Arhiva MujoreOctober 2014

0 1455

I falënduar qoftë Allahu i cili dërgoi të dërguarin e tij me udhëzim dhe fe të vërtetë, që ajo fe të dominojë mbi fetë tjera edhe pse këtë e urrejnë mosbesimtarët. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi imamin e pejgambereve, Muhammedin, mbi familjen, shokët dhe pasuesit e tij.

Një bandë e koptëve të cilët i dëboi vendi i tyre, Egjipti, dhe gjetën strehim në SHBA, prodhuan një film i cili ofendon profetin e Islamit, bën shpifje ndaj personalitetit të tij dhe shtrembëron fotografinë e Islamit dhe mësimeve islame. Të njëjtin film e mbushën me gënjeshtra duke qenë të vetëdijshëm, duke portretizuar një pjesë të urrejtjes që fshihet në zemrat dhe shpirtrat e tyre të sëmurë. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Krahaso veprën e këtyre banditëve të sëmurë me veprën e ithtarëve të Islamit të cilët përmbahen nga aktrimi i personaliteteve të profetëve duke u frikësuar që të mos e ulin pozitën e lartë të tyre. Nëse je habitur, ke të drejtë të habitesh me disa njerëz që pretendojnë se janë ndjekës të Mesihut, të cilët ndjekin librin në të cilin përgëzohen me ardhjen e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, të cilët jo vetëm që nuk mjaftohen me kundërshtimin e tij por i shfaqin dhe i shpallin armiqësi nga llojet e ndryshme.

Sa larg janë nga feja e tyre, akuzojnë profetët tjerë, me të njëjtat fjalë me të cilat është akuzuar profeti i tyre. Sa e mohojnë fenë e tyre për të cilën pretendojnë se e ndjekin. E falënderojmë Allahun i cili nxori në shesh realitetin e tyre për ata që mendojnë se ka hair dhe dobi në afrimin me ta. Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij.

Duke reaguar për këtë ndodhi do ti përmendim pikat në vijim:

  1. Ofendimi i pejgambereve dhe përçmimi i tyre është prej krimeve më të mëdha sipas mësimeve Islame. Me këtë vepër muslimani del prej fesë dhe dënohet me dënimin kapital për apostazi. Me këtë vepër anulohet marrëveshja me jomuslimanët, nëse kryesi i kësaj vepre është jomusliman. Në këtë rast lejohet mbytja e tij dhe detyrohen muslimanët ta luftojnë me mjetet që i posedojnë. Për këtë qëndrim nuk ka ndasi në mesin e muslimanëve. Këtë gjykim e zbatojnë instancat ligjore në vendet përkatëse islame dhe nuk është e drejtë e masës së thjeshtë për shkak të dëmeve të mëdha që mund të ndodhin.
  2. Qeveria e SHBA-ve duhet ta dijë se nuk ka mundësi ti strehojë dhe ti mbrojë ata që luftojnë Islamin dhe muslimanët, që ofendojnë fenë e tyre, Profetin e tyre, dhe pastaj të kërkojë prej botës  të pranojë se Amerika është vend i tolerancës dhe lirive (sa shumë po shpifin). Përkundrazi vërtetohet se ajo i toleron krimet e këtilla dhe ata që i bëjnë.
  3. Shteti i Amerikës, në pajtim ne ligjet hyjnore, me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duhet ti burgos dhe ti gjykon keqbërësit e përmendur. Me veprën e tyre ata kanë ofenduar një fe të shenjtë, një Profet bujar, dhe miliona muslimanë. Vepra e tyre është po ashtu edhe krim ndaj vet popullit amerikan dhe ndaj interesave të tyre, nëse vetëm pak logjikojnë. Pretendimet e lirisë, për të cilët foli sekretarja e shtetit, dhe me të cilët i mbrojti keqbërësit, pse nuk përdoren për ata që mohojnë se ka ndodhur holokausti ndaj çifutëve. A thua vallë shenjtëria dhe pozita e profetëve është më e ulët se sa “shenjtëria” e gënjeshtrave të çifutëve. Duke e stërmadhuar atë ndodhi Amerika u bë shpatë e nxjerrë nga këllëfi për të mbrojtur çifutët dhe interesat e tyre.
  4. Muslimanët në Lindje dhe në Perëndim, në veçanti në Amerikë duhet të angazhohen në mbrojtje të fesë së tyre dhe Profetit të tyre. Ata duhet të mbrohen me gjitha mjetet të ligjësuar dhe që i posedojnë. Ata duhet ti padisin prodhuesit e këtij filmi që kanë ofenduar Profetin dhe muslimanët. Ata që nuk kanë mundësi nuk ngarkohen përtej mundësive. Janë ofenduar të Dërguarit e Allahut, alejhimu selam edhe më parë:  “Edhe para teje (o Muhamed!), shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë, sepse askush nuk mund t’i ndryshojë vendimet e Allahut. Ti tashmë ke dëgjuar për ata të dërguar.” (El En’am, 34)
  5. Mbi supet e sunduesve bie obligimi më i madh të mbrojnë Profetin e tyre, duke bërë presion mbi instancat që e mbrojnë këtë bandë të sëmurë, që i mbrojnë dhe arsyetojnë veprimet e këtilla armiqësore. Në të njëjtën kohë dijetarët, asambletë e ndryshme si dhe institucionet zyrtare fetare duhet të angazhohen në mbrojtje të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, duke shpjeguar se çfarë duhet bërë dhe duke e bërë atë për të cilën kanë mundësi.

“Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut!” (El Maide, 8) prej drejtësisë është të mos dëmtohet paqedashësi për shkak të krimit që ka bërë tjetërkush.“Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit.” thotë Allahu, subhanehu ue te’ala. Çdo kush prej jomuslimanëve, për të cilin vërtetohet se ka hyrë në ndonjë vend islam me marrëveshje dhe rrugë ligjore, që ka leje qëndrimi ose është vendosur në të, nuk lejohet të dëmtohet përveç nëse  shpreh pajtim me ndonjë krim të këtillë. Të rinjtë duhet të respektojnë këshillat e dijetarëve dhe të mos fillojnë ndonjë veprim pasojat e të cilit nuk dihen.

  1. Në lidhje me veprimet që nga forma e jashtme duken se janë hakmarrje ndaj atyre që i strehojnë keqbërësit, duhet të dihet se ato veprime duhet të maten me peshoren e sheriatit. Reagimet në të cilët dominon dëmi ndalohen dhe ku kemi kundërshtim të sheriatit mohohet. Nga pasojat e dëmshme duhet të mbrohen muslimanët që kërkojnë të drejtat e tyre të ligjësuara. Me e drejtë është që me pasojat e dëmshme të ballafaqohen kërkuesit e rrëmujës, mbeturinat e sistemeve diktatoriale që  dëshirojnë që ti largojnë muslimanët nga qëllimi i tyre i lartë, nga mbrojtja e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem,  dhe nga ndërtimi dhe mbrojtja e shtetit të tyre, në veçanti në Tunizi, Libi dhe Egjipt.

Në fund muslimanët duhet të janë të bindur se Allahu, subhanehu ue te’ala, do të mbrojë fenë e Tij, do të ndihmojë të Dërguarin e Tij. “Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dëguarin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar.” (El Muxhadile, 20); “A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?!” (Ez Zumer, 36); “Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin, e të cilët, përveç Allahut, adhurojnë edhe zot tjetër. Do ta marrin vesh mirë ata! Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur! Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El Hixhr, 95-99)

Le ta dinë muslimanët se mënyra me e mirë për të ndihmuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, është të kapen fortë për fenë Islame, të thërrasin në pasim të udhëzimit të tij, të zbatojnë sunnetin e tij, deri sa të vjen dita kur do të dalin para Allahut. Allahun e lusim të forcojë ushtrinë e Tij, të ndihmojë palën e Tij, të poshtërojë shirkun dhe ithtarët e tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi vulën e profetëve dhe imamin e pejgamberëve, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Unioni i dijetarëve muslimanë

Kryetari: Shejh El Emin El Haxh

Sekretar: prof. dr. Nasir El Omer

Përktheu: m-r. Talha Kurtishi

0 1296

Të mençurit në përgjithësi, përfshirë këtu intelektualët dhe ekspertët, janë unikë në qëndrimin për nevojën e edukimit të individëve me fuqi të dalluar. Prodhimi i fortë është më i nevojshëm se ai i dobëti. Sukses është të jesh i aftë ta realizosh këtë synim.


Qasja tradicionale e paraqitur me anë të udhëzimeve të drejtpërdrejta, e shfaqur brenda bisedës se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë, me urdhra dhe ndalesa, me sistem të rreptë drejtues, është detyrë, që me lehtësi munden ta kryejnë shumë njerëz.

Qasja e tillë kërkon njohuri të përkufizuara, person që ka guxim të urdhërojë dhe ndalojë dhe aftësi për të drejtuar të tjerët.

Ndërtimi i personalitetit të frytshëm dhe dobiprurës është detyrë e vështirë. Ajo kërkon që edukuesi të ketë aftësi të larta, prej të cilave do t’i veçojmë:

-Njohuri intelektuale të mjaftueshme, që janë bindëse për nxënësin. Ai nuk do të jetë në gjendje t’i edukojë ata që ka nën mbikëqyrjen, nëse nuk zotëron sasinë e duhur e njohurive, që janë thelbësore për atë angazhim.

– Gatishmëria për diskutim dhe komunikimi pozitiv.

-Vetëkontrolli dhe gatishmëria për të dëgjuar dhe debatuar rreth mendimeve ndryshe.

-Të zotërojë prova të pranueshme, të cilat i përdor në mënyra bindëse.

-Personalitet të fortë, që brenda aftësive dhe përgatitjes profesionale, me maturi dhe në qetësi, tejkalon problemet e mundshme.

-Situatat e ndryshme gjatë procesit edukativ i zgjidh në pajtim me detyrën e tij parimore – edukimin. Aftësi për të integruar qëllimet administrative brenda sistemit të qëllimeve edukative.

-Bashkëveprim me gjitha nëngrupet dhe faktorët, duke veçuar ata që dallohen si tipa rebelë, të cilët është tejet e vështirë që të nënshtrohen dhe kontrollohen.

Edukimi tradicional nënkupton ndjekjen e mënyrës tradicionale, rezultat me tipare nënshtruese, që e ul kokën dhe zbaton fjalët e edukatorit pa hezitim dhe pa vonesë. Ithtarët e kësaj metode merakosen kur shohin një mënyrë të menduarit që dallon nga mënyra e edukatorit. Ata s’i durojnë ata që parashtrojnë dilema thelbësore dhe refuzojnë zbatimin e urdhrave pa bindje logjike. Edukimi i tillë e ngarkon edukatorin. Ai tani duhet të njohë çfarë i bën dobi dhe çfarë e dëmton personin që synon të edukojë, i cili nuk di asgjë përpos nënshtrimit.

Të edukuarit në këtë klimë drejtohen dhe urdhërohen lehtë, porse dobia e tyre është e kufizuar. Ata s’janë aftësuar për role pozitive.

Ndoshta për disa skeptikë ky model është më i pranueshëm dhe më i qëndrueshëm përballë ndryshimeve. Realiteti është krejt ndryshe. Ata ndikohen më shpejt së tjerët, bindja e tyre ideologjike dhe metodike është me e dobët. Ata janë më të paaftët për të bindur të tjerët, duke nxjerrë në pah qëndrimet e tyre.

Nga ana tjetër, modeli i rebelit kronik nuk është gjithmonë dhe medoemos një model pozitiv. Rebelimi dhe kundërshtimi i tjerëve nuk është gjithmonë fenomen i shëndosh. Ai shpeshherë shfaqet si anomali në mënyrën e të menduarit, prirje për kundërshtim me synimin për të dalë në pah.

Vlerë të vërtetë ka mendimi i lirë dhe i pavarur, mendimi që dallohet me kritikë dhe fleksibilitet, mendim që përfiton nga përvoja e të tjerëve, mendim që integrohet në shpirtin e bashkësisë.

Përktheu: Talha KURTISHI

0 10254

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

Vëllezër besimtar,

E drejta e prindërve është e madhe, pozita e tyre në fenë e Allahut është shumë e lartë, respektimi i tyre ka ardhur paralel me teuhidin, mirënjohja e tyre ka ardhur paralel me mirënjohjen e Allahut, ndërsa bamirësia ndaj tyre është një prej veprave më të mëdha dhe më të dashura tek Allahu. Respektimi i prindërve është prej moralit të Pejgamberëve, në të përpiqen dhe këmbëngulin njerëzit e mirë, të gjitha fetë qiellore janë në pajtim rreth detyrimit të tij dhe mendja e shëndoshë e pohon atë.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit”. Nisa 36.

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël”. Isra 23-24.

“Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. Lukman 14.

Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Tri ajete të Kuranit kanë zbritur si ajete ku në to vepra nuk pranohet pa veprën tjetër e cila ka ardhur paralele me të:

Ajeti i parë: “Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit”. Nisa 59, kush i nënshtrohet Allahut dhe nuk i nënshtrohet të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, nuk pranohet nënshtrimi i tij ndaj Allahut.

Ajeti i dytë: “Faleni namazin, jepeni zeqatin”. Bekare 43, kush falet dhe nuk e jep zeqatin nuk i pranohet namazi i tij.

Ajeti i tretë: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu“. Lukman 14, kush e falënderon Allahun dhe nuk i falënderon prindërit nuk i pranohet falënderimi që ia bën Allahut”.

Prej argumenteve të lartpërmendura na bëhet e qartë se respektimi i prindërve është detyrim i çdo njeriut, ndërsa mosrespektimi i tyre është mëkat prej mëkateve të mëdha.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “A dëshironi t’ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” . Këtë e përsëriti tri herë. Sahabët i thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: “Bërja shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindërve… “.

Përcillet nga  Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, të ketë thënë: “E kam pyetur Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, se cila vepër është më e mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Falja e namazit në kohën e vet”.  I thashë: “Pastaj cila?”. Tha:“Respektimi i prindërve”. I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut”.

Në këtë hadith dhe në disa hadithe të tjera vërejmë se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i ka dhënë përparësi respektimit të prindërve ndaj xhihadit.

Abdullah ibën Amri, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet të ketë thënë: “Ka ardhur një person tek i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, dhe ka kërkuar leje që të marrë pjesë në xhihad. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, e pyeti: “A i ke të gjallë prindërit?”. Ai iu përgjigj: “Po”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i tha: “Xhihadi yt është tek ata”.

