Arhiva MujoreJanuary 2015

0 10838

Çka është Rukja?

Rukja është mbrojte, me të cilën shërohet ai i cili ka vështirësi, si ai i cili ka temperaturë ose epilepsi si dhe vështirësi të ngjashme me të.[1]

Ndahet në dy pjesë:

E para: Rukje të ndaluara – Janë ata që bëhen me kërkim ndihme nga dikush tjetër pos Allahut, si me xhinët ose me gjëra të tjera shpirtërore që janë në kundërshtim me besimin e pastër dhe që bien ndesh me të, ky është kuptimi të cilin e ka thënë i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në fjalën e tij “Rukja, hajmalitë, nyjat janë prej Shirkut”.[2]

E dyta rukja e lejuar legjitime, me kushtet në vijim:

1 – Të mos jetë rukja e përzier me shirk:

Auf Ibnu Malik el–Eshxhaiu përcjell dhe thotë: Ne bënim rukje në kohën e injorancës dhe i thamë të Dërguarit të Allahut për këtë? – Tha: “Më tregoni se si bëni ju rukje, nuk prish punë, lejohet rukja, përderisa nuk përmban në vete shirk[3].

2 – Rukja të mos ketë shirk, ngase muslimanit nuk i lejohet të shkon te sihirbazët të kërkoj prej tyre rukje, ngase për këtë gjë transmetohen transmetime, të cilat rreptësisht ndalojnë shkuarjen te fallxhorët, sihirbazët si dhe pretenduesit e parashikimit të fatit, në hadith i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush shkon te fallxhori dhe të parashikuesi i fatit” në një version tjetër: “tek sihirbazi dhe e beson atë që i thotë, e ka mohuar atë që ja ka zbritur Muhamedit“.[4]

3 – Rukja të bëhet me shprehje të qarta, të kuptueshme, e jo nga ajo që nuk kuptohet, sepse nuk i besohet të mos jetë shirk, andaj çfarë supozohet se është shirk nuk lejohet të bëhet, për këtë arsye Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, në “Fet-hul bari” thotë: Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se rukja lejohet me tre kushte:

A – Të bëhet me fjalët e Allahut ose me emrat dhe cilësitë e tij.

B – Të bëhet në gjuhën arabe ose me gjuhën tjetër çfarë i dihet kuptimi.

C – Të beson se rukja nuk ndikon për përmirësim personalisht, mirëpo ndikon me caktimin e Allahut të Lartësuar.[5]

 

Përgatiti: Nexhat Ceka

 

[1] “Nihaje fi garibil – ehadith” , Ibn Ethir 2/254.

[2] Transmeton Muslimi nr. 200.

[3] Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxheja, imam Ahmedi në Musned, autori i librit “Nexhu sedid fi terixhil-en hadithi tejsiril Azizi–hamid” thotë se hadithi ështe i mirë nr. 59.

[4] Autori i librit “Nehxhu sedid fi tehrixhil-ehadithin tejsiril-azizi Hamid” thotë se hadithi ështe i saktë nr. 150.

[5] “Fet–hul – bari” Ibn Haxheri 10/206.

0 1443

Kthjellu vëlla dhe motër i/e dashur, bëhu rob dhe robëresh vetëm i/e Zotit dhe mos iu nënshtro askujt pos Zotit, mos ju nënshtro horoskopit, mos ia jep zemrën horoskopit me ta shkatërru dhe me ta prangos, mos lejo me ra viktimë e propagandave anti-fetare, se vetëm sherrin ua sheh, ji vetvetja, beso në Allahun dhe mos adhuro askënd pos Tij, lutju Atij për çdo gjë, se Ai ka thënë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua, prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë”. (Kur’an, kaptina nr.2, ajeti nr.186).

Mirëpo, o ju ithtarë të horoskopit, shpresat mos i humbni, sepse Ai gjithashtu po ju thotë: “Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’ua shlyejë gabimet e t’ju shpie në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj”. (Kur’an, kaptina nr.66, ajeti nr.8).

Mos humbni diçka që nuk arrihet vetëm se me besim të shëndoshë në Allahun, për një horoskop të pa vlerë, është budallaki e madhe të zgjohesh në mëngjes dhe drejt e tek të rejat e horoskopit për atë ditë!

Pra, edhe nëse ju mahnit horoskopi me të rejat e tij, të mos i besoni, vetëm njerëzit e ulët dhe të ligë zemrën ia dhurojnë horoskopit, ndërsa të mençurit zemrën e tyre e lidhin direkt me Allahun, Krijuesin e tyre, ata e besojnë Atë për të vetmin Zot, besojnë në njëshmërinë e Allahut në krijim, njëshmërinë e Allahut në adhurim dhe në njëshmërinë e Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij të përsosura, ata nuk adhurojnë askënd tjetër pos Allahut, sepse faktikisht nuk e meriton askush, është turp dhe absurd i madh t’i orvatesh horoskopit, ku është besimi yt i vërtetë në Zotin e gjithësisë, ku janë dituritë e tua shkencore dhe fetare, ku është ndërgjegjja dhe arsyeja, ku gjenden tek ti këto nëse ti kapesh pas horoskopit, ku?!

Ti a dëshiron të jesh i suksesshëm në të ardhmen dhe të korrësh sukses në planet e tua, atëherë puno, mos u mbështet në horoskop, sepse ai të josh dhe mashtron, është gënjeshtar i madh, por ti puno, merri shkaqet që të ndihmojnë në realizimin e një projekti, i cili ta rregullon mirëqenien e së ardhmes, dhe në fund mbështetju Zotit se Ai të mjafton, mbështetju të Fortit, të Pasurit dhe të Gjithëmundshmit, lidhe zemrën fort me Të, merri shkaqet e mundshme, lutju sinqerisht Atij dhe të jetë kërkesa jote hallall, ashtu do të korrësh suksese, përndryshe ta dish se kurrë sukses nuk ke me pas nëse i referohesh dhe mbështetesh horoskopit, sepse mendoj që zemra jote nuk është aq e pavlerë sa t’i dorëzohet dhe gjunjëzohet horoskopit, sepse horoskopi nuk është shkencë dhe art, ai është askush-hiqi, atë e refuzojnë mendjet e ndriçuara, atij i mungon baza dhe i mungojnë argumentet, i mungon çdo vlerë çdo e vërtet, andaj, na dhimbsen disa musliman injorant, të cilët edhe duan të jetojnë dhe të vdesin si musliman duke e besuar Allahun, por edhe në anën tjetër zemrën, mendjen dhe preokupimin e tyre e lidhin edhe me horoskop, nuk mundet kështu, edhe uji edhe zjarri në një enë a munden?!

E vërtetë se sot horoskopit i bëhet një vend i veçantë në media, qofshin ato televizive apo të shkruara, pra, propagandimi i horoskopit është zgjeruar edhe nëpër media, kritikë mbi kritikë për ato media, cilat do qofshin ato, që i bëjnë vend horoskopit dhe me të ua prishin muslimanëve besimin në Allahun.

I këshillojmë mediat televizive dhe ato të shkruara, qofshin edhe radio, që ta kuptojnë realitetin e horoskopit sa më shpejt dhe për interese të caktuara të mos lejojnë që të ndytet mediumi i tyre me përrallat horoskopike, se vAllahi, betohem në Allahun, e vërteta prej horoskopit është më larg se lindja prej perëndimit, andaj, edhe të gjithë dijetarët Islam në botë e konsiderojnë prej mëkateve shkatërruese.

A nuk ju kujtohet thënia profetike e mësuesit të njerëzimit, pejgamberit të Zotit, Muhamedit alejhi selam, i cili ka thënë: “Vërtet, çdonjëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë, pastaj bëhet e varur ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe i jep jetën (ia fut shpirtin), dhe këtij meleku i urdhërohen katër gjëra: ta shkruaj nafakën (riskun) e tij, exhelin – jetëgjatësinë e tij, veprat e tij që do t’i kryejë dhe a do të jetë i mjerë apo i lumtur.” (Hadith i vërtetë, transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Pra, qysh në barkun e nënës sipas mësimeve të Krijuesit tonë njeriut i caktohet fati i mirë apo i keq, këtë të vërtet na e jep Allahu, e jo horoskopi, s’kemi pse të lodhemi dhe preokupohemi së tepërmi në kërkimin e së ardhmes, ajo është e definuar nga Zoti, atë që e ka caktu Zoti për ty ka për të goditë, edhe nëse mbarë njerëzimi mundohen me ta largu, dhe atë që Zoti nuk e ka caktu për ty kurrë s’ka për të goditë, edhe nëse mbarë njerëzimi mundohen me ta sjellë, andaj, Allahu po thotë: “Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar”. (Kur’an, kaptina nr.54, ajeti nr.49).

Çka ka gisht horoskopi këtu?! Asgjë fare, e pse ta besojmë dhe t’i kushtojmë kohë kot … ?!

Mos u dorëzoni para sfidave të kësaj jete, këtu ti punon dhe nuk llogaritesh, e para Zotit kur të dalësh ditën e gjykimit s’ke për të punu, vetem se për t’u llogaritë, jeta është e tillë, e kurdisur në mënyrë të përsosur nga Zoti jonë.

