarët e dinë vlerën e shpërblimit për atë që e ushqen një agjërues, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit alejhi-selam: ”Kush e ushqen një agjërues ka shpërblimin sikur ai, pa u mangësuar shpërblimi i agjëruesit”. (Transmetojnë Ahmedi dhe Nesaiu, Albani e ka vërtetuar hadithin). Pejgamberi alejhi-selam ishte njeriu më bujar për në punë të hajrit. Në hadith të vërtet transmetohet se:“Pejgamberi i Allahut ka qenë mëbujar në Ramazan, gjatë kohës kur takohej me Xhibrilin alejhi-selam dhe kështu kur e takonte atë Xhibrilin alejhi-selam ai ishte më bujar se sa era e dërguar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Ne e dimë edhe gjendjen e selefëve-të parëve tanë të mirë në këtë aspekt, prandaj lutemi duke thënë: O Zot na bën si ata. – Shumë prej tyre këshilloheshin dhe bënin nxitje njëri tjetrin për ta ushqyer një agjërues, madje edhe disa prej tyre veten e lënin keq vetëm e vetëm që ta ushqejnë një agjërues.

 Ja disa shembuj prej tyre:

 ♦ Omeri (radijallahu anhu) gjithmonë kur agjëronte, asnjëherë nuk bënte iftarë pa të varfrit, e nëse ata familja e tyre e ndalonin Omerin nga kjo gjë me arsye, ai atë natë nuk hante darkë. Ndërsa gjatë ushqimit kur kalonte ndonjë lypës ai çohej në këmbe merrte pjesën e tij dhe ia dërgonte lypësit, dhe kur kthehej, familja e tij veç e kishin mbaruar tërë ushqimin që ishte në enë, dhe kështu fillonte agjërimin pa hëngër syfyr aspak.

♦ Erdhi një ditë një lypës tek imam Ahmedi rahimehullah, i cili i kishte vetëm dy kafshatë bukë të bëra nijet për syfyr dhe ia dha lypësit dhe kështu agjëroj pa syfyr.

♦ Imam ez-Zuhri kur hynte muaji i Ramazanit thoshte: Me të vërtet këtë muaj e veçojnë dy gjëra leximi i kuranit dhe ushqimi i agjëruesve.

♦ Hasan el-Basriu e kishte si zakon ti ushqen vëllezërit e tij duke qenë agjërues nafile, dhe u bënte muhabet duke u ushqyer ata.

♦ Abdullah ibn Mubareki gjatë udhëtimit i ushqente vëllezërit e tij me ëmbëlsira duke qenë vet agjërues.

♦Transmetojnë disa nga selefët se në xhaminë e Pejgamberit alejhi-selam, janë falur disa njerëz të cilët asnjëherë nuk kanë ngrënë iftarin vet, nëse ka pas dikush të hanë me ta ifarë kanë ngrënë, përndryshe kanë dalë në xhami me ushqimin e tyre dhe kanë ngrënë bashkë me njerëz tjerë.

♦ Imam Shafiu rahimehullah, thotë: Shumë e preferuar është tek unë që ta shoh një njeri ta shton bujarinë në punë të mira gjatë muajit të Ramazanit duke e marrë si shembull Pejgamberin alejhi-selam, duke e ditur që njerëzit kanë nevojë për shërbimin e tij, duke e ditur se njerëzit janë të zënë me agjërim dhe kanë lënë pas dore punët me të cilat fitojnë riskun.

Pyetje: Transmetohet në hadith se:” Kush i jep iftar një agjëruesit fiton sevapin e tij pa u mangësuar nga sevapi i agjëruesit asgjë”. – Pra, a mjafton për ta marrë këtë shpërblim vetëm një kokërr hurme dhe një gotë me ujë apo jo?

Përgjigja: Dijetarët kanë polemizuar rreth kësaj çështje, disa prej tyre kanë thënë: Qëllimi i fjalës “kush e ushqen” në hadith është të ushqehet me diçka minimale qoftë ajo siç është një kokërr hurme. Grupi tjetër i dijetarëve thonë:” Kuptimi në këtë hadithë është për qëllim që agjëruesi të ngopet ashtu që të ketë energji për ta kryer namazin e natës dhe ndoshta edhe të mos ketë nevojë më për syfyr.

Shejh Uthejmini thotë:” Kuptimi i hadithit tregon se nëse e ushqen një agjërues edhe me një kokërr hurme ka shpërblimin sikur ai, dhe për këtë njeriu duhet ta ketë parasysh dhe të mundohet që të ushqen sa ma shumë agjërues”.

Allahu e di më së miri, Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin alejhi-selam.

Sejfullah Sejfuli

0 1245

Edhe pse agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit ka për qëllim ngritjen sa më të lartë shpirtërore, gjatë këtij muaji rrënjoset një ndjenjë e devotshmërisë dhe e vetëpërmbajtjes në jetën e muslimanit. Agjërimi ka edhe efekte pozitive të pamohueshme në shëndetin e një individi. Obeziteti dhe kontrolli i peshës është vetëm një prej tyre, madje trashje sot është një problem në mbarë botën. Ndryshimi i stilit të dietës drejt një ushqimi më yndyror, ka rritur numrin e njerëzve të dhjamosur dhe mbipeshë kudo në botë.