Gjithashtu, transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Ka ardhur një person te Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i tha: “Me të vërtetë unë kam dëshirë për të luftuar (për xhihad), mirëpo nuk po kam mundësi”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?”. Ai tha: “Po, nënën time”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, iu përgjigj: “Rregulloji marrëdhëniet me Allahun duke i respektuar prindërit. Nëse e bën një gjë të tillë (nëse i respekton prindërit), atëherë ti ke bërë haxhin, umren dhe xhihadin”.

Përcillet se një njeri ka ardhur tek Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe e ka pyetur: “O i Dërguar i Allahut, unë kam dëshirë që të luftoj në rrugën e Allahut dhe kam ardhur te ti që të konsultohem.” Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i tha: “A e ke gjallë nënën?”. Tha: “Po”. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i tha: “Kryej nevojat e nënës tënde, se me të vërtetë xheneti është tek këmbët e saj”.

Me një transmetim tjetër qëndron se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, e ka pyetur: “A i ke prindërit gjallë?”. I thashë: “Po”. Atëherë i tha:“Kryej nevojat e tyre, se me të vërtetë xheneti është nën këmbët e tyre”.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, me një hadith tjetër na sqaron se mosrespektimi i prindërve është shkak i përshpejtimit të dënimit në dynja para atij në ahiret: “Allahu çdo mëkatit që e bën robi mund t’ia vonon dënimin deri në Ditën e Kiametit, përveç mëkatit të mosrespektimit të prindërve të cilin e përshpejton në dynja para se t’i vjen në ahiret”. 

Kab el Ahbar, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu ia përshpejton shkatërrimin atij që është mosrespektues i prindërve që t’ia përshpejton atij dënimin në dynja dhe Allahu i shton në jetë atij që është respektues i prindërve, që ky i fundit të shton në respekt dhe në mirësi ndaj tyre dhe të shpenzon për ta kur kanë nevojë”.

Është pyetur Kab el Ahbar, Allahu e mëshiroftë, se çka do të thotë mosrespektim i prindit? U përgjigj: “Kur ndonjëri prej prindërve e urdhërojnë fëmijën me ndonjë urdhër, ai nuk i respekton. Kur ndonjëri prej të dyve i kërkojnë diçka, fëmija nuk ua jep dhe kur e detyrojnë me ndonjë përgjegjësi, fëmija i tradhton”.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: “Nëna jote”. Tha: Pastaj cili? U përgjigj: “Nëna jote”. Tha: pastaj? U përgjigj: “Nëna jote” . Ai tha përsëri: Pastaj? Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u përgjigj: “Babai yt”.

Ky hadith na mëson se nëna meriton bamirësi tri herë më tepër se babai, për shkak vështirësive që ka në bartjen e fëmijës në barkun e saj, pastaj lindjes, pastaj dhënies gji e tjera. Plot prej baballarëve kur e dëgjojnë këtë hadith preken se pse nënës i jepen tri hise në respekt e babës i jepet vetëm se një hise. Prindi duhet ta din se nëna e ka bartë fëmijën në barkun e saj nëntë muaj me vështirësi të njëpasnjëshme dhe sa më tepër që është zhvilluar fetusi i ka shtuar asaj barrën dhe mundimin. Ajo e ka lindur atë me plotë dhimbje duke iu ekspozuar vdekjes. Ajo të gjitha shpresat e saja i ka të varura për këtë fëmijë në të cilin sheh lumturinë e jetës dhe bukuritë e saj. Pastaj kjo nënë i shërben fëmijës ditë e natë, e ushqen me shëndetin e saj, e çlodhë me të lodhurit e saj, qumështi i saj është ushqim për të , kujdesa e saj është shtëpi për të, kraharori dhe duart e saj janë shtrat për të, e mbron dhe përkujdeset për fëmijën e saj, uritet për të ngopur atë, rrinë pa gjumë që ai të flejë. Është e mëshirshme me fëmijën e saj, përdëllimtare ndaj tij. Kur mungon ajo, fëmija atë e thërret, nëse e godet ndonjë gjë e padëshiruar te nëna e tij kërkon ndihmë. Mendon se tërë e mira burimin e ka tek ajo dhe se e keqja nuk mund ta godet kur është në përqafimin e saj ose kur ajo e vështron me syrin e saj.

Përcillet se ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte pa një djalë që e kishte hipur nënën e vet mbi shpinë dhe po e bënte tavafin rreth Qabesë. Ky djalosh më vonë e pyeti ibën Omeri se me atë vepër të cilën e veproi a e ka larë borxhin që e ka ndaj saj? Ibën Omeri u përgjigj: “Me këtë vepër nuk ke mund ta lash as një dhembje prej dhembjeve që i ka përjetuar gjatë shtatzënisë, mirëpo ke vepruar shumë mirë për shkak se Allahu edhe për veprat e vogla shpërblen shumë “.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, me një hadith thotë: “Tre lutje janë të pranuara dhe në të nuk ka aspak dyshim: Lutja e të dëmtuarit, lutja e udhëtarit dhe lutja e prindërve”.

Ky hadith është nxitës për prindërit që t’i luten Allahut për fëmijët e tyre që Allahu t’i udhëzon dhe t’i drejton dhe t’ua shton atyre respektimin e prindërve dhe po ashtu është hadith paralajmërues për ta që mos t’i mallkojnë fëmijët siç është traditë tek ne kur fëmija nuk e respekton prindin ai nguron që ta mallkon fëmijën e vet dhe harron se lutja e tij pranohet dhe se ajo mund të jetë shkak që fëmija asnjëherë mos të drejtohet në rrugë të drejtë.

Sot në shoqëritë tona vërejmë shumë dukuri negative të mosrespektimit të prindërve, dukuri të cilat nuk kanë qenë prezent më herët, mirëpo mjetet e informimit, devijimet në moral, besimi i dobët, largimi prej fesë së Allahut, etj, kanë ndikuar që ato të shtohen.  Në vazhdim do t’i ceki disa prej këtyre dukurive dhe shkaqet të cilat çojnë deri në mosrespektimin e prindërve.

Prej dukurive të mosrespektimit të prindërve janë:

Pikëllimi dhe bërja e prindërve për të qarë, qoftë ajo me vepër apo me thënie.

Vrazhdësia ndaj tyre, edhe atë me ngritjen e zërit dhe thënien e fjalëve jo të hijshme, ndërsa Allahu na porosit dhe thotë: “mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti”. Isra 23.

Zemërimi dhe irritimi prej urdhërave të tyre. Allahu na edukoi dhe na mësoi që t’i largohemi kësaj vepre: “mos u thuaj atyre as “uh!”. Isra 23.

Urdhërimi i tyre. Ka prej njerëzve të cilët i urdhërojnë nënat që t’i pastrojnë shtëpitë, t’i lajnë rrobat, të përgatitin ushqim, e kështu me radhë. Kjo vepër nuk i ka hije të veprohet posaçërisht nëse ajo është e sëmurë, ose plakë, ose e pamundur. Nëse nëna ngrihet vetë dhe i kryen këto vepra vullnetarisht nuk ka gjë, fëmijës i takon atëherë ta falënderon dhe të bën lutje për të.

Refuzimi i ushqimit të cilin e përgatit nëna. Kjo vepër në vete i përmban dy ndalesa. E para, nënçmimi i ushqimit dhe kjo nuk lejohet. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, nuk ka nënçmuar asnjëherë asnjë lloj ushqimi, atij kur i pëlqente e hante kur nuk i pëlqente nuk e hante. Ndalesa e dytë është në atë se kjo vepër aludon në moral të ulët me nënën tënde.

Lënia e ndihmës së tyre rreth nevojave të shtëpisë. Disa fëmijë këtë vepër e shohin si mangësi në burrëri dhe vepër jo të lavdëruar. Disa vajza i shohin nënat e tyre se si mundohen duke i kryer punët e shtëpisë dhe asnjëherë nuk ngrihen që t’i ndihmojnë, madje ka prej tyre që flasin në telefon me shoqet e tyre me orë të tëra dhe aspak nuk u shkon mendja t’i dalin në krah nënave të tyre.

Mosmarrja dhe mosrespektimi i mendimit të prindërve. Ka disa fëmijë të cilët nuk këshillohen me prindërit për çështjet e tyre kryesore në jetë, si martesa, fejesa, shkollimi, etj. I vëren se si këshillohen me shokët e tyre, me të afërmit të tyre, me gratë e tyre dhe harrojnë se prindërit e tyre e kanë kaluar këtë periudhë të jetës më herët se ata dhe kanë përvojë të mjaftueshme që ta këshillojnë fëmijën e tyre për atë problem.

Nxitja e problemeve para prindërve, edhe atë qoftë me vëllezërit, apo me gruan, apo me fëmijët, apo me dikë tjetër.

– Qortimi i prindërve para njerëzve dhe përmendja e mangësive të tyre. Ka prej fëmijëve kur dështon në ndonjë çështje, si në shkollë për shembull, i akuzon prindërit se ata janë fajtor për dështimin e tij në jetë dhe se ata nuk i kanë kushtuar rëndësi të veçantë problemeve të tij, e kështu me radhë. Është e vërtetë se ndonjëherë prindërit mund të jenë shkaktar, mirëpo jo gjithmonë. Prandaj njeriu gabimet e veta duhet t’ia adreson vetvetes e jo të tjerëve dhe të tenton që të kërkon ndihmë prej prindërve të vet që ata t’i ndihmojnë dhe ta këshillojnë me atë çka është më mirë për të.

Mallkimi i prindërve dhe sharja e tyre. Kjo veprohet në mënyrë direkte ose në mënyrë indirekte duke ia sharë ndokujt tjetër prindin e në fakt me këtë vepër e shanë prindin e vet. Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është sharja e njeriut prindërit e vet”. Tha njëri prej atyre që ishin prezent: “O i Dërguar i Allahut a ka njeri i cili e shan prindin e vet?”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, iu përgjigj: “Po. Kur njeriu e shan babën e ndokujt e ka sharë babën e vet dhe kur njeriu e shan nënën e ndokujt e ka sharë nënën e vet”.

Humbja e autoritetit të prindërve. Ka prej fëmijëve të cilët ia humbin autoritetin prindërve duke ua cekur mangësitë, duke i treguar të tjerëve për të metat e prindërve të tyre në moral, e kështu me rrallë dhe kjo padyshim se është prej mosrespektimit të prindërve.

Kërkesat e tepërta prej anës së fëmijëve. Ka fëmijë të ndikuar prej rrethit ku jetojnë i kërkojnë prindërve të tyre gjëra të ndryshme, si blerjen e veturës, blerjen e shtëpisë, martesën e tij, e kështu me radhë. Prindi i shkretë ndoshta nuk ka mundësi që t’ia plotëson kërkesat e tij, prandaj detyrohet që të punon orë shtesë vetëm e vetëm ta kënaq të birin e vet.

Dhënia përparësi gruas para prindërve. Ka prej njerëzve të cilët i nënshtrohen urdhrit të gruas, kurse urdhrat dhe nevojat e prindërve i anashkalojnë. Po ashtu ka prej tyre që ia shfaqin dashurin gruas para prindërve, a prindërit e mjerë asnjëherë ndoshta nuk dëgjojnë prej fëmijës së tyre fjalë të ëmbla se sa i donë ata dhe sa i respekton ata.

Përcillet nga Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të,  se si një djalosh në kohën e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i quajtur Alkame, ka qenë adhurues i madh, dorëdhënës i njohur dhe se si, pas një kohe ishte sëmurë, ndërsa gruaja e tij kishte shkuar te Pejgamberi,alejhi salatu ue selam,  për të treguar se burri i saj ishte para vdekjes. Duke dashur që t’i njoftonte për gjendjen e tij, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e dërgon Bilalin, Suhejbin dhe Amarin që ta shikojnë gjendjen e tij dhe t’ia rikujtojnë shehadetin para se të vdes. Filluan t’ia përsërisin mirëpo diçka e pengonte që ta shqipton. Pastaj ata e dërguan Bilalin që ta lajmëronte Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, për gjendjen e tij të rëndë, ndërsa Pejgamberi, alejhi salatu ue selam,  pyeti: “A i ka prindërit”? I thanë: Babai i ka vdekur, ndërsa nëna është një plakë e lodhur. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “O Bilal, shko te nëna e Alkames bëji selam dhe thuaji, nëse vendosë që të vijë tek unë, apo nëse dëshiron që unë të shkoj tek ajo?” Kur shkuan te plaka ajo tha: Unë do të shkoj tek ai. E mori shkopin dhe shkoi te Pejgamberi,alejhi salatu ue selam, dhe i dha selam, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha: “Bëhu e sinqertë, sepse nëse më gënjen do të më zbresë shpallje nga Zoti: Alkameja si ishte me ty?” Tha: O i dërguari i Allahut, është falur, ka agjëruar, ka dhënë lëmoshë. I tha, alejhi salatu ue selam: “Si ishte me ty?” Tha: O i dërguari i Allahut, unë jam e hidhëruar me të. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Pse”? Tha: Gruas së tij i ka dhënë përparësi ndaj meje, atë e ka dëgjuar, kurse mua më ka kundërshtuar. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha: “Hidhërimi i nënës së tij ia ka ndalur gjuhën nga dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut”. Pastaj i tha Bilalit: “Ndize një zjarr që ta hedh në të”. Atëherë ajo tha: O i dërguari i Allahut, fryti i zemrës të digjet para duarve të mia? Si ka mundësi që zemra ime të durojë? Pejgamberi, alejhi salatu ue selam,  i tha: “Zjarri i xhehenemit është më i fortë dhe i vazhdueshëm, e nëse bëhesh e kënaqur ndaj tij, Allahu do ta falë”. Ajo pranoi dhe tha: O i Dërguari i Allahut, dëshmoj para Allahut dhe para teje dhe atyre që janë prezentë se unë jam i kënaqur ndaj Alkames. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “O Bilal, shko dhe shiko se a mundet Alkameja të thotë: La ilahe il-lallah? Se ndoshta nëna e Alkames e ka thënë atë që nuk është në zemrën e saj, duke u turpëruar para Pejgamberit, alejhi salatu ue selam.” Bilali hyri aty the tha: Hidhërimi i nënës së saj e ka ndaluar gjuhën e tij nga të dëshmuarit. Pasi ajo u pajtua me të, gjuha iu lirua dhe ai atë ditë vdiq, e pastruan dhe Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ia fali namazin, pastaj para varrit u ngrit dhe tha: “O muhaxhirë e ensarë, atë që i jep përparësi gruas para nënës së tij, Allahu e mallkoftë dhe nga ai nuk pranohet asgjë”. (HADITHI ËSHTË I DOBËT)

Të distancuarit prej tyre dhe mbarja e përmendjes së prejardhjes së tyre. Kjo është një prej dukurive më negative të mosrespektimit të prindërve. Disa fëmijëve kur i rritet pozita e tyre shoqërore, bëhen drejtorë apo ministra apo arrin deri në ndonjë pozitë të lartë, turpërohen prej përmendjes së prindërve të tyre e veçanërisht nëse ata janë të paarsimuar. Kjo aludon në mendje të sëmurë, moral të devijuar dhe besim të dobësuar. Harron i mjeri se ai prind të cilin i vjen turp ta përmend ka punuar ditë e natë që ta arsimon, harron i mjeri se nëna e tij ka qenë ajo e cila ia ka larë rrobat, e ka ushqyer, etj, vetëm se ai të arrin deri në këtë pozitë të cilën mendon se e ka arrit me djersët e veta dhe pa ndihmën e askujt.