Jeto për hir të Allahut dhe ke me qenë i lumtur, horoskopi, plakë e shëmtuar nën një vello tërheqëse, kuptoje shëmtinë e tij sa më parë, para se me të skadu afati e me të ardhë momenti i vdekjes, si mendon ta takosh Allahun, i Cili të ka pajisur me të gjitha të mirat, e ti duke i besu horoskopit?!

Allahu po thotë: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta, e edhe nga frytet, po ti përgëzoj durimtarët. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (Kur’ani, kaptina nr.2, ajeti nr.155-157).

Pra, nuk po na e cek Krijuesi jonë se në situata të caktuara duhet t’i referohemi bestytnive idhujtare, por Atij duhet kërku ndihmë duke qenë të durueshëm, dhe gjithmonë duke shpresu se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, andaj, o ju vëllezër dhe motra që deri dje ishit ithtarë të horoskopit, nga sot, a po ia jepni besën Allahut, Zotit, Krijuesit dhe Furnizuesit tuaj se do të bëheni adhurues të Tij, e jo të horoskopit, se paskeni qenë viktimë dhe gabimisht të informuar, se shejtani ka luajtur me ndjenjat e juaja, dhe se gjithashtu disa mediume ua kanë deviju të vërtetën, por ja që tash falë dhuntisë së Tij, e Ai ua don të mirën gjithmonë, ju erdhi vetëdijësimi dhe ja nga sot i besoni vetëm Allahut dhe nuk i bëni rivalitet në besim dhe adhurim, kërkoni falje dhe pendohuni te Ai sinqerisht se pa dyshim Ai që sa kohë po ju thërret të pendoheni dhe t’i kërkoni falje që t’ua falë, lidhni kontratë me Zotin, filloni një jetë të re, rregulloni raportet me Të, Ai do t’ua falë mëkatet dhe do të ju begatojë me të mirat e Tij të pashterrshme.

Le të jetë sot dita jote e re, me zemër të flladitur dhe të freskuar, larg nga ndryshku i besimit në horoskop, nga sot thuaj lamtumirë horoskopit e ktheju jetës reale, si duhet jetuar me Allahun.

Sepse horoskopi nuk të jep asgjë, lexoje ajetin kur’anor: “Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij”. (Kur’an, kaptina nr.24, ajeti nr.32).

Kush tjetër pos Tij të furnizon, çdo të mirë e ke nga Allahu, ato janë të panumërta, që të gjitha për ty, e ti në vend se ta adhurosh Krijuesin, zemrën ia dorëzon shenjave budallaqe të horoskopit, kthjellu pak!

Horoskopit nuk i takon dituria absolute, ta kemi të qartë, nuk e meriton besimin tonë, Allahu po thotë:

“Juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”. (Kur’an, kaptina nr.17, ajeti nr.85).

“Dituria e Tij përfshin çdo gjë”. (Kur’an, kaptina nr.20, ajeti nr.98).

“A nuk logjikoni?!” (Kur’an, kaptina nr.6, ajeti nr.32).

“Vërtet, Allahut i përket çdokush që gjendet në qiej dhe në tokë. E çfarë ndjekin ata që adhurojnë në vend të Allahut zota ortakë? Në të vërtetë, ata nuk ndjekin gjë tjetër, përveç hamendjes dhe vetëm gënjejnë”. (Kur’an, kaptina nr.10, ajeti nr.66).

“Vetëm Allahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i Gjithfuqishëm për çdo send”. (Kur’an, kaptina nr.64, ajeti nr.1).

Andaj, ta ruajmë besimin, sepse Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush shkon te një falltor dhe i beson çfarë thotë, ai ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit”. (Hadith Sahih, transmeton Buhariu).

Pra, të rrijmë sa më larg përrallave, iluzioneve, bestytnive, idhujtarive, falleve, magjive dhe besimeve të kota, përndryshe do të na merr pusi, ta dini se edhe horoskopi është një lloj falli i kotë që të fut në tunel të errët pa drita, i tëri është injorancë dhe gënjeshtër, andaj, o ju vëllezër dhe motra, ju mjafton për plan-program dhe katalog të jetës libri i Allahut, Kur’ani, aty është lumturia, suksesi, shërimi, pasuria dhe fitorja për çdo gjë, jashtë tij të humbër gjithmonë, Allahu ka thënë: “Në të vërtetë, ky Kur’an është këshillë për tërë botën!” (Kur’an, kaptina nr.38, ajeti nr.87).

Ju që s’jeni të martuar dhe s’keni fëmijë, kërkoni partnerin e jetës dhe pasardhës nga Allahu, ju që s’keni pasuri, kërkoni pasuri nga Allahu, ju që s’keni sukses, kërkoni sukses nga Allahu, e Ai do t’ju jap, nuk është koprrac, kërkoni gjithçka, mos e harroni Xhenetin, Ai për ju është kriju, atje është kënaqësia absolute, jetë e pafund, andaj, ta adhurojmë vetëm Allahun, Ai është Bujar, Ai gëzohet kur ti i kërkon Atij dhe kur Ai të jep, nga sot qasju jetës ndryshe, filloje ditën me emrin e Tij, organizoje jetën gjatë ditës me pesë kohë namaz, në mes të namazeve puno dhe vetëm puno, ke me arritë sukses dhe kanë me ta pas lakmi edhe të tjerët, ju kërkoj falje, ma bëni hallall, se ndoshta pak e kam zgjatur, shpresojmë të kemi përfituar të gjithë, takohemi inshAllah përsëri në temën e radhës, ju dëshiroj të gjitha të mirat e Allahut, me shpresë se çdo synim tonin ta mbështesim vetëm tek Ai.

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”.

(Kur’an, kaptina nr.1, ajeti nr.4).

PJESA E FUNDIT
Es-Selamu Alejkum!

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu

0 11373

Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e imanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut i Cili ju krijoi dhe përsosi dhe ju formësoi në formën më të bukur që Ai dëshiroi: “O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!”. Infitar 6-8.

 O ti njeri, mos harro se je i përbërë nga shumë organe dhe se çdo organ i jot është krijuar për një punë të veçantë dhe nëse të sëmuret ai organ do të privohet nga funksioni i tij pjesërisht apo tërësisht. Nëse sëmuret dora do të privohet nga goditja, nëse sëmuret syri do të privohet nga shikimi, nëse sëmuret zemra nga mëkatet do të privohet nga puna e veçantë për të cilën është krijuar e ajo, është dituria, urtësia, njohja dhe dashuria e Allahut dhe adhurimi i Tij. Sëmundja e zemrës është sëmundje që shërohet me vështirësi dhe është sëmundje e fshehtë të cilën nganjëherë pronari i saj aspak nuk e vëren dhe për këtë e neglizhon, dhe nëse e vëren i vjen shumë rëndë që të bën durim në shërimin e saj për arsye se për shërim të saj nevojitet kundërshtimi i epshit. Zemra është mbreti i organeve dhe burimi i lumturisë apo i vuajtjeve të tyre dhe burimi i përmisimit apo i shkatërrimit të tyre.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Me të vërtetë në trup ndodhet një copë mishi, nëse ajo përmisohet i gjithë trupi përmisohet e nëse ajo prishet i gjithë trupi shkatërrohet, ajo copë e mishit është zemra”.

Ky hadith është argument se përmisimi i veprave të robit varet nga përmisimi i zemrës dhe shkatërrimi i veprave të robit varet nga shkatërrimi i zemrës. Zemra e përmisuar pra, është zemra e pastër dhe e vetmja e cila i bën dobi robit tek Allahu: “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”. Shuara 88-89.

Zemrat janë tre lloj:

Lloji i parë: Zemra e pastër, e cila është e mbrojtur nga çdo sëmundje dhe e keqe dhe në të ekziston vetëm se dashuria ndaj Allahut dhe frikërespekti ndaj Tij.

Lloji i dytë: Zemra e vdekur, e cila në të nuk ka jetë dhe ajo zemër nuk e njeh Zotin e saj dhe as nuk e adhuron Atë dhe këtë lloj zemre e udhëheqin epshet dhe pasionet, edhe pse e zemërojnë dhe irritojnë Allahun, dhe nuk i përgjigjet këshillës por e ndjek çdo shejtan të rebeluar.

Lloji i tretë: Zemra e sëmur, e cila në të ka jetë po ka edhe sëmundje.

Zemra e parë është e gjallë, e butë. Zemra e dytë është e thatë e vdekur, kurse zemra e tretë është zemër e sëmurë dhe sëmundja e saj varet nga veprat e saj se sa janë ato të mira dhe se sa janë ato të liga.

Jeta, vdekja dhe sëmundja e zemrës varen nga veprat që i vepron njeriu dhe nga shkaqet që e bëjnë zemrën të gjallë është nënshtrimi ndaj urdhërave të Allahut, leximi i Kuranit, meditimi i tij dhe preokupimi me përmendjen e Tij. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!“. Rad 28, dhe ka thënë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten”. Enfal 2, dhe poashtu ka thënë: A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur”. Hadid 16.

Nga shkaqet që i japin jetë zemrës është edhe ndeja me njerëz të mirë, shoqërimi i tyre dhe ndjekja e tyre, pastaj dëgjimi i këshillave, ligjëratave, përkujdesja për namazin me xhemat dhe namazin e Xhumasë, meditimi dhe përsiatja në krijesat e  Allahut dhe çka në to nga urtësia. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt”. Bekare 186.

Nga shkaqet bë e bëjnë zemrën të vdesë është mospranimi i të vërtetës pas njohjes së saj. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar”.Saf 5, dhe tha: “pastaj largohen. Allahu i shmang zemrat e tyre, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë!”. Teube 127, dhe poashtu tha: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij”. Enfal 24.

Pronari i zemrës së vdekur është më i ulët se sa kafshët dhe shembulli i tij vendin e ka në Xhehenem. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit”. Earaf 179.

Kjo zemër shndërrohet në një zemër të degjeneruar dhe të vulosur dhe pronari i saj nuk ka mundësi të përfiton nga ajo, për arsye se ai e refuzoi të vërtetën dhe u kënaq me të kotën dhe e kota iu bë ushqimi i tij, devijimi rruga e tij dhe zjarri vendbanimi i tij.

Shkaqet e sëmundjes së zemrës janë të shumta dhe nga ajo ngrënia e pasurisë haram. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith thotë: “Vërtet Allahu i madhëruar është i mirë dhe nuk pranon përveç se të mirën, dhe vërtet Allahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve. I Madhëruari ka thënë: “O ju të dërguar, hani gjërat e mira dhe punoni mirë“. I Madhëruari ka thënë:“O ju besimdrejtë, hani gjërat e mira me të cilat u kemi furnizuar”.Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: “O Krijues, o Krijues!” Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do t’i pranohet lutja e tij!”.    

 

Sot ngrënia e pasurisë haram është shtuar me të madhe në shoqërinë tonë ashtu siç shihet edhe haptazi dhe kjo është një nga shkaqet e degjenerimit dhe devijimit në moral.

Nga shkaqet e sëmundjes së zemrës është edhe veprimi i mëkateve. Mëkatet ndikojnë në zemra dhe i sëmurin  ato. Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat”. Mutafifin 14. Përcillet me një hadith se robi kur bën një mëkat i bëhet një pikë e zezë dhe nëse pendohet i largohet pika e nëse jo atëherë ajo pikë shtohet dhe zemrës i kanoset rrezik më i madh.

Nga shkaqet e sëmundjes së zemrës është edhe dëgjimi i asaj që nuk lejohet të dëgjohet nga fjalët e ndaluara, nga muzika dhe nga instrumentet muzikore. Kjo bela është shtuar me të madhe në shoqërinë tonë e sidomos kohëve të fundit ku dëmet e këtij mëkati janë bërë të shumëllojshme dhe janë shtuar rrugët e përhapjes së tij nëpërmjet internetit, radios, televizionit, etj. Paraqitja e këtij mëkati në shoqëri ka lënë pasoja të mëdha e sidomos në sjelljen e grave, fëmijëve dhe madje edhe të burrave. Muzika dhe këngët janë nga mjetet më të rrezikshme të Iblisit ku nëpërmjet tyre e shkatërron zemrën dhe Allahu i Madhëruar thotë: “Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata!”. Isra 64, dhe ceket se qëllimi i thënies “me zërin tënd” në ajet është për qëllim  muzika.

Nga shkaqet e shkatërrimit të zemrës është edhe shikimi i ndaluar. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, me një hadith thotë: “Shikimi në të ndaluarën është shigjetë e helmuar nga shigjetat e Iblisit”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata. Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara)“. Nur 30-31. Shikimi i ndaluar trashëgon pasion në zemër të cilën edhe e sëmur.

Nga shkaqet e sëmurjes së zemrës poashtu është edhe shikimi dhe leximi i librave dhe revistave të fëlliqura të cilat përmbajnë tematike të fëlliqura dhe foto të ndyta të cilat i lexojnë burrat dhe gratë dhe madje edhe fëmijë, Allahu na ruajt.

O ju robërit e Allahut, nuk ka shërim për sëmundjet e zemrës përveç se me ilaçe të cilat i ka zbritur Allahu në librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët”. Junus 58, dhe “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje”. Isra 82.

Për këtë arsye kapuni për Librin e Allahut dhe traditën e të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, t’i shëroni zemrat e juaja nga sëmundjet e saj. Në to ka mëshirë, shërim, dritë, udhëzim, shpirt, jetë, mbrojtje nga shejtani dhe vesveset e tij. Secili nga ne le ta largon veten nga vendet ku ka harame dhe fitne dhe të largohet nga çdo mjet i cili e çon deri tek ato dhe poashtu largoni fëmijët e juaj dhe shtëpitë e juaja nga mjetet e degjenerimit nëse dëshironi shërim për zemrat e juaja  dhe hajr për shoqëritë e juaja dhe shpeshtojeni thënien e kësaj lutjeje që e thonte i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam: “O Ti që i rrotullon zemrat! Bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!”.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1364

Të sakrifikosh jetën që t’u mundësohet të tjerëve liria është ideal i burrave të rrallë, sepse jo të gjitha nënat shqiptare lindin burra që i bëhen kurban popullit shqiptarë, të pakta janë ato nana dhe të paktë janë ata burra, të cilët janë në gjendje t’i japin jetë kombit shqiptarë, dhe vërtetë se në gjendje lufte duhet dikush të vdes që të tjerët të jetojnë, duhet dikush të bëhet kurban, të sakrifikohet, t’ia shes gjakun Kosovës, prej tyre ishte edhe kushëriri im, komandant Ilir Konushevci, i cili sakrifikoi jetën e tij që të tjerët të jetojnë.

Vendosa të shkruaj diçka për të, jo në emër të familjes Konushevci, por në emrin tim, dhe në pika të shkurtra për jetën dhe veprën e tij, që t’i njohim më mirë ata që na e mësuan çka do të thotë liri dhe robëri, çlirim dhe okupim, sinqeritet dhe hipokrizi.

Lirinë sot po e shijojmë, ani pse të pjesërishme dhe jo bash atë liri për të cilën baci Ilir dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan që ta arrijnë, sepse po të ishin ata gjallë sot për shumë sende që po ndodhin në emër të “lirisë”, do ta ngritnin zërin kundër tyre, sidoqoftë Kosova me burrat e vet, dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, të cilët i falënderojmë, arriti të bëhet tokë e lirë, sfidë pas sfide, edhe sot ballafaqohemi me sfida të rëndësishme.

Për vlerën e gjakut të dëshmorëve, për idealin e sakrifikimit të jetës që t’u mundësohet të tjerëve liria, për vdekjen në rrugë të Zotit dhe në mbrojtje të atdheut, më së miri flet Krijuesi i jetës dhe i vdekjes, tek i Cili dëshmorët kanë një status dhe vlerë të vaçantë, paguhen dhe shpërblehen pak më ndryshe, i ka në konsideratë më shumë, sepse siç thashë në fillim se ata vdesin që të tjerët të jetojnë, andaj Ai thotë:

“Kurrsesi mos thoni për ata që u mbytën në rrugën e Allahut: “Janë të vdekur”, jo, ata janë të gjallë, por ju nuk e kuptoni (gjallërinë e tyre)”. (Kur’an, kaptina nr.2, ajeti nr.154).

Ata i pret Xheneti i shtrenjt, i përgatitur për ata të cilët jetojnë dhe vdesin në emër të Zotit, dhe edhe kur të është në pyetje jeta për atdhe, ata nuk e kursejnë, nuk ju dhimbset kjo botë që ta japin në mbrojtje të atdheut, nuk ju dhimbset as familja, as pasuria, as pozita, as kënaqësitë e dëfrimet e kësaj jete kalimtare, shkojnë dëshmitarë tek Zoti, këta janë burrat e vërtetë, të cilëve ju kemi borgj shumë, si shoqëri dhe si institucione, por fatkeqsishtë këtu tek ne nuk po nderohen dëshmorët ashtu si e meritojnë, nuk po përkrahen të gjitha familjet e dëshmorëve ashtu si e meritojnë, duhet ditë njëherë e përgjithmonë se nuk nderohet dëshmori me ngritjen e një busti apo përmendore të ngurtë në formën e tij, kjo për mua është lojë çka bëjnë disa krerë tonë politik, e as me një minutë heshtje, e as me dërgim të kurorave tek varri i tij.

Dëshmori më së miri mund të nderohet në këtë botë nëse emanetin e tij e çojmë në vend, fund!

E dihet fare mirë pse luftoj Ilir Konushevci, çka synoj dhe për çka e dorëzoj dhe sakrifikoj jetën e tij, jo që duke e keqpërdorë lirinë që na e sollën dëshmorët, t’i bëhet hyzmet institucionalisht hajnisë, amoralitetit, injorancës, padrejtësisë, mafisë, tradhëtisë e përçarjes, sepse asnjë hap drejtë këtyre nuk e bëri Iliri dhe as asnjë bashkëluftëtarë i tij, dhe këtë e dinë shumë mirë politikuajtë e tonë, sepse ata duke u mundu “t’i mbrojnë qëllimet e dëshmorëve”, ata bëjnë të kundërtën, dhe pastaj një pjesë e popullit nga injoranca bie viktimë, jo, duhet ngritë zërin për t’u tregu këtyre që kanë pushtet mbi sipërfaqe të tokës, se ata që gjenden në barkun e tokës, dëshmorët e vdekur, me ju dhanë mundësia mu kthy në këtë Kosovën tonë “të lirë”, së cilës ia dhanë jetën, ndryshe do t’ishin marrë vesh me ta, populli e përdorë një fjalë: “Tjera këngë ishin këndu!”

Prapë se prapë është bë diçka për ta nga ana e institucioneve tona, nuk ua humbim meritën, por ka shumë pa bë, shkurtimisht ua paraqesim një biografi të shkurtë të komandantit Ilir Konushevci, të cilin e dekoruan “Hero të Kosovës”, pak fjalë nga jeta dhe vepra e tij:

Ilir Konushevci u lind më 20 qershor të vitit 1969. Rrjedh nga një familje e urtë e punëtore, e mbi të gjitha me tradita patriotike. Kjo familje është shpërngulur nga fshati Konushefc para 60 vjetësh dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore nga kjo familje kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive të asaj kohe. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb. Në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij, Saimir Konushevci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.

Iliri fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë, duke u dalluar në mësime dhe në sjellje. U regjistrua në Shkollën e lartë në Ferizaj, të cilën nuk arriti ta përfundojë. Iliri ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmies. Iliri ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaji, e cila është absolvente e SHLT-së në Ferizaj. Ata kanë një vajzë, Nertilën. Që nga mosha e hershme rinore, Iliri u angazhua rreth çështjes kombëtare. Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rëndësishme, protestata, demonstrata, greva etj, përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimin e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë. E gjejmë në mesin e demonstruesve, si në Ferizaj, Prishtinë etj. Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli.

Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Si pasojë e kërkimit të rrugëve për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta, Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin illegal, apolitik, të gjithë ishin studentë. Grupi është themeluar në mbledhjen e mbajtur më 13.5.1992, në Podujevë, në vendin e quajtur “Te Kisha”. Pra, në këtë mbledhje ishte vendosur për themelimin e një grupi, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë.

Grupi, nga dhjetë shtatori i vitit 1992 e deri kur hyri nën urdhërat e komandantit Zahir Pajaziti, kreu disa aksione, ku kontributi i Iliri Konushevcit ishte jashtëzakonishtë madhor. Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në, kurse takimet organizoheshin përmes Selim Hazirit, anëtar i njësitit “Shqiponjat” dhe Agron Rrahmanit, anëtar i LKÇK-së.

Njësiti “Shqiponjat” pranon që t’i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrimin, guximn, sakrificën”, ndërsa Sabit Zejnullahu (babai i Hakifit), kujton fjalët e Hakifit kur ai thoshte: “I vetmi është Iliri, i cili mund ta zëvendësojë Zahirin në çdo kohë”.

Zahir Pajaziti, pas aksioneve të shumëta dhe të suksesshme gjatë vitit 1996, vendosi që të shkonte në Shqipëri (dhjetor, 96), kurse me të ishin Ilir Konushevci, Shaip Haziri dhe Hakif Zejnullahu. Këta u kthyen pasi e përcollën komandant Zahirin gjer te kufiri me Shqipërinë. Ditën kritike ishin së bashku, në banesën e Zahirit, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri, duke biseduar për realizimin e detyrave të parashtruara.

Më 31 janar 1997, në orën 16 e 5 min, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, u vranë Zahiri, Hakifi dhe Edmondi. Për këte rast të rëndë dhe të hidhur, Iliri mori lajmin të nesërmen nga vëllai i Hakifit, i cili e priste para shitores së Ilirit.

Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë, e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Mirëpo, Iliri punoi shumë edhe rreth afrimit të të gjitha forcave në luftë kundër Serbisë.

Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumë çka nuk ishte si më parë. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror. Gjatë verës së vitit 1997, për shkak të rrethanave të krijuara, nga Kosova largohen edhe Naim Haziri, Naim Hyseni e Selim Haziri, të cilët shkojnë në Shqipëri, dhe atje bien në kontakt me Ilirin dhe shokët e tjerë që vepronin atje. Kështu, gjatë asaj kohe, aktiviteti i UÇK-së në Llap vështirësohet, mirëpo ndërkohë Rrustem Mustafa-Remi, së bashku me Sejdi Ramën (Sejda në qershor-korrik ishte në Gjermani, ku u takua me Sabri Kiçmarin e Ali Ramën), shkuan në Shqipëri dhe atje biseduan me shokët në fjalë, për gjetjen e mundësisë së riorganizimit të UÇK-së në ZOLL. Pas këtij takimi, u kthyen në Kosovë dhe mbajtën mbledhjen e parë në nivel të Llapit, ku edhe u vendos hierarkia e UÇK-së për Zonën e Llapit, për të cilën gjë Iliri kishte luajtur rol vendimtar.

Mbledhja është mbajtur më 2.9.1997, në fshatin Surkish dhe morën pjesë: Ilir Konushevci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi. Në këtë mbledhje është vendosur që Rrustem Mustafa-Remi të jetë përgjegjës-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushevci vendoset që ta vazhdojë punën furnizuese me armatim në nivel vendi dhe të jetë anëtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anëtar i Shtabit Rajonal.

Pas këtij takimi, Iliri, së bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye në Shqipëri, ku e vazhdoi punën në furnizim me armatim, si dhe mobilizimin e vullnetarve që vinin nga diaspora apio edhe viseve të tjera Shqiptare. Ishte mesi i muajit tetor 1997, kur Iliri, së bashku me Adrian Krasniqin (Rexhën) dhe shokë të tjerë, solli një sasi të madhe të armatimit në Kosovë. Me propozim-vendimin e shokëve, sulmohet Stacioni i policisë serbe në Kliqinë të Pejës (në orët e vona të natës në mes të 15 e 16 tetorit). Në këtë aksion morën pjesë: Adriani (Rexha), Iliri (Mërgimi), Mujë Krasniqi (Kapuqi) dhe Qerim Kelmndi (Dema).

Gjatë sulmit, u vra Adriani. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Mjetet për blerje të këtij armatimi vinin kryesisht nga mërgimtarët nga Evropa dhe Amerika. Iliri furnizohej me mjetet nga Fondi “Vendlindja thërret” dhe atë në dy drejtime nga Gjermania e Zvicra, si dhe nga Amerika përmes Florin Krasniqit (një i afërm i Adrianit) dhe Muharrem Tovërlanit. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë. Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror.

Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë, të cilët atë ditë kishin ardhur nga të gjitha anët e botës për t’i dhënë lamtumirën e fundit komandantit të logjistikës dhe luftëtarit të paepur të radhëve të para të UÇK-së. Pas vrasjes se komandantit të parë të UÇK-së Zahir Pajaziti , si dhe rënja heroike e komandantit legjendarë Adem Jashari, ishte pikërisht vrasja e tretë ndaj Ilir Konushevcit që okupatori serb me bashkëpuntorë ndërmorri ndaj themeluesëve dhe njerëzve më me ndikim të UÇK-së. Andaj në vitin e kaluar pikërisht në përvjetorin e rënjes për liri, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu për kontributin dhe rolin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës i akordoi Ilir Konushevcit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, urdhërin “Hero i Kosovës”.

Përgatiti: Labinot Kunushevci

Biografia e marrë nga një portal në internet.

0 1425

Do t’i ceku me radhë pesë sekrete për të cilat ka fol Allahu në librin e Tij më të lexuar në botë, në Kur’an, libër, të cilit nuk i sosen kurrë çuditë dhe mrekullitë, e një nga mrekullitë e pafund të këtij libri janë edhe ato fshehtësitë e Tij që Ai i ka përmend, për të cilat ka thënë se i din vetëm Ai dhe askush tjetër, as më të dashurit dhe më të zgjedhurit e Tij, pejgamberët, nuk i kanë ditë, “e po e din horoskopi sot”, sa çudi!
Allahu thotë:

“S’ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun, Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. Allahu është më i Dijshmi, më i Njohuri”. (Kur’an, kaptina nr.31, ajeti nr.34).
Në komentin e këtij ajeti me këto pesë fshehtësi, mulla Jakup Asipi, Zoti e mëshiroftë, thoshte:

– Allahu po thotë se vetëm Unë e di kur merr kjo botë fund, kush e din pos Tij kjo botë kur e ka fundin?!

(A e din horoskopi, ku mund ta gjej orën e fundit të botës, a te dashi, a te binjaku, a te virgjëresha, ku?!)

– Pastaj ka thënë se vetëm Unë e di kur bjen shi, po çka bëjnë meteorologët? Ata s’bëjnë asgjë, me të vërtet ata s’bëjnë asgjë, ata studiojnë një shkencë, shkenca e tyre është shkencë pa matematikë, ata a duhet ta vazhdojnë atë? Po, ata duhet ta vazhdojnë, sepse është një nga shkencat që s’ka matematikë, sepse jo çdo send ka matematikë, shkenca e bujqësisë gjithashtu s’ka matematikë, unë mbjelli grurë për 5000 kg hektar, ajo mi qet 500 kg, pra, s’ka matematikë, por bujqësinë a duhet me e mbytë? Jo, ajo duhet të vazhdon, por s’ka matematikë. Njëri ka këmbëngulë duke thënë se ne saktësisht e dijmë, pastaj ne kemi thënë se ajo që flitet në Kur’an nuk është e lidhur me mendjen tënde, Allahu ka thënë se Unë e di kur bjen shi, pra, në cilën minutë fillon, sa pika bijnë në krejt Atlantikun mbi det, sa pika bijnë në të thatin e tokës, i cili është 31% në vit, sa pika shiu bijnë krejt në vitin 2004, kur fillojnë ato dhe sa mililitra bijnë gjithësej? Pra, ka thënë se vetëm Unë e di kur edhe sa.

(Çka na thotë horoskopi në këtë rast?! Po horoskopi nuk e din sa goja ujë i ke pi ti dje, e lëre më shumë.)

– Pastaj ka thënë se Unë e di çka ka në barkun e nënës, disa njerëz kanë nxitu dhe kanë thënë se po e dika Allahu çka ka në barkun e nënës, a mashkull a femër, jo, këtë e dijnë edhe mjekët, nëpërmjet ultrazërit, Allahu kurrë këtë se ka pas për qëllim, kjo s’është nga mrekullitë kur’anore, Allahu ka thënë se Unë e di çka ka në barkun e nënës, është fjala për ato punë që me të vërtet i din vetëm Ai, unë tash do t’i shtroj në formën e pyetjes ato sende, ai fëmiu që krijohet në barkun e nënës fazë pas faze, a trim do të jetë, a tuc kur të lind, kush e din?! A i varfër do të jetë, a i pasur do të jetë?! A do të jetë i devotshëm, apo do të jetë i poshtër?! A mundet dikush të shkoj në spital dhe t’i thotë mjekut se ky fëmijë që po e pres me lind, a do ta agjëroj Ramazanin?! Allahu ka thënë se Unë e di a do të jetë i devotshëm apo jo, Unë e di a do të jetë hajn, apo do të jetë i ndershëm, a do të jetë i madh, apo do të jetë i vogël, a do të jetë i trashë, barkalec, dardalec, a do të jetë vital, apo s’do të jetë vital, këto i din Allahu dhe askush tjetër, më në fund ka thënë se Unë e di a do të jetë prej grupit të xhenetlive apo grupit të xhehenemlive.

(Horoskopi a jep informacione në këtë rast, çfarë “argumente dhe të dhëna” na jep tash horoskopi, a?!)

– Pastaj Allahu ka thënë se Unë e di çka ka me të ndodhë ty nesër, qu tash ti thuaj se po unë nesër ka me shku në ora 14:00 deri në ora 16:00 me luajt futboll, unë kam me të thanë se ti ke me shku me luajt sipas teje, po sipas Allahut ti nuk e din a ke me shku me luajt apo jo.

(Ta pyesim horoskopin çfarë agjende na propozon për nesër dhe ta shohim sa “do të ia qëlloj” … !)

– Pastaj ka thënë se askush prej jush nuk e di se ku ka me vdekë, në cilin vend ka me nxënë vdekja, a ka me vdekë në shtrat, a ka me vdekë në aeroplan, njëri i ka thënë krye-kapitenit të anijës se çka të ka punu baba ty? Ai i ka thënë se baba më ka punu si kapiten anije, pastaj i ka thënë se ku të ka vdekë baba? Ai i është përgjigj se baba më ka vdekë në anije, ky i ka thënë si po pranon të vazhdosh në anije kur baba të ka vdekë në anije? Ia ka kthy e ty ku të ka vdekë baba? Ka thënë në shtrat, i ka thënë a ke ra me flejtë në shtrat ndonjëherë natën, si po pranon me ra në shtrat kur baba të ka vdekë aty?

(Kur do të na skadoj afati, edhe sa frymëmarrje do t’i marrim ne, a na tregon horoskopi për këtë?!)

Horoskopi as për së afërmi e as për së largi s’mund t’u afrohet sekreteve të Krijuesit, e lëre më “të ia qëlloj”, e ardhmja është në diturinë e Allahut, por Ai disa sende që i referohen ardhmërisë na i ka zbulu në Kur’an, por ato janë vetëm disa, e natyrisht se ashtu si na ka thënë Allahu, ashtu edhe ka me dal, sepse premtimet e Tij nuk devijojnë, dhe kjo është pjesë e besimit të muslimanëve. Atë që Allahu e ka paralajmëru për një të ardhme, ne e besojmë, sepse nëse s’besojmë, pra, i kemi mohuar fjalët dhe argumentet e Zotit, e kjo është mosbesim që të shpie në shkatërrim, andaj, t’i referohemi asaj që e thotë Zoti për të ardhmen dhe do të na mjafton, e të mos ngutemi duke e kërkuar të ardhmen aty ku falsifikohen të vërtetat dhe shtrembërohen argumentet, sikur tek horoskopi dhe përrallat e bestytnitë e tjera të ardhura nga besimet pagane, ateiste dhe epshore, e që bien ndesh drejtpërdrejt me të vërtetat e pamohueshme të Zotit, sikur leximi i dorës, leximi i filgjanit, shkrirja e plumbit, bërja e hajmalive, lidhja e penjve, etj.

Por prapë s’quditemi edhe shumë, një gotë të shprazur mund ta mbushësh me çka të duash, pra, zemra, së cilës i mungon besimi dhe mbështetja në Allahun, lehtë mund të mbushet dhe ndytet me besime të kota, kush do që derdh diçka aty, lë gjurmë, por duhet ta dijnë ithtarët e horoskopit se pasojat e dhënies pas veprimtarisë dhe besimit në horoskop janë fatale, sepse ai që zemra e tij i është kap pas të rejave të horoskopit, zemra e tij i ka vdekë dhe besimi në Allahun veç i ka fluturu, sepse besimi në horoskop është idhujtari, që në gjuhën fetare do të thotë “shirk”, fjalë e njohur për popullin tonë, e për këtë çështje Allahu ka thënë:

“Ata kanë trilluar zota të rreme si ortakë të Allahut për t’i larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: Kënaquni, se përfundimi juaj është zjarr!” (Kur’an, kaptina nr.14, ajeti nr.30).

“Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm e as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje, as jetë e as ringjallje”. (Kur’an, kaptina nr.25, ajeti nr.3).

“S’ka dyshim se ata që po i adhuroni pos Allahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t’ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën”. (Kur’an, kaptina nr.7, ajeti nr.194).

Ku ka të vërteta në horoskop, dikush ju thotë “është e vërtetuar shkenctërisht”, të mos i besoni, ti je më i përsosur se vet horoskopi, shëndeti, sëmundja, jeta, vdekja, robëria, liria, lumturia, dëshpërimi, suksesi, dështimi e të tjera, që të gjitha janë nën pushtetin e Allahut, sepse krejt çka ka në qiej e në tokë është e Tij, çdo të mirë që e kemi, e kemi prej Tij dhe ato s’kanë fund, ti je krijesa më e nderuar në tokë, sepse çdo gjë ka vë Zoti në shërbimin tuaj, a nuk është ashtu?!

E pse t’i gjunjëzohesh horoskopit, s’po ke punë më të mençur a, s’po të mjafton besimi në Allahun a, s’po kënaqesh duke e adhuruar Krijuesin a?!

Vazhdon…   2/3

Es-Selamu Alejkum!

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu

0 1488

Ana tjetër e Mevludit.

(Reagim ndaj shkrimit të hoxhë: Ragmi Destani nëhttp://www.presheva.com/religjoni/besimi/17378-historia-e-mevludit-e-pergjithshme-dhe-te-shqiptaret.html
Festimi i ditëlindjes së Muhamedit alejhi selam në këto ditë është temë aktuale, flitet dhe shkruhet rreth kësaj në revista dhe internet, besa jane shkruar edhe libra nga ata që e mbrojnë dhe kundërshtojnë këtë veprim të legjitimuar.
Edhe dijetarët e hershëm nuk kane lënë pa përmendur dhe shkruar për këtë çështje, ndërsa veprimi i disa njerëzve apo shoqërive nuk e legjitimon një veprim të pa bazë në fenë e Allahut. Nuk kemi qofte edhe një transmetim të vetëm se Muhamedi alejhi selam ka festuar ditëlindjen e tij në periudhen e Mekës 13 vjeçare apo Medinas 10 vjeçare, e as nuk ka porositur muslimanet për një veprim te tillë, apo t’ia kenë festuar shokët e tij pas vdekjes se tij dhe dijetarët e hershëm, qoftë me fjalë apo vepër.
Ka vdekur Muhamedi alejhi selam dhe feja e Allahut është plotësuar dhe nuk ka lënë diçka të mirë e që nuk na ka lajmëruar dhe nxitur për atë Muhamedi alejhi selam, apo të keqe prej të cilës nuk na ka tërhequr vërejtjen.
Allahu në Kur’an ka thënë:” Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time…”. Maide 3
I nderuari hoxhë, Ragmi Destani
E para
Më vjen mirë që pranoni se një veprim i tillë nuk ka qenë prezent dhe i njohur në kohën e Muhamedit alejhi selam, as në kohën e shokëve të tij dhe tri gjeneratave të arta në islam, dhe ky është një realitet i pakontestuar. Çuditem se si pas këtij pohimi keni guximin të legalizoni festimin e mevludit bile edhe ta mbroni atë, kur një veprim të tillë nuk e kanë bërë as katër imamët e mëdhenjë të islamit.
E dyta
Ne e dimë mirë që në islam së pari duhët të argumentohet e pastaj të besohet, dhe kjo është metodologji e Ehli Sunetit në argumentim. E jo te besojmë e pastaj të bredhim në lindje dhe perëndim për të argumentuar atë që veç e kemi besuar paraprakisht, dhe besoj se këtu qëndron problemi.
E treta
Pasi në një mënyrë apo tjetër mundoheni ta mbroni mevludin, e që asnjëherë nuk do të mbrohet e kota duke shtrembëruar argumentet. Të pyes sinqerisht Hoxhë Ragmi Destani: a jeni ju dhe stafi juaj pranë bashkësisë islame në Bujanoc që keni botuar versionin e shkurtuar të mevludit, pse e bëtë këtë dhe me kend u konsultuat të prekni në mevludin e “shenjtë”? Këtë e keni bërë me argument apo me epshe personale dhe institucionale që dikur i udheheqnit ju si kryetar? Pse nuk i keni treguar opinionit publik për këtë veprim dhe pse e mbani të fshehur një gjë të tillë? Atëhere ose të këndoni versionin e plotë që është i njohur tek masa ose të braktisni të tërin dhe për këtë padyshim se do të shpërbleheni tek Allahu.
E katërta
A pajtohesh se sikur në këndimin e mevludit të mos keni përfitime personale dhe materiale do ta këndonit atë? Pse hoxhallaret tek te cilët ka shumë peshë ky veprim asnjëherë nuk e kanë bërë në shtëpitë e tyre? Pse hoxhallarët të thonë atë që nuk e veprojnë, dhe kjo është e ndaluar në islam? Allahu ka thene:” Pse e thuani atë që nuk e punoni”.?
E pesta
Mevludin për herë të parë e kanë shpikur Ubejditët (udhëheqësit e shtetit Fatimit (Shi’it) që sunduan Egjiptin dhe Marokun. A jeni në dijeni se ata këtë e bënë për të mbuluar urrejtjen që krijuan populli për ata pasi që ata haptazi shanin dhe anatemosnin (nxirrnin nga feja shokët e Muhamedit alejhi selam). Pse t’i pasojmë dhe mbrojmë me ngulm ata që shanë shokët e Muhamedit alejhi selam? Pse nuk ke treguar mendimin e dijetarëve islam rreth këtij grupi të devijuar që shpikën për herë të parë mevludin e që edhe ne sot në këtë kohë po i ndiejmë dhe vuajmë pasojat?
Tregoi lexuesve të botës virtuale se dijetarët islam i kanë nxjerrë nga feja këto grupe, ndërsa ne ende i marrim veprimet e tyre dhe punojmë me ato.
E gjashta
Muslimani është i obliguar të pasojë të vërtetën dhe argumentin, e jo veprimet e njerëzve dhe shteteve, kështu që fenë e tij ta ruajë dhe ndërtojë mbi baza të shëndosha fetare, dhe për çdo kundërshtim të kthehemi tek fjala e Allahut dhe suneti i Muhamedit alejhi selam. Allahu ka thënë:” O ju që keni besuar, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonje çështje, atëherë parashtrone atë te Allahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari i Allahut (suneti I tij), po që se i besoni Allahut dhe ditës se fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. Nisa:59 .
Nëse shikojmë atë që veprojnë njerëzit për ditëlindjen e Muhamedit alejhi selam dhe e kthejmë atë në Kur’an dhe sunetin e Muhamedit alejhi selam nuk gjejmë ndonjë argument që mbështetë këtë veprim.
Po ashtu nëse shikon në ata që bëjnë këtë vepër ose janë njerëz injorantë që nuk e njohin fenë e Allahut, ose janë njerëz që kanë epshe dhe nuk dorëzohen para argumenteve të qarta.
E shtata
Ndarja e bidatit në ‘ bidat të mirë dhe të keq” është fjalë e pa argumentuar fetarisht, përkundrazi Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush shpikë në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”. Buhariu dhe Muslimi, gjithashtu ka thënë:” kush vepron diçka që nuk kemi urdhëruar është e refuzuar”. Muhamedi alejhi selam në hutbet e tij thoshte: ”Keni kujdes nga shpikjet në fe, sepse çdo shpikje-risi është bidat, e çdo bidat është humbje”. I derguari i Allahut nuk ka përmendë këtë apo atë bidat, por ka thënë: çdo bidat” , e qe në këtë rast hyn edhe Mevludi. Një pyetje: si ka mundësi të jetë bidat i mirë, ndërsa Muhamedi alejhi selam thotë që çdo bidat është humbje. Vallë kujt t’i besojme?! Një herë thoni bidat, që fetarisht është e keqe dhe këtë e përdorë edhe popullata, pastaj për të njejtën kthehesh dhe thua bidat i mirë, kjo a nuk është kontradiktore?
Bidati-risia ka të bëjë me çështjet e fesë së Allahut dhe me ato veprime që afrohemi drejt Tij, ndërsa çështjet e dunjasë nuk hynë në këtë hadithe, si psh: ushqimet, pijet, mjetet e bartjes dhe teknologjia, dhe bidati çdo herë mbetet bidat-risi deshtëm apo nuk deshtëm.
E teta
Disa gjate leximit të Mevludit besojnë se atë tubim e viziton shpirti i Muhamedit alejhi selam dhe për këtë e lënë hapur nje dritare të atij tubimi, e në këtë raste vërehet qartë se kanë bashkuar mes bidatit dhe mos edukatës me Muhamedin alejhi selam, sepse kjo është në kundërshtim me atë që ka urdhëruar Allahu në Kur’an:” Nuk është miresi të hyni nga mbrapa në shtëpitë, por mirësi është kush ruhet (nga të këqiat). Në shtëpi hyni kah dyert e tyre dhe kinie frikë Allahun që të gjeni shpëtim”. Bekare 189 .
Gjithashtu, ngritja në këmbë gjatë Mevludit po ashtu është bidat mbi bidat, sepse bidati tërheq mbrapa bidatin tjetër sikurse në këte rast. I Dërguari i Allahut ka ndaluar dhe urryer sa ishte gjallë që dikush të ngritej në këmbë për atë, e si ka mundesi që i njejti veprim të jetë i pëlqyer në mevlud?! Muhamedi alejhi selam ka thënë:” mos u ngritni ashti sikurse ngritën te huajt, madherojnë njëri-tjetrin”. Ahmedi.
Disa shkojnë edhe më larg duke besuar se ngritja në këmbë është për shkak se shpirti i Muhamedit alejhi selam është prezent dhe i flet për dore të pranishmëve në tubim. Ky besim nuk ka bazë në Kuran e as ne Sunetin e të derguarit të Allahut.
E nënta
Opinioni duhet të dijë se ka mospajtime mes dijetarëve të islamit rreth datëlindjes së Muhamedit alejhi selam dhe kjo është e njohur në librat e dijetarëve dhe librat e historisë. Por, dihet se ka koncensus mes dijetarëve se Muhamedi alejhi selam ka vdekur me 12 Rebiu-evel, si rrjedhojë ne po festojmë lindjen apo vdekjen e të derguarit të Allahut? Besoj se këtë të dhënë do ta merrni në konsideratë.
E dhjeta
Për shkak të rëndësisë që i kanë dhënë kësaj dite hoxhallarët me dije apo pa dije, njerëzit sot bëjnë harxhime për ta festuar atë, bile nëse nuk iu jipet mundesia ndoshta do të zhgënjehet xhemati, ndërsa ai që e bënë ndihet i privilegjuar, sepse në njërën nga frazat e mevludit thotë kështu:” Kush e knon e kush e ngon ka shume sevap, ndërsa ati që i bëhet nijet pa hesap”, Allahu na ruajtë nga ky besim. Apo fraza tjetër inkurajuse që bukfalisht nuk më kujtohet:” se ai që bënë mevlud nuk i bëhet asnjë qederr-e keqe”, ndërsa realiteti tregon të kundërtën e kësaj.
E njëmbëdhjeta
Pse çdo herë prezentoni tek të pasurit dhe asnjëherë nuk keni bërë një mevlud vullnetar tek të varfërit. A thua ata nuk kanë dëshirë të përfitojnë nga kjo e “mirë”?!!! A thua ata nuk duan të hynë në xhenet dhe të kenë këto privilegje?
E dymbëdhjeta:
Është moral fetar që kur argumentohesh me ndonjë dijetarë të sjellësh fjalinë e plotë e jo të shpifësh se ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë e ka lejuar një gjë të tillë. Dihet shumë mire se ai botërisht e ka luftuar mevludin dhe librat e tij janë të mbushura për këtë fakt. Edhe sikur ibën Tejmije të lejonte një veprim të tillë, për ne i shenjtë është argumenti e jo njerëzit. Fjalët e njerëzve argumentohen dhe asnjehere nuk janë argument në vete.
E trembëdhjeta
A e lejoi vërtetë ibën Tejmije “Mevludin”?
Shejhul Islam Ibën Tejmije, në librin Iktidau Siratil Mustekim, botimi: Darul Asime 1998, vëll: 2, fq: 123-124 thotë:
“…Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pati shumë hutbe, marrëveshje dhe ndodhi në ditë të ndryshme, sikurse: dita e Bedrit, Hunejnit, Hendekut, Çlirimi i Mekës, Hixhreti, Momenti i hyrjes së parë në Medinë si dhe shumë hutbe ku shpjegonte themelet e kësaj feje. Mirëpo, asnjë nga këto ditë nuk urdhëroi të festohet. Gjëra të atilla bëjnë krishterët ose çifutët, të cilët ditët e rëndësishme i shndërrojnë në festa. Por, festa është sheriat, atë që e ka ligjëruar Allahu ndiqet, përndryshe nuk ka nevojë të shpiket në Fe diçka që nuk është pjesë e saj.
E njëjta vlenë edhe për atë që e kanë shpikur disa njerëz duke dashur të barazohen me krishterët në ditëlindjen e Isait, alejhi selam ose duke e dashur dhe madhëruar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem. Ndoshta, Allahu do t’i shpërblejë këta njerëz për dashurinë dhe respektin e shprehur, por jo për bidatet, siç është shpallja e ditëlindjes së Pejgamberit (mevludit), sal-lallahu alejhi ue selem për festë. Edhe pse njerëzit në raport me mevludin janë të ndryshëm, kjo është një vepër që gjeneratat e para nuk e kanë bërë edhe pse kushtet përshtateshin dhe pengesa nuk kishte, po të ishte një vepër e hairit.
Sikur të ishte një vepër e hairit tërësisht apo të kishte peshë, gjeneratat e para do të ishin më meritorë ta bëjnë një vepër të atillë, sepse ata e donin dhe madhëronin Resulullahun më shumë sesa ne dhe për hairin ata kujdeseshin më shumë.
Madhërimi dhe dashuria e plotë ndaj tij manifestohet duke e ndjekur, duke iu bindur, duke pasuar urdhrin e tij, duke ngjall sunetin e tij nga ana e brendshme dhe e jashtme, duke përhapë mësimet e tij dhe duke bërë xhihad për këtë me zemër, me dorë dhe me gjuhë. Kjo është rruga e paraardhësve tanë të parë, muhaxhirin dhe ensarë dhe rruga e atyre që i ndoqën me ihsan.
Shumicën e tyre do ta gjesh të kujdesshëm për të bërë bidate të atilla. Megjithëse kanë nijetin e mirë dhe mundin që bëjnë, për të cilat pritet të shpërblehen, do t’i gjesh të plogët para urdhrit të Resulullahut dhe para porosive që ai ka urdhëruar të veprohen.
Puna e tyre është sikur puna e atyre që zbukurojnë Mus’hafin por nuk e lexojnë, apo e lexojnë por nuk e ndjekin; sikur puna e atyre që zbukurojnë xhamitë dhe nuk falen aty, apo falen vetëm pak; dhe sikur puna e atyre që gjejnë tespi dhe sexhade të zbukuruara. Zbukurimet e këtilla nuk janë të ligjëruara, madje së bashku me të vijnë syefaqësia, mendjemadhësia dhe largimi nga veprat e duhura, gjëra këto që e prishin njeriun. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Saherë që prishet gjendja e një populli, ata i zbukurojnë xhamitë”…

Pyetje për ata keqinterpretuesit dhe shtrembërues
1. Pse e tradhtoni dijen që e keni marrë?
2. Pse i shkurtoni tekstet sipas epshit tuaj, a ju është zbrazur kuleta vallë? Pse nuk i citoni fjalët e dijetarëve nga fillimi deri në fund?
3. Pse mendoni se do të lejohej bidati nëse një dijetar do ta lejonte, qoftë ai edhe Ibën Tejmija, që për fatin e keq tuajin, ai nuk po e lejon, por ju po mundoheni të bëni mashtrime?!

Dua
O Allah! Bëje të qartë të vërtetën dhe na mundëso ta ndjekim dhe bëje të qartë të pavërtetën dhe na mundëso ta braktisim.
Vërejtje: Pjesën nga ky shkrim, a e ka lejuar mevludin Ibën Tejmija e kam huazuar nga hoxhë Omer Berisha.
E katërmbëdhjeta:
Disa pretendojnë se me këtë nderojnë Muhamedin alejhi selam. A thua vallë duhet ta nderojmë dhe duam atë vetëm në një ditë dhe në një muaj të vitit, apo t’i jetesojmë fjalët dhe veprimet e tij gjatë gjithë jetës. Ne e nderojmë dhe duam me pasim e jo duke kundërshtuar. Pse vetëm në këtë muaj të kujdesemi për Muhamedin alejhi selam, ndërsa në muajt në vijim të mos i kushtojme vëmendje jetës dhe biografisë së tij.

– Gjurmët e këqia në bidatin e “Mevludit”:

1. Pretendimi se po afrohemi tek Allahu me atë që nuk jemi obliguar në Kur’an, e as ne sunetin e Muhamedit alejhi selam .
2. Thumbimi i përsosmërisë së sheriatit islam, Allahu ka thënë: ”Sot përsosa për ju fenë tuaj…”.
3. Mospranim dhe dyshim i besueshmërisë se Muhamedit alejhi selam, dhe njëherit dyshim se ai nuk e ka kumtuar shpalljen dhe nuk e ka këshilluar umetin, e në këtë rast nuk na ka këshilluar për festimin e ditëlindjes së tij!
4. Disa këtë ditë e konsiderojnë festë dhe si rrjedhojë ndalojnë agjërimin, ngrënien e ushqimit dhe pijes.
5. Dyshim në dashurinë e sahabëve ndaj Muhamedit alejhi selam, sepse ata nuk festuan ditëlindjene tij!

Festojnë duke ia bashkangjitur këtij manifestimi: mjetet muzikore dhe këngën, duke bërë përzierjen mes meshkujve dhe femrave, etj.
Festimi i ditëlindjes së Muhamedit alejhi selam është përngjasim me të krishterët që festojnë ditelindjen e Isaut alejhi selam. Ne e kemi mësuar se sipas islamit jemi të urdheruar t’i kundërshtojme të krishterët dhe jehuditë.
Përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi

0 1259

Le të hyn Kutejbe, kështu pa titull, u thirr udhëheqësi i muslimanëve para kadiut Xhumej’. Kur erdh pyetja e parë iu drejtua Samarkandiut paditës i cili tha: Kutejbe na sulmoi me ushtrinë e tij, pa na thirr në Islam dhe pa na dhënë afat të shikojmë në çështjen tonë.

Kur i dëgjoi këto fjalë gjykatësi u drejtua kah Kutejbeja duke e pyetur: çfarë thua për këtë o Kutejbe?

Tha: Në luftë lejohet mashtrimi dhe në këtë vend të madh askush nga ata përreth nuk u dorëzua pa luftë dhe nuk pranuan të paguajnë xhizjen. Kadiu përsëri pyeti a i ftove në Islam, a u ofrove mundësinë të paguajnë xhizje para se të fillosh luftën?

Kutejbeja tha: I sulmuam befas ashtu siç të thash. Kadiu tha: po e shoh se po e pranon akuzën dhe kur i akuzuari pranon përfundon gjykimi.

Kutejbe a nuk e di se Allahu e ka ndihmuar këtë Ummet me fe, me shmangie të tradhtisë dhe vendosje të drejtësisë.

Gjykimi im është që gjithë muslimanët të dalin nga toka e Samarkandit, sundimtarë, ushtarë, burra, gra, fëmijë. Le ti braktisin shtëpitë e tyre dhe dyqanet e tyre. Asnjë musliman nuk duhet të mbetet në Samarkand deri sa të paralajmërohen banorët e tij.

Të pranishmit besuan se çfarë dëgjuan dhe dëshmuan. Pa dëshmitarë, prova, për disa minuta përfundon gjykimi. U largua kadiu, Kutejbe, djaloshi…

Pas disa orë zhurmë dhe pluhur i përfshinë pjesët e Samarkandit. Pyetën çfarë po ndodh dhe përgjigja ishte se gjykimi i kadiut po zbatohet dhe ushtria po tërhiqet. Një pamje që rrëqethi ata që e dyshuan apo dëgjuan për të.

Dielli nuk arriti të perëndojë dhe qentë filluan të bredhin në rrugët e zbrazëta të Samarkandit. Zëri i qarjes dëgjohej në çdo shtëpi. Qanin për daljen e kësaj bashkësie të drejtë dhe të mëshirshme nga qyteti i tyre.

Paria e Samarkandit dhe populli nuk duruan kohë të gjatë. Në grupe të mëdha në krye me parinë e tyre filluan të ecin drejt kampit të muslimanëve, duke përsëritur:  LA ILAHE ILALLAH MUHAMMEDUN RESULULLAH.

Për Zotin, sa histori madhështorë dhe sa fletë e shkëlqyeshme e së kaluarës sonë është kjo ndodhi.  A keni parë ushtri të pushtojë ndonjë vend e pastaj gjyqi i atij shteti të gjykojë që ushtria të tërhiqet? Pasha Allahu unë nuk e di se një ndodhi si kjo ka ndodh në histori.

Të mbetet të mësosh se kjo ka ndodh në kohën e kalifit të drejtë Omer ibën Abdul Aziz tek i cili banorët kishin dërguar emisarin e tyre duke u ankuar nga sulmi i ushtrisë muslimane pa i ftuar në Islam dhe pa ua ofruar mundësinë e xhizjes. Kalifi, Allahu e mëshiroftë, i dërgoi letër kadiut që të shikon dhe të gjykon në këtë çështje. Dhe ndodhi kjo histori madhështore.

Burim: Tregime nga historia të autorit Ali Tantavi

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 1505

Lavd-falënderimin ia kushtojmë Allahut, prej të Cilit kërkojmë ndihmë dhe falje; Njashtu i kërkojmë strehë, të na ruajë nga të këqijat e shpirtërave dhe punëve tona, O Zot, ty të falënderoj me lëvdatat më të mira, aq shumë, sa të mbushet hapësira e qiellit, tokës dhe hapësira e të dyjave. E kam drejtuar fytyrën dëlirësisht kah Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, e unë nuk jam prej mushrikëve. Me të vërtetë, namazi, sakrifica, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. Lavdërimet dhe shpëtimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen e këtij pejgamberi, shokët dhe ndjekësit e tij.

             Fryti i haxhit të pranuar

            Nuk ka dyshim se haxhi është një ndër veprat më të mira pas imanit, e madje është një imazh i xhihadit në rrugë të Allahut. Është pyetur i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Cila vepër është më me vlerë?!” Tha: “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij!”Pastaj, i thanë: “Po pastaj?!” Tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut!” I thanë:“Më pastaj?” Tha: “Haxhi i pranuar!”[1] Njashtu, përcillet nga Aisha, nëna e besimtarëve, -radijallahu anha!-, se ka pasë thënë: “O i Dërguari i Allahut! Po e shohim se xhihadi është vepra më me vlerë; A të bëjmë edhe ne (gratë) xhihad?!” Tha: “Jo! Ngase xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar!”[2] Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “Për ju (gratë), xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar!” I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e ka përgëzuar atë që i shmanget gjërave të ndaluara, se do t’i falen të gjitha mëkatet: “Kush e bën haxhin, e nuk bën punë të turpshme e mëkate, kthehet po sikur atë ditë kur e ka lindur nëna!”[3] Gjithashtu, i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Umreja deri në umren tjetër është shlyerje për mëkatet mes tyre, kurse haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhenetit!”[4]Pra haxhi el-mebrur, është haxhi i pranuar, në të cilin muslimani ka përmbushur kushtet e vërtetësisë dhe pranimit të veprës, duke e bërë veprën dëlirësisht me sinqeritet vetëm për Allahun, -subhanehu ue te’ala!-, e në të njëjtën kohë duke ndjekur udhëzimin dhe udhën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke iu shmangur gjunaheve, bëmave të këqija, mëkateve, gjërave të turpshme, etj. E, prej shenjave të këtij haxhi të pranuar është që haxhiu të kthehet në gjendje fetare më të mirë seç ka qenë, e të braktisë përnjëmendshëm mangësitë, mëkatet dhe mospërfilljet që ka pasë më parë, e të largohet nga shoqëria e tij batalle që nuk vlen për asgjë, e të shoqërohet me vëllezër të mirë e fetarë, t’i shndrroj tubimet e dëfrimit e të gafletit në kuvende të përmendjes së Allahut dhe syçelësisë.

            Ihlasi është nga gjërat më të vështira, e sidomos nëse bëhet fjalë për një vepër të dukshme që nuk fshihet dot, siç është rasti me haxhin. Ngase, për shembull, njeriu mund të agjëroj një ditë për hir të Allahut, e të mos e hetojë gjendjen e tij asnjë njeri, sikurse mund të falë namaz të natës në thellësitë e natës në shtëpinë e tij, e njëjtë sikur te agjërimi, të mos jetë në dijeni asnjë njeri për veprën e tij. Kurse tek ibadeti i haxhit nuk qëndron kështu; Njeriu nuk mund të shkoj në shtëpinë e Allahut në Mekë e të bëjë haxhin, e për këtë të mos e dijë askush nga njerëzit; Andaj, mundi i dhënë për të realizuar ihlasin në haxh, po edhe në veprat e tjera, ka shpërblim të shumëfisht, për atë të cilit i jep sukses dhe udhëzim Allahu i Madhërishëm. E, si rrjedhojë e kësaj, njerëzit e mirë i jepnin rëndësi asketizmit gjatë haxhit, si dhe përuljes dhe nënshtrimit karshi Allahut, duke shfaqë nevojën e madhe për Zotin e tyre të Lartë. Është përcillur se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “O Allah! (Të përgjigjem me një), Haxh, në të cilin ska syefaqësi!”[5]

                 Si realizohet devoshmëria në haxh?!

            Nuk mund të realizohet dot devotshmëria gjatë haxhit vetëmse pasi të jetë përmbushuar sinqeriteti, i cili paralelisht kanë qenë i shoqëruar me veprën e saktë, gjegjësisht veprën e cila është në përputhshmëri me udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke qenë syçelë që me shpejtësi e gatishmëri të madhe në vepër të përmbushet domethënia e fjalës: Të përgjigjem Ty o Allah, të përgjigjem!; fjalë kjo të cilën e përsërisnim ore çast duke i ngritur zërat tanë. Realizimi i kësaj fjaleje bëhet pasi ta kemi kuptuar atë, e që realisht është fjalë që thuhet pasi të jesh thirrur, e ti i përgjigjesh Atij, të Cilin e don, e madhëron e i frikësohesh, e me që është kështu, ti i përgjigjesh shpejtë e shpejtë duke thënë: Ty përgjigjem Ty o Allah;Ndërsa kësisoj nuk qëndron kur të thërret dikush që nuk e don, porse rëndohesh në vend, e madje ndalesh tërësisht së përgjigjuri. E, ne i përgjigjemi me të shpejtë Zotit tonë, ngase Ai tek ne është më i Dashur se gjithçka e gjithkush tjetër, e kjo është shenjë e imanit: E ka gjetur ëmbëlsinë e imanit ai që posedon këto tre gjëra: Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se gjithkush tjetër, të dojë një njeri vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu siç e urren të hudhet në zjarr!”[6]

            Të kërkosh shkaqet e faljes, gjegjësisht punët që bëhen shkak që Allahu të na falë, kjo është prej shenjave të haxhit të pranuar, ngase: “Kush e bën haxhin, e nuk bën punë të turpshme e mëkate, kthehet po sikur atë ditë kur e ka lindur nëna!”[7] E, pra njësimi i Allahut dhe braktisja e shirkut është prej çështjeve më madhore: Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh”.[8] “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij.”[9] Ai që e takon Allahun duke pasë shumë mëkate, po aq shumë mekate, gati sa hapësira e tokës, porse nuk i ka bërë shirk Allahut, do ta gjejë Allahun me falje të madhe, po sa hapësira e tokës.

Nga arabishtja[10]: Mirsim Maliqi

Medine, 08.11.2012

           

[1] Sahih – Buhariu në “Sahih” (25, 1429), Muslimi në “Sahih” (121), Tirmidhiu në “Xhami” (1581), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (4224), Darimiu në “Sunen” (2315), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (9630), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (18782), Ahmedi në “Musned” (7408, 7456, 7666), Ibën Hibani në “Sahih” (155, 4696), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[2] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1430, 1738), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3501), Ahmedi në “Musned” (23938), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (16371, 7966), Ibën Hibani në “Sahih” (3785), e të tjerë, nga hadithi i Aishes, -radijallahu anha!-. Sh. P.

[3] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1698, 1699, 1431), Muslimi në “Sahih” (2412), Tirmidhiu në “Xhami” (738), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3500), Ibën Maxhe në “Sunen” (2884), Darimiu në “Sunen” (1747), Ibën Hibani në “Sahih” (3777), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (8476, 9625, 6326, 9637), Ibën Huzejme në “Sahih” (2346), Ahmedi në “Musned” (10068, 7208, 9105, 9106), Darekutniu në “Sunen” (2992), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (12381), Abdurrezaku në “Musanef” (8577), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[4] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1658), Muslimi në “Sahih” (2411), Tirmidhiu në “Xhami” (854), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3502, 3495, 3496), Ibën Maxhe në “Sunen” (2883), Darimiu në “Sunen” (1746), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (8063, 9624), Ibën Hibani në “Sahih” (3778, 3779), Ibën Huzejme në “Sahih” (2345, 2872, 2873), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (12380), Ahmedi në “Musned” (7181, 9730, 9737), Abdurrezaku në “Musanef” (2876), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-.

[5] Sahih – Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (2855), Ebu Nuejmi në “Hiljetul-evlija” (3278, 8949), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (15573), e të tjerë, nga hadithi i Enes ibën Malik, -radijallahu anhu!-. Shejh Albani e ka vlerësuar për sahih duke pasë parasysh rrugët e shumta të transmetimit,  në “Sahihul-xhami” (1302), “Sahih ibni maxhe” (2355), “Sahihut-tergib” (1122), “Es-Silsiletu es-sahiha” (2617) dhe “Menasikul-haxhi vel-umre” (16). Sh. P.

[6] Sahih ­– Shënon Buhariu në “Sahih” (15, 20, 5610,6458), Muslimi në “Sahih” (63, 64), Tirmidhiu në “Xhami” (2566), Ibën Maxhe në “Sunen” (4031), Ahmedi në “Musned” (12528, 12545, 13331, 13788, 13635), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (386, 1311, 1312, 1504, 1505, 8431, 8892) dhe “Es-Sunenul-kubra” (19413), Bezari në “Musned” (1790, 2133), Ebu Nuejmi në “Hiljetul-evlija” (59, 2508), e të tjerë nga hadithi i Enes ibën Malik, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[7] Shiko fusnotën nr. 4. Sh. P.

[8] Kurani, El-Maide: 9

[9] Kurani, En-Nisa: 48

[10] Ky punim është i përkthyer pjesërisht. Titulli nuk përkon tërësisht me origjinalin, i cili është: “Të kthyerit”, pra shumësi i fjalës: i kthyer; Po me që, mund të kuptohej edhe ndryshe, e ndryshuam nga “Të ktyherit” në “Kthimi”. Sh. P.

NA NDIQNI NË