 

Si pasojë klinika të ndryshme kanë hapur qendra për të reduktuar peshën në një kohë të shkurtër, pra po mundohen me të madhe ta luftojnë këtë dukuri e cila është shndërruar në një pandemi pa zgjidhje.

 

Megjithatë në krahasim me agjërimin e Ramazanit, i cili zvogëlon peshën prej rreth (1-2 paund që i bie 450-900 gr) ne javë (varësisht prej tipit obez dhe personit) metodat e shpejta për të rënë nga pesha të kombinuara si drogat-barnat, stërvitjet apo dieta-regjimet mund të jenë edhe të rrezikshme. Një letër botuar në “Sunday Telegraph” tregoi se një humbje peshe më shumë se 5 £ – 2.25 KG ne jave çon në formimin e gurëve në tëmth, të cilat në disa raste kërkojnë cholecystectomy (nxjerrjen e tyre me anë të operacionit) .

 

Ajo që gjithashtu shihet është se njerëzit të cilët humbin peshë nga regjimi ose metoda të tjera nuk mund të mbajnë peshën e tyre për një kohë të gjatë në të njejtin nivel, dhe kanë tendencë për të fituar peshë më shumë pas një farë kohe. Kjo “dieting” sot është jashtë mode dhe është një trend jo i përshtatshëm i cili edhe rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës.

 

Përveç dietës, medikamenteve dhe ushtrimet fizike, modalitetet tjera të ndryshme që përdoren për të trajtuar obeziteti përfshijnë edhe opsionet kirurgjikale si gjatë “ngritjes së stomakut”, aplikimi i një rrjeti të telit në fundit e nofullave për të ndaluar ngrënien e tepërt. Por metodat e tilla të tmerrshme kanë edhe komplikimet e tyre. Në të kundërt, humbja e peshës në mënyrë graduale dhe të përgjithshme nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin. Madje edhe vetë agjërimi i Ramazanit i cili zgjatë për një muaj të vetëm, mund të mos jetë i mjaftueshëm për të prodhuar rezultate të kënaqshme në njerëzit me mbipeshë dhe të trashë, por ajo duhet të vazhdohet edhe pas edhe përpara Ramazanit, pra agjërimi.

Këtu pra stopon shkenca dhe ne e lëmë që të udhëhiqemi nga thëniet Profetike, në të cilën ai a.s. këshilloi Abdullah ibn Amrin r.a. i cili ishte shumë i dhënë pas agjërimit, pra ai agjëronte çdo ditë, që të agjëroj në ditët alternative, siç janë edhe hadithet: Tre ditët e bardha të çdo muaji, e hëna dhe e enjtja e çdo jave apo si agjërimi më i mirë e ai ishte agjërimi i Davudit a.s. i cili një ditë agjëronte dhe një ditë prishte.

 

Kurse në këshillën e tij, në këtë rast Profeti ynë i dashur a.s. i preferoj Abdullah ibn Amrit r.a. që ta zgjedh mënyrës e agjërimit të profetit David a.s. e ajo ishte një ditë po dhe një ditë jo.

 

Nëse ne mendojmë në lidhje me agjërimin të ditëve alternative, ne gjejmë se kjo është zgjidhja më e mirë për të reduktuar peshën, e cila nuk i shkakton dëm trupit dhe nuk ka sjellë komplikime. Agjërimi alternativ është gjithashtu një zgjidhje e mirë për çrregullimet e rëndë të ngrënies si humbjen e oreksit për shkak të neurozës, e cila ka një normë të vdekshmërisë prej rreth 5 për qind.

 

Anorexia nervosa është një çrregullim i cili zakonisht shihet në vajzat dhe gratë që nga dëshira për të humbur peshë fillojnë të përdorin dieta ekstreme, ora han shumë pak. Si rezultat i kësaj ato bine nën peshë dhe mund të zhvillojnë komplikime të rënda. Për këta lloj të pacientëve agjërimi në ditët alternative është mënyra më e mirë për të kontrolluar peshën në vend se ta “kërcënojnë” jetën nga dieta e vazhdueshme.

 

Agjërimi i Ramazanit është gjithashtu një zgjidhje e mirë për një tjetër “anorexia nervosa” e ky çrregullim quhet Bulimia nervore. Në të cilat pacientët kanë humbje kontrolli mbi sjelljen ne kohen kur hanë dhe provokimi i nxjerrjes së ushqimit nëpërmjet vjelljes së provokuar çdo here pasi që kanë ngrënë diçka. Tek këta pacient mund të konsumohen mbi 20.000 kalori në një ditë, kurse si përgjigje për këtë për njerëzit është Ramazani në të cilin besimtarët mësojnë kontrollin ndaj ngrënies, pra pikërisht kjo maturi ndihmon që pacientët që vuajnë nga Bulimia nervosa ti shpëtojnë këtij zakoni të “sëmurë”.