Vendosja e tyre në shtëpi pleqsh. Me këtë vepër arrihet kulmi i çdo të keqes dhe ai i cili e bën këtë vepër padyshim se kurrë nuk do të sheh mirësi. Sot numri i këtyre shtëpive rritet në mesin tonë si rezultat i kërkesave të mëdha që i bëjnë fëmijët për prindërit e tyre, mirëpo mos të harrojnë se si veprojnë sot me prindin ashtu do të vepron fëmija me të kur të plaket.

Rrahja e tyre, largimi prej tyre në pleqëri dhe shpresa për vdekjen e tyre. Ka prej fëmijëve që i rrahin prindërit e tyre dhe ka prej atyre që mezi presin të vdesin që t’ia marrin pasurinë ose të lirohen prej tyre nëse janë të sëmurë apo të varfër.

Këto ishin disa prej dukurive më kryesore të cilat janë të shpërndara në shoqërinë tonë dhe në vazhdim do t’i cekim edhe disa prej shkaqeve që ndikojnë në mosrespektimin e prindërve.

Shkaqet e mosrespektimit të prindërve janë të shumta, prej saj:

Injoranca dhe mosdija. Injoranca është sëmundje vrasëse, ndërsa injoranti është armik i vetvetes. Njeriu kur e injoron realitetin e respektimit të prindërve, kur e injoron shpërblimin dhe dënimin e tij në dynja dhe ahiret, shumë lehtë mund të bie në mëkatin e mosrespektimit të prindërve.

Edukata e keqe dhe jo e drejtë. Prindërit kur nuk i edukojnë fëmijët  e tyre në devotshmëri, mirësi dhe respekt, padyshim se fëmijët më vonë do të rebelohen ndaj prindërve të tij.

Kundërshtimi në vepra. Ndodh që prindi fëmijën e tij ta merr ta mëson se duhet të falet, nuk duhet të gënjen, të jetë i drejtë, e kështu me radhë, mirëpo ai vet si prind nuk i vepron këto vepra. Kur fëmija sheh se prindi nuk falet ndërsa ai e nxit atë që të falet, kur e vëren se gënjen, ndërsa nxit në fisnikëri dhe në besnikëri, mos të prese se ai fëmijë do ta dëgjon dhe respekton urdhrin dhe këshillën e tij.

Shoqëria e keqe e fëmijëve. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Njeriu është në fenë e shokut te vet, pra kini kujdes cilin e merrni për shok”. Shoqëria është një ndër shkaqet kryesore që ta shkatërron edukatën e fëmijës dhe për këtë shkak prindi duhet të jetë i kujdesshëm se me kë shoqërohet fëmija i tij.

Mosrespektimi i prindit ndaj prindërve të vet. Zakonisht kjo është një prej shkaqeve  kryesore të mosrespektimit të prindërve. Kur fëmija e sheh prindin se nuk i respekton prindërit e vet, atëherë edhe ai kur ta arrin ata pleqërinë nuk do t’i respekton dhe gjithashtu nuk duhet harruar edhe faktin se shpërblimi vjen sipas veprës që e vepron.

Dallimi mes fëmijëve. Njeriu nuk mundet që t’i donë fëmijët në masë të njëjtë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me fenë e Allahut. Shembull më të mirë e kemi Jakupin, alejhi selam, i cili e donte Jusufin, alejhi selam, më së shumti se sa fëmijët e tjerë. Problemi ndodh atëherë kur prindi nuk ia jep të gjithë fëmijëve të vet të drejtat proporcionalisht dhe e favorizon njërin para tjetrit, kjo nuk lejohet në fenë e Allahut dhe kjo është një prej shkaqeve që fëmija më vonë të rebelohet kundër prindërve të tij.

– Morali i keq i gruas. Allahu mund ta sprovon njeriun me ndonjë grua e cila posedon moral të keq, nuk i frikohet Allahut, nuk i respekton të drejtat dhe e nxit burrin që të rebelohet kundër prindërve, apo t’i nxjerr prej shtëpisë, apo mos t’i respekton, e kështu me radhë.

Mospasja e përvojës si prind. Disa fëmijë nuk e kuptojnë realitetin se çka do të thotë të jesh prind. Për këtë shkak i vëren se nuk u intereson për ndjenjat e prindit dhe mërzitë e tij, natën vonohen apo ndoshta nuk u tregojnë aspak se ku shkojnë, ndërsa prindi i shkretë i pret tanë natën deri sa të kthehen dhe t’i sheh se janë mirë. Mirëpo kur bëhen ata vetë prindër atëherë i vërejnë gabimet dhe gjurmët e gabimeve të tyre tek fëmijët e tyre.

Këto ishin disa prej shkaqeve të mosrespektimit të prindërve. E lus Allahun që të na bën prej atyre që i respektojnë prindërit në veçanti dhe të gjithë njerëzit në përgjithësi.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut që na bëri prej muslimanëve. Kjo është dhuntia e Allahut ndaj besimtarëve dhe me të vërtetë Allahu zotëron dhunti të madhe. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Respekti i prindit dhe bamirësia është edukatë e Pejgamberit tonë, alejhi salatu ue selam,  dhe pejgamberëve tjerë para tij. Ne si musliman duhet t’i pasojmë ata dhe të marrim shembull prej tyre, e jo prej artistëve, këngëtarëve, etj, të cilët janë njerëz me moral më të shëmtuar dhe degjeneruar.

Ne kemi shembull në Nuhin, alejhi selam, i cili bënte lutje dhe kërkonte falje për ta. Allahu, azze ue xhel, e përmendi në Kuran shembullin e tij dhe tha: “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret”. Nuh 28.

Poashtu kemi shembull edhe në Ibrahimin, mikun e Allahut, babanë e pejgamberëve, prijësin e besimdrejtëve kur i drejtohet babait të vet me fjalë të buta dhe të ëmbla edhe pse ai ishte i pafe. “O babai im” i thoshte atij duke e thirr që vetëm Allahun ta adhurojë dhe ta lë shirkun. Pasi ai nuk pranoi dhe iu kërcënua me rrahje e persekutim, Ibrahimi nuk shtoi më tepër se fjalën: “Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus zotin tim për të falur ty”. Merjem 47.

Mos ta harrojmë Ismailin të birin e Ibrahimit, alejhi selam, shembullin më të mirë për respekt të prindërve në historinë e njerëzimit. Kur i tha baba i vet: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj”. Safat 102, Ismaili iu përgjigj: ” O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”. Safat 102.

Allahu poashtu e lavdëroi Jahja ibën Zekerija kur tha për të: “Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm”. Merjem 14.

Dhe poashtu e lavdëroi edhe Isën, alejhi selam, kur për ta tha: “Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm”. Merjem 32.

Allahu në këtë kuptim regjistroi shembuj të shumtë në Librin e tij.

Kështu ishin edhe selefi i këtij Ummeti, njerëzit më të kujdesshëm në bamirësinë ndaj prindërve. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur dëshironte të dalë prej shtëpie ndalej në prag të derës dhe thoshte: “Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ty oj nëna ime”. Ajo i thoshte: “Edhe mbi ty qoftë paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut o biri im”. Ai përsëri thoshte: “Allahu të mëshiroftë ashtu si je kujdesur për mua kur isha i vogël”. Ajo ia kthente: “Allahu të mëshiroftë për bamirësinë tënde ndaj meje pasi  u rrite”.

Një ditë nëna e Abdullah ibën Mesudit kërkoi ujë prej tij. Ai shkoi për të sjellë ujë dhe pasi kthehet e gjeti nënën duke fjetur. U ul pranë saj dhe priti deri në mëngjes me ujë në dorë. Nuk e zgjoi prej gjumi për mos ta penguar e as që u kthye sepse ajo mund të zgjohej, të kërkoj ujë dhe të mos gjente. Vini re rastit të Hasen Temimit i cili deshi të mbys një akrep, e pasi nuk arriti të mbys, akrepi u fut në një vrimë në shtëpinë e tij. Vuri dorën në vrimë dhe e mbylli atë, mirëpo e kafshoi atë akrepi. I tha dikush atij: “Pse veprove ashtu?”. Ai u përgjigj: “U frikova që mos të dalë nga vrima dhe ta kafshojë nënën time”.

Ibën Aun el Muzenin, Allahu e mëshiroftë,  e thirri një ditë nëna e tij e ky iu përgjigj me zë të lartë për ta dëgjuar ajo. Ai u pendua për këtë gjest dhe në shenjë pendimi liroi dy robër.

Për bamirësinë e selefit ndaj nënës ka pasqyrime të shkëlqyera e raste të shumta që nuk mund të përmenden të gjitha në këtë vend, por mund vetëm të jepet shenjë për mirëbërësin e tyre të madhe duke përmendë disa raste. Po qe se shikojmë me sy vështrues në gjendjen tonë do të shohim mangësi të madhe në sjelljen me baballarët dhe nënat tona e ndoshta ndonjëri edhe nuk i respekton ata, Allahu na mbrojt.

E lus Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta t’i mëshiron prindërit tanë, t’ua falë atyre mëkatet dhe prej tyre që janë të gjallë Allahu i mëshiroftë, i shëroftë dhe i udhëzoftë. Ndërsa prej atyre që janë të vdekur Allahu i mëshiroftë, varrin ua ndriçoftë dhe në xhenet na bashkoftë.

Përgatiti dhe përkthehu: Irfan JAHIU

www.albislam.com

0 1551

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili na urdhëroi që të kapemi për litarin e Tij dhe na ndaloi prej përçarjes dhe kontradiktave: “Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë” Ali Imran 101. Dëshmoj se nuk i takon me të vërtet adhurimi askujt përveç se Allahut, i cili është një dhe nuk ka shok. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, dhe dëshmoj se është njeriu me moral më të lartë dhe me zemër më të mirë dhe më të  shëndoshë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

 

O ju njerëz frikojuni Allahut dhe veproni me ligjet e fesë së juaj që të jetë i kënaqur Zoti i juaj, të fitoni shpërblimet e Tij dhe t’i shpëtoni dënimit të Tij. Allahu për ju i ligjësoi ligjet më të mira, në të Dërguarin e juaj e la shembullin më të mirë për njerëzimin dhe përhapjen e selamit e bëri një prej ligjeve më të mëdha që i ligjësoi. Selami është përshëndetje e veçantë e muslimanëve dhe e melaqeve dhe e banorëve të xhenetit dhe përshëndetja e besimtarëve atë ditë kur do ta takojnë Zotin e tyre.

Allahu i urdhëroi muslimanët që të përshëndeten në mes veti kur të hynë në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe tha: “O ju besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre”. Nur 27, dhe “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu”. Nur 61.

Poashtu urdhëroi me dhënien e selamit gjatë takimeve me njëri-tjetrin. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: Nëse e takon dikush vëllanë e vet, le t’i jap selam, e nëse në mes tyre ka ndonjë pemë, mur apo gur e pastaj e takon le t’i japë atij selam”.

Poashtu ligjësohet dhënia e selamit gjatë ardhjes dhe fillimit të uljes, dhe gjatë ngritjes dhe largimit prej mexhlisit. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë grupim, të përshëndesë me selam, dhe kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë prapë me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit”.

Sunet është ta përshëndesë kalorësi këmbësorin, këmbësori të ulurin, pakica shumicën, i vogli të rriturin, dhe forma e përshëndetjes për atë që e fillon është: “Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”, kurse për atë që i përgjigjet është: “Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue bereketuhu”. Kjo është forma më e mirë, por edhe nëse e shkurton ai që e jep vetëm se në “Es selamu alejkum”, dhe ai që përgjigjet vetëm se në “Ue alejkumu selam” lejohet, por më mirë është që kur t’ia kthen të shton në formë siç thotë edhe Allahu, azze ue xhel: “Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë”. Nisa 86.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, kur e komenton këtë ajet thotë: “Kur të përshëndet një musliman përgjigju atij me më mirë duke shtuar në formë ose përgjigju ashtu si të përshëndeti”. Teprica apo shtimi në formë është e pëlqyer, ndërsa ngjasimi është detyrues që do të thotë se fillimi me selam është e pëlqyer, kurse përgjigja apo kthimi i tij detyrim dhe duhet patjetër të jetë me fjalën “Selam”.

Përshëndetjet si, mirëmëngjesi dhe mirëdita, nuk bëjnë pjesë në përshëndetjen me selam. Njeriu duhet patjetër që ta shqipton selamin dhe nuk mjafton shenja me dorë apo me kokë për shkak ndalesës që ka ardhur në hadithin të cilin e përcjell Amru ibën Shuajb, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, prej gjyshit të tij dhe ky i fundit  prej Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i cili ka thënë: “Nuk është prej nesh ai i cili i ngjason të huajit, mos u ngjasoni çifutëve dhe të krishterëve. Përshëndetja e çifutëve është shenja me gishta, ndërsa përshëndetja e krishterëve është përshëndetja me dorë”.

Por nëse është i përshëndeturi shurdh apo është larg e kështu me radhë nuk ka problem nëse e përshëndet me shenjë dhe njëkohësisht duke e shqiptuar selamin.

Përshëndetja me selam është prej të drejtave të muslimanëve të ndërsjella dhe duhet që të përshëndeten mes veti. Jobesimtarëve nuk lejohet që t’i përshëndesim me selam, por nëse ata fillojnë me selam, u themi: “Ue alejkum”, duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Mos filloni të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve, dhe nëse e takoni në rrugë ndonjërin prej tyre detyrojeni atë që tu përmbahet anëve të rrugës”.

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nëse ju përshëndesin juve të krishterët dhe çifutët thuani atyre: “Ue alejkum”.

O ju musliman, dijeni Allahu ju mëshiroftë se ka kohëra dhe vende ku nuk ligjësohet në to dhënia e selamit, prej saj:

Kur njeriu është duke e kryer nevojën e vogël apo të madhe, apo është në tualet, pastaj gjatë hutbes së Xhumasë nuk lejohet që të përshëndetet xhemati kur e dëgjojnë hutben, për shkak se ata janë të urdhëruar të mos flasin dhe nëse i përshëndet ndonjëri nuk lejohet që t’ia kthejnë selamin.

Poashtu, gjatë leximit të Kuranit lexuesit nuk i jepet selam kur lexon. Ajo çka e meriton të përmendet dhe t’ia tërheqim vërejtjen është përshëndetja e njerëzve me dorë pas namazeve detyruese dhe vullnetare. Kjo përshëndetje nuk ligjësohet dhe nëse njeriu vazhdon në veprimin e saj kalon në risi. Nëse e vepron atë për ndonjë shkak si kur e takon ndonjë njeri të cilin nuk e ka parë një kohë të gjatë apo ka nevojë të i flet për diçka, kjo lejohet dhe nuk ka gjë në të.

Përshëndetja me dorë gjatë takimit është sunet i pëlqyer dhe i kërkuar. Bera ibën Azib, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi,alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nuk takohen dy muslimanë e përshëndetën me dorë vetëm se iu falen mëkatet, para se të ndahen”.  

Përkulja gjatë përshëndetjes ndalohet edhe atë duke u bazuar në hadithin të cilin e shënon Tirmidhiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij se është pyetur Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, se a lejohet përkulja gjatë përshëndetjes? Është përgjigjur se nuk lejohet. Përkulja është një lloj rukue, ndërsa rukua dhe sexhdeja nuk lejohen vetëm se për Allahun.

Sa i takon dispozitës së ngritjes për selam ose për respekt të një njeriu i cili vjen prej rruge apo hyn në ndonjë mexhlis lejohet. Kurse ngritja në shenjë respekti të një njeriu e jo për arsye të përshëndetjes së tij, siç u ngrihet mbretërve, kryetarëve, etj, deri sa ata të ulen, apo siç i urdhërojnë mësuesit nxënësit të ngrihen kur ata hyn në klasë apo kur vjen ndonjë vizitor në klasë, kjo nuk lejohet. Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk ka qenë tradita e të parëve tanë gjatë periudhës së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe periudhës së halifeve të drejtë, të i ngrihen në këmbë Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe halifeve pas tij siç është traditë sot ku njerëzit u ngrihen në këmbë njëri-tjetrit”.

Madje Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se nuk ka pasur krijesë më të dashur tek ne se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam,mirëpo askush prej sahabëve kur e shihte nuk iu ngritke në këmbë për shkak se ai e urrente atë.

Ndoshta janë ngritur për atë njeri i cili ka ardhur prej rruge që ta presin siç transmetohet se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, është ngritur për Ikramen, dhe u ka thënë Ensarëve kur erdhi Sad ibën Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Ngrihuni dhe priteni udhëheqësin e juaj”.Prandaj muslimanët duhet t’i pasojnë të parët tanë për të cilët Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë thënë se janë gjenerata më e mirë në historinë e njerëzimit dhe na kanë urdhëruar që t’i pasojmë ata.  

O ju robërit e Allahut,

Kur njeriu përshëndet me selam apo i dërgohet selami prej një njeriu tjetër i cili nuk është prezent aty detyrohet që t’ia kthen dhe nëse përshëndetja është nëpërmjet ndonjë ndërmjetësuesi detyrohet të thotë “Ue alejhi selam”. Nëse përshëndetja është nëpërmjet ndonjë shkrimi apo letre, kur ta lexon duhet të thotë: “Ue alejkum selam”.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe përhapeni selamin mes jush për arsye se ai është shkak i shumë mirësive dhe i ringjalljes së Sunetit dhe i largimit të egërsisë mes njerëzve. Ai është prej fjalëve më të mira dhe të folurit më të bukur dhe Allahu për të tha: “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu”. Nur 61.

Hutbeja e dytë

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut që i bëri besimtarët vëllezër mes veti. Kjo është dhuntia e Allahut ndaj besimtarëve dhe me të vërtetë Allahu zotëron dhunti të madhe. Dëshmoj se nuk i takon me të vërtet adhurimi askujt përveç se Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, të cilin Allahu e bëri shëmbëlltyrë për të gjithë besimtarët. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

 

O ju njerëz, kapuni për veprat e mira dhe virtytet e larta të moralit dhe dijeni se përhapja e selamit mes jush është shkak i shumë fryteve të mëdha, prej saj:

-Është një prej shkaqeve për hyrjen e njeriut në xhenet.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: O ju njerëzpërhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit tjerë flenë që të qetë të hyni në xhenet”.

-Është shkak i cili mbjell dashuri në zemër mes njerëzve.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes vete. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do të duheni në mes vete? Përhapeni selamin (përshëndetjen) në mes jush”. 

 -Selami dhe përshëndetja me dorë janë shkak i faljes së mëkateve.

 Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk takohen dy muslimanë e përshëndetën me dorë vetëm se iu falen mëkatet, para se të ndahen”, dhe me një transmetim tjetër thotë: “Kur besimtari e takon një besimtar e përshëndet dhe ia japin dorën njëri-tjetrit, iu bien mëkatet siç bien gjethet e pemëve”.

O ju besimtarë për këto arsye kapuni për të dhe veproni me të që t’i fitoni të gjitha frytet e saj.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1307

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! (Ibrahim, 42)

E falënderojmë Allahun që mposht tiranët zullumqar, që shkatërron despotët ngatërrues, që ndihmon ata ndaj të cilëve bëhet padrejtësi qoftë edhe pas një kohe. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Imamin e të Dërguarve dhe vulën e pejgambereve, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë as’habët e tij.

Lidhja e dijetarëve muslimanë, gjatë muajve të kaluar në vazhdimësi, me pikëllim e keqardhje, e ka ndjekur atë që, prej fatkeqësive dhe sprovave në fe, ndodh në tokën e Sirisë. Ajo në veçanti ka ndjekur atë që ndodh në Homs, rrethimin ngulfatës, ndërprerjen e kushteve esenciale për jetë siç janë: ushqimi, uji, rryma…

Po përsëritet pamja e dhimbshme dhe krimi i pamëshirshëm që ndodhi me vëllezërit tanë në Hama ku krahas bllokadës ishim dëshmitarë të vrasjeve masakruese, tmerrimit të pafajshmëve, nëpërkëmbjen e shenjtërisë së xhamive etj.

Në lidhje me ndodhitë e përgjkshme Lidhja e Dijetarëve Muslimanë deklaron:

  1. Sistemi Nusajrian i Sirisë është një sistem që ngritet mbi parimet laike të partisë Ba’thiste dhe si i tillë nuk ka mundësi të jetë sistem legjitim që ka mbase edhe shkallën më të ultë të legjitimitetit.
  2. Pasi ky sistem filloi të derdh gjakun e popullit sirian, pasi filloi të shkaktoj vdekjen e të pafajshmëve dhe shkatërrimin e pronave u hapën gjithë rrugët legjitime për ballafaqimin me të. Ata muslimanë që në këtë luftë vdesin duke e kërkuar kënaqësinë (shpërblimin) e Allahut, shpresojmë të janë shehida ashtu siç janë edhe ata që mbrojnë jetën e tyre, nderin e tyre dhe pasurinë e tyre.
  3. Dijetarët e sirisë dhe udhëheqësit e revolucionit obligohen ti studiojnë gjitha mënyrat legjitime për tu çliruar nga ky sistem dhe për ta mbrojtur popullin prej padrejtësisë. Ata detyrohen të këshillohen mes vete para se të ndërmarrin ndonjë hap konkret dhe të marrin parasysh dobitë dhe dëmet dhe të mos hyjnë në betejë pa i llogaritur mundësitë, pasojat dhe rezultatet.
  4. Forcat e ushtrisë dhe sigurisë me gjithë llojet e tyre e kanë të ndaluar (haram) ti zbatojnë urdhrat për vrasje, sulm dhe burgim te popullit të pafajshëm sirian që ankohet nga padrejtësia. Duhet të kenë drojë të mos bëhen ndihmës në mbytjen e muslimanit vepër për të cilën Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En Nisa, 93) ose në ngacmimin e muslimanëve që është shkak për të humbur shpresën në mëshirën e Allahut. I Dërguari i Allahut ka thënë: Njeriu do të mbetet në gjerësinë e fesë përderisa nuk derdh gjak të ndaluar (të mbrojtur)

  1. Dijetarët që janë rreshtuar pranë sistemit në fjalë i këshillojmë të pendohen tek Allahu, ti nënshtrohen të vërtetës, të ndërprenë ndihmën e sektit Nusajrian që nuk ka lidhje me Islamin. Nëse nuk veprojnë kështu do të numërohen si zullumqarë. Allahu e ka kritikuar këtë kategori të njerëzve duke thënë: “Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!” (Ali Imran, 187)

  1. Lidhja e dijetarëve shpreson se institucionet që tanimë janë formuar siç është Këshilli i përkohshëm do të ndihmojnë popullin e Sirisë që vuan nga zullumi, do të bëhen shkak për fitoren e të shtypurve, ngritjen e flamurit të Islamit, realizimin e drejtësisë dhe sigurisë për popullin sirian.

  1. Lidhja e dijetarëve shpreh optimizmin e saj lidhur me themelimin e Këshillit Islamik të Shamit prej të cilit pret të ndihmon të shtypurit, të luftojë zullumqarët. Bëjmë lutje që Allahu tu jep sukses dhe arritje në realizimin e qëllimeve të tyre që kanë të bëjnë me davetin dhe Sheriatin.

  1. U bëjmë thirrje shteteve arabe dhe islame që të marrin qëndrim të prerë ndaj këtij sistemi kriminel, që të përdorin gjitha mjetet për ta sanksionuar atë, dhe të ndihmojnë materialisht popullin sirian dhe institucionet e reja. Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Nëse ju kërkojnë ndihmë në çështjet e fesë e keni për obligim ti ndihmoni…” (El Enfal, 72)

Popullin sirian që gjatë këtyre muajve vërtetoi durimin e këshillojmë të durojnë dhe të mos humbin shpresë për shkak të rrugëtimit të gjatë dhe mospërfilljes së botës. Kjo është rruga që e kanë ecur pejgamberët dhe njerëzit e mirë përgjatë historisë. Ai që dëshiron të arrin tek të drejtat e tij duhet të paguaj çmimin dhe të sakrifikojë. Përfundimi i durimit është fitorja dhe gradat e larta në dynja dhe ahiret. Pas natës vjen agimi, pas durimit vjen fitorja dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Allahun e lusim që të shpëtojë vëllezërit tanë në Siri, të largojë brengat e tyre dhe lutja jonë e fundit është Elhamdulilahi Rabbil Alemin.

15 Muharem 1433 H.

11 Dhjetor 2011-12-13

Përktheu Talha Kurtishi

0 4538

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

Vëllezër besimtar,

Frikojuni Allahut dhe dijeni se veprat janë të arriturat e njeriut me të cilat del prej kësaj dynjaje dhe se mbi ato bazohet përfundimi i tij në ahiret. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij”. Vepra pra është shoqëruesi i njeriut në varr dhe është shkaku kryesor i begatimit të tij në varr ose i dënimit të tij në varr.  Përcillet në një hadith se vepra e mirë i vjen pronarit të saj në varr në formën e një burri me rroba të bardha, fytyrë të bukur dhe parfum të mirë, i cili i thotë: “Gëzohu për atë që do të shohin sytë. Gëzohu për kënaqësinë e Zotit, xhenetin që ka të mira të pashtershme. Kjo është dita jote e cila të është premtuar”. I vdekuri e pyet: “Po ti, kush je, pasi nga fytyra ngjan sikur je njeri i mirë?”. I përgjigjet: “Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, nuk të kam njohur veçse i shpejtë në bindje të Zotit, i ngadalshëm për të vepruar gjynahe. Zoti të shpërbleu me të mira për këtë”. Ndërsa vepra e keqe i vjen pronarit të saj në varr në formën e një burri me rroba të zeza, me erë të keqe dhe me fytyrë të shëmtuar, i cili i thotë: “Të përgëzoj me diçka rrëqethëse! Kjo është dita jote që të është premtuar”. I vdekuri e pyet: “Po ti që paralajmëron të keqen, kush je? Fytyra jote qenka simbol i të keqes”. Ai i përgjigjet: “Unë jam puna jote e ligë.  Ajo që di rreth teje, është se ke qenë i ngadalshëm në kryerjen e detyrave ndaj Zotit dhe i shpejtë për të vepruar gjynahe që zemëronin Zotin. Prandaj Zoti të dënoi me sherr”.

O ti rob i Allahut, vepra e mirë është ajo që e shpreson njeriu në momentin e vdekjes. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!”. Muminun 99-100.Poashtu vepra e mirë është ajo që e shpresojnë banorët e xhehenemit në momentin kur hidhen në të. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë”. Fatir 37.

Nëse e përsiatim Kuranin do të vërejmë se Allahu në shumë ajete na orienton kah vepra. Ndonjëherë me veprën e ndërlidh shpërblimin siç thotë në thënien e Tij: “Atë ditë askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë”. Jasin 54. Ndonjëherë na lajmëron se Ai i mbikëqyrë të gjithë veprat e tona ku edhe thotë: “Unë e di mirë çfarë bëni ju”. Muminun 51, dhe“Allahu di gjithçka që punoni ju”. Ali Imran 153, dhe “Allahu dëgjon dhe di gjithçka”. Bekare 256. Ndonjëherë na lajmëron se na ngarkoi kujdestar të cilët i shënojnë të gjithë veprat e tona dhe i numërojnë të gjitha ato: “Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm te Allahu. Ata e dinë se çka punoni”. Infitar 10-12. Ndonjëherë na lajmëron se Ditën e Kiametit do të ballafaqohemi me atë çka e kemi vepruar prej veprave dhe se ato do t’i  shohim dhe do t’i lexojmë: “Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre: kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”. Zelzele 6-8, dhe “Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi): “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!”. Isra 13-14. Ndonjëherë na lajmëron se njeriu vepron vetëm se për vetveten e jo për të tjerët: “Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt”. Isra 15, dhe “Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet”. Fusilet 46.

Jeta e kësaj dynjaje është mundësia e vetme ku njeriu mundet të vepron dhe dije se sot ke mundësi vetëm se të veprosh e të mos llogaritësh, ndërsa nesër vetëm se do të llogaritësh dhe nuk do të kesh mundësi të veprosh. Jeta e njeriut është e shkurtë, përfundimi i tij është i panjohur dhe njeriu nuk e di se kur do t’i vijë çasti i fundit të cilin as nuk do të ketë mundësi ta shtyjë e as ta shpejtojë: “Kur t’i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë”. Araf 34.

O ti njeri, këto ditë të kësaj dynjaje të cilat i jeton janë shans i artë që nuk mund të përcaktohen me çmim. Nëse e di vlerën e këtyre ditëve dhe i shfrytëzon ato në atë që të bën dobi do të investosh në vetveten lumturi të përgjithmonshme. Ndërsa nëse i humb në dëfrim, lojë dhe shkujdesje do të jesh përgjithmonë në humbje. Atyre të cilët e shfrytëzuan jetën e kësaj bote në veprimin e veprave të mira Ditën e Kiametit do t’u thuhet: “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”. Haka 24. Ndërsa atyre të cilët e kaluan kohën e tyre të kësaj dynjaje në lojë, dëfrim dhe shkujdesje do t’u thuhet: “Ju keni shfrytëzuar gjithë të mirat në jetën tuaj tokësore dhe jeni kënaqur me to, ndërsa sot do të ndëshkoheni me dënim poshtërues, sepse keni qenë arrogantë në Tokë pa kurrfarë të drejte dhe nuk i jeni bindur Allahut”. Ahkaf 20.

Hutbeja e dytë

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut që na bëri prej muslimanëve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

 

Vëllezër musliman,

 

Njeriun në rrugëtimin pwr ta larguar nga veprat e mira e pengojnë pengesa të shumta, prej saj: shpirti i cili është i prirë fort për të keqen, pastaj shejtani me ushtrinë e tij, epshet dhe dyshimet, etj. Këto pengesa kërkojnë ballafaqim të fortë dhe mund të madh që të largohen, prandaj kush mbështetet në Allahun dhe kërkon ndihmën e Tij, e pastaj drejtohet që të bën ndonjë vepër të mirë padyshim se Allahu do t’ia lehtëson atë dhe do t’ia largon të gjitha pengesat prej rrugës së tij. Ndërsa kush i nënshtrohet këtyre pengesave dhe i largohet veprimit të veprave të mira padyshim se do të bie në kurth të këtyre pengesave dhe do ta humb shansin prej dorës së tij me përfundimin e jetës së tij dhe afrimin  e exhelit. I Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “I zgjuar është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t’ia falë”.

Poashtu në rrugën e robit qëndrojnë edhe disa pengesa të tjera të cilat prej frikës së do ta arrijnë e detyrojnë robin  që të përshpejton në veprimin e veprave të mira, prej tyre: sëmundja, varfëria, pleqëria, sprovat dhe vdekja. I Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Nxitoni në vepra (të mira) para se të paraqiten fitnet sikur nata e errët, gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset jobesimtar (qafir), ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar. Do ta shesë ndonjëri prej jush fenë e tij për një kotësi të kësaj bote”.

 

Në një transmetim tjetër thotë: “Nxitoni në punë të mira para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira. Vallë! A mos pritni varfërinë e t’ju shtyjë të harroni punët e ahiretit, apo, pasurinë e cila ju shtynë të azdiseni e të bëheni zullumqar, apo, ndonjë sëmundje që t’ju shkatërrojë shëndetin tuaj, apo, pleqërinë e cila ju humb fuqinë, apo, vdekjen që ju rri në pritje, apo, Dexhallin më e keqja që mund të ndodhë, ose, vallë! Mos po e pritni Ditën e Kiametit e cila është më e vështirë dhe më e hidhur”.

O ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut dhe nxitoni në vepra të mira para se t’ju afrohet exheli: “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin”. Munafikun 9.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 9634

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

 

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

Vëllezër musliman,

Do të vijë një ditë kur Allahu të gjitha krijesat e Tij do t’i bashkon në një vend, të parët dhe të fundit, edhe atë: “për t’i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e, për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë”. Nexhm 31.

Ajo ditë do të jetë shumë e gjatë, e rëndë, e tmerrshme, njerëzit do të ringjallen të zhveshur, këmbëzbathur, të pa bërë synet, pesëdhjetë mijë vite do të presim në rresht për të dhënë llogari dhe askujt nuk do t’i intereson për tjetrin, secili do të thotë vetja ime, vetja ime. Atë ditë flokët e fëmijës do të thinjen, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet, njerëzit do të shihen si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut do të jetë i rreptë. Allahu na paralajmëroi prej kësaj dite dhe na urdhëroi që të përgatitemi për të duke thënë:” O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe! Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër”.Haxh 1-2.

Atë ditë dielli do të jetë mbi kokat e njerëzve në një distancë prej një milje dhe njerëzit do t’i mbulon djersa sipas asaj çka kanë punuar. Disa do t’i mbulon deri në nyjat e këmbës, disa deri në gjunjë, disa deri në bel, e disa do t’i mbulon deri në fyt, sipas asaj çka ka punuar robi i Allahut në dynja. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Në Ditën e Ringjalljes, Dielli do të jetë aq afër me njerëzit sa që distanca ndërmjet tyre do të jetë një milje. Njerëzit do të mbulohen nga djersët sipas veprave të tyre, disa deri në nyjat e këmbëve, disa deri në gjunjë, disa deri në mes dhe disa në fyt (duke thënë këtë, i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, vendosi dorën në gojën e tij). Atë ditë disa njerëz do të veçohen prej të tjerëve, edhe atë duke qëndruar nën hijen e Arshit të Allahut kur të gjithë të tjerët do të jenë nën vapën e diellit. Atë ditë nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Arshit të Allahut, azze ue xhel.

 

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij: udhëheqësi i drejtë, i riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm, njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë, dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë, ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: “I frikësohem Allahut”, personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë”.

Në vazhdim le t’i meditojmë veprat e këtyre njerëzve të cilat në vështrim të parë nuk duken si vepra të mëdha, mirëpo janë shkak i këtij shpërblimi të madh prej anës së Allahut, azze ue xhel.

  1. Udhëheqësi i drejtë.

Udhëheqës i drejtë është ai që gjykon mes njerëzve me drejtësi dhe nuk e pason epshin e tij siç thotë edhe Allahu, azze ue xhel: “O Davud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë”. Sad 26.

Këtu nuk bën pjesë vetëm se imami apo udhëheqësi i shtetit, por të gjithë ata që e kanë marrë si përgjegjësi të gjykojnë mes njerëzve dhe t’i udhëheqin ata, si gjykatësi, kryetari, imami, etj. Marrja e përgjegjësisë nuk është e lehtë, ajo është amanet që duhet të përcillet deri në vendin e saj të duhur. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët”. Nisa 58.

Ky është shpërblimi i atij që është i drejtë në gjykim dhe ia jep të drejtat parisë së tij, ndërsa shiko se si është shpërblimi i atij që nuk është i drejtë në gjykim dhe nuk ia jep të drejtat parisë së tij. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin)“. Ibrahim 42.

Nëse i sheh padrejtësitë e udhëheqësve, partive, kryetarëve, mos dysho në atë se atyre a do t’ju vjen dënimi apo jo, për shkak se Allahu me të vërtet sheh dhe është i njoftuar për çdo gjë dhe secilit do t’i vjen dënimi apo shpërblimi sipas asaj çka ka vepruar.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Kujt i ka dhënë Allahu përgjegjësi ndërsa ai nuk është i sinqertë në përgjegjësin që ka, vdes duke qenë mashtrues për përgjegjësin që ka, vetëm se ia ka bërë Allahu haram xhenetin”.

Poashtu, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Njerëzit të cilët do të dënohen më së shumti në ditën e kiametit janë udhëheqësit e padrejtë”.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka bërë dua duke thënë : “O Allah kush merr ndonjë përgjegjësi në çështjen e umetit tim dhe tregohet i mëshirshëm me ta, mëshiroje atë, dhe kush merr ndonjë përgjegjësi në çështjen e umetit tim dhe tregohet i vrazhdë ndaj tyre, edhe Ti tregohu i vrazhdë ndaj tij”.

  1. I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm.

Ky është një djalosh i cili e do Allahun, e adhuron Atë, i mbështetet vetëm se Atij, vepron vepra të mira dhe i donë ato, largohet prej të shëmtuarës dhe e urren atë. Kur shokët e tij e kalojnë kohën në dëfrim dhe lojë ai i drejtohet xhamisë dhe faljes së namazit. Kur ata shkojnë pas epsheve dhe pasioneve, ky djalosh edhe pse në këtë moshë epshet e tij janë të forta, i lufton ato dhe i nënshtrohet urdhrave të Allahut. Për këtë e meritoi që të jetë prej shtatë grupeve të shpëtuara.

Ky djalosh si shëmbëlltyrë i merr djelmoshat e shpellës për të cilët Allahu thotë: “Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë”. Kehf 13.

E di se është përgjegjës për rininë e tij dhe se për të do të jep llogari Ditën e Kiametit dhe  nuk e harron porosinë e të Dërguarit të Allahut,alejhi salatu ue selam, i cili na porositi dhe tha: “Shfrytëzoni pesë gjëra para pesë të tjerave: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të jesh i zënë dhe jetën para vdekjes”.

  1. Njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë

Ky njeri prej momentit kur del prej xhamisë nuk mund të qetësohet në asnjë vend tjetër deri sa të kthehet në xhami, zemra e tij nuk donë diçka tjetër përveç se xhamisë dhe gjithmonë i jep përparësi shtëpisë së Allahut para shtëpisë së tij. Këta njerëz në të vërtet janë ndërtuesit e realët të shtëpive e Allahut dhe për ta Allahu thotë:”Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë”.Teube 18.

Është një inkurajim i madh në sunet për burrat që të falen në xhami dhe shpërblimi i shoqëruar me të është madhështor. Kjo jo vetëm që e bën personin të pranueshëm nën hijen e Arshit të Allahut, por sa herë që hedh ai një hap drejtë xhamisë, vetëm se i ngritët një gradë dhe i bie një gjynah. Pastaj ai lutet, dhe melaqet nuk ndalojnë së luturi për të duke thënë: “O Allah, bekoje atë! O Allah, mëshiroje atë!”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi. Allahu i ka garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të veten me shpirt, mëshirë dhe kalim të Siratit drejt kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Kur ta shihni një njeri që e ka shprehi të shkon në xhami dëshmoni për të se është besimtar”.

Poashtu, i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Tre veta Allahu i ka siguruar se do t’i furnizon dhe do të kujdeset për ta derisa janë gjallë, e kur të vdesin do t’i vendosë në xhenet: Atë që jep selam kur hyn në shtëpinë e vet, atë që shkon në xhami dhe atë që është në rrugën e Allahut”.

  1. Dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë.

 Lidhja më e fuqishme e besimit është dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojmë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur”.Maide 54.

Dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut është një prej cilësive dhe veçorive në të cilët robi e shijon kënaqësinë dhe ëmbëlsinë e imanit. Këta dy njerëz nuk i bashkoi farefisnia, e as shoqëria, e as interesat e dynjasë, por i bashkoi vetëm se dashuria për hir të Allahut edhe atë deri sa i ndau vdekja dhe ata vdiqën në këtë gjendje duke e dashur njëri tjetrin.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Ai që do dikë për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, jep për hir të Allahut dhe ai që nuk jep (në harame) për hir të Allahut, i tilli e ka plotësuar imanin”. 

Ebu Malik El Esharij, Allahu qoftë i kënaqur me të,  transmeton se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, një ditë doli para njerëzve dhe tha: “O ju njerëz, dëgjoni, mendoni dhe dijeni se ka disa nga robërit e Allahut që nuk janë Pejgamber e as shehid, mirëpo ua kanë lakmi atyre Pejgamberët, shehidët, në ulëset e tyre dhe afërsisë së tyre pranë Allahut”. Në atë moment një beduin i mahnitur prej fjalëve të Pejgamberit,alejhi salatu ue selam, tha: “O i Dërguari i Allahut ka nga robërit e Allahut që nuk janë Pejgamber e as shehid, mirëpo ua kanë lakmi atyre Pejgamberët, shehidët, tregona neve kush janë ata?!  Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, qeshi me fjalët e këtij beduini dhe tha: “Ata janë njerëz sikurse ne , ata nuk i lidh farefisi I afërm, duhen për hir të Allahut, Allahu atyre do t’i dhurojë minbera prej drite që ata të ulen aty, do të bëjnë dritë fytyrat dhe rrobat e tyre, do të tmerrohen njerëzit në ditën e Kiametit kurse ata nuk do të tmerrohen dha ata janë të dashurit e Allahut nuk ka frikë për ta e as nuk do të dëshpërohen”.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni dhe nuk keni besuar derisa ta doni njëri-tjetrin. A dëshironi t’ju tregoj për një gjë, të cilën, nëse e bëni, do t’ua shtojë dashurinë? Përhapeni selamin mes jush”.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë,

Grupë tjetër i shpëtuar në Ditën e Kiametit do të jetë edhe:

  1. Ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: “I frikësohem Allahut”.

 Kjo grua nuk është si gratë e tjera, por është një grua të cilës Allahu i a dhuroi bukuri dhe pozitë të lartë. Ky lloj i grave për burrat është shumë sprovë e madhe pasi që atë e dëshiron çdo burrë dhe propozimin e saj për të bërë imoralitet nuk mundet ta refuzon vetëm se ai që ka besim të thellë dhe që është largpamës.

Jusufi, alejhi selam, do të jetë udhëheqësi i këtij grupi Ditën e Kiametit, për shkak se e refuzoi ftesën e gruas së ministrit të bën imoralitet me të. Edhe pse i plotësonte të gjitha kushtet ta bën këtë vepër të shëmtuar me të, ishte i vetëm larg familjes, përpara tij e kishte një grua e cila njiheshe si një ndër gratë më të bukura të Egjiptit dhe ishin të dy të vetmuar në pallatin e saj larg syve të njerëzve, prapë se prapë tha se unë i frikësohem Allahut dhe dënimit të Tij.

Allahu, azze ue xhel, për ata që i frikohen Allahut dhe i largohen të shëmtuarës thotë: ” Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin”. Naziat 40-41.

Kadi Ijad, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Është veçuar ky lloj i gruas për shkak se ky është lloji më i kërkuar nga burrat dhe lloji që më së vështiri arrihet deri tek ai. Kjo grua i posedon dy cilësi kryesore bukurinë dhe pozitën dhe nëpërmjet saj mund ta përfiton çdo burrë. Durimi në këtë sprovë për shkak frikës prej Allahut, kur ajo të thërret në imoralitet me bukurinë e saj dhe me pozitën e saj, është prej gradave më të larta dhe nënshtrimeve më të mëdha. Për këtë shkak Allahu e shpërbleu atë që bën durim në këtë sprovë me futjen e tij nën hijen e Arshit të Allahut atë ditë ku nuk ka hije tjetër përveç hijes së Allahut. Me pozitë të lartë nënkuptohet ajo e cila ka pasuri dhe prejardhje fisnike”.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e rrëfen një rast për tre veta ku veprat e tyre të sinqerta u bën shkak i shpëtimit të tyre prej një belaje që i kishte goditur, ndërsa prej veprave të njërit prej tyre ishte mos afrimi i imoralitetit për hir të Allahut.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Tre  vetë nga ata të cilët jetuan para jush duke udhëtuar  i  zuri shiu. U strehuan në një shpellë. Shpella u mbyll, njëri prej tyre iu tha të tjerëve:”O ju, për  Allahun, askush nuk mund t’ju ndihmojë përveç sinqeritetit, andaj secili prej jush le të bëjë duanë në emër të sinqeritetit të vet që ka bërë ndonjëherë”. Njëri prej tyre tha: “Allahu im, Ti e di se unë e kam njohur një vajzë,të cilën e kam  dashur më shumë se tërë botën. E nxitja  të bëjë gjynah e ajo refuzonte, deri sa ajo ra në vështirësi të madhe për të holla dhe kishte nevojë për njëqind dinar. Unë i mblodha ato dhe ia dhashë. Ajo atëherë mu nënshtrua. Kur i hyra në mes të këmbëve më tha:”Frikësohu nga Allahu! Mos ma hap unazën vetëm se në mënyrë të rregullt siç bëhet në kurorë”. Unë menjëherë u çova, ndërkaq njëqind dinarët ia lash. Ti e di se këtë e bëra nga frika ndaj Teje, andaj na çel derën!”. Allahu atëherë e largoi pak shkëmbin dhe e hapi një vrimë……”.

  1. Personi që jep për bamirësi dhe e fsheh.

Ka plot njerëz që japin lëmoshë dhe që shpërblimi tek Allahu është i madh për ta, mirëpo ky njeri i cili do të jetë nën hijen e Arshit të Allahut dallohet prej të tjerëve me një gjë, e ajo është se sinqeriteti i tij në dhënien e lëmoshës është shumë i madh derisa e arrin gradën sa që dora majtë nuk e di se çka jep dora e djathtë. Allahu, azze ue xhel, i lavdëroi ata që japin lëmoshë dhe tha: “T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë”, e pastaj i veçoi ata që e japin fshehurazi dhe tha: “por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni”. Bekare 271.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Sadakaja e fshehtë fikë hidhërimin e Allahut ashtu siç fikë uji zjarrin”.

 

  1. Personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë.

Në zemrën e këtij njeriu mbisundon dashuria ndaj Allahut. Ky njeri e do dhe e madhëron Allahun, kur ulet në vetmi i kujton begatitë dhe të mirat të cilat ia ka dhënë Allahu, e kujton madhërinë e Tij dhe sytë e tij lotojnë dhe e kërkojnë shikimin dhe takimin e Allahut, azze ue xhel.

Allahu, azze ue xhel, për këtë lloj njerëzish thotë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten”. Enfal 2.

Poashtu, Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur dëgjojnë për atë (Kuranin) që i është zbritur të Dërguarit, i sheh se si u rrjedhin lotët nga sytë, për shkak të së vërtetës që kuptuan. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne besojmë, prandaj na llogarit ndër dëshmitarët e Tu!”. Maide 83.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Dy sy nuk i prek zjarri i xhehenemit: Syrin që qan nga frika e Allahut dhe syrin që tërë natën mbetet zgjuar duke ruajtura në rrugën e Zotit”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte njeri që qante shumë prej frikës së Allahut dhe poashtu njerëzit e mirë që jetuan para tij dhe pas tij dhe kjo padyshim se vjen si rezultat i zemrës së butë që e kishin, si pasojë e përmendjes së tepërt të Allahut, azze ue xhel.

Allahu iu kërcënua atyre që zemrat e tyre i kanë të forta si guri  dhe që nuk e përmendin Allahun duke u thënë: “Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!”. Zumer 22.

E lus Allahun me emrat e Tij të bukura dhe cilësitë e Tij të larta të na bën neve, fëmijët e tanë dhe familjet e tona prej një prej këtyre grupeve të shpëtuara dhe të na fut nën hijen e Arshit të Tij, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç se hijes së Arshit të Allahut. Amin

Përgatiti dhe përktheu: Irfan JAHIU

0 12871

 Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët në mënyrë më të mirë i pasojnë ata, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër musliman,

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur dëshiron të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar, sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut”. Nahl, 98-100.

Allahu njeriut ia krijoi një armik i cili ushqen armiqësi të egër ndaj birit të Ademit. Ky armik ec nëpër trupin e birit të Ademit sikur se gjaku dhe ka ndikim të madh dhe përdor shumë hyrje deri tek zemra dhe gjoksi i njeriut. Ky armik është shejtan i cili armiqëson të birin e Ademit prej lindjes e deri në vdekje. Shejtani njeriut tërë kohën i bën vesvese, kurthe, mëkatin ia zbukuron dhe parafytyron në mendjen e tij deri sa kjo ngjall pasion, pastaj pasioni ngjall ide, ideja ngjall epsh, epshi ngjall dëshirë, dëshirë kjo e cila ia bën të harron dëmin dhe dënimin e mëkatit. Ai para syve nuk sheh tjetër vetëm se mëkatin dhe kënaqësinë e tij, derisa shndërrohet në vendosmëri të pakonestushtueshme. I biri i Ademit atëherë vihet në kërkim të mëkatit, ndërsa shejtani i dërgon ndihmë dhe mbështetje. Në rast se ushtria demoralizohet shejtani i jep kurajo të vazhdon, në rast se vonohet e nuk ngutet shejtani e nxit dhe i jep përkrahje, derisa e drejton robin ka mëkati duke ia organizuar takimin me të nëpërmjet hileve të zbukuruara dhe kurtheve të përsosura. Urvetu ibën Ruvejm, Allahu e mëshiroftë, thotë: ” Isau, alejhi selam, kërkoi prej Zotit të tij t’ia tregon vendin e shejtanit në trupin e birit të Ademit. Kur iu paraqit vendqëndrimi i tij, e pa se kokën e kishte të gjarprit të vendosur mbi thelbin e zemrës, në rast se robi e përmendte Zotin e tij shejtani u fshehte, në rast se nuk e përmendte e vendonte kokën mbi thelbin e zemrës së robit, i fliste dhe i nxiste dëshira”.

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij shënon një hadith prej Ali ibën Husejnit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili tregon se Safija, bashkëshortja e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i ka treguar atij se ajo ka shkuar për të vizituar të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, në xhami, kur ai ka qenë në Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ajo foli pak me të, pastaj u ngrit të kthehet në shtëpi. Edhe Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u ngrit dhe e shoqëroi atë deri te porta e xhamisë përballë derës së Umu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, kur dy burra nga ensarët kaluan andej dhe e përshëndetën të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam. Ai u foli: “Ngadalë! (Mos u nxitoni!) Ajo është (bashkëshortja ime), Safija bint Hujej!” Ata të dy thanë: “Subhanallah (Lavdi i qoftë Allahut! Si mund të guxojmë të mendojmë ndonjë ligësi), o i Dërguari i Allahut!” Ata e ndjenë këtë (dhe sikur u rënduan). Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u tha: “Shejtani shkon në çdo pjesë të trupit të njeriut ashtu si gjaku. Pata frikë se mos shejtani do t’ju shtie ndonjë mendim të lig në zemrat (e mendjet) tuaja.”

Poashtu imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, e përcjell një hadith prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili tregon se i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, shejtani ia mbath me të katra dhe nxjerr erë me zë, që të mos e dëgjojë ezanin. Kur mbaron thirrja e ezanit, ai kthehet prapë, por përsëri ia mbath të ikë kur thirret ikameti, por kur ai mbaron, ai përsëri vjen derisa pëshpërit në zemrën e njeriut (për t’ia hequr vëmendjen nga namazi) duke e bërë atë të kujtojë gjëra të cilat ai as nuk i kishte ndërmend përpara namazit duke i thënë: “Kujto këtë, kujto atë”, derisa njeriu vazhdon të falet duke e bërë të harrojë sa rekat namaz ka falur”.

Për këtë shkak Allahu na urdhëroi të kërkojmë mbrojtje prej sherrit të shejtanit, ndërsa vesveset janë prej sherrit më të madh të tij.

Prej sherrit të tij është edhe vjedhja e pasurisë së njerëzve. Çdo ushqim ose pije që në të nuk përmendet emri i Allahut shejtanit i ndahet hise prej tij. Në shtëpinë ku nuk përmendet emri i Allahut shejtani e ha ushqimin e njerëzve pa lejen e tyre dhe strehohet në shtëpi pa lejen e tyre. Ibën Ebi Dunja, Allahu e mëshiroftë, transmeton prej selefit se: “Një shejtan e kishte takuar një shejtan tjetër të cilit i thotë: Më dukesh shumë i dobët? I përgjigjet: Unë e shoqëroj një njeri tërë kohën i cili kur ha e përmend emrin e Allahut dhe unë nuk ha me të, kur pinë e përmend emrin e Allahut dhe unë nuk pi me të, kur hyn në shtëpi e përmend Allahun dhe unë rri jashtë, nuk mundem të hy në atë shtëpi. I thotë tjetri shejtan: Unë e shoqëroj një njeri i cili kur ha nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë ha së bashku me të, kur pinë nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë pi së bashku me të, kur hyn në shtëpi nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë hy së bashku me të, kur bën marrëdhënie me gruan e tij nuk e përmend emrin e Allahut dhe unë bëj marrëdhënie me gruan e tij”.

Prej sherrit të tij poashtu është se i shpalos të metat e njerëzve. E urdhëron robin të bën mëkat, pastaj u bën vesvese të tjerëve për mëkatin që e ka vepruar ky rob dhe në fund ata fillojnë të flasin për të dhe për mëkatin e tij.

Prej sherrit të tij është se kur robi flenë shejtani i lidh në kokë nyje të cilat e pengojnë të zgjohet për namaz. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Gjatë gjumit tuaj, shejtani i lidh gjithkujt tri nyje pas koke dhe i fryn çdo nyjes duke thënë: “Ke natë të gjatë, fli pra”. Kur ky njeri zgjohet dhe kujton Allahun, atëherë zgjidhet një nyje, në qoftë se merr avdes, zgjidhet edhe një nyje, në qoftë se falet, zgjidhet edhe nyja e fundit dhe ngrihet i gjallë dhe në gjendje të mirë shpirtërore; kurse në të kundërt, ngrihet në gjendje të keqe shpirtërore dhe i plogësht”.

Prej sherrit të tij po ashtu është se urinon në veshin e robit që të mos e dëgjon ezanin dhe të flenë deri në mëngjes. Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon: “Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i përmendën një burrë dhe i thanë se ka fjetur deri në mëngjes vonë dhe nuk e ka falur namazin e agimit. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Në veshin e tij ka urinuar shejtani”.

Prej sherrit të tij është se i del të birit të Ademit përpara çdo rrugë të hairit dhe e pengon që të ecë nëpër të duke i vendosur pengesa dhe ndalesa të ndryshme që i ka në dispozicion. Mjafton prej sherrit të tij ajo që u betua në Allahun se do t’u zë pritë njerëzve në rrugën e Allahut, e do t’u qaset atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta. Sherri i tij arriti në atë gradë sa që e nxori Ademin, alejhi selam, prej xhenetit dhe nuk u kënaq me kaq, por vazhdoi deri sa e bëri kusht që prej njëmijë bijve të Ademit nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë do t’i hedh në xhehenem. Edhe kjo nuk i mjaftoi deri sa filloi të bën kurthe e ta shkatërron thirrjen në fenë e Allahut në tokë duke synuar që ky të adhurohet përveç Allahut. Dëshira e tij më e madhe është që më tërë fuqinë e tij ta fikën dritën e Allahut dhe thirrjen në të, të thirr në shirk dhe ta fshin teuhidin dhe të gjithë ata që thirrin në të.

Nuk mundemi që llojet e sherrit të tij t’i përkufizojmë duke e pasur parasysh se ai është shkak i të gjithë sherreve në botë, mirëpo themelet e çdo sherri të tij janë gjashtë ku i biri i Ademit mundë të bie viktimë e njërës ose më tepër prej tyre.

Sherri i parë është sherri i kufrit dhe shirkut dhe armiqësisë ndaj Allahut dhe Pejgamberit, alejhi salatu ue selem. Shejtani mundohet njeriun ta bëjë mosbesimtarë ose politeist, e nëse e arrin këtë e bën prej ushtarëve të tij dhe miqve të tij dhe prej thirrësve të Iblisit, e nëse nuk mund të arrijë këtë, kalon në fazën e dytë. Kjo është faza e risive (bidateve). Ai e mashtron njeriun duke e nxitur të shpikë dhe praktikon bidate. Kjo është më e dashur tek ai se sa mëkatet dhe gjynahet, për shkak se kjo ia dëmton fenë dhe është vepër e vazhdueshme në të cilën vepruesi i saj mendon se vepron mirë dhe nuk pendohet prej saj, e në fakt kjo është mëkat dhe hapje e derës së kufrit dhe shirkut. Nëse arrin ta mashtron dhe ta bën prej pasuesve të risive atëherë e bën ushtar dhe shok të vetin, e nëse ky njeri edhe më tej është i përqendruar dhe është nga pasuesit e Sunetit, shejtani fillon fazën e tretë. Faza e tretë është faza e mëkateve të mëdha dhe mos dëgjueshmërisë. Shejtani është shumë i kujdesshëm që njeriun ta nxitë në veprimin e mëkateve të mëdha, posaçërisht nëse është prej dijetarëve të cilin e pasojnë njerëzit që kjo të ndikon në largimin e njerëzve prej tij, ose ta nxitë në përhapjen e mëkateve në shoqëri duke i bindur disa se kjo është rruga e drejtë dhe rruga që i afron tek Allahu, e në fakt kjo është rruga e Iblisit të mallkuar: “Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën”. Nur, 19. Nëse nga kjo Allahu e mbron këtë njeri, shejtani edhe më tej nuk i humb shpresat. Kalon në fazën e katërt e cila është faza e mëkateve të vogla, të cilat nëse veprohen me të madhe dhe shtohen mund ta shkatërrojnë njeriun. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Bëni shumë kujdes nga mëkatet që ju duken si të pavlera. Shembulli i mëkateve të paçmuara është si shembulli i një grupi njerëzve që kanë ndaluar në një luginë. Secili prej tyre mbledh degë pemësh derisa ato janë të mjaftueshme që të pjekin ushqimin e tyre. Po kështu janë edhe mëkatet që duken si të pavlera që kur mëkatari nuk i jep shumë rëndësi, ato e shkatërrojnë atë“.

Nëse edhe nga këto mëkate do të shpëtojë (d.m.th. nëse ka kujdes që të mos bën mëkate të vogla, por edhe nëse i bën, shpejton në kërkimin e faljes ose përgjithmonë e lë këtë mëkat), atëherë shejtani fillon me metodë të re e cila është edhe faza e pestë. Kjo është që shejtani e preokupon njeriun me gjëra të lejuara (mubah) për të cilat nuk ka as shpërblim e as dënim, mirëpo njeriun gjithmonë e pengon që të preokupohet me punët serioze. Nëse nuk mund ta përfiton edhe në këtë fazë kalon në fazën e gjashtë. Kjo fazë përfshin gjendjen kur njeriu duke bërë punë të mirë e lë pas dorë punën që është edhe më e mirë se kjo. Duke bërë mirë e lë atë punë që është shumë më e mirë. P.sh. duke vepruar sunetet i lë farzet, preokupohet me sunete e nuk i kryen farzet.

Shejtani kur nuk mundet të mbisundon mbi robin në të gjitha këto faza atëherë e përdor tërë ushtrinë e tij prej njerëzve dhe xhindeve duke e sulmuar të birin e Ademit me vesvese, kurthe, risi, devijime, degjenerime, etj, me qëllim që ta fikë dritën e Allahut dhe rrugën deri tek ajo. Besimtari në këtë rast e vendon parzmoren e luftës dhe nuk e largon prej tij deri në vdekje.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe bëhuni të kujdesshëm prej armikut të Allahut dhe armikut të juaj. Dijeni se ata që i bëjnë vesvese njeriut janë dy llojesh: Njerëz dhe Xhind. Xhindet bëjnë vesvese në gjoksin e njeriut dhe poashtu njerëzit bëjnë vesvese tek njeriu. Për këtë shkak Allahu na urdhëroi që të kërkojmë mbrojtje prej sherreve të dy llojeve të shejtanëve, njerëzve dhe xhindeve.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”. Nas, 1-6.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë,

Allahu besimtarëve u dha përkrahje nëpërmjet ushtarëve të Tij prej melekëve të cilët e shoqërojnë të birin e Ademit tanë kohën, e përforcojnë, e mbrojnë me lejen e Allahut dhe e urdhërojnë për të mirë. Poashtu ia dha mendjen të logjikon, besimin t’i ndihmon dhe përforcon, bindjen t’i zbulon të vërtetat dhe këtë sprovë me shejtanin nuk e bëri për shkak se njeriun e urren, por për shkak se atë e donë dhe e ndihmon dhe dëshiron që t’ia ngrit gradat e tij dhe t’ia sprovon sinqeritetin e besimit të tij: “Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja”. Muhamed ,31.

O ju musliman, Allahu prej mirësisë së Tij ndaj robit i bëri disa shkaqe të cilat e mbrojnë robin prej shejtanit dhe i ndihmojnë atij që nëpërmjet këtyre shkaqeve ta largon shejtanin prej vetes. Në vazhdim do t’i ceki dhjetë prej tyre:

1. Kërkimi i mbrojtjes tek Allahu prej shejtanit të mallkuar. (Duke thënë Eudhu bil-lahi mine shejtani rraxhim).

2. Leximi i dy sureve: el Felek dhe Nas.

3. Leximi i ajetul Kursi (Bekare 255).

4. Leximi i sures Bekare.

5. Leximi i dy ajeteve të fundit prej sures Bekare (ajeti 285-286).

6. Leximi i tre ajeteve të para të sures Gafir.

7. Thënia njëqind herë në ditë: “La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul Hamdu ve Huve ala kul-li shejin Kadir”. (S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut Një dhe të pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send).

8. Përmendje e shpeshtë e Allahut, e sidomos thënia e dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes.

9. Marrja e abdesit dhe falja e namazit.

10. Largimi prej shikimit të ndalur, largimi prej bisedave të kota, largimi prej përzierjes me njerëz mëkatarë e të shëmtuar dhe largimi prej vendeve ku qarkullojnë shejtanët, si tregjet, etj.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 3585

Hutbeja e parë

Lavd falënderimi i takon vetëm Allahut i cili na bëri musliman. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një, Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim).Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim). Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtar,

Allahu, azze ue xhel, në Kuran thotë: “O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë”. Earaf 27.

Shejtani mashtrimin dhe kurthin e tij fillimisht e praktikoi me dy prindërit tanë të ndershëm. Kjo ishte bela e madhe të cilën e nxiti zilia dhe zemërimi: “A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua?” Isra 62, dhe të cilën e nxiti mendjemadhësia dhe kryelartësia: “përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar”. Bekare 34, dhe mjeti i tij ishin betimet e rrejshme: “Dhe iu betua atyre (duke thënë): “Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!”. Earaf 21, dhe analogjitë e pabaza: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta” Earaf 12.

Ishte sprovë shumë e madhe dhe më e madhe bëhet atëherë kur forcohet pushteti i Iblisit dhe i provokon e i tremb zemrat, mendjet dhe emocionet në një luftë të rreptë, në të cilën përdor zërin e tij dhe tërë kalorësinë dhe këmbësorinë e tij: “Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! -Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime-“. Isra 64.

Njohja e mashtrimeve të shejtanit dhe përsiatja rreth kurtheve të tij zë vend të rëndësishëm në jetën e muslimanit për shkak se i mundësohet të mbrohet dhe të largohet prej intrigave të tij. Shejtani shfrytëzon dobësitë e njeriut, nëse shejtanin e nxjerri nga  xheneti zilia, Ademin, alejhi selam, prej xhenetit e nxjerri, siç thonë dijetarët, lakmia. Ecja e birit të Ademit pas gjurmëve të shejtanit e çon këtë deri në atë gradë sa që shejtanin e merr si të adhuruar përveç Allahut: “Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armik i hapët i juaji”. Jasin 60, dhe “O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit”. Merjem 44. Robi e arrin këtë gradë atëherë kur frenat e udhëheqjes ia dorëzon armikut të tij dhe ia liron kapistrën epsheve të tij dhe e pason çdo shejtan të rebeluar: “e është caktuar për të (djallin), se kush e bën mik, ai (djalli) do ta shmangë (mikun) e do ta sjellë atë në dënimin e zjarrit”. Haxh 4. Ndërsa në një hadith ceket se: “Shejtani i del birit të Ademit në çdo rrugë përpara. I del në rrugën e tij të Islamit e i thotë: po bëhesh musliman dhe po e le fenë e prindërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve…”.

Në rast kur nuk arrin ta mashtron robin që t’i bën kufër Allahut, atëherë atë e drejton drejt rrugës së risive, dyshimeve dhe pasimit të epsheve. Sa njerëz i mashtroi duke ua zbukuruar risitë, e sa adhurues i mahniti duke ua zbukuruar atyre gënjeshtrat e tij, deri sa i drejtoi drejt rrugës së devijimit dhe drejt rrugës pa kthim ku në të flasin për Allahun pa dituri dhe atë që nuk e dinë: “mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur. Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini”. Bekare 168-169.

O ju vëllezër, po, të folurit pa dituri është pasim i gjurmëve të shejtanit dhe është baza e çdo shkatërrimi në besim dhe devijimi në ligjësim dhe më afër saj janë ata të cilët flasin për një lëmi që nuk e njohin mirë, e që më vonë kjo u bëhet atyre shkak që i nxit për në shpifje e gënjeshtra, mëkate e gjynahe dhe atëherë u vijnë shejtanët me të mëdhenj: “A doni t’ju tregoj se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë çdo gënjeshtari gjynahqar”. Shuara 220-221. Ata atëherë nuk thirrin më në udhëzim, nuk urdhërojnë më në devotshmëri dhe nuk udhëzojnë më në të vërtetën, ndërsa postier i shejtanit në gjithë këtë është mendjelehtësia dhe ngutësia, ashtu edhe siç është përcjell prej hadithit të Enes ibën Malikit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Mos nxitimi është nga Allahu, ndërsa ngutja është nga shejtani”.

Pas këtij hapi shejtani kalon në hapin  tjetër ku në të i frikëson njerëzit me armën e tij djallëzore, koprracinë dhe frikën prej varfërisë. Sufjan Theuriu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Shejtani nuk ka armë më të fortë për njeriun se sa frika prej varfërisë”. Kur ngulitet kjo frikë në zemrën e njeriut, e pengon atë prej të vërtetës, flet me epsh dhe për Allahun mendon keq. Këtë më së mirë na e sqaron Allahu, azze ue xhel, kur thotë: “Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm”. Bekare 268.

O ju vëllezër, zemërimi është mbizotërim i shejtanit mbi mendjen e njeriut. Transmetohet prej njërit prej të Dërguarve të Allahut të i ketë thënë Iblisit: “Kur e mbisundon më së lehti të birin e Ademit? Iblisi iu përgjigj: “Atëherë kur është i zemëruar dhe kur e pason epshin”.

Premtimet, shpresat dhe mashtrimet janë një armë tjetër e fortë e shejtanit kundër njeriun: “Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime”. Nisa 120, dhe “Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten!”. Ibrahim 22, dhe “Mirëpo, kur u ndeshën dy ushtritë (me engjëjt përkrah besimtarëve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtarëve): “Unë nuk kam të bëj me ju”. Enfal 48. Ky mashtrues i premton njerëzve sipas natyrshmërisë së tyre dhe i fut në kurthin e tij sipas ëndjeve dhe dëshirave të tyre. Pasanikun kur jep lëmoshë dhe bën vepra të mira e frikëson me varfëri, ndërsa pasurinë ia zbukuron me shkaqe të ndaluara dhe mjete të shëmtuara.

Shejtani pasuesve të feve dhe të grupeve fetare ua zbukuron fanatizmin dhe nënçmimin e kundërshtarëve dhe këtë rrugë ua përshkruan si rruga e kërkimit të diturisë dhe e dashurisë së dijetarëve. Largimi prej mesatares dhe tejkalimi i çdo kufiri jashtë normales është gjurmë e shejtanit dhe rrugë e tij. Disa prej selefit thonin: “Nuk ka urdhëruar Allahu për një çështje vetëm se shejtani nëpërmjet tij ka nxitur në dy çështje, ose në mangësi dhe indiferencë ose në tejkalim të kufijve dhe ekstremizëm, dhe nuk i intereson Iblisit se me cilën do të fiton”. Shejtani kurthet dhe grackat e tij i ngrit mes këtyre dy luginave, ec dhe thur komplote e intriga dhe i forcon ato. Si shkak i këtyre kurtheve disa prej popujve i tejkaluan kufijtë dhe të Dërguarit e Allahut dhe pasuesit e tyre, ngritën në shkallën dhe gradën e adhurimit, e disa popuj të tjerë u bënë indiferentë ndaj tyre duke vra një numër të konsiderueshëm prej tyre. Ka prej sekteve të cilët i tejkalojnë kufijtë e mesatarisë sa i takon dijetarëve të tyre duke i ngritur ata në një gradë të cilën nuk e meriton njeriu, ndërsa në anën tjetër kemi njerëz të cilët i kundërshtojnë dhe janë indiferentë ndaj dijetarëve të tyre. Kjo e tëra është pasojë e mashtrimeve të shejtanit.

Kur shikon në dispozitat sekondare do të shohësh njerëz të cilët kanë mangësi në njohjen e rregullave të pastërtisë, ndërsa në anën tjetër ka prej tyre që janë të sprovuar me vesvese, saqë dëgjojmë se ka prej njerëzve të cilët tanë ditën rrinë në tualet duke marr abdes dhe çdo herë që pastrohen mendojnë se nuk janë pastruar mirë dhe se duhet prapë të përsëritet abdesi i tyre. Kjo padyshim si rezultat i vesvese të shejtanit dhe vesveseve të tyre. Ka prej njerëzve të cilët kërkimin e diturisë e kanë qëllim final, mirëpo i neglizhojnë veprat. Ka prej tyre që detyrimet e caktuara individuale i lajnë dhe nuk i mësojnë. Ka prej atyre të cilët i neglizhojnë veprat e zemrës dhe nuk i kushtojnë aspak rëndësi, ndërsa në anën tjetër kemi njerëz të cilët i neglizhojnë veprat e gjymtyrëve dhe pretendojnë heqjen e përgjegjësive prej disa dijetarëve të tyre. Kjo e tëra si rrjedhojë e mashtrimeve të shejtanit: “Djalli i ka joshur dhe i ka ushqyer me shpresa të rreme”. Muhamed 25, dhe “Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!” Nisa 38, dhe “Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt”. Zuhruf 37. Më të keqen që mund t’ia vepron Iblisi atij që e merr atë për shok, është ta largon shokun e tij prej rrugës së vërtetë, e pastaj mos ta lejon që t’i qartësohet ajo rrugë dhe në fund ta ushqen me iluzione se ai ecën nëpër rrugën e drejtë, rrugën e udhëzimit, deri sa të befasohet se ai në të vërtetë është në rrugë të gabuar: “Ata kanë zgjedhur djajtë për mbrojtës në vend të Allahut dhe mendojnë se janë në rrugë të drejtë”. Earaf 30.

O ju musliman,

Ky shejtan i mallkuar ia ka dhënë besën vetvetes se do ta pengon çdonjërin prej pasardhësve të Ademit prej rrugës së drejtë: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë, e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!”. Earaf 16-17. Mirëpo edhe pse ia ka dhanë besën vetvetes prapë se prapë kurthet e tij janë të dobëta nëse armatoset robi me armën e besimit të pastër dhe adhurimet ia përkushton vetëm se Allahut dhe mbështetet vetëm se tek Zoti i tij: “Në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”. Nahl 99. Shejtani pra nuk ka asnjë lloj pushteti mbi ithtarët e besimit të pastër dhe mbi të sinqertit, mirëpo mbi ata të cilët e mohojnë Allahun dhe e miqësojnë atë sundimi i tij është shumë i madh: “A nuk e sheh se Ne i kemi dërguar djajtë te mohuesit, për t’i yshtur ata me forcë?”. Merjem 83.

O ju vëllezër, edhe përskaj qartësimit dhe sqarimit të mashtrimeve të shejtanit, besimtari mund të rrëshqet ose gabon, ndoshta edhe ta kaplon yshtja prej shejtanit, ose t’i vjen ndonjë mendim i ligë, ose ndonjë vesvese në zemrën e tij, mirëpo ai shumë shpejt kërkon mbrojtje tek Zoti i tij dhe i mbështetet përmendjes së Tij dhe pendohet me sinqeritet tek Ai dhe e largon shejtanin prej tij: “Ata që i frikësohen Allahut, kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), e atëherë e shohin rrugën e drejtë”. Earaf 201. Lidhja e tij me Allahun është shumë e fortë dhe ajo e mbron që mos të bie në kurth të armikut të Allahut dhe armikut të tij dhe ai çdo herë kërkon mbrojtje tek Allahu prej joshjeve të tij: “Nëse djalli fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha”. Fusilet 36.

E drejta e çdo njërit është t’ia donë të mirën vetvetes, ta mbron fenë e tij dhe ta largon shejtanin prej tij, mirëpo kjo arrihet vetëm se me marrjen e rrugës së devotshmërisë, diturisë dhe përqendrimit, e jo me pasimin e epsheve dhe ëndjeve dhe gjurmëve të shejtanit.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur”. Fatir 6.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut për begatin e Imanit dhe Islamit dhe Kuranit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit

Vëllezër besimtarë.

Këto janë disa udhëzime dhe disa direktiva të zgjedhura profetike të cilat alarmojnë nw disa rrugëve të shejtanit dhe grackave të Iblisit.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Askush prej jush të mos hajë me të majtën dhe të mos pijë me të majtën. Kjo, sepse shejtani ha me të majtën dhe pi me të majtën”.

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, të ketë thënë: “Nuk ndodhë të jenë tre veta në ndonjë vendbanim, qytet apo fshat, e pastaj të mos falen me xhemat e të mos ketë mbizotëruar djalli mbi ta. Mbahu për kolektivin (xhematin) ngase ujku e ha delen, që i ndahet tufës”.

Katade, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na përcjell prej të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, se ka thënë: “ثndrra e mirë është prej Allahut dhe ëndrra e keqe është prej shejtanit. Nëse dikush prej jush shikon ndonjë ëndërr që e urren, atëherë le të pështyjë tre herë nga krahu i majtë e të kërkojë mbrojtje nga Allahu prej shejtanit, sepse ajo nuk ka për t’i bërë dëm”

Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, e shënon një hadith në librin e tij prej Ebu Seidit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se Profeti, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush i hapet goja, le ta mbyllë atë me anë të dorës së tij ngase shejtani i futet brenda”.

Gjithashtu imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, e shënon një hadith në librin e tij prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i  Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se i dobëti, por çdonjëri është i dobishëm. Shpejto në atë që ke dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u bën i pa aftë (mos u dorëzo). Nëse të godet diç (e pa dëshirueshme), mos thuaj: sikur ta kisha bërë këtë e këtë do të ishte kështu e kështu, por thuaj: ishte caktim i Allahut dhe Ai çka deshi veproi, ngase thënia sikur ( ta bëja këtë…) hap derën e shejtanit”.

E lus Allahun të na bën dobi mua dhe ju me udhëzimin e Kuranit dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo çka dëshiroja ta them. Kërkoj falje tek Allahu për mua dhe ju dhe për të gjithë muslimanët prej çdo mëkati. Kërkoni falje prej Tij se me të vërtetë Ai është Gjithëfalësi dhe Mëshirëploti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 17598

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

Vëllezër besimtar,

Prej çështjeve të cilëve Islami u kushton rëndësi të veçantë është edhe çështja e familjes, brenda shtëpisë dhe jashtë saj. Duke e pasur parasysh se bazamenti i çdo familjeje është burri dhe gruaja, Allahu për ta vendosi ligje, caktoi kufi dhe rregulla, u detyroi detyra dhe na bëri me dije se përmbajtja dhe veprimi me këto ligje dhe rregulla prej anës së bashkëshortëve është shkak i formimit të një familjeje të shëndoshë e të lumtur, e si shkak i përmirësimit të tyre më vonë do të vjen edhe deri tek formimi i një shoqërie të shëndoshë e të lumtur. Në këtë hutbe me lejen e Allahut do ta paraqes një udhëtregues nëpërmjet të cilës bashkëshortët do të kenë mundësi që të udhëzohen se si ta formojnë dhe përmirësojmë jetën e tyre bashkëshortore.

Fillimisht bashkëshortët duhet ta dinë se Allahu, azze ue xhel, gruan e krijoi prej burrit, që ky i fundit të gjen prehje tek ajo dhe me të, të plotësohet begatia dhe të arrihet lumturia. Allahu, azze ue xhel, thotë: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra”. Nisa 1. Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: “Allahu prej Ademit krijoi bashkëshorten e tij, e cila është Hava, alejha selam, e krijoi nga një brinjë e krahut të majtë të Ademit, kur Ademi ishte duke fjetur. Kur Ademit i doli gjumi, gjeti një grua pranë tij të cilën e pëlqeu shumë dhe tek e cila ai gjeti prehje tek ajo dhe ajo gjeti prehje tek ai”.

Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre e shënojnë një hadith prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjët. Pjesa më e lakuar e brinjës është maja e saj . Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngele i lakuar. Prandaj dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm”.

 

Bashkëshortët po ashtu duhet ta dijë se Allahu gruan e krijoi të jetë prehje dhe qetësi për burrin e saj. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademit), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo”. Earaf 189. Sikurse njeriu që shtëpinë e tij e merr si vendstrehim dhe mburojë që e mbron prej të nxehtit dhe të ftohtit e kështu me radhë, po ashtu gruaja për burrin e saj është vendstrehim ku e gjen kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore dhe në afërsinë e saj gjen shoqëri dhe miqësi. Pra ata dy janë mbulesë dhe mburojë për njëri tjetrin ashtu siç na rrëfen edhe Allahu, azze ue xhel: “Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato”. Bekare 187.

Burri duhet ta dinë se gruaja duhet fisnikëruar e nderuar dhe se nuk lejohet nënçmimi dhe ofendimi i saj. Allahu burrin e ka urdhëruar që gruan e tij ta strehon aty ku banon ai vet, ta ushqen me atë çka ushqehet vet dhe ta vesh e mbath nga pasuria e tij. Allahu, azze ue xhel,thotë: “le të banojnë aty ku banoni edhe ju”. Talak 6. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, kur u pyet prej Muavije ibën Hide se çfarë të drejtë mund të kërkon gruaja prej burrit të saj, u përgjigj: “Ta ushqejë ashtu siç e ushqen veten, ta veshë ashtu siç e veshë veten, të mos e godas në fytyrë, të mos e nënçmojë dhe të mos largohet prej saj përveç brenda shtëpisë (të mos ik)”.

Gjithashtu në jetën e tyre bashkëshortore duhet të mbisundon toleranca e ndërsjellë, dashuria e mëshira. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”. Rum 21.

Prej shenjave që e udhëzojnë çiftin bashkëshortor drejt përmirësimit të jetës së tyre bashkëshortore është respektimi i detyrimeve dhe të drejtave që i kanë mes veti. Këto detyrime dhe të drejta janë të bazuara mbi atë që e njohin  njerëzit prej moralit të mirë dhe cilësive të bukura në adetet dhe traditat e tyre edhe atë në çdo kohë dhe çdo vend. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë”. Bekare 228 dhe “Jetoni e silluni mirë me to!”. Nisa 19. Hind bint Utbeh, gruaja e Ebu Sufjanit erdhi te i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, Ebu Sufjani është shumë koprrac. Ajo që ai ma jep, nuk mjafton për mua dhe fëmijën tim, kështu që unë pa dijen e tij marr prej pasurisë së tij. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha: “Merre aq sa ke nevojë për ty dhe fëmijën tënd”.

Allahu, në Kuran, na sqaron se gruaja ka të drejta që duhet burri t’i respekton, mirëpo ka edhe detyra që ajo duhet t’i zbaton dhe se burri ka një shkallë mbi të. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato”. Bekare 228. Këtë gradë Allahu e sqaroi në një ajet tjetër ku tha: “Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre”. Nisa 34.

Edhe pse detyrimet dhe të drejtat bazohen mbi adetet dhe traditat e mira që njihen në shoqëri, prapë se prapë kanë ardhur citate të cilat kërkojnë vëmendje prej burrit dhe gruas dhe nuk lejohet neglizhenca e tyre.  Prej tyre:

  1. Gruaja është e detyruar ta respekton burrin e saj deri sa ai nuk thirr në mëkat ndaj Allahut.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu”. Nisa 34.

 

Imamët, Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, e shënojnë një hadith prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili transmeton se Profeti, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nëse një burrë e thirr gruan e tij në shtrat dhe ajo refuzon dhe ai fle i hidhëruar, atë grua do ta mallkojnë melaqet deri në agim!”.

 

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Po ta kisha urdhëruar dikë që ti bëj sexhde dikujt, do ta kisha urdhëruar gruan që ti bëj sexhde burrit të saj!”.

 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, e ruan moralin e saj dhe i nënshtrohet burrit të saj, atëherë asaj do ti thuhet që të hyj në Xhenet nga cila derë që dëshiron!”

  1. Gruaja është e detyruar që burrin e saj ta dashuron, ta respekton, të sillet butë me të, t’i ndihmon në nevojat e tij, t’i shërben në shtëpinë e tij dhe t’i edukon fëmijët e tij.

Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, e shënon një hadith prej Abdullah ibën Amrit se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë:“Dynjaja është kënaqësi, ndërsa kënaqësia më e madhe në këtë dynja është gruaja e mirë”.

 

Cilësitë e gruas së mirë janë përshkruar në një hadith tjetër të cilin e shënon Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, prej Ebu Hurejrës i cili thotë se është pyetur i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam: Cilat gra janë më të mira? Përgjigja e tij, alejhi salatu ue selam, ishte: “Gruaja më e mirë është ajo e cila të gëzon kur të shikon, e cila të dëgjon kur diçka e urdhëron dhe e cila e ruan autoritetin tënd, moralin e vet dhe pasurinë tënde kur mungon!”.

 

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të,  transmeton nga i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, se ka thënë: “Gruas nuk i është lejuar të agjërojë nafile në prezencën e burrit të saj, pa lejen e tij dhe i është ndaluar të lëshoj dikë në shtëpi pa lejen e burrit”.

 

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Burri ka të drejtë që të kënaqet me gruan e tij për çdo ditë dhe e drejta e tij është detyrim që duhet të kryhet menjëherë dhe nuk mund ta ndalon këtë detyrim një adhurim vullnetar apo një detyrim që nuk është kusht të kryhet menjëherë”.

Shembullin më të mirë na jep Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila i vononte ditët e agjërimit të cilat i kishin mbetur pa agjëruar prej muajit Ramazan deri sa vinte muaji Shaban dhe këtë e arsyetoi duke thënë se: “Kam qenë e nxënë prej të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ose me të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam“.

  1. Gruaja duhet ta mbron veten e saj dhe nderin e saj dhe t’i largohet çdo gjëje që nxit dyshime tek burri i saj.

Muhamedi, alejhi salatu ue selam, në hutben e tij të lamtumirës kishte thënë : “O njerëz! Njësoj siç keni të drejta mbi gratë tuaja, edhe ato kanë të drejta mbi ju. E drejta juaj mbi to është që të mos ju tradhtojnë, të mos e marrin në shtëpi pa lejen tuaj ndonjë njeri që s`ju pëlqen dhe të mos bëjnë gjëra të pamoralshme”.

  1. Nuk i lejohet gruas të del jashtë shtëpisë pa lejen e burrit edhe po të ishte dalja e saj për në xhami.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e përcjell një hadith nga Muhamedi, alejhi salatu ue selam, se ka thënë: “Nëse gratë e juaja nga ju kërkojnë natën leje për shkuarje në xhami, atëherë lejoni ato që të shkojnë”.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut që na bëri prej muslimanëve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër musliman,

 

Burri poashtu duhet t’i kushton vëmendje disa detyrave që bien mbi të dhe të mos i neglizhon ato. Prej tyre:

  1. Dhënia e mehrit.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe jepuni me gjithë zemër grave tuaja dhuratën e kurorëzimi”. Nisa 4.

  1. Shpenzimi për të dhe përkujdesja, e cila përfshin të gjitha ato që gruaja ka nevojë si ushqim, veshje, banesë, ilaçe etj, madje edhe nëse ajo është e pasur ose e pavarur nga kjo ndihmë.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë.” Talak 7.

 

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i tha Sadit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Dhe për çdo gjë që do të shpenzosh duke kërkuar me të vetëm Fytyrën e Allahut, do të marrësh shpërblimin madje edhe  kafshatën që i vë në gojë edhe gruas tënde”.

 

  1. Burrit nuk i lejohet që ta godas gruan në fytyrë dhe nuk lejohet nënçmimi i saj qoftë me fjalë apo me vepër.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Gratë e ndara në periudhën e pritjes, le të banojnë aty ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja dhe mos u bini në qafë për t’i detyruar (të largohen)“. Talak 6.

 

  1. Burri duhet që gruan ta fisnikëron, ta lavdëron për punët që i kryen në shtëpi, ta lavdëron për edukimin e fëmijëve dhe për gjërat e tjera dhe ta fal atëherë kur gabon.

Ibën Abas,  Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Më të mirët ndër jush janë ata të cilët janë më të mirët ndaj grave të tyre, ndërsa unë jam më i miri ndaj grave të mia!”.

 

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Besimtari nuk e urren besimtaren. Nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, mund t’i pëlqejë një tjetër sjellje”.

  1. Burri duhet që t’ia mbron gruas fenë, ta nxit në veprimin e punëve të mira, t’ia mëson asaj atë çka i bën dobi, ta urdhëron në faljen e namazit në kohët e tij, ta urdhëron në veshjen e hixhabit, ta mëson për moralin e mirë dhe edukatën e lartë, t’ia mëson e shpjegon adhurimet që duhet gruaja t’ia kryen Zotit të saj, etj.

Allahu i tha të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!”. Taha 132, dhe “Trego në Libër për Ismailin! Vërtet, ai ishte i sinqertë në premtimet e veta, ishte i dërguar dhe profet. Ai e urdhëronte popullin e vet që të falte namazin e të jepte zeqatin dhe ishte i mirëpritur te Zoti i vet”. Merjem 54-55.

 

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. Tehrim 6.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Edukoni familjen e juaj dhe mësojuani atyre të mirën”.

Detyrat dhe të drejtat mes burrit dhe gruas janë të shumta, disa prej tyre janë të pëlqyera e disa detyruese, mirëpo ajo çka është me rëndësi të ceket është se çdo njëri prej tyre duhet që t’ia jep hakun tjetrit dhe mos të kërkon për shembull gruaja që të jetë e barabartë me burrin në të drejtat e tij dhe as burri mos ta shfrytëzon atë përparësi në udhëheqje dhe përgjegjësi që ia ka dhanë Allahu ndaj gruas e t’i bën padrejtësi dhe ta rrah pa të drejtë. Allahu, azze ue xhel, thotë: ““Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë”.Bekare 228.

E lus Allahun të na bën dobi mua dhe ju me udhëzimin e Kuranit dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo çka dëshiroja ta them. Kërkoj falje tek Allahu për mua dhe ju dhe për të gjithë muslimanët prej çdo mëkati. Kërkoni falje prej Tij se me të vërtetë Ai është Gjithëfalësi dhe Mëshirëploti.

  1. EMIN IBËN ABDULLAH ESH SHAKAUI       

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË