Arhiva MujoreNovember 2014

0 12194

Zoti im mos e dëno gjuhën që njofton për Ty, as syrin që shikon në shkencat që udhëzojnë drejt Teje, as dorën që i shënon hadithet e të Dërguarit tënd, me Madhërinë Tënde më mbro prej zjarrit.

Kështu Ibën Xheuziu e luste Allahun, subhanehu ue te’ala, e jo rrallëherë thoshte: Na mëshiro për çastet në të cilat nuk Të kemi kujtuar dhe për mëlçinë që digjet për shkak të largësisë prej Teje. (Dhejl Tabekatil Hanabile, 1/422)

Nënshtrimi dhe dorëzimi para Allahut janë prej ibadeteve më madhështore dhe prej gjëra që më shumë afrojnë pranë Tij. Duaja është ibadet i cili në vete ngërthen aspekte të shumta të ibadeteve sikur, dorëzimi i plotë Allahut, anim kah mirësitë që i posedon, mbështetja në Të dhe shprehja e nevojës dhe varfërisë për të mirat e Tij. (Redd alel muste’inine bi gajril-lah, fq. 48)

Mutarrif ibën Abdullah Shih-hiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: Mendova cili është përmbledhësi  i hairit dhe thash hairi është në shumë namaz dhe agjërim. Pastaj kuptova se të gjitha këto janë në dorën e Allahut, subhanehu ue te’ala, dhe nuk kemi rrugë tjetër për të arritur tek ato të mira përveç duke i kërkuar prej Tij. Kështu e kuptova se ajka e çdo të mire është  duaja. (El Ibane, 2/195)

Sehl Tusturiu, Allahu e mëshiroftë, thoshte: Nuk ka rrugë më të shkurtë mes robit dhe Allahut se sa shprehja e nevojës për Allahun. (Mexhmu’ul fetava, 10/108)

Pasi e dimë se Allahu nuk krijon sherr të pastër duhet ta dimë se sprovat e njëpasnjëshme me të cilat ballafaqohet umeti në këtë kohë janë prej shkaqeve më të mëdha ti kthehemi Allahut dhe ta lusim me përulje, ta vërtetojmë njësimit (teuhidin). Për këtë shkak Ibën Tejmije shkroi: Prej plotësimit të mirësive të Allahut për robërit e Tij është edhe fakti se kur ata i kaplon ndonjë vështirësi dhe e keqe, ata kthehen në teuhidin e pastër dhe e lusin Allahun me sinqeritet. Në ato çaste shpresa e vetme e tyre është vetëm Allahu, zemrat e tyre lidhen vetëm me Allahun, në ato momente ata e realizojnë mbështetjen e plotë në Allahun  dhe i drejtohen vetëm Atij.  Në ato çaste ata shijojnë ëmbëlsinë e imanit dhe bukurinë e distancimit prej shirkut. Kjo begati është më e madhe se sa shërimi prej sëmundjes, se sa largimi i vështirësisë dhe lehtësimit. Këto të dytat janë kënaqësi trupore të kësaj dynjaje që më shumë i ndodhin jobesimtarëve sesa besimtarëve.

Kënaqësia që e përjetojnë njësuesit e Allahut, ata që e praktikojnë dinin e Allahut është më e madhe se sa mundet të shprehet, atë e përjetojnë besimtarët varësisht prej imanit. Për këtë shkak njëri prej dijetarëve të selefit ka thënë:   Bereqeti i nevojës për Allahun, që e shijoj duke u kënaqur me lutjen që ia drejtoj Allahut është më i madh se kënaqësia e largimit të vështirësisë. Prandaj shpeshherë mendoj të mos largohet ajo vështirësi që të mos largohet kjo kënaqësi shpirtërore që e ndiej. (Mexhmu’ul fetava, 10/333-334)

Vështruesi i situatës tonë sheh gaflet ndaj duasë, ose dua të cilës i mungon insistim dhe shprehje e nevojës për Allahun. Disa prej neve madje luten duke qenë të luhatshëm në bindjen e tyre, a thua vallë do të pranohet lutja ime…për këtë shkak mungon kënaqësija e lutje dhe i nënshtrimit para Zotit të botëve. Kjo kënaqësi arrihet në dy mënyra.

Njëra është t’i rikujtojmë vetës emrat e bukura të Allahut dhe atributet e Tij të larta. Ta adhurojmë Allahun me emrat dhe atributet e Allahut. Ai është Mirëbërësi, Bujari,Gjithëmëshirëshmi dhe Mëshirëploti, Sunduesi, i Pastri, Paqëdhënësi, Siguruesi, Mbizotëruesi, Fuqiploti,   Gjithëfuqishmi dhe i Madhërishmi. Ta njohim Allahun nëpërmjet mirësive dhe begative të Tij. Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.” (En Nahl, 18)

“Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” (En Nahl, 53)

E dyta është që gjatë lutjes t’ia kujtojmë vetes nevojën tonë, dobësinë tonë, varfërinë tonë, mëkatet tona, padrejtësitë që kemi bërë, lëshimet tona…

A  nuk i sheh lutjet e të Dërguarve të Allahut, alejhimu selam, se si i përmbajnë këto dy elemente. Zekirijai, alejhi selam e bëri këtë dua: “O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!” (Merjem, 4)

Junusi në brendësinë e peshkut e bëri këtë lutje: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” (El Enbija, 87)

Muhammedi, sal-lallahu alejhi ue selem, thoshte: Zotëriu i istigfarit është: Allahu im ti je Zoti im, s’ka hyjni tjetër përveç Teje, me ke krijuar e unë jam robi Yt, në premtim dhe marrëveshjen Tënde do të qëndroj aq sa mundem,  kërkoj strehim për të këqijat që i kam bërë, i pranoj mirësitë e Tua ndaj meje dhe i pranoj mëkatet e mia. Më fal sepse askush përveç Teje nuk i fal mëkatet. (Sahihu i Buhariut)

Abdul Melik ibën Mervani mbajti një hutbe prekëse të cilën e ndërpreu qarja e tij e gjatë pas të cilës tha:Zoti im mëkatet e mia janë të mëdha, por pak prej faljes tënde është më e madhe se sa mëkatet e mia. Allahu im me pak prej faljes Tënde, fshiji mëkatet e mia të mëdha. Kur këtë e dëgjoi Hasan Basriu qajti dhe tha: Po të shkruheshin fjalët me arë do të shkruheshin këto fjalë. (El Bidaje ven Nihaje, 9/67)

Ibën Tejmije edhe pse nuk pajtohej me skajshmërinë në fjalët e poetit El Mutebeni i cili i thuri këto vargje:

O Ti tek i cili i kërkoj ato që i shpresoj

Dhe tek i cili strehohem nga ato që i kam drojë

Nuk e drejtojnë dot njerëzit ashtin të cilin Allahu e then

E as që thyhet dot ashti të cilin Allahu e ka drejtuar

 

Thoshte: Ndodhte që këto fjalë ti them në lutjen që e bëja në sexhde për shkak të nënshtrimit dhe përuljen ndaj Allahut që shprehen në këto dy vargje. (El Bidaje ven Nihaje, 11/259)

Ebul Husejn Er Razi është parë në ëndërr pas vdekjes së tij dhe është pyetur: Çfarë bëri Allahu me ty? Ai është përgjigjur më fali për shkak të fjalëve që i thash në shtratin e vdekjes: O Allah i këshilloja njerëzit me fjalë ndërsa veten e tradhtoja me vepra. Allahu im jepma shpërblimin për këshillat dhe mos më dëno për veprat. (El Bidaje ven Nihaje, 11/127)

Këtë shkrim do ta përfundoj me një prej lutjeve që i bënte i dërguari i Allahut, i zgjedhuri, sal-lallahu alejhi ue selem: Allahu im Ti i dëgjon fjalët e mia, e sheh vendin tim dhe i di fshehtësitë e mia dhe ato që i bëj publikisht. Asgjë prej çështjes time nuk është e fshehur për Ty, unë jam nevojtari i mjerë, ai që kërkon ndihmë dhe strehim, që ka frikë dhe shpreson, që i pranon gabimet që ka bërë, të lus ashtu si lyp lypësi, si përgjëron mëkatari që ka nënçmuar veten, të lus me lutjen e të frikësuarit dhe të dëmtuarit, me lutjen e atij që para teje ka përulur qafën, ka nënshtruar trupin, e ka ulur unin. Allahu im mos më le pa shpresë për lutjen time, trego ndaj meje butësi dhe mëshirë, o Më i Miri pretë të cilit kërkohet dhe më i Miri që jep.(Taberani)

Përktheu: Mr. Sc. Talha Kurtishi

0 2802

Allahun e vetëm pa shok e falënderojmë dhe e lavdërojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje gjynahesh kërkojmë dhe shpresojmë, e lusim Allahun xh.sh. me emrat e Tij të bukur dhe me atributet e tij të larta, të na ruaj prej së keqes e cila është pasojë e veprave tona, kë do që Allahu e udhëzon në rrugën e drejte nuk ka kush e humbë dhe kë do që Allahu e devijon nga rruga e drejtë me drejtësine e Tij nuk ka kush e udhëzon në të,

 besoj dhe deklaroj me të vërtetë dhe me të drejtë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të vetëm pa shok dhe besoj dhe deklaroj se Muhamedi-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është rob, njeri dhe i dërguari i tij, njeriu më i përzgjedhur, u dërgua si paqe mëshirë për të gjithë botrat, paqja, begatitë, mirësitë dhe lumturia e Allahut qofshin mbi të dhe mbi gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën që ai e skicoi deri në ditën e gjykimit.

Në vijim:

O ju njerëz kini frikë Allahun ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu në librin e tij të urtë ku thotë: “O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet”.[1] Gjithashtu Allahu thotë: “O ju që besuat, kinie frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)![2]

Robër të Allahut:

 Dijeni se nga obligimet më madhështore pas njohjes së kuptimit të fjalës “La ilahe ilallah” është që robi të njeh kuptimin e dëshmisë “Muhameden resulullah”, sepse përmendja e njërës prej tyre e patjetërson tjetrën, kushtet e fjalës “La ilahe ila-Allah” janë po ato të njejtat të asaj “Muhameden resulullah” po ashtu me çfarë prishet (negacionet) njëra, prishet edhe tjetra, pra “La ilahe-ilallah” që do të thotë në përkthimin më të qëlluar dhe më saktë “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë dhe me të vërtet përveç Allahut të Vetmit të pa shok”.

Ndërsa kuptimi i dëshmisë “Muhameden resulullah”, se Muhamedi-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është i Dërguari i Allahut,d.m.th. : pranimi i saj me gojë, besimi i saj i paluhatshëm me zemër se Muhamed ibn Abdullah el-Hashimij el-Kurejshi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, të cilin Allahu e dërgoi mbi gjithë krijesat qofshin ata xhin apo njerëz.

Kjo dëshmi patjetërson: respektimin e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me atë që urdhëron, besimi në atë çfarë ai lajmëron, largimi nga ajo që ai na ndalon dhe qorton, si dhe të adhurohet Allahu vetëm se nëpërmjet asaj që ai e ligjëson . Prandaj obligohemi ti besojmë sheriatit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe ti nënshtrohemi atij: në fjalë, vepra, besim; qoftë ajo që ka të bën në lidhje me besimin në Allahun, pejgamberët, melaiket, librat e Tij, ditën e gjykimit apo kadanë dhe kaderin e Tij, apo veprimet sipas mësimeve të Tij si qoftë ajo në: shehadet, namaz, zekat, agjërimi haxhi etj… si dhe për shumë gjëra tjera të cilat janë bërë legjislative në dorën e tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, si: bamirësia, respektimi i prindërve, komshive, ruajtja nga përgojimi etj.

Për tri gjëra bazë që duhet ti din besimtari në jetën e tij është edhe njohja e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Përveç njohjes së Allahut dhe fesë së Tij duhet ta njeh edhe pejgamberin e Tij i cili është Muhamed ibn Abdullahu ibn Abdulmutalib ibn Hashimi, kurse Hashimi është prej Kurejshëve, kurejshët prej arabëve, e arabët janë nga pasardhësit e Ismail ibn Ibrahimit-paqja e Allahut qoftë mbi të, Halilit të dashurit të Allahut, selamet më të mira qofshin mbi të dhe mbi pejgamberin tonë. Jetoi 63 vjet, 40 vjet para pejgamberllëkut, 23 pas saj si Pejgamber dhe i Dërguar.

Pejgamber u bë me fjalën “Ikra” (lexo) pra me ajetin e parë që i zbriti të sures A’lak, u bë i dërguar më pas me suren Mudethir, vendlindja e tij ishte Mekeja. Emigroi pas dëbimit në Medine, e dërgoi Allahu që tua tërheq vërejtjen njerëzve që të largohen prej shirkut, i ka thirrur njerëzinë në njëshmërinë e Allahut, kështu veproi dhjetë vite duke thirrur vetëm se në teuhid-besim, pastaj u ngjit në qiell ku ju bë obligim falja e 5 kohëve të namazit. Në Mekë u fal tri vite pastaj u urdhërua të emigron në Medine, në vendin ku i zbritën dispozitat tjera të sheriatit, si: zekati, haxhi, agjërimi, xhihadi, ezani, urdhërimi për të mirë dhe ndalimin nga e keqja madje edhe shumë dispozita tjera. Kështu vazhdoi rruga e tij për dhjetë vitet e fundit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Vdiq i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, ndërsa feja e tij mbeti e nuk u zhduk me vdekjen e tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, por ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e këshilloi umetin e tij për çdo të mirë dhe e paralajmëroi atë nga çdo e keqe. Ai është vula e të dërguarve dhe e pejgamberëve, nuk ka profet pas tij, e ka dërguar Allahu për gjithë njerëzinë, e bëri obligim respektimin dhe pasimin e tij mbi xhinët dhe njerëzit, kush e ndjek atë dhe rrugën e tij hyn në xhenet, e kush e kundërshton rrugën e tij hyn në xhehenem.

Njohja e të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, arrihet duke e mësuar jetën e tij, se si ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka adhuruar Allahun, sjelljen e tij fisnike, thirrjen e tij në rrugë të Allahut, xhihadin e tij në rrugë të Allahut e kështu me radhë, pra të ketë dije mbi çdo aspekt për të-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Kjo na bën me dije se çdo besimtarë i cili dëshiron që ta shton njohjen e tij mbi Muhamedin-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duhet ta lexoj jetëshkrimin e tij, pra të njihet se si ai është sjellë me Allahun e tij, në adhurimin e tij, si është sjellë me familjen e tij, si është sjellë me shokët e tij, si është sjellë me farefisin e tij, si është sjellë me fqinjët e tij, si është sjellë me besimtarët ne përgjithësi, si është sjellë me pabesimtarët, si është sjellë ne luftë e kështu me radhë, prandaj e lusim Allahun të na bën prej pasuesve të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, haptas dhe fshehtas, të na forcon në këtë rrugë deri kur ta takojmë Allahun e Ai të jetë i kënaqur me ne.

 O ju besimtarë ja këto janë obligimet që i ka umeti i tij ndaj të Dërguarit të tij:

 – Besimi i drejtë mbi të si dhe besimi i tij në çdo gjë që më të cilën është dërguar. Thotë Allahu në Kuran: “Atëherë pra, pranojeni Allahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. Allahu është i njohur për atë që veproni”.[3]

I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Jam urdhëruar ti luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe të më besojnë mua me atë çfarë jam dërguar”.[4]

Besimi në të është të besosh në profecinë e tij si dhe se Allahu atë e ka dërguar tek njerëzit dhe xhinët, të besohet çdo gjë që i ka zbritur atij, si dhe çfarë ka thënë ai, duke pasur barazi në besimin e tij në zemër, me gojë dhe në vepër, e kjo është plotësimi i besimit mbi të Dërguarin e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në mënyrë të plotë.

–                      Obligueshmëria e respektimit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe kujdesi nga kundërshtimi i tij prandaj kur besohet ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, atëherë obligohet respektimi i tij, thotë Allahu në Kuran: ” O ju që besuat, respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju dëgjoni”.[5] Po ashtu Allahu thotë: “Çfarë t’ju jep Pejgamberi, atë merreni e çfarë t’ju ndalojë, përmbajuni dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër”.[6]

Ebu Hurejrja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më respekton mua e ka respektuar Allahun, kush më kundërshton mua e ka kundërshtuar Allahun”.[7]

Po ashtu nga ai përcillet se i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Të gjithë njerëzit do të hyn në xhenet përpos atij i cili nuk do”. – I thanë sahabët: E kush nuk do o i  Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të? – Tha i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kush më respekton mua do të hyn në xhenet, ndërsa kush më kundërshton mua nuk do”.[8]

Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Jam dërguar para kijametit me shpatë derisa të adhurohet Allahu e të mos i bëhet shok atij, ndërsa rrizku im është bërë ndër shtizën time, kurse poshtërimi dhe mposhtja është për atë i cili më kundërshton mua, kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”.[9]

– Pasimi i sunetit të pejgamberit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, marrja e tij si model dhe ndjekja e udhëzimi të tij, Allahu thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”.[10] Gjithashtu Allahu thotë: ”Ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën”.[11] Prandaj duhet ta ndjekim udhëzimin e tij, sunetin e tij, pra të mos e kundërshtojmë atë. I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i largohet sunetit tim, ai nuk është i imi”.[12]

– Prej obligimeve të këtij umeti ndaj të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është dashuria ndaj tij më shumë se familja, fëmijët, prindërit dhe të gjithë njerëzit. Allahu thotë: Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”.[13]

Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk beson ndonjëri prej jush derisa unë të jem më i dashur tek ai se fëmija i tij, prindërit e tij dhe njerëzit në përgjithësi”.[14]

Prandaj nuk ka kurrfarë dyshimi se kujt i mundësohet ta ndjek rrugën e tij, ai e shijon ëmbëlsinë e imanit, ndjen kënaqësi në këtë rrugë, madje i tejkalon të gjitha peripecitë që i dalin në këtë rrugë duke qenë i kënaqur me Allahun dhe të Dërguarin e tij -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Ky njeri çdo rrugë e sheh në sheriatin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ngase ai është i kënaqur me të si i Dërguar dhe e do atë -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Pra kush e do të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, sinqerisht e pason atë ashtu siç thotë poeti:

I bën mëkat Zotit tënd derisa pretendon se e do Atë

Kjo me të vërtet në analogji është e çuditshme

Në qoftë se je i sinqertë në dashuri do ta pasoje atë

Sepse i dashuruari atë që e do e respekton

Shenjat që tregojnë se e duam të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, janë:

Pasimi i sunetit të tij, marrja si shëmbëlltyrë e të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, largimi nga ndalesat e tij, ecja sipas edukatës së tij në vështirësi dhe në rehati.

– Gjithashtu prej obligimeve të umetit ndaj të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pas vdekjes së tij është edhe ndihma e tij dhe nderimi i tij, siç thotë Allahu në Kuran: ”Që ju (njerëz) t’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje”.[15]

Nderi i të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pas vdekjes së tij, ndihmesa e tij duhet të jetë prezent në çdo rast të jetës së tij, sikurse me qenë prezent me të, pra kur përmenden hadithet e tij, suneti i tij, gjatë dëgjimit të emrit të tij, jetëshkrimit të tij, mësimit të sunetit të tij si dhe thirrja në thirrjen e tij si dhe ndihmesa e kësaj thirrjeje.

– Gjithashtu prej obligimeve tona ndaj të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është dërgimi i salavateve mbi të, thotë Allahu në Kuran: Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”.[16] I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush dërgon një herë salavat mbi mua, Allahu dërgon dhjetë herë salavat mbi të”.[17]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Koprrac është ai, në praninë e të cilit përmendem unë e ai nuk dërgon salavate mbi mua”.[18]

Salavatë mbi të Dërguarit e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është legjislative në shumë raste, Ibn Kethiri-Allahu e mëshiroftë, përmend 41 vende, prej tyre do të cekim si për shembull:

Salavati mbi të Dërguarit e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjatë hyrjes në xhami dhe gjatë daljes prej saj. Salavatet pas ezanit, salavatet pas ikametit, gjatë bërjes së duasë, në teshehud, në namazin e xhenazës, gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, ditën e xhuma, gjatë tubimeve dhe pas shpërndarjes nga tubimi, gjatë hutbeve si gjatë hutbeve të xhumasë, kur shkruhet emri i tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në namazin e Bajrameve ndërmjet tekbireve, në fund të duasë së kunutit, në Safa dhe Merves gjatë sajit, kur qëndron pranë varrit të tij, kur jemi ngushtë në vështirësi, pas mëkatit, si dhe në shumë vende tjera të cilat i ka cekur Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Xhelaul efham fi salati ve selami ala hajril enam”.

– Prej obligimeve të këtij umeti ndaj ti është është edhe:

            Obligueshmëria në të gjykuarit sipas gjykimit të tij, pas të cilës duhet të jetë i kënaqur me gjykimin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë Allahu në Kuran: ” Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mire”.[19] Gjithashtu Allahu thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”.[20] Gjykimi me sunetin e tij dhe me sheriatin e tij vazhdon edhe pas vdekjes së tij.

– Gjithashtu prej obligimeve të këtij umeti ndaj tij është edhe:

Ngritja e pozitës së tij në vendin e duhur, duke mos e tepruar e as duke qenë neglizhent ndaj tij -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ai është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij. Se ai është i Dërguari më i mirë mbi sipërfaqen e tokës nga të gjithë të dërguarit e tjerë, zotëriu i të parëve dhe të fundive. Pronari i vendit të lavdëruar (mekamul-mahmud) dhe i liqenit, hauzit në xhenet. Mirëpo përskaj të gjithë kësaj ai është njeri i cili nuk e ka në dorë dëmin dhe dobinë, as për veten e tij e as për të tjerët, veçse çfarë do Allahu, siç thotë dhe Allahu në Kuran: “Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depotë e Allahut (e t’ju sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregojë se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua.[21] Gjithashtu në suren Araf thotë Allahu: “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çfarë do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”.[22]

Prandaj edhe i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, vdiq njejtë si profetët tjerë, mirëpo mbeti feja e tij deri në ditën e gjykimit, thotë Allahu në Kuran: “Ti do jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.[23]

Me këtë kuptohet se nuk e meriton adhurimin dikush tjetër pos Allahut të pa shok, thotë Allahu në Kuran: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)![24]

Kurse në fund kërkojmë mbrojtje prej shejtanit të mallkuar, thotë Allahu në Kuran: Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”.[25]

Allahu na dhashtë bereqet neve dhe juve me Kuranin famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve me ajetet e tij dhe përkujtimin e tij të urtë, i them këto fjalë dhe kërkoj falje nga Allahu për mua dhe për ju nga çdo mëkat, kërkoni falje sepse Allahu është Falës, mëshirues.

Për në fund:

 Fjala më e bukur është fjala e Allahut në Kuran, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e gjërat më këtë këqija janë gjërat e shpikura, risitë, bidatet. Çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje e çdo humbje e ka vendin në zjarin e xhehenemit.

Robër të Allahut:

Kinie frikë Allahun e Lartmadhëruar, dijeni se prej obligimeve më të mëdha që duhet ti din robi është ta njeh sa më shumë pejgamberin e tij si dhe ta beson atë, të vepron sipas sunetit të  tij, ta repsketon atë nga “jashtë” dhe nga “brenda”. Thotë Allahu: “Prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët”.[26]

Pra vëllezër dhe motra dërgoni sa më shumë salavate mbi të dërguarin më të mirë, mbi pejgamberin tonë Muhamedin të birin e Abdullahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. O Allahu lëshoj bekimet dhe mirësit tua mbi të, o Allah je i kënaqur me shokët e tij: Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun si dhe sahabët e tjerë të pejgamberit tonë në përgjithësi. O Allah ndihmoje islamin dhe muslimanët, poshtërsoe shirkun dhe mushrikët, ndihmoji robërit e tu të drejtë që të të njëhsojnë Ty, o Allah kërkojmë prej Teje të na falësh në dunja dhe ahiret, o Allah kërkojmë mbrojtje prej Teje nga vështirësitë e belave, nga përfundimi i keq, caktimi i keq, nga poshtrimi i armiqve. O Allah ne kërkojmë mbrojtje me Ty që të mos na largohen begatitë e Tua, shëndetin që na e ka dhënë, nga dënimi i papritur si dhe nga hidhërimi i Tij.

O Allah o Zoti ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtarët qofshin ata të gjallë apo të vdekur. Na fal neve, të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, mbroi ata nga dënimi në varr dhe nga dënimi i xhehenemit, më mëshirën Tënde o Mëshirues,Mëshirbërës.  Allahu thotë në Kuran: “ “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr![27]

Robër të Allahut, Allahu thotë në Kuran: ” Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.”[28]  Përmendeni Allahun e madh që Ai tju përmend juve, falenderoni Atë që tua shton të mirat, pasi që të përmendurit e Allahut është diçka e madhe Allahu e din çfarë punoni!

Përktheu: Nexhat Ceka

[1] Llokman:33.

[2] Ali Imran:102.

[3] Tegabun:8.

[4] Mutefekun alejhi.

[5] Enfalë:20.

[6] Hashr:7.

[7] Transmeton Buhariu.

[8] Transmeton Buhariu.

[9] Transmeton Ahmedi, Buhariu  mualekan(pa përmendjen e zinxhirit ),ndërsa hadithi është hasen – i mirë.

[10] Ali Imran:31.

[11] Araf:158.

[12] Transmeton Buhariu.

[13] Teube:24

[14] Mutefekun alejhi.

[15] Fet’h:9.

[16] Ahzab:56.

[17] Transmeton Muslimi.

[18] Transmeton Tirmidhiu e të tjerët ndërsa hadithi është i besueshëm.

[19] Nisa:59

[20] Nisa:65

[21] Enam:50

[22] Araf:188

[23] Zumer:30

[24] Enam:162-163

[25] Ahzab:21

[26] Nur:63

[27] Bekare:201

[28] Nahl:90

0 1451

Dy burra, me fuqi të barabartë bartin nga një barrë të njëjtë. Njëri prej tyre qahet e ankohet sikur të mbante dy barrë kurse tjetri qesh e këndon sikur të mos kishte gjë mbi supet e tij.

Dy burra të tjerë me karakteristika të përafërta fizike, goditen nga e njëjta sëmundje. Njëri prej tyre plogështohet, frikësohet, përfytyron vdekjen dhe sikur bëhet në anën e sëmundjes kundër vetvetes dhe nuk shpëton dot. Tjetri bëhet durimtar, optimist dhe përfytyron shërimin i cili i vjen me nxitim dhe ky i afrohet në mënyrë të njëjtë.

Dy burra tjerë dënohen me vdekje. Njëri prej tyre humbë durimin, trishtohet aq sa vdes një mijë herë para vdekjes reale kurse tjetri mbledh vetën, i nënshtrohet arsyes dhe nëse nuk e shpëton ndonjë lajkë e tij nuk lejon që iluzioni ta vret para se të vdes realisht.

Bizmarku, njeriu gjakatar e i hekurt, gjeniu  i lutës dhe paqes, nuk mund të qëndronte pa duhan as një minutë. Cigaret kallte njëra pas tjetrës tërë ditën dhe në çastin kur mbeste pa to i turbullohej mendja dhe i keqësohej planifikimi. Një ditë, gjersa ishte në luftë, pa se nuk kishte me vete pos një cigareje. Vendosi ta kallë më vonë, atëherë kur do ishte më ngushtë dhe më i brengosur. Kështu qëndroi një javë të tërë, pa duhan, duke treguar një durim të madh si dhe duke pas shumë shpresa në atë cigare. Kur pa veten në këtë gjendje, braktisi pirjen e duhanit sepse refuzoi që lumturia e tij të jetë peng e një cigareje.

Eruditi dhe historiani mysliman El Hudari, në fund të jetës u kaplua nga iluzioni se kishte gjarpër në zorrët e tij. Shkoi te shumë mjek dhe pyeti shumë njerëz të urtë, mirëpo që të gjithë fshihnin gazin e tyre shkaku i turpit që kishin nga ai. Ata i thoshin se në zorrë mund të paraqitet ndonjë krimb mirëpo nuk mund të banojnë aty gjarpërinjtë. Nuk ju mbush mendja gjersa takoi një mjek të zoti në profesionin e tij, që kishte njohuri të thella edhe në psikologji. Kur dëgjoi hallin e Hidrit i dha të pijë laksativ, e futi në tualet dhe aty i kishte lënë një gjarpër. Kur pa gjarprin, i ndriçoi fytyra, i erdhi fuqia dhe ndjeu shërimin. Doli duke kërcyer nga gëzimi. Më parë kishte hipur mbi disa kodra paragjykimesh që e kishin bërë të gulçonte, klithte e ndiente dhimbje, mirëpo pas këtij rasti nuk ndjeu më dhimbje. Ai nuk u shërua se kishte një gjarpër në bark e i doli por pse kishte në kokën e tij një gjarpër dhe i fluturoi. Ai zgjoi forcën e shpirtit që e kishte pas të fjetur. Njeriu në shpirtin e tij ka fuqi të cilat po të dinim t’i përdornim do të bënin çudira. Këto forca bien në gjumë dhe zgjohen nga frika apo gëzimi. A nuk i ka ndodh ndonjërit prej jush të gdhihet i sëmurë, i plogësht, i pafuqishëm, nuk mund të kthehet në krahun tjetër, sheh një gjarpër që vjen drejt tij dhe nuk ka ndonjërin afër për t’i ndihmuar, e sheh se si kërcen prej shtratit sikur të mos ishte ai i sëmuri? Apo ndonjëri që kthehet pas ikindisë në shtëpi, i lodhur, rraskapitur, nuk dëshiron tjetër veç ulëses për të pushuar dhe duke qenë në këtë gjendje i vjen një telegram se një dashamir sapo do t’i vijë, apo ndonjë ftesë urgjente e ministrit që e thërret tek ai, për t’ia rritur postin, në shpirt do ndjejë një lehtësim, ngopje dhe me vrap do shkojë në stacion apo tek ministri?

Këto fuqi janë burim nga të cilat shpërthen lumturia ashtu siç shpërthen uji i pastër nga shkëmbi, e njerëzit e lënë këtë ujë të pastër dhe kërkojnë zgjidhje nëpër pellgje balte apo ujëra të turbullt!

Lexues të nderuar: ju jeni ta pasur, mirëpo ju nuk e dini vlerën e pasurisë që posedoni, prandaj e hidhni atë duke e nënçmuar. Ndonjëri prej jush goditet me dhimbje në kokë apo stomak, apo i dhemb dhëmbi dhe e sheh krejt dynjanë të zezë; e përse kur ishte i shëndoshë nuk e shikonte atë të bardhë e ndriçuar?

Privohet nga ushqimi, pastaj dëshiron që një kafshatë buke apo një copë mishi ta përtyp, lakmon ata që mund të hanë pa problem; e përse nuk ia dinte kënaqësinë para se të sëmurej? Pse nuk ua dini vlerën begative përpos kur i humbni ato?

Pse plaku qanë për rininë e tij e i riu nuk qesh për fëmijërinë e tij? Pse nuk e shohim lumturinë përpos kur ajo largohet prej nesh dhe nuk e shohim përpos të zhytur në errësirën e së kaluarës apo në mjegullimet e së ardhmes? Çdonjëri qan për të kaluarën e tij, përmallohet për të, e përse të mos mendojmë në të tashmen para se të bëhet e kaluar?

Zotërinj dhe zonja: ne konsiderojmë se pasuri është vetëm malli, e ç‘është malli? A nuk e dini tregimin e mbretit të sëmurë të cilit i servoheshin ushqimet më të mira mirëpo nuk mundej të hante. Pasi hodhi një shikim në dritare pa një kopshtar duke ngrënë bukë të zezë me ullinj të zinj, fustë një kafshatë në gojë, tjetrën e merrte me dorë, të tretën e merrte me shikim, dhe mbreti dëshiroi që të ndiente kënaqësinë e tij dhe të ishte kopshtar. E përse nuk e vlerësoni shëndetin? A nuk ka shëndeti vlerë? Cili prej jush dëshiron që ta jep syrin e tij për njëqind mijë dollar? A nuk e dini rastin e njeriut i cili humbi në shkretëtirë dhe gati se nuk vdiq nga uria e etja. Kur pa burimin e ujit dhe pranë tij një shakull, piu ujë nga burimi dhe hapi shakullin me shpresë së do gjejë hurma apo bukë të thatë. Pasi shikoi, u dëshpërua shumë dhe u alivanos sepse ishte përplot flori kurse atij i nevojitej ushqim.

Tjetri që kërkoi nga Allahu që çdo gjë që do prek t’ia shndërrojë Allahu në flori. Preku një gur dhe ai u shndërrua në flori. Gati sa nuk u çmend prej gëzimit, për shkak se lutja i ishte pranuar. Shpejtoi për në shtëpi me eufori. Deshi të hajë diçka dhe posa preku bukën dhe ajo u shndërrua në flori kurse ai mbeti i uritur. Iu afrua e bija dhe ai e përqafoi dhe u shndërrua në flori. U ndal dhe filloi me qarje të lus Allahun t’ia kthejë vajzën, ushqimin dhe ta largojë floririn prej tij .

Rothshildi hyri në depon e pasurisë së tij dhe iu përplas dera përmbi. Ra i vdekur në një det me flori.

Zotërinj: pse kërkoni flori kur ju keni shumë prej tij? A nuk është shikimi prej floriri, shëndeti, koha? E përse nuk përfitojmë nga koha jonë? Pse nuk ia dimë vlerën jetës?

Një njeri tregon: akëcila revistë më ngarkoi me një shkrim në muaj dhe unë vazhdoja të zvarris detyrën. Koha kalonte. Ditët bëheshin si orë, orët si minuta dhe nuk i ndjeja. As që përfitoja diçka. Sikur të ishin sanduqe të mëdha e të zbrazëta. Gjersa u afrua termini dhe nuk mbeti pos një dite, fillova të shfrytëzojë kohën dhe kështu minutët u shndërruan në orë, orët në ditë sikur të ishte një kuti e vogël përplot margaritarë. Përfitova nga çdo sekondë gjersa shumicën e tekstit e shënova në stacion duke pritur tramvajin në një kallaballëk njerëzish. Një çast u bë për mua më i bereqetshëm se tërë ato ditë që më kaluan. Ndjeva një keqardhje dhe thash më vete: sikur të mendoja për ndonjë temë për ta shkruar çdoherë që pres tramvajin do përfitoja shumë ngase çdo ditë së paku një orë më kalon duke pritur.

Miku im i nderuar, prof. Behxhet Bejtari disa vite ka udhëtuar rregullisht prej Damaskut në Bejrut. Në tren relaksohej duke lexuar librin “Kavaid tahdith” të imam Kasimiut. Më vonë u botua libri me recensimin e tij. Dijetari Ibën Abidin vazhdimisht lexonte, madje edhe kur ngrihej për të marrë avdes apo për të ngrënë porosite dikë për t’i lexuar dhe kështu shkroi librin “El Hashije”

Serhasiu diktoi librin “El Mebsut” duke qenë i burgosur në një gropë. Një prej librave më madhështor në dynja.

Unë habitem me ata që ankohen se nuk kanë kohë. Po a nuk e humb kohën diçka pos gafletit dhe kaosit. Shikoni sa lexon nxënësi natën e provimit. Mendoj se sikur të lexonin ashtu, jo për çdo natë por një herë në javë do bëheshin dijetarët e dynjasë. Shikoni ata që kanë shkruar me qindra libra sikur Ibën Xheuzi, Taberiu, Sujutiu, Xhahidhi ose mendoni për një libër vetëm, për shembull “lisanul arab” dhe shikoni a ka durim ndonjëri prej jush ta lexojë të tërin, apo ta përshkruajë të tërin e të mos flasim për përpilim?

Truri i njeriut a nuk është pasuri? Njeriu a nuk ka pasuri? A nuk ka çmim? E pse vuajmë nga çmenduria dhe nuk lumturohemi me mendje? Pse nuk i mundësojmë trurit që të punojë sepse sikur të punonte do sillte gjëra të habitshme?

Nuk po përmend filozofët dhe shpikësit por po përmend diçka të afërt me ju, e lehtë. Keni dëgjuar për tregimin e Buhariut kur e testuan me njëqind hadithe duke përzier tekstet dhe zinxhirët e transmetimit. Ai e zgjodhi duke kthyer secilin hadith te zinxhiri i tij, pa bërë asnjë gabim.

Shafiu kur shkroi ligjëratën e Malikut me pështymë në dorën e tij pastaj e përsëriti nga memoria, kur Muarriu dëgjoi dy ermen duke debatuar me gjuhën e tyre dhe kur ata dy kërkuan dëshminë e tij për atë që kanë thënë ai ua përsërit fjalët në gjuhën e tyre edhe pse nuk e kuptonte atë, kur Esmaiu dhe Hamadi memorizonin poezi dhe tregime, kur Ahmedi dhe Ibën Meini transmetonin me mijëra hadithe, vërtet do habiteni. Sikur të mendonit do vërenit se edhe ju i keni ato mundësi, mirëpo ju nuk e bëni.

Shikoni sa emra të njerëzve dini përmendësh, sa emra vendesh, revistash, gazetash, këngësh, restorantesh, shikoni sa tregime dini dhe sa gjëra kalojnë nëpër tru çdo ditë qofshin ato gjëra që lexohen, shikohen apo dëgjohen, sikur në vend të gjitha këtyre vendohet dije e dobishme do bëheshit sikur ata dijetarë që përmenda më lartë.

Njoh një kamerier në Damask qe njëzet vjet, quhet Hilmi, merr porositë e qindra njerëzve për pijet e tyre dhe të gjithëve ua dërgon atë që kanë kërkuar pa gabuar askund dhe pa regjistruar.

Zotërinj: shëndeti, koha dhe mendja, të gjitha këto janë pasuri dhe që të gjitha janë shkaqe të lumturisë për ata që dëshirojnë të jenë të lumtur. Çështja kryesore është imani. Imani e ngop të uriturin, e pasuron të varfrin, ngushëllon të pikëlluarin, forcon të dobëtin, e bën bujar koprracin, njeriun e socializon dhe e bën të suksesshëm.

Duhet të shikosh atë që është poshtë teje sepse ajo që e ke gjendjen e vështirë sigurisht që je më mirë se mijëra njerëz që janë në gjendje edhe më të vështirë se e jotja. Ti ke jetë më të mirë se Abdulmelik ibën Mervani e Harun Reshidi të cilët kanë sunduar botën.

Abdulmelikut i dhembte një dhëmballë dhe nuk mund të flinte sepse nuk kishte mjek për t’ia mjekuar kurse ti sapo të dhemb dhëmbi, mjekun e ke afër.

Harun Reshidi natën përdorte qirinj dhe kafshë për të udhëtuar kurse ti përdor rrymën dhe veturën. Ata udhëtonin me muaj prej Damasku në Meke kurse ti udhëton për një kohë shumë të shkurtër.

Të nderuar lexues: ju jeni të lumtur mirëpo nuk e dini. Jeni të lumtur nëse ua dini vlerën begative që i posedoni, jeni të lumtur nëse e njihni fuqinë që e posedoni, jeni të lumtur nëse lumturinë e kërkoni te ju e jo përreth jush, jeni të lumtur nëse mendimet e juaja janë gjithmonë me Allahun, falënderoni për çdo begati, duroni për çdo fatkeqësi dhe kështu shpresoni në të dy rastet dhe fitoni në të dy jetët.

Përktheu: Agim Bekiri

0 1725

Pas njësimit të Allahut, namazi është shtylla e dytë e Islamit, megjithatë nuk shohim se asaj i kushtohet rëndësia dhe kujdesi i duhur në davet. Kjo, sepse ai është një adhurim që njerëzit e kanë zakon ta kryejnë dhe se është nga çështjet e njohura të Fesë. Atë gjithsesi e di çdo musliman, prandaj disa njerëz tregohen të shkujdesur para tij, ndërsa në fakt kjo është një mangësi e madhe. Rëndësia dhe pozita e namazit në Fe është e madhe dhe kërkon kujdes, pasi shokët e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, asnjë prej veprave nuk e shikonin si dalje prej Fesë përveç lënies së namazit, pavarësisht e ka lënë me mohim apo me pavëmendje dhe përtaci. Ky është mendimi i vërtetë. Dijetarët e mëvonshëm nuk janë dakord për lënien e tij me përtaci, a del nga feja lënësi apo jo? Mirëpo, që të gjithë janë dakord se kush e lë namazin duke e mohuar, ai ka dalë nga Feja.

Mjafton që gjëja e parë nga veprat, për çka do të llogaritet njeriu Ditën e Kiametit është namazi, nëse me namazin është mirë dhe në rregull, atëherë i shikohen edhe veprat tjera; por nëse te namazi gjendjen e ka të prishur dhe të mangët, atëherë veprat e tjera as që shikohen.

Nga gjërat që aludojnë në rëndësinë dhe pozitën e madhe që ka namazi në Islam është edhe ajo se Allahu ia shpalli Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem pa ndërmjetës duke e ngritur në qiellin e shtatë në natën e Israsë dhe Miraxhit.

Kur Pejgamberi ynë, u ngrit deri tek Allahu mbi qiellin e shtatë, iu bënë farz Umetit pesëdhjetë namaze që t’i falë brenda një natë e një ditë. Zbriti dhe e takoi Musain, alejhi selam, – siç shënohet në Sahih Muslim – “Zbrita deri tek Musai, sal-lallahu alejhi ue selem dhe më tha: Me çka e detyroi Zoti Umetin tënd? Me pesëdhjetë namaze – i thashë. Kthehu te Zoti yt dhe kërkoji pakësim sepse Umeti yt nuk do ketë mundësi ta bëjë atë, unë jam sprovuar me bijtë e Israilit dhe i kam parë ata. Tha: U ktheva te Zoti dhe i thashë: O Zot! Lehtësoje për Umetin tim! M’i hoqi pesë dhe u ktheva te Musai, e i thashë: M’i hoqi pesë. E ai tha: Umeti yt vërtetë nuk ka mundësi t’i bëjë ato, kthehu te Zoti dhe kërko pakësim! Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem vazhdon: Vazhdova të kthehem mes  Zotit tim dhe Musait derisa më tha: O Muhamed! I keni pesë namaze brenda çdo ditë e natë, çdo namaz shpërblehet me dhjetë, ato janë pra pesëdhjetë… pastaj, zbrita derisa arrita te Musai, sal-lallahu alejhi ue selem  dhe i tregova, e ai më tha: Kthehu te Zoti dhe kërko pakësim. Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, i tha: U ktheva tek Zoti aq sa u turpërova prej Tij”.

Mbetën pesë namaze me numër por me shpërblime tek Allahu pesëdhjetë. Shkaku i atij lehtësimi dhe asaj mirësie nga Allahu i Lartësuar ishte reagimi i Musait,sal-lallahu alejhi ue selem. Shikoje pra ndikimin dhe rëndësinë e përvojës, prandaj duhet nderuar njerëzit me përvojë.

Këtë që përmendëm është vetëm pak nga ajo që shpjegon një pjesë të pozitës së namazit në Islam, sepse të flasësh për vlerën e tij nuk ka hapësirë këtu. Megjithëkëtë, mund të gjesh njerëz që thirren si muslimanë ndërsa janë të pavëmendshëm me çështjen e namazit, e braktisin atë në tërësi, e kryejnë me mangësi apo nuk kujdesen për ta falur me xhemat. Shumë prej tyre nuk e falin namazin e sabahut me xhemat, duke i dhënë përparësi rehatisë, relaksimit dhe gjumit para kënaqësisë së Zotit. Vërtet, befasohesh në disa vende nëse shkon ta falësh sabahun nga numri i vogël i njerëzve, fillon të supozosh se këtyre njerëzve nuk u paskan lindur meshkuj përveçse pak! Shumë shpejt, ky supozim bie në ujë, kur të afrohet koha e fillimit të mësimit nëpër shkolla dhe i sheh rrugët plot me meshkuj.

Ai që beson sa i lartë është namazi dhe njihet me një pjesë të fryteve të tij nuk do ta anashkalonte deri kaq! Prandaj, është vërtetuar fjala e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem lidhur me dyfytyrëshat: “Pasha Atë në Dorë të të Cilit është shpirti im, sikur të ishte që ndonjëri prej tyre do të merrte një supë të yndyrshme apo dy këmbë dele do ta falte jacinë me xhemat!” E çfarë të themi për atë që beson vlerën dhe veçoritë e namazit?

Namazi lë gjurmë në shumë gjëra në jetën e myslimanit, nëse e kryen atë siç e ka urdhëruar Allahu. Nga ato gjurmë po veçojmë:

1 – Namazi është strehë e myslimanit në raste fatkeqësish dhe brengash

Në raste vështirësish, ankthesh dhe problemesh, Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ngrihej me shpejtësi në namaz dhe i thoshte Bilalit: “Na qetëso me namaz o Bilal, sepse Allahu na ka thënë: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz” (Bekare 45).

Kur neve na godasin probleme, vështirësi e ankthe a shkojmë me shpejtësi në namaz? Shumë prej nesh, njerëzit e goditur nga një fatkeqësi i porosisim të bëjnë sabër – që nuk është gabim – mirëpo pse nuk e porosisim të falë namaz? Thuaji vëllait tënd që ka problem: Çohu, fali për Allahun dy reqate dhe lute të ta lehtësojë fatkeqësinë!

Secilin prej nesh e godasin fatkeqësi; sëmundje, gjynahe, problem me ndonjë të largët apo ndonjë të afërm, problem me bashkëshortin/en, tjetër me fëmijën, tjetër me komshiun… por a çohemi me shpejtësi për të falë namaz kur kemi ato vështirësi dhe ato probleme? Pak prej nesh e bëjnë atë! A nuk duhet të kemi turp nga vetja, kur meditojmë çështjen e Pejgamberit sesi ai ngrihej me shpejtësi të bëjë namazin dhe pastaj ta krahasojmë me vetveten?!

A nuk është çudi që, personi i goditur me brengë, mërzi a fatkeqësi, të dembeloset nga namazi dhe ta vonojë, madje të mos e falë në kohë, por vetëm kaza!? Allahu thotë “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz” megjithatë dikush mendon se belaja apo fatkeqësia që e ka goditur i krijon atij arsye për ta vonuar namazin nga koha e caktuar, mirëpo sikur ai të logjikonte do ta kuptonte se namazi është shoqëria dhe lumturia, me të shërohet nga brenga dhe mërzitë, në të gjen shpëtimin nga ankthi që ke!?

Në Sahih Muslim shënohet se Ibrahimi, sal-lallahu alejhi ue selem shkoi në vendin e një tirani dhe me vete kishte Sarën, që ishte më e bukura ndër njerëz, të cilës i tha: “Ky tiran po ta dijë se ti je gruaja ime, do të të merr me forcë nga unë, prandaj nëse të pyet, thuaji që je motra ime, sepse ti je motra ime në Islam, meqë nuk di të ketë musliman tjetër në tokë përveç meje dhe teje”. Kur hyri në tokën e tij, disa njerëz të atij tiranit i thanë zotërisë: Në tokën tënde ka ardhur një grua që nuk guxon të jetë e tjetërkujt përveçse e jotja. Ai dërgoi njerëz dhe e çuan Sarën tek ai ndërsa Ibrahimi, sal-lallahu alejhi ue selem, filloi të falë namaz.

Kur ajo hyri, tirani nuk mundi të përmbahet dhe deshi ta prekë me dorë, por ajo e kapi dhe ia shtrëngoi dorën, e ky i tha: Ma lësho dorën për hir të Allahut se nuk të bëj keq! Ia lëshoi dorën, por ky e përsëriti gjestin dhe ajo ia shtrëngoi dorën edhe më shumë sesa herën e parë dhe ai i tha njëjtë sikurse herën e parë. Ajo ia lëshoi dorën, por ky sërish deshi ta prekë me dorë dhe ajo ia shtrëngoi dorën edhe më shumë sesa dy herët e para, dhe ky i tha: Për hir të Allahut, lëshoma dorën se pasha Allahun nuk do të të bëj keq! Ashtu bëri, ia lëshoi dorën ndërsa ky e thirri personin që ia solli dhe i tha: Ti në fakt më paske sjell dreq dhe jo njeri, dëboje nga toka ime dhe jepja dhuratë Haxheren. Kur e pa Ibrahimi, sal-lallahu alejhi ue selem Sarën duke u kthyer, e përfundoi namazin dhe e pyeti: Hë, ç’u bë? –Hair, e zmbrapsi Allahu dorën e të prishurit dhe të dha një shërbëtor!, i tha Sara.

Po pra, me namaz zgjidhen komplikimet, problemet dhe largohen ankthet. Një dijetar dëfton: ishim një grup studentësh, analizonim një çështje me rëndësi për Umetin dhe çështja u ashpërsua dhe kriza u rritë saqë disa filluan të qajnë nga mundimet e kësaj çështje. Njëri prej të pranishmëve tha: Çohuni të falim namaz! Kur përfunduam me namazin dhe iu rikthyem çështjes, pengesa e madhe që ishte u zvogëlua brenda disa minutash dhe të gjithë u pajtuan për një zgjidhje, e pëlqyen që të gjithë dhe u solidarizuan me të. I ndihmoi Allahu këta, sepse: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz”.

2 – Namazi ndalon nga shthurja dhe e shëmtuara

Në suren Ankebut, Allahu ka thënë: “Vërtetë namazi të ndalon nga shthurja dhe e shëmtuara” (45). Kjo fjali, me këtë formulim në arabisht, aludon në përqendrim dhe vazhdimësi. Namazi ka rol në ndalimin e njeriut nga gjërat e këqija dhe gjynahet, mirëpo si do ta pajtojmë këtë kuptim me atë që shohim nga disa njerëz që falen por bëjnë gjëra të shëmtuara dhe gjynahe?

Disa dijetarë thonë: Nëse dëshiron të dish a e ke falur namazin të plotë apo jo, shiko veten se sa i kundërshton urdhrat e Allahut, aq gabime që bën aq cungohet namazi yt. Aq të plotë që e falë namazin duke përkryer pjesët e namazit, detyrat, të pëlqyerat dhe përuljen në namaz aq edhe namazi të ndalon nga gjynahet, shthurja dhe të shëmtuarat. Namazi i plotë doemos do të ndalojë nga shthurja dhe e shëmtuara, aq sa është i cunguar aq bën gjynahe.

Cungimi ndodhë në përuljen në namaz në veçanti. Mund të shohësh dy persona që falen në një saf, njëri afër tjetrit, njëri i përulur përgjëron Zotin e tij ndërsa tjetri i pavëmendshëm në namaz, prandaj njeriu prej namazit fiton vetëm aq sa ka qenë i vëmendshëm në namaz, dikush fiton të gjitha shpërblimet e namazit, dikush gjysmën, tjetri një të katërtën ndërsa dikush asgjë.

Le të meditojmë për ata që e falin namazin e jacisë dhe pastaj shkojnë për të shikuar në televizion ato çfarë Allahu ka ndaluar. Ata nuk e kanë falur namazin të plotë, sepse sikur ta falnin të plotë, do t’i ndalonte ai namaz nga rënia në këtë gjë të shëmtuar. Ibën Abasi ka thënë: Nga namazi nuk ke fituar asgjë përveç asaj sa ke qenë i vëmendshëm. Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Robi e kryen namazin ndërsa mund të mos ketë fituar përveçse gjysmën, një të tretën, një të katërtën – derisa tha – një të dhjetën”. Pra, nëse namazin e falë siç është urdhëruar, ai do ta largojë nga shthurja dhe e shëmtuara, e nëse nuk e largon atëherë shihet se ai nuk e ka falur si duhet.

Përcillet se Omer ibën Abdulazizi, Allahu e mëshiroftë, e kishte marrë në punë një person dhe ai i kishte thënë: Pse më more mua? –Sepse të kam parë që namazin e falë mirë dhe i përulur. Përderisa hakun ndaj Allahut e kryen si është më mirë, atëherë sigurisht edhe detyrat tjera do t’i kryesh mirë – i tha Omeri.

Kështu pra, përgjegjësi në çështjet e myslimanëve nuk guxojnë të marrin përveçse ata që falen, të cilët e falin namazin me kohë dhe të plotë siç është përshkruar në Fe sepse ai është amanet, e kush e tradhton amanetin e namazit, ai të tjerat ka për t’i tradhtuar edhe më kollaj. E kush kujdeset për namazin, të tjerat ka për t’i ruajtur edhe më shumë.

3 –Namazi na mëson moralin dhe edukatën e lartë

Ai na mëson tubimin për hair, ndërvarësinë e solidaritetin, dhembshurinë e ndjeshmërinë, saktësinë në kohë dhe kujdesin për të, duke filluar nga namazi i sabahut dhe duke përfunduar me namazin e jacisë por edhe në kohën ndërmjet tyre. Namazi na pastron nga papastërtitë e brendshme, siç janë urrejtja, zilia si dhe gabimet e tjera të zemrës. Namazi na mëson sabrin në raste vështirësish dhe sprovash, prandaj e kemi të ligjësuar ta falim në shtëpi e në udhëtim, në paqe e në luftë.

Për shkak të rëndësisë që ka namazi në përvetësimin e edukatës dhe moralit, prindërit janë urdhëruar t’i rrahin fëmijët për të falë namaz, kur ata arrijnë moshën dhjetëvjeçare. Fjala e fundit që shprehu Vula e pejgambereve ishte: “Namazin, namazin dhe ata që i keni nën zotërimin tuaj”.

Namazi është nur, jetë dhe relaksim. Allahu thotë: “Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes” (Fet’h 29). Ndaj, në fytyrat e atyre që falen mund të shohësh nurin dhe çeljen ndërsa në fytyrat e dyfytyrëshave do të gjesh terrin dhe mjegullën.

Hajt pra, le të kujdesemi për të, t’ia japim kujdesin që meriton dhe t’i edukojmë gjeneratat ta madhërojnë?!

E lus Allahun që të më japi sukses mua dhe juve në këtë. Allahu është më i Dijshmi dhe më i Urti. Lavdërimi dhe paqja e Tij qoftë mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Nga arabishtja: Omer Berisha

0 988

Allahu i Lartësuar, thotë: “Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, kështu që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.” (Et Teube, 55)

Ibën Kajjim, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk do të gjesh gjë më të lodhshme dhe brengë më të madhe se dynjaja. Megjithatë njeriu vazhdon të lodhët duke kërkuar dynjanë. Dënimi i përmendur në ajetin e ka kuptimin dhimbjes, gazepit dhe lodhjes…në dynja nuk ka dënim më të madh se sa shkapërderdhja e punës dhe ndarja e zemrës. Frika prej varfërisë (pa marrë parasysh pasurinë që e ke) vazhdon të qëndron pranë teje, nëse nuk e kupton vlerën e vërtetë e këtij vendbanimi të përkohshëm. Po të mos ishit të dehur “kërkuesit e dynjasë” do të kërkonin shpëtim nga ky azab.  (Igathetu Lehfan, 1/59)

Ai që ka ahiretin si pikësynim  do të shpëton nga gjitha këto vështirësi. Enes ibn Maliku, radijallahu anhu, transmeton: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Ai që ka për qëllim ahiretin, Allahu do ti bashkon forcat e tij, do e mbush zemrën e tij me pasuri dhe do ti vjen dynjaja e nënshtruar. (Ahmedi)

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, pohon se ai që e çon amanetin në vend (duke iu nënshtruar Allahut) duke e kundërshtuar pasionin e tij Allahu do ta forcon atë, do ta mbron familjen dhe pasurinë e tij. Ai që i nënshtrohet epshit të tij do të dënohet me të kundërtën që e ka synuar, do ta nënçmon familja e tij dhe do të humbet ajo që ka poseduar prej pasurisë. Pastaj e rrëfeu këtë ndodhi. Disa kalifë të dinastisë Abasite e kanë pyetur një dijetar për atë që ka parë. Ai është përgjigjur e kam arritur kohën e Omer ibn Abdul Azizit, Allahu e mëshiroftë. Ishte në shtratin e vdekjes ndërsa njëri prej të pranishmëve i tha: O prijës i besimtarëve i ke lënë fëmijët tuaj pa asgjë pas vdekjes tënde. Tha: thirri fëmijët e mi. Ishin mbi dhjetë djem në mesin e tyre asnjë që ka arritur moshën e pjekurisë. Me sy të përlotur u tha: Bijtë e mi, pasha Allahun, nuk ua kam ndaluar ndonjë të drejtë që e keni, nuk e merrja pasurinë e njerëzve për t’ua dhënë juve. Ju jeni nga njëri prej dy llojeve të njerëzve, njeri i mirë të cilin e merr nën mbrojtje Allahu ose jo i mirë të cilit nuk dua ti lë pas vete pasuri me të cilën do të harxhon në mëkate. Tani shkoni. Dijetari pastaj shtoi i kam parë pas disa vite njëri prej tyre i ngarkonte njëqind deve me gjërat që i nevojitshin ushtrisë myslimane.

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, shtoi: Ky (Omer Omer ibn Abdul Azizi) ishte sundimtari i myslimanëve i cili në lindje kishte arritur të pushton tokën e Turqve ndërsa në perëndim kishte arritur të pushtojë Andaluzinë, kishte pushtuar Qipron dhe frontet e Shamit në veri deri në pjesët më jugore të Jemenit. Ky fëmijëve të tij nuk u ka lënë trashëgimi që nuk kalonte shumën e njëzet dirhemëve. Tregimet e dëgjuara dhe ndodhitë e dëshmuara lidhur me këtë temë janë të shumta dhe të mjaftueshme që të merr mësim ai që ka mend. (Mexhmu’ul fetava, 28/247-250)

Përshtati Mr. Sc. Talha Kurtishi

0 1314

Në vitin 1842 francezi Lion Rush, i maskuar me rrobat e haxhiut muslimanë, vizitoi Egjiptin dhe Hixhazin. Qëllimi i kësaj vizite të fshehur ishte të arrijë në pajtim të dijetarëve me tekstin e fetvasë që e kishte sjellë prej Algjerisë, sipas të cilës xhihadi kundër francezëve është prej “hedhjes së vetës në shkaterrim” dhe si konkludim bindja ndaj pushtetit francez është i shkallës së emergjencës (الضرورة). Sipas fetvasë në fjalë rezistenca që e udhëhiqte Emir Abdul Kadir Xhezairiu ishte e paligjshme/jo legjitime.

 (Libri Rihlat ila Shibhi Xheziretil Arab 1/249) Në përpilimin e fetvasë në fjalë së bashku me Rushin, pjesëmarrës ishin edhe disa udhëheqës të tarikateve sufiste.

Por dijetarët e Az’harit nuk u pajtuan me fetvanë në fjalë dhe bënë mirë. (Tarihul Xhezair, fq. 284) Vepra e tyre do të ishte me e plotë dhe më e bukur po të kishin vepruar si veproi Shejhul Islami Ibn Tejmije me çifutët. Një grup çifutësh kishin nxjerr një letër të falsifikuar sipas të cilës i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i kishte liruar çifutët e Hjaberit nga pagesa e Xhizjes . Kjo letër disi i mashtroi ata që nuk kishin njohuri mbi Sunetin , derisa letra në fjalë nuk i ra në dorë Ibn Tejmijes. Ai, Allahu e mëshiroftë, pështiu mbi letrën dhe e vërtetoi falsifikimin nga dhjetë aspekte të argumentimit. (Zadul Mead, 3/152).

Francezët e kuptuan se fetvaja është një armë efikase që ndikon te muslimanët, e përiluan një fetva në mënyrën e tyre franceze dhe u munduan ta legjitimojnë me vërtetimin e saj te dijetarët e Az’harit dhe Hixhazit.  Dështuan dhe nuk ja arritën.

Por sot nuk ka nevojë për lodhje të madhe, mjafton një takim i shkurtër dhe arrihet qëllimi. Shikoni si Shejhu i Az’harit (në të kaluarën) e përkrahi që muslimanet të heqin hixhabet e tyre në Francë.

Ashtu si fetvaja bëhet armë në dorën e armikut pushtues e njëjta është edhe armë në dorën e muslimanëve. Të tilla janë fetvatë e dijetarëve  të Andaluzisë kundër krishterëve që zhvilluan kryqëzatat. Ibn Rushdi (gjyshi-vdiq në vitin 520H) dha fetva se xhihadi për banorët e Andaluzisë është më me vlerë se sa Haxhillëku farz, për të cilin, sipas mendimit të tij, në atë kohë nuk janë plotësuar kushtet. Në atë kohë arritja e sigurt në Meke ishte e pamundshme. Ibn Munasif (vdiq në vitin 620H) shkroi librin El Inxhad fil Xhihad në të cilin i përfshiu gjitha kaptinat e xhihadit duke i treguar në hollësi farzet dhe sunetet e tij, adabet dhe dispozitat …  (Xhuhud ulemail Endeleus fis Sirai mean mesara, fq. 150-159)

Kur u ndërlikua çështja e tatarëve në vitin 702H dhe u parashtrua pyetja si të luftojmë kundër tyre kur ata e manifestojnë islamin dhe nuk na sulmojnë, Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, publikoi fetva  se ata janë një kategori e havarixhëve kundër të cilëve lufta është obligim. Ai shtoi se lufta është obligim edhe kundër çdo sekti që është distancuar nga ndonjë prej dispozitave të dukshme islame.

Njerëzve u thoshte: nëse më shihni në anën e tyre dhe mbi kokën time kam Mus’hafin me mbytni. Pas kësaj fjalie dhe fetvasë së tij, njerëzit u  trimëruan përmblodhën veten dhe luftuan kundër tatarëve (El Bidaje ven Nihaje, 14/25).

Situata e sotme na imponon që çështjet e drejta në të cilat e vërteta është më e qartë se sa dielli në mes të ditës, ti ndihmojmë, të mos de-motivojmë dhe ulim moralin e njerëzve me fetva të tilla që shndërrohen në arma të drejtuara kundër neve. Allahu është Ndihmësi më i mirë.

Përshtati: Mr. Sc. Talha Kurtishi

0 1271

   – Tregon Nafiu se dikush e pyeti ibn Omerin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për një çështje kurse ai e uli kokën dhe nuk ju përgjigj. Me këtë njerëzit menduan se ai nuk e ka dëgjuar pyetjen mirë, atëherë pyetësi tha:   Allahu të mëshiroftë a nuk e dëgjove pyetjen time? –Tha:   Po, porse ju mendoni se Allahu nuk do të më llogarit për çdo gjë për të cilën më pyetni e unë përgjigjem. Tani të lutem më lerë të qetë, të kujtohem një kohë që të kem mundësi të përgjigjem, e në qoftë se kam mundësi të jap përgjigje mirë, e në qoftë se jo të tregoj se nuk e di.[1]

   – Tregon Maliku nga Nafiu i cili thotë: Gjatë kohës së Haxhillëkut ibn Abasi dhe ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, qëndronin secili në vendin e vet. Kështu që unë një ditë shkoja tek njëri e një ditë tek tjetri. E vërejta se ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i jepte fetva çdonjërit që e pyeste kurse ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ma shumë i kthente ata të cilët e pyesnin pa përgjigje.[2]

   – Shuajb ibn ebu Hamza tregon se Zuhriu ka thënë: Na është transmetuar se Zejd ibn Thabiti, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur pyetej për diçka, pyeste: A ka ndodhur kjo? Në qoftë se kishte ndodhur atëherë përgjigjej me atë çfarë e dinte, e në qoftë se i thonin se nuk ka ndodhur, thoshte: Lëreni deri sa të ndodh.[3]

   – Gjithashtu transmetohet për Zejd ibn Thabitin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se kur e pyeste dikush për diçka, ai thoshte: Për Allahun a ka ndodhur kjo? Në qoftë se i thonin po, atëherë jepte përgjigje, e në qoftë se i thonin jo, atëherë nuk fliste asgjë.[4]

   – Sahnuni ka thënë: Ata të cilët ishin para jush, kur ndonjëri prej tyre dëshironte të flet për diçka e cila do ti bënte dobi tjerëve e frenonte veten dhe nuk fliste, nga shkaku mos ti rritet mendja, mirëpo kur i pëlqente heshtja fliste. Dhe thoshte: Ai i cili është më i guximshëm për të dhënë fetva, ishte ai i cili kishte më pak dituri.[5]

   – Është pyetur Sahnuni: Ai i lejohet dijetarit të thotë: Nuk e di për atë të cilën e di? Tha: Për çështjet të cilat janë të prera në Kuran dhe në sunet jo, mirëpo për çështjet analogjike po, sepse nuk është i sigurt a ja ka qëlluar apo jo.[6]

   – Gjithashtu tregohet se halifeja Zijadetullah ka dërguar dikë ta pyet Sahnunin për një çështje, e ai nuk i është përgjigjur. Atëherë Muhamed ibn Abdusi i thotë:

   Dil prej këtij vendi,  sepse dje pas namazit dole bashkë më kadiun e sot nuk ju dhe përgjigje?! – ai tha:

   A dëshiron ti jap përgjigje atij i cili do të bëhet fekih duke i marrë fjalët e mia dhe të dikujt tjetër, sikur të kishte pyetur me qëllim të kuptimit të çështjes fetarisht, do ti përgjigjesha.[7]

   – Abdu Ez’heri ka thënë: E kam dëgjuar Darimiun duke thënë: Erdhi tek unë Sixheziu i cili kishte shkruar prej Jezid ibn Harunit dhe Xhafer ibn Aunit e më tha:

   O Ebu Seid! Me vinë disa njerëz e më parashtrojnë pyetje e unë frikohem ti lë pa përgjigje. – i thashë:

   Pse? – më tha:

   Sepse i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Kush pyetet për ndonjë dituri e ai këtë e fsheh, ky person do të lidhet me mbulojë prej zjarri.[8] – më tha:

   I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë për diçka të cilën e di, kurse ti nuk ke përgjegjësi për atë të cilën nuk e din.[9]

   – Nga Ejubi transmetohet se e ka dëgjuar Kasimin në Mina duke e pyetur të tjerët, e ai thoshte: Nuk e di. Kurse kur filluan të insistojnë me të madhe, atëherë u thoshte: Vallahi nuk dimë për çdo gjë që na pyesni, sikur ta dimë përgjigjen nuk do ta fshihnim prej jush, sepse kjo nuk na lejohet.

   – Gjithashtu Jahja ibn Seid thoshte: E kam dëgjuar Kasimin duke thënë: Ne nuk e dimë çdo gjë që na pyesni, për njeriun është më mirë të jeton i paditur pasi ta njoh të vërtetën e Allahut mbi vete, se sa të flas pa dituri.[10]

[1] Sifetu Safve 1/566

[2] Sijeru Alamu Nubela 3/222

[3] Sijeru Alamu Nubela 2/438

[4] Sijeru Alamu Nubela 2/438

[5] Sijeru Alamu Nubela 12/66

[6] Sijeru Alamu Nubela 12/65

[7] Sijeru Alamu Nubela 12/66

[8] Ebu Davudi 3658, Albani e ka klasifiku si hadith sahih me nr.3106

[9] Sijeru Alamu Nubela 13/322

[10] Sifetu Safve 2/89

0 1295

Vendi nuk i jep famë njeriut, edhe pse vendi e merr famën nga njeriu. Sikurse vendi që konsiderohet i banuar kur jetojnë njerëz në të, po ashtu edhe njeriu konsiderohet ideal kur besimi zë vend në zemrën e tij.

Ti jeton në vendin tokë, prej së cilës edhe je krijuar, mirëpo nuk je i krijuar që t’i përshtatesh tokës, porse tokën t’ia përshtatësh njeriut. Shiu e ngjall tokën, kurse besimi – njeriun, në fakt, prej tokës mbin frytet, e nga njeriu dalin veprat… I Dërguari Muhamed shkon në vendin e quajtur Taif që banorëve të atjeshëm t’ua transmetojë shpalljen.

“Toka” është e detyruar që shpalljen e Zotit t’ia kumtojë “tokës”. O njeri! Dije se edhe pse je tokë, përsëri s’duhet ta luash rolin e tokës, por të asaj për çka je krijuar. Krijimi është bërë nga një grusht dhè, e ti, nuk duhet të mbetesh grusht, por ta shtrish dorën dhe vëmendjen ta kesh tek gishti tregues, që pesë herë në ditë e mban të ngritur drejt qiellit. Mos harro se kur të dëshmosh me gishtin tregues, ke parasysh se i ke katër gishtërinj tjerë të kthyer kah vetja jote që presin atë që po e dëshmon në qiell, ta vërtetosh në veten tënde. Andaj, dije se qëllimi i shpalljes është që “tokën” ta bëjë mëkëmbës në tokë.

Para se dhimbja të përfundojë në lot, fillon nga pikëllimi, e para se “toka” ta marrë mëkëmbësin, duhet të fillojë prej udhëzimit. Dhuntia më e madhe që e përfshin “tokën” është udhëzimi në besimin e vërtetë, ndërsa besimi i vërtetë është ta falënderosh Zotin që të ka pajisur me këtë dhunti. Thirrja për ty është obligim, e për tjetrin paraqet mrekulli, e pastaj kur ai e pranon mrekullinë, atëherë bëhet obligim thirrja e tij për të tretin. Thirrja nuk i mundësohet çdokujt, edhe pse çdokush ka dëgjuar për thirrjen. E kam fjalën, “toka” i bën thirrje “tokës”, e pastaj prej “tokës” varet nëse do ta pranojë thirrjen e “tokës”.

Pra, njeriu nuk mund të ndikojë tek tjetri pa qenë vetë i ndikuar prej asaj që pret të ndikojë tek tjetri. Edhe pse besimi e ka zanafillën në dashuri ku syri nuk është pjesëmarrës në të, përsëri dashuria nuk mund ta fitojë besimin pa pjesëmarrjen e syrit. Çka sheh syri, e kërkon zemra, e çka kërkon besimi, nuk nevojitet shikimi, porse ndjenja. Thirrjen që njeriu ia shfaq tjetrit, nuk lind si rezultat i dashurisë, por si pasojë e dhimbjes që ndjen ndaj tij. Kur dhimbja është reciproke, durimi është më i lehtë, e kur dashuria është e njëanshme, vuajtja është më e madhe. Nderimi nuk konsiderohet dashuri, edhe pse dashuria është pjesë e nderimit, dua të them, thirrja ndaj tjetrit shoqërohet me nderim, e kur ta pranojë thirrjen, atëherë dashuria e zëvendëson nderimin.

Lehtë është që thirrjen t’ia ofrosh “tokës”, mirëpo i vështirë është pranimi i thirrjes nga “toka”. Dije se thirrjen e posedon ti, por jo edhe pranimin, në fakt, ti je i detyruar që tjetrit t’ia prezantosh thirrjen, e pranimin e thirrjes prej tjetrit e posedon Zoti. Njeriu e ka zemrën në qenien e vet, e ai nuk e kontrollon atë, edhe pse është e tij. Atë që Zoti ta jep, nuk ka kush që mund ta merr, e atë që Zoti ta merr, nuk ka kush ta jep! Andaj, duaji të tjerët dhe lëri të tjerët të të duan ty, e zemrën lëre atje ku Zoti e ka vendosur – brenda vetes tënde!

0 1503


Me emrin e Allahut të Lartësuar e filloj këtë shkrim, i lutem Atij të më jep sinqeritet në çdo gjë.


 Të nderuar lexues!

Janë disa arsye që më kanë motivuar ti them disa fjalë në këtë shkrim. Ju kërkoj falje për mos renditje të mirë të fjalëve, fjalive, ju kërkoj mirëkuptim për çdo gjë. Dëshiroj që me ju të ndaj disa shqetësime dhe dertime.

 E vërteta dhe pavërteta do të jenë në luftë deri në përfundimin e botës, kjo është e qartë për të gjithë. Imani dhe Islami do të luftohen vazhdimisht. Ky fakt nuk na habit, por ajo që të habit dhe është për të shqetësuar luftimi i Islamit nga bijtë dhe bijat e popullit tonë që janë pjesa dërmuese mysliman, kanë emër myslimani ose jetojnë ne familjet myslimane. Viteve të fundit është shtuar doza e luftës kundër Islamit, dhe shfrytëzohet çdo gjë për ta luftuar Islamin dhe myslimanët. Tani në këto muajt e fundit është bërë një riorganizim edhe mobilizim edhe më i sofistikuar në luftë kundër Islamit dhe çdo gjë që ka të bëj me te.

Po sikur ti shfletojmë gazetat shqipëtare, webesajtet, rrjetet sociale, nuk kalon numër dhe ditë që nuk atakohet Islami. Mbushen penat me ngjyrë për të shkarravitur mbi fenë Islame, gdhenden lapsat për ta pasqyruar fenë diçka të rrezikshme, lëvizen shkronjat e testaturës për ta njollosur mesazhin Islam. Vërtetë po zhvillohet një ofensivë e rreptë dhe tmerruese. Luftohet Islami, myslimanët, xhamitë, mësim besimi, mbulesa Islame.

 Të lënë përshtypje, për së mbrapshti, titujt e zgjedhur të shkrimeve, vendosja në ballina, prezantimi i Islamit më së keqi. Tani nuk po ia lejoj vetes ti përmendi gazetat ditore sepse ato janë të njohura për nga mbjellja e urrejtjes për së keqi kundrejt islamit dhe myslimanëve.

Sa për ilustrim po rikujtojmë disa tituj: “Hitleri nxitës i islamizmit?”, “Sami Frashëri” kundër Edukatës Fetare”, “Shantazhimi, falja, besimi, agjërimi dhe përfitimi!”, “Jo edukimit fetar në shkolla publike!”, “Jo mbulesës”, dhe shumë shkrime, artikujt e deklarata të papërgjegjshme. Po ashtu edhe tituj tjerë bombastik.

Në anën tjetër pasi që të lexosh titullin shikon autorin i cili ju ka qasë temave që kanë të bëjnë me Islamin, nuk ka njohuri mbi Islamin as ato më elementaret. Besoj që bismilah nuk din të thotë mirë dhe në vend se të thotë Bismilah thotë “similah”. Autor të shumtë, opinionist të larmishëm, urrejtës të ndyrë, renegat të dështuar, ateista pa kokë, gnostik të verbër, të konvertuar krishterë, lloj lloj bylmeti.

Të gjitha formacionet “militare” dhe “paramilitare” janë organizuar në kujdestari të rregullt që vazhdimisht brenda njëzet e katër orëve ta sulmojnë islamin, me ndonjë shkrim, deklarate, konferencë, televizion. Organizohen debate ftohen të flasin për Islamin njerëzit jo kompetent. Padyshim që ekziston një aparaturë antiislame që shfrytëzon çdo mundësi për të mbjell helm dhe dezorientim në mesin e myslimanëve. Kjo gjithsesi është e qartë dhe kjo tregon se njerëzit e tillë kanë mision që duhet ta përmbushin atë.

Por atë që dua ta them është se ku janë “Penat e nderuara?” që kanë përgatitjen, dijen, mundësinë, për ta mbrojtur Islamin, për t’ju përgjigjur armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të Islamit.  E kam fjalën për njerëzit e lapsit dhe të penës, që janë mjeshtër dhe me dinjitet i japin përgjigje të gjitha formacioneve antiislame, “militare dhe paramilitare”.

Vërtetë ne kemi njerëz të përgatitur të niveleve akademike që me krenari dhe profesionalizëm i japin përgjigje të gjithëve, për çdo temë, mëdyshje, paqartësi, dispozita, etj.. Këtu përfshijë të gjithë hoxhallarët, nëpër institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës, Fakultetin e studimeve Islame, Medresetë.

Gjithsesi kemi intelektual të drejtimeve dhe shkencave të ndryshme që janë të denjë dhe të serioz për ta shprehur mendimin e drejtë dhe të saktë për Islamin si sistem jete. Me një fjalë populli jonë ka në gjirin e sajë besimtarë, mysliman “imanli” që e mbushin penën, e mprehin lapsin dhe lëvizin shkronjat e tastaturës për ti dalë në ndihmë Islamit. Këta imanli janë të denjë për ta ndihmuar të vërtetën.

Lakmoja që ti përmendi disa emra të hoxhallarëve në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Medresetë, në Fakultetin e Studimeve Islame, dhe në Këshillat e Bashkësisë Islame dhe shumë hoxhallarë tjerë. Por pasi që i listova disa emra, formave një dhjetëshe të artë, përsëri vendosa mos ti paraqes emrat e të përzgjedhurve, e gjithë kjo për shkaqe objektive edhe subjektive.

Gjithashtu në listën time radhita e një dhjetëshe tjetër prej intelektualëve të fushave të ndryshme që vërtetë janë të dëshmuar.

Dhe këto dy dhjetëshe po të aktivizohen vazhdimisht do ta prezantojnë Islamin ashtu si duhet dhe nuk do të lënë zbrazëti. Mendoj që nuk duhet të vonohen dashamirët e Islamit dhe të myslimanëve të riorganizohen dhe të ngrehin flamurin e kujdestarisë duke iu përgjigjur antiislamistave në të gjitha fushat dhe hapësirat ku ata janë aktiv.

Njerëzit e mençur e kujtojnë një moto, kur ata e dëshirojnë një gjë shprehen kështu:

me dashtë” “me ditë”, dhe “me guxu”, kjo do të thotë:

–         me dashtë”, do të thotë: ndonjëri dëshiron por nuk din dhe nuk ka guxim;

–         me ditë”, do të thotë: ndonjëri dinë por nuk donë dhe nuk ka guxim;

–         me guxu”, do të thotë: e ka guximin por i mungon vullneti dhe dija.

 

Falënderoj Allahun e Lartësuar që kemi njerëz guximtarë që dinë dhe e kanë guximin, pra “dojnë”, “dinë” dhe “goxojnë.

Atëherë në fund të këtij shkrimi pyes: ku janë “Penat e nderuara”?

Allahu im më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra.

NA NDIQNI NË