 

Në vitet e fundit janë të njohura disa çrregullime periodike të ngrënies, ata janë Çrregullimi sezonal i ngrënies (DUD), Sëmundja e karbohidrateve Obezitare (CCO), dhe sindroma paramenstruale. Në të gjitha këto çrregullime pacientët në periudha të caktuara kërkojnë konsumim intensive të ngrënies si pasojë e rënies së madhe, pra agjërimi i Ramazanit dekurajon zakone të tilla dhe në mënyrë efektive trajton këto tendenca për humbje të peshës.

 

Për ta përfunduar, agjërimi i Ramazanit dhe agjërimi në ditët alternative është zgjidhja më e mirë për të kontrolluar obezitetit, madje edhe për ta luftuar atë, madje siç dihet nëse është nga lloji i ashpër (ku personat kanë më shumë se 30% të peshës së tyre trupore mbi peshe), bëhet një rrezik i pavarur nga sëmundjet koronare të zemrës.

Gjithashtu duhet cekur se ashtu sikurse obeziteti sot po ngjitet lartë në mënyrë rrëqethëse në listën e sëmundjeve më të shpeshta dhe po i afrohet atyre me vdekshmëri më të lartë siç janë sëmundjet koronare të zemrës dhe kancerit, ashtu edhe agjërimi ngjitet dita ditës në listën si kura, mjekimi apo trajtimi më i përshtatshëm për obezitetin, duke i tejkaluar trajtimet e deritanishme që janë paraqit si zgjidhje për obezitetin.

 

Dr. Muhamed Karim Bibani, Xhide-Arabi Saudite

Përktheu dhe përshtati: Dr. Visar Xhaferi

0 1379

Robër të Allahut, dijeni se Allahut tëLartësuar i takon gjykimi absolut dhe urtësia në atë që ai ka krijuar dhe e ka ligjësuar, Ai (Allahu) është i Urti, nuk i krijoi robërit e Tij për lojë, nuk i ka lënë ata për kotë dhe as që i ka detyruar me ligje  për kot, por i ka krijuar për një gjë madhore, ua sqaroi atyre rrugën e drejtë, i detyroi me ligje e urdhra me të cilat shtohet besimi, plotësohet adhurimi i tyre. E nuk ka asnjë adhurim (ibadet) të cilin e ka obliguar Allahu për robërit e Tij pos në të ka urtësi të mëdha, të cilat i ka kuptuar kush i ka kuptuar e nuk i ka kuptuar injoranti. Injoranca jonë, mosdija, moskuptimi i urtësisë së ndonjë ibadeti nuk është argument se ai adhurim është i mangët nga urtësitë, por gjithsesi kjo gjë është argument për pa aftësinë e mangësinë që kemi për të kuptuar urtësinë e Allahut të Lartmadhëruar, për këtë flet edhe fjala e Allahut: “dhe nuk u është dhënë juve nga dituria, vetëm se pak”. Isra 85.

Allahu i ka ligjësuar adhurimet, ka detyruar zbatimin e tyre nëpërmjet teksteve të Kuranit apo Sunetit të, të Dërguarit salallahu alejhi ue selem i ka rregulluar marrëdhëniet, si test që të qartësohet se kush është adhurues i Zotit e kush është adhurues i epshit të tij, kush i pranon këto urdhra e rregulla me zemër të hapur dhe shpirt të qetë është adhurues, rob i Allahut, i kënaqur me ligjin e Tij, që i jep përparësi adhurimit të Allahut para epshit së tij, e kush nuk i pranon adhurimet e as që pason rregullat,  vetëm në ato që i përshtaten dëshirës dhe egos së tij ai është adhurues i epshit të tij, i hidhëruar ndaj ligjit të Allahut dhe refuzues i adhurimi të Zotit. Epshin e tij e ka bërë prijës që duhet pasuar dhe dëshiron që ligji i Allahut të jetë pas dëshirës së tij, Allahu thotë: “A e ke parë ti atë, që epshin e vet e ka marrë për hyjni” A donë t’i bëhesh mbrojtës atij.”

Po ashtu Allahu thotë: “E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithate që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur’an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet”. Muminun 71

Nga urtësia e Allahut është që adhurimet i ka bërë të llojllojshme që të gjejnë pranim dhe të shkaktojnë kënaqësi tek njerëzit, dhe që Allahu ti pastrojë ata që kanë besuar. Është interesante se ka prej njerëzve që pajtohet me një lloj të adhurimi dhe i përmbahet atij dhe hidhërohet me një lloj tjetër dhe e neglizhon, nënvlerëson, anashkalon atë adhurim.

Allahu bëri disa adhurime të cilat lidhen me vepra të gjymtyrëve sikurse namazi, e disa që kanë të bëjnë me dhënien e pasurisë, që është e dashur për njeriun, sikur që është zeqati, e prej adhurimeve që ka të bëjë edhe me vepra me gjymtyrë edhe me shpenzim të pasurisë siç është haxhi apo xhihadi, e prej adhurimeve që ka të bëjë me pengimin e nefsit nga gjërat që i dëshiron dhe e tërheqin sikur që është agjërimi. Nëse robi i Allahu i kryen këto adhurime të ndryshme, i realizon ato në formën e kërkuar pa teprim e as neglizhencë, lodhet për to, vepron, mundohet për gjërat që i dëshiron dhe ndalet e pengohet nga ato gjëra që ia dëshiron nefsi në shenjë respekti dhe zbatimi të urdhrit të Tij, i kënaqur me ligjin e Allahut, është argument për adhurimin e tij të plotë, për bindjen, nënshtrimin, dashurinë për Zotin, për ta madhëruar Atë.

Nëse kjo gjë është e qartë, atëherë agjërimi ka urtësi të shumta si rezultat i të cilave është bë që të jetë obligim prej obligimeve të islamit dhe një rukn (shtyllë) prej shtyllave të tij.

Pre urtësive të agjërimit fillimisht mund të përmendim se agjërimi është adhurim, ibadet për Allahun e Madhëruar, me të cilin afrohet robi tek Zoti duke lënë gjërat e dëshiruara si ushqimet, pijet e marrëdhëniet intime, me këtë shfaq sinqeritetin dhe vërtetësinë e besimit të tij, adhurimin e plotë, dashurin e fortë për Allahun dhe shpresën që ka tek Ai për të fituar shpërblimin.

Ngase njeriu nuk i le gjërat e dashura për të, vetëm për hir të dikujt që është më i madh tek ai se sa ato gjëra. E kur besimtari të din se kënaqësia e Allahut gjatë agjërimit është me lënien e epsheve, i jep përparësi kënaqësisë së Zotit para epshit të tij, për atë shumica e besimtarëve po nëse rihet po edhe burgoset vetëm se ta prish agjërimin qoftë edhe një ditë të Ramazanit pa arsye nuk e prish. E kjo është një urtësi pre urtësive më të mëdha të agjërimit.

Prej urtësive tjera është se agjërimi është shkak i devotshmërisë, siç thotë Allahut i Lartmadhëruar: “O ju që keni besuar, u është bërë obligim agjërimi ashtu siç ka qenë obligim për ata para jush, që të bëheni më të devotshëm”.Bekare 183

Agjëruesi është i urdhëruar ti veproj adhurimet e të largohet nga mëkatet, sikur që ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: “Kush nuk e le gënjeshtrën, të vepruarit me të, Allahu nuk është i nevojshëm që ai të le ushqimin e pijen”. E transmeton Buhariu.

Kur agjërues është i veshur me agjërim ai çdo herë që i vije ndërmend të bën një mëkat kujton se është agjërueshëm dhe ndalohet nga mëkati, për atë i dërguari salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar që agjëruesi të përgjigjet për atë që e fyen apo e shanë të thotë: “Unë jam njeriu që agjëroj”. Për të pas kujdes se agjëruesi është i urdhëruar të abstenon nga sharja e fyerja, dhe ta përkujton veten se ai është i veshur me agjërim e duhet ndaluar nga kundërpërgjigjja me sharje e fyerje.

Prej urtësive është se zemra pasurohet me meditim dhe përmendje të Allahut, ngase pasimi i epsheve sjell shkujdesin, ndoshta edhe ngurtëson zemrën dhe e verbëron ndaj hakut, për atë i dërguari salallahu alejhi ue selem ka udhëzuar për pakësimin e ushqimit dhe pijes, dhe ka thënë: “Nuk ka mbushur biri i Ademit enë më të keqe se sa barkun e tij, i mjaftojnë atij disa kafshata që do ta mbajnë, e nëse është me doemos atëherë një të tretën për ushqim, një të tretën për pijë dh enjë të tretën për frymëmarrje”. Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe ibn Maxhe.

Në sahihun e Muslimit shënohet se Handhale Esedij që ishte prej shkruesve të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, një ditë i tha të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Handhaleja është bërë mynafik dyfytyrësh? Pra i thoshte për veten e tij, e i Dërguari salallahu alejhi ue selem i tha: Për çfarë? I tha: “O i dërguar i Allahut kur jemi me ty, na e përkujton zjarrin dhe xhenetin sikur ta shohim me sytë tanë, e kur të largohemi prej teje preokupohemi me gratë e fëmijët dhe gjëra që të humbin kohën e harrojmë shumë. Atëherë i Dërguari salallahu alejhi ue selem i tha: “Betohem në Atë që shpirti im në dorën e Tij nëse ju do të vazhdonit ashtu siç kur keni qenë tek unë do t’u përshëndetshin melaqet për dore kur ju jeni të lirë apo të zënë me punë, mirëpo o Handhale një çast kështu e një çast ashtu”.

Ebu Sulejman Darani ka thënë: “Nefsi kur të ndjen uri apo etet, zemra pastrohet dhe zbutet e kur ngopet zemra verbërohet.”

Prej urtësive të agjërimi është se i pasuri kupton madhështinë e dhuntisë së Allahut për pasurinë që ia ka dhënë, që Allahu e ka begatuar atë me ushqim, pije e familje që shumë prej krijesave janë privuar nga ato të mira, e falënderon Allahun për dhuntinë dhe këtë mundësi që ia ka dhënë, e të kujton vëllanë e tij që është i varfër i cili ndoshta fle i uritur e ai i jep lëmoshë me çka ai do të mbulon trupin e tij dhe të ndal urinë. Andaj i Dërguari salallahu alejh iue selem ishte më bujari prej njerëzve dhe ishte edhe më bujar gjatë Ramazanit kur e takonte Xhibrilin i cili ia mësonte Kuranin.

Prej urtësive të agjërimit është ushtrimi i përmbajtjes dhe kontrollimit së nefsit, fuqia për ta frenuar atë, që të mundet ai ta udhëheq atë në gjëra që janë mirësi dhe lumturi për të, ngase nefsi është tërheqëse e nxit kah e keqja pos atij që Allahu e ka mëshiruar dhe e ka mbrojtur.

Ta ndal nefsin e tij nga mendjemadhësia deri sa ti nënshtrohet të vërtetës dhe të bëhet i butë me krijesat.

Prej urtësive të agjërimit është se damarët e gjakut ngushtohen për shkak të urisë dhe etjes, e me këtë ngushtohet qarkullimi i shejtanit nëpër trup, ngase shejtani qarkullon nëpër damarët e gjakut siç citohet edhe në hadithin që gjendet në dy sahihët, e me agjërim heshtin cytjet e shejtanit e thyhet intensiteti i epshit dhe nevrikosjes. Për atë i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “O ju të rinj kush  ka mundësi prej jush të martohet le të martohet, ngase kjo e ul shikimin dhe mbron nderin, e kush nuk ka mundësi le të agjërojë, kjo për të është mbrojtje”. Mutefekun alejhi.

Po ashtu urtësi e agjërimit janë edhe dobitë shëndetësore të cilat i sjell agjërimi duke pakuar ushqimin, dhe lehtësimin e sistemit të tretjes për një periudhë të caktuar dhe të depozitimit të disa yndyrave dhe mbeturinave të dëmshme për trupin, etj. A ka urtësi më të madhe të Allahut, ligje më të dobishme për krijesat?

Allahu na bëftë ta kuptojmë fenë dhe urtësitë e fshehtësitë të ligjeve të tij, të na përmirësojë neve punët e fesë e të kësaj bote, të na falë neve prindërve tanë dhe gjithë myslimanët, me mëshirën e Tij, vetëm Ai është Gjithëmëshirshmi Mëshiruesi. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguari e fundit.

Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

2 38184

Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e imanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

Allahu i Madhëruar dërgoi Pejgamber, zbriti libra, caktoi ligje dhe dispozita dhe e mësoi robin se çka duhet të vepron duke qenë i gjallë dhe poashtu e mësoi se çka duhet të vepron kur njeriu ndërron jetë dhe si do të jetë gjendja e tij në ahiret. Nuk lejoi që njeriu vet të cakton ligje dhe rregulla për arsye se dija e tij është e mangët dhe e përkufizuar por e detyroi t’i ndjek ligjet dhe dispozitat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ndjekjen e rrugës së tij e bëri të jetë anija e shpëtimit të robit në dynja dhe ahiret. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, na lajmëroi për çdo gjë që i bën dobi dhe e dëmton njeriun duke qenë i gjallë apo duke qenë i vdekur dhe na detyroi që ta pasojmë rrugën e tij dhe çdo vepër që nuk e ka vepruar ai e konsideroi si risi në fe.

I vdekuri mundet të përfiton edhe pas vdekjes së tij dhe për këtë dëshmojnë Allahu dhe i Dërguari i Tij. Jeta e varrit dhe ahireti janë prej gjërave të fshehta që muslimani detyrohet t’i beson thellësisht dhe ajo që i bën dobi të vdekuri nuk kemi mundësi ta dimë përveç se nëpërmjet shpalljes dhe për këtë arsye duhet të kapemi fort për të dhe mos të veprojmë vepra të cilat  bien ndesh me rregullat e fesë dhe në fund mos të përfitojmë as ne dhe as i vdekuri prej nesh.

Veprat që mundet të përfiton i vdekuri janë të shumta dhe të llojllojshme dhe ato vijnë si rezultat i veprave të tij dhe gjurmëve të këtyre veprave që i ka punuar duke qenë i gjallë dhe poashtu mundet t’i vijnë edhe prej të tjerëve të cilët dëshirojnë t’i bëjnë mirë vëllait të tyre musliman.

Robi i Allahut gëzohet kur i vijnë të mirat e njëpasnjëshme, prej familjes apo shokut, prej lëmoshave që i ka dhënë apo prej veprave që i ka punuar, dhe ai është në varr.  I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, përgëzoi se ekziston një grup njerëzish të cilët shpërblehen edhe pas vdekjes së tyre. Ata edhe pse janë të vdekur, veprat e mira të tyre janë të gjalla dhe nuk u kanë vdekur dhe u lumtë atyre për atë që e vepruan deri sa ishin të gjallë.

Pra, veprat që mundet të përfiton njeriu pas vdekjes së tij ndahen në dy lloje:

Lloji i parë: Veprat që i përfiton i vdekuri nga të tjerët dhe ato janë:

Falja e namazit të xhenazes së tij.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk ka ndonjë musliman që vdes e ta falin xhenazen e tij dyzet burra, të cilët nuk i shoqërojnë Allahut asgjë vetëm se Allahu do t’i bëj ata ndërmjetësues për të”.

Poashtu i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nëse ka një të vdekur (musliman) që ia falin namazin e xhenazes një grup muslimanësh që mbërrin të njëqind vetët, ku që të gjithë ndërmjetësojnë për të, atyre do t’u pranohet të ndërmjetësojnë për të”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se qëllimi i faljes së namazit të xhenazes është lutja për të vdekurin.

Një prej lutjeve më të mira dhe më të plota që kanë ardhur është ajo që na e përcjell Auf ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ia fali namazin një xhenazes dhe në lutjen e tij tha: “O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe kij ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (ten) me një më të mirë, fute në xhenet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit”.

Përcjellësi i këtij hadithi thotë. “Pasha Allahun në atë moment shpresova që unë të jam i vdekuri”.

Muslimani kur i mëson këto argumente padyshim se e stimulojnë që ai të prezanton në xhenazet e vëllait të vet musliman dhe të shpreson se me lutjet e tij Allahu të vdekurit mëkatet do t’ia fal dhe do ta mëshiron.

Qëndrimi tek varri i të vdekurit, lutja për të dhe kërkimi i faljes për të.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, kur e lëshonte të vdekurin në varr thonte: “BISMILAH UE ALA SUNETI RESULILAH”. (Në emër të Allahut dhe sipas traditës së të Dërguarit të Allahut).

Othmani, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, pasi që i varroste të vdekurit qëndronte tek varri i tij dhe thonte: “Kërkoni falje për vëllanë tuaj, lutuni për të që të forcohet, sepse ai tani është duke u pyetur”.

– Lutje për të vdekurin gjatë vizitës së varrezave.

Gjatë vizitës së varrezave është sunet të këndohet një lutje e posaçme, të cilën na e tregon i Dërguari, alejhi salatu ue selem, në një hadith dhe thotë: “ES-SELAMU ALEJKUM EHLED-DIJARI MINEL-MU’MININE  VEL MUSLIMINE VE IN’NA INSHA-ALLAHU BIKUM LAHIKUN. NES’ELU-ILAHE LENA VE LEKUM EL-AFIJE.”. (Es-selamu alejkum o ju banorë të këtij vendi, besimtarë e muslimanë. Edhe ne inshallah, me urdhrin e Allahut, kur të vijë përcaktimi i Tij, me ju do të radhitemi. Lusim Allahun për ne dhe për ju që të na mëshirojë!).

Gjithashtu preferohet të bëjmë lutje të ndryshme për faljen e mëkateve për shpëtimin e tyre, shpërblimin me xhenet, etj.

Lejohet edhe të ngrihen duart gjatë lutjes, por kërkohet që gjatë lutjes të kthehemi nga Kibla dhe jo nga varret. Pastaj është mirë që gjatë vizitës ta kujtojmë veten se aty do të jetë vendbanimi i ardhshëm i yni dhe të mundohemi të shfrytëzojmë nga koha jonë e mbetur.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se dijetarët janë unik në atë se lutja u bën dobi të vdekurve dhe shpërblimi i saj u shkon atyre.

El Kasimij, Allahu e mëshiroftë, thotë se prej drejtave të vëllazërisë dhe shoqërisë është që të lutesh për vëllaun tënd musliman duke qenë ai i gjallë dhe poashtu pas vdekjes së tij, duke u lutur për të dhe për familjen e tij me gjitha ato dua që lutesh edhe për vetveten tënde.

– Lutja e muslimanëve në përgjithësi për të vdekurit.

Lutja e muslimanëve që bëhet për të vdekurit i shkon të vdekurve dhe ata përfitojnë prej lutjeve të tyre duke u bazuar në fjalët e Allahut të Madhëruar i cili thotë: “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”. Hashr 10.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Kur muslimani lutet për vëllanë e tij, pa ditur gjë (ky i fundit), lutja pranohet. Tek koka e lutësit qëndron një melek i ngarkuar të thotë, pas çdo lutjeje të mirë për vëllanë musliman, Amin, të dhëntë Allahu edhe ty të njëjtën gjë!“.

Kjo përfshin lutjen e muslimanit për vëllanë e tij që s’është prezent, qoftë gjallë apo i vdekur.

– Përshpejtimi në pagimin apo larjen e borxhit që e ka i vdekuri.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Shpirti i njeriut është i lidhur për borxhin e tij deri sa t’i paguhet apo lahet”. 

Hakimi në Mustredekin e tij na e përcjell hadithin e Xhabir ibën Abdullahit, i cili thotë: “Vdiq një njeri dhe ne e pastruam, e qefinosëm, dhe pastaj e venduam në vendin ku i falim xhenazet. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, lajmëroi për faljen e xhenazes, por para saj na tha: “A ka ky vëllai juaj borxhe?” – I thamë : Po, dy dinar. U largua prej aty dhe tha: “Faljani ju namazin e xhenazes vëllait tuaj”. Në atë moment u lajmërua një njeri, të cilin  e quanin Ebu Katade, dhe tha: O i Dërguar i Allahut, unë e marr përsipër atë borxh.-  I tha i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem: “Atëherë, a pranon që borxhi i tij të bëhet përgjegjësi e jotja dhe e pasurisë tënde, ndërsa i vdekuri të jetë i pastër prej saj”. – Ebu Katade i tha se unë pranoj që të jetë përgjegjësia e imja, e pastaj ia falën namazin bashkë me Pejgamberin, alejhi salatu ue selem. Gjithnjë kur e takonte Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, Ebu Kataden e pyeste se a e ka pastruar borxhin e të vdekurit, derisa një ditë i tha Ebu Katade se e pastroi borxhin, dhe Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: “Tani është flladitur lëkura e tij në varr”. (Dmth. Tani i është flladitur lëkura, se në atë moment është larguar prej tij dënimi i Allahu).

Ky hadith është argument se të vdekurit mund t’ia lan borxhin edhe njerëz që s’i ka të afërt dhe se larja e borxhit është shkak për ngritjen e dënimit prej tij.

– Dhënia e lëmoshës për të vdekurin.

Imam Buhariu dhe Muslimi shënojnë një hadith prej Aishes, radijallahu anha, se një njeri i tha Pejgamberit, alejhi salatu ue selem: “O i dërguari i Allahut, nëna ime është arratisur (ka vdekur) dhe s’ka lënë fare testament. Sikur të fliste do të jepte sadaka. A ka shpërblim ajo nëse unë do të jepja për të?. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, tha: “Po!”.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se lëmosha e dhënë për të vdekurin i bën dobi të vdekurit dhe i arrin shpërblimi i saj dhe në këtë janë unik të gjithë dijetarët.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se nuk ka aspak divergjencë mes dijetarëve të Ehli Sunetit se lëmosha i bën dobi të vdekurit dhe nëse njeriu jep lëmoshë për të ajo i shkon”.

– Kryerja e Haxhit për të vdekurin.

Një grua e kishte pyetur Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, për babain e saj, të cilin detyrimi i haxhit e kishte gjetur si plak të vjetër i cili nuk mund ta përballonte hipjen dhe udhëtimin i vetëm, që pastaj kishte vdekur – A ta kryente haxhin për të? Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha: “Po, kryeje haxhin për të”.

Dhe një grua tjetër – siç theksohet në hadithin e Ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e kishte pyetur Pejgamberin, alejhi salatu ue selam: “A ta kryente haxhin për nënën e saj, e cila ishte zotuar se do ta kryente haxhin, por kishte vdekur?”.  Ai i thotë: “Kryeje haxhin për të, çfarë mendon, në qoftë se ajo të kishte borxh, a do t’ia kishe paguar?”. Ajo tha: “Po!”. Ai thotë:“Atëherë, paguaja, se Allahu është më i merituar që t’ia përmbushësh zotimin”.  Sipas një transmetimi tjetër, thuhet: “Borxhi i Allahut është më prioritar për tu paguar”.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se në këto hadithe të sakta kemi argumente të qarta se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, urdhëroi në kryerjen e Haxhit detyrues për të vdekurin dhe kryerjen e Haxhit në të cilin është zotuar i vdekuri se do ta kryen dhe nuk e ka kryer zotimin e tij dhe poashtu ka urdhëruar në plotësimin e agjërimit që është zotuar se do ta agjëron i vdekuri dhe nuk e ka agjëruar, dhe i urdhëruari herë është i biri, e herë i vëllau dhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, këtë e përngjasoi me borxh që bie mbi të vdekurin. Borxhi lejohet që të paguhet nga çdonjëri dhe poashtu edhe Haxhi lejohet ë të kryhet prej çdo muslimani.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se kjo vlen vetëm se për ata që kanë pasur arsye në moskryerjen e këtyre adhurimeve, kurse ata që kanë pasur mundësi t’i kryejnë adhurimet si Haxhin apo dhënien e zeqatit dhe nuk e kanë bërë për ta nuk ka nevojë as të kryhet Haxhi e as të jepet zeqati për arsye se ajo nuk u pranohet.

Lloji i dytë: Veprat që i përfiton i vdekuri prej punës së vet dhe prej gjurmëve të atyre veprave dhe ato janë:

– Veprat që i ka punuar në dynja dhe gjurmët e tyre dhe lëmoshat që i ka dhënë.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre”. Jasin 12.

Seid ibën Xhubejri, Allahu e mëshiroftë, e komenton këtë ajet dhe thotë: “Ato vepra të cilat i shpikën dhe i vepruan në dynja dhe pas vdekjes së tyre i vepruan të tjerët. Në rast se ishin vepra të mira dhe njerëzit vepron me to, atëherë ata do të shpërblehen edhe pas vdekjes së tyre duke mos ia pakësuar shpërblimin atij që e vepron në këtë botë”.

 Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, e komenton këtë ajet dhe thotë: “I shënojmë të gjitha veprat të cilët i kanë vepruar me duart e tyre dhe poashtu gjurmët e këtyre veprave të cilët i kanë vepruar edhe të tjerët dhe nëse janë të mira shënohen si të mira e nëse janë të liga u shënohen si të liga”.

Atë çka e vepron fëmija i mirë prej veprave të mira, prindërit fitojnë prej shpërblimit të veprës së tij, duke mos iu pakësuar shpërblimi fëmijës.

Kjo vjen për shkak se fëmija është prej punës së tyre dhe arritjes së tyre.

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar”. Nexhm 39.

 Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, shënon një hadith nga Aisha, radijallahu anha, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ushqimi më i mirë i njeriut është të cilin e fiton vet, dhe fëmija i tij është nga fitimi i tij.”

 –  Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të”.

 Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, nuk ka thënë se i vdekuri nuk përfiton prej veprave të tjerëve. Nëse lutet për të i biri kjo është prej veprave të tij që nuk ndërpritet dhe nëse luten për të  të tjerët kjo nuk është prej veprave të tij, mirëpo ajo i bën dobi dhe i vdekuri përfiton prej saj.

 – Trashëgimi i Musafit, ndërtimi i xhamisë, ndërtimi i strehimoreve dhe hapja e lumeve.

 Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, me një hadith që e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Veprat dhe gjurmët e mira që i takon besimtari pas vdekjes së tij janë: dija që ia ka mësuar dikujt dhe e ka shpërndarë, pastaj fëmijën e mirë që e ka lanë dhe bën dua për të, pastaj musafin që ia ka trashëguar ndokujt, apo xhamin çka e ka ndërtuar, apo strehimoren që e ka ndërtuar për udhëtarët dhe kalorësit, apo lumin të cilin e ka hapur, apo lëmoshën që e ka dhënë prej pasurisë së tij, duke qenë i gjallë dhe me shëndet të mirë, të gjitha i takon pas vdekjes së tij.”

 Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se muslimanët janë unik në atë se lënia e xhamive dhe vendeve tjera si vakëf është vepër e saktë dhe e drejtë dhe se vakëfi as nuk shitet, as nuk dhurohet dhe as nuk trashëgohet. Në të duhet të respektohen kushtet e vakëfit dhe padyshim se në vakëf ka shumë mirësi dhe konsiderohet si lëmoshë e vazhdueshme.

 Imam el Menavi, Allahu e mëshiroftë, thotë se shpërblimet e këtyre veprave të lartpërmendura i shkojnë të njeriut edhe pas vdekjes se tij dhe njeriu kur vdes i ndërpriten veprat përveç se prej tyre.

 – Nëse i vdekuri ka shpikur një vepër të mirë apo ka thirrur në udhëzim.

 Transmeton Muslimi në Sahihin e tij prej hadithit të Xherir ibën Abdullahit, se Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë :”Kush shpik një vepër të mirë, ai do të ketë shpërblimin e tij dhe shpërblimin e atyre që do e veprojnë pas tij, duke mos e pakësuar aspak shpërblimin e tyre.”

 – Mbjellja e ndonjë peme apo fare që e mbjell.

 Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Muslimani fiton sadaka për çdo pemë që e mbjell dhe për çdo farë  që e mbjell dhe që është ushqyese e shpezës dhe njeriut dhe kafshëve”.

 Poashtu ka thënë : “Muslimani fiton sadaka prej çdo gjëje që mbillet e që hahet prej asaj që i vilet. Çdokush që mbjell, fiton prej saj sadaka deri në Ditën e Kiametit”.

 Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Këto hadithe janë argument për vlerën e madhe që e ka mbjellja e pemëve apo e fareve dhe se shpërblimi i atij që mbjell është i vazhdueshëm deri sa ekziston ajo pemë dhe ajo që ka dalë prej saj”.

 Këto pra janë veprat të bazuara në Kuran dhe Synet që mundet të përfiton i vdekuri prej vetvetes dhe prej të tjerëve pasi që t’ia dorëzon amanetin Allahut. Poashtu ka edhe vepra tjera për të cilat njerëzit mendojnë se të vdekurit munden të përfitojnë prej tyre po në fakt ato vepra bien në kundërshtim me parimet fetare dhe i vdekuri nuk përfiton asgjë prej tyre. Cilat janë ato? Me lejen e Allahut në shkrimin e ardhshëm do t’i ceki se cilat janë veprat që i vdekuri nuk ka dobi prej tyre,

 E lus Allahun që të na fal dhe mëshiron dhe në xhenetin e Tij me gjithë muslimanët të na bashkon.

 Përgatiti dhe përkthehu: